Muzaka

Vazhdon telenovela Muzaka-Tirana, ultimatum dhe për Luftëtarin
Mund të konsiderohet në plot kuptimin e fjalës një telenovelë çështja e Gjergji Muzakës sa i përket detyrimit që skuadra e Tiranës i ka lojtarit të Skënderbeut. Në vendimet e sotëm të Komisionit të Disiplinës, pika 16 lidhet sërish me ultimatumin që organi më i lartë sportiv në vend i vendos skuadrës bardheblu për shlyerjen e detyrimeve ndaj mesfushorit anësor.

Është hera e tretë që Disiplina paralajmëron skuadrën 24 herë kampione, pasi edhe më parë situata ka shkuar deri aty sa lojtari ka vënë në presion Federatën për të marrë pagat që i takojnë. Kujtojmë që ky është kësti i tretë dhe i fundit për Muzakën.

Për të mos harruar, kjo çështje është e janarit të vitit 2017, pra dy vite më parë që për të njëjtën çështje. Tirana ka kohë 30 ditë për të shlyer një herë e mirë lojtarin në fjalë dhe për të shmangur sanksionet e parashikuara në rregullore. Me shumë mundësi kjo është seria e fundit e kësaj telenovele që zgjatur pa FUND!

Pranimin e kërkesës së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrohet KF “Tirana” të ekzekutojë pjesën e mbetur të detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka sipas vendimit Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet “K.F Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Po ashtu edhe skuadra e Luftëtarit ka marrë ultimatum nga FSHF për të shlyer detyrimet që ka karshi lojtarit Kejdi Balla. Edhe bluzinjtë kanë një afat prej 30 ditësh për të likuiduar lojtarin në fjalë nëse nuk duan të kenë penalitete.

Pranimin e kërkesës së lojtarit Kejdi Balla. Detyrohet KF “Luftëtari” të ekzekutojë detyrimet financiare ndaj kërkuesit Kejdi Balla sipas vendimit Nr.6 datë 17.07.2018 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet KF “Luftëtari”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

VIDEO | Festë te kampionët, Shehi e Muzaka ja marrin valles
Skënderbeu është skuadra kampione në fuq, por njëkohësisht po kryeson dhe klasifikimin në edicionin aktual. Ndonëse me një luftë të hapur me UEFA-n dhe me shumë ndryshime juglindorët kanë arritur që të tregojnë muskujt edhe këtë edicion.

Skuadra e Orges Shehit mori kryesimin një javë më parë duke mundur Partizanin në kryeqytet, ndërsa dje kaloi Kastriotin, por duhet thënë me jo pak vështirësi. Ndeshja e radhës për korçarët është të mërkurën, por ka vend edhe për festë.

Pas ndeshjes me krutanët, skuadra ka menduar që të darkojë në një restorant të qyteti, por siç shihet dhe nga video e postuar nga gazetari Ervin Baku, harmonia te Skënderbeu mbizotëron dhe gjërat janë duke shkuar mjaft mirë. Orges Shehi po shkëlqen deri më tani në edicionin e tij të parë si trajner, ndërsa në krahun tjetër Gjergji Muzaka nuk i numëron vitet që ka mbi shpinë dhe po arrin që të jetë deçiziv për skuadrën korçare, që të dy shihen duke kërcyer në videon e mëposhtme, por mbi të gjitha shihet edhe atmosfera që mbizotëro te kuqeblutë. Në fund të fundit, janë në vendin e parë dhe kjo gjë ua krijon këtë komoditet.

Muzaka: Çudi është të mos e shohësh Skënderbeun në vend të parë!
Gjergji Muzaka arriti që të shënonte gol sapo hyri në fushë në ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Skënderbeut. Mesfushori e ndëshkoi sërish “ish”-skuadrën e tij, ashtu si në fazën e parë.

Pas ndeshjes, Muzaka tha në emisioni “Gol pas Goli” në “Supersport”, se diferencën në këtë ndeshje e bëri eksperienca. Sa i përket rivalit më të fortë, anësori theksoi se Partizani ka bërë një fazë të parë mjaft të mirë, por nuk harroi pa përmendur dhe Kukësin.

GOLI – “Ishte ndjesi e mirë, sepse sa u futa arrita të shënoja. Ishte ndeshje e fortë, e luftuar, por kemi eksperiencën për të luajtur këto ndeshjet e mëdha dhe kjo bëri diferencën. Edhe Partizani pati rastet e vet,a por ne nuk e ulëm ritmin dhe vijuam deri në fund dhe fituam”.

“Besoj se Skënderbeu në këto vite i ka arritur shumë sukses. Çudi është ta shohësh jo në vend të parë Skënderbeun jo ta shohësh në vendin e parë, të paketën jo me ne. Mundohemi t’i mbajmë me këmbë në tokë djem të rinj, por ne i dimë detyrat dhe objektivat që kemi”.

GOLAT SI “ISH” – “Kështu funksionin futbolli. Lojtari është profesionist dhe jep më të mirën aty ku luan, por nuk është vetëm, Tirana dhe Partizani që unë i kam shënuar, pasi kam shënuar ndaj çdo kundërshtari dhe nuk ka ndonjë gjë kaq të veçantë”.

PARTIZANI – “Partizani ka treguar vazhdimësi dhe ka treguar se është një ekip i denjët për të rivalizuar për kampion. Kukësi ka skuadër simpatike. Nuk janë këto ekipet që ne kemi lënë pikë. Kemi lënë pikë me skuadrat më të dobëta në letër. Partizani ka një ekip mjaft të mirë”.

FOTO | Lajm i mirë për korçarët, fizioterapisti jep garanci për mesfushorin
Skënderbeu ka një ndeshje mjaft interesante këtë javë, pasi do të vizitojë kryeqytetin, për të sfiduar Partizanin. “Demat” janë kryesues të kampionati, megjithatë e vetmja skuadër që i ka mundur është Skënderbeu.

Sigurisht që për një ndeshje të tillë, trajnerët gjithmonë duan që t’i kenë të gatshëm të gjithë lojtarët. Gjergji Muzaka ka shfaqur probleme pas ndeshjes së fundit me Kamzën. Mesfushori ka ardhur në Tiranë para pjesës tjetër të skuadrës, për të kryer disa seanca fizioterapie.

Fizioterapisti Ervin Kapaj ka postuar një foto me Muzakën ditën e djeshme, duke njoftuar se deri ditën e hënë lojtari i Skënderbeut do të jetë gati për të zbritur në fushën e blertë. Një lajm i mirë për Skënderbeun, që në sfidën me Partizani do të ketë një “armë” më shumë. Mesfushori në fjalë është një prej lojtarëve më me eksperiencë që ka Shehi dhe konsiderohet si një prej futbollistëve më të rëndësishëm në ekip.

Muzaka: Nuk më intereson derbi, jemi me meritë në vendin e parë
Gjergji Muzaka foli për Supersport në emisionin “Gol pas Goli”. Mesfushori komenti barazimin me Tiranën, duke kujtuar dhe raste që humbi gjatë ndeshjes. Po ashtu Muzaka komentoi dhe derbin, me mjaft ftohtësi, duke theksuar se ai mendon vetë për ndeshjen e tij.

“Jemi të kënaqur sepse edhe loja e përligj vendin që kemi në klasifikim. Jemi në vendin e parë me meritë, pasi kemi zhvilluar ndeshje të mira, edhe pse sot nuk fituam”.

“Në pjesën e parë kishim disa raste që nëse do t’i shfrytëzonim do të kishte tjetër rrjedhë loja. Në pjesën e dytë u s’postova pas dhe kjo erdhi si ndryshim në taktikën e lojës”.

“Në çdo rast që të jepte duhet që të shfrytëzojmë. Ishim 0-0 kur humba rastin dhe nëse do të shënonim të parët do të kishte tjetër ndeshje. Pas golit të barazimit kishim dy raste për të shënuar më pas”.

“Derbi është për tifozët. Ne jemi profesionistë dhe shohim pjesën tonë. Nëse ne do të bëjmë mirë vetë është e drejtë ajo çfarë thotë trajneri që nuk na intereson derbi. Nëse do kemi mundësi do ta shohim”.

Muzaka nuk tradhton: Kemi betejën më të vështirë, nuk mund të largohesha
Gjergji Muzaka rilindi në Korçë dhe tashmë nuk ka ndërmend ta lërë në baltë Skënderbeun. Mesfushori panon që kishte ofertë edhe nga Flamurtari, por shpjegon se ka qëndruar në Korçë për të luftuar deri në fund betejën e madhe, atë me UEFA-n, ku është mendja e gjithë korçarëve.

“Para se të merrja këtë vendim, nuk është se u mendova gjatë. Erdha te Skënderbeu në 2010, kur u krijua ky ekip i mrekullueshëm dhe besoj se kam qenë pjesë e suksesit dhe e lavdisë së këtij klubi. Normalisht, të gjithë ne që kemi qenë pjesë e këtij klubi, e ndjenim obligim që ashtu si kemi kaluar periudhën më të bukur e të suksesshme të karrierës, e kishim si obligim të qëndronim edhe tani, që kemi betejën më të vështirë. Ashtu siç ka momente të mira, pas dënimit vjen një moment i vështirë dhe duhet luftojmë të gjithë bashkë. Presidenti Takaj është i pari i kësaj familje dhe është për t’u falënderuar se ai e bëri sakrificën i pari që të mbahet ky grup për të vazhduar e luftuar të gjithë bashkë. Në këto momente është edhe fundi i karrierës dhe nuk mund ta braktisja këtë luftë në fund, pasi them që nëse do të  vdesim në këtë betejë të fundit, të paktën të vdesim me lavdi”.

“Janë larguar sportistë, ashtu siç u largua edhe trajneri. Së pari i falënderojmë shumë, se kanë qenë ndihmesë e madhe për ne, sidomos në vitin e fundit ku kemi pasur suksesin më të madh në Europë, ashtu edhe në kampionat, duke i fituar të dyja trofetë. Megjithatë, nuk duhet t’i gjykojmë, sepse siç e dimë karriera e futbollistit është e shkurtër dhe ato kanë pasur arsyet e tyre madhore për t’u larguar. Në këtë betejë nuk është më e rëndësishme të dalim kampionë me 20, 10 pikë apo 2 pikë diferencë. Kemi përpara një luftë akoma më të vështirë sesa ky objektiv.

Me këtë grup që kemi, është mëse normale që të vazhdojmë dhe të arrijmë sukseset që kemi pasur edhe më para. Unë do të fokusohem të kjo, por nuk është ky objektivi primar i këtij Skënderbeu.

Ofertat nga Flamurtari? Është e vërtetë, jam i nderuar dhe i vlerësuar që trajneri Daja ka pasur interesim për shërbimet e mia. Dua ta falënderoj publikisht se një meritë e madhe e ecurisë dhe vlerave të mia të shtuara është e trajnerit Daja si në pozicionimin tim, ashtu edhe në vlerësimin ndaj meje. Megjithatë, siç e thashë edhe më përpara, kemi një betejë shumë të madhe për të luftuar.

Kam thuajse 17-18 vite karrierë në futbollin shqiptar dhe kurrsesi nuk do ia lejoja vetes të mbyllja karrierën me pengje, do të ishte peng i madh për mua nëse do të largohesha në këto momente”.

Muzaka: Tani vulosëm titullin. Goli për vëllain e Osmanit, për fat është mirë
Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka, shënoi sërish ndaj Flamurtarit, një kundërshtar që e ka gjah të preferuar. Në fazën e parë nuk festoi, si “ish”, por sot festoi gjatë. Sipas tij, festa erdhi sepse gara për titull merr fund me këtë fitore. Ndërkaq, duke folur në Supersport Muzaka ia kushton golin vëllait të Osmanit, që pati një aksident gjatë ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm për golin, por edhe për trepikëshin, që i shërbeu skuadrës për të thelluar diferencën me ndjekësit. Avantazhi i pikëve që kishim na jep luksin që ta administrojmë lojën opa rrezikuar shumë, pa qenë nevoja që të hidheshim në sulm që në fillim dhe të rrezikonim të kapeshim në kundërsulm. E dinim që herët a vonë rasti për gol do të vinte dhe ia dolëm, shënuam në fund.

“Festa e madhe pas golit? Ishte një gol shumë i rëndësishëm, që vulosi kampionatin, ndaj është normale që të festoja më shumë se zakonisht.  Mendoj se 90% e kemi siguruar titullin, kemi mjaftueshëm eksperiencë dhe cilësi për ta administruar diferencën me ndjekësit deri në fund.

“Përshtatja në Korçë? Tani kam eksperiencë, më ndihmon, por do të doja të kisha punuar më herët me Dajën, sepse më ka gjetur vendin e duhur në fushë.

“Golat e shënuar? Nuk e di saktë sa kam shënuar. Ne kemi një grup shumë të bashkuar dhe nuk ka rëndësi kush shënon, në realitet. Fiorentina-Juventus në mbrëmje? Nuk e shoh fare, do rri me çunin.

“Përkushtim për golin? Ia kushtoj vëllait të Osmanit, që përfundoi në spital për një aksident gjatë ndeshjes. Shyqyr zotit gjithçka është mirë, sepse na lajmëruan që nuk ka pasur asgjë serioze”.

Muzaka: Nuk jemi më thjesht pjesëmarrës, kjo është fitore
Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka, e ka marrë me qetësi barazimin kundër Jang Bojs, duke mos shprehur ndonjë keqardhje të madhe për fitoren e ikur nga duart në pak minuta.

“Jam i kënaqur, edhe pse nuk fituam. Është ndeshja e dytë që luajmë shumë mirë dhe shënojmë, ndaj rivalëve shumë të fortë. Me pak kujdes mund të fitonim, kjo është ajo që më gëzon, sepse Skënderbeu po tregon që nuk ka diferenca me askënd. Nuk jemi më thjesht pjesëmarrës, por po luajmë si të barabartë me kundërshtarët. Kjo ëhstë diçka shumë e mirë jo vetëm për Skënderbeun, por për gjithë futbollin shqiptar”.

Goli i pësuar pas golit të Skënderbeut? “Më vjen keq, nuk di ç’të them. Mund të ndodhte edhe e kundërta, edhe ata patën shumë raste”.

E ardhmja? “Futbolli është pasioni im më i madh dhe kam investuar shumë vite, ndaj nuk mund të shkëputem lehtë. Më vjen mirë që vazhdoj të luaj dhe të jap kontributin tim te ekipi momentalisht më i mirë në Shqipëri”.

Pozicioni në fushë? “Tani kam fituar aq eksperiencë sa të luaj pa problem kudo që të më kërkohet. Mund të luaj pa problem edhe në sulm, por tani kam mësuar të ndihmoj shumë edhe në aspektin mbrojtës”.

Muzaka bën autokritikë: Ndoshta e morëm lehtë Kamzën
Skënderbeu ka nisur përgatitjet për supersfidën e fundjavës kundër Partizanit dhe tashmë kalendari sa vjen e ndërlikohet, duke pasur parasysh edhe ndeshjet në Europa League. Për këtë arsye, pikët e lëna në Kamzë rëndojnë ende dhe mesfushori Gjergji Muzaka, duke folur për faqen zyrtare të klubit, e pranon se duhej bërë diçka më shumë: “Për të ardhur keq që nuk fituam në Kamëz, ndoshta e morëm lehtë dhe nuk u impenjuam maksimalisht. Gjithsesi shohim para, me Partizanin është një ndeshje rivalësh për titull. Jemi të lodhur por kemi kohë mjaftueshëm për të përgatitur këtë ndeshje. Do jetë ndeshje e fortë por luajmë para tifozëve tanë, çka e bën më të lehtë arritjen e objektivit”.

Mesfushori kujton golin në Kiev, por flet edhe për rolin e tij në skuadër: “Më shijoi ai gol por do të ishte më bukur dhe më i vlefshëm nëse do fitonim. Për mua ka pak rëndësi nëse e nis titullar apo në stol, jam në çdo moment në shërbim të ekipit dhe klubit”.

Muzaka i lumtur: Test delikat, treguam çfarë grupi jemi
Nuk shqetësohet, luan titullar apo e nis nga stoli, sepse Gjergji Muzaka ka tashmë aq eksperiencë dhe pjekuri që ta kuptojë se trajneri vendos për gjithçka. Muzaka është gjithnjë gati, kjo është e rëndësishme për Skënderbeun dhe Dajën. Dje Muzaka u aktivizua në 30 minutat e fundit dhe iu deshën vetëm 3 minuta që të shënonte golin që mbylli ndeshjen, sepse Flamurtari mundohej të barazonte.

Pas ndeshjes, Muzaka nuk e fshehu kënaqësinë për golin dhe fitoren, ndërsa lavdëron skuadrën dhe grupin e krijuar: “Gjithmonë ndeshjet e para janë delikate, pavarësisht se ndaj kujt ekipi luan në fushë. Unë dua ë them se Flamurtari ka një ekip cilësor dhe kjo është e dukshme por ishte një minus për ne që nuk kishim informacion për kundërshtarin. Megjithatë, i gëzohemi tre pikëshit dhe fitores, pasi siç e thashë në javët e para është pak e vështirë për të gjithë. Ne vinim nga Europa dhe kishim një realitet tjetër, por kampionati jonë për të qenë realist është rritur mjaft në vitet e fundit. Megjithatë Europa me kampionatin janë dy gjëra të ndryshme. Nëse për Europën ne e arritëm objektivin u kualifikuam për në grupe, në kampionat sot filloi rrugëtimi dhe objektivi jonë primar nuk diskutohet që do të jetë gjithmonë kampionati. Golin ia dedikoj ekipit pasi kemi filluar që në qershor përgatitjet dhe nuk jemi ndalur asnjë ditë. Kemi një grup shumë të mirë dhe e rëndësishme shkojmë në harmoni brenda dhomave të zhveshjes. Kështu që u takon të gjithë shokëve të ekipit.”

Muzaka e thotë me bindje: Skënderbeu, një ekip i madh
Për mesfushorin kryeqytetas, kalimi në grupet e Europa League është një risi, pasi asnjëherë më parë nuk kishte provuar një sukses kaq të madh

Të gjithë te Skënderbeu e dinë fort mirë që të jesh pjesë e këtij ekipi është privilegj. Po të gjithë e vlerësojnë maksimalisht skuadrën juglindore dhe rezultatet flasin vetë më shumë se çdo gjë tjetër.

Për Gjergjin Muzakën kjo është përvoja e tretë me Skënderbeun dhe si për koiçidencë, është “e treta, e vërteta” kjo e kësaj radhe. Ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij sportive, duke shkuar në grupet e Europa League. Muzaka tani mund ta thotë me gojën plot se ky Skënderbe është një ekip i madh, por ende nuk ka përfunduar asgjë. Kryeqytetasi premton se Skënderbeu do të japë më të mirën. “Për mua kalimi i katër tureve të Europa League dhe futja në grupe është një sukses i veçantë, pasi para dy vitesh ndodhi e njëjta gjë për Skënderbeun, por nuk isha pjesë e tij. Kjo do të jetë edhe një eksperiencë e parë dhe sigurisht që ndjehem shumë i lumtur për këtë gjë. Në grupet e Europa League nuk ka ekipe të lehta dhe e dinim se do të përballeshim me kundërshtarë të fortë. Ka ardhur momenti të themi të gjithë se Skënderbeu është një ekip i madh. Personalisht, e deklaroj me bindje dhe ndihem shumë mirë”, – thekson Muzaka.

SUPERLIGA – Për ndeshjet e kampionatit të ri, që starton pas pak ditësh, por dhe për ngjeshjen e ndeshjeve për Skënderbeun, Muzaka shprehet: “Po, kemi shumë ndeshje përpara dhe kemi një ngarkesë të madhe, pasi luajmë në tre kompeticione. Skënderbeu është gati të përdorë rotacionin, pasi ka një grup të madh lojtarësh të denjë për të qenë të gjithë titullarë. Ky është një plus shumë i madh. Jam i bindur se do ta përballojmë në mënyrën më të mirë ngarkesën në të tre kompeticionet dhe do të arrijmë objektivat që kemi si klub. Morali i lartë që ka skuadra në këtë moment do të japë efektet e veta pozitive. Ky është një avantazh, në krahasim me skuadrat e tjera”.

FORMACIONI – Gjergji Muzaka, i pyetur së fundi për vendin në formacionin e ekipit korçar, thotë: “Nuk e shikoj me atë sy, nëse jam titullar apo jam në stol te Skënderbeu. Edhe një minutë të jem në fushë, është shumë e rëndësishme për mua dhe për Skënderbeun dhe këtë e kam si parim. Të gjithë duam që Skënderbeu të shkojë sa më larg. Jemi të gjithë një dhe kjo ka bërë që të arrijmë edhe këto suksese”.

Tirana këmbëngul: Me Muzakën shihemi në KAS!
Klubi i Tiranës, me një reagim për mediat, ka mohuar lajmet për gjyqin e anuluar të Gjergji Muzakës, duke njoftuar se janë në pritje të datës së seancës gjyqësore që do të zhvillohet në KAS. Bardheblutë, në deklaratën e tyre për mediat, tregojnë edhe kontaktet e vazhdueshme me KAS-in dhe janë të bindur se do të ketë drejtësi për ta lidhur me çështjen Muzaka. Sipas bardhebluve, deri më tani, nuk ka pasur asnjë vendim, “pro” apo “kundër”, ndërsa për çdo detaj apo informacion lidhur me lajme rreth bardhebluve, do të ketë informacione nga zyra e shtypit.

REAGIMI – Klubi bardheblu ka reaguar me anë të zëdhënësit për shtyp Arbi Laçi, i cili sqaroi: “Përgjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme është shkruar lajmi për çështjen “Muzaka”. KF Tirana dëshiron t’iu njoftojë se lajmet për gjyqin e anuluar në KAS Lozanë janë të pavërteta. Klubi ka apeluar vendimin e Komisionit të Disiplinës në FSHF dhe pret të zhvillohet procesi gjyqësor në muajin shtator (sipas njoftimeve zyrtare nga KAS). KF Tirana ju fton të konfirmoni lajmet nëpërmjet zyrës së shtypit që mbetet gjithmonë në dispozicionin tuaj. Faleminderit”.

SITUATA – Në muajin janar, Tirana humbi në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve gjyqin me mesfushorin Gjergji Muzaka, që pretendonte disa paga të prapambetura. Vetë klubi bardheblu pranoi asokohe se ka detyrime ndaj futbollistit, por çështja ishte te paga, për shkak të nja klauzole që thoshte se kur lojtari është i dëmtuar do të paguhet me shumën e një milion lekëve, ndërkohë që Muzaka gjatë kohës së aktivizimit kishte një pagë që i shkonte në 7 milionë lekë. Fundi i gjyqit dha verdiktin që bardheblutë do t’i paguanin mesfushorit shumën e 107 milionë lekëve, gjë që u kundërshtua nga presidenti Halili, që e ka dërguar çështjen në KAS.

Çështja Muzaka, Tirana digjet në KAS
Gjergji Muzaka dhe Tirana, beteja vazhdon në KAS! Ky ishte lajmi i bujshëm i janarit, pasi dashuria mes mesfushorit e klubit bardheblu u kthye në urrejtje dhe luftë për pagat e padhëna.

Në FSHF i dhanë të drejtë mesfushorit, që duhej të paguhej për thuajse një vit pa paga, ndërsa Tirana paralajmëroi se do ta çonte çështjen në KAS.

E çoi, por pagesa nuk u bë në afatet e duhura dhe tashmë gjithçka ka marrë fund, çështja nuk do të shqyrtohet fare. Pak a shumë si historia e gjyqit mes Flamurtarit dhe Ernest Gjokës.

Tani Tirana është e detyruar të nisë shlyerjen e detyrimeve ndaj Muzakës, sipas vendimit të dhënë nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve.