Naftetari

Marini: E kaluam rrezikun, Naftëtari pretendent vitin tjetër
Naftëtari është njëra nga skuadrat që në Kategorinë e Dytë garon këtë sezon pasi zbriti nga e Para. Por nëse Shkumbini është duke e kryesuar Grupin B, kuçovarët e nisën me shumë rrezik kampionatin. Kuçovarët kanë disa javë që e kanë lënë fundin e renditjes në Grupin B dhe në javën e 22-të skuadra e drejtuar nga Brajan Frraholli fitoi pastër 3-0 me Delvinën.

Tashmë duket qartë se rreziku i mbijetesës ka kaluar. Këtë e pranon për SportEkspres.com edhe kapiteni i Naftëtarit, Anesti Marini, i cili deklaron se e meritonin të ishin në Kategorinë e Dytë në këtë sezon. “Ne e nisëm dobët këtë sezon, nisur edhe nga përbërja e re që ka skuadra. Gradualisht u arrit të kompaktësohemi, e tashmë ne ndjehemi të qetë në renditje. E meritonim këtë qëndrim në Kategorinë e Dytë, por kjo skuadër do konsolidohet gjatë verës për të qenë pretendente në sezonin e ri”, u shpreh fillimisht Marini.

Në javën e ardhshme kuçovarët luajnë në transfertë me Skraparin, ndërkohë që kapiteni i Naftëtarit thekson se në katër ndeshjet e mbetura objektiv janë pikët e plota. “Janë edhe katër ndeshje deri në mbyllje të kampionatit. Mendojmë të grumbullojmë 12 pikë dhe të ngjitemi sado pak në renditje. Këtë synim e kërkojmë edhe për të respektuar tifozët tanë, të cilët na kanë ndjekur në vështirësitë që kaluam këtë sezon”, përfundon Marini.

AGRON KAJA

Kategoria e Dytë | Naftëtari i jep “shuplakë” Delvinës, goleadë e Tiranës B
Tirana B ka regjistruar një fitore të thellë me shifrat 5-1 ndaj Klosit. Fitore me rezultat bindës na marrë dhe Sopoti që ka mundur 4-1 kryeqytetasit e Spartakut. Kukësi B nuk ka dalë me pikë nga përballja me Internacional, të cilën e humbën me rezultatin 1-0.

Në Grupin B, Naftëtari regjistroi një fitore me shifrat 3-0 ndaj Delvinës, ndërsa Tepelena mposhti Gramozin me rezultat minimal 1-0.

GRUPI A

Kukësi B 2-3 Internacional

Sopoti 4-1 Spartaku

Tirana B 5-1 Klosi

Nesër

Patizani –   Luzi

Vllaznia B – Ada

Tërbuni –  Gramshi

GRUPI B

Naftëtari 3-0 Delvina

Tepelena 1-0 Gramozi

Nesër

Maliqi – Shkumbini

Këlcyra – Skrapari

Devolli – Albpetrol

Butrinti – Memaliaj

Sezon skandaloz, Naftëtari mendon që tani për revolucion në janar
Në Kuçovë e kishin parashikuar pjesëmarrjen në këtë sezon në Kategorinë e Dytë, ku të gjithë pa përjashtim po prisnin që të rivalizonin sërish me Shkumbinin për të kërkuar rikthimin në Kategorinë e Parë.

Aktualisht në Kuçovë janë shumë të trembur me ecurinë aktuale, ku duke u renditur në vendin e fundit në grupin ku bënë pjesë, Naftëtari është duke rrezikuar seriozisht edhe qëndrimin në Kategorinë e Dytë. Për këtë arsye, duke vlerësuar situatën aktuale, por edhe për t’i paraprirë rrezikut evident, klubi kuçovar është duke projektuar përforcimet e domosdoshme në merkaton e muajit janar, ku synohen futbollistë me eksperiencë që do të udhëheqin skuadrën në fazën e dytë.

Nga ana e Bashkisë mësohet se i është dhënë drita jeshile klubit për investime.

“Ne kemi shumë djem të rinj dhe me perspektivë në skuadër, por për qëndrimin në kategori na nevojiten investime dhe mundësisht disa futbollistë me eksperiencë”, është shprehur sulmuesi kryesor i Naftëtarit Erind Kallmi.

Edi Spahiu

Derbi i inateve në Kuçovë, sa shumë “armiqësi” brenda 90 minutash!
Kjo fundjavë ka rezervuar një përballje shumë interesante në Kategorinë e Dytë, teksa në Kuçovë skuadrat e Naftëtarit dhe të Skraparit priten që të ndezin derbin e vogël të prefekturës së Berat.

Pritet një interesim shumë i lartë i sportdashësve nga dy qytetet fqinje, por ballafaqimin e këtij edicioni e bën akoma më shumë interesant fakti se për të parën herë në historinë e ballafaqimeve midis këtyre dy skuadrave, pozitat në tabelë janë të atilla sa që Naftëtari renditet në vendin e fundit dhe Skrapari pozicionohet më mirë dhe larg rrezikut të mbijetesës.

Akoma më shumë interesante e bën këtë derbi edhe fakti se në skuadrën e Skraparit aktivizohen plot shtatë futbollistë që janë aktivizuar më parë me Naftëtarin dhe që gjatë verës së kaluar janë konsideruar si të pavlefshëm nga ana e teknikut aktual të kuçovarëve Barjam Fraholli.

Duket se mjafton ky fakt, që të dielën e ardhshme të ndizet atmosfera në stadiumin e Kuçovës, ku në mbështetje të futbollistëve kuçovarë të Skraparit pritet të jenë edhe dhjetëra sportdashës vendas, të cilët e kanë kundërshtuar me forcë dhe publikisht teknikun Fraholli për largimin e S. Gegës, Kajos, Koroveshit, Pepës, Kopaçes, etj.

Kaq mjafton që derbi i prefekturës të ndizet ende pa u luajtur në fushë, ku përballë njëri-tjetrit do të vendosen trajneri Fraholli dhe futbollistët e njohur kuçovarë të Skraparit, që duan hakmarrje.

Edi Spahiu

Vëllezërit Gega flasin si trajnerë: Naftëtari duhet shpëtuar!
Vëllezërit binjakë Ardian dhe Sajmir Gega janë shumë të njohur në qytetin e Kuçovës dhe kanë një kontribut të çmuar dhe të gjatë për një periudhë kohore 12-vjeçare në skuadrën e Naftëtarit. Ata vazhdojnë sërish që të jenë aktiv në futbollin e luajtur, por dhe përfaqësuesit më në zë të familjes së njohur dhe dinastisë Gega në qytetin e Kuçovës.

Përpara këtij sezoni futbollistik, të dy vëllezërit binjakë, në kundërshtim me dëshirën e tyre por edhe të sportdashësve kuçovarë, janë detyruar që të largohen në mënyrë shumë të turpshme nga ana e trajnerit aktual Barjam Fraholli, që duke pasur mbështetjen e kryebashkiakut dhe presidentit Selfo Kapllani, ka ndërmarrë një projekt për të ribërë Naftëtarin me elementë të rinj dhe me perspektivë, rezultatet e së cilës e kanë “shpërblyer” Frahollin me vendin e fundit me një pikë në Kategorinë e Dytë.

Janë larguar 10 futbollistë vendas me eksperiencë, të cilët zgjodhën të luanin në skuadra të ndryshme, dhe më konkretisht binjakët Gega zgjodhën Ardiani Tomorin dhe Sajmiri Skraparin. Por futbolli i luajtur nuk i pengoi aspak vëllezërit binjakë që të ndiqnin kursin e organizuar së fundi në Fier nga ana e FSHF për zonën e Jugut.

“Jemi diplomuar si trajnerë me licencën UEFA B dhe një ditë, pasi të shkëputemi nga futbolli i luajtur, të synojmë me një ambicie të madhe profesionale që të rikthehemi shumë shpejt në skuadrën tonë të vendlindjes për t’i shërbyer Naftëtarit tonë të zemrës, dhe të pasurojmë me kontributin tonë traditën e njohur familjare, që i ka dhënë shumë Naftëtarit në breza të shumtë gjatë gjithë historisë së skuadrës sonë.

“Besojmë se me rikthimin tonë tek Naftëtari nuk do të gjejmë në drejtimin e klubit njerëz të paaftë që po mbajnë peng futbollin kuçovar, dhe që kanë dëbuar të gjithë futbollistët vendas për arsye krejt absurde që kanë prishur imazhin e futbollit kuçovar”, kanë përfunduar deklaratën e tyre të përbashkët vëllezërit binjakë Ardian dhe Sajmir Gega, që pasojnë në profesionin e trajnerit xhaxhain e tyre të njohur Gëzim Gega, që punon aktualisht trajner në Greqi në klubin e Kavallas.

Edi Spahiu

Naftëtari në kolaps, tifozët duan largimin e trajnerit
Humbja e thellë që ka pësuar Naftëtari në një fushë dhe ndaj një kundërshtari shumë modest si Këlcyra, por edhe renditja në vendin e fundit në grupin B, e kanë trazuar akoma më shumë atmosferën në qytetin e Kuçovës. I gjithë opinioni futbolldashës është shprehur shumë i zemëruar me stafin teknik aktual.

Ai sipas tyre ka çuar në këtë gjendje skuadrën dhe për këtë arsye indinjata e opinionit futbolldashës kuçovar ka shkuar deri aty sa të kërkojnë njëzëri dorëheqjen e teknikut Barjam Fraholli. Ai shihet si i vetmi përgjegjës për situatën e krijuar. Madje janë shtuar së fundi zërat dhe presioni ndaj kryebashkiakut Selfo Kapllani që të shkarkojë urgjentisht Frahollin dhe t’ja besojë skuadrën në këto kushte një tekniku kuçovar.

GËZIM GEGA – Një tjetër emër i njohur i futbollit kuçovar, Gëzim Gega, është prononcuar së fundi për situatën e krijuar tek Naftëtari. “Situata është vërtetë katastrofike për Naftëtarin dhe përgjegjësi kryesor është tekniku Fraholli, i cili nuk e di pse nuk jep akoma dorëheqjen, apo pse Bashkia e mban ende në këtë detyrë. Ai largoi një skuadër para sezonit dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Por në kushtet kur skuadra është në fund të tabelës, atëherë se kuptoj përse qëndron në detyrë me kokëfortësinë e tij. Urgjentisht të shkarkohet dhe në janar Bashkia të rikthejë në Kuçovë futbollistët që Fraholli largoi për tekat e tij. Në krye të skuadrës, qysh këtë javë të emërohet një trajner kuçovar”, ka përfunduar ish-mesfushori legjendë i Naftëtarit, Gëzim Gega.

EDI SPAHIU

Naftëtari katastrofë, ish-futbollisti i njohur shpërthen në akuza
Dikur e kanë cilësuar si një nga skuadrat që dha një shembull pozitiv në revolucionarizimin e futbollit shqiptar, pasi në vitet ‘70-‘80 në shekullin e kaluar spikati për futbollin e bukur sulmues dhe me një teknikë shumë të lartë, sa që në atë periudhë disa nga ikonat e futbollit kuçovar kanë përfaqësuar ekipet tona më të mira të vendit, dhe kanë qenë prezentë në të gjitha nivelet e përfaqësimit të ekipeve tona kombëtare.

Gjithçka në kujtime të largëta, sepse situata ku ndodhet momentalisht skuadra e njohur e Naftëtarit (1 pikë në 5 ndeshje në Kategorinë e Dytë) ka bërë që me të drejtë të alarmohen të gjithë pa përjashtim specialistët më të njohur dhe sportdashësit vendas, të cilët pas humbjes më të fundit në shtëpi me skuadrën e Devollit, janë duke kaluar një moment vërtetë shumë dëshpërues, që bëhet akoma më i hidhur nga qëndrimi indiferent i klubit dhe Bashkisë së qytetit të Kuçovës që ka edhe presidencën e Naftëtarit.

Ish-portieri i famshëm dhe legjendë e kësaj skuadre, Fatmir Ismaili, është shprehur: “S’ka se si të mos ndihesh i indinjuar me këtë krizë të pashembullt që po kalon skuadra, sepse jemi të fundit edhe në Kategorinë e Dytë dhe kjo për mua është një skandal, që thellohet akoma më shumë nga heshtja e strukturave përgjegjëse, që sillen sikur Naftëtarin e kanë pronë të vetën dhe që nuk ju dhimbset aspak kur e shikojnë në këtë gjendje.

“Mos të harrojnë këta zotërinj drejtues se Naftëtari ka një histori të madhe dhe kush nuk e ndjen këtë është më mirë të hapë sa më shpejt krahun dhe të afrojnë specialistë që e duan skuadrën dhe janë më të aftë, pasi me largimin inatçor të futbollistëve titullarë tani e kanë katandisur skuadrën si mos më keq, dhe pa pikë turpi askush nuk reagon” ka mbyllur ikona e Naftëtarit, Fatmir Ismaili.

Edi Spahiu

Laç i pamëshirshëm, shpërthen në gola ndaj Naftëtarit
Laçi nuk është kursyer në Kupën e Shqipërisë kundër Naftëtarit. Bardhezinjtë kanë triumfuar me rezultatin 9-0 në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që në Kuçovë kishin fituar 0-5. Kurbinasit kështu kanë kaluar në turin e dytë dhe presin të mësojnë nëse do të përballen me Tomorin apo Bylisin.

Trajneri Artan Mërgjyshi kishte hedhur në fushë ata lojtarë që kanë pasur pak hapësira, ose fare. Gjithashtu u aktivizuan edhe elementë të të rinjve, si sulmuesi Albin Berisha e Fatmir Prengaj. I pari shënoi dy herë, kurse tjetri zhbllokoi takimin.

Shtatë gola të shënuar në pjesën e parë, teksa Hadroj realizoi dopietë, ashtu si Elvi Berisha. Në listën e shënuesve e shënoi emrin edhe Ded Bushi. Miqtë kontribuuan me një autogol të Qoses dhe pas humbjes dhe eliminimit nga Kupa do ta kenë vëmendjen plotësisht te kampionati.

Kupa e Shqipërisë – Turi i Parë

Laçi-Naftëtari 9-0 (5-0)

Shënues: Prengaj 8’, Qose 14’ (aut.), Bushi 20’, A. Berisha 28’, 48’, Hadroj 29’, 37’, E. Berisha 30’, 49’

Laçi: Hasanbelli (Hoxha 70’), Hadroj, Toro, Bytyçi, Dragoj, Smaçi (Bruka 46’), Bushi (Ferro 46’), E.Berisha, Deliu, A.Berisha, Prengaj. Trajner: Artan Mërgjyshi

Naftëtari: Sinjari (Kullau 60’), Hoxha, Taka (Haxhiu 46’), Qose, Korkuta, Zhuka (Lamaj 46’), Kotollaku, Koraqe, Gjolikaj, Shkurti, Kallmi. Trajner: Brajan Fraholli

Laçi “rezervë” nderon Memellin, Naftëtari është katastrofë
Laçi fiton thellësisht 5-0 në Kuçovë ndaj Naftëtarit, duke siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë. Nuk pati surpriza,ku laçianët edhe pse me shumë mungesa, kju binte në sy se nuk ishte as trajneri Mërgjyshi (drejtonte Migen Memelli), diktuan në fushën e lojës.

Në fakt, përballë kishin një Naftëtar në moshë të re, me moshë mesatare 19-20 vjeç, që nuk ishte në gjendje të përballonte Laçin dhe është një sinjal tepër shqetësues, sepse në fundjavë nis Kategoria e Dytë.

Pesë gola, me lojtarë që shënojnë për herë të parë me fanellën e Laçit, ndërsa bie në sy goli që në debutim me fanellën bardhezi për Elvi Berishën, i kthyer në Shqipëri pas një periudhe në Spanjë, te Leganes. Debutim me fitore edhe për Migen Memellin, që për një ndeshje u bë trajner i parë i Laçit.

Kupa e Shqipërisë / Turi 1, vajtje

NAFTËTARI – LACI  0-5

Shënues: Toro 26’, Mersinaj 31′, 82′ ,Smaçi 65′, Berisha 89′

Naftëtari: Sinjari, Haxhiu, Gjolikaj (D.Zhuka 46′), Marini, Cërriku, Koxhaj, Kallmi, Korkuta (K.Zhuka 59′), Qose, Serdari, Koço (Cerova 62′)

Tr.: Barjam Fraholli

Laçi: Hasanbelli (Hoxhaj 67′), Mersinaj, Toro, Prenga, Hadroj, Dragoj, Smaçi, Fangaj (Nikolla 61′), Bushi, Galiç (Deliaj 27′), Berisha

Tr.: Migen Memelli

Karton i verdhë: Koxhaj 68′

Gjyqtarë: S.Bebja, A.Koçia, M.Shazivari (Tiranë)

Naftëtari i shpall të padëshiruar, 6 titullarë shkojnë te Skrapari
I larguan si të padëshiruar nga Naftëtari, por duket se kjo ka bërë që sezonin e ardhshëm të ndizet keqas një derbi krahinor. Gjashtë futbollistë janë larguar nga skuadra kuçovare dhe ë gjithë kanë zgjedhur të shkojnë tek Skrapari, që është ndryshe edhe skuadra rivale e Naftëtarit në kampionatin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Për këtë arsye, pritet që në kampionatin e ardhshëm të ketë edhe një rivalitet dyfish më të madh midis dy skuadrave të njohura të qarkut Berat. Më konkretisht, janë gjashtë futbollistë që janë shpallur si të padëshirueshëm nga ana e teknikut Fraholli te Naftëtari dhe që kanë gjetur “strehë” tek skuadra e Skraparit.

Janë emra të njohur të futbollit kuçovar si ikonat  e kësaj skuadre Sajmir Gega, Enea Kajo, që kanë mbajtur dhe shiritin e kapitenit tek Naftëtari, apo Lisjan Hadaj, Azis Pepa, Klajdi Pepa e Xhaferr Kajo, si dhe priten edhe dy-tre futbollistë të tjerë, që me kalimin zyrtar tek Skrapari, pritet që të ndezin akoma më shumë rivalitetin midis dy skuadrave rivale të së njëjtit qark.

“Mund të them vetëm një fjalë ndaj stafit teknik kuçovar dhe vetë teknikut Fraholli: ‘do të pendohet për këtë lëvizje të gabuar dhe do të hakmerremi ndaj tij në fushën e blertë, duke mbrojtur ngjyrat dhe interesat e Skraparit’, është shprehur qendërmbrojtësi i njohur Enea Kajo.

Ditën e enjte Skrapari, me përforcimet më të fundit, do të zhvillojë miqësoren e tij të parë, ndaj skuadrës së Urës Vajgurore, Osumit.

Edi Spahiu

Naftëtari e rinis nga e shkuara, konfirmohet trajneri Fraholli
Naftëtari ka dalë në stërvitjen e parë zyrtare për sezonin e ri futbollistik dhe ditën e premte skuadra ka zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e dyshes drejtuese të sezonit kaluar të përbërë nga tekniku Barjam Fraholli dhe ndihmësi i tij Ardian Bani. Në të vërtetë sportdashësit kuçovarë i janë gëzuar më së shumti rifillimit të stërvitjes, pasi skuadra prej një periudhe të gjatë kishte mbetur në mes katër rrugëve.

Në fakt, ka kohë që klubi dhe presidenti Selfo Kapllani ishin vënë në lëvizje, si për të riorganizuar skuadrën nga e para ashtu edhe për të gjetur stafin e ri teknik. Pas disa kandidaturave që kanë pasur në tryezën e punës, ku nuk kanë munguar as kontaktet e drejtpërdrejta me këta kandidatë, mesa duket qenia në një grup së bashku me Shkumbinin edhe në sezonin e ri i ka trembur kandidatët potencialë, të cilëve u ishte vendosur edhe një kusht i panegociueshëm që të mos merrnin në skuadër asnjë titullar me eksperiencë nga sezoni i kaluar.

Kështu, skuadra do të drejtohet sërish nga dyshja e sezonit kaluar Fraholli- Bani, të cilët edhe pse e rrëzuan skuadrën nga kategoria, sërish janë konsideruar si e vetmja alternativë drejtimi për sezonin e ardhshëm.

“Ky është Naftëtar i ri me stof të vjetër”, kanë ironizuar sportdashësit kuçovare, pasi kanë mësuar që skuadra do të drejtohet sërish nga stafi i sezonit kaluar, që as nuk dha dorëheqje pas dështimit, por edhe as nuk mbajti asnjë përgjegjësi për drejtimin e dobët dhe krejt të dështuar. Me të drejtë në Kuçovë e kanë konsideruar si një krizë drejtimi faktin që tekniku Fraholli është i palëvizshëm nga drejtimi i Naftëtarit.

Edi Spahiu

Naftëtari ende në heshtje, kërkohet trajner i ri
Di zakonisht, kampionati i Kategorisë së Dytë do të fillojë me shumë vonesë krahasuar me Superioren dhe për këtë arsye klubet e marrin me nge, duke nisur punën serioze vetëm në shtator.

Një ndër klubet që ende nuk ka nisur punë është Naftëtari, që po punon se pari për gjetjen e trajnerit të ri.

Rënia nga Kategoria e Parë ka qenë një leksion i hidhur dhe drejtuesit e klubit duan një trajner vendas, me synimin për të punuar me të rinj të talentuar, pa shpenzuar shifra të mëdha.

Nga lista e emrave me kandidatë për drejtimin e skuadrës kuçovare më i pëlqyeri është Adriatik Kanani. Aktualisht trajner i Naftëtarit U-19, ish-futbollisti i njohur e ka drejtuar edhe dy sezone më parë Naftëtarin dhe ka pasur sukses, ndaj duket se do të jetë ai i përzgjedhuri.

Edi Spahiu

Vëllezërit Pepa në udhëkryq, larg dhe afër Naftëtarit
Dy vëllezërit Klajdi dhe Azis Papa, të cilët prej vitesh kontribojnë për Naftëtarin, duket se në sezonin e ardhshëm do të vijojnë të ndarë nga njëri-tjetri. Sulmuesi Azis Pepa, i cili në sezonin e kaluar ishte edhe autor i tre golave, ka vendosur që të kontribuojë sërish për skuadrën e vendlindjes, edhe në Kategorinë e Dytë.

Krejt e kundërta po ndodh me vëllain e tij Klajdi Pepa, i cili luan si mbrojtës krahu dhe në këtë periudhë është kontaktuar nga disa skuadra të njohura të Kategorisë së Parë, ndaj pritet që gjatë kësaj vere të jetë larg Naftëtarit, edhe pse stafi teknik kuçovar e ka bërë të qartë se dy vëllezërit Pepa konsiderohen si dy futbollistë shumë të rëndësishëm dhe të vlefshëm për sezonin e ri.

Gjithsesi, Klajdi Papa e ka bërë të qartë në një prononcim për Sport Ekspres se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në Kuçovë. “Më vjen keq që do të lë Naftëtarin, por mendoj se ka ardhur koha që unë të luaj në një kampionat të një niveli më të lartë se Kategoria e Dytë. Në ditët në vazhdim do të vendos për skuadrën time të re, ndërsa më kënaq fakti që vëllai im Azizi do të jetë pjesë i Naftëtarit si përfaqësues i familjes sonë”, është shprehur mbrojtësi 24-vjeçar Klajdi Pepa.

Edi Spahiu

Naftëtari në gjumë, tifozët irritohen me indiferencën
Deri tani në skuadrën e Naftëtarit nuk ka asnjë lëvizje për sa i përket sezonit të ardhshëm futbollistik, në të cilin skuadra kuçovare do të jetë pjesëmarrëse në kategorinë inferiore. Oas kësaj situate vërtetë të zymtë dhe pa asnjë shpresë për momentin, sportdashësit kuçovarë janë ndierë shumë të shqetësuar.

Shqetësimin e tyre e ka shtuar edhe indiferenca zyrtare më së shumti, ku si klubi i futbollit ashtu edhe presidenca e Naftëtarit, deri më tani duhet thënë se kanë qëndruar krejtësisht pasivë. Një nga legjendat e skuadrës kuçovare, ish-portieri i mirënjohur Mjeshtri i Sportit Fatmir Ismaili, në një prononcim për Sport Ekspres është shprehur: “Për një skuadër e njohur dhe me tradita si Naftëtari është krejt e pafalshme indiferenca e treguar deri më tani nga ana e strukturave përgjegjëse. Me të drejtë opinioni futbolldashës shqetësohet, dhe ndonëse skuadra ka rënë në Kategorinë e Dytë, sërish si klubi ashtu edhe presidenca duhet të flasin në këtë periudhë, dhe jo të kalojnë në heshtje gjithçka që ka të bëjë me rindërtimin e skuadrës.

“Jemi Naftëtari, me traditë në futbollin shqiptar, ndaj strukturat drejtuese dhe përgjegjëse duhet të flasin dhe të tregojnë projektet dhe jo të sillen sikur jemi një skuadër e rëndomtë e kategorisë inferiore”, ka mbyllur me jo pak shqetësim dhe ironi legjenda e portës së Naftëtarit, Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar Fatmir Ismaili.

Edi Spahiu

Naftëtari ngre zërin: Kriteret vlejnë vetëm për Superioren?
Në Kuçovë janë duke ndjekur me shumë vëmendje të gjitha njoftimet zyrtare të FSHF-së në këtë periudhë vere, jo se gjithçka e kanë të fokusuar tek shpresat e tyre për një rikthim të mundshëm në Kategorinë e Parë nëpërmjet një ndryshimi të mundshëm të formulës së kampionatit, por sepse ka ngacmuar jo pak vendimi i fundit i drejtuesve më të lartë të futbollit, i cili bën fjalë për masat e marra nga ana e institucionit të futbollit për skuadrat e Superiores si Kukësi dhe Kastrioti.

Këto klube, mungesë kushtesh në sezonin e ardhshëm futbollistik, do të jenë të detyruara që t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre shtëpiake në fusha të tjera jashtë qyteteve që përfaqëson. Pikërisht këtu nis edhe apeli i klubit kuçovar për FSHF-në, të cilës në Kuçovë i kërkojnë që këtë kërkesë të lartë dhe shumë rigoroze ta shtrijnë edhe në skuadrat e Kategorisë së Parë.

“Është mëse e drejtë dhe një vendim i duhur nga ana e FSHF që në sezonin e ri skuadrat që nuk plotësojnë kushtet e zhvillimit të ndeshjeve normale në fushat e tyre, t’i zhvillojnë ndeshjet shtëpiake jashtë qyteteve që përfaqësojnë. Dhe mirë bën Federata që e nis nga Superiorja, sepse kjo është një shenjë e fortë serioziteti, por do të ishte mirë që ky veprim dhe kjo kërkesë e fortë të funksionojë edhe për skuadrat e Kategorisë së Parë dhe pse jo edhe në Kategorinë e Dytë. Kuptohet që më shumë se sa Naftëtari do të përfitonte vetë futbolli, ndaj do të kërkojmë dhe mbështesim FSHF që të vendos kushte edhe për dy kategoritë poshtë Superiores, ku fatkeqësisht ka disa fusha të papërshtatshme që pengojnë një ndeshje normale futbolli, por dhe pa kushte sigurie që vendosin në rrezik skuadrat udhëtuese”, thuhet në deklaratën e Naftëtarit.

EDI SPAHIU

Akuza te Naftëtari, lojtarët duan pagat
Në Kuçovë lojtarëve u ka kaluar një rrogë, por vetëm atyre që kanë mbetur pjesë e ekipit. Të larguarit kërkojnë të shlyhen sipas kontratave

Edi Spahiu

Naftëtari është duke kaluar një krizë financiare dhe këtë e tregon fakti që skuadra prej tre muajsh nuk ka marrë pagat. Por veprimi më i fundit që klubi ka kryer dy ditë më parë, është kalimi i një page. Në mbrëmjen e së enjtes në darkë, futbollistët janë njoftuar nga banka se kishin për të tërhequr lekë, por kanë ndjerë keqardhje kur kanë mësuar se atyre u kanë kaluar në bordero vetëm nga një rrogë mujore. Po qe se llogaritet paga prej 24 mijë lekë të reja që kanë futbollistët me gjithë taksa, atëherë imagjinohet shumë lehtë se çfarë pezmatimi kanë pësuar kur kanë tërhequr jo më shumë se 20 mijë lekë të reja nga bankomati. Për futbollistët e larguar nuk është marrë mundimi të shlyhen sipas detyrimeve që klubi ka sipas kontratës së nënshkruar mes palëve. Klubi i Naftëtarit, me dijeninë e plotë të stafit teknik, e ka anashkaluar qëllimisht detyrimin që ka për të gjithë futbollistët pa përjashtim që kanë kontribuar për Naftëtarin. Një prej futbollistëve të larguar është shprehur se tekniku Fraholli me këtë veprim i ka ndarë futbollistët në të nënës dhe të njerkës. Kjo tregon se kriza financiare ka çuar në dështimin e skuadrës dhe është një realitet për të cilin mbajnë përgjegjësi direkte drejtuesit, të cilët kërkojnë që të motivojnë skuadrën përpara Apolonisë me shpërndarjen e një rroge mujore. Futbollistë të larguar nga Naftëtari, por që kanë kontribuar deri në momentin e largimit, kanë akuzuar për diskriminim klubin dhe trajnerin Fraholli që nuk i ka paguar, si dhe kanë premtuar se do të kërkojnë të drejtën e tyre në FSHF për këtë rast.

MERKATO

Organika e Naftëtarit duhet thënë se është duke u ndryshuar nga afrimet e futbollistëve të rinj. Së fundi janë afruar edhe dy lojtarë, siç janë sulmuesi Gjonbalaj dhe mesfushori Myrtja, të cilët së bashku me rikthimin e vëllezërve Gega plotësojnë boshllëkun e krijuar nga largimet më të fundit. Kështu plotësohen disa nga nevojat më emergjente të Naftëtarit përsa i përket organikës dhe shpresohet se do vijohet të luftohet për të qëndruar në Kategorinë e Parë.

Probleme me financat, Naftëtari në kaos!
Në Kuçovë aktualisht ka një çështje rrogash, dhe në një situatë të tillë që ka sjellë edhe pakënaqësi tek futbollistët vendas dhe ata jabanxhinj, kërkohet ndërhyrja urgjente e Bashkisë për të zgjidhur këtë problem serioz. Madje, nuk është çudi që ana financiare të ketë qenë edhe faktori kryesor që jabanxhinjtë u larguan të gjithë nga Naftëtari edhe pse ishin titullarë.

Të gjithë janë në pritje të lëvizjeve të Bashkisë, e cila duke qenë se është edhe financuesja e vetme e Naftëtarit, do të duhet që të gjejë modalitetet e duhura për të vepruar sa më shpejt me likuidimin e detyrimeve ndaj futbollistëve, dhe jo të pres çeljen zyrtare të buxhetit të vitit 2018.

Nga ana e kryebashkiakut të Kuçovës, Selfo Kapllani, pritet që të veprohet me urgjencë për likuidimin e futbollistëve, pasi nga dira e sotme skuadra do të nis përgatitjet për takimin e radhës në kampionat ndaj Apolonisë. Financat kanë bërë që edhe merkato të jetë “mollë e ndaluar” për kuçovarët!

Edi Spahiu

Shkumbini “rrëmben” pikë në Kuçovë
Naftëtari ka bërë një hap fals në shtëpi duke barazuar me Shkumbinin. Një takim ku gjithçka ka shkuar drejt një fitore të merituar deri në momentin kur Dervishi për miqtë i ka ndëshkuar kuçovarët me golin e tij, duke i privuar vendasve një fitore për të cilën kishin punuar gjatë gjithë javës. Me atë që tregoi në fushën e lojës në këtë takim, skuadra e teknikut Fraholli do ta kishte merituar plotësisht fitoren, e cila mbeti vetëm një ëndërr. Ky barazim që ka ardhur pas dy humbjeve radhazi në transfertë, duhet thënë se ka qenë edhe i pari për kuçovarët në këtë kampionat. Në këtë përballje vendësit e kanë cilësuar veten edhe si të pafat për mënyrën se si kanë shpërdoruar raste të arta për shënim, si në rastin kur i duhej të dyfishonin shifrat, ashtu edhe kur traversa ka penguar në golin e fitores në dhjetë minutat e fundit.

Përgjithësisht takimi ka qenë i një niveli të lartë, përsa i përket ritmit ashtu edhe dyluftimeve të shumta që zhvilloheshin në çdo cep të fushës. Dhe tensioni i pranishëm në një farë mënyre ka qenë brenda limiteve të lojës së rregullt, por që i dha akoma më shumë atmosferë këtij takimi, aq sa për t’u theksuar momenti kur të dy skuadrat kanë luajtur me nga një futbollist më pak për më shumë se 75 minuta, duke përfshirë edhe shtesat e të dy pjesëve të lojës. Vendasit e kërkojnë golin qysh në fillim lojë, duke rrezikuar me anë të Allkanjarit. Presioni i kuçovarëve sa vjen e shtohet, ku në minutën e 7-të Behari ishte shumë pranë golit të parë. Atë që nuk e bën Behari, e bën Nallbati pas një minute. Aksion i rrjedhshëm, të cilën e finalizon me një gjuajtje nga distanca Nallbati. Miqtë reagojnë duke rrezikuar menjëherë me anë të Bërdufit, por goditja e tij neutralizohet nga Koçi. Në minutën e 21-të, të dyja ekipet do të ngelen me një futbollist më pak. Pas një përplasjeje të Koçit me Emiljano Llucën, gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të kuq. Tekniku Fraholli kryen ndërrimin e detyruar duke nxjerrë mesfushorin Cake dhe futur Spahiun. Kuçovarët kërkojnë golin e sigurisë dhe në minutën e 33-të Hyseni është shumë afër golit, por prek rrjetën e jashtme. Pjesa e parë mbyllet me një rast për miqtë, gjuajtje fluturimthi e Nexhës nga distanca dhe pritje e shkëlqyer e portierit Spahiu.

Pjesa e dytë – Është më e bukur ku ka emocione, dhe raste të shumta sidomos nga kuçovarët. Kështu në minutën e 53-të, Hyseni harkon për Nallbatin, por goditja me kokë është e gabuar. Pas një minute, skena zhvendoset në zonën kuçovare ku Xhoni Lluca nga e majta pason për Sadikun, por ky gabon. Në minutën e 68-të Behari fiton dyluftimin me Bërdufin dhe godet bukur, por topi del jashtë. Kuçovarët e kërkojnë vazhdimisht golin e sigurisë, por edhe miqtë nuk dorëzohen. Pikërisht në minutën e 79-të barazon Dervishi me kokë pas pasimit te Nexhës. Vendasit shokohen nga goli i barazimit. Gjithsesi në minutat e fundit kërkojnë me insistim golin e fitores. Nuk mungojnë rastet ku veçohet traversa e Beharit në minutën e 84-t. Në të vërtetë kuçovarët janë të pafat në këtë fund të ndeshjes, ku kanë lënë 2 pikë “të arta”. Ndërsa Shkumbini, u duk i kënaqur me barazimin, të cilin megjithëse e ka arritur me meritë.

Edi Spahiu

NAFTËTARI – SHKUMBINI   1-1

Shënues: Nallbati 8’ / Dervishi 79′

Naftëtari: Koçi, E.Kajo, Xh.Kajo, Pepa, Haxhiu, Llojku (Mara 76′) Nallbati, Cake (Spahiu 21′), Hyseni (Jaupi 62′), Behari, Allkanjari. Trajner: B.Fraholli

Shkumbini: Ajazi, E.Lluca, Nexha, Bërdufi, Hasanaj (Bali 55′) Beqiri, Xhyra, Sadiku, Dervishi, Meta (Xh.Lluca 34′) (Lila 68′) Musaki. Trajner: Sokol Branica

GJYQTARË: E. Demiraj, G.Kamolli, A.Mema (Pogradec)

KARTONË TË VERDHË: Pepa 33′ Llojku 45′ Hyseni 62’/ Meta 34′ Bërdufi 75′

KARTON I KUQ: Koçi 21’/ E.Lluca 21′

Fraholli: Mëkat, duhet të kishim marrë tre pikët

Barjam Fraholli, trajneri i Naftëtarit ka shprehur pakënaqësinë e tij për dy pikët e lëna nga skuadra. Sipas tij, skuadra duhet të ishte treguar më e zgjuar. “Të vjen vërtet keq që kemi humbur një mundësi të artë për fitoren, sepse do ta kishim merituar atë plotësisht. Kemi luajtur në këtë takim, ashtu sikur kemi nënvlerësuar aksionin e miqve në rastin e barazimit. Unë pavarësisht keqardhjes së madhe, që e ndaj së bashku me skuadrën dhe sportdashësit tanë, më duhet të them se sot(dje) kemi dhënë gjithçka në fushë dhe kjo është një shenjë se skuadra i ka të gjitha mundësitë të dalë nga kjo situatë në renditje. Me këtë moral të lartë do të përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Turbinës sërish në shtëpi. Nuk heqim dorë nga mbijetesa sepse jemi një skuadër në përmirësim dhe me mundësi reale për mbijetesën. Na mungoi përqendrimi në një çast ku u ndëshkuam dhe fati ku topi nuk hynte në rrjetë, por godiste shtyllat”, mbylli Fraholli.

Branica: Luajmë më mirë në transfertë

Sokol Branica ka qenë i kënaqur në fund të ndeshjes. Pika e marrë në transfertë është shumë e vlefshme. “Kemi marrë një barazim të merituar sepse kemi besuar deri në fund tek mundësitë tona. Mund  të them se skuadra ka barazuar edhe falë eksperiencës, duke treguar vlera, edhe pse kemi qenë në disavantazh dhe me dhjetë futbollistë dhe fushë kundërshtare. Sërish më kënaq barazimi dhe sot(dje) treguam se nuk e ndjejmë aspak presionin e transfertës dhe mund edhe të fitojmë me pak kujdes”, ka mbyllu Branica.

Naftëtari përmbys Orikun, festë për… Partizanin!
Edi Spahiu

Dy skuadrat rivale të sezonit të kaluar, Naftëtari e Oriku janë përballur sërish midis tyre këtë radhë në turin paraeliminator të Kupës së Shqipërisë, në një ballafaqim që i gjen ende larg formës optimal sportive. Megjithatë, si kuçovarët ashtu edhe orikasit kanë dhënë një spektakël dhe kanë dhuruar emocione të shumta nëpërmjet avantazhit të dyfishtë dhe përmbysjes spektakolare të skuadrës kuçovare. Takimi sipas asaj që u pa në fushën e lojës, ka treguar se të dy skuadrat janë ende në rindërtim e sipër për sezonin e ri futbollistik, por që të detyruar për shkak të skemës së Kupës kanë treguar vlerat e tyre më të mira

NDESHJA –  Fillimisht janë miqtë bregdetar ata që befasojnë Naftëtarin me avantazhin e shpejtë të dy golave, ku në min 5′ dhe 12′ realizojnë nëpërmjet Nurçes që shfrytëzon një gabim të prapavijës vendase, dhe më pas Capoj që ekzekuton një gol mjaft të bukur nëpërmjet një veprimi të shkëlqyer me topin. Por, miqtë kanë edhe dy raste të tjera të pastra për të realizuar golin e tretë. Por, portieri vendas i mban kuçovarët në lojë. Disavantazhi i shpejtë dhe për më shumë me dy gola ka shokuar Naftëtarin, dhe në veçanti tifozerinë vendase që nis të shfaqet e paduruar dhe e pakënaqur. Por, tekniku Fraholli ka shkundur skuadrën e cila reagon me shpejtësi dhe nëpërmjet presingut realizon dy gola njëri pas tjetrit brenda dy minutave, ku Jaupaj në fillim dhe i sapoardhuri Allkanjari kanë barazuar shifrat në 2 – 2 dhe kuçovarët fitojnë besim e siguri. Ndërkohë, Llojku i vendasve ka goditur edhe shtyllën. Në pjesën e dytë, loja vijon të jetë në favor të Naftëtarit që insiston për golin e fitores, por që rastet e shumta për shënim nuk janë konkretizuar nga ana e Allkanjarit, Beharit dhe Xh. Kajo. Këta të fundit, në plot katër raste të pastra janë shumë pranë golit. Për të ardhur në fund të takimit, kur ishin akorduar tri minuta shtesë dhe të gjithë po besonin se takimi po shkonte në shtesë, është sulmuesi kryesor i Naftëtarit Redon Behari që u cilësua edhe si futbollisti më i mirë në fushë për të dy skuadrat, që realizon mjaft bukur brenda zonës dhe kualifikon kuçovarët që mesjavën e ardhshme presin një kundërshtar shumë special në turin e parë Partizanin.

KUPA E SHQIPËRISË / TURI 1 PARAELIMINATOR

NAFTETARI – ORIKU 3 – 2

Shënues: Jaupaj 39′, Allkanjari 40′, Behari 90+3′ /  Nurçe 5′, Capoj 19′

Naftëtari: Spahiu, K. Pepa, E. Kajo, Xh. Kajo, Llojku (Zhuka 83′), Koroveshi (Marini 63′), Jaupi (Nallbati 46′), Cake, Hyseni, Behari, Allkanjari. Trajner: B. Fraholli.

Oriku: Muho, Omeri, Meta, Metaj, Hoxha, Capaj (Opari 76′), Xhelili, Nurçe, Azizi, Sadushi, Capoj (Livani 87′). Trajner: G. Mezani.

Gjyqtarë: Xh. Memaj, A. Demiraku, M. Sadikaj (Durrës)

Vëzhgues: F. Koreshi (Lushnjë); Delegat: Xh. Sefa (Lushnjë)

Kartonë të verdhë: Cake 34′ / Xhelili 64′