Mou

Debat i ashpër mes Murinjos e Pogbas, e zbulon një “spiun”
Mançester Junajtid po kalon një ecuri shumë të dobët në kampionatin  anglez. “Djajtë e kuq” nuk shkuan më shumë se një barazim me shifra 2 – 2 në transfertën kundër Sauthemptonit. Objektivi titull u harrua thuajse dy muaj më parë, ndërsa tani edhe kualifikimi për në Champions-in e vitit të ardhshëm po duket gjithashtu një “mision i pamundur”.

Në këtë situate të zymtë, nuk ka se si të mos krijohen polemika ndërmjet Murinjos dhe lojtarëve. Sipas së përditshmes britanike “Daily Record”, në përfundim të ndeshjes së kaluar, tekniku portugez ka debatuar ashpër me mesfushorin Pol Pogba. Media britanike thekson se lajmin e ka siguruar nga një burim brenda skuadrës së Junajtid.

“Ti nuk ke dëshirë të luash. S’po respekton shokët e skuadrës dhe tifozët. Po dëmton të gjithë skuadrën me sjelljen tënde”, ishin disa nga fjalitë që Murinjo i tha mesfushorit francez. Çka e bën të besueshëm lajmin e mësipërm është dhe fakti që Murinjo ose klubi i Mançester Junajtid nuk lëshuar asnjë komunikatë për shtyp për të përgenjështruar lajmin e “Daily Record”, siç ka ndodhur me qindra herë në të shkuarën.

Kthim pas në kohë, kur Murinjo ishte thjesht një përkthyes
Fitimi i Champions League me skuadrën e Portos e “katapultoi” Zhoze Murinjon në një nivel tjetër fame. Emri dhe imazhi i portugezit u bë famshëm në çdo shtet ku ndiqet futbolli. Sukseset e mëtejshme me Çelsin, Interin, Real Madridin etj. e rritën akoma dhe më shumë famën e “The Special One”.

Por, hapat e parë të Murinjos në fushën e trajningut lidheshin me fakti se portugezi asokohe 29 vjeç zotëronte 4 gjuhë çka i dhanë atij mundësinë e rrallë për të qenë ndihmësi i trajnerit të shquar anglez Bobi Robson, kur ky i fundit u vë në drejtim të skuadrës së Sportingut së Lisbonës në vitin e largët 1992.

Trajneri anglez krijoi një lidhje shumë të fortë me Murinjon dhe e mori atë me vete në aventurat e tij të mëvonshme te Porto e më pas te Barcelona. Në harkun e katër viteve portugezi kaloi nga të qenit ndihmës-trajner i një ekipi amator në qytetin e vendlindjes Setubal te të punuarit në një klub me lojtarë si Ronaldo, Guardiola dhe Xhovani. Në fund të sezonit Robson u largua për te PSV-ja, por Murinjo jo, pasi ai qëndroi te Barcelona për të qenë ndihmësi i një tjetër trajneri të madh si Luis Van Gal.

Shirër është i bindur: S’ka më shpresë për Murinjon
Humbja që Mançester Junajtid pësoi ndaj londinezëve të Uest Hemit ka shkaktuar një “stuhi” kritikash për trajnerin e “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo. Një ndër personat që ka kritikuar haptazi teknikun portugez ka qenë ish-sulmuesi i Njukastëllit, Alan Shirër, i cili prej disa vitesh punon si analist në televizione.

“Mendoj se Murinjo do të shkarkohet. Nuk e shoh se si ai mund t’i rikthejë situatën në kontroll. Gjatë ndeshjes ndaj Uest Hemit, pashë një Mançester të pashpresë nga fillimi deri në fund. Ata ishin të avashtë, të përgjumur dhe të pafuqishëm”, tha ish-sulmuesi i kombëtares angleze.

Mbetet për t’u parë nëse Murinjo do të jetë në gjendje ta kalojë këtë moment negativ. Ndërkohë, mediet angleze kanë filluar të mbushin faqet e gazetave me analiza mbi kandidatët e mundshëm, që mund ta pasojnë portugezin në bankinën e klubit më të më shumë trofe në Angli.