Molde

Mrekullia “Solskjaer”, ja sa ka përfituar skuadra e Molde
Ole Gunar Solskjaer shpëtoi sezonin e Mançester Junajtid, duke e kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe duke e mbajtur në garë deri në momentet e fundit për një vend mes katër më të mirave në kampionatin anglez.

Pas rezultateve të shkëlqyer, Mançester Junajtid nënshkroi përfundimisht me Solksjaer, duke paguar 7 milionë euro te skuadra e Moldes. Në kampionatet elitare të Europës, 7 milionë euro nuk bien në sy, por në Norvegji, gjërat janë ndryshe.

Sipas gazetarit të “SportInteligjence”, Nik Harris, me 7 milionë euro, një skuadër norvegjeze paguan rrogën e një lojtari për 106 vite. Po ashtu, 7 milionë euro është dyfishi i shumës që Molde ka përfituar nga shitja e lojtarit më të shtrenjtë (3.5 mln euro). Shuma që Junajtid ka paguar për Solskjaer është sa 2/3 e buxhetit të plotë sezonal të Moldes. Me këto para të arkëtuara, pritet që Molde të bëjë gjëra të mëdha në kampionatin norvegjez dhe jo vetëm.

Shembulli norvegjez, pastrim dhe… akullore
Molde e fitoi edhe ndeshjen e dytë me Laçin me rezultatin 0-2 (të parën e kishte fituar 3-0), ndërkohë që në mbështetje kishin edhe disa tifozë në ndeshjen e kthimit në fushën e kurbinasve. Jo shumë, as të zëshëm, fundja kjo edhe prej numrit të atyre që kishin marrë rrugën për në Shqipëri.

Gjatë gjithë kohës ndoqën të qetë ndeshjen, kënduan ndonjë moment, duartrokitën dhe në fund ikën të gëzuar. Si e mposhtën vapën? Me ujë dhe akullore. Zakonisht në ndeshjet e kampionatit nuk të lejohet asnjë shishe, por miqtë (duhet thënë që as vendasit nuk shkaktuan asnjë problem) u treguan korrektë.

Nuk mbetet pas as klubi, që kishte mbërritur në Shqipëri me staf të plotë dhe gjithçka ishte e mirëmenduar. Pas ndeshjes, pankina e tyre ishte pastruar e tëra. Një shembull që e japin për të dytën herë në vendin tonë, pasi më parë të njëjtën gjë kishte bërë edhe Norvegjia U19 pas një ndeshje me Shqipërinë U19. Shembull!

Molde triumfon sërish, norvegjezët shumë të fortë për Laçin
Molde rezultoi një kockë shumë e fortë për skuadrën e Laçit, që u mund dhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-0. Skuadra norvegjeze realizoi dy gola në fundin e pjesës së parë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 5-0, pas triumfit 3-0 në shtëpi. Në të 41-ën ishte Radas që ndali në mënyrë të parregullt një prej mbrojtësve miq dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh. Aursnes nuk gaboi duke kaluar të tijtë në avantazh. Vetëm pak minuta më vonë ishte Strand ai që shënoi golin e dytë, duke vulosur dhe rezultati e kësja ndeshje.

Kurbinasit tentuan që të paktën të shënonin një gol në fraksionin e dytë, por tentativat e Uzunit dhe rasti i Bushit nuk mjaftuan për të bërë tifozët e pranishëm në stadium që të gëzonin. Molde ishte një kundërshtar mjaft i fortë, që mund të kishte shënuar dhe gola të tjerë, por dhe paraqitja e Selmanit ishte e kënaqshme.

Laçi nuk arriti që të bënte surprizën si në raundin e parë me qipriotit e Anorthosis, edhe pse rezultati i ndeshjes së parë linte shumë pak vend për besim. Skuadra e Laçit tani do të mendojë për ndeshjen e Superkupës me Laçin.

EUROPA LEAGUE

RAUNDI I DYTË KUALIFIKUES, NDESHJA E KTHIMIT

LAÇI 0-2 MOLDE (0-3)

Shënues: Aursnes 41′ (pen), Strand 45′

Përplasja e orarit të stërvitjes, Laçi 200 metra tutje Moldes
Jemi mësuar të shohim dy skuadra që stërviten në të njëjtin orar dhe në dy fusha që i ndan vetëm një rrjetë. Ndodh në Kamzë kështu, ose në Pezë-Helmës, ku dy fushat ndahen nga një tribunë e vogël. Tashmë edhe Laçi e Molde do të stërviten një ditë para ndeshjes në një distancë prej… 200 metrash.

Të dyja ekipet kanë programuar të kryejnë seancën e fundit prej orës 17:00, që përkon edhe me orarin e ndeshjes. Kurbinasit kanë “hapur rrugë” dhe do të zhvendosen në aneksin sportiv pranë stadiumit. Sigurisht miku do respektuar dhe është detyrim.

Kështu, Solskajer me skuadrën e tij do të stërviten në stadium prej orës 17:00, kurse Laçi në fushën stërvitore pranë stadiumit. Rreth një orë përgatitje, këtë herë më lehtë, pasi ndeshja luhet vetëm 24 orë më pas.

Në Laç do tentojnë të vënë në vështirësi norvegjezët, të cilët janë komodë pas fitores 3-0 të arritur në shtëpi me bardhezinjtë e drejtuar nga Besnik Prenga. Mbetet për t’u parë se si trajneri mirditor do e rreshtojë skuadrën e tij ditën e nesërme.

Lushkja hedh sfidën: Ndaj Moldes provojmë të pamundurën
Humbja 3-0 është realisht e një rezultat shumë i vështirë për t’u përmbysur. Thuajse i pamundur, duke vlerësuar diferencat e Laçit me norvegjezët e Moldes.

Gjithsesi, kurbinasit do ta provojnë dhe Regi Lushkja hedh sfidën. Mesfushori beson te mrekullia, edhe sepse këtu qëndron bukuria e futbollit.

“Është një humbje e thellë dhe duket si një mision i pamundur, por ky është futboll dhe asnjëherë nuk i dihet. Kemi besim te forcat tona. Jemi një ekip me lojtarë të rinj, që vrapojmë shumë dhe zbatojmë orientimet e trajnerit. Pse jo, të provojmë të pamundurën”, tha Lushkja për “Super Sport”.

Pas katër sezoneve si protagonist te bardhezinjtë, ndoshta ky mund të jetë momenti për të bërë hapin e madh. 22-vjeçari ia lë çdo gjë kohës: “Jam shumë i lumtur te ekipi i Laçit, por le të shohim në vazhdim çfarë do të ndodhë”.

Laçi mendon për t’u mbrojtur, Molde “kërcënon” me Haland
Besnik Prenga e di shumë mirë se edhe me Molden duhet shumë kujdes. Ua ka bërë të qartë edhe lojtarëve. Për këtë edhe formacioni i përzgjedhur dhe moduli kanë karakter mbrojtës. Tashmë është konfirmuar rreshtimi i bardhezinjve me modulin 5-3-1-1, sikurse edhe ka raportuar më parë “Sport Ekspres”.

Selmani mbron kuadratin, ndërkohë që në mbrojtje nga minuta e parë luan edhe Marko Radas. Në krahë janë pozicionuar Sefgjini dhe Shtubina, kurse në qendër krah kroatit luajnë Gjoni dhe Hoxhallari. Treshja e mesit të fushës nuk ndryshon. Kroati Eller, Lushkja dhe Jonuzi janë titullarë.

Uzuni shfaqet në një pozicion të ri në këtë ndeshje që nis prej orës 19:00. Anësori do të luajë si sulmues i dytë pas Vice Kendesh dhe do të mundohet të shfrytëzojë shpejtësinë e tij për të befasuar Molden vendase. UEFA ka publikuar formacionet zyrtare dhe norvegjezët udhëhiqen në sulm nga 18-vjeçari Haland, i kërkuar nga klubet më të mëdha në botë.

Laçi: Selmani; Shtubina, Gjoni, Radas, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Eller, Jonuzi; Uzuni; Kendesh. Trajner: Besnik Prenga. Të gatshëm: Vata, Fangaj, Hadroj, Bushi, Smaçi, Zogaj, Ujka

E duan Mançesteri dhe Juventusi, kush është gjiganti që “kërcënon” Laçin
Molde të enjten e 26 korrikut do të presë Laçin në shtëpi. Luhet turi i dytë në Europa League dhe norvegjezët duan të kalojnë më tej dhe janë favoritët. Por edhe Anorthosis mendohej se do kalonte lehtë më tej, gjë që nuk ndodhi, ndaj edhe duhet bërë një vlerësim sa i drejtë i ndeshjes.

Në Laç ndërkohë po e studiojnë kundërshtarin dhe po përgatiten. Në listën e Moldes bie në sy sulmuesi shtatlartë Erling Braut Haland, i cili është autor i tetë golave në kampionat me skuadrën e tij. Është vetëm 18 vjeç, 191 centimetra i gjatë dhe në Shqipëri nuk është i panjohur.

Shqipëria e Erjon Bogdanit ka pësuar dy herë nga Haland – ka luajtur në të gjitha kombëtaret e moshave deri tani – i cili në arenën ndërkombëtare me Molden nuk ka rritur ende të shënojë. I riu, pavarësisht gjatësisë së tij, ka një përdorim të mirë të topit si dhe është mjaft i shpejtë, ndaj mbrojtësit kurbinas do të kenë punë me të.

Me siguri i ati, Alf-Inge Haland, i ka mësuar ndonjë sekret. Vetë ka qenë mbrojtës dhe ka provuar të luajë në Angli me skuadra si Notingam Forest, Lids Junajtid dhe Mançester Sitin. Erling luan në sulm dhe dëshiron të bëhet më i mirë se i ati, të cilin e ka “tradhtuar”, pasi është një tifozët i Mançester Junajtid.

“Djajtë e kuq” ndërkohë i kanë hedhur sytë nga talenti dhe me siguri e kanë pyetur për të edhe Solskajer, i cili drejton aktualisht norvegjezët e Moldes. Haland është vënë në shënjestrën e klubeve më të mëdha në Europë, teksa edhe Juventusi po e mban nën vëzhgim. Gjithsesi, para se të ndryshojë ekip, duhet të japë ndihmën e tij për Molden në ndeshjet ndaj Laçit.