Morina

Katër vite nga nata e Beogradit, Ballist Morina uron ditëlindjen
Katër vite më parë Kombëtarja e Shqipërisë zbriste në Beograd, për të luajtur një ndeshje që nuk përfundoi. Në minutën e 42-të një flamur fluturoi në qiellin e Serbisë, që i tërboi tifozët vendas, të cilët për pak sa nuk e kthyen në një tragjedi atë mbrëmje. “Kafshët dolën nga kafazi”, u shpreh trajneri i atëhershëm Xhani De Biazi, në seancën e dëgjimit në KAS pak muaj më vonë. Ai flamur, i dizenjuar me aq shumë kujdes nga Ismail Morina, ose i njohur ndryshe si Ballisti, ishte një nga motivet që i bëri krenar shqiptarët aq shumë sa festa ishte e madhe rrugëve të Shqipërisë.

Në fund, pas shumë muajsh dyerve të gjykatave drejtësia u vu në vend, pasi Shqipëria fitoi në tavolinë 3-0 dhe në fund të atyre kualifikueseve fituam një biletë për në kampionatin Europian. Sot, katër vite më vonë, ajo vepër madhështore mbahet mendja nga të gjithë dhe vështirë se do të harrohet dhe për shumë vite.

Ballisti rrezikoi dhe jetën pas asaj ngjarje, pati shumë probleme me drejtësinë, por tashmë është i sigurt dhe pranë familjes së tij. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” kuksiani i uron të gjithë për ditëlindjen e katërt të shpalosjes së atij flamuri. Për ta kuptuar të gjithë, urimi është bërë në shqip, anglisht dhe në italisht.

https://www.facebook.com/T14T07KZ303/photos/a.1489325041348056/2178215475792339/?type=3&theater

Vjen lajmi i madh për Ismail (Ballist) Morinën
Më në fund liri për Ismail Morinën, i njohur ndryshe me nofkën Ballisti. Ka qenë vetë kuksiani i cili përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se tashmë është i lirë dhe ndodhet në Itali pranë familjes së tij. Në postim Morina nuk ngurron që të falënderoje dhe institucionet që morën pjesë në lirimin e tij.

“Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë Zotërinë, Dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbriten rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time.

I LIRË !!

Rroftë shpirti i shqiptarit!!

Ismail Morina (Ballisti)”

Kujtojmë që për Ismail Morinën ishte shteti serb që lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar duke e konsideruar si shkelje ligjore aktin e kryer në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në kualifikueset e Europianit, saktësisht më 14 tetor 2015.

Pas arrestimit në Kroaci, Morina u ekstradua në Itali dhe tashmë është i lirë.

Një lajm jashtëzakonisht i madh për vetë Morinën, por dhe për të gjithë shqiptarët që janë krenuar me aktin e Ballistit, i cili tashmë do të gëzojë lirinë pranë familjes së tij.

Besa “blindohet”, vjen një ganez në sulm
Dëshira e madhe të gjithë faktorëve për të ndërtuar një Besë me pretendime, nuk ka të ndalur. Presidenti Nexhat Bizhdili synon që ta rikthejë skuadrën në elitë, e jo më kotë është duke punuar me merkaton në mënyrë intensive, natyrisht edhe duke u konsultuar me trajnerin Artion Poçi dhe stafin e tij. Deri më tani, gjithçka duket në rrugë të mbarë… Bëhet fjalë për afrime të lojtarëve cilësore, që mund të konsiderohen madje për çdo ekip si “artileri” e rëndë. Emrat e mesfushorit Meglid Mihani, që do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, qendërmbrojtësit Erand Hoxha, mesfushorëve Mirel Duka e Veton Shabanit, apo sulmuesve Emrush Kaloshi e Aldo Dervishi, portierit të ri por me shumë perspektivë Ariol Kaloshi, iu shtuan dy të ardhurit e djeshëm që u paraqitën dhe kryen stërvitjen e parë te skuadra e Besës. U bë më në fund fakt, falë ngulmimit të presidentit Nexhat Bizhdili, që të afrohej qendërsulmuesi kryeqytetas Mario Morina, por shpresohet edhe te mbrojtësi shtatlartë Ervis Kaja dhe të dy mund të konsiderohen, përtej të tjerëve, si një garanci më shumë për të rritur dukshëm nivelin e pretendimeve të Besës në sezonin e ri. Jo thjeshtë duke garuar “rrotë më rrotë” me konkurrentët e tjerë, por duke kërkuar hapur sfidën ndaj tyre dhe siguruar përmbushjen e pretendimeve maksimale.

TAHIRU – Dje, te Besa ka ardhur edhe një lojtar tjetër, ndoshta më pak i “njohur”. Qendërsulmuesi ganez Jusuf Tahiru, i datëlindjes 04.08.1992 që ka luajtur gjatë sezonit të fundit në radhët e skuadrës së Mamurrasit.

Vrasësi serb premton: Morina nuk e ka të gjatë në Serbi
Mbetet në fije të perit Ismail Morina, i cili pret gjykimin nga Gjykata e Lartë në Kroaci, në lidhje me vendimin e përsëritur të gjykatës së Dubrovnikut për ekstradim të tij drejt Beogradit.

“Ballisti” i famshëm i dronit në Beograd ka kohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Serbia, por në Kroaci u ndal në kufi së pari për mungesën e pasaportës shqiptare, që e kishte ende policia në Shqipëri, në mënyrë absurde, për një histori të para dy viteve, kur Morina u ndal për armëmbajtje pa leje, periudhë kur ruhej nga atentate të mundshme nga serbët.

Tani Morina pret me ankth verdiktin kroat, me shpresën se shteti shqiptar do ta ndihmojë, ose do të aprovohet kërkesa për azil politik në Kroaci. Kjo kërkesë është mëse logjike edhe për një fakt tjetër: një ndër kriminelët më famëkeqë në Serbi, Milorad “Legija” Ulemek, i cili në vitin 2003 vrau kryeministrin serb në atë kohë, Zoran Gjingjiç, nga burgu “Alkatraz” i Serbisë, ku janë të burgosur ai dhe kriminelët më të mëdhenj të Serbisë, ka kërcënuar se Morina nuk e ka të gjatë, nëse përfundon në të njëjtin burg me të.

Sipas gazetës serbe “Alo”, Milorad Ulemek është i izoluar në burg, ku është i dënuar me 40 vite burgim, por kontrollon shumë gjëra dhe natyrisht Morina do të rrezikonte jetën sapo të shkelte aty. Kjo është një arsye më shumë pse duhet aprovuar të paktën azili politik për të në Kroaci.

Rrëfehet bashkëshortja e “Ballist” Morinës: Muaj makthi, por tani nuk jemi vetëm
Federika Lo Toro rrëfen ferrin e përjetuar në javët e fundit, nga ndalimi i Ismail Morinës dhe frika për ekstradim në Serbi, deri te ndihma që ka marrë nga Federata Shqiptare dhe “drita” në fund të tunelit

Blerim Jahaj

14 tetor 2014, Stadiumi Partizan në Beograd, luhej Serbi-Shqipëri. Zgjati vetëm 42 minuta, sepse një dron që fluturoi mbi stadium duke valëvitur një flamur shqiptar, me dy fotografi të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, hartën e Shqipërisë etnike me në qendër shqiponjën e Skënderbeut dhe mbishkrimi “Autochthonous”. Ishte diçka e patolerueshme për serbët, që vetëm atë gjë që nuk mund ta pranonin, në shtëpinë e tyre për më shumë. Sulm ndaj lojtarëve tanë, që mbronin flamurin, ndërprerje e ndeshjes dhe më pas e pamundur të luhet. Shqipëria më vonë e gjeti të drejtën e vet në KAS, duke marrë fitore në tavolinë, një dhuratë nga qielli, ose më saktë nga Ismail Morina, i cili më pas u bë i famshëm me nofkën “Ballisti”. Ishte ai ideatori i dronit me flamurin kuqezi që valëvitej mbi Beograd dhe që prej atij momenti Morina u bë armik publik për serbët, që e kërkonin me çdo kusht. Në Shqipëri u bë hero Morina, por nëse populli nuk e harroi asnjëherë, diku aty lart, tek ata që na qeverisin, pak nga pak u distancuan, për të evituar edhe thellimin e konfliktit me Serbinë, që akuzonte se Morina kishte vepruar në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Në fakt, Morina kishte vepruar i vetëm dhe më pas mbeti i vetëm, aq sa i duhej të mendonte vetë për mbrojtje, pasi i kishin ardhur sinjale se serbët po bënin gjithçka për t’u hakmarrë. E ndalën një ditë para Shqipëri-Serbi, më 7 tetor 2015, armëmbajtje pa leje dhe që atëherë nisi një odise absurde për Morinën: pa pasaportë deri këtë verë. Vetë Morina në Itali, pasaporta në Shqipëri dhe një proces që nuk përfundonte kurrë. Ndodhi e paevitueshmja: Ballisti erdhi në Shqipëri në qershor, për të marrë pjesë në funeralin e të atit, por më  12 qershor, gjatë kthimit për në Itali, u ndal në Kroaci nga autoritetet kroate në kufi. Mungesa e pasaportës ishte problem madhor, por ndërkohë u zbulua edhe një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia. Që aty, nisi makthi i për Morinën, por edhe për familjen e tij. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me bashkëshorten e Ballistit, Federika Lo Toro, që gjithë këto javë pa parketuar një makth të vërtetë, sepse ka mbajtur e vetme dy fëmijë të vegjël dhe një tjetër do të vijë në jetë së shpejti, ndërsa ka udhëtuar shpesh nga Italia për në Kroaci, për të ndihmuar bashkëshortin e vet, duke qenë me profesion avokate. Edhe pse ka vuajtur jo pak këto kohë, Lo Toro nuk është demoralizuar dhe duke rrëfyer verën e çmendur të familjes së saj, mundohet ta marrë me humor: “Pushime kroate, që janë shumë më mirë se ato serbe. Shpresojmë që Ismaili të na kthehet në shtëpi tani”.

– Përshëndetje, zonja Lo Toro, ju falënderojmë që na dhatë mundësinë të kryejmë këtë intervistë. Natyrisht, gjithçka lidhet me bashkëshortin tuaj, Ismail Morinën, pasi arrestimi i tij në Kroaci është çështje mjaft e rëndësishme, që u intereson të gjithëve në Shqipëri, me shpresën se gjithçka do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

– Faleminderit, atë shpresojmë të gjithë. Ka qenë një periudhë e tmerrshme, por tashmë shpresojmë që situata të marrë zgjidhje dhe mbështetja nuk na ka munguar edhe nga Shqipëria dhe për këtë i falënderoj të gjithë, nga Federata Shqiptare e Futbollit e deri te autoritetet më të larta, pa harruar natyrisht mbështetjen e popullit shqiptar për Morinën.

– Pak a shumë kemi marrë informacione thuajse të përditshme në lidhje me situatën e Ballistit, por duke qenë ju në kontakt më të afërt, a mund të na tregoni si po procedohet për të arritur te lirimi i shumëpritur i tij?

– Siç e keni mësuar edhe ju, Gjykata e Lartë e Kroacisë ka kthyer për shqyrtim nga e para çështjen për ekstradimin e tij në Serbi. Gjykata e Dubrovnikut do të merret me rigjykimin, pasi ishte po ajo gjykatë që 3 javë më parë vendosi ekstradimin e Morinës.

Ismail Morina, (Ballisti)

– Përse ky hap nga autoritetet kroate, duke qenë se në Dubrovnik është shqyrtuar një herë çështja?

– Rikthimi për shqyrtim të çështjes është marrë për shkak të parregullsive në aspektin procedural. Duke qenë edhe vetë me profesion avokate, udhëtova tërë natën kur në qershor Ismaili u ndal në kufirin kroat. Mbërrita në kohën e duhur për seancën në Dubrovnik, ku Ismailit i kishin caktuar një avokat zyre, që në fakt nuk u paraqit fare, pasi nuk dinte as italisht dhe nuk kishim mundësi komunikimi. E gjithë seanca u krye vetëm në praninë e një përkthyesi, i cili nuk e kishte idenë nga procedurat dhe pirgu i dokumentacionit para tij. Kjo është një nga shkeljet e seancës ku u mor vendimi për ekstradimin e Ismailit.

– Po tani, kthimi i çështjes për rishqyrtim, është një lajm i mirë për Morinën?

– Po, natyrisht që është një lajm i mirë. Së pari, është bërë një hap pas nga shteti kroat, që tashmë e ka kuptuar rëndësinë e çështjes, edhe falë ndërhyrjes nga Shqipëria. Së dyti, gjykata në Dubrovnik këtë radhë ka mundësinë të rregullojë gabimet e saj.

Pse po ndiqet gjithë kjo procedurë e tejzgjatur?

Ndoshta Kroacia ndoshta nuk dëshiron përplasje diplomatike me Serbinë dhe tashmë ka vendosur që t’ia rikthejë për shqyrtim gjykatës në Dubrovnik çështjen, për të hequr përgjegjësinë nga Gjykata e Lartë apo qeveria. Natyrisht, është një çështje delikate edhe për Kroacinë, që nuk dëshiron të krijojë probleme me vendet fqinje, as me Shqipërinë.

– Po pse nisi e gjithë kjo histori?

– Gjithçka lidhet me mungesën e pasaportës shqiptare për Ismailin. Atij i është konfiskuar pasaporta nga policia në Shqipëri prej më shumë se një viti e gjysmë. Është realisht një situatë absurde, sepse Ismaili ka thuajse dy vite pa pasaportë dhe kjo tregon se sistemi ka një anomali të madhe, sepse pasaporta nuk përbën ndonjë provë krimi dhe as e ka ndaluar Ismailin të lëvizë për në Itali. Kur u nis në Shqipëri, ai kaloi pa probleme, duke pasur edhe një dokument nga konsullata shqiptare, por në kthim autoritetet kroate në kufi bënë verifikime të tejzgjatura për shkak të mungesës së pasaportës dhe më pas u doli në sistem edhe një urdhër arresti lëshuar nga shteti serb.

– A ishte në dijeni Morina për këtë urdhër arresti?

– Në fakt, jo. Duke qenë se ngjarja ndodhi në vitin 2014, ne u interesuam për lidhje me një urdhër arresti ndërkombëtar, por nuk ishte regjistruar askund, as në vitin 2015. Deri në 2016 nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë nga Serbia, ndaj menduam se ishte mbyllur me aq ajo histori, por pas ndalimit të Ismailit u informuam se Serbia ka më shumë se një vit që ka lëshuar urdhër arresti, duke akuzuar Ismailin për krim dhe fyerje të nderit serb, e të tjera akuza të ngjashme.

– Çfarë do të ndodhte nëse Morina do të kishte pasaportën shqiptare?

– Së pari, ndoshta do ta kishte kaluar kufirin pa verifikime të mëtejshme. Së dyti, nëse do të kishte pasaportë, do të ishte liruar me kusht, në pritje të gjyqit dhe vendimit final. Pa pasaportë, autoritetet kroate nuk mund ta lejonin të lëvizte lirisht, pasi mund të largohej fare lehtë nga Kroacia dhe të mos kthehej më.

– Si u ndal procedura e ekstradimit drejt Serbisë?

– Në fakt, reagimi nga Shqipëria ka qenë i fortë. Ka pasur një interesim të madh nga Federata, por edhe nga qeveria shqiptare. Kur u ndal fillimisht Ismaili u duk diçka e thjeshtë, por kur doli vendimi i Dubrovnikut e kuptuam që rrezikohej shumë. Fola me prindërit e Ismailit, u shpjegova që situata ishte shumë serioze, ndryshe nga sa u thuhej, edhe nga politikanë të ndryshëm, se ishte diçka pa rëndësi dhe do të zgjidhej shpejt. Edhe ata e kuptuan rëndësinë e asaj që po ndodhte dhe u desh një intervistë në media e vëllait të Ismailit, Xhevahirit, që çështja të merrte përmasa të mëdha dhe të aktivizoheshin të gjithë, nga mediat deri te shteti. Fillimisht, kur Ismaili u ndal në Kroaci, pati shumë pak reagim, ndoshta edhe sepse ishte kohë zgjedhjesh në Shqipëri. Telefonova më 12 qershor edhe në konsullatën shqiptare në Kroaci, por nuk mund ta komunikoj me të dhe më thanë që do të më telefononte, gjë që nuk ndodhi.  Gjeta vetë avokatin kroat, e pagova dhe nisëm punën për strategjinë mbrojtëse, ndërsa pasi foli vëllai i Ismailit, erdhi reagim i fuqishëm edhe nga Shqipëria.

-Çfarë strategjie keni ndjekur për mbrojtjen e Ismailit?

– Së bashku me avokatin, kemi kërkuar ndaljen e ekstradimit bazuar te fakti se në Serbi Ismailit i rrezikohet jeta. Edhe armëmbajtja pa leje ka pasur si zanafillë frikën e tij nga ndonjë atentat i mundshëm. Tani jemi në pritje të dy proceseve: i pari, ai në Dubrovnik, ku kërkojmë anulimin e ekstradimit, ndërsa i dyti është ai për azil politik, pasi kemi argumentuar se jeta e Ismail Morinës është në rrezik në Serbi dhe urdhër arresti në ngarkim të tij është si një dënim me vdekje.

-Pikërisht armëmbajtja pa leje i hapi telashe të mëdha në Shqipëri, si po vepron tani shteti shqiptar?

-Në fakt, është absurde që u shkua deri këtu. Ismaili nuk ishte i mbrojtur pas ndeshjes në Serbi dhe zgjodhi mënyrën e vetëmbrojtjes, gjë që nuk iu mor parasysh si tezë mbrojtëse pas ndalimit në Shqipëri, por që tani autoritetet shqiptare po e përdorin për të argumentuar pse nuk duhet të ekstradohet në Serbi. Mirë do të ishte që procesi në ngarkim të tij në Shqipëri të kishte përfunduar shumë kohë më parë, por pasaporta i është dhënë vetëm tani, pas ndalimit në Kroaci.

– Kush ka ndihmuar më shumë nga Shqipëria në ndryshimin e vendimit nga shteti kroat?

– Federata Shqiptare e Futbollit ka ndihmuar shumë, ka qenë shumë aktive në javët e fundit dhe na ka ndenjur pranë Të dërguar të saj folën me avokatin që po mbron Ismailin, takuan drejtues të Federatës së Kroacië dhe shumë njerëz të tjerë. U jemi mirënjohës, pasi duhej një lëvizje e të gjithëve, që të realizohej synimi për anulimin e ekstradimit. Edhe qeveria shqiptare ka qenë aktive, jam njoftuar që vetë kryeministri Rama ka ndërhyrë, edhe pse nuk di detaje të tjera në lidhje me bisedën e tij me autoritetet kroate.

– Kur pritet të marrë fund odiseja e Morinës dhe cilat janë mundësitë?

– Vendimi për shqyrtimin e çështjes nga e para u mor para dy ditësh, ndaj nuk e dimë ende kur do të zhvillohet seanca e re. Shpresojmë sa më shpejt, ndoshta brenda pak javësh. Skenari i parë është që të anulohet ekstradimi dhe Ismaili është i lirë të kthehet në Itali. I dyti është që në Dubrovnik të mos ketë ndryshim vendimi dhe kjo do të thotë që do të apelojmë sërish në Zagreb dhe do të ketë sërish disa muaj zvarritje. Për sa i përket Serbisë, mund të bëjë ç’të dojë, edhe gjyq në mungesë nëse dëshiron.

– Si është psikologjikisht Ismaili, si e ka përballuar gjithë këtë histori?

– Ai ka qenë në tension të jashtëzakonshëm. Edhe telefonatat me ne i kishte të kufizuara, 15 minuta në javë, asnjë më shumë, ndërsa frika e tij më e madhe ishte transferimi në Serbi. Për të, shkelja në Serbi ishte e barabartë me vdekjen.

– Po ju, si e keni përjetuar këtë situatë, duke qenë se jeni edhe shtatzënë?

– Është e vërtetë, tani jam në muajin e gjashtë dhe nuk është aspak e lehtë. Kam shkuar në Kroaci gjithnjë e shoqëruar nga dy fëmijët tanë, që janë 3 dhe 5 vjeç, pasi nuk kam kujt t’ia lë në Itali. Është një situatë mjaft e sikletshme, pasi edhe fëmijët nuk e kuptojnë realisht atë që po ndodh dhe më pyesin gjithmonë për babain e vet dhe pse nuk jemi në shtëpi. I kam çuar ta takojnë të atin dhe kanë qenë të frikësuar se do të na mbanin edhe ne brenda. Ka pasur edhe momete delikate, kam pasur probleme shëndetësore kur ishim në Zagreb dhe duhej të kthehesha me urgjencë për në Itali, por për fat nga Federata Shqiptare na qëndruan pranë dhe na kanë ndihmuar shumë, në çdo drejtim, duke siguruar edhe biletat e udhëtimit për në Itali.

– Përfundimisht, sa të mëdha janë shpresat që Morina të lirohet?

– Nuk ka mbaruar asgjë, por perspektiva është e mirë, kemi shpresa të mëdha. Më në fund po shohim dritë në fund të tunelit, edhe autoritetet kroate po e shohin ndryshe çështjen dhe me siguri që në Dubrovnik do të ketë një trajtim tjetër të Morinës, ashtu si ka ndryshuar sjellja ndaj tij që në vendin ku mbahet aktualisht. Përtej vonesës, rëndësi ka që Ismaili të kthehet në shtëpi dhe për këtë falënderojmë të gjithë ata që kanë dhënë ndihmë.

FSHF reagon: Po punojmë që Ismail Morina të mos ekstradohet
Ismail ‘Ballist’ Morina është në qendër të vëmendjes, pasi lajmi i ekstradimit të tij drejt Serbisë ka shqetësuar jo pak opinionin publik në vend. Pas reagimeve të shumta të tifozëve, por jo vetëm, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit. Përmes një postimi në “Facebook” FSHF njofton se është e angazhuar në ndryshimin e vendimit për Morinën, njëkohësisht i bën thirrje organeve të shtetit tonë që të kenë ndikimin e tyre në këtë çështje.

“FSHF reagon publikisht dhe i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. Menjëherë pas publikimit në media të lajmit për vendimmarrjen e Gjykatës së Dubrovnikut në Kroaci për Ismail Morinën, i ndaluar ditë më parë, FSHF ka nisur menjëherë edhe interesimin e saj të drejtpërdrejtë për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë këtij problemi shumë të ndjeshëm për tifozët dhe shqiptarët kudo qe ndodhen.

FSHF është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një çështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast. FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një diçka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë. Ndërkaq, Federata ka nisur menjëherë kontaktet edhe me autoritetet shqiptare për të parë dhe operuar çdo mundësi që ekziston deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, në mosekstradimin e tij drejt Serbisë”, përfundon njoftimi i FSHF-së.

Ismail ‘Ballist’ Morina drejt ekstradimit në Serbi
Do të mbahet mend gjatë për veprën e 14 tetorin e vitit 2014, në Beograd të Serbisë. Ismail Marina i njohur me nofkën Ballisti prej pak muajsh është arrestuar nga autoritete kroate, me arsyetimin se ka një urdhër arresti për të nga policia serbe, pikërisht për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen “Serbi-Shqipëri”, ku Ballisti komandoi një dron që mbante një flamur me mbishkrimi “Autochthonous”. Për shkak të dhunës së ushtruar nga tifozët serb por jo vetëm, në dëm të lojtarëve të përfaqësueses shqiptare bëri që ndeshja të ndërpritej dhe kuqezinjtë të fitonin në tavolinë. Sipas “Opinion.al”, Morina është paraqitur në shkallën e parë të Gjykatës kroate, e cila ka vendosur ekstradimin e kuksianit në Serbi, pas kërkesë së bërë nga këta të fundit. Bashkëshortja e tij me profesion avokate po merret me çështjen, ndërsa familjarët në Shqipëri kanë pasur kontakte dhe me përfaqësuesit më të lartë të shtetit për të ndërhyrë në këtë situatë, megjithatë nuk ka ende një reagim ngjana e tyre. Do të ishte shumë e rrezikshme nëse 35-vjeçari do të përfundonte pas hekurave në tokën serbe.

Dokumentat e publiukuar nga “Opininon. al” që njoftojnë urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut, masën e ekstradimit të Ismail ‘Ballist’ Morinës drejt Serbisë.

Morina e Nika, sinjale nga Kosova
Liria kërkon sulmuesin që mbylli sezonin me Kamzën, ndërsa Prishtina ka kontaktuar mesfushorin shkodran. Priten edhe lëvizje të tjera drejt Superligës

Mario Morina shënoi 10 gola vjet me Kamzën, por është larguar nga aty dhe pritet të vijojë karrierën në tjetër ekip. Nëse nuk do të jetë në Superiore, do të jetë në Superligën e Kosovës, aty ku për shërbimet e sulmuesit kryeqytetas interesohet Liria e Prizrenit. Kështu shkruhet në mediat kosovare, teksa emërimi i Bledi Shkëmbit si trajneri i bardhezinjve ka hapur rrugën e kalimit të disa futbollistëve atje. Më parë kemi raportuar për interesimin që Liria ka për qendërmbrojtësin Ervis Kaja, ndërkohë që në listën e tyre është edhe Sebino Plaku. Lëvizjet nga Superiorja në Kosovë duket se janë kthyer në modë, teksa pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe në UEFA edhe pagat atje kanë pësuar një rritje të ndjeshme dhe gradualisht klubet e atjeshme do konkurrojnë me një pjesë të mirë edhe të klubeve shqiptare. Sigurisht kampionati atje nuk ka nivelin e Superiores dhe ka shumë vend për t’u përmirësuar, sidomos në infrastrukturë, por shenjat e para janë intensive. Deri më tani janë bërë zyrtare rikthimet e Kushtrim Lushtakut dhe Astrit Fazliut, ndërkohë që pritet të ketë lëvizje të tjera në aksin Shqipëri-Kosovë.

NIKA – Një tjetër klub që ka hedhur sytë nga Superiorja është klubi i Prishtinës, që mësohet se po interesohet për mesfushorin Ansi Nika. Ditët e fundit ka pasur një kontakt mes tij dhe drejtuesve të klubit bardhekaltër, që i kanë shprehur interesimin e tyre anësorit që e mbylli sezonin me skuadrën e Laçit. Detaje financiare nuk janë bërë të ditura, por ata i kanë ofruar 26-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare dhe presin një përgjigje nga shkodrani, i cili në Superiore ka luajtur edhe me Vllazninë, Teutën, Kukësin dhe Tiranën. Tashmë i mbetet lojtarit të vlerësojë ofertën e tyre dhe të marrë një vendim për të ardhmen.