Mirabelli

Ikardi, Gatuzo dhe Çalhanoglu: Mirabeli komenton temat e nxehta të Serie A
Ish-drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli foli për “RadioDJ”, ku komentoi për temat më të nxehta të momentit në Serie A. Çështja e Ikardit, vazhdimësia e Milanit, e ardhmja e Gatuzos dhe Çalhanoglu: Mirabeli i preku të gjitha:

IKARDI – “Ikardi kapiten? Për mua, Mançini bëri zgjedhjen e duhur kur ishte trajner. Ai është një kampion, si brenda fushës, ashtu dhe jashtë saj. Ai është djaloshi i artë. I vetmi gabim që Ikardi ka bërë është që i ka besuar si agjente gruas së tij”.

GATUZO – “Askush nuk e mendonte se Gatuzo do të qëndrojë kaq shumë në krye të Milanit. Ka marrë rezultate shumë të mira. Kur ishte presidenca kineze, Rino kishte shumë presion. Por unë insistova që të jetë ai trajneri i yni dhe kjo zgjedhje duket se na është paguar. Gatuzo është i zgjuar dhe e rrethon veten me njerëz që e ndihmojë shumë”.

BLERJET E TIJ – “Nuk mund të them se kam bërë merkato të shkëlyqer, por jam krenar për atë periudhë që ndihmova Milanin. Kemi bërë disa investime të mira, me Çalhanoglun, Konti, Kesi, Rodrigez dhe Musakio, prandaj jam krenar me ato që kemi bërë”.

ÇALHANOGLU – “Gatuzo ka shumë respekt për të. E kupton potencialin që Hakan ka dhe e aktivizon në çdo ndeshje. E blemë Çalhanoglun si lojtari më i mirë në Bundeliga, që kishte asistuar më shumë se të gjithë. Kur morëm zyrtarisht kartonin e tij, shumë rivalë tanë u frikësuan”,- përfundoi Mirabeli.

Mirabeli “fuori”, zyrtarizohet ndarja me Milanin
Pas Marko Fasones, edhe Masimiliano Mirabeli ndahet me Milanin.

Drejtori sportiv i kuqezinjve është takuar paraditen e sotme me presidentin e ri të Milanit, Paolo Skaroni, me të cilin ka biseduar për planet e së ardhmes dhe në fund është arritur vendimi për pushimin nga puna.

Mirabeli refuzoi prishjen e kontratës me konsensus, ndaj është pushuar dhe më vonë do te vendoset për dëmshpërblimin e tij.

Ndërkaq, Milani është ndaj përfundimisht nga e shkuara kineze dhe vetëm Xhenaro Gatuzo mbetet i paprekshëm, edhe për faktin se erdhi në mesin e sezonit të shkuar dhe është një legjendë e Milanit, i cili ka bërë punë të mirë dhe pronarët e rinj nuk mund ta largojnë në këtë moment, ku kërkohet stabilitet dhe sa më shumë afrimitet me tifozët, të cilët e duan shumë Gatuzon.

Tashmë Leonardo është futur në organigramën drejtuese të Milanit dhe pritet edhe zyrtarizimi i kthimit të Umberto Gandinit, i cili ka lënë drejtimin e Romës për të riveshur ngjyrat kuqezi, që i ka mbajtur për 23 vite plot suksese.

Rinovimi nuk ndalet, Milani largon edhe drejtorin sportiv
Elliott ka marrë tashmë pronësinë e Milanit dhe natyrisht nuk mund të vazhdonte me njerëzit e Jonghong Li. Pronarët amerikanë kanë nisur revolucionin, duke emëruar president Skaronin dhe duke ndryshuar gjithë Këshillin e Administrimit.

Skaroni po bën edhe administratorin e deleguar, por vetëm për pak ditë, sepse nga momenti në moment pritet që Milani të shpallë emrin e administratorit të ri. Në “pole” është një “ish”, Umberto Gandini, i cili në dy vitet e fundit ka punuar te Roma, por duket se është gati të kthehet.

Qarkullon ende emri i Gazidis, por drejtuesi i lartë i Arsenalit është i plotfuqishëm në Londër dhe zor se braktis një klub shumë solid financiarisht për një Milan plot pikëpyetje.

Ndërkaq, pas Marko Fasones do të largohet edhe Masimiliano Mirabeli. Drejtori sportiv do të takohet sot me presidentin Skaroni dhe do t’i komunikohet largimi, edhe pse është kohë merkatoje dhe Mirabeli është marrë me shumë tratativa. Vendin e tij do ta marrë Leonardo, i cili ka nisur punën dhe ka biseduar me Juventusin për Gonzalo Higuainin.

Montelës po i mbaron koha, tani e paralajmëron Mirabeli
Vinçenco Montela nuk është më i paprekshëm. Milani i ka dhënë kohë, e ka konfirmuar edhe pas humbjes në derbi, por durimi ka kufi. Nëse edhe kundër AEK-ut, që nuk është Barcelona, ndalesh te barazimi 0-0 dhe vuan shumë, do të thotë që shumë gjëra nuk shkojnë dhe jemi në tetor, atëherë kur skuadra duhej të kishte nisur rritjen, pas rindërtimit në korrik e gusht.

Drejtori sportiv i Milanit Masimiliano Mirabeli foli dje në lidhje me çështjen e trajnerit dhe në një farë mënyre i dha paralajmërimin Montelës: “Largimi? Është rreziku i punës sonë dhe është e drejtë të jetë kështu, u ka ndodhur edhe trajnerëve të mëdhenj që të mos kenë rezultate për një sezon. E dimë cili është projekti ynë, e dimë që kemi luajtur pak ndeshje dhe duhen edhe 30. Në ndeshjet e ardhshme duhet të sillemi si Milani. Në këtë fillimsezoni nuk jemi paraqitur fare në fushë ndaj Sampdorias, kemi rezistuar vetëm një pjesë loje ndaj Romës dhe u mundëm nga Interi duke mos luajtur në pjesën e parë: këto gjëra nuk i lejohen Milanit. Kjo skuadër duhet të bindet te forca e vet, duhet të ketë respekt për të gjithë, por frikë nga askush, përkundrazi, kundërshtarët duhet ta kenë frikë”.

Mirabeli kundër Galianit: Ne nuk blejmë lojtarë në restorant
Milani i ri, drejtuar nga Fasone e Mirabeli, po mahnit me lëvizjet e zgjuara në treg, ndërsa fitorja kundër Bajernit konfirmoi se po punohet mjaft mirë.

Drejtori sportiv Mirabeli ka lëshuar një deklaratë interesante në Gazzetta dello Sport, ku ka treguar se si Milani ka negociuar me klubet e tjera, një thumbim i qartë për Adriano Galianin dhe metodat e tij të vjetra.

“Kam ardhur te Milani prej Fassones. Duhet të tregohemi transparentë dhe tifozët në mediat sociale. Duhet t’u shpjegojmë atyre me qartësi veprimet tona,” tregon Mirabelli.

“Do të bëjmë gjithçka haptas, duke filluar nga merkatoja, në shtëpinë tonë Casa Milan. Në fillim, drejtuesit dhe agjentët nuk e dinin adresën tonë. Tani nuk fshihemi nëpër hotele dhe restorante, të gjithë e dinë ku i zhvillojmë takimet zyrtare. Ne nuk kemi sekrete. Gjërat mund të shkojnë edhe keq, por kam mësuar se edhe nga një disfatë, mund të mësosh diçka të vlefshme. Ne preferojmë të bëjmë gabime pasi t’i kemi parë me sytë tanë. Do ta shohim një lojtar disa herë, përpara se të vendosim se nëse duhet ta marrim apo jo. Më pas vijnë agjentët dhe bisedojmë”.

Mirabeli shpjegon merkaton e Milanit: Duam Renato Sançes dhe Moratën, por…
Në verë nuk shpallesh kurrë kampion, por këtë vit entuziazmi i tifozëve të Milanit është mëse i justifikuar. Milani është kthyer Milani, pas disa vitesh në gjumë, që e patën kulmin me shitjen te kinezët. Këta të fundit u pritën me mosbesim, por tani edhe më skeptiku ka mbetur gojëhapur.

Blerje të shkëlqyera, me Bilian e Bonuçin të fundit, por drejtori sportiv Masimiliano Mirabeli sqaron se nuk ka mbaruar ende, në një intervistë në Premium Sport.

“Jemi një kantier i hapur. Nëse duhet, do vijë një mesfushor, por edhe një sulmues anësor, përveç pykës. Renato Sançes e Morata? Na interesojnë, por vetëm me kushtet tona. Renato Sançes e njoh mirë, që nga koha e Benfikës, mund të vijë nëse Bajerni pranon ofertën tonë. Morata ka qenë një pistë e ftohtë javët e shkuara, tani duket sikur mund të ngrohet sërish, por natyrisht vetëm me kushtet që duam ne“.

Bilanci deri tani: “Blerja më e thjeshtë ishte Konti, ai u bë kuqezi që në telefonatën e parë. Më e vështira Donaruma, një mission impossible, që u arrit nga fakti se Donaruma dhe familja e tij duan Milanin. Natyrisht, më tërheqësja është blerja e Bonuçit, një sinjal i fortë. Një operacion blic, nga ata që duhen mbyllur urgjentisht, as vetë nuk e kemi kuptuar që ia dolëm. Bilia? E vështirë, Lotito është një president shumë i zoti, një shembull për t’u ndjekur. Kur vendos një çmim, nuk lëshon kurrë, edhe sikur ta vrasin, por ia dolëm“.

“Beloti? Më vjen keq nëse Torino irritohet, sepse ne kemi shumë sulmues në listë, edhe emra që nuk janë përmendur në media. Kemi biseduar me Torinon, po bisedojmë me klube të tjerë, po sillemi në mënyrë korrekte, i njoftojmë klubet për çdo bisedim me lojtarët.

Për Mirabelin synimi nuk është kapja e Juventusit: “Jo, ne duam të hapim një cikël, duam të nisim ndërtimin e një skuadre të aftë të fitojë për shumë vite dhe mbi të gjitha duam një skuadër që ta mbushë San Siron plot, në çdo ndeshje. Ka entuziazëm te tifozët, duhet ta ruajmë“.

Shumë shpenzime: “Po, duhej një shkundje për ambientin. Megjithatë, për të ardhmen ne besojmë te skautingu. Më mirë t’i zbulojmë vetë talentet, pa u shkuar çmimi në qiell“.