miqësoret

Iliria, Turbina dhe Elbasani kanë “humbur” miqësoret
E gjithë kjo javë ka qenë e mbarë për skuadrat shqiptare të futbollit, jo vetëm për kushtet e mira të motit pa reshje shiu e bore, por edhe për merkaton e ndeshjet miqësore që skuadrat kanë zhvilluar mes tyre. Nuk kanë munguar edhe përballje mes atyre të Superiores me skuadra të Kategorisë së Parë, ku rezultatet ishin interesantë, duke veçuar së pari fitoren e pastër 3-0 të Bylisit ndaj Flamurtarit.

Në të gjitha këto miqësore që kanë nisur nga dita e martë, skuadrat e Kategorisë së Parë kanë qenë aktive me ndeshjet që kanë luajtur, por tre prej tyre, dhe pikërisht Iliria, Elbasani e Turbina ende nuk kanë zyrtarizuar ndeshje të tilla. Të treja skuadra me problematika të ndryshme, por mbi të gjitha, situatat financiare kanë bërë që përgatitjet e tyre të cungohen, ndërkohë që miqësoret po duket si “mollë e ndaluar”.

Iliria në Grupin A po vuan anën financiare të dobët, ndërkohë që lojtarët titullarë nuk kanë pranuar të stërviten, ndërsa ndryshe është situata në Qarkun e Elbasanit me ekipet e Grupit B. Për skuadrën e drejtuar nga Elvis Kotorri sytë janë nga Gjykata për zgjidhjen e problemit me anglezët, ndërsa Turbina është e çliruar nga financat, por jo në përgatitje dhe ndeshjet miqësore.

Të treja këto ndoshta nuk e mendojnë se në fazën e tretë u përgjysmon pikët, dhe për të shkuar deri aty duhen edhe katër ndeshje, por para tyre duhen përgatitje jo mungesa në stërvitje, duhen miqësore me kundërshtarë rivalë, dhe jo teste brenda grupit. Këtë situatë ndoshta do ta vuajnë që nga 2 shkurti kur të nisë Kampionati me javën e 15-të, ku Iliria pret Burrelin, Elbasani ndeshet në fushën e tij Besën, e po kështu Turbina përballet me Tomorin në Cërrik.

MIQËSORE-Dje, 16 janar 2019

Tirana-Besa                 2-1

Bylis-Flamurtari          3-0

Teuta-Laçi                   2-0

Kamza-Kastrioti          1-1

Korabi-Apolonia         3-0

Tomori-Albpetrol        1-1

Dinamo-Kombët.U19 3-0

Tërbuni-Erzeni            4-3

Besëlidhja-Veleçiku    2-1

MIQËSORE-Nesër, 18 janar 2019

Internacionali-Vora     12:00

Skuadrat sfidojnë motin dhe terrenet, fillojnë testet me ndeshje miqësore
Kjo javë i rikthen skuadrat në fushë, ku pas përgatitjeve që kanë nisur në fillim të muajit janar do të jenë ndeshjet miqësore që mund tu japin stafeve teknike mundësinë e njohjes së gjendjes të individëve të afruar, por edhe të skuadrave në përgjithësi. Edhe pse Shqipëria është duke kaluar një mot të ftohtë dhe me rreshje dëbore, skuadrat e Kategorisë së Parë duket se e kanë sfiduar me përgatitje, ndërsa terrenet ku do të luhen janë nën pushtetin e reshjeve.

Dhe së pari, Lushnja e Flamurtari e kanë nisur përballjen miqësore mes tyre në orën 11:30, një ndeshje ku për të dyja skuadrat do të jetë test i “vjetër”, pasi nuk kanë asnjë lëvizje në merkaton e këtij muaji. Erzeni-Teuta duket miqësorja e “luksit” për Shijakasit, ku sot në 13:30 më shumë do të fokusohen te sulmuesi brazilian Almeida.

Po kështu edhe miqësorja Besa-Kastrioti, ku sot kavajasit testojnë pankinën e re me Gugash Maganin, por edhe tre përforcimet e reja të bëra gjatë këtij muaji. Pas miqësores të fituar 2-1 me Apoloninë në fundjavën e kaluar, Bylisi sot pret Orikun, skuadër që ende nuk ka folur në këtë merkato dimërore.

Nesër do të luhet miqësorja Vllaznia-Laçi, e cila pritet si një sfidë e Superiores, jo vetëm për historinë e shkodranëve në elitë, por edhe për situatën e mirë që Laçi po kalon mes skuadrave të kreut në renditje. Korabi e ka lënë për të premten miqësoren me Partizanin B, ndërsa Shënkolli ka ftuar të shtunën skuadrën e Vllaznisë U19.

Skuadrat e tjera ende nuk kanë bërë zyrtare miqësoret që kanë menduar të zhvillojnë, e gjithsesi, kjo panoramë e cila tregon se atmosfera e rinisjes të gjysmës së dytë të sezonit është e pranishme me mundësitë që ka çdo skuadër në këtë periudhë, do të jetë në fokusin e SportEkspres.com.

AGRON KAJA

Ndeshje miqësore

Sot, 9 janar 2019

Lushnja-Flamurtari      11:30

Besa-Kastrioti               13:30

Bylis-Orikumi                13:30

Erzeni-Teuta                 13:30

Nesër, 10 janar 2019

Vllaznia-Laçi                 13:30

Të premten, 11 janar 2019

Korabi-Partizani B      13:30

Të shtunën, 12 janar 2019

Shënkolli-VllazniaU19 13:30

Gjermania, dy miqësore luksi për muajin nëntor
Kombëtarja gjermane para dy vitesh nuk ka luajtur dy miqësore prej sulmeve terroriste, por kjo nuk do ta pengojë të zhvillojë dy të tjera dhe madje spektakolare. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv do të mbrojë me çdo kusht titullin kampion bote të fituar në Brazil, kështu që për nëntorin e ka mbushur mirë agjendën.

Sipas revistës “Sport Bild”, më 10 nëntor “pancerat” do të luajnë në Angli dhe katër ditë më vonë do të presin Francën në Köln. Këto janë kombëtare të cilat nuk kanë nevojë për ndeshje “play-off” për Botërorin e Rusisë. Lëv është shprehur se nuk sheh asnjë lojtar si titullar të padiskutueshëm, por rreth 40 lojtarë që luftojnë për 11-shin.