Moggi

“Ja cili trajner i duhet Juves”, Moxhi ka një propozim interesant
Ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi, ka folur në lidhje me trajnerin e ri të “Zonjës” dhe fjalët e tij kanë marrë vëmendjen kryesore në mediat italiane. Moxhi i ka sugjeruar Juventusit të marrë në krye të pankinës trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop.

“Habitem pse askush nuk flet për Jurgen Klop. Të gjithë po flasim për Guardiolën, Sarrin, Poçetinon. Nëse Sarri firmos me Juventusin, nuk do të më surprizonte. Ka shumë shanse që ai të jetë trajneri i Juventusit për sezonin e ardhshëm.

“Alegri u shkarkua sepse nuk u gjet gjuha e përbashkët për merkaton e verës. Juventusi i ka të qarta objektivat, lojtarët që do të marrë në verë, gjë që Alegrit nuk i ka pëlqyer, prandaj palët u ndanë. Me lojtarët që ka, Juve mund të bëjë lojë shumë më të mirë”, përfundoi Moxhi.

Humor me Calciopoli: Skedat e Moxhit ndoshta ishin shqiptare!
Në Itali nuk harrohet kurrë procesi famëkeq Calciopoli, që fundosi Juventusin në Serinë B dhe dënoi edhe klube të tjera më shumë se një dekadë më parë.

Sot një senator italian, Etore Likeri, ka folur për emisionin Un Giorno da Pecora në Rai Radio 1, duke iu kthyer hetimit pjesë e të cilit ishte edhe ai, sepse ishte zëvendësprokuror i Federatës Italiane të Futbollit në atë kohë.

“E takova disa herë Moxhin. Një herë ishim në Kaliari, hëngrëm mish derri sard në stadium, në tryezën e rojës së stadiumit Sant’Elia. Moxhi ishte një person i rafinuar, miqësor, por nuk e pranonte kurrë humbjen“, tregon Likeri, i cili zbulon edhe një detaj interesant, ndoshta edhe komik, sepse fut edhe Shqipërinë në valle.

“Skedat telefonike që përdorte Moxhi? Nuk e di, më duket se nuk ishin zvicerane, ndoshta ishin shqiptare. Arbitrat kishin skeda të personalizuara, flisnin me drejtuesit, edhe ata të federatës. Akuza ishte që Moxhi kishte ndikim te proceset e vendimmarrjes kur përzgjidheshin arbitrat“.

Mbledhje “rrufe” te Partizani, Moxhi do rikthimin e tifozëve
Këshilltari i presidentit Demi thirri në një mbledhje drejtuesit e lartë të klubit. U diskutua për ecurinë, afrimet e janarit dhe mbështetësit e të kuqve

Fitorja me Kamzën dhe rishfaqi në skenë këshilltarin e presidentit Gaz Demi, Luçiano Moxhi, duket se italiani e ka taktikë këtë lëvizje. Ai kthehet në protagonist, edhe mediatike, sa herë ekipi i kuq fiton një ndeshje, s’ka rëndësi rezultati.

Luçiano Moxhi e pa fitoren me Kamzën së bashku me trajnerin e Partizanit, Sulejman Starovën. Ata shijuan të dy 3 pikët e para të vitit 2018. 80-vjeçari dhe 62-vjeçari pas përfundimit të ndeshjes u ulën në dhomat e zhveshjes të ekipit. Aty u lajmërua se do të kishte edhe një mbledhje mes drejtuesve që u zhvillua ditën e djeshme. “Sport Ekspres” mëson se italiani mblodhi stafin drejtues të klubit dhe stafin teknik për të diskutuar në lidhje me situatat e fundit që kanë përfshirë ekipin kryeqytetas. Moxhi i mëshoi disa çështjeve kryesore.

OBJEKTIVAT – Në mbledhjen e djeshme u diskutua edhe për vazhdimësinë e skuadrës. Fitorja me Kamzën riktheu disi qetësinë, ndërsa drejtuesit e klubit kërkojnë që të mos ndalen më. Italiani kërkon nga Starova dhe lojtarët të vazhdojnë punën me qetësi në mënyrë që të mos gabojnë sërish. Ndeshja e radhës kundër Laçit u cilësua si shumë e rrezikshme, por edhe si një mundësi për t’u rikonfirmuar, pasi luhet brenda përballë një kundërshtari direkt.

Kupa e Shqipërisë zuri vend në diskutimet e djeshme mes drejtuesve të klubit të kuq. Moxhi dhe Rama besojnë se skuadra mund të kthejë rezultatin kundër Flamurtarin dhe u munduan ta transmetojnë këtë optimizëm dhe te stafi teknik. Preiti ishte dakord, sigurisht, ai është dakord me çdo fjalë që thotë Moxhi.

AFRIMET E JANARIT – Të kuqtë janë të bindur se kanë bërë afrime të mira në merkaton e janarit. Ata besojnë te lojtarët e afruar dhe kanë thënë fjalë të mira për paraqitjen e disa prej tyre. Lukasi u vlerësua pas përformancës së bërë kundër Kamzës, por edhe i riu Mala që cilësohet si një surprizë e bukur. Paraqitja e Abdurahimit nuk ka lënë shije shumë të mira, por pritet adoptimi i tij me grupin dhe kapja e formës optimale. Ai nuk është ende gati. Me padurim për të kuqtë pritet edhe rikthimi i Edgar Çanit, pasi të gjithë drejtuesit ishin të mendimit, se me ardhjen e shtatlartit, skuadra do të bëhet më e frikshme. Dyshja Bardhi-Progni po mundohen të bëjnë mirë, por e vuajnë faktin që nuk janë në pozicionin e tyre natyral. Rasti i humbur nga 19-vjeçari i vetëm kundër Gjonikajt ishte treguesi më i mirë.

TIFOZËT – Një tjetër çështje e nxehtë që u diskutua në takimin e djeshëm ishte edhe largimi i tifozëve nga stadiumi. Moxhi u mësua me situatën nga Drejtori Olsi Rama dhe e kuptoi se pse Guerrilsat bojkotonin ndeshjet e Partizanit brenda në stadiumin “Selman Stërmasi”. Italiani kërkoi nga drejtuesit e klubit që të merreshin me këtë çështje dhe të mundohen që të rikthejnë sa më shpejt tifozët e kuq në stadium, pasi ai ja di rëndësinë tyre. Mbase mund të ketë paqe në horizont? Vështirë, por mund të ketë marrëveshje për “luftë të ftohtë”.

Në Itali e konfirmojnë, Moxhi drejt Maltës
Luçiano Moxhi po mendon të ndërmarrë një tjetër projekt, larg Partizanit, ku misioni për ndërtimin e një kubi fitues, të paktën deri tani, ka dështuar. Personazhi i famshëm i futbollit italian dhe atij botëror duket se po mendon largimin dhe lajmi i publikuar sot në “Sport Ekspres” po gjen konfirmim edhe në Itali.

Moxhi ka qenë kohët e fundit disa herë në Maltë dhe po bisedon me një nga klubet e Premier Ligës malteze, shkruan edhe “calciomercato.it”. Rezultatet jo të mira dhe largimi pak nga pak i gjithë afrimeve të verës, përfshirë trajnerin Mark Juliano, kanë bërë që marrëdhëniet e Moxhit me presidentin Demi të mos jenë më perfekte, shkruan calciomercato.it, që konfirmon kontaktet në Maltë.

https://www.calciomercato.it/news/287646/esclusiva_moggi_partizani_aria_di_divorzio

A do të qëndrojë Moxhi, ndoshta duke vazhduar punën në dy fronte, apo do të preferojë të shpërngulet në Maltë, kjo mbetet për t’u parë, por e sigurt është që pushteti i tij te Partizani është në rënie, tani që është kthyer Starova në stol dhe drejtor sportiv është bërë Olsi Rama.

Moxhi: Klasën e kalojnë të gjithë, por dua nota të mira
Drejtori i përgjithshëm kërkon kohë: Lojtarët duhet të përshtaten, pasi është normale kur vjen në një kampionat të ri. Pres më shumë, sigurisht. Shpresoj dhe besoj që do të ngjisim renditjen…

Është mësuar gjithmonë të sulmohet, por qetësia është pika më e fortë e tij. Në futboll ka përjetuar lloj-lloj situatash dhe vështirësitë e para me Partizanin nuk e ndalin, përkundrazi, edhe pse në një moshë madhore, e motivojnë. Luçiano Moxhi, pas “stuhisë”, nis të flasë… E ka lënë të kalojë në qetësi, pa u prononcuar, ndoshta sepse momenti i duhur nuk ishte. Dje, pas fitores së dytë radhazi dhe katër golave të shënuar në dy ndeshje, ka folur për mediet.

– Një fitore që zgjidh disi problemet?

– Nuk ka probleme, thjesht të ngjisim renditjen dhe do ta bëjmë.

– Sigurisht, por a kanë kaluar vështirësitë e javëve të para?

– Çdo gjë ka të bëjë me ambientimin. Edhe lojtarët pak nga pak po përshtaten. Besoj i patë edhe në takimin e sotëm. Shikoni edhe Adorjan, çfarë bëri. Futbollistët e huaj, kur vijnë në një kampionat që nuk e njohin, hasin vështirësi në fillim. Besoj se skuadra tani është në rritje të vazhdueshme dhe besoj se në ndeshjet e tjera do të japin edhe më shumë se sa kaq, pasi i kanë mundësitë.

– A duhet pak më shumë durim?

– Durim… Le të themi që duhet të kuptohemi nga të gjithë. Ata lojtarë të kuptohen se i duhet pak kohë dhe kaq.

– A jeni ende në luftë për titullin?

– Unë besoj dhe shpresoj. Jemi këtu për këtë objektiv dhe arsye. Urojmë që të ngjitemi në renditje, e cila në fillim nuk shkoi aq mirë, por tani do të bëjmë më të mirën dhe sigurisht do të nderojmë fanellën.

– Çfarë note do t’i jepnit Julianos?

– Edhe ai bën pjesë te ata që duhet të ambientohen, por më duket se gradualisht po bën më mirë. Kam shpresë dhe jam vigjilent për atë që po ndodh.

– Pra, i jepni notë kaluese?

– Po, notën kaluese e marrin të gjithë, por unë dua nota të mira, jo vetëm kalimin e klasës.

Paralajmërimi i Moxhit: Keni një javë kohë, ndryshoni ose masa
Drejtori i Përgjithshëm: Ekip pa karakter, s’kam parë skuadër të tillë. Ndryshoni në ndeshjen e kupës dhe kampionatit, ose do të ndërhyj…

As në ëndrrat më të këqija dhe në makthet më të largëta të kuqtë nuk e kishin menduar një start të tillë të kampionatit. Vendi i fundit, 2 humbje, 1 barazim dhe asnjë gol i shënuar. Të flasësh për titullin kampion dhe objektivat e fillimit të sezonit është utopike, pasi “demat” tashmë janë një krizë identiteti. Ekipi s’ka harmoni, nuk ka lidhjen e duhur dhe në fushë nuk po demonstron asgjë. Një tjetër problem i madh i të kuqve është edhe “fryrja” që i kanë bërë vetes para fillimit të sezonit, pasi objektivat për titull janë trumbetuar me të madhe, ndërsa as vendi i dytë janë shprehur se nuk i kënaq. Humbja me Laçin u kalua, pasi vëmendjen kryesore e mori portieri Alban Hoxha dhe dënimi i tij. Barazimi me Kukësin u cilësua si një rezultat i keq, por të paktën skuadra dhuroi një ndeshje të mirë duke treguar rritje. Në fund, humbja kundër Skënderbeut ka skandalizuar të gjithë tifozët, por edhe vetë drejtuesit e klubit.

Drejtori i Përgjithshëm Luçiano Moxhi është futur në dhomat e zhveshjes duke folur me tone të ashpra me futbollistët e “demave”. Ai ka ngritur tonin duke qenë i vetmi që dëgjohej në dhomat e zhveshje. Fjalët e tij drejtuar futbollistëve kanë qenë mjaft të ashpra. “Sport Ekspres” arrin të zbulojë edhe pjesë të fjalës së tij dhe kritikave ndaj futbollistëve.

FJALIMI – Menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, Drejtori i Përgjithshëm Luçiano Moxhi ka zbritur në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Skënderbeu”. I nxirë në fytyrë edhe për vetë paraqitjen e ekipit, ndryshe nga herët e tjera, 80-vjeçari është shprehur me tone të larta dhe të bërtiturat e tij dëgjoheshin deri jashtë. “Nuk kam parë një ekip të tillë. Skuadër pa karakter. Nuk dua kështu, dua të shikoj lojtarë me karakter në fushën e lojës. Çfarë po ndodh me ju, disa po ecin në fushë. Mos doni të na largoni ne, stafin, trajnerin? Jeni të gjithë të paralajmëruar, një javë keni kohë. Në sfidën e Kupës dhe kampionatit dua të shoh ndryshime, ndryshe do të marr masa unë.”, – ka qenë një pjesë e fjalës së Moxhit drejtuar lojtarëve.

FUTBOLLISTËT – Në momentin që drejtori i përgjithshëm u është drejtuar lojtarëve, asnjë nga futbollistët e kuq nuk kanë reaguar. Ata vetëm kanë dëgjuar fjalët e italianit. Atmosfera është mjaft e nderë në kampin e kuq për momentin.

Moxhi nuk shqetësohet: Dominuam ndaj kampionëve
Partizani u ndal te barazimi dje ndaj Kukësit dhe mbetet skuadra e vetme ende pa shënuar në kampionatin e ri. Megjithatë, Luçiano Moxhin e kënaqi loja në rritje e skuadras. Drejtori i Partizanit deklaroi për Supersportin pas ndeshjes së djeshme:

“Le të themi që skuadra sot tregoi shenja të dukshme përmirësimi për perspektivën. Unë jam i kënaqur, ndeshja u dominua nga ne dhe përballë kishim skuadrën kampione në fuqi. Problemi në thelb ishte të rimerrnim veten pas ndeshjes së parë të luajtur keq. Tani kemi treguar se kemi skuadrën e duhur me vlera, që me siguri mund të konkurrojë për vendet e para”.

“Është diskutimi i rikuperimit të lojtarëve, qendërsulmuesit, që aktualisht ka 50 minuta në këmbë, ndaj është vështirë të ketë një rendiment komplet, por duket se skuadra teknikisht dhe në aspektin e luftës sportive është dhe kjo më qetëson”.

Moxhi: Hoxha nuk kthehet pa kërkuar falje
Luçiano Moxhi mbetet një personazh mjaft i kërkuar nga miat në Itali, ku flet lirisht, duke analizuar futbollin italian, por duke folur edhe për futbollin shqiptar dhe në veçanti për Partizanin.

Për TuttoMercatoWeb, Moxhi ka folur për Juventusin dhe skuadrat e tjera në kupat e Europës, por edhe për çështjen Alban Hoxha.

HOXHA – “Jam një këshilltar i presidentit Demi edhe për aktivitete përtej futbollit. Është një skuadër e ndërtuar për të fituar, ose të paktën mbërrin e dyta. Edhe pse na ka ndodhur një problem. Portieri dhe kapiteni i skuadrës, Alban Hoxha, shkoi në grumbullim dhe harroi që nuk duhej të lëvizte prej aty. U kthye në orën 11 të natës dhe është pezulluar. Edhe portieri rezervë nuk është i pakalueshëm. Gjithsesi, nëse Hoxha do të kërkojë falje para grupit publikisht, do të kthehet në skuadër. Duhet të japë shembullin e mirë”.

Duke u ndalur te Juventusi: “Humbja e thellë në Barcelonë? Pjesa e parë ishte e mirë, e dyta jo pozitive. Problemi themelor është që Barcelona ka Mesin. E ndoqa me vëmendje ndeshjen dhe pashë një Mesi që deri në minutën e 40-të nuk bëri asgjë, pastaj u ndez dhe u fik Juventusi. Champions është cilësisht shumë më lart se kampionati italian dhe Juventusi nuk është i pathyeshëm, edhe pse në Itali dominon. Higuain dështon gjithmonë në Europë, ndoshta prisja diçka më shumë nga Dibala”.

Për Milanin: “Lojtarët e blerë janë të mirë, kuqezinjtë kanë vepruar shkëlqyeshëm në merkato. Megjithatë, nuk po luhet si skuadër dhe trajneri Montela gaboi fundjavën e shkuar, duhet të përshtatet ai me karakteristikat e lojtarëve, jo t’i futë në lojë sipas idesë që ka në mendje”.

“Luftë” te Partizani, Moxhi shpjegon pse u dënua Hoxha
Drejtori: Theu rregullat, shpresoj të ketë reflektuar. Portieri: Nuk e di pse s’u aktivizova, pyesni klubin.

Sikur të mos mjaftonte humbja e djeshme, një tjetër çështje mjaft “e flaktë” te skuadra e Partizanit është edhe ajo me kapitenin Alban Hoxha. “Gardiani” është ndëshkuar nga drejtuesit e klubit dhe më saktësisht nga drejtori i Përgjithshëm Moxhi, pasi portieri ka thyer rregullat e klubit. E sikur të mos mjaftonin “gërricjet” mes tyre, kapiteni nuk ka pranuar të dalë në nxehje me portierin Xhika, duke detyruar trajnerin Kapeçe për të marrë një portier nga moshat.  Hoxha ka thyer rregulloren dhe këtë e ka konfirmuar edhe Moxhi në një prononcim për mediet e shkruara.

HOXHA – Kapiteni ka dalë mjaft i zhgënjyer nga stadiumi “Selman Stërmasi”. Ai ka qëndruar 90 minuta në pankinë, ndërsa kur ka dalë nga stadiumi është përgjigjur ftohtë. “Nuk e di pse nuk luajta, e di klubi”.

MOXHI – Drejtori i Përgjithshëm Luçiano Moxhi ka sqaruar dënimin e kapitenit Hoxha. Italiani është treguar i ftohtë dhe ka treguar edhe njëherë “dhëmbët” duke sakrifikuar edhe kapitenin. Për Moxhin, më e rëndësishme të zbatojnë të gjithë rregullat, edhe se sa vetë fitorja e një ndeshjeje. “Në një klub futbolli ka rregulla që janë për t’u respektuar dhe të gjithë duhet t’i respektojnë. Hoxha pas kthimit nga kombëtarja, duhej të kthehej në mëngjes, ndërsa ai nuk ishte i pranishëm në stërvitje. Mbrëmë (të premten) ka lënë grumbullimin pa lajmëruar askënd dhe u paraqit paradite në hotel. Më mirë të humbasësh një ndeshje dhe t’i përmbahesh rregullave. E rëndësishme është që të ndjekim rregullat e klubit. Kohëzgjatja? Ndëshkimi mbaroi me ndeshjen e sotme, pasi qëndroi në pankinë. Sigurisht që do të ketë edhe masa financiare dhe tashmë shpresojmë ta ketë kuptuar. Më vjen keq, pasi nuk e prisja një sjellje të tillë nga Hoxha. Nëse Albani e ka kuptuar mësimin, mbyllet këtu. Ishte një vendim që ta kuptonte i gjithë grupi se rregullat duhet të zbatohen. Shiriti? Nuk është koha për të folur tani për këtë. Ndeshja? Nuk dua të kritikoj asnjë, pasi është ndeshja e parë. Skuadra e dominoi sfidën. Ne i pësuam golat nga gabime tonat, por të shohim përpara se kemi shumë ndeshje përpara. Mungon edhe Çani, i rëndësishëm shumë për ne”, – përfundoi Moxhi.

Moxhi punon falas? Në fakt, është “bomberi” më i paguar i Superiores
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit është personi më i paguar në klubin e kuq. Italiani fiton 12.5 mijë euro në muaj

Ardhja e Luçiano Moxhit si Drejtor i Përgjithshëm i ekipit të Partizanit habiti të gjithë. Të kuqtë afronin një emër me peshë të madhe në futbollin botëror, e kryesisht atë italian. Moxhi, si për mirë, si për keq, ndihmon në marketing dhe njohjen e skuadrës së kuqe. Megjithatë, shqiptarët nuk të shohin gunën, por punën. Në kushte të tilla kërkesat për italianin janë të qarta, fitimi i titullit kampion dhe trofeve të tjerë. Moxhi ka varur me dëshirën e tij çelësat në qafë dhe ka ndërtuar ekipin si ka dashur vetë, me një lirshmëri që s’ka pasur luksin asnjë drejtues i mëparshëm për ta bërë.

Shifrat dhe fitimet e tij në klubin e “demave” gjithmonë janë anashkaluar dhe asnjëherë vëmendja s’ka qenë e përqendruar aty, pasi të kuqtë kanë ditur ta fshehin mirë. Megjithatë, “Sport Ekspres” ka mundur të sigurojë listën e pagave te Partizani dhe Moxhi kryeson fuqishëm listën e të paguarve.

RROGA – Moxhi ka përfitimet më të mëdha në klubin e kuq, por edhe në Superiore. Drejtori i Përgjithshëm përfiton një rrogë prej 150 mijë eurosh në vit. E përkthyer në shifra mujore i bie te 12.5 mijë euro në muaj. Padyshim që një rrogë e tillë lë të kënaqur edhe Moxhin. Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta pranë klubit të Partizanit. Ndoshta Moxhi nuk po punon te ekipi i “demave” për përfitime financiare, por kjo nuk do të thotë se oferta e Partizanit nuk ka qenë joshëse për të.

Rroga e tij e kthehen në njeriun më të paguar në klubin e kuq. Ai paguhet më shumë se lojtarët, por gjithashtu përfitimet e tij janë të paktën 5 herë më të mëdha se çdo drejtor i mëparshëm. Sigurisht, nuk mund të krahasosh Moxhin me ish-drejtorët, pasi emri i tij shet më shumë, nuk mund të flasim në aspektin profesional, pasi do të ishte një mendim subjektiv.

Gjithsesi, nuk mund të mos habitesh me shifra të tilla, aq më shumë që Moxhi e ka deklaruar vetë se mund të paguhet vetëm nëse klubi ka sukses, pasi për momentin punon miqësisht si këshilltar i presidentit Demi.

Partizani e mërzit, Moxhi e “braktis”
Mediat në Itali bëjnë me dije faktin interesant se pasi të kuqtë kanë pësuar golin e tretë nga Ternana, këshilltari i presidenti Demi është larguar nga tribuna, dukshëm i mërzitur..

Partizani ka vetëm dhjetë ditë që ka nisur përgatitjet, ndërkohë që në miqësoren e së shtunës me Ternanën u mposht me rezultatin 3-1. Të kuqtë bënë një paraqitje jo të mirë, të kushtëzuar edhe nga përgatitjet dhe rimti që u kushtëzon fakti që kanë nisur vonë, ndërkohë që edhe ngarkesa luan rolin e saj. Gjithsesi nuk është se ndonjë në kampin e kuq mund të jetë kënaqur, veç trajneri Mark Juliano, që normalisht synon të mbajë lart moralin e skuadrës. Edhe tifozët në rrjetet sociale kanë shprehur haptas zhgënjimin, por nga ana tjetër janë munduar të motivojnë skuadrën e tyre, pasi kundërshtari është një ekip i Serisë B dhe nuk është bërë nami.

“Ishte një ndeshje e bukur. Pashë dy skuadra që janë në faza të ndryshme përgatitjeje. Ternana është më përpara se ne, ndaj është gati fizikisht. I uroj gjithë të mirat Ternanës. Po përgatitemi për t’u paraqitur mirë në kampionat. Edhe pse jemi vetëm në fillim, jam shumë i kënaqur. Objektivi? Të shkojmë më lart se vendi i dytë i sezonit të shkuar”, tha ndër të tjera të shtunën në mbrëmje tekniku italian.

Moxhi duke ndjekur ndeshjen me Ternanen

MOXHI – Siç edhe dihet, Luçiano Moxhi është i dënuar përjetësisht në Itali dhe ishte i izoluar në tribunë gjatë përballjes që Partizani humbi me Ternanën. Italiani është parë i pakënaqur dhe këtë e vërteton më së miri fakti që në momentin që rezultati ka shkuar 3-0 për Ternanën, ai është larguar nga tribuna. “Ç’të them? Pyesni Preitin (drejtori sportiv), sepse ai e pa ndeshjen deri në fund. Ternana është më përpara  me përgatitjet, në nisim në 9 shtator”, ka thënë Moxhi, sikurse shkruan “Ilmessaggero”. Normalisht që njëfarë zhgënjimi e ndjen, pasi ai së bashku me partnerët e tij, po ndërtojnë Partizanin dhe synojnë që veç titullit kampion në Shqipëri, të forcojnë akademinë dhe të shesin futbollistë në të ardhmen.

PRURJET ITALIANE – Luçiano Moxhi nuk e njeh kampionatin shqiptar dhe tregun vendas të merkatos, ndaj edhe së bashku me drejtorin sportiv Antonelo Preiti, janë fokusuar në tregun italian të futbollistëve. I fundit që u afrua ishte mesfushori me tipare sulmuese, panamezi Erik Herrera. Më parë ishin prezantuar Edgar Çani, që ka një dëmtim dhe ende nuk është aktivizuar me ekipin, si dhe Kristian Adorjan. Gjithashtu nën urdhrat e trajnerit Juliano është vendosur mesfushori Xhovani La Kamera, si dhe sulmuesi Mustafa Enok Xhixhiua dhe Milan Basrak. Ky i fundit shënoi golin e vetëm ndaj Ternanës, ndërkohë që një paraqitje të mirë bëri edhe sulmuesi afrikan, që u mundua shumë të ndihmonte skuadrën, por pa mundur të shënojë dot gol, që është edhe detyra kryesore për të si sulmues.

Partizani nuk ndalet, Moxhi kërkon edhe dy futbollistë
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit nuk e ka mbyllur merkaton ende, pasi kërkon edhe një lojtar cilësor për repartin ofensiv dhe një qendërmbrojtës

Merkatoja e Partizanit ka qenë mjaft aktive, afrime të bujshme dhe lojtarë me CV, relativisht të lartë për kampionatin shqiptar të futbollist. Edgar Çani kryeson listën e afrimeve të reja, ndërsa Herrera, Adorjan apo edhe La Kamera janë futbollistë që priten të bëjnë diferencën. A e kënaq kjo Moxhin? Jo, pasi italiani akoma nuk e ka nxjerrë Partizanin nga merkato. Të kuqtë dëshirojnë edhe dy afrime të tjera, jo domosdoshmërisht të vijnë dhe të nguten, por nëse del futbollisti i duhur, atëherë do të provojnë maksimumin për ta marrë në skuadër. Informacione të besueshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Moxhi po kërkon edhe dy futbollistë. Bëhet fjalë për një sulmues që t’i bashkëngjitet Sukajt dhe Çanit, por edhe një qendërmbrojtës.

Sulmuesi – Afrimi i Çanit e ka bërë më të kompletuar këtë repart, por përsëri alternativat mungojnë. Për momentin, në fazën ofensive të “demave” janë Sukaj dhe Çani, Fili është një tjetër emër, por që është anashkaluar nga skuadra e kuqe. Gjasat janë që të kuqtë të vazhdojnë merkaton për të marrë edhe një sulmues, pasi në rast të një dëmtimi, apo pezullimi të mundshëm, ata dalin zbuluar përpara. Moxhi ka nisur vëzhgimin e tregut dhe sigurisht që vëmendja e tij është e përqendruar te tregu italian i futbollit, aty ku janë marrë edhe afrimet e tjera për “demat”.

Qendërmbrojtësi – Një tjetër dëshirë e Moxhit, por edhe e drejtuesve të tjerë të Partizanit është afrimi i një qendërmbrojtësi kualitativ. Malota, Krasniqi dhe Atanda luftojnë për një vend në formacion, në atë repart është edhe i riu Janku, por përsëri “demat” nuk janë krejtësisht të sigurt. Ata kërkojnë një mbrojtës që t’i ofrojë siguri në prapavijë dhe që nga largimi i Arapit nuk e kanë gjetur të duhurin. Moxhi po punon për të mbyllur edhe këtë “defekt” të skuadra e kuqe. Sezonin e shkuar, qendra e mbrojtjes ka qenë një ndër pozicionet më të kritikuara te “demat”, pasi pavarësisht golave të pakët që kanë pësuar, lojtarët e këtij reparti nuk kanë treguar siguri.

Skuadra – Partizani ka krijuar grupin e lojtarëve dhe po punon nën drejtimin e trajnerit Mark Juliano për të arritur formën maksimale para fillimit të kampionatit. Të kuqtë janë të vendosur në Kashia të Italisë dhe numrit një i stolit është i kënaqur me grupin që ka, pavarësisht se pret edhe ndonjë dhuratë të fundit nga Moxhi.

Moxhi: Panuçi mund të jetë bast, jo Juliano
Këshilltari, apo drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Luçiano Moxhi, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë në Top-Channel, ku ka shpjeguar gjithë lëvizjet e fundit te Partizani, duke nisur nga afrimi i trajnerit Mark Juliano.

JULIANO – “Juliano ka patur bashkëpunim me disa trajner të rëndësishëm në karrierën e tij si Ançeloti, Kapelo, etj. E vija re se gjithmonë i ndiqte me shumë vëmendje lëvizjet e tyre edhe ne vitet e fundit me Juventusin ishte më tepër trajner në fushë se futbollist. E njoh si njeri me karakter. Jo, te Partizani nuk do të jetë një bast, por një siguri, përndryshe çfarë këshilltari do të isha, do të këshilloja keq presidentin, ndaj me Iulianon garantoj siguri”.

PANUÇI – “Ndoshta zgjedhja e Panuçit mund të jetë bast, por jo e jona. Edhe Panuçi është një ish-lojtar shumë i mirë, por e njoh pak, megjithëse duket se ka dëshirë të bëjë mirë. E rëndësishme është të ndjekë rrugën e De Biazit”.

MERKATOJA – “Unë nuk jam drejtues që vendos tek Partizani, por këshilltar i presidentit Demi. Si i tillë, e kam këshilluar presidentin që të krijojmë një Juventus të vogël, pra atë që bëra unë me atë skuadër, me Torinon apo Napolin. Krijim i bazës të të rinjve, pasi një skuadër nuk mbështetet vetëm tek blerjet, por edhe tek shitjet. Një futbollist i mirë nuk jep gjithmonë maksimumin tek një skuadër e caktuar, duhen parë karakteristikat. Një ekip futbolli duhet te veprojë në unison. Për shembull, tek Juventusi mora Zidan, por përkrah tij ishte Edgar Davids. Njëri që dinte ku të hidhte topin dhe tjetri ku të fuste këmbën”, thotë Moxhi.

ZEMAN – “Po, e kam lexuar edhe unë intervistën ku ka folur për mua sikur falimentoj klube. Zemani në Itali njihet si njeri që flet keq, për Juventusin dhe për mua. Klubet e mija kanë fituar gjithçka dhe kanë funksionuar shumë mirë financiarisht. Për shembull, kur mora unë Juventusin, ne i kishim borxh FIAT-it 55 miliardë lireta. Ia kthyem borxhin dhe për 12 vite fituam gjithçka, pa i kërkuar më asnjë liretë presidentit Anjeli, gjithçka e bëra me forcat e mia. Këtë gjë nuk mund ta thotë një si ai që e kanë shkarkuar nga klubet aq herë sa nuk mbahet mend”.

POLEMIKAT E SEZONIT TË FUNDIT – “Normalisht për fituesin duhet të rezervohen vetëm duartrokitje, por nëse në Shqipëri është zakon që fituesi të kontestohet, më mirë të kontestohesh se të marrësh duartrokitje. Megjithatë, unë besoj në futbollin e ndershëm dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar Presidentin Demi, kjo është e sigurt”.

DEMI – “Presidentin Demi do ta cilësoja një person mjaft alegro dhe shumë inteligjent. Inteligjent sepse di se ku bëhet biznes dhe si arrihet biznesi. Edhe në aktivitetet e tij të tjera ai po më ndjek me vëmendje, sikurse në biznesin e klubit dhe unë do të përpiqem t’i dhuroj presidentit kënaqësitë që ai i meriton në të gjitha fushat e biznesit që po punon, përfshirë edhe futbollin. Respektoj personalitetin e Gaz Demit, theksoj se në krahasim me shumë presidentë në Itali, Demi e njeh jetën shumë më mirë se të tjerët dhe po të analizojmë figurat e presidentëve italianë, shumë prej tyre duhet të ndërrojnë profesion. Kujdes, futbolli italian është në rënie pikërisht për mungesë të drejtuesve. Për shembull, Juventusi fitoi 6 kampionate, pasi skuadrat e tjera nuk kanë pasur drejtues, ndaj Juventusi ka fituar dhe do të vazhdojë të fitojë pikërisht se ka drejtues të aftë”.

Moxhi “show”: Penalltia e Julianos ndaj Ronaldos? Interi duhej të ishte në B atë vit
Në konferencën për shtyp të prezantimit të Mark Julianos nuk mund të mungonte në fund pyetja me humor për penalltinë e famshme që Interi pretendoi në prill 1998. Juve-Inter, Juliano ndalte Ronaldon në zonë, asnjë faull sipas arbitrit, që më pas i dha penallti Juves (Del Piero e humbi) dhe në fund titulli shkoi në Torino.

Juliano e mori me të qeshur sot, i mësuar me pyetjen e përjetshme, por më pas ndërhyri Luçiano Moxhi, tjetër protagonist absolut i asaj epoke, kur drejtonte Juven.

Në një libër botuar 3 vite më parë Moxhi rrëfente se penalltia mund të jepej, duke e riparë vite më pas.

Sot Moxhi sulmon Interin, aty ku në fakt firmosi dhe do kishte shkuar, por u grind me Moratin sepse Moriero rinovoi tek Interi, ndërsa Moxhi e kishte shitur te Midëllsbrou në Angli.

“Le të themi që penalltia ishte, OK? Por në atë kohë Interi kishte një çështje të hapur. Një vit më parë kishte falsifikuar dokumentacionin, për të bërë italian me origjinë Alvaro Rekobën. Mashtrim gjigant, rregullorja e zbriste në Serinë B, por u dënua vetëm një drejtues. Me rregullore, ajo Juve-Inter e famshme nuk duhej luajtur fare, sepse Interi nuk do merrte pjesë fare atë sezon në Serinë A. Gjyqtari vendosi që penalltia ndaj Ronaldos nuk ishte, vendim i pranueshëm, edhe nëse i gabuar, por një gjyqtar më i madh vendosi që Interi të mos dënohej për Rekobën”.

Armiq të përjetshëm/ Zeman: Moxhi ka falimentuar shumë klube
Zdenek Zeman dhe Luçiano Moxhi, zor se në futboll ka pasur personazhe më interesantë dhe në pole më të kundërt se këta të dy.

Armiq të betuar prej dekadash, që kur Zeman në mesin e viteve ’90 lëshonte akuza të forta ndaj Juves, duke përmendur edhe frazën e famshme “futbolli të dalë nga farmacia”, duke akuzuar Juventusin për përdorim dopingu.

Po tani? Zeman vazhdon të drejtojë, ështe te Peskara, luan futbollin e tij të çmendur, të bukur dhe kurrë fitues trofesh. Megjithatë, Moxhi fitues i gjithçkaje me Juventusin, tashmë nuk lejohet të drejtojë në futbollin italian. Kjo nuk e ndalon të punojë për Partizanin dhe të flasë çdo javë në media, ndaj edhe Zeman sulmon sërish.

” Sistemi ishte i gabuar, unë e thosha hapur dhe kjo më ndëshkoi, sepse kisha oferta edhe nga Reali e Barcelona. Gjithsesi, më mjafton që France Football më ka zgjedhur si një ndër 30 trajnerët më të rëndësishëm në histori.

“Moxhi? Është kthyer, punon në Shqipëri, por edhe në Itali, sepse del në radio, gazeta e televizion. Mendojnë se ai zgjidh probleme, por për mua ka falimentuar shumë klube. Duhet ndërhyrë, nuk duhet luajtur aty, rregullat duhen respektuar”.

Partizani, Moxhi dhe basti i rrezikshëm Juliano
Partizan, a je këtu? Po, Partizani është, ose më saktë Moxhi është. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit është i vetmi që me sa duket po punon për Partizanin e ri, sepse tashmë mësohet edhe emri i trajnerit të ardhshëm. Bëhet fjalë për Mark Julianon, 43-vjeçarin nga Kozenca, i cili me Moxhin ka lidhje të hershme. “Do të jetë një trajner italian, kjo është e sigurt. Pashë skuadrën, tre apo katër ndeshje, tani jam duke punuar për skuadrën dhe për trajnerin. Por, në momentin aktual nuk mund t’iu them asgjë me saktësi, sepse mua më pëlqen që të bëj gjërat mirë dhe jo duke u nxituar. Duke qenë se kemi një muaj e gjysmë kohë për të zgjedhur futbollistët dua të shoh se cilat janë situatat dhe rrethanat më të mira. Sa i përket trajnerit, do të zgjidhim gjithçka brenda një jave”, deklaronte Moxhi para dy ditësh për “Sport Ekspres”. Premtim i mbajtur, trajneri ja ku është…

JULIANO – Futbollist i rritur te Salernitana, Juliano e pati kulmin e vet te Juventusi në periudhën 1996-2005, duke luajtur 187 ndeshje e duke shënuar 7 gola. Jo gjithnjë titullar, por një mbrojtës i besueshëm sa herë nevojitej kontributi i tij. Ka fituar thuajse gjithçka në karrierë: 4 kampionate në Serinë A, 3 Superkupa Italie, një Superkupë Europe dhe një Kupë Interkontinentale. Nëse e mbani mend, ju që keni parë futboll në vitet ’90, Juliano është protagonisti i madh i penalltisë mbi Ronaldon në një Juventus-Inter në vitin 1998. Ishte apo nuk ishte penallti? Arbitri nuk e dha, Juventusi doli kampion. Më pas Majorka në Spanjë, pak ndeshje të tjera në Itali dhe fund karriere në 2012, në moshën 39-vjeçare.

KARRIERA SI TRAJNER – Në vitin 2012, sapo e mbylli me futbollin e luajtur, Juliano nisi punë tek ekipet e moshave të Pavias. Dy vjet aty, më pas një vit te të rinjtë e Latinas. Më 5 janar 2015 Latina e emëroi trajner të parë, pas pushimit nga puna të Roberto Bredës. Qëndroi thuajse një vit te Latina, ku në fakt bëri punë të mirë, por në nëntor 2015 e pushuan nga puna. Më shumë se një vit pushim, duke bërë rolin e opinionistit nëpër televizione, derisa më 26 maj Komo e thirri për t’i dhënë drejtimin e skuadrës që po rindërtohej. Gjithçka ters: pa debutuar dhe pa bërë planet e së ardhmes, Juliano mbeti pa punë, sepse Komo falimentoi.

LIDHJA ME MOXHIN – Në Itali thonë se Mark Juliano është një mik i ngushtë i Moxhit. Karriera e mbrojtësit është lidhur ngushtë me Moxhin që nga koha e Juventusit dhe miqësia e tyre nuk është zbehur më që në vitet ’90. Edhe marrja e drejtimit të Komos në maj, sipas medieve italiane, kishte në prapaskenë Luçiano Moxhin. Te Komo do të shkonin drejtues të afërt me Moxhin dhe u spekulua shumë se Komo kishte marrë si konsulent pikërisht ish-drejtorin e famshëm të Juventusit. Komo falimentoi, gruaja e Majkëll Esienit nuk pagoi më asnjë euro pas majit, ndaj Moxhi erdhi te Partizani dhe tani vjen edhe Juliano.

BASTI I RREZIKSHËM – Futbollist me emër, për pasojë trajner i mirë? Teori që në futboll shpesh nuk ka funksionuar, rastet janë aq të shumta, sa duhet një libër me shumë faqe për t’i përmbledhur. Mjafton të kujtojmë Dosenën, i cili në Shqipëri erdhi si emër i madh, por iku nga kombëtarja pa nisur mirë punë. Shqipëria është ambient i vështirë, nuk kemi nivel të lartë profesionalizmi, në çdo fushë. Partizani është ende pa shtëpi, hall më vete, që sikletos çdo trajner, presioni është maksimal për trofe, asgjë tjetër, vetëm trofe. Lojë? Nëse vjen, mirë, por tifozët janë lodhur nga pritja e gjatë dhe nuk është se u intereson fort që titulli që iu hoq Skënderbeut pritet t’i kalojë Partizanit. Ai është titull tavoline, tifozët duan një titull fushe, nga ata që festohen jo një ditë, por për ditë të tëra! Juliano është “i uritur”, kërkon ta përdorë Partizanin si trampolinë, jo thjesht si një mënyrë për të kapur ndonjë euro qyl. Ky është lajm i mirë për Partizanin, por nga ana tjetër, eksperienca është thelbësore dhe Juliano nuk e ka. Ka edhe aspekte të tjera që duhen marrë parasysh: A do t’i japin një skuadër për titull? A do të ketë mbështetje të plotë nga klubi, pa “bërryla”? A do ta nisë mbarë dhe a do të ketë më shumë fat se te Komo? Të shohim, basti është i rrezikshëm, por nëse fitohet…

Moxhi me trajner italian, Demi marrëveshje me Duron!
Situatë e çuditshme te klubi i kuq. Moxhi për “Sport Ekspres” deklaroi se do të vijë trajner i huaj, por ndërkohë mësohet se presidenti nuk ka ndërmend ta presë gjatë

Vladimir Prenga

Largimi i Sulejman Starovës, gjë që pritej prej kohësh, ka bërë që Partizani të fokusohet totalisht te puna për gjetjen e një trajneri të ri. Brenda javës pritet të mësohet kush do ta drejtojë të kuqtë dhe këtë gjë e paralajmëroi edhe drejtori Moxhi në një intervistë publikuar në Sport Ekspres dje. “Duke qenë se kemi një muaj e gjysmë kohë për të zgjedhur futbollistët, dua të shoh se cilat janë situatat dhe rrethanat më të mira. Sa i përket trajnerit, ai do të jetë italian”, u shpreh italiani, që do të kërkojë ta sjellë “timonierin” e ri nga gadishulli Apenin. Xhovani Kolela është një nga alternativat për të marrë stolin e kuq, por ka edhe emra të tjerë që Moxhi preferon të mos i zbulojë.

KLODIAN DURO – Trajnerët italianë nuk janë të lirë në aspektin financiar dhe ndoshta kjo është pengesë, por së fundmi ka edhe një tjetër skenar, sipas të cilit drejtimin e Partizanit e merr Klodian Duro. Për shumëkënd mund të duket çudi, por presidenti Demi mësohet se ka rënë dakord me trajnerin nga Elbasani dhe brenda një jave do të vendoset për kreun e pankinës. Gjithçka varet nga Moxhi, pasi italianit i është dhënë kohë një javë të vendosë për trajnerin, ndryshe Duro në fillim të muajit gusht do të bëhet gati të veshë tutat e trajnerit sërish. Ish-mesfushori i Partizanit, ka vetëm një eksperiencë si trajner, pasi ka qenë në drejtimin e skuadrës së Kukësit në gjysmën e dytë të sezonit 2015-2016, ku arriti të bëjë mjaft mirë në kampionat, pasi i renditi verilindorët në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, në një moment që diferenca me rivalët ishte e madhe në muajin janar. Gjithashtu ai fitoi në krye të kampionëve në fuqi trofeun e parë të rëndësishëm, pasi në finalen e Kupës së Shqipërisë Kukësi triumfoi me penallti ndaj Laçit.

MUNGESA E KOORDINIMIT – Duro është takuar me Demin, por tani ka edhe një “raund” tjetër dhe pritet që të ketë një tjetër takim. Në këtë takim do të jetë edhe Luçiano Moxhi dhe mbetet e parë se çfarë do të ndodhë. Duro e dëshiron një eksperiencë të tillë dhe në një klub si Partizani do kishte mundësinë të tregonte aftësitë e tij, pas kupës së fituar në Kukës. Nga ana tjetër, drejtori ka deklaruar se trajneri do të jetë italian, por gjërat duken se janë ndryshe. “Çelësat” i ka marrë Moxhi është thënë e stërthënë, por kjo mbetet për t’u vërtetuar, sepse diçka nuk shkon në këtë histori. Nëse drejtori i përgjithshëm ka marrë pushtetin te Partizani, atëherë pse Demi po bisedon dhe ka arritur marrëveshjen me Duron? Diçka anormale, që ndoshta tregon edhe për një krisje te Partizani, pasi ardhja e Moxhit ka bezdisur jo pak njerëz në klubin e kuq. Nëse konfirmohet Duro në drejtim, do të jetë edhe një sinjal i qartë se presidenti Demi nuk është fort i kënaqur me ecurinë e punëve te Partizani, ku premtime ta shumë, por deri tani kemi mbetur te premtimet.

Moxhi dhe Partizani i ri: Trajner italian, për skuadrën kini besim tek unë!
Intervistë ekskluzive me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, që nga Italia flet për projektet: “Ma lini mua në dorë, pasi vlerësova skuadrën, tani e ndërtoj për të fituar trofe. Nga Europa u eliminuam për arsye përgatitjeje”

Eraldo Harlicaj

“Më thoni pak shpejt, sepse kam një Asamble të rëndësishme pas pak…”. Nga zëri i tij kuptohet mjaft qartë se është një person i angazhuar. Edhe pse shumë të tjerë në moshën e tij do të gëzonin pensionin dhe me paratë e fituara gjatë karrierës do të ishin ndoshta në ndonjë ishull të humbur mbi një jaht, Luçiano Moxhi preferon që të jetojë me futbollin, me pasionin e tij, dhe duke menduar për ringritjen e një klubi historik në Shqipëri, Partizanin. Përpara disa ditësh, në Tiranë, do të frynte qirinjtë e tortës së 80 vjetorit, ndërsa për mediet italiane do të rrëfente prapaskena të së shkuarës… E megjithatë, mbetet fjalëpak, por të duket sikur në atë që thotë, përcjell shumë optimizëm dhe qetësi, atë që tifozët e Partizanit kanë humbur pas eliminimit në Europë. E ndërsa lundrohet në det të hapur dhe me erën kundër (shumë kaos, nga lojtarët te dorëheqja e trajnerit Starova), “Big” Luçiano preferon që të mbajë timonin. Nga trajneri i ardhshëm, që s’do të jetë Milinkoviç, te merkato, vlerësimi i tij, eliminimi në Europë, por edhe çështja “Ekuban” dhe “Torasa”, duke kaluar më pas te trajneri i kombëtares së Shqipërisë, pasuesi i De Biazit, Panuçi. Për “Sport Ekspres”, për të parën herë që kur ka ardhur në Shqipëri, rrëfehet për një gazetë drejtori i Partizanit, ish-strategu i Juventusit të sukseseve të mëdha…

– Përshëndetje drejtor, duke qenë se jemi në një periudhë pushimi dhe pas eliminimit nga Europa, tifozët duan të dinë më shumë, çfarë mund të na thoni për të ardhmen e Partizanit dhe si e keni menduar?

– Ajo që mund t’iu them për momentin është se jemi duke vlerësuar trajnerin dhe futbollistët.

– Trajneri do të jetë shqiptar apo i huaj?

– Do të jetë një italian, kjo është e sigurt.

– Një tjetër shqetësim i tifozerisë ka të bëjë me faktin se për momentin asgjë nuk po lëviz dhe pse është lënë të rinisë puna në fillim të gushtit?

– Këtë gjë ma lini mua në dorë… Pashë skuadrën, tre apo katër ndeshje, tani jam duke punuar për skuadrën dhe për trajnerin. Por, në momentin aktual nuk mund t’iu them asgjë me saktësi.

– Po për çfarë arsye?

– Sepse mua më pëlqen që të bëj gjërat mirë dhe jo duke u nxituar. Duke qenë se kemi një muaj e gjysmë kohë për të zgjedhur futbollistët dua të shoh se cilat janë situatat dhe rrethanat më të mira. Sa i përket trajnerit, do të zgjidhim gjithçka brenda një jave.

– Duke iu kthyer tifozëve dhe shqetësimit të tyre, që vjen edhe si rrjedhojë e eliminimit në Europë, që ishte i papritur, në fund të fundit, mund t’i qetësoni se do të ketë një punë të madhe për një Partizan të madh?

– Unë ndodhem për këtë arsye këtu. Jam për të ndërtuar një ekip të mirë dhe të kemi rezultate.

– Është e vërtetë që Partizani mund të bënte diçka më shumë për të mbajtur Ekubanin edhe një sezon, ose të paktën për kupat e Europës?

– Jo, ky është një budallallëk. Budallallëk sepse Ekuban ka shënuar 16 gola dhe askush s’do ta kishte hequr. Madje, do të ishim shumë të lumtur që të qëndronte me ne, por ishte e pamundur.

– Torasa, a është e vërtetë që u largua sepse nuk përfshihej në grupin e atyre lojtarëve që mund të ndihmonin Partizanin të fitonte trofe?

Për sa i përket Torasës, problemi qëndronte në faktin se si fantazist i skuadrës, shënoi vetëm dy gola dhe për një futbollist në atë rol janë shumë pak. Ndaj, mund të them që nuk më bindi.

– Të kthehemi pak te eliminimi nga Europa League që në turin e parë. Një zhgënjim ky që nuk pritej. Çfarë ndodhi në të vërtetë, nga se erdhi ky eliminim?

– Në fakt, në syrin tim, nuk mendoj se e meritonim plotësisht këtë eliminim. Por, mbetet një fakt i rëndësishëm që njerëzit duhet të vlerësojnë. Skuadra ndaloi, pra i mbylli aktivitetet kur mbaroi kampionati. Bëri pushim 1 javë apo dhjetë ditë dhe më pas rinisi stërvitjet, duke pasur parasysh edhe faktin se deri në sfidën ndaj ekipit bullgar, zhvilloi vetëm një miqësore. U gjend që të përballej me një ekip, kampionati i të cilit kishte nisur prej katër ditësh. Sigurisht, hapi i kundërshtarëve ishte shumë më i madh dhe s’mund të ishe ndryshe. Ata ishin në qendër të një përgatitje, ndërsa Partizani kishte ndaluar, sepse kishte mbaruar kampionatin prej kohësh. S’ka asgjë më shumë se kaq. Duhet të përpiqemi që të ndërtojmë një ekip që do të bëjë më mirë dhe do të synojë të arrijë rezultate të rëndësishme dhe puna ime, e përsëris, do të jetë pikërisht kjo.

– Panuçi është përzgjedhur si post De Biazi në stolin e Shqipërisë. Duke qenë se ju e njihni mirë, si ju duket ky vendim i federatës shqiptare?

– Panuçi, sigurisht, ka qenë një futbollist i mirë dhe mendoj se mund të bëjë po aq mirë si trajner i Shqipërisë. Është i përgatitur taktikisht dhe psikologjikisht. Nuk ka dyshime që do të japë një mbështetje të mirë kombëtares së Shqipërisë.

Flet Moxhi: Ja Partizani im i madh!
Intervistoi: Eraldo Harlicaj

“Më thoni pak shpejt, sepse kam një Asamble të rëndësishme pas pak…”. Nga zëri i tij kuptohet mjaft qartë se është një person i angazhuar. Edhe pse shumë të tjerë në moshën e tij do të gëzonin pensionin dhe me paratë e fituara gjatë karrierës do të ishin ndoshta në ndonjë ishull të humbur mbi një jaht, Luçiano Moxhi preferon që të jetojë me futbollin, me pasionin e tij, dhe duke menduar për ringritjen e një klubi historik në Shqipëri, Partizanin. Përpara disa ditësh, në Tiranë, do të frynte qirinjtë e tortës së 80-vjetorit, ndërsa për mediet italiane do të rrëfente prapaskena të së shkuarës…

Tani Moxhi rrëfehet për “Sport Ekspres”: Nga trajneri i ardhshëm e deri te merkatoja, eliminimi në Europë, por edhe çështja “Ekuban” dhe “Torasa”, duke kaluar më pas te trajneri i kombëtares së Shqipërisë, pasuesi i De Biazit, Panuçi….

– Përshëndetje zoti Moxhi, duke qenë se jemi në një periudhë pushimi dhe pas eliminimit nga Europa, tifozët duan të dinë më shumë, çfarë mund të na thoni për të ardhmen e Partizanit dhe si e keni menduar?

– Ajo që mund t’iu them për momentin është se jemi duke vlerësuar trajnerin dhe futbollistët…

– Tifozët janë në ankth, për momentin asgjë nuk po lëviz, pse është lënë të rinisë puna në fillim të gushtit?

– Këtë gjë ma lini mua në dorë… Pashë skuadrën, tre apo katër ndeshje, tani jam duke punuar për skuadrën dhe për trajnerin. Por, në momentin aktual nuk mund t’iu them asgjë me saktësi.

(Intervista e plotë, sot në “Sport Ekspres”)

Partizani dhe merkatoja, kush i merr përgjegjësitë e vendimeve?
Prej kohësh po flitet se Partizani është në duart e Luçiano Moxhit, se italiani do të sjellë supertalente e do ndërtohet skuadër për titull.

“Do të…”, ende i përket së ardhmes, sepse aktualiteti flet se te Partizani kanë ikur shumë e kanë ardhur vetëm Kotobelli i Progni.

U provuan edhe dy të huaj, mister total a vlejnë a jo, terr informativ.

Situatë absurde, fotokopje e asaj të vitit të shkuar. Erdhi Sormani, nisi projekt i ri, që zgjati veç pak muaj.

Erdhi një sulmues mjaft cilësor si Salibor Volash. E solli drejtori sportiv Edmond Haxhia, bëri detyrën, sepse duhej sulmues i vërtetë, nga ata që tërheqin skuadrën.

Me Ekubanin do formonte dyshe klasi, ndoshta sillte titullin.

E larguan, po kush? Sormani vendosi të luante pa sulmues? Njerëzit pranë tij në klub?

Pyetja që ngrihet është: Kush r ka mbajtur përgjegjësinë për merkaton te Partizani? Kush largoi Volashin, i cili tani luan në Holandë, pas 15 golave në Slloveni sezonin e fundit? Po Torasën me shokë, kush i largoi pa zëvendësuar?

Përgjigje zor se do vijnë ndonjëherë, por të shohim ç’do bëjë Moxhi…

Moxhi punon për Partizanin, por flet si drejtues i Juventusit
Luçiano Moggi është i dënuar përjetë në Itali, por gazetarët nuk i ndahen, duke e ditur se ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit përbën gjithnjë lajm. Ndonëse tani punon për llogari të Partizanit dhe tifozët e kuq presin si uji në shkretëtirë ndonjë lajm të mirë, ndonjë përforcim e ndonjë intervistë të Moxhit, ky i fundit refuzon të flasë për mediat në Shqipëri, por nga ana tjetër nuk humbet rast të flasë në Itali.

Ditët e fundit bëri bujë transferimi i Leonardo Bonuçit nga Juventusi te Milani dhe menjëherë gazetarët italianë kanë kthyer sytë nga Moxhi, ai që deri para një dekade ishte autori i lëvizjeve më të bujshme në merkato, duke shitur emra si Zidan e Inzagi pa u trembur nga zemërimi i tifozerisë.

“Nuk e besoja që Bonuçi do shkonte te Milani. Unë do i thosha “Ose ik jashtë, ose qëndro aty e mos na çaj t***n. Pikë. Kështu është futbolli profesionist, nuk ka më lojtarë flamuj. Kjo është një nga të këqijat e futbollit. Është si të votosh për një deputet që i përket të majtës dhe pas zgjedhjeve e sheh që kalon tek e djathta. Pasardhësi i Bonuçit? Kaldara, i riu italian më i mirë në qarkullim. Pastaj Juve do marrë edhe De Shilion, por i duhet një mesfushor i mirë, për të ndihmuar në ndërlidhjen mbrojtje-mesfushë-sulm, edhe pse nuk i dihet, Markizio mund të kthehet në nivele të larta”, ka deklaruar Moxhi në një intervistë botuar sot në “Tuttosport”.

Moxhi “kapet mat”, diçka po “gatuan” në Milano
Luçiano Moxhi është një personazh që në Itali është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ish-drejtori i Juventusit, tashmë këshilltar i presidentit të Partizanit, Gazment Demit, është fotografuar nga gazetarët e Gazzetta dello Sport në hotel “Gallia” në Milano, aty ku kryhen shumë tratativa merkatojedhe këto ditë janë mbi 40 agjentë e drejtorë sportivë të klubeve të ndryshëm.

Në Itali shkruajnë se Moxhi jo vetëm që punon në llogari të Partizanit, por dyshohet se bashkëpunon edhe me disa klube italiane, madje pak kohë më parë qarkulloi një lajm se ka dashur të blejë skuadrën e Palermos.

Gazzetta ka publikuar fotoja e Moxhit në hotel, shoqëruar nga disa persona dhe një truproje personale, dhe me gjasa do të jetë duke “gatuar” ndonjë goditje të fundit për Partizanin. Mbetet për t’u parë, pasi akoma dora e tij nuk ka nisur të ndihet në ekipin e kuq.

Derbi Tirana-Partizani luhet në… restorant
Tirana ka rënë nga Superiorja, shumë tifozë të Partizanit kanë gëzuar, por realisht derbi i kryeqytetit nuk është aq armiqësor sa mendohet.

Presidenti i Partizanit Gaz Demi, së bashku me trajnerin Sulejman Starova, menaxherin e skuadrës Ildi Dajlani, drejtorin Edmond Haxhija dhe këshilltarin Luçiano Moxhi, që tashmë vepron edhe si drejtor i përgjithshëm, ka drekuar në një nga restorantet e tij të preferuar, atë të tifozit VIP të Tiranës, Alban Berisha.

Ky i fundit, përveçse një tifoz i thekur bardheblu, është edhe këshilltari personal i Refik Halilit, ndaj ishte një derbi. “U luajt” të shtunën, 5 orë në një tavolinë, por kush tha që ishin armiq? Përkundrazi, respekti reciprok nuk mungon kurrë dhe marrëdhëniet janë mjaft të mira.

Moxhi tentoi të blinte Palermon
Luçiano Moxhi tashmë është bërë konsulent i Partizanit, edhe pse nuk ka firmosur realisht ndonjë kontratë, por në muajt e fundit ka tentuar të rifutet në botën e futbollit në Itali.

Sipas mediave në Itali, ish-drejtuesi i famshëm i Juventusit në prill tentoi të blinte Palermon. Marrëdhëniet e Moxhit me Mauricio Xamparinin janë shumë të mira dhe kur ky i fundit deklaroi largimin, Moxhi bëri një ofertë, që në fakt u konsiderua e ulët. Megjithatë, problemi kryesor ndoshta nuk kanë qenë paratë, por problemet e Moxhit me drejtësinë sportive në Itali, sepse zor se do të lejohej përfshirja e tij në një klub futbolli, sido që të fshihej.

Moxhi hap merkaton e Partizanit, vijnë lojtarë nga Italia
Merkatoja zyrtarisht është hapur dhe këshilltari i presidentit Demi ka bërë 6 goditje të menjëhershme për Kupat e Europës. Futbollistë nga futbolli italian, kamerunasi nga të rinjtë e Juventusit.

BOOM-BOOM-BOOM…Merkato e verës është hapur dhe Partizani nuk ka humbur aspak kohë. Këshilltari i Presidentit Gaz Demi, Luçiano Moxhi, ka nisur menjëherë nga puna dhe duket se tashmë “faza përgatitore” për të ka mbaruar dhe ka nisur aksioni. Italiani do të bëjë revolucion te të kuqtë, pasi ndërtimi i skuadrës ka mbetur në dorë të tij. Kjo e votëbesuar nga numri një i klubit Gaz Demi, dhe trajneri Sulejman Starova, madje dhe nga drejtorët Edmond Haxhija dhe Genc Tomori.

Moxhi ka bërë goditjet e merkatos dhe do t’i krijojë mundësi trajnerit Sulejman Starova të punojë me një skuadër të plotë që më 10 qershor kur mund të nisin përgatitjet. Në skuadrën e të kuqve janë konfirmuar për “Sport Ekspres” nga burime brenda klubit, 4 afrime të sigurta, ndërsa gjithsej do të vijnë 6 lojtarë, pasi dy do të jenë në formën e provës.

ARDHJA E MOXHIT – Luçiano Moxhi do të vijë të hënën në Shqipëri, por nuk do të jetë vetëm. Këshilltari i presidentit Gaz Demi do të sjellë një paketë të plotë. “Buqeta italiane” e Moxhit përfshin 6 lojtarë, të gjithë nga futbolli italian. Emrat nuk do të jenë të panjohur dhe do të jenë baste të tipit “Ekuban”, futbollistë që vijnë nga liga të ndryshme të futbollit italianë. Ata do të vijnë në formë huazimi dhe do të jetë e njëjta situatë si në rastin e futbollistit Kaleb Ekuban. Emrat e futbollistëve janë mbajtur top sekret nga ana e klubit të kuq, ndërkohë që bëhet e ditur vetëm origjina e tyre.

URUGUAIANËT – Me shumë mundësi, 5 lojtarë me origjinë nga Uruguai do të zbarkojnë në Tiranë. Ata do të bëjnë që klubi i Partizanit do të “flasë” më shumë në gjuhën spanjolle. Një paketë e ofruar nga Moxhi për klubin e kuq. Afrimi i tyre do të ndikojë në ndryshimin e filozofisë së ekipit dhe mendësinë e të kuqve. Gjithsesi mbetet të shihet nëse janë cilësorë apo jo. Kupat e Europës do të jenë edhe treguesi për ta për të parë se si do të sillen dhe do të ambientohen me ekipin dhe Shqipërinë.

AFRIME – PROVË – 3 nga uruguaianët e afruar do të vijnë për të firmosur direkt, ndërsa dy të tjerët do të jenë për provë. Kjo ka qenë zgjidhja e klubit të kuq për futbollistët që do të afrohen nga Moxhi ditën e hënë. Ata do të mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza” për t’u akomoduar në kryeqytet dhe pastaj për të firmosur me klubin e kuq. Me rifillimin e stërvitjes do të vendoset për fatin e atyre që kanë ardhur në provë.

KAMERUNASI – Përveç, amerikano-jugorëve në skuadrën e Partizanit do të vijë edhe një kamerunas. Futbollisti do të firmosë direkt për të kuqtë. Lojtari shihet si një futbollist me të ardhme, pasi ka qenë edhe pjesë e Juventusit. Kamerunasi nuk ka qenë pjesë e ekipit të parë, por atij B të “Zonjës së vjetër”. Në dukje një transferim cilësor, por mbetet të shihet se si do të sillen në fushë. Futbollisti do të vijë për të firmosur direkt me të kuqtë, pasi nuk do të jetë në provë.

POZICIONET – Edhe pse nuk janë bërë të ditur, afrimet e reja do të jenë në çdo repart. Sulmit i është kushtuar përparësi, ndërsa edhe mesfusha dhe mbrojtja do të preken. Moxhi ka sjellë boshtin e ekipit. Në të nuk bën pjesë portieri.

Moxhi-Partizani, tani edhe në… baste
Në botë tani po vënë baste edhe për modelin e flokëve të futbollistëve, ndaj fakti që e ardhmja e Luçiano Moxhit kuotohet në baste nuk përbën ndonjë çudi.

Ish-drejtori i Juventusit tashmë është bërë pjesë e Partizanit, ndërkohë që kompania e basteve SNAI në Itali ka përcaktuar edhe koeficientin për qëndrimin e Moxhit te të kuqtë deri në fund të vitit 2017.

1,25 kuotohet qëndrimi, ndërsa largimi deri në 31 dhjetor, për dorëheqje apo shkarkim, e ka koeficientin 3,5.