Murati

Murati: Trashëgimtari i Canës, shoh vetëm një futbollist që mund të bëhet lider
Edvin Murati është një prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares së Shqipërisë. Ish-lojtari kuqezi, prej vitesh është zhvendosur në Francë, por vijon të jetë mjaft aktiv në botën e futbollit. I ftuar në promovimin e filmit “Lorik”, Murati ka folur për “Telesport” si për dokumentarin e ish-kapitenit të Kombëtares, ashtu dhe për skuadrën përfaqësuese në tërësi.

Nuk kishte si të mungonte një koment për shortin e Euro 2020 nga ana e ish-mesfushorit, i cili ka treguar se çfarë i kanë thënë miqtë e tij nga përfaqësuesja e “gjelave”.

Duket si një ribashkim i kombëtares?

Me të vërtetë është një kënaqësi. Në evente të tilla sheh miqtë, partnerët e dikurshëm. Të gëzon ky fakt. Falënderoj Lorikun për këtë event. Na jep mundësi të shohim ata që duam.

Dukesh në formë, bashkë me Lorikun ndoshta do të ishte mirë të ktheheshit në kombëtare?

(Qesh) Jo, jo! Jemi copa-copa. Ndoshta karroceria duket e bukur, por kështu nga brenda jo.

Të kthehemi te kombëtarja, kur do të vijë një brez si i Lorikut dhe i juaji?

Tani, është vështirë të zëvendësosh Lorikun. Duke parë se çfarë kapiteni ka qenë. Roli i liderit në ekip është shumë i rëndësishëm.  Kur ai flet të gjithë duhet të dëgjojnë në dhomat e zhveshjes. Kemi pasur lider si Loriku, si Strakosha, si Rudi Vata apo Altin Lala. Na duhet një lider, na mungon shumë.

A mund ta bëjë dikush?

Për momentin, sinqerisht shoh Thomas Strakoshën. Njerëzit mund të habiten, por një djalë i ri që ka luajtur gjithë ato ndeshje dhe e sheh me qetësi, mund të bëjë edhe liderin. Duke pasur baba Foton, do ta ndihmojë.

Të flasim pak për shortin dhe Francën përballë…

Filluan që tani duke më kërkuar bileta me sms miqtë e mi… Përtej shakave, jam shumë i kënaqur që do të përballemi me Francën. Kam miq shqiptarë dhe francezë. Kam bërë urën mes dy vendeve dhe më pëlqen kjo gjë. Diçka e bukur që jemi bashkë. Edhe presidenti i federatës franceze me shaka më tha: “prap me ju do të luajmë ne”.

Vlerësim për ish-mesfushorin e kombëtares, presidenti Meta i dorëzon titullin në Paris
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Edvin Murati, është dekoruar ditën e sotme nga presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i madh” në një ceremoni në Paris, qytetin ku Murati hodhi hapat e parë në futbollin profesionist 24 vite më parë dhe jeton sot e kësaj dite.

Dekorimi për ish-futbollistin ka ardhur dhe si dhuratë e veçantë për ditëlindjen për Muratin, i cili ditën e sotme mbushi 42-vjeç. Në postim në “facebook” të presidentit Meta shkruhej se Murati ka kontribuar në promovimin e Shqipërisë në Francë.

Murati: Jeta ime, nga arratisja, te PSG dhe bashkëshortja franceze
Ish-mesfushori i famshëm i kombëtares shqiptare mbetet një personazh mjaft i njohur edhe në Paris. Në këtë intervistë ai kujton historinë e tij dhe lidhjen e pandashme me klubin francez

Po mbush dekadën që është ndarë nga futbolli i luajtur, por Edvin Murati mbetet një personazh mjaft i njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Francë, aty ku është aktivizuar për shumë vite dhe ku është rritur duke veshur fanellën e PSG-së, klubit që tashmë po dominon Francën falë milionave të sheikëve, por që në vitet ’90 i rriste vetë talentet dhe një prej tyre ishte edhe Murati.

Uebsiti “virage.paris”, që mbulon gjithçka lidhet me PSG-në, ka publikuar një intervistë interesante me Muratin, duke u ndalur në gjithë etapat e karrierës se ish-mesfushorit shqiptar.

Është historia e një djaloshi klandestin nga Shqipëria, i cili u bë një futbollist profesionist te Paris Saint-Germain. Pasi kaloi kufirin i fshehur në bagazhin e një makine, Edvin Murati në moshën 15-vjeçare kërkoi fatin e tij në Francë. Rruga e tij u bashkua me atë të PSG-së në vitin 1991, për të mos u ndarë më. Tashmë Këshilltar Ekonomik i Ambasadës Shqiptare në Paris, Murati (i cili flet 5 gjuhë: frëngjisht, anglisht, gjermanisht, greqisht, shqip) ka rrëfyer historinë e tij.

ARRATISJA

“I lindur në vitin 1975, u rrita në Shqipëri, nën regjimin komunist. Pas rënies së murit të Berlinit (1989), vëllai im i madh Sokoli arriti të largohej nga vendi dhe të realizonte ëndrrën e tij: të vinte në Francë. Ai e adhuronte Francën, fliste frëngjisht mjaft mirë.

Pas një ndalese në Marsejë, ai mbërriti në Paris, gjeti një punë në ambasdë. Më tha: “Edvin, eja edhe ti, provoje fatin këtu”. Isha vetëm 15 vjeç, luaja futboll prej një dekade. Vëllai im besonte tek unë, por në atë kohë ishte minoren dhe nuk ishte e mundur të merrja vizë.

Në 1 tetor 1991, skuadra e Partizanit do të shkonte të luante një ndeshje për Kupën e Kupave kundër Fejenordit, në Holandë. Kur mësova që do të udhëtonin edhe të rinjtë e klubit, shkova të takoj trajnerin e të rinjve, duke i kërkuar të më merrte edhe mua, për të udhëtuar me skuadrën. Trajneri e dinte që unë synoja të lija Shqipërinë. I thashë: “Më nxirr nga ky vend”. Pasi mbërritëm në Holandë, një shok i vëllait tim erdhi e më mori me makinë. Synimi: të shkoja deri në Frankfurt, ku më priste vëllai. Duhej kaluar kufiri. Nuk kisha dokumente. U fsheha në bagazhin e makinës. Në kufi, doganierët e ndalën makinën që ishte para nesh, por jo ne. Ndonjëherë jeta ndryshon për pak gjë. Ia dolëm të shkonim në Frankfurt, ku vëllai im po priste. Me vëllain tim, ecëm 30 kilometra nëpër pyje, duke kaluar kufirin për të mbërritur në Francë.

FUTBOLLI

Kam luajtur futboll që kur isha 5 vjeç. Luaja me fëmijë më të rritur se unë dhe vëllai im më pa dhe dëshironte që të bëhesha futbollist. Ai e dashuronte futbollin, por babai im dëshironte që ai të bëhej pianist. Kur nisa të luaj futboll, babai im nuk më tha asgjë, ndaj vazhdova.

PASAPORTA

Në Emancé, një komunë e vogël në Ivelin, vëllai im kishte një shok që njihte njerëz që punonin për PSG-bnë. Ai i telefonoi duke u folur për mua: “Është një djalosh që nuk është aspak keq, nëse dëshironi ta shihni”. Ata thanë që një provë ishte e realizueshme. Mbërrita atje, në kampingun stërvitor në Lozhë, pa asgjë me vete, as pasaportë e as këpucë… Trajneri i PSG-së i tha vëllait tim: “Ku e ka pasaportën? Vëllai u përgjigj: “Ju më thatë të sillja vëllain, jo vëllain me pasaportë”. Tani është për të qeshur, por ndodhi realisht ashtu.

Prova ishte një miqësore kundër PSG U-17. Para ndeshjes, vëllai më tha: “Shih sa të shpejtë janë!”. Më duket se ai u frikësua më shumë se unë, ndërsa unë nuk kisha frikë të luaja, kisha frikë se do të zhgënjeja vëllain. Doja t’ia dilja mbanë dhe t’u tregoja të gjithëve, shokëve, trajnerëve, familjes në Shqipëri, që ia dola mbanë. Nuk doja të kthehesha në Shqipëri si dështak.

Në Shqipëri, ditën që ika nga shtëpia, e bëra me biçikletë, me një kushëri. Kur ktheva kokën, pashë mamanë që po qante, gjithnjë do ta kujtoj atë moment. Doja t’i bëja krenarë, nuk doja që gjithçka të kishte ndodhur më kot.

Në miqësoren me PSG U-17 unë shënova dy gola dhe dhashë edhe dy pasime për gol. Klubi më bëri ofertë ëq të bëhesha pjesë e qendrës stërvitore. Sezoni sapo kishte nisur, nuk kishte vend as për akomodim. Tieri Morin, drejtori i qendrës, më tha “kemi vetëm një dhomë shumë të vogël, a je dakord?”. “Natyrisht”, u përgjigja, sepse nuk kisha ku të flija. Isha shumë i lumtur.

FAMA NGA PSG

Tieri Morin është si një baba për mua. Ai siguronte gjithë edukimin e nevojshëm për të rinjtë dhe ishte një personazh shumë i rëndësishëm për mua. Kur mbërrita në Francë, aplikova për azil. Më kujtohet që më tha të shkoja në zyrën e tij dhe më tha që aplikimi im për azil ishte refuzuar. Nisa të qaj dhe e pashë që edhe ai u prek. Bëra një apel dhe m’u dha statusi i refugjatit politik në vitin 1993. Sërish Morin ma dha lajmin. Isha shumë i lumtur, sikur të kisha fituar Kupën e Botës.

Kam shumë respekt për PSG dhe Tieri Morinin. Ai bëri gjithçka që unë të përshtatesha në Francë, mësova të sillesha, të flisja me edukatë, të kujdesesha për veten, të isha korrekt dhe të kisha respekt për të tjerët. I jam mirënjohës përjetë klubit.

Po ju tregoj një anekdotë. Jemi një grup shokësh dhe ndonjëherë hamë drekë me Tieri Morinin. Sapo e shoh, hedh përtokë cigaren, në mënyrë instiktive. Nuk tymos dot në praninë e tij, e pamundur.

I ABONUAR NË PARC DE PRINCES

Kur mbërrita në Paris, nuk dija asnjë fjalë frëngjisht. U futa në shkollë, bëja 3 orë mësim në javë, si dhe tre orë kurs shtesë. Në moshën 15-vjeçare është e lehtë të mësosh. Stërvitesha dy herë në ditë, jë herë me të rinjtë dhe një herë me ekipin rezervë, me lojtarë 3-4 vite më të mëdhenj. Shkoja një orë para të tjerëve në stërvitje, ikja një orë pas të tjerëve, doja të shfrytëzojë çdo mundësi.

Ndër të rinjtë te qendra stërvitore ishin emra si Paskan Numa, Patrim M’Boma, Zherom Lerua, Bernar Alu dhe Vinsent Fernandez. Të gjithë më trajtonin shumë mirë, më ndihmonin, si më të voglin e grupit. PSG u bë si një familje për mua. Edhe tani banoj pranë qendrës stërvitore. Kam shumë miq në klub, kujtime të shkëlqyera. Jam një tifoz tani, kam abonim në stadiumin Parc De Princes.

REAL MADRID-PSG: PO DRIDHESHA!

Ndeshja ime e parë me profesionistët, në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit, në një miqësore në nder të Huanitos, një sulmues i ndarë nga jeta pas një aksidenti rrugor. Ishte një periudhë e artë për Realin, me emra si Redondo, Laudrup, Sançis, Butragenjo. Edhe PSG kishte yje, si Ueah, Valdo, Rai, Geren… Unë isha 18 vjeç, nuk ishte planifikuar aktivizimi im. Megjithatë, Luis Fernandez dhe David Zhinola grindeshin shpesh dhe e bënë edhe para ndeshjes në Madrid, ndaj Luisi më tha që do të luaja unë. Po dridhesha, me zor më mbanin gjunjët. Gjatë ndeshjes e preka topin dy herë në 80 minuta, ndërsa më pas kisha dhimbje muskulore për një javë, nuk kisha vrapuar kurrë aq shumë në jetën time. Isha i lumtur që luajta, por u mërzita që Zhinola nuk luajti. Sapo kisha mbërritur në skuadër, ishte një ndeshje shumë e veçantë për mua.

Në vitin 1995 shkova te Shatoru në huazim, duke luajtur 31 ndeshje. Ishte klubi satelit i PSG-së, ia kalova shumë mirë. Në Kupën e Francës luajtëm në Paris, kundër PSG-së, dhe unë shënova në humbjen 3-1, ashtu si parashikoi para ndeshjes presidenti i PSG-së Mishel Deniso. Nuk do ta harroj kurrë atë që ai ka bërë për mua, në vitin 1995 pagoi për kurimin e nënës sime, që ishte e sëmurë.

TAKOVA BASHKËSHORTEN TE PSG

Në vitin 1999 luajta ndeshjen e parë zyrtare me PSG-në, 2-1 kundër Bordosë, dy ditë pas ndeshjes në Athinë me kombëtaren shqiptare, ku një tërmet i frikshëm tundi vendin. Shumë shtëpi u shembën, hoteli u evakuua, njerëzit qëndronin jashtë nga frika. Ndeshja nuk u luajt dhe u ktheva në Paris, ku mësova se do të luaja. Emocione pa fund për një javë. Në sezonin 1999-2000 nisa të luaj, 24 ndeshje e një gol, shkuam në Champions league, por humbëm finalen e Kupës së Ligës ndaj Guenjonit 2-0. Unë humba rastin për të barazuar 1-1.

Në vitin 2000 shkova te Lila, pikërisht kur Lorik Cana mbrëriti te PSG. Zhoel Le Hir, fizioterapisti, më telefoni: “Po vjen një djalosh shqiptar”. U prezantuam, në mbrëmje dolëm me babain dhe vëllain e tij dhe i dhurova fanellën time te Lila, ku sapo kisha firmosur. Që atëherë kemi luajtur së bashku në kombëtare, kishim një lidhje të fortë, mundoheshim të jepnim një imazh të bukur për Shqipërinë. Loriku ishte si një vëlla për mua.

PSG është një vend special për mua, do t’i jem përjetë mirënjohës, edhe për faktin se fati e deshi që në Paris të njihja bashkëshorten time. E takova te PSG, ajo ishte në stërvitje. Nuk pija kafe, por shkova të mbushja një kafe për të. Që atëherë, edhe unë pi shumë kafe. Djali ynë (2 vjeç e gjysmë) quhet Marko, si Marko Verrati”.