Mustedanagic

Dështimi i Shpresave, Hafizi i zhgënjyer: Nuk kanë faj vetëm trajnerët, peshku qelbet nga koka
Nëse Kombëtarja doli për momentin nga kriza, duke fituar në Andorrë dhe duke marrë 3 pikë frymëmarrjeje, në pritje të trajnerit të ri, kombëtarja Shpresa barazoi me vuajtje në Principatën e vogël në verilindje të Spanjës dhe sërish nuk është sjellë si një skuadër e vërtetë, edhe pse emra cilësor ka me bollëk.

Pas ndeshjes kundër Andorrës, fituar 3-0, ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi deklaroi se nuk duhej festuar shumë për një fitore të detyruar, ndaj një ekipi amator, ndaj “Sport Ekspres” ka komunikuar me shkodranin, për të folur pak edhe për Shpresat, meqenëse prej tyre pritej gjithashtu fitorja.

– Hafizi, në Andorrë duhej të fitonim edhe me magazinierin, siç u tha me humor. Po Shpresat, pse nuk ia dolën?

– Më vjen keq, është një rezultat shumë zhgënjyes, që flet vetë. Është e lehtë të bësh kritika në këtë moment dhe shumëkush do të sulmojë Alban Bushin, por mendoj se nuk është aq e thjeshtë, që të kufizohemi vetëm tek ai. Janë ndeshje ku vërtet mund të jesh superior në letër, por duhet karakter dhe uri, nuk jemi në balet. Është një barazim si humbje, një disfatë për t’i vënë gishtin kokës e për t’u menduar thellë.

– I habitur nga kjo ecuri e Shpresave, sepse talente kemi plot, duke parë ku luajnë?

– Nuk është një befasi, kemi vite që me Shqipërinë U21 nuk po bëjmë thuajse asgjë. Jemi kënaqur herë pas here me ndonjë ndeshje të mirë, diku 30 minuta, diku një pjesë loje, diku me lojën dinjitoze, që na kthen pas në kohë. Vërtet krenoheshim me humbjet dinjitoze para 20-23 vitesh, por ishin kohëra të tjera, edhe kur kam drejtuar unë, nuk i kishim këto kushte, këtë zhvillim, këtë profesionalizëm e organizim. Tani i kemi gjithë lojtarët që luajnë jashtë, janë rritur në kampionate të rëndësishme në Europë, me infrastrukturë shumë të mirë dhe me mentalitet tjetër, atëherë ku është problemi? Këtu ka diçka që nuk shkon, duhet një analizë e kujdesshme, duke filluar nga seleksionimet që bëhen, që ndoshta nuk janë në nivelin e duhur.

– Dëgjojmë shpesh një frazë “rritim dhe evidentojmë talente për kombëtaren, rezultatet nuk janë prioritet”…

– Nuk jam dakord, normale. Talentet nuk i evidenton kombëtarja Shpresa, i evidentojnë klubet nga vijnë. Shumica janë të afirmuar, rriten në klubet përkatës me të gjitha kushtet dhe kombëtarja i zbulon edhe vetë.

– Si ju duket puna e kryer tek ekipet e moshave?

– Nuk dua të flas keq për ish-lojtarët e mi, duke nisur nga Alban Bushi, që është një djalë shumë punëtor dhe i apasionuar. Nga ana tjetër, nëse flas vetëm mirë, do thonë që e mbaj me hatër dhe nuk flas dot hapur. Ai është trajneri i moshave që ka punuar më gjatë në një post, përveçse ka punuar edhe në poste të tjera pranë kombëtares, si menaxher i kombëtares, është duke fituar eksperiencë dhe po mundohet, edhe pse natyrisht ka shumë punë për të bërë.

– Sipas jush, a është normale që të kërkohen rezultate vetëm tek ekipi A i kombëtares?

– Normale nuk është, ashtu si nuk është normale mungesa e kontrollit tek ekipet e moshave. Aktualisht kemi një drejtor të ekipeve kombëtare, Xhemal Mustedanagiç, i cili ka rreth një dekadë që punon në Shqipëri, ka drejtuar U17 dhe ka arritur një kualifikim shumë vite më parë, më pas rezultate mediokre, ndërkohë që tani është drejtues i lartë, në një kohë që ende nuk di shqip. Kjo nuk shkon fare, për mendimin tim, sepse nuk po flasim për ndonjë legjendë të futbollit ballkanas, që do na ndihmonte me emrin dhe autoritetin e vet, si ish-yjet e Kroacisë për shembull. Nuk e di me cilin komunikon dhe si komunikon Mustedanagiç, i cili bën platformën dhe ne i besojmë të ardhmen e futbollit tonë.

Për mua këtu është zanafilla e gjithë problemeve, peshku qelbet nga koka, nuk mund të ndalemi e të kritikojmë vetëm trajnerët e moshave. Edhe pse pa eksperiencë të madhe, trajnerët e moshave janë ish-futbollistë të kombëtares, që po mundohen të rriten si trajnerë dhe kjo praktikë ndiqet kudo nëpër botë, shpesh ish-futbollistë caktohen drejtues në ekipet e moshave. Nëse këta trajnerë nuk kanë ende CV të pasur, të paktën Mustedanagiç si drejtuesi i tyre duhej të kishte një CV shumë të pasur, të ishte një personalitet i trajningut në futbollin ballkanas, gjë që nuk e ka. Që këtu fillon gjithçka, dikush duhet të flasë për këtë çështje, dikush që ka përgjegjësinë dhe vendos për emërimin e drejtorit të kombëtareve dhe më pas trajnerëve.

Më duket se presidenti i FSHF-së nuk bën ndonjë analizë kur mbaron një edicion, nuk e kuptoj çfarë po ndodh me ne, ku fle lepuri. Ne kemi pasur futboll gjithnjë, në vitet ’80 të rinjtë shkuan mes 8 më të mirave të Europës, me djem të rritur në Shqipëri, ndërsa tani nuk rritim askënd në Shqipëri, i marrim nga jashtë thuajse gati dhe zero rezultate. Le të nisë krasitja dhe kërkesa e llogarisë që nga maja, të analizohet gjithçka, para se të shkojmë direkt e te kritika për trajnerët e kombëtareve.

Strategjia dhe porositë e Mustedanagiç: Nuk duhet të humbasim talente!
Drejtori teknik Dzemal Mustedanagic, i shoqëruar nga specialistët e Sektorit të Ekipeve Kombëtare, ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit me trajnerët e ekipeve Kombëtare rajonale si edhe përfaqësuesit e Zyrave Rajonale. Në këtë takim Mustedanagiç u ka shpjeguar trajnerëve në detaje strategjinë e re, por edhe ka analizuar në detaje të gjitha zhvillimet e fundit nga grumbullimet dhe testimet që janë kryer në të gjithë Shqipërinë.

“Të gjithë trajnerët janë njohur me strategjinë e re që ne po implementojmë dhe jam shumë i kënaqur nga kjo fazë e parë grumbullimesh që kemi zhvilluar në të gjithë Zyrat Rajonale. Duhet të punojmë me seriozitet dhe bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin, duhet të punojnë në një linjë. Shqipëria ka talente dhe ne synojmë rritjen e elementëve brenda Shqipërisë, të zbulojmë lojtarë të talentuar, të punojmë fort me ta dhe t’i hapim rrugën për në Kombëtaren A.

Synojmë të rrisim numrin e lojtarëve nga ekipet shqiptare në Kombëtare. Nuk duhet të shikojmë moshën tek lojtarët, të grumbullojmë edhe lojtarë më të rinj se mosha e lejuar. Nuk duhet të humbasim kurrë talente rrugës, dhe nëpërmjet punës së mirë dhe të vazhdueshme duhet ti ndjekim çdo ditë, cdo muaj dhe çdo vit fazat e tyre të rritjes. Ne do t’i shikojmë lojtarët pesë herë më shumë sesa i kemi parë deri më tani”.

Mustedanagiç ka kërkuar që stafet kuqezi të këshillojnë trajnerët e lojtarët në klubet ku luajnë për mangësitë e tyre dhe të punojnë individualisht me ta. I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka kërkuar impenjim maksimal nga të gjithë stafet e Zyrave Rajonale dhe trajnerët e ekipeve Kombëtare rajonale.

Plani për kombëtaret e moshave, rrëfehet “Xhema” Mustedanagiç
Përfaqësueset e grupmoshave i janë nënshtruar një revolucioni me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe zbulimin e sa më shumë talenteve. Xhemal Mustedanagiç vendosi të linte mënjanë kostumin sportiv për të veshur atë të zyrtarit dhe në rolin e shefit të sektorit të ekipeve kombëtare, ka marrë përsipër të ndryshojë të ardhmen e kuqezinjve.

Madje së fundmi, është marrë një vendim: krah përfaqësueseve kryesore do të ketë edhe një skuadër B për grupmoshat. Qëllimin e zbulon vetë Mustedanagiç për “Supersport”, ku u shpreh:

EKIPET B – “Qëllimi kryesor është të shohim sa më shumë lojtarë që luajnë brenda Shqipërisë, të kenë mundësinë të aktivizohen dhe t’i vëzhgojmë nga pranë. Ekipi B te të gjitha grupmoshat do të ketë lojtarë që luajnë në Shqipëri, do të zhvillojnë ndeshje të forta për t’i testuar.  Ekipin B do ta shfrytëzojmë edhe për lojtarë që dëshirojnë të provohen. Do të kemi mundësinë që provat të zhvillohen pikërisht tek ky ekip, duke mos e prekur skuadrën kryesore. Duhet që fillimisht lojtarët të kalojnë nga përfaqësueset B”.

PLANI – “Gjithçka do të ndahet në tri faza. E para, duhet të formojmë kultin e kombëtares, jo çdo njeri mund të luajë me përfaqësuesen. Faza e dytë është të përparojmë dhe të instalojmë rregullat dhe të zhvillojmë në çdo pikë ekipet kombëtare dhe e treta është faza që unë e quaj atë të përsosmërisë. Në mënyrë të vazhdueshme duhet të zhvillojmë talente për kombëtaren e madhe”.

OBJEKTIVI – “Ne synojmë që çdo vit të dërgojmë te kombëtarja e Panuçit 3 lojtarë, është shumë mirë sikur të shkojë edhe vetëm një. Unë jam shumë optimist, sepse Shqipëria ka shumë talente dhe potencial. Fëmijët shqiptarë janë shumë të lidhur me fanellën. Duhet pak kohë dhe durim, por besoj se një ditë Shqipëria do të jetë në nivele të larta. Më pëlqen fakti që shumë shqiptarë që aktivizohen jashtë kanë shprehur gatishmërinë të vishen kuqezi. Natyrisht, nga jashtë do të marrim vetëm ata që janë ‘top player’, nëse kanë të njëjtin nivel me ata që luajnë në kampionatin vendas, atëherë do të kenë prioritet futbollistët që aktivizohen në Shqipëri”.

KUALIFIKUESET – Jam optimist, por U-17 dhe U-19 kanë në grup skuadra të vështira, megjithatë kam besim që mund të shkojmë deri në ‘Elite Round’. Kombëtarja mendoj se do të jetë pjesë e rëndësishme e futbollit europian, dua me zemër që skuadra e Panuçit të shkojë në Europian”,- u shpreh Musteganadiç.

Zyrtare: Kombëtaret e moshave me trajnerë të rinj, ja plani i Mustedanagiç
“Xhemal Mustedanagiç drejtor i ekipeve kombëtare, konfirmohet Alban Bushi, Nevil Dede merr drejtimin e U19, Elvin Beqiri ekipin U17 dhe Armand Damo ekipin U15. I falënderojme Bogdandin dhe Memushajn”, u shpreh mes të tjerave Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në konferencën e sotme për shtyp.

Më pas fjalën e mori Xhemal Mustedanagiç, i cili u shpreh: “Falënderoj trajnerët e rinj, Federatën për besimin që më ka dhënë. Jo rastësisht e kam përzgjedhur Shqipërinë, pasi mund të bëjmë gjëra të mëdha për futbollin shqiptar. Qëllimi kryesor është zhvillimi i futbollit shqiptar dhe i trajnerëve, për ta çuar sa më lart. I kam vëne detyrë gjithsecilit se çfarë duhet të bëjnë. Fillimisht të jenë drejtues sa më të mirë, të jenë autoritarë, me dijet e tyre që të dinë t’i shpjegojnë lojtarëve se çfarë kërkojnë.

Gjithçka duhet të jetë e organizuar me plan, në lojë si në mbrojtje edhe në sulm. Secili duhet të fokusohet te loja dhe ajo që duhet të bëjë gjatë ndeshjes. T’ia kalojë ekipit frymën dhe ndjenjën e fitores, të krijohet një atmosferë sa më e mirë, që ndihmon te rezultatet. Jam i sigurt se këta trajner i kanë këto cilësi.

Damo ka patur rezultate të mira te Internacionali, e kam vëzhguar si e drejton ekipin. Beqiri ka qenë bashkëpunëtori im te U-17, kam besim maksimal tek ai. Dede, kur kam drejtuar lojtarët ‘95, kishim Hoxhallarin dhe nuk është rastësi që u bë pjesë e ekipit të pare të Tiranës. Bushi është një drejtues i mirë dhe e ka treguar gjatë edicionit në krye të U-21. Mund të duket sikur dikush nuk e ka eksperiencën e duhur, por i kanë cilësitë e duhura. Do të jem përkrah tyre me eksperiencën time, që nuk më mungon.

Më e rëndësishmja është të zhvillojmë dhe të kemi sa më shume lojtarë për ekipin e parë. Ajo që kërkoj nga trajnerët është të jenë të ndershëm me të gjithë lojtarët, por ky nuk do të jetë problem, sepse e kemi të gjithën të organizuar me strukturë dhe rregullore. Nëse cilido nuk do t’i respektoje këto rregulla dhe kushte, atëherë nuk është i denjë për ekipet Kombëtare.

Në futboll gjithçka është e thjeshte, nuk ka filozofi. Nëse dikush do të ketë konflikt, do ta ketë me rregullat dhe sistemin që kemi vendosur, jo me mua si drejtor i ekipeve kombëtare. Do të ketë seleksionime pozitive dhe negative. Të gjithë elementet do vëzhgohen dhe më të mirët do të futen në skuadër me transparence. Për lojtarët që seleksionohen nga jashtë, do të jenë vetëm top talentet, pra niveli më i lartë dhe jo futbollistë mesatare”.

“Rezultati apo lojtarët si njësi matëse? Objektivi është zhvillimi i lojtareve dhe të kemi sa më shumë për kombëtaren A. Në çdo sezon kemi dy apo tre lojtare për kombëtaren. Nëse do të arrijmë edhe një lojtar për çdo vit, në dhjetë vjet do të ishte shumë mirë. Dy lojtarë shkëlqyeshëm, tre në vit fantastike.

Loja e mirë do të nxjerre në pah edhe individët. Qëllimi tjetër është që nga jashtë të vijnë me të mirët dhe të zhvillojmë sa më shume talentet në Shqipëri. Plani im është që U17 dhe U19 të jenë me lojtarë nga Shqipëria

Do bëjmë edhe U20 me lojtare nga kampionati ynë. U17 dhe U19 do përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e ardhshme të Europianit. Një herë në javë do të organizojmë ndeshje të forta me ekipet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, ku aty elementët e rinj do të kenë mundësi të tregojnë cilësitë. Kombëtarja më e mirë, që do të ketë lojtarët më të mirë, do të ketë turnetë e vete për t’u përgatitur”.

Revolucion te kombëtaret, Bogdani e Mustedanagiç e mbyllin
FSHF ka vendosur të bëjë ndryshime te kombëtaret e moshave, teksa i vetmi që ka shpëtuar është trajneri i Shpresave Alban Bushi. Erjon Bogdani, Xhemal Mustedanagiç dhe Eqerem Memushaj nuk do të jenë më në krye të kombëtareve U19, U17, U15.

“Federata Shqiptare Futbollit ju fton nesër, e martë, ora 11:00, në një konferencë për shtyp ku do të prezantohen trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Konferenca do të mbahet pranë zyrave të FSHF, shkruhet në njoftimin e Federatës.

Top Channel raporton se Nevil Dede do të drejtojë në vijim Shqipërinë U19, ndërsa Elvin Beqiri zë vendin e Xhemal Mustedaganiç. Shkodrani ishte pjesë e stafit teknik të kombëtares U17 dhe tanimë merr drejtimin si trajner i parë. Largimi i boshnjakut ishte paralajmëruar, pasi FSHF e gradoi si drejtor teknik të ekipeve kombëtare.

Ndryshim edhe te Shqipëria U15: vlonjate Eqerem Memushaj nuk do të jetë më në krye të kësaj grupmoshe të kombëtares. Në vend të tij do të emërohet Armand Damo.

Mustedanagiç: Prioritet lojtarët e Superiores, ka futbollistë që luajnë me dy porta
Xhemal Mustedanagiç prej vitesh po bën një punë të madhe me skuadrën e  17-vjeçarëve, por tani ka ardhur momenti që të nisë të kontribuojë më shumë edhe për skuadrën e parë. Boshnjaku me shumë mundësi do të drejtojë për të fundit herë skuadrën e 17-vjeçarëve në turneun e muajit të ardhshëm, gjithnjë nëse skuadra nuk avancon më tej.

Në konferencën që është zhvilluar sot në FSHF, ku është publikuar dhe lista për ndeshjet e ardhshme, tekniku boshnjak ka komentuar dhe për të ardhmen e tij, por dhe për situatën me lojtarët e rinj dhe premtues.

AVENTURA E RE

“Me shumë mundësi nuk do të vijoj të jem më trajneri i U17 pas këtyre ndeshjeve gjithnjë nëse nuk shkojmë në ‘Elite Round’. Do të kem një sfidë të re detyra që do të marr dhe po e shikoj me shumë kujdes situatën. Kemi një skuadër të talentuar dhe them se do të bëjmë mirë edhe në të ardhmen. Kam mjaft ide, por nuk do të bëjmë revolucion dhe në të ardhmen do të bëjmë përpara, pasi Shqipëria ka potencial.  Do të bëj më të mirën time si drejtor teknik, por jo çdo gjë bëhet brenda një nate. Në dy vitet e ardhshme do të shihet një ecuri pozitive e ekipeve Kombëtare. Veç Kombëtares së parë unë të ndihmoj në zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Do punojmë që në kombëtaren shqiptaren të ketë sa më shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, ndërsa nga jashtë të vijnë vetëm talentet e mëdhenj. Nëse kanë pak dallim lojtarët që luajnë jashtë nga ata që luajnë në Shqipëri, do të afrojmë ata që luajnë këtu”.

SHQIPËRIA KUNDËR IZRAELIT

“Shqipëria u paraqit mirë në Izrael, por duhet thënë se i mungoi fati, duke kujtuar këtu rastet e Balajt. Trajneri provoi disa lojtarë me Jordaninë, por për sfidën e djeshme kishim dhe mungesa me peshë”.

TTALENET NGA KOSOVA

“Numri i lojtarëve që vijnë nga Kosova është ulur. Do të afrojmë çdo lojtar që ka dëshirë që të luajë për Shqipërinë, sigurisht nga ata që e meritojnë. Ismajli? Ka prindër të cilët luajnë dhe me dy porta. Kujtoj këtu rastin e Asllanit”.

Mustedanagiç “peshkon” në Maqedoni, një mbrojtës për kuqezinjtë
Shqipëria U17 po bëhet gati për ndeshjet kualifikuese të Europianit, ndërkohë që trajneri Xhemal Mustadanagiç po mendon për listën e lojtarëve që do të ftojë. Në periudhën 20-30 tetor, në Shqipëri zhvillohen kualifikueset dhe kuqezinjtë përballen me skuadra si Norvegjia, Skocia dhe Azerbajxhani.

Sa i takon listës, “SportEkspres.com” mëson se Usni Ismaili, mbrojtësi i djathtë i datëlindje 2002, do të jetë pjesë e Shqipërisë U17. Adoleshenti po luan në Maqedoni me Pelisterin në ligën e dytë dhe është një element me të ardhme.

Trajneri Mustadanagiç e ka pëlqyer lojtarin në fjalë dhe e ka në planet e tij. Kështu shtohet numri i lojtarëve nga Maqedonia që zgjedhin të veshin fanellën kuqezi. Te moshat janë disa lojtarë që kanë bërë këtë zgjedhje, ndërkohë që ka edhe të tjerë në fokus.

VLADIMIR PRENGA

Plani i Mustedanagiç: Talentet i zbuloj nga… kampionati shqiptar!
Xhemal Mustedanagiç është një nga ata që i ka shpëtuar ndryshimeve të shumta te kombëtaret e moshave. FSHF nuk i ka vënë në dyshim aftësitë e boshnjakut, i cili në të shkuarën ka qenë edhe zëvendëstrajneri i kombëtares krah Josip Kuzhe, i ndarë nga jeta.

Aktualisht drejton Shqipërinë U17, ndërkohë që është përzgjedhur edhe si drejtor teknik i kombëtareve, pozicion që e ka mbajtur më parë Paolo Tramexani.

“Dëshira ime është që të ndihmoj sa më shumë trajnerët me dijet dhe eksperiencën time. Objektivi kryesor i punës do të jetë zhvillimi sa më i shpejtë i lojtarëve për t’i përgatitur për kombëtaren A. Gjithçka do të nisë nga puna me kampionatin vendas dhe me lojtarët me origjinë nga Shqipëria. Në këtë mënyrë do të kemi më shumë futbollistë shqiptarë që të na përfaqësojnë në kombëtare”, është shprehur Mustendanagiç në një prononcim të dhënë për “Top Channel”.

“Do të fillojmë bisedimet me trajnerët për të krijuar një modul loje që të luajë ekipi kombëtar A dhe më pas të gjithë të luajnë me të njëjtën skemë. Minimalisht nga U15 deri tek U21 duhet të ketë një model loje”, shton boshnjaku, i cili tregon edhe planin e tij.

“Do të krijojmë një databazë për të identifikuar elementët shqiptarë kudo që janë e më pas të punojmë me ta, në mënyrë që të mos na humbasë asnjëri rrugës. Do të komunikojmë me klubet që të stërvitin sa më mirë dhe të punojnë sa më shumë me lojtarët vendas që të jenë pjesë e ekipit kombëtar.

Besoj që e ardhmja do të jetë më e mirë, kjo duke patur parasysh që çdo ditë e më tepër po vijnë trajnerë të rinj e të përgatitur më mirë, me më shumë informacione. Do të përpiqemi të bëjmë një miksim moshash në ekipet kombëtare.

Pavarësisht se ndonjëri do të jetë në moshë më të vogël, mund të luajë me ekipin e një kategorie moshe më sipër, për të promovuar sa më shpejt talente që të arrijnë në ekipin A. Shqipëria ka brumë, por duhet të rritet përgjegjësia dhe puna në të gjitha nivelet, mbi të gjitha mënyra se si punohet”, përfundon Mustendanagiç.