Momo Salah

Më i paguari në Angli, Liverpuli përgatit dhuratën e madhe
Egjipti dhe Momo Salah dëshironin të fitonin Kupën e Afrikës dhe të gëzonin tifozët e zjarrtë të kombëtares. Turneu u zhvillua në shtëpi dhe pritshmëritë ishin të mëdha, por “Faraonët” u eliminuan nga Afrika e Jugut në 1/8 e finales.

Për t’i larguar trishtimin sulmuesit kryesor, Liverpuli ka përgatitur një kontratë të re. Ylli i The Reds rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2023, por kampionët e Europës janë gati t’i propozojnë rritje rroge dhe rinovim deri në vitin 2024.

The Sun raporton se Liverpuli i ofron një rrogë prej 430 mijë sterlinash në javë. Rroga vjetore i bie të jetë rreth 25 milionë euro në sezon, duke e kthyer Salah në lojtarin më të paguar të Premier Ligës.

Salah besnik ndaj Liverpulit, refuzon dy oferta të “çmendura”
Momo Salah ka konfirmuar besnikërinë ndaj Liverpulit. Dy oferta nga klube të mëdha kanë mbërritur në drejtim të The Reds dhe sulmuesit egjiptian pas fitores së finales së Champions Ligës kundër Totenhemit.

Sipas raportimeve të “Daily Mirror”, Real Madrid dhe Juventus kanë tentuar të sigurojnë shërbimet e 27-vjeçarit, por përgjigja ka qenë negative.

150 milionë sterlina (168 milionë euro) kanë qenë gati të shpenzojnë dy klubet, por “ylli” i ekipit të Klopit ka refuzuar me mirësjellje. Salah ndihet për mrekulli te Liverpuli, kontrata i përfundon në verën e vitit 2023 dhe ëndrra e madhe është rikthimi i titullit kampion, që mungon në qytet prej vitit 1990!

Toti: Kisha raport të veçantë me këtë lojtar, kënaqej sa herë luante me mua!
Françesko Toti ka luajtur me qindra futbollistë te Roma. Të gjithë iknin një moment, ndërsa kapiteni qëndronte gjithmonë. Në një prononcim për “bein Sports”, legjenda verdhekuqe zbulon personin me të cilin ishte shumë i lidhur.

Ai quhet Momo Salah, i cili luajti dy sezone për Romën përpara se të transferohej te Liverpuli në vitin 2017. Egjiptiani kishte një respekt të madh për Totin dhe për të ishte gjithmonë kënaqësi të luante me kapitenin.

“Sinqerisht, më vjen keq për çdo lojtar që largohet nga skuadra, sepse afeksionohesh me të dhe e ndjek çdo ditë. Ky është rasti i Salah, Alison dhe ish-romanistëve të tjerë. Me Momon kam patur një marrëdhënie të veçantë. Gjithmonë sa herë stërviteshim apo luanim bashkë, ai më thoshte: ‘Ti je një futbollist i niveli krejtësisht të ndryshëm.’ Zbavitej kur luante me mua, gjithashtu ishte një person i jashtëzakonshëm dhe real. Salah ka dhënë shumë për Romën, por në jetë të duhet të marrësh disa vendime dhe kjo gjë duhet respektuar”, përfundon Françesko Toti.

Sinqeriteti i Salah: Çfarë presioni, jemi pranë realizimit të ëndrrës!
Titulli kampion mungon në Liverpul prej vitit të largët 1990, por ky mund të jetë sezoni i duhur për të rikthyer trofeun e madh në qytet. Tifozët besojnë shumë, ndërsa djemtë e Klopit po japin gjithçka për t’u dhuruar atyre emocione dhe… trofeun.

Momo Salah është ylli i ekipit dhe egjiptiani po udhëheq “The Reds” drejt objektivit madhor. 26-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve bashkë me Agueron e Sitit me nga 17 gola të shënuar. Liverpuli dhe ekipi i Guardiolës renditen të parët në kampionat me nga 65 pikë, por djemtë e Klopit kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Gara do të jetë e fortë deri në fund, pa harruar dhe Totenhemin, që renditet i treti me 60 pikë. Adrenalina është në kulm, ashtu si dhe presioni. Salah tregohet i sinqertë në prononcimin e dhënë për “ESPN Brasil”, aty ku komenton fazën thelbësore të sezonit dhe presionin e madh që ekziston.

PRESIONI – “E dimë dhe e ndjejmë presionin, sepse duam të fitojmë Premier Ligën. Tani ndihet akoma dhe më shumë, sepse jemi afër fazës finale të sezonit. Ndeshja më e rëndësishme mbetet gjithmonë ajo e radhës, sepse tre pikët janë gjëja më e rëndësishme për momentin. Ndodhemi në krye të renditjes dhe duhet ta ruajmë këtë pozicion. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të ruajmë qetësinë. Mos të harrojmë që kemi dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar krahasuar me rivalët.”

ËNDRRA – “Të jem i sinqertë, fitimi i titullit është një ëndërr. Unë dua të fitoj Premier Ligën dhe kjo është ëndrra ime që kur erdha te Liverpuli. E kam thënë diçka të tillë dhe gjatë sezonit të kaluar. Ndoshta njerëzit shpreheshin që ishte absurde, por në mendjen time ishte vetëm titulli kampion. Tani jemi shumë afër dhe shpresoj që t’ia dalim në fund. S’ka dyshim që do të japim më të mirën tonë për të arritur këtë objektiv.”