Muca

Muça: Të mos flasim si tifozë, goli i Sherif ishte i rregullt
Partizani u eliminua nga kualifikueset e Europa League pas barazimit 1 – 1 në Moldavi ndaj Sherif Tiraspol. Goli i skuadrës moldave ishte tepër i dyshimtë, madje u desh që gjyqtari kryesor të dilte në kontradiktë me asistentin e tij, i cili sinjalizoi për një pozicion jashtë loje.

Në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në “RTSH”, trajneri i njohur Shkëlqim Muça u shpreh pro vendimit të gjyqtarit kroat, pasi sipas tij goli i Sherif nuk është në shkelje të rregullores.

GOLI I SHERIF – “Të mos flasim si tifozë. Rreshtimi i skuadrës në këtë rast është skandaloz. Qendra e mbrojtjes është krejtësisht bosh. Aty duhet të ketë të paktën 3 ose 4 lojtarë. S’duhet të kenë pishman fare, por duhet të nxjerrin mësime. Për mua është gol i rregullt. S’ka prekje me dorë, s’ka shtyrje. Numri 4 duhet të rrinte përpara lojtarit dhe jo mbrapa. Unë nuk shikoj gjë të parregullt në këtë gol. Për mendimin tim arbitri kryesor ka pyetur anësorin për arsyen e ngritjes së flamurit dhe më pas e ka pyetur nëse lojtari që shënoi golin ishte pozicion jashtë loje”.

PARAQITJE E EKIPEVE SHQIPTARE NË EUROPË – “Në këtë periudhë, që është shumë e rëndësishme, ekipet shqiptare gjenden të papërgatitura. Skuadrat e mira i marrin masat që në muajin janar e shkurt për këto ndeshje, pasi kemi të bëjmë me një kompeticion shumë të ndryshëm. Ka ndryshime të shumta dhe faza përgatitore të programuara në mënyrë jo të duhur. Ekipet e tjera zhvillojnë 6 ose 7 miqësore, ndërsa ne shumë më pak. Kjo është një problematikë shumë e vjetër e ekipeve shqiptare. Kështu ka qenë edhe kur trajnoja unë, asgjë s’ka ndryshuar”.

Muça: Ç’do ndodhë me Skënderbeun? Bashkia të reagojë
Lajmet që po qarkullojnë për një tjetërsim të klubit të Dinamos në Korçë janë bërë objekt diskutimi në komunitetin e sportit në Shqipëri. Ish-trajneri i klubit dinamovit Shkëlqim Muça ka diskutuar në lidhje me këtë skenar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

TJETËRSIMI I DINAMOS – “Njerëzit e ndërgjegjshëm e dinë çfarë është stema dhe historia e një klubi. Këto janë muhabete që unë refuzoj t’i dëgjoj. I bie që një klub me histori si Skënderbeu të zhduket dhe Dinamo klub i themeluar në vitin 1946 të zhduket nga historia. Këto klube kanë një emblemë. Pronari i Skënderbeut është bashkia Korçë, unë nuk e kuptoj pse nuk ka një prononcim nga kryebashkiaku për të sqaruar të ardhmen e klubit. Pse duhet të shkrihet një histori e tërë për shkak se klubi nuk shkon dot në Europë”.

BORXHET E KLUBEVE TË SUPERIORES – “Federata i është drejtuar shtetit me një paketë ligjesh, ku kërkon që shteti ta mirëkuptoj dhe të implementojë. Unë mendoj se pjesa më e rëndësishëm është amnistia që federata kërkon për borxhet. Në këtë mënyrë mund të fillojë formalizimi i futbollit. Në këtë moment do ishte një goditje shumë e madhe nëse do të largohen klube me emër që kanë borxhe të mëdha. Shteti duhet t’u falë këtyre klubeve borxhet ndaj tatimeve”.

Muça ka recetën: Kështu i kthejmë tifozët në stadiume!
Ish-trajneri dhe futbollisti i Tiranës, Shkëlqim Muça, preku fenomenin e tolerimeve dhe aleancave në etapën e fundit të kampionatit.

Në studion e emisionit “Rubrika Sportive ” në “RTSH”, Muça e cilësoi këtë fenomen si një ndër shkaqe kryesore të mungesës së njerëzve në stadiume.

“Asnjë rezultat nuk më habiti, ishin të pritshme. Në këto javë, vetë lufta për Europën dhe mbijetesën e bën kampionatin më të bukur. Nuk ka llogari dhe lëshime. Kjo e bën futbollin më tërheqës dhe të pastër. Të gjitha kanë qenë ‘fair’ dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Vitet e shkuara ka pasur lëshime në fund. Duhet kuptuar që duhet luftuar deri në fund, është një produkt që duhet reklamuar. Po u lanë ndeshjet e fundit, njerëzit gjashtë muaj pas nuk vijnë. Të gjithë duhet ta forcojnë garën me lojë të ndershme. Po të ketë ndeshje të pastra, njerëzit do vijnë 10 ose 20 për qind më shumë”.

Muça: Teuta ekip pa personalitet, ja pse shpëton Tirana
Shkëlqim Muça ka komentuar ndeshjet e javës së 27-të të Kategorisë Superiore në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. 58-vjeçari nuk i ka kursyer kritikat për paraqitjen e dobët të Teutës në fazën e tretë, ndërsa mbetet optimist për Tiranën e futur në garën për mbijetesë.

TEUTA – “E kam thënë dhe herë të tjera, Teuta është një ekip pa personalitet. Ata kanë bërë një fazë të tretë shumë të keqe. E filluan me një seri barazimesh dhe e mbyllën me një ndeshje skandaloze. Ishte një ndeshje e çuditshme, në çdo sulm të Laçit rrezikohej për gol. Futbolli ka dhe ndeshje të tilla”.

PARTIZANI – “Kësaj here e pashë Partizanin shumë të çekuilibruar, sidomos në mbrojtje. Ishte një problem në tërësi. Skuadra u nervozua shumë pas golit të dytë. Ekipi u shkërmoq, nuk dukej se ishte skuadra që kryesonte. Për fatin e tyre rivali humbi gjithashtu. Merita i takojnë dhe kundërshtarit,  që ishte shumë i qetë”.

TIRANA – “Tirana duhej treguar më shumë cinike, pasi krijuan shumë raste. Nuk e shikoj të rrezikuar si vitin e kaluar, pasi skuadra ka një grup më të plotë se përpara dy vitesh. Gjithsesi kampionati është i fortë dhe duhet të fillojnë të fitojnë ndeshje. Duhet të dish ta drejtosh një skuadër, pasi është biznes, nuk është si dikur që investonte shteti disa lek. Gjykimi? Nuk mendoj se është mirë që të flitet shumë për arbitrat, siç u pa ndaj Flamurtarit u dha penalltia”.

Muça: Ju tregoj gabimet e Kukësit, Partizani ka këto epërsi
Shkëlqim Muça, trajneri i njohur që ka drejtuar edhe Tiranën, kishte parashikuar një fitore të bardhebluvë një javë më parë. Në emisionin Rubrika Sportive në RTSH, i ngacmuar nëse ishte Selmani (i ftuar gjithashtu në studio) ai që i prishi parashikimin, ai thotë:

“Ma humbi Hasani (qesh). Fokusi kryesor ishte Partizani-Kukësi. Rezultati, për atë që u pa, ishte i drejtë. Kukësi e gjetur Partizanin në ditë të vështirë, u mungonin lojtarë me shumë peshë. Nuk ishin Telushi e Mala, po ashtu edhe Hebaj. Partizani e menaxhoi me kujdes ndeshjen. Pasi barazoi mund të mbyllte, por duhej më shumë besim. Kukësi në fund u shpërfytyrua. Partizanit i ngjiti ai rezultat, 9 pikë nuk janë pak”.

Rezultat i drejtë në Kukësi-Partizani? Në fillim u duk sikur Kukësi do dominonte. Luajtën nga krahët, në qendër ishte e vështirë. Partizani ishte i qetë, sidomos qendra e mbrojtjes. Partizani ishte më mirë në kundërsulme. Po ta shikosh, ata patën edhe raste e shënimit. Kukësi bëri vetëm volum. Mungesat në mesfushë e penalizuan Partizanin. Në pjesën e dytë erdhi goli i Rexhinaldos. Kukësi duhet ta kontrollonte lojën, por nuk ndodhi. Partizani mori fushë dhe shënoi. Më pas mund të mbyllte lojën dhe kampionatin. Kishte frikë të mos hapej dhe të shënonte. Po luante me kujdes. Kukësi u lodh shumë. 25 minutat e fundit nuk i mbanin më gjunjët. Veprimet më pas i kishin spontane”.

“E kam thënë se Partizani është më afër titullit. Kam qenë trajner dhe një ekip për të dal kampion ka nevojë për shumë gjëra. Duhet qetësi, menaxhim i fitoreve dhe humbjeve. Ata nuk kanë pasur tension, kurse të tjerët ka pasur probleme. Futbolli ka humbje dhe fitore. Ke të bësh me njerëz dhe duhet të dish t’i menaxhosh. Kam parë lojtarë që futen dhe japin maksimumin. Kam pasur lojtarë që futeshin dhe varnin turinjtë. Po ta shikosh si lojë, nuk ka gjë më shumë. Diferencën e bëjnë gjërat e tjera. Është fryma dhe menaxhimi. Te Tirana nuk di kush janë drejtuesit. E kanë humbur fare identitetin. Partizani i ka”.

“Trajneri duhet të vazhdonte te Kukësi, ishte në luftë për titull. Ndryshimi u bë jo në kohën e duhur. Merkato nuk më pëlqen, prishen ekuilibra. Rexhinaldo ishte lojtar kryesor, Shkurtaj do kohë, Kjo krijon pakënaqësi. Rroca njeh lojën e Shkurtajt dhe ende s’e kam parë në lojë. Merkato nuk ka qenë e goditur. Ka marrë lojtarë të mirë, por duheshin marrë me kujdes. Presidenti nuk ka folur mirë për trajnerët. Është edhe Demi këtu, nuk mund të jetë presidenti trajner”.

Sëmundja e rëndë dhe rikthimi në fushën e blertë, rrëfehet Muça
Gentian Muça u rikthye ne fushat e lojës pas shumë kohësh për shkak të sëmundjes së tij të rëndë. Mbrojtësi i Tiranës zbriti në fushë në takimin përballë Flamurtarit, edhe pse për pak minuta.

Megjithatë, ky “debutim” është shumë i veçantë për Muçën, i cili tregoi se mund të ngrihesh edhe pas shumë vështirësive. Në një intervistë për “TopChannel”, mbrojtësi bardheblu tregoi vështirësitë e tij, rikthimin në fushë dhe preku derbin kundër Partizanit, që do të luhet ditën e premte.

SËMUNDJA – “Momenti i parë që kisha me doktorin, me tha që isha i sëmurë. Diagnoza ishte shumë e rëndë dhe me celula të mëdha në pjesën e femurit, pra ishte një sëmundje tumorale”.

SHËRIMI – “Ka qenë diku nga maji kur kam bërë vizitën e fundit dhe pas gjashtë muajsh, më thanë që kam terapi me 20 seanca radioterapia. Kocka ishte pastruar dhe përgjigjen përfundimtare e kam marrë në tetor të vitit të kaluar”.

DILEMA – “Më kanë shtyrë shumë që të mendoja ende për futbollin, por normalisht kishte gjëra më të rëndësishme në mendjen time. Megjithatë, thashë pse jo? Ta provoj dhe njëherë”.

MBËSHTETJA – “Përveç skuadrës dhe klubit që më kanë mbështetur në çdo moment, më kanë mbështetur dhe shumë ekipe të tjera. Meqë jemi pranë derbit, dua të them që kam pasur mbështetje edhe morale, edhe financiare, nga skuadra e Partizanit”.

RIKTHIMI – “Ishte një moment shumë emocionues, pasi kisha gati dy vite që nuk shkelja në fushën e blertë. Por luajta vetëm pak minuta dhe nuk kishte shumë kohë për emocione”,- u shpreh Muça.

717 ditë pa luajtur, Muça: I lumtur që u riktheva, falënderoj Ngon!
Gentian Muça u rikthye të luajë me Tiranën pas një pritje thuajse 2-vjeçare. Me problemet shëndetësore që tashmë është pjesë e së shkuarës, qendërmbrojtësi kryeqytetas është gati për të dhënë sërish kontributin për klubin bardheblu.  Në përfundim të ndeshjes së sotme, Muça foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

RIKTHIMI – “Është e vërtetë që kam kaluar disa peripeci, por nuk e kam më mendjen aty. Dua të kthehem sa më shpejt në fushën e lojës dhe dua të falënderoj Ngon, që më dha mundësinë të futem në fushën e lojës (qesh). Mendja te derbi? Flasim javës tjetër”.

KLIMA TE TIRANA – “Unë kam që nga fundi i korrikut që i jam bashkuar stërvitjes. Që nga ajo ditë, shumë gjëra kanë ndryshuar, por ka ndryshuar përgatitja e lojtarëve. Tani jemi më tepër familje se para dhjetorit. Kjo gjë ka ndikuar direkt te harmoni dhe te rezultatet”.

100% GATI – “Edhe para një muaji të më pyesnit, do të thosha që jam gati. Por për mua dhe për ekipin do të ishte më mirë të presim. Unë dëshirën e kam të jap kontributin tim që javën tjetër, por do ishte më e rëndësishme që të presim momentin e duhur”.

DYSHIMET E RIKTHIMIT – “Unë me dëshirën më të madhe i kam qëndruar ekipit pranë, sidomos djemve të rinj. Tirana ka nevojë për të gjithë në këto momente dhe është e vërtetë që kam kaluar shumë vështirësi, por rikthimin e kam pasur objektiv personal dhe kam bërë të pamundurën të rikthehem në futboll”,- përfundoi Gentian Muça.

Muça: Shumica janë lojtarë skarco, nuk janë të denjë për Tiranën
Tirana po kalon një sezon të vështirë dhe nuk ka mundur që të marrë më shumë se 11 pikë në 14 javë. Skuadra bardheblu edhe këtë sezon duket e destinuar që të luftojë për të mos rënë nga kategoria pasi ekipet për Europë kanë krijuar një diferencë pikësh të konsiderueshme ne pjesën tjetër të skuadrës.

Në “Rubrikën Sportive” në RTSH, ish-trajneri i 24-herë kampionëve Shkëlqim Muça foli për situatën ku ndodhen ekipi kryeqytetas. Akuza të forta nga Muça, i cili i konsideron si skarco një pjesë të lojtarëve që sot veshin fanellën bardheblu.

“Tirana është në një gjendje shumë të vështirë, si për lojë ashtu edhe për rezultate. Skuadra është e brishtë në mbrojtje. Me këtë brumë që ka, nuk është dinjitoze për këtë skuadër. Tirana duhet të thotë hapur që do luftojë për mbijetesë.”

“Nuk janë lojtarë për Tiranën, është cilësi e dobët. Janë skarco. Shumica nuk e kuptojnë lojën, janë skarco si lojtarë. Pjesa më e madhe nuk janë të denjë për Tiranën.”

Shkëlqim Muça: Derbi është “lufta” që mbush stadiumin
Një jetë e kaluar si lojtar me Tiranën. Katër tituj të fituar si futbollist në 11 sezone, por edhe një karrierë e shkëlqyer me ngjyrat bardheblu si drejtues, ku ka fituar edhe tetë tituj kampionë. Shkëlqim Muça ka qenë gjithmonë një prej personazheve me të cilët identifikohej derbi i zjarrtë i kryeqytetit. Aq më tepër, që prej disa vitesh është emëruar edhe shefi i klubit Partizani për shumësportëshin. Njeriu që i njeh shumë mirë të dy kampet, analizoi duelin e së premtes.

“Nuk është më ai zjarri i viteve të mëparshme, pasi skuadrat kanë patur disa oshilacione, Partizani dhe Tirana kanë rënë nga kategoria, duke ndjekur njëra-tjetrën. Megjithatë, derbi është ndër të vetmet ndeshje ku stadiumi mbushet edhe krijohet atmosferë e bukur”, tha Muça në programin “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Përsa i takon pritshmërive të kryendeshjes së javës së gjashtë, 58-vjeçari tha: “Presim të jetë një atmosferë e bukur sportive, sepse në këto javët e para stadiumet nuk kanë qenë plot. Do të jetë ndeshja e parë, ku do të ketë atmosferë dhe shpresojmë që të mos ketë probleme”.

Më tej edhe një prapaskenë nga e kaluara si lojtar në radhët e bardhebluve, duke rrëfyer si e përjetonin 24 herë kampionët e Shqipërisë atmosferën e derbit në vitet e kaluara. “Trajneri Frashëri, kur vinte sfida me Partizanin na thoshte: Kjo nuk është ndeshje, është luftë…”, tregoi Muça.

Muça: Mos më prisni mua, fitoren ua keni borxh tifozëve!
Sigurisht që është shumë e vështirë që të ringrihesh pasi rrëzohesh, por Gentian Muça ja doli dhe në ndeshjen e tij më të vështirë, atë të jetës. Tani, qendërmbrojtësi, i cili në të shkuarën ka mbajtur në krah shiritin e kapitenit e ka lënë pas sëmundjen dhe është gati që të rikthehet në fushën e lojës. Sot, në ambientet e klubit bardheblu, Muça është paraqitur para gazetarëve pas shumë kohës, për të folur rreth tij dhe Tiranës. Në

Muça, riktheheni pas një viti e gjysmë….

Nuk ka qenë e lehtë. Pres që Tirana ta lërë pas krahëve atë edicion jo të mirë në Kategorinë e Parë. Me rikthimin e Tiranës në elitë uroj që të përkojë dhe me rikthimin tim në .

Fillimi nuk ka qenë ashtu siç pritej…

Është e vërtetë, duhet pak kohë që afrimet e fundit të kenë kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur.  Ato që duhen  më shumë janë pikët dhe të gjithë nuk presin lojë të bukur në ndeshjet e para. Në fund duhet të numërojmë pikët.

Kur mund të të shohim në fushën e blertë?

Uroj dhe duhet dhe pak kohë, ndoshta diku tek një muaj, për të mos vënë afate.

Çfarë i mungon kësaj Tirane?

Përveç se ka një fytyrë të re, gjithnjë përveç ndryshimeve për mirë, nevojitet kohë për afrimet. Sapo të njohin mirë njëri-tjetrin dhe të përshtaten me pjesën e vjetër uroj të kemi një Tiranë më të mirë seç e kemi pasur. Do të vijnë dhe pikët.

A përligjin pikët formën e Tiranës?

Kemi pasur ndeshje ku mund të kishim lënë pikë siç ishte rasti i ndeshjes me Teutën, por dhe rasti i ndeshjes me Kamzën, ku mund të kishim fituar, por besoj se është e rëndësishme që t’i kishim pikët me lojën e dobët që kemi zhvilluar. Tani shpresoj që së bashku me lojën të vijnë dhe pikët. Kam besim se do të shohim një tjetër Tiranë.

Tifozët…

Besoj se impakti është që me rikthimin e Tiranës në Superiore, uroj që unë të jem një plus akoma dhe më tepër. Është një vlerësim dhe kënaqësi për mua. Tirana duhet të marrë pikë dhe të mos presë Muçën. Kur të jetë Genti gati për Tiranën, të jemi akoma dhe më të fortë.