Milinkovic

Luftëtari gjen sulmuesin, armiku i Tavos drejt stolit
Klubi i Luftëtarit i ka dhënë fund periudhës së pushimeve. Me anë të një njoftimi të bërë në rrjetet sociale është bërë e ditur se skuadra gjirokastrite do të fillojë grumbullimin më datë 15 korrik.

Në njoftim klubi ka zbuluar dhe arritjen e marrëveshjes me sulmuesin nigerian Majkëll Olaitan, i cili do të zëvendësojë kenian Ismael Dunga në radhët e bluzinjve. Klubi zbulon gjithashtu se ndër trajnerët që po shqyrtohen për stolin e skuadrës është serbi Mladen Milinkoviç.

Tekniku serb është një emër i njohur në Gjirokastër pasi ka drejtuar skuadrën në sezonin 2016-2017. Ndarja e Milinkoviç me presidentin Tavo nuk ishte aspak miqësore me palët që patën një konflikt në lidhje me detyrimet kontraktuale.

NJOFTIMI  I LUFTËTARIT

Klubi i futbollit Luftëtari njofton se data 15 korrik do të jetë dita e grumbullimit të skuadrës dhe më pas startimi i fazës përgatitore për sezonin 2019-2020.

Merkatoja e ekipit është në proces zhvillimi, ku deri tani ju bëjmë me dije se është arritur akordi me futbollistin e huaj, Majkëll Olaitan dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet në ditët në vijim. Luftëtari është në bisedime edhe me disa lojtarë, të cilët do të bëhen me dije nga klubi në ditët në vijim dhe për t’ju bashkuar më pas me pjesën tjetër të skuadrës.

TRAJNERI- Klubi është ende në bisedime me disa trajnerë, ku midis tyre është edhe serbi Mladen Milinkoviç, i cili drejtoi ekipin tonë në sezonin 2016-2017.

Në ditët në vazhdim Klubi i futbollit Luftëtari do të bëje me dije trajnerin e ri dhe prurjet e reja që do të afrohen.

https://www.instagram.com/p/BzlH6OzHr67/?utm_source=ig_web_copy_link

Milinkoviç: Katër ndeshjet e radhës vendosin sezonin
Trajneri i Kukësit flet në prag të sfidës kundër Kamzës, rival të cilin e vlerëson shumë. Merkatoja: “E kotë të bëjmë plane, nëse nuk afrohemi me Skënderbeun deri në janar”

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, e di mirë që është një moment aspak i lehtë për skuadrën e tij dhe vetë atë. Kalendari i rezervon disa ndeshje mjaft delikate: Kamza nesër, Partizani të hënën, Laçi e Skënderbeu jashtë fushe në vazhdim. Kukësi ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon dhe ecuria do të ishte mëse e pranueshme, nëse nuk do të ekzistonte faktori Skënderbeu. Ecuria e skuadrës korçare ka qenë matanë parashikimeve dhe tashmë Kukësi e sheh veten 7 pikë pas, që do të thotë se tani deri në janar nuk lejohen më gabime. Kamza është rival i frikshëm, duke parë paraqitjen e saj deri më tani, por Milinkoviç është i qartë: duhet fitorja, ose… fitorja. Përndryshe, ai rrezikon shkarkimin dhe klubi djeg merkaton e janarit, që nuk ka arsye përse të bëhet, nëse titulli bëhet mirazh. Të gjitha këto tema Milinkoviç i ka prekur në konferencën e djeshme për shtyp.

– Sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe sa mund të ndikojë në ambiciet e klubit për të luftuar për titull?

– Është fillimi i fazës së dytë dhe për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse vijmë nga dy barazime rresht dhe na duhet fitorja. Përballë kemi një ekip që mund të quhet surpriza e madhe e këtij kampionati dhe befasi është se Kamza ka ardhur nga Kategoria e Parë dhe ka marrë shumë lojtarë, duke ndërtuar një skuadër shumë cilësore, me lojtarë cilësorë e të disiplinuar, ndaj e dimë që na pret një ndeshje e vështirë. Në 4 ndeshjet e ardhshme besoj se do të përcaktohet edhe çështja e titullit.

– A po ndihet presioni i distancës prej 7 pikësh nga Skënderbeu?

– Natyrisht, e kam thënë edhe në analizë me lojtarët e mi që ndeshjet e radhës janë mjaft të rëndësishme, janë mes rivalëve direktë dhe nëse ne marrim me Skënderbeun, do të kemi mundësi ta shkurtojmë distancën me kreun.

– Sa i kënaqur jeni nga paraqitja e Kukësit në fazën e parë dhe çfarë pret në vazhdim, a priten ndryshime?

– Nuk jemi të kënaqur me sasinë e pikëve që kemi grumbulluar. Nuk dua të nxjerr justifikim dëmtimet e shumta që kemi pasur, duhet të shikojmë përpara. Besoj se deri në dhjetor do të marrim rezultate pozitive, distanca me Skënderbeun do të zvogëlohet. Pas përfundimit të ndeshjeve deri në fund të vitit, do të ulemi, do të analizojmë, do të shohim cilët lojtarë na kanë kënaqur dhe cilët nuk kanë dhënë atë që kanë pasur mundësi të japin atë që munden. Duhet të shohim gjendjen e lojtarëve të dëmtuar, si Shameti, Musolli, Zeqiri e Hallaçi, dhe më pas do të vendosim.

– Si është situata në skuadër para Kamzës?

– Do jenë thuajse të gjithë në dispozicion, është kthyer edhe Musolli nga ndeshja me Kosovën. Disa lojtarë kanë probleme të vogla, të parëndësishme, ndaj shpresojmë që të enjten të kemi një skuadër thuajse të plotë, duke mos llogaritur dëmtimet e vjetra.

– Sa i druheni Kamzës, duke ditur që kanë ndalur edhe Skënderbeun?

– Është ekip me kualitet, është në formë psikologjike shumë të mirë, duke parë statistikat ata janë mundur vetëm nga ne dhe Flamurtari. Nuk shënojnë shumë, por edhe nuk pësojnë shumë. Do kërkojnë fitoren, natyrisht, pasi ndeshen me ekipin kampion, ndaj na duhet disiplinë dhe mobilizim.

– Merkatoja e janarit, a ka një ide të qartë në lidhje me emrat dhe rolet ku do kërkohen përforcime?

– Jo, sepse duhet të përqendrohemi te ndeshjet e mbetura, sepse nëse gabojmë sërish, është e kotë që të kërkojmë lojtarë të tjerë. Me kthimin e lojtarëve që i kemi pasur të dëmtuar, kam besim se skuadra do të luajë edhe më mirë dhe do të marrë rezultate të mira. Më e rëndësishmja është që lojtarët e mi të tregojnë sa vlejnë në fushë, përndryshe është e kotë që të themi që kanë cilësi, nëse nuk i tregojnë ato cilësi.

– Alijev, një ndër investimet e mëdha të verës, po e shohim në stol. A jeni i zhgënjyer prej tij?

– Kur pret diçka, duke nisur nga vetja, pritshmëritë janë të mëdha. Normalisht, prisja akoma më tepër nga Alijev, i cili është lojtar i mirë, por ndoshta nuk është ambientuar mirë. Mbase kampionati shqiptar nuk i përshtatet, por ne duam ta ndihmojmë që të japë më të mirën e vet. Është një lojtar në një moshë jo të re, sepse përndryshe do të ambientohej më shpejt, ndërsa Alijev largohet për herë të parë nga Azerbajxhani.

Milinkoviç: Nuk është sfidë me Gjokën. Dëmtimet, problemi i vetëm i Kukësit
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, është shfaqur sot para gazetarëve, për të folur në prag të sfidës që Kukësi do të luajë të dielën në Kukës, ndaj Vllaznisë. Përballë do të jetë trajneri Ernest Gjoka, kampion sezonin e shkuar me Kukësin, por Milinkoviç nuk e sheh si një sfidë të veçantë kundër pasardhësit të tij. Sipas serbit, Kukësi ka problem madhor mungesat në këtë moment, por po merr rezultate dhe synimi është që të ruhet ky ritëm deri në dhjetor, pasi më vonë mund të ketë përforcime.

Sfida ndaj Vllaznisë – “Nuk është një sfidë me Gjokën. E shoh si një koleg të suksesshëm, i cili sezonin e shkuar bëri maksimumin dhe doli kampion. Edhe tani që është bërë trajner i Vllaznisë nuk ka ndryshuar gjë në planet tona, do të jetë një ndeshje normale, ashtu si ishte para se të shkonte Gjoka aty. Edhe në ndeshjen me Luftëtarin luanim ndaj një rivali që sapo kishte ndërruar trajner dhe nuk ishte e lehtë, përtej rezultatit, ndaj e kemi vlerësuar në maksimum sfidën ndaj Vllaznisë, sepse ndërrimi i trajnerit sjell gjithnjë ndryshime. Vllaznia nuk ka shumë pikë, por ka luajtur mirë deri tani dhe kërkon pikë urgjentisht. Kukësi edhe sezonin e shkuar vuajti ndaj këtij kundërshtari, por me gjithë respektin për Vllazninë, ne duam të luajmë bukur dhe të marrim 3 pikët, nuk ka rëndësi a do të jetë e lehtë apo jo”.

Tifozët – “Ne fituam në Gjirokastër dhe më pritën mirë. Besoj se edhe Gjoka do të pritet mirë në Kukës. Jam i sigurt që do të jenë shumë tifozë, në mbështetje të ekipit”.

Forma e Kukësit – “E kam thënë shpesh që ende nuk jemi në formë optimale për të luajtur 90 minuta futboll të mirë. Kemi pasur shumë mungesa dhe nuk jemi ende në formë, ndaj e shoh të vështirë që të kemi të njëjtin ritëm gjatë gjithë takimit. Ajo që ka rëndësi është që të paraqitemi sa më mirë deri në dhjetor dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur”.

Rivalët – “Ne duhet të bëjmë detyrën dhe të marrim pikët tona, pastaj nëse ndonjë rival ndal Skënderbeun, aq më mirë. Rëndësi ka që të fitojmë ne, përndryshe është e kotë”.

Shtubina përballë Vllaznisë – “Nuk e di ende sa do të luajë, por nëse do të jetë nevoja, do të aktivizohet”.

Gjici – “Nuk ka kërkuar me çdo kusht 4 fitore, nuk e di nga ka dalë kjo histori. Ne pas çdo takimi vendosim objektiv të ri dhe në çdo ndeshje synojmë fitoren, pa menduar për sa fitore rresht do bëjmë. Së shpejti luajmë edhe në kupë, duam të fitojmë edhe aty, por ne duam të jemi të parët në fund të kampionatit dhe e rëndësishme është që të vijojmë me fitore deri në dhjetor dhe të na kthehen të dëmtuarit, si Shameti, Hallaçi, Zeqiri, Musolli apo Kërkotiç, që nuk është stërvitur dot këtë javë. Janë mungesa shumë të rëndësishme për ne”.

Raporti mes mbrojtjes dhe sulmit – “Nëse shohim statistikat, Kukësi vjet kishte më pak pikë dhe gola sesa sivjet. Vjet mbrojtja ishte e njëjta, nuk ka ndryshuar as këtë sezon. Edhe Luftëtari vjet, hiq ndeshjen e humbur 5-0 ndaj Flamurtarit, nuk pësonte shumë gola dhe shpesh penalizohej edhe nga mungesa e eksperiencës. Në 7 javë, Kukësi aktual ka pësuar gol vetëm në dy ndeshje dhe jam i sigurt që nëse nuk pësojmë gol, atëherë kemi aq cilësi përpara sa për të shënuar një ose dy gola, pasi synimi është natyrisht të shënojmë sa më shumë. Nuk jam ende i kënaqur nga loja jonë, sepse shoh që lojtarët kënaqen shpejt kur shënojnë një ose dy gola, ndërsa unë nuk kënaqem me pak”.

Dëmtimet e shumta – “Kjo gjë na shqetëson, por për shembull Shameti ka një dëmtim që nuk është ende i qartë kur e ka afatin e kthimit në fushë. Sa për Zeqirin, nuk duam të ngutemi, sepse u nxituam një herë, luajti ndaj Partizanit dhe e humbëm sërish, ndaj tani do ta presim. Musolli nuk ishte i dëmtuar, kishte një arsye tjetër shëndetësore, dje u stërvit dhe javën tjetër do jetë gati. Hallaçi nuk ka ndonjë dëmtim serioz, është dëmtim sipërfaqësor dhe po mundohemi të bëjmë kujdes që të mos dëmtohet më shumë”.

Formacioni  – “E kemi të qartë cili do të luajë të dielën, por në varësi të ecurisë së ndeshjes, do të kenë mundësi të tregojnë sa vlejnë edhe disa lojtarë që duan të tregojnë se janë të aftë të jenë pjesë e formacionit”.

Milinkoviç: Me Tavon gati të takohem, Skënderbeun e ndihmon Europa
Mlladen Milinkoviç dhe Kukësi, por edhe Luftëtari në mes. Trajneri serb këtë javë ka folur pa fund për të dyja klubet, atë aktualin dhe atë të shkuarin, por nëse është kthyer në Gjirokastër dhe ka marrë 3 pikët,polemikat nuk i janë ndarë, sa për golin e parë shënuar nga Bakaj, ashtu edhe nga debati deri në ofendime me presidentin e Luftëtarit Grigor Tavo. I ftuar në emisionin e Enkeleda Zekos “Fair Play” në News24, Milinkoviç ka prekur sërish polemikën me Tavon, duke ulur tensionin.

Si ishte për ty ky rikthim në Gjirokastër?

U ndjeva shumë mirë. Ekzistonte frika para ndeshje se si do të merrte ndeshja. Unë më shumë se të gjithë e di forcën e Luftëtarit dhe ju a thash dhe djemve të mi. Ndërruan trajnerin para ndeshjes dhe lojtarët donin të tregonin se sa vlenin. Jam i kënaqur që gjithçka shkoi mirë për ne edhe pse nuk ishte e lehtë, pasi pavarësisht rezultatit derisa shkuam 3-0 rrezikuam jo pak.

Si e shihni Luftëtarin këtë sezon?

Ekipi ka ngelur i njëjti, janë larguar vetëm tre lojtarë, pjesa tjetër aty është. Edhe unë jam i sigurt se këtë vit do të jen një ekip që do të bëjë mirë. Ka ardhur një trajner i ri shumë serioz në kampionatin shqiptar dhe me kualitetin që kanë lojtarët mund të luajë me çdo ekip në Shqipëri si i barabartë. Diçka të tillë e treguan dhe me, pasi nëse do shënonin një gol do na vinin shumë në vështirësi.

Ku është presioni më i madh, te një skuadër që pretendon për titull, apo për mbijetesë?

E kam thënë dhe vjet, çdo trajner ka presion. Objektivi ynë është për kampion, ndërsa te Luftëtari për mbijetesë. Kur luan për kampionat nuk ke të drejtë të bësh shumë gabime dhe ky është ndryshimi.

Cila është arsyeja që ju flisni greqisht, ndryshe nga sezoni i shkuar kur flisnit anglisht?

Vjet përkthyesin e bënte shefi i klubit, këtë vit kam Papën që përkthen nga greqishtja. Vjet kuptonin anglisht të gjithë te Luftëtari, kurse te Kukësi pak flasin anglisht, ndaj unë flas greqisht. Ajo që ka rëndësi është se unë e kuptoj të gjithë shqipen dhe shumë shpejt do e flas.

Si e komentoni golin e parë të Bakajt?

Edhe unë nuk e dija rregulloren. Ishte hera e parë që më ndodhte. Nuk kam folur me Bakajn. Ai është një sulmues dhe e ka instiktive të godasë. Të gjithë u shtangën në momentin e parë. Nuk mund të fajësojmë askënd.

Sa peshon ky episod në fitore?

Goli i parë të ndihmon shumë. Edhe pas shënimit të dytë nuk isha i qetë. U qetësova vetëm kur shënuam golin e tretë.

Pritje e mirë nga tifozët, por debat në distancë me ish-presidentin.

M’u bë qejfi për banderolën, por dhe për tifozët që erdhën e më takuan si para, ashtu dhe pas ndeshjes. Besoj se kur njeriu është i mërzitur mund të thuhen disa fjalë më shumë. Unë e kam kaluar çështjen në FIFA. Tani nuk preferoj të flas, si njeri dua të fle i qetë sepse s’i kam bërë njeriu keq. E vërteta do të dalë shpejt. Ka vetëm një të vërtetë, nuk ka dy. Ndoshta nuk duhej të flisnim për këtë çështje. Të dy jemi nxituar në këtë pikë.

Do e telefononit Tavon, për ta sqaruar keqkuptimin?

S’kam problem ta diskutoj. E shoh si një mik. Respektoj çdo president jo vetëm Tavon. Besoj se një studio nuk është vendi për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Nuk e dija se do të flisnim për këtë çështje. Detyra ime është të merrem me trajnimin. Nuk kam problem me asnjë te Luftëtari, edhe me djalin e presidentit u takuam para ndeshjes.

Si e sheh Superioren këtë sezon?

Besoj se të gjitha skuadrat janë më të forta këtë vit. Asnjëra s’do të rrezikojë ndaj dhe nuk shohim lojëra të bukura. Përveç Lushnjes, që nuk e ka gjetur ritmin, ekipet e tjera kanë treguar mundësitë e tyre. Laçi mundi Partizanin dhe një javë më pas u mund nga Luftëtari. Diferencat janë të vogla. Ne shohim ekipin tonë. Nëse s’do gabonim me Skënderbeun, do ishim të kënaqur. Të kënaqur me rezultatet, jo me lojën. Kur kishim dëmtime, plani ishte të merrnim rezultate deri sa të rikuperohen të dëmtuarit. Duhet ende shumë punë të arrijmë aty ku duam. Jemi të kënaqur që skuadra po shënon. Kemi shënuar 14 dhe kemi pësuar 4.

Rivali kryesor i Kukësit?

Skënderbeu është rivali më i fortë. Ndeshjet e Europës e ndihmojnë dhe nuk e lodhin. Duke pasur mundësinë të luajnë shumë ndeshje lojtarët janë harmonizuar. Pas tre fitoreve radhazi edhe Partizani është afruar shumë. Për ne e rëndësishme është të luajmë futboll dhe të marrim rezultatet. Presim që të na rikthehen të dëmtuarit.

Marrëdhënia me Gjicin?

Unë e kam thënë që marrëdhëniet tona janë profesionale. Ka ambicie të mëdha ashtu si unë. Ka besim te ne dhe ne si staf dhe japim maksimumin që dhe ai të jetë I kënaqur. Interesohet 24 orë për ekipin dhe kjo është diçka e mirë për një president.

Milinkoviç: Falënderoj tifozët, Luftëtari më është ende borxhli
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, kthehet dhe merr fitoren në Gjirokastrën ku bëri emër në Shqipëri sezonin e shkuar. Trajneri serb tashmë falënderon tifozët gjirokastrite, por ka ende probleme me drejtuesit e Luftëtarit: “Para se të flas për lojën, dua të bëj një falënderim special për tifozët e Luftëtarit, për parullën dhe duartrokitjet që më rezervuan.

“Për sa i përket rezultatit, nuk është ai që duhej të ishte, sepse Luftëtari ka vendosi në vështirësi të mëdha sidomos në 15-20 minutat e para të pjesës së dytë. Luftëtari tregoi se ka ekip të mirë dhe nuk e meriton vendin në renditje. Ne kemi luajtur mjaft mirë dhe nëse luajmë kështu, nuk kemi frikë askënd. Goli i tretë ishte shumë i bukur, por nuk jam i kënaqur me lojtarët e mi, sepse tregohen shumë egoistë dhe kënaqen me pak, jo vetëm sot. Duhet të kërkojmë të shënojmë më tepër, në çdo ndeshje.

“Goli i Bakajt? Gjithçka ndodhi shumë shpejt, dikush i ra bilbilit nga jashtë dhe lojtarët vendas u ndalën, ndërsa Bakaj u tregua i shpejtë dhe shënoi. Nuk di ç’të them, shoh Gurin që pason topin dhe ne vazhdojmë lojën.

“Gjyqi me Luftëtarin? Nuk jam paguar prej prillit deri në qershor, nuk kam marrë as premiot e bonuset, ndaj e kam çuar çështjen në FIFA. Kemi kërkuar të drejtën tonë, sepse presidenti i Luftëtarit nuk na është përgjigjur. Të gjitha dokumentet janë edhe në FSHF”.

Milinkoviç: Jam i dashuruar me Gjirokastrën, por më duhet fitorja
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, kthehet këtë fundjavë për herë të parë si kundërshtar në qytetin e gurtë. Trajneri serb nuk e fsheh që ka emocione dhe ka fjalë shumë të mira për Gjirokastrën, ku ka ende shumë miq, pavarësisht nga largimi me polemika.

Si e pret kthimin në Gjirokastër, duke pasur parasysh ndarjen?

Është një ndeshje si gjithë të tjerat. Jam i kënaqur që kthehem në Gjirokastër, kam kaluar një vit shumë të mirë atje. Tifozeria dhe qyteti janë treguar shumë të mirë me mua, jam i dashuruar me atë qytet, ku do ritakoj shumë miq të vjetër, ndaj jam i kënaqur që kthehem aty. Jam nga njerëzit që kujtoj vetëm gjërat pozitive që ndodhin në jetë.

Pritja në Gjirokastër?

Nuk ka rëndësi mënyra si ika, janë gjëra që ndodhin. Unë kthehem në një qytet mik, do kem kohë të bisedoj me ta.

A keni pasur kontakte me lojtarët?

Po, kam pasur. Gjithmonë përshëndetemi, kemi marrëdhënie të mira dhe  secili vazhdon punën e vet.

Çfarë pret nga Luftëtari?

Do të jetë një ndeshje e vështirë. Luftëtari ka ekip cilësor, në Gjirokastër krijohet një atmosferë e nxehtë nga tifozët dhe gjithashtu Luftëtari sapo ka ndryshuar trajner, ndaj lojtarët do të kenë motivim shtesë për t’i treguar trajnerit sa vlejnë. Gjithsesi, për mua rëndësi ka që ekipi im të jetë i përqendruar dhe të bëjë lojën e vet, për të marrë atë që dëshirojmë. E njohim Luftëtarin, ka bërë ndryshime nga sezoni i shkuar, nuk janë më Liçaj, Bojom e Rexhinaldo.

Çfarë niveli ka arritur Kukësi?

Nuk jemi ende aty ku duhet, edhe për shkak të disa dëmtimeve. Megjithatë, në momente të caktuara kemi treguar si duam të luajmë dhe me kalimin e ndeshjeve do të përmirësohemi. E rëndësishme është që në këtë moment të marrim pikët e plota dhe të ruajmë ose shkurtojmë distancën nga kreu.

A është problem konkurrenca, duke parë edhe nervozizmin e Alijevit për uljen në stol?

Për ne nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka të shënojmë e fitojë. Për lojtarët është e rëndësishme, por ne shohim rezultatin.

Pas disa lojtarëve të zbuluar vjet në Gjirokastër, tani Ethemi është një surprizë. A keni lojtarë të tjerë të rinj në fokus?

Që në takimin e parë me presidentin, qëllimi ishte që Kukësi të luante futboll të bukur dhe në vazhdimësi të evidentonim ndonjë lojtar të talentuar. Deri tani Ethemi ka rënë më shumë në sy, por kemi Koldashin, Jotin apo Sadikun, të cilët do të aktivizohen në kupë dhe pse jo në kampionat.

-Sa ju penalizojnë mungesat e Musollit, Shametit dhe Zeqirit?

Për çdo trajner do ishte mirë që t’i kishte të gjithë lojtarët në dispozicion dhe natyrisht do të doja që Shameti e të tjerët të ishin në dispozicion. Megjithatë, nuk mund të bëjmë asgjë dhe po i gjemë alternativat brenda grupit.

Milinkoviç: Ishim ne dobët, ndaj Skënderbeu u duk super
Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, ka pranuar qetësisht humbjen në përballjen direkte me Skënderbeun, disfatë që në Kukës nuk shijohej prej shumë kohësh. Për serbin, loja e Kukësit ishte shumë e dobët, sidomos në mesfushë, ndërsa dëmtimi i Bakajt është një arsye tjetër pse nuk u bë asgjë në sulm në pjesën e dytë.

“Kur luan ndeshje të tilla, duhet të jesh në nivel të lartë dhe ne nuk ishim. Më vjen keq, e humbëm ndeshjen në mesfushë. Një humbje e hidhur, sidomos për shkak se u mundëm në shtëpi. Gabuam te goli i parë, barazuam me 11-metërsh dhe patëm edhe rast tjetër për shënim. E kisha thënë që është një nga ato ndeshje që quhen derbi, kur duhet të shfrytëzosh çdo mundësi që të jepet. “Dëshironim të paktën një pikë, por humbëm dhe luajtëm keq. Pa Bakajn në pjesën e dytë ishte e vështirë, luajtëm shumë dobët.

“Skënderbeu mund të ketë luajtur vërtet shumë ndeshje, por ndonjëherë këto ndeshje janë avantazh, sepse lojtarët lidhen më mirë me njëri-tjetrin. Nuk dua ta ul vlerën e fitores së Skënderbeut, por sot ishim ne dobët.

“Bakaj? Kishte bërë injeksion për të luajtur, u sforcua shumë dhe vetëm 45 minuta mund ta rrezikoja, sepse nuk ishte në formën e vet më të mirë.

“Guri? E di që luan si qendërsulmues, por nuk kemi një mesfushor të djathtë në formë, në mënyrë që të luajë në vend të Gurit. Pastaj Guri ka treguar edhe në kupat e Europës që di të luajë edhe në të djathtë”.

Milinkoviç: Nuk duhet të falim gola. Pres stadium të mbushur
Kukësi-Skënderbeu nuk është më një ndeshje e zakonshme, pasi dy rivalët e viteve të fundit kanë një llogari të hapur që pas përballjes së sezonit të fundit, që vendosi titullin kampion në Kukës.

Gjithsesi, trajneri i Kukësit Mladen Milinkoviç i bën bisht debatit të sezonit të shkuar dhe e sheh si një ndeshje normale, ku shpreson shumë te mbushja e stadiumit: “Ndeshja – “Do të jetë një takim mjaft i vështirë, pasi luajmë kundër Skënderbeut. Një skuadër që ka bërë mirë në Europë dhe në kampionat.  Gjithsesi, duam vetëm fitoren, më pas, në varësi të rezultatit dhe si do shkojë loja, do të themi nëse do të jemi të kënaqur apo jo. Kthimi i tifozëve është një lajm i mirë, sepse do të na ndihmojnë për të arritur rezultatet e duhura. Edhe lojtarët do të japin maksimumin edhe për tifozët. Shpresoj që në këtë ndeshje të luajmë futboll të bukur dhe të marrim fitoren. Akoma nuk jemi në atë pikë që dëshirojmë edhe pse jemi përmirësuar nga ndeshja në ndeshje”.

Kukësi ka pasur probleme me dëmtimet kohët e fundit: “Jemi detyruar të ndryshojmë formacionin nga njëra sfidë në tjetrën për shkak edhe të dëmtimeve të shumë lojtarëve. Megjithatë, ekipet kanë shumë lojtarë në dispozicion, pikërisht për të përballuar dëmtimet dhe pezullimet”.

Problem madhor mbetet terreni në Zeqir Ymeri: “Kukësi duhet të luajë në fushën e vet. Mendoj se do të ishte mirë që të rinovohej dhe skuadra të luante në një terren më të mirë”.

Plani për ndeshjen e së hënës: “Rëndësi ka që të mos bëjmë gabime në mbrojtje dhe të mos i falim ndonjë gol Skënderbeut, i cili është një ekip që po kalon një formë shumë të mirë. Mbrojtja të jep kampionatin, ndërsa sulmi të jep fitoren. Nëse nuk pësojmë do të ishte shumë mirë, sepse ne jemi skuadër që duam të shënojmë një gol më shumë se kundërshtari”.

Mbetet shqetësim fakti që sulmuesi kryesor Alijev nuk ka shënuar ende: “Akoma nuk ka nisur të japë në fushë atë që di të japë, por shumë shpejt do të tregojë se sa vlen. Lojtari më i rrezikshëm i Skënderbeut? Mund të veçoj Souenë, por gjithashtu Skënderbeu ka ruajtur grupin e lojtarëve dhe kjo e bën shumë të rrezikshëm”.

Milinkoviç: Alijev është mësuar me tjetër lojë në Azerbajxhan
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka mbetur natyrisht i kënaqur nga fitorja ndaj Laçit, edhe pse goli i avantazhit vonoi. Pikërisht qetësia e skuadrës derisa gjeti golin kënaqë trajnerin serb: “Në pjesën e parë nuk ishim të qetë, por dua të uroj lojtaret për fitoren. U thashë në pushim të ndeshjes që duhet te jemi te qete dhe jo kaq nervozë.

“Sulmuesit tanë ishin në presion para ndeshjes. Sidomos që edhe gazetat kishin shkruar që sulmuesit nuk prodhojnë gol. Në pjesën e parë kemi pasur raste me Bakaj, Gurin dhe Alijevin. Ishte një moment i keq sepse edhe ata janë njerëz dhe ndikohen nga kritikat.

“Besoj se ishte një fitore e merituar, pavarësisht se rezultati ishte pak i ekzagjeruar. Laçi është një ekip i mire dhe e di çfarë kërkon ne fushën e lojës. Megjithatë, nëse duam ta quajmë veten ekip të madh dhe pretendent, duhen marrë disa rreziqe dhe duhet guxuar. Sot nuk u rrezikuam nga kundërsulmet, por duhet kujdes i madh dhe besoj se në vazhdimësi do të përmirësohemi edhe më shumë. Është e vërtetë që nuk luajtëm mirë gjatë gjithë ndeshjes, patëm momente pauze kur e ulnim ritmin, ndaj është diçka që duhet të punojmë për ta përmirësuar në vazhdim.

“Alijev? Ka një mënyrë loje me të cilën është mësuar në Azerbajxhan, vrapon shumë e konsumohet dhe qëndron jashtë zone, por me kalimin e ndeshjeve besoj se do ta kuptojë çfarë duam prej tij dhe do të jetë më efektiv”.

Milinkoviç: Ndaj Laçit dua pikët, golat dhe tifozët. Asani i mirëpritur, Alijev do të bëhet makinë golash
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka dalë sot përballë medieve, për konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës së fundjavës në kampionat, me kampionët në fuqi që presin Laçin. Trajneri serb ka vlerësuar Laçin, duke u ndalur gjatë te rivali dhe pikat e forta të tij, por ka besim se Kukësi do t’ia dalë mbanë dhe do të gjejë edhe golat e munguar.

SULMI – “E vërtetë, nuk kemi shënuar shumë, por janë luajtur vetëm dy ndeshje në kampionat, ekipi nuk është organizuar ende si duhet në fazën sulmuese, por jam i bindur që nga ndeshja kundër Laçit sulmi do të zhbllokohet”.

LAÇI DHE E SHKUARA – “Luajmë në fushën tonë dhe detyrimisht jemi favoritë. Laçi luan më mirë jashtë dhe këtë e treguan edhe në sfidën ndaj Partizanit, që fituan në Tiranë. Laçi do të vijë për të na marrë pikë, kjo është diçka e pritshme, por e kemi studiuar rivalin gjatë javës. E dimë që në sezonet e shkuara na kanë vendosur në vështirësi, por nuk dua të merrem me këtë gjë, pasi dua të shoh punën e ekipit tim, jo historinë. Skuadra ka pasur disa probleme me dëmtimet dhe virozat, por tani situata është e mirë dhe jemi gati për këtë sfidë, ku duam fitore dhe gola”.

ARMËT E LAÇIT – “Ata kanë një ekip të mirë, që luan me disiplinë të jashtëzakonshme dhe që luan mirë sidomos jashtë fushe. Nga krahët e sulmit janë të shpejtë me Nikën dhe Uzunin, por edhe Rexhinaldo është i rrezikshëm, nëse luan. Duhet të jemi seriozë dhe të organizuar, sepse përndryshe do të kemi probleme. Qendrën e mbrojtjes e kanë të mirë, me lojtarë interesantë dhe shtatlartë. I kemi studiuar kurbinasit, ashtu siç kemi bërë edhe me ekipet e tjera, kemi përballë një ekip solid dhe cilësor. Megjithatë, ekipi im do të hyjë në fushë për të fituar, pa menduar fare për ndeshjet pasardhëse, kalendarin e ngjeshur dhe rivalët për kreun”.

MOMENTI I KUKËSIT – “Skuadra ka qenë e bllokuar psikologjikisht, por barazimi me Skënderbeun kishte shumë rëndësi dhe një fitore kundër Laçit do të na zhbllokojë përfundimisht. Pas ndërprerjes së kampionatit skuadra do të arrijë formën optimale. Fillimisht na duhen pikët dhe më pas skuadra do të gjejë pak nga pak ritmin e duhur. Rëndësi ka të mos lëshojmë pikë dhe të qëndrojmë në grupin e kreut. Kam ndjekur 8 nga 10 ndeshjet e Superligës në këto dy javë të luajtura dhe mund të them se asnjë nga ekipet nuk është aty ku duhet për momentin. Janë mirë fizikisht dhe taktikisht, por nuk janë harmonizuar krejtësisht, ashtu si edhe ne”.

KREU I RENDITJES – “Nuk e dimë se kur mund të kapim vendin e parë, ama mund të themi se do të ketë ndryshime të vazhdueshme, pasi këtë javë luhen Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Flamurtari, ndeshje shumë të forta. Për ne rëndësi ka që të jemi sa më pranë kreut, ndërsa në prag të fazës së dytë do të kuptohet më qartë cilët janë pretendentët për titull. Për momentin nuk ka rëndësi kush është i pari”.

GURI DHE POZICIONIMI NË TË DJATHTË – “Mua më intereson si paraqiten lojtarët, nuk ka rëndësi pozicioni në fushë. Guri luajti në të djathtë të mesfushës sepse nuk kishim zgjedhje tjetër, por u paraqit jashtëzakonisht mirë, edhe pse roli i tij është sulmues qendre. Skuadra nuk ka qenë e kompletuar, por brenda një kohe të shkurtër shpresojmë të jemi të plotë, pasi vetëm kështu lojtarët do të luajnë në pozicionet natyrale dhe do të kenë kohë të ambientohen me lojën e njëri-tjetrit”.

TIFOZËT – “Kanë rëndësi të madhe për skuadrën, një stadium i mbushur dhe me entuziazëm ndikon gjithnjë për mirë, e kam provuar edhe vjet me Luftëtarin, skuadra karikohej në maksimum kur stadiumi ishte plot. Besoj se me ndihmën e sportdashëve kuksiane do t’ia dalim kundër Laçit”.

JASIR ASANI – “Asani është lojtar i mirë dhe është i mirëpritur, si çdo lojtar cilësor, por nuk flas dot pa u bërë lojtar i Kukësit”.

ALIJEV – “Alijev nuk ka ardhur si ‘yll’ i ekipit, ka ardhur si lojtar i mirë dhe të tillë kemi shumë në skuadër. Alijev është larguar në moshë të madhe nga kampionati i vet dhe nuk është e lehtë të ambientohet me Shqipërinë. Ai është futbollist cilësor dhe besoj se në momentin që do të shënojë të parin gol, do të kthehet në një makinë golash”.

Milinkoviç: Tani po, Kukësi më kënaq
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, nuk e fsheh që barazimi kundër Partizanit në Tiranë është një rezultat shumë i mirë. Pas fillimit me humbjen e Superkupës dhe lojës jo bindëse me Kamzën, Kukësi bindi sot, edhe pse nuk dominoi, por nuk ia kërkonte njeri të shkëlqente në lojë.

“Besoj se u bë një ndeshje shumë e mirë. Të dy ekipet u munduan të fitonin. Besoj se kur humben raste të pastra në një ndeshje të tillë, është e pafalshme dhe nuk mund të fitosh. Në fund u treguam më të kujdesshëm, sepse Partizani bëri zëvendësime në sulm dhe avancoi shumë. Zhvilluam një lojë të mirë, vuajtëm pak në krahun e majtë, por problemet ishin të mëdha para ndeshjes, sepse Musolli ishte i sëmurë, edhe Imami luajti duke u sforcuar. Patëm raste të mira, mund të merrnim tre pikët. Lojtarët e mi bënë mirë detyrat që u kisha dhënë, patëm momente të mira, patëm edhe momente pauze ku nuk ishim aktivë, por do të përmirësohemi me kalimin e ndeshjeve.

“Koliçi super? Natyrisht, kreu disa ndërhyrje shumë të mira, por ai është pjesë e lojës dhe e dimë që kemi portier mjaft të mirë. Jam i kënaqur që e kemi në skuadër. Tani mund të flitet për portierin, por nëse Kale e Guri do shënonin në rastet e arta që patën, tani do kishim 3 pikët.

Kemi pasur probleme në skuadër, sepse disa lojtarë nuk kanë qenë mirë fizikisht dhe kanë munguar në stërvitje, disa të tjerë kanë qenë të sëmurë, si Musolli. Edhe Alla sot në mëngjes u bë në gjendje për të luajtur, sepse ka pasur probleme, ndaj në aspektin e formacionit kemi pasur shumë probleme.

“A është një fitore ndaj Julianos? Jo, fitore është kur merr 3 pikët. Gjatë gjithë javës kemi folur shumë me lojtarët, e pamë që ngërçi ishte psikologjik dhe kemi punuar shumë me ta. Zeqiri sot ishte fantastik, për shembull, edhe Kale ishte i shkëlqyer, luftoi pa fund, futej në dyluftime dhe na ndihmoi shumë. Tani duhet vetëm të vazhdojmë kështu si sot”.

Milinkoviç: Rëndësi kanë pikët, Alijev në stol sepse nuk ishte i qetë
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, është qetësuar jo pak nga fitorja kundër Kamzës, përtej lojës jo të mirë. Për këtë gjë, Milinkoviç kërkon durim, pasi loja do të vijë, ndërsa në këtë moment rëndësi kanë pikët.

“Jam i kënaqur, sepse reaguam pas humbjes në Superkupë. Psikologjikisht skuadra nuk ishte mirë dhe ndeshjet hapëse janë gjithmonë të vështira. Kamza është një rival i vështirë, ka lojtarë cilësorë dhe ka entuziazëm. Skuadra ishte e rënduar moralisht dhe kjo favorizonte kundërshtarin. Na duhej fitorja, e morëm dhe kjo ka rëndësi në këtë moment.

“Alijev në stol? Fola dje me të dhe i thashë që nuk duhet ta djegim kaq shpejt. E pashë të demoralizuar pas Superkupës, sepse lexoi edhe vlerësimet negative të shtypit për paraqitjen në 45 minutat që luajti ndaj Tiranës, ndaj e lashë në stol, për ta shfrytëzuar në pjesën e dytë. Jam shumë i kënaqur që ai reagoi mirë.

“Pritshmëritë? E di ku kam ardhur dhe çfarë presin prej meje. Nuk kërkoj justifikime, por edhe te Luftëtari nisi të luante futboll të bukur pas javës së shtatë, në fund të tetorit. Girokastra nuk është njësoj me Kukësin. Është më e lehtë të luash futboll të bukur aty ku nuk të kërkojnë objektiva madhorë. Për këtë arsye i kam thënë skuadrës që të luajë e qetë, të bëjë futbollin që di”.

Milinkoviç lë Alijevin në stol, Imami e Kërkotiç risitë
Në Superkupë kampionët zhgënjyen shumë për sa i përket paraqitjes. Në këtë mënyrë trajneri Milinkoviç ka menduar që të bëjë disa ndryshime në formacion. Alla dhe Kale janë të dëmtuar dhe mungojnë.

Në portë Koliçi është i paprekshëm, ndërsa në mbrojtje pritet të ketë surpriza, pasi Imami i ka zënë vendin Rrumbulakut. Në mesfushë Bakaj dhe Shtubina do të jenë “pistonët”, ndërsa në qendër risia është Kërkotiç, i cili do të jetë mes Zeqirit dhe Musollit.

Rauf Alijev, i cili nuk e ka nisur aspak mirë aventurën me Kukësin, do të jetë në stol, ndërkohë që Guri do të jetë “lokomotiva” e verilindorëve në sulm.

Formacioni i mundshëm (4-3-2-1)

Kukësi: Koliçi – Hallaçi, Shameti, Hoxha, Imami – Musolli, Zeqiri, Kërkotiç – Bakaj, Shtubina – Guri

Milinkoviç: Reagojmë nesër, shpresoj te mbështetja e tifozëve
Mlladen Milinkoviç nuk e humbet qetësinë nga një humbje në Superkupë dhe është i bindhur se Kukësi do të reagojë si ekip kampion, nesër ndaj Kamzas.

Trajneri serb e pranon se ajo ndaj Tiranës ishte një disfatë e hidhur, në një prononcim për Sport Ekspres, ku ndër të tjera preku edhe çështjen e tifozëve, por edhe fushës së rrënuar në Kukës.

HUMBJA NË SUPERKUPË –  “Natyrisht që asnjëherë nuk ndihesh mirë kur humbet një ndeshje finale. U vjen keq tifozëve, jo më një lojtari  që është puna e tij. Kemi një skuadër me eksperiencë dhe serioze, ndaj duhet të përballojë dhe këtë humbje. Ju thashë dhe para stërvitjes se duhet ta harrojmë ndeshjen e Superkupës”.

KAMZA – “Është e sigurt se Kamza do të vijë me oreks të madh për të luajtur. E dyta kanë bërë merkato të mirë. Nuk është vetëm Kamza, pasi mendojmë se kampionati i këtij sezoni do të jetë akoma më i fortë se ai i vitit të shkuar”.

FUSHA  – “Fusha është kjo, nuk mund ta ndryshojmë dot, si për ne ashtu dhe për kundërshtarin. Do preferonim një fushë me bar, të ishte më e mirë, por këto janë kushtet. Këtu ka luajtur dhe vjet Kukësi dhe pati rezultate të mira, kështu që nuk është justifikim”.

TIFOZËT – “Kam patur rastin që në sezonin e shkuar të jem këtu si kundërshtar dhe kam vënë re se tifozët e Kukësit, ishin ata që e mbështetën ekipin në disa momente të vështira dhe e ndihmuan që të shkonte drejt fitores. Presim që ta mbushin stadiumin dhe të mbështesin ekipin që ta nisim mbarë”.

Milinkoviç: Ndeshje me presion, Tirana më e qetë në këtë drejtim
Kukësi dhe Tirana do të luajnë nesër në mbrëmje ndeshjen e parë sezonale, ku do të diskutojnë Superkupën e Shqipërisë. Në kampin kuksian janë gati që ta nisin me trofe dhe në konferencën prag ndeshjes, trajneri i Mlladen Milinkoviç i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ku ka folur rreth gjendjes së skuadrës së tij, presionit që ka ky takim, por dhe kundërshtarit. Për teknikun serb fakti që bardheblutë vijnë me statusin e një skuadre që sezonin e ardhshëm do të luaj në kategorinë e parë mund të jetë jopozitive, duke kërkuar nga lojtarët e tij përqendrim maksimal. Favorit? Tirana luan në fushën e saj.

NDESHJA – “Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, besoj për të dyja skuadrat. Ne pavarësisht se e respektojmë Tiranën për historinë e saj, në këtë takim do të futemi për të fituar Superkupën. Unë dua nga lojtarët e mi, që të luajnë mirë, të marrim rezultatin që dëshirojmë. Nuk diskutohet që do të jetë një ndeshje që ka presion, por u kam thënë lojtarëve të mi që gjithë përgjegjësinë e marr unë përsipër, dal unë përpara. Ata duhet vetëm të luajnë futboll”.

PRESIONI – “Ne kemi objektiva madhorë këtë sezon. Nga njëra anë presioni është mirë, të mban vazhdimisht në ritëm. Unë dua që lojtarët të kenë presionin pozitiv dhe jo atë negativ, me qëllimin që të japin gjithçka që kanë mundësi të japin”.

SKUADRA – “Ne morëm lojtarë atje ku lojtarët ishin larguar. Ndryshimet janë në mesfushë dhe në sulm. I kemi të gjithë lojtarët në dispozicion me përjashtim të Musollit, i cili është në grumbullimin me përfaqësuesen e Kosovës. Në varësi të aktivizimit të tij me Kosovën, varet dhe aktivizimi i tij me ne. Nëse ai luan sot, atëherë nesër do e lëmë pushim. Të gjithë lojtarët janë në gjendje shumë të mirë dhe besojmë se do të na ndihmojnë për të marrë rezultatin që ne dëshirojmë”.

MODULI – “Ndryshimi i skemës nuk më thotë shumë gjëra, pasi mund të luash 4-3-3 dhe mund të mos luash futboll sulmues. Për mua ajo që ka rëndësi është të luajmë një futboll të shpejtë dhe të qarkullojmë topin. Përmes një futbolli të shpejtë dhe të bukur të marrim dhe një rezultat të dëshirueshëm. E sigurt që mund të duhen dhe dy-tre ndeshje që ata të harmonizohen më shumë me njëri-tjetrin. Nëse do të jenë në një nivel të mirë, do të marrim fitoren”.

TIRANA – “Ndonjëherë fakti që luajmë përballë një skuadre të Kategorisë së Parë dhe sidomos Tiranës, mund të mos jetë diçka e mirë. Lojtarët duhet të jenë të përqendruar në këtë ndeshje, pasi Tirana ka histori në futbollin shqiptar, pasi ka më shumë tituj se askush tjetër. Ndeshja luhet në fushën e saj, dhe në këtë pikë Tirana mund të jetë më superiore në këtë drejtim”.

Milinkoviç i kënaqur, por: Pres edhe Allën
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka arritur fitoren e parë në miqësore, pas barazimit kundër Lirisë së Prizrenit para pak ditësh. Ashtu si ndaj Lirisë, edhe dje Kukësi pësoi gol, ndaj Milinkoviç shqetësohet kryesisht për mbrojtjen, edhe pse pret një Kukës tjetër kur të kompletohet skuadra. “Jam i kënaqur, ishte një ndeshje me ritëm të mirë dhe skuadra u soll mirë. Më pëlqeu shumë loja e gjithë skuadrës, edhe pse kishim shumë mungesa”. Shkëlqeu Elis Bakaj: “Më pëlqeu shumë paraqitja e tij. Ka vetëm 2-3 ditë me ne, por tregoi se di të bëjë diferencën. Është lojtar me cilësi dhe eksperiencë, do të na vlejë shumë”.

Natyrisht, merkatoja është në plan të parë dhe Milinkoviç pret përforcime: “Skuadra ende nuk është e plotë por shpresoj që deri në 15 gusht të kemi plotësuar të gjitha pozicionet pasi duam edhe një ose dy lojtarë, në mbrojtje e mesfushë, me kualitet në nivelin e Bakajt apo Aliev. Jam shumë i kënaqur që rinovoi Shameti, por edhe Koliçi është një futbollist me shumë vlerë. Të dy ishin pjesë e rëndësishme sezonin e fundit dhe jam i kënaqur që u kthyen”.

Albi Alla mbetet çështje e hapur: “Të shohim se cfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Unë pres Allën. Përtej problemeve, është më mirë të kthehet ai, një futbollist që e njeh mjaft mirë lojën e Kukësit. Jemi në kontakt me të dhe të shohim se cfarë do të ndodhë”.

Milinkovië trashëgon një skuadër kampione, që triumfoi në Superiore pa humbje: “Do të isha i kënaqur të humbisja 3 apo 4 ndeshje dhe të mbyllja kampionatin në vend të parë. Sigurisht që statistikat janë të rëndësishme, dhe kjo është një gjë e mirë, por njerëzit mbajnë mend vetëm titujt. Megjithatë, Nuk them se ecuria pa humbje nuk është e rëndëssihme dhe e përgëzoj trajnerin e mëparshëm për këtë arritje të madhe, pasi është dicka vërtet e madhe kur e fiton titullin pa humbje”.

Mbledhje “maratonë”, Milinkoviçi raporton para Gjicit
Mbledhjet janë një aspekt i rëndësishëm i punës së presidentit Safet Gjici. Numri një i klubit  është rikthyer nga pushimet dhe ka zhvilluar një mbledhje me stafin teknik. Kjo ka qenë edhe mbledhja e parë e presidentit Safet Gjicit dhe trajnerit Milinkoviç dhe stafit të tij. Të pranishëm kanë qenë edhe anëtarët e tjerë të stafit me zëvendëstrajnerin Ivan Gvozdenoviç, Vasil Papa. Përgatitësit atletik dhe trajnerin e portierëve Ermal Nexhipi. Mbledhja mes palëve ka zgjatur më shumë se zakonisht, pasi edhe bisedimet mes palëve kanë qenë të “zjarrta”. Trajneri Mladen Milinkoviç i ka prezantuar punën e deritanishme presidentit Gjici dhe ka diskutuar edhe për të ardhmen e klubit.

MBLEDHJA – Presidenti Safet Gjici është kthyer nga pushimet e tij dhe ka zhvilluar edhe takimin e parë me stafin e tij. Numri një i klubit ka mbledhur në zyrën e tij, paraditen e djeshme, stafin e Kukësit. Sipas burimeve brenda klubit, mbledhja ka qenë më e zgjatur se zakonisht, pasi palët kanë qëndruar rreth 2 orë në mbledhje. Sigurisht që në krye të diskutimeve ka qenë ekipi dhe puna e stafit teknik deri në këto momente. Numri një i klubit është i kënaqur me punën e stafit deri në këto momente.

DISKUTIMET – Trajneri Mladen Milinkoviç ka folur gjerë e gjatë me presidentin Safet Gjici për të ardhmen e ekipit dhe për punën dy javore. Numri një i pankinës së kampionëve të Shqipërisë ka folur edhe për gjendjen e lojtarëve dhe i ka dhënë presidentit të dhëna të detajuara për gjendjen e gjithsecilit. Gjici i ka kërkuar Milinkoviçit që të marrë maksimumin prej futbollistëve dhe i ka rikujtuar objektivat e skuadrës verilindore, fitimin e të gjithë trofeve. Vend në diskutime ka zënë edhe faza përgatitore. Kukësi do të stërvitet në Ohër të Maqedonisë. Ekipi do të niset me 15 gusht dhe do të kthehet me 30 gusht.

Kampionët sfidojnë Lirinë e Prizrenit
Kukësi ka nisur punën për sezonin e ri me shumë ndryshime, duke nisur nga stoli dhe organika, kampionët do të zbresin ndryshe në fushë. Tifozët presin me ngulm të shohin skuadrën e tyre të rë dhe filozofinë trajnerit Milinkoviç. Sezoni i ri nis me fillimin e muajt të ardhshëm, megjithatë Kukësi do të zhvillojë disa miqësore gjatë kësaj periudhe. Të hënën e ardhshme kampionët do të zbresin në fushën e lojës, pasi do të sfidojnë Lirinë e Prizrenit. Verilindorët do të masin forcat me një nga skuadrat që në Kosovë ka nisur një projekt afatgjatë, i cili ka nisur mirë. Milinkoviç do të sfidojë një debutues si Blendi Shkëmbi, i cili deri më tani ka triumfuar në të gjitha teste miqësore që ka zhvilluar. Një ndeshje interesante, për të dyja skuadrat që në horizont kanë dhe një bashkëpunim. Edhe pse fillimisht ishte projektuar që ky takim të zhvillohet në Kukës, me shumë gjasa kjo përballje do të luhet në Pezë Helmës. Ndeshja do të luhet nën dritën e monitorëve, pasi është përcaktuar që kjo sfidë të nisë në orën 18:00, gjithnjë nëse në ditët në vijim nuk do të kenë ndryshim të agjendës. Shkëmbi përballë Milinkoviç, një duel në distancë, por dhe një provë për të dyja skuadrat, pasi kuksianët duan të shohin veten se ku janë, ndërsa Liria për të hedhur një sinjal në Kosovë se do të jetë një kandidat serioz për titull. Një “vëllazërore” e gjitha për t’u shijuar.

Gjici humbet tifozët: Milinkoviç “Non grata”
Situatë e pabesueshme te Kukësi: kampion për herë të parë në histori, në një majë që askush nuk e ëndërronte deri para pak viteve, por klubi rrezikon të nisë një luftë të egër me tifozët, duke shkuar drejt konfliktit Tirana-Fanatics sezonin e shkuar.

“Molla e sherrit” është çështja e trajnerit, sepse tifozët e Kukësit dhe sidomos grupimi “Mërgata” nuk kanë duruar dot fillimisht largimin e Ernest Gjokës dhe më pas emërimin e Mlladen Milinkoviçit.

Si për ironi të fatit, Milinkoviç është prezantuar sot, kur po bëhet zhurmë e madhe për ekstradimin e mundshëm të Ballist Morinës drejt Serbisë.

Kjo ka shtuar zemërimin e “Mërgatës”, që nuk është mjaftuar me protestat në faqen e vet në Facebook, por sot ka shkuar te selia e klubit në Kukës, duke ngjitur një fletushkë ku mesazhi është i qartë: “Milinkoviç jashtë Kukësit, ose tifozët larg stadiumit!”.

Dashuria kthehet në urrejtje, Luftëtari i hap luftë Milinkoviçit
“Kisha kontratë një-vjeçare, klubi nuk më bëri ofertë të re dhe nuk dëshiroja të qëndroja”, deklaroi sot Mlladen Milinkoviç, pas prezantimit si trajneri i ri i Kukësit.

Kaq? Jo, nga Gjirokastra e mendojnë ndryshe dhe ofrojnë edhe prova, për të hedhur poshtë pretendimet e trajnerit serb.

Klubi gjirokastrit ka shpërndarë për mediat  kontratën e nënshkruar me Milinkoviç në qershorin e vitit 2016, duke theksuar se në pikën 12 thuhet: “Nëse klubi kërkon të përdorë të drejtën e rinovimit automatik edhe për një sezon tjetër, duhet të njoftojë trajnerin me shkrim përpara datës 30 prill 2017”.

Luftëtari konfirmon se klubi kërkoi të përdorte të drejtën e rinovimit automatik, duke njoftuar trajnerin me shkrim në datën 25 prill dhe sipas dokumentit të paraqitur nga Luftëtari, Milinkoviç e ka firmosur rinovimin e kontratës.

Paga e re në kontratë do të ishte 4 mijë euro në muaj, plus bonuset, të lidhur me arritjet e skuadrës. Në dokumentin e paraqitur nga Luftëtari në fund është edhe vula e klubit, bashkë me firmën e presidentit Tavo dhe firma e Milinkoviçit, pikërisht më 25 prill.

Tani Luftëtari konfirmon se do ta çojë çështjen në FSHF, për të kërkuar 100.000 euro dëmshpërblim nga Milinkoviç për prishje të njëanshme kontrate, ndërsa shton se nëse nuk gjen drejtësi në FSHF, do të shkojë në UEFA dhe FIFA.

Milinkoviç zyrtarisht te Kukësi, serbi i dytë i epokës Gjici
Mlladen Milinkoviç ka firmosur për Kukësin dhe “Sport Ekspres” mëson se nesër në orën 10.00 do të kryhet prezantimi i tij, në zyrat e klubit në Tiranë.

I ka mjaftuar vetëm një sezon shumë i mirë me Luftëtarin trajnerit serb, për të hedhur hapin e madh në karrierë, sepse Kukësi është kulmi i karrierës së tij.

Kampion në fuqi, Gjici duket se nuk kënaqet kurrë, sepse ka hequr qafe Ernest Gjokën duke nxjerrë si justifikim eliminimin nga Liga e Kampioneve dhe penalltinë që iu dha për ta gjuajtur kroatit Pero Pejiç.

Në sezonin 2014/15 Gjici provoi edhe një tjetër serb, Miodrag Radanoviç, me ish-futbollistin e njohur Ivan Gvozdenoviç si ndihmës, por aventura serbe zgjati vetëm pak javë.

Tani provon Milinkoviç: 12 trajnerë në 5 vjet!

Nëse Gjoka iku si kampion, Milinkoviç do të detyrohet të fitojë kampionat, kupë, Superkupë, miqësoret dhe të kalojë nja 2-3 ture në Champions, për të merituar konfirmimin.

Trajnerët e Kukësit në pesë sezone në Superiore

Armando Cungu

Naxhi Shensoi

Sulejman Starova

Shkëlqim Muça

Agim Canaj

Artim Shaqiri

Miodrag Radanoviç, Ivan Gvozdenoviç

Marselo Troisi

Klodian Duro

Hasan Lika

Ernest Gjoka

Mlladen Milinkoviç

Tifozët kundër Milinkoviçit: Do të ishte turp
Mlladen Milinkoviç, pritet që të prezantohet nesër si trajneri i ri i Kukësit. Tekniku serb është në preferencën e klubit verilindorë dhe palët duket se kanë arritur akordin parimisht, gjithnjë nëse nuk ndodh që të ketë hap pas në momentin e fundit, siç ndodhi me Skënder Gegën. Tifozët mund të bëhen problem në emërimin e Milinkoviç, si teknik i Kukësit, pasi menjëherë sapo është njoftuar që 49-vjeçari dhe Kukësi kanë arritur mirëkuptimin me klubin e tyre, kanë reaguar mjaft ashpër, për të mos e pasur në krye të skuadrës ish-timonierin e Luftëtarit. Në një postim në faqen e tyre, kanë renditur CV-në e trajnerit, i cili sipas tyre është e turpshme që Milinkoviç të jetë kandidat për stolin e kampionëve, e jo më trajner. Mbetet për t’u parë në orët në vijim se si do të shkojnë gjërat.

Milinkoviç gjithnjë e më afër Kukësit, ulen pretendimet financiare
Mlladen Milinkoviç është gjithnjë e më afër Kukësit. 49-vjeçari ka marrë një ofertë konkrete nga kampionët dhe palët duket se janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Dje “Sport Ekspres” publikoi dhe kërkesat e palës së trajnerit, ku shifrat financiare kalonin 80 mijë euro në sezon.

Pikërisht ajo ishte pengesa kryesore për trajnerin serb, por tashmë mësohet se kompania që e menaxhon ka ulur pretendimet dhe te Kukësi është rikthyer në “Pole-position” ish-trajneri i Luftëtarit.

Vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, shprehu dëshirën e një bashkëpunimi me një trajner të huaj dhe Milinkoviç është një preferencë e vjetër. Problemi i vetëm është zgjidhja e situatës me Luftëtarin, që pretendon se kontrata e teknikut serb është rinovuar automatikisht. Kukësi dhe Milinkoviç janë shumë afër një bashkëpunimi, por duhen vendosur dhe pikat mbi “i” që gjithçka të përfundojë me shtrëngim duarsh.

Misteri i trajnerit të ri, Kukësi mes Gjokës e Milinkoviçit
Duhej të ishte dita e Skënder Gegës, por nuk ndodhi ajo që pritej dhe mendohej prej ditësh. Takimet nuk prodhuan asgjë dhe Gega u tërhoq, duke akuzuar Kukësin se nuk e mbajti fjalën e dhënë, sepse sot pritej prezantimi.

Po tani, cila është lëvizja e Gjicit? Bosi kuksiane deklaronte dje: “Trajneri i ri? Kam punuar gjithnjë me trajner shqiptar, por tani nuk shoh më burime për trajner shqiptar. Një ekip që pretendon ka nevojë për një trajner shumë cilësor”.

Një sinjal për trajner të huaj? Mlladen Milinkoviç është ende në treg dhe në ditët e ardhshme do të ketë bisedime të reja me përfaqësuesit e trajnerit serb. Gjithashtu, mund të ketë takim edhe me Ernest Gjokën, i cili në krahasim me serbin ka disa avantazhe: është familjar me klubin, lojtarët dhe tifozët, kërkon një pagë më të ulët se Milinkoviç, që ka kërkesa mjaft të larta, deri në 8-10 mijë euro në muaj!

Milinkoviç nxjerr blof Luftëtarin dhe sqaron zërat e merkatos
Mladen Milinkoviç, i kërkuar nga shumë klube, por realisht i askujt.

Trajneri serb u zyrtarizua dje se do të vazhdonte me Luftëtarin, por klubi gjirokastrit me sa duket është nxituar. Vetë Milinkoviç, duke folur për “SuperSport”, sqaron pozicionin e tij, duke mohuar marrëveshjen.

“Jo, nuk jam trajner i Luftëtarit. Kur e dëgjova këtë lajm edhe unë u befasova. E vërteta është që askush nga klubi nuk më ka telefonuar, askush prej datës 27 maj. Kisha një opsion në kontratë, që nëse dëshironin të qëndroja të më informonin deri më 30 prill. Klubi më konfirmoi që ishin të kënaqur me mua, por më pas nuk biseduam më për kontratën e re. E vërteta është që brenda atij afati më informuan,  prezent ishte edhe menaxheri im. Vendosëm që të përfundonte kampionati dhe më pas të diskutonim. Kishte edhe një mundësi për të luajtur në Europë, dhe i thashë presidentit që nëse do të luanim ndeshjet ndërkombëtare do të qëndroja edhe për atë periudhë dhe pas sfidave ndërkombëtare mund të gjente një trajner të ri.”

E ARDHMJA

“Nuk është problem të ulem dhe të diskutojmë se cili është projekti i Luftëtarit. Kalova një vit të jashtëzakonshëm në Gjirokastër, të gjithë janë njerëz të shkëlqyer. Por, kërkova të diskutonim për disa ndryshime në klub. Nëse disa gjëra do të ndryshonin, mund të diskutonim për kontratën e re. Megjithatë, siç e thashë askush nuk më ka kontaktuar. Askush përveç Gentjan Norës, por ai është shefi i klubit, jo presidenti. Në çdo klub vendimet i merr vetëm presidenti.”

OFERTAT

“Për momentin gjithçka është në dorën e menaxherit tim. Nuk i telefonoj përditë për ti pyetur nëse më kanë gjetur një skuadër. Kështu punojmë. Ata janë njerëz seriozë: më kanë thënë që të shijoj pushimet dhe nëse do të gjejnë një ofertë të mirë do të më lajmërojnë. Kemi marrë shumë oferta në dy muajt e fundit dhe kompania e menaxhimit po e studion me mjaft kujdes se ku do të shkoj. Në tre klubet e fundit ku kam trajnuar rezultatet kanë qenë mjaft të mira dhe nuk duam të gabojmë në lëvizjen e radhës. Nuk dua thjesht të gjej një punë, sepse është e lehtë dhe mund ta siguroj një kontratë në harkun e dy ditëve. Kam refuzuar tre oferta nga Superliga serbe dhe kompania ime e menaxhimit ishte dakord me vendimin tim. Nuk ishte një opsion i mirë për ne. Po kërkoj një projekt serioz, ku mund të punoj i lirë dhe të arrij rezultate të larta.”

PARTIZANI E KUKËSI

“Kukësi? e pashë edhe unë në gazeta, por ata nuk e kanë kontaktuar menaxherin tim. Me Partizanin kishim kontakte, menaxheri im bisedoi me klubin, por nuk gjetën akordin. Megjithatë, mundësinë që unë mund të drejtoj Kukësin e dëgjoj për herë të parë.”

Lajm i madh nga Gjirokastra, Milinkoviç rinovon
Më në fund Luftëtari është zgjuar dhe e ka nisur duke dhënë një lajm të bujshëm: trajneri Mlladen Milinkoviç ka rinovuar, duke qëndruar në Gjirokastër edhe për sezonin e ardhshëm.

Serbi ishte surpriza e madhe e kampionatit të fundit, duke ngjallur interesin e Partizanit dhe klubeve të tjerë.

Nga kontrata e re trajneri do të marrë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj, ndërsa gjirokastritët i kanë vendosur edhe një klauzolë Milinkoviçit, i cili nëse deshiron të largohet nga klubi drejt një tjetri duhet të paguaj një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga zëdhënësi për shtyp Rigels Malile, ndërsa prej së hënës nis rindërtimi i skuadrës.

Ngërç te Partizani, Milinkoviç nuk pranon kushtet
Serbi nuk është dakord me ofertën e “demave”, pasi nuk i është lënë mundësi zgjedhjeje në merkato. Trajneri i ri mund të jetë në dorë të Moxhit

Takimi ndërmjet drejtuesve të Partizanit dhe trajnerit serb Mlladen Milinkoviç duket se ka përfunduar dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, të paktën deri tani. Në merkato jemi mësuar që gjërat lëvizin krejtësisht dhe brenda orës, por të paktën ajo që është e sigurt deri tani, nisur edhe nga burime pranë klubit të kuq, është se trajneri serb nuk ka pranuar kushtet e Partizanit. Milinkoviç dhe drejtuesit e kuq i shkelën syrin publikisht njëri-tjetrit, por marrëveshje mes tyre nuk është arritur. Ideja e presidentit Gaz Demi për ndërtimin e klubit bie ndesh me trajnerin serb, pasi nuk kanë të njëjtat ide.

NGECJA – Presidenti Gaz Demi i ka besuar të gjithë ekipin dhe merkaton Drejtorit të Përgjithshëm Luçiano Moxhi dhe kjo nuk i ka pëlqyer teknikut Milinkoviç. Fakti që nuk do të marrë pjesë në merkato dhe do të jetë i pafuqishëm në këtë pjesë ka bërë që të mos pranojë edhe ofertën e të kuqve për momentin. Në ditët në vijim pritet ndonjë zhvillim i ri, por deri tani pista e trajnerit Milinkoviç është zbehur.

ITALIA – Sytë e të kuqve janë të drejtuar nga Italia. Trajneri duket se do të jetë përsëri zgjedhje e Drejtorit të Përgjithshëm Luçiano Moxhi. Italiani do të afrojë pranë ekipit me shumë mundësi ndonjë besnik të tij. Emrat po vëzhgohen nga afër, ndërsa vëmendja e Moxhit është e përqendruar si në afrimin e lojtarëve, tani edhe te trajneri i ri.

Demi duhet të zgjedhë mes Starovës e Milinkoviçit
Kush do të jetë i radhës? Trajneri, sigurisht. Sulejman Starova mund të dalë në pension te Partizani, por e ardhmja e tij është tashmë e vulosur. Nuk do të jetë më trajner i “demave” dhe largimi i tij është vetëm çështje ditësh. Trajneri i ri me shumë mundësi do të jetë Mlladen Milinkoviç. Mes tij dhe drejtuesve të kuq janë lëshuar mesazhe dashurie në distancë, sigurisht nuk mund të mungonte edhe ndonjë sms jo mirëpritës, siç ishte rasti i Starovës që e deklaroi publikisht se nuk e donte. Megjithatë, një këshillë e tij nuk është mirëpritur nga presidenti Demi, pasi numri një i klubit ka planifikuar një takim me përfaqësuesit e tij ditën e sotme. Numri një i klubit dhe këshilltari Luçiano Moxhi do të takojnë vetë përfaqësuesit e serbit.

Emri i Milinkoviçit përmendet prej kohësh në korridoret e të kuqve dhe tashmë ka ardhur koha e negociatave direkte mes palëve dhe me terma konkret. Kjo për të kuptuar nëse do të arrihet edhe marrëveshja financiare dhe të gjitha pikat e tjera që duhet të dakordësohen palët.

Presidenti i kompanisë që ka në menaxhim trajnerin Mlladen Milinkoviç do të jetë i pranishëm në Tiranë ditën e sotme. Ai pritet të vijë në kryeqytet për të diskutuar konkretisht me drejtuesit e Partizanit rreth mundësisë së emërimit të tij në stol.

Ardhja e tij në krye të bankinës së kuqe do të sillte edhe ndryshime në stafin teknik, pasi trajneri vjen së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Një person i rëndësishëm për të është zëvendëstrajneri. I sigurt është fakti se ai do të jetë me Milinkoviçin nëse arrihet marrëveshja. Një lëvizje e tillë do të sillte largimin e “stoikut” Klevis Dalipi nga roli i zëvendëstrajnerit, pas një periudhe disavjeçare.

Starova: Demit i kam thënë “jo” për Milinkoviçin
Mlladen Milinkoviç është shumë pranë stolit të Partizanit dhe “Sport Ekspres” ka mësuar se tashmë ka edhe një marrëveshje paraprake mes presidentit Gaz Demi dhe shoqërisë së përfaqëson trajnerin serb, për të nisur punë pas kupave të Europës.

Megjithatë, në lidhje me këtë temë, trajneri Sulejman Starova ka deklaruar bujshëm se nuk ia ka këshilluar presidentit. Duke qenë në rolin e këshilltarit, edhe pse për momentin është trajner, fjala e Starovës ka shumë peshë dhe ai deklaron: ““Me gjithë respektin për Milinkoviç. që ka bërë një punë të mirë të Gjirokastra, e kam cilësuar si një trajner të mirë, që la një gjurmë. Sigurisht që e humbi shkëlqimin në fund fare. Këshilla ime ka qenë ‘jo ai person’, pasi përderisa çelësat i ka marrë Moxhi, drejtori i përgjithshëm është ai. Ka trajnerë sa të duash bota. E shihni, sa iku De Biazi, pa u bë thirrje, erdhën 1 mijë vetë përnjëherë. E kuptoni, ky është realiteti në botë. Trajnerë ka me shumicë, përgatitës ka me shumicë, me një vërshëllimë vijnë të gjithë, Tiranën e Shqipërinë e duan të gjithë. Nuk mungojnë trajnerët, puna është të gjesh të duhurin”.

E ardhmja e Starovës? “Do të jem këtu derisa të dal në pension, komandën e ka tjetër kush, posti im është këshilltari i Gaz Demit që është mbi të gjithë drejtorët e tjerë që janë. Jam edhe vartës, jam edhe drejtues. Nuk ka asnjë shteg të hapur, e dini që jam edhe këshilltar, edhe trajner, llogariteni vetë se çfarë jam. Përgjigjen duhet ta merrni përfundimtare te presidenti, unë jap garancitë e mia që i përgjigjem kërkesave të skuadrës”.

Milinkoviç-Partizani, mungon vetëm zyrtarizimi
Trajneri serb pritet të marrë drejtimin direkt pas turit të parë të Europa League. Marrëveshja është mbyllur dhe pritet të pasohet me të tjera ndryshime në klub

Ndryshime te Partizani dhe këto nisin që nga trajneri Sulejman Starova, i cili pritet të pasohet nga Mlladen Milinkoviç. Gjithçka duhet të zyrtarizohet pasi trajneri serb të mbyllë kontratën, që e mban atë të lidhur me Luftëtarin deri më 30 qershor. Presidenti Demi e ka thënë hapur se e do Milinkoviçin, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve gjërat kanë lëvizur dhe gjithçka është e mbyllur mes palëve. Starova mbetet në kampin e kuq, sërish në rolin e këshilltarit të presidentit Demi, aty ku ai nuk do të ketë më presionin e mëparshëm. Një lëvizje e dëshiruar edhe nga Starova, i cili e ka ndjerë goxha lodhjen dhe stresin e sezonit të shkuar. Tashmë nis një erë e re, me Milinkoviç që në bashkëpunim me Moxhin do ndërtojnë skuadrën për të fituar titullin kampion, këtë herë pa vendim të Komitetit Ekzekutiv. Sa i takon trajnerit Milinkoviç, ai do ta marrë drejtimin e skuadrës pas turit të parë të kupave të Europë, pra ndaj Botev Plovdiv do të jetë në krye të ekipit Sulejman Starova. Javët e fundit ka pasur edhe emra të tjerë të njohur nga Superiorja në tryezë për Demin, i cili nuk preferon trajner nga jashtë, duke kujtuar ende eksperiencën e pafat me Sormanin.

NDRYSHIMET – Më kalimin e Starovës si këshilltar i presidentit Demi, Moxhi do të marrë një tjetër pozicion, të cilin në fakt po kryen në realitet, pasi ka marrë përsipër ndërtimin e ekipit. Italiani do të jetë drejtor i përgjithshëm i klubit, ndërsa në rolin e drejtorit sportiv vjen Antonelo Preiti, ish-drejtori sportiv i Katanxaros. Vala e ndryshimeve vijon edhe më tej, teksa prek Genc Tomorin, që aktualisht mban postin e drejtorit të përgjithshëm, që kur u largua Dritan Dervishi. Tomori do të rikthehet tek Akademia, aty ku do të jetë drejtor dhe do të ketë shumë punë, pasi me ndërtimin e kompleksit, pritet që të dynden të rinj për t’u bërë pjesë e ekipeve të moshave të Partizanit. Kushtet që do të krijohen për fëmijët, si dhe emri i madh i të kuqve tërheq, ndaj Akademia do marrë vëmendjen e duhur.

Demi e ka dhënë “OK”-in

Numri një i klubit të Partizanit, Gazment Demi, e ka shprehur hapur se Milinkoviç i pëlqen dhe se do bisedojë. Para pak ditësh në RTSH Sport ai theksoi: “Dua të them se gjithë stafi ynë e ka pëlqyer Milinkoviç si trajner, për aq sa kemi mundur ta shohim. Asnjëherë nuk mund të thuhet “jo” për njerëz të cilët punojnë mirë”, ishin disa nga fjalët e Demit, ndërkohë që ajo që e bënte më se të mundshme këtë bashkëpunim ishte marrëveshja e të kuqve me PPA World, kompaninë e udhëhequr nga Paskal Papadopulos, e cila ka nën menaxhim trajnerin serb dhe disa nga lojtarët që aktivizohen te Luftëtari. “Nuk do të bisedojmë thjesht për këtë çështje, por edhe për mundësinë e bashkëpunimit me agjencinë e cila ndodhet në Austri dhe më duket serioze”, pat thënë ndër të tjera Demi, duke lënë të kuptohet për bashkëpunimin me Milinkoviç.

Milinkoviç vendos në fund të muajit
Trajneri serb Mlladen Milinkoviç mbetet një ndër më të kërkuarit në Superiore dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e vet.

Kontrata e tij mbaron në fund të muajit dhe vetëm atëherë do të mësohet e ardhmja e trajnerit, i cili para pak muajsh deklaroi se kishte refuzuar oferta të rëndësishme në janar, duke paralajmëruar se në verë mund të lërë Shqipërinë.

Ndërkaq, Luftëtari nuk do të qëndrojë pasiv, sepse synon të përsëritë sezonin e shkuar.

Pas paraqitjes perfekte me djem të marrë kryesisht në Kategorinë e Parë, klubi gjirokastrit synon të “peshkojë” sërish aty dhe kërkon 3-4 elementë cilësorë, për t’i vlerësuar e rritur.

Milinkoviç-Luftëtari, divorci në derë
Duket se është pranë fundi i bashkëpunimit të trajnerit Mlladen Milinkoviç dhe klubit të Luftëtarit. Siç bëhet e ditur, teknikut serb i përfundon kontrata në fund të këtij muaji, megjithatë puna me skuadrën do të vijojë normalisht deri ditën e fundit. Megjithëse aventura në Gjirokastër duket në fund, mundësia që Milinkoviç të vijojë të ushtrojë profesionin e tij në Shqipëri nuk përjashtohet.

Sipas Supersportit, Drejtuesit e Partizanit e kanë në listën e dëshirave strategun që zhvilloi një sezon fantastik me Luftëtarin, duke arritur që ta renditë mes katër më të mirave. Gjithësesi, gjithçka mbetet për t’u diskutuar në fillimin e muajt të ardhshëm, kur trajneri të mos jetë nën kontratë. Burime pranë Milinkoviç bëjnë me dije se ai dhe drejtuesit e klubit gjirokastritë do të ulen në bisedime, por gjasat janë që rrugët e tyre të ndahen këtu, sepse Partizani mund të jetë tundues me ofertën e tij.