Milan Shkriniar

E kryer: Interi “blindon” mbrojtësin, detajet e marrëveshjes
Milan Shkrinjar do të mbetet pjesë e Interit. Mbrojtësi shtatlartë është pjesë e zikaltërve prej verës së vitit 2019, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka pasur oferta të shumta. Mançester Junajtid dhe Barcelona janë klubet më të përfolura për interesimin e tyre për shërbimet e mbrojtësit.

Gjithsesi ai duket i lidhur me klubin italian dhe do të qëndrojë në Serie A edhe për disa vite. Ajo çka raporton Sky Sport, është se palët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023. Zyrtarizimi është peng i disa burokracive dhe do të mbërrijë së shpejt.

Shkrinjar do të përfitojë me kontratën e re rreth 3 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të ketë disa bonuse që do të varen nga arritja e objektivave sezonale. Një lajm i mirë arritja e marrëveshjes, pasi prej muajsh palët ishin ulur dhe po diskutonin në gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Kontrata aktuale e Shkrinjar ishte e vlefshme deri në vitin 2022, por në aspektin financiar nuk është se përfitonte shumë. Mbrojtësi 24-vjeçar ka dëshmuar se meritonte më shumë dhe Interi ka nxituar ta blindojë. Për ta blerë kishte shpenzuar 28 milionë euro, që shkuan në verën e vitit 2017 në arkat e klubit të Sampdorias.

Inter shqetëson Juven, futet në garë për mesfushorin
Xhuzepe Marota nuk e ka nisur akoma zyrtarisht aventurën zikaltër, por ish-juventini do të fillojë shumë shpejt detyrën e re si administratori i deleguar i Interit. Merkato e ekipit të Spaletit do të kryhet nga dyshja Marota-Ausilio dhe pritet një goditje e madhe për të gëzuar tifozët.

Siç citon “Sunday Mirror”, Interi është futur në garë për të siguruar shërbimet e… Pol Pogba. Konkurrenca për francezin është e madhe, pasi Juventus dhe Barcelona vazhdojnë punën për të arritur marrëveshjen me mesfushorin.

Kampioni i Botës e ka ndarë mendjen dhe do të largohet në verë nga Mançester Junajtid, ndërsa operacioni i blerjes së tij, mes kartonit dhe kontratës së re, mund të kapë shifrën e 200 milionë eurove.

Zgjidhja? Duhen shitur ndonjë titullar. Ivan Perishiç dhe Milan Shkriniar mund të jenë të sakrifikuarit, lojtarë që pëlqehen shumë nga Zhoze Murinjo, trajneri i klubit anglez.

Duke parë dhe interesin e Juventusit për Pogba, portugezi e ka të qartë se më kë nga këto dy ekipe do të preferonte të negocionte për shitjen e tij…

Në Angli të fiksuar pas Shkriniar, londinezët në “pole position”
Milan Shkriniar u afrua në verën e citi 2017 te Inter, por aventura e tij mund të përfundojë më shpejt seç ishte parashikuar. Sipas asaj që shkuan “Calciomercato”, 23-vjeçari mund të lërë skuadrën nga Milano, për të provuar një eksperiencë të re në Angli.

Interesi për të është nga disa skuadra të mëdha, duke nisur që nga Mançester Siti, Mançester Junajtid, Barcelona, por dhe Çelsi. Pikërisht këta të fundit shihen si favoritet kryesor për të siguruar shërbimet e Shkriniar.

Edhe pse kjo lëvizje është vështirë që të ndodhë në merkaton e dimrit, në verë shanset janë të mëdha që sllovaku të lërë zikaltrit. Interi e bleu për 20 milionë paund mbrojtësin, por tani fërkon duart, pasi pretendon një shifër disa herë më të lartë.

Shkriniar: Shuplaka e Atalantës na bën mirë, ja çfarë duam të evitojmë në Champions
Interi u ndal në kampionat pas shtatë fitoresh rresht, duke u mposhtur nga Atalanta me rezultatin e thellë 4-1. Milan Shkriniar është larguar drejt ekipit kombëtar të Sllovakisë, por ai komenton ecurinë e ekipit të tij, situatën në Champions.

Ndeshja e radhës është në “Wembley” përballë Totenhemit dhe djemtë e Spaletit luajnë për dy rezultate. Në fund humbja përballë Atalantës, që mbrojtësi e cilëson si një shuplakë… pozitive!

“Kishim një ecuri të mirë në kampionat, ku renditemi në vend të tretë, por kemi bërë gjëra të mira dhe në Champions. Kemi luajtur mirë dhe jemi afër kualifikimit më tej. Folëm me njëri-tjetrin pas ndeshjes me Barcelonën dhe ndeshje me Totenhemin është çelësi i kualifikimit. Nuk duam të lëmë gjithçka për ndeshjen e fundit. Duam të shkojmë në Angli dhe të mbyllim çështjen e kualifikimit. Më vjen keq për humbjen e papritur kundër Atalantës. Ishte një ditë e zezë dhe një shuplakë, që do të na bëjë shumë mirë“, përfundon një nga lojtarët më të mirë të zikaltërve.

Në Angli ka derbi për Shkriniar, Zhang i vë çmimin
Milan Shkriniar është një ndër lojtarët që kanë spikatur më së shumti te skuadra e Interit. Qendërmbrojtësi iu deshën pak ndeshje për të bindur tifozerinë zikaltër dhe tani është një ndër lojtarët më të kërkuar në treg.

Anglia është vendi nga ku kanë ardhur ofertat më të shtrenjta për të. Dy ekipet e qytetit të Mançesterit, Siti e Junajtid kanë bërë çmos për të blerë kartonin e sllovakut, duke dërguar çeqe me vlerë deri në 75 milionë Euro në zyrat e klubit zikaltër, por çdo gjë e ka një çmim.

Sipas “fcinterneës.it”, presidenti i Interit, Stiven Zhang është i gatshëm ta shesë 23-vjeçarin, por për këtë do të duhet një ofertë që i kalon 90 milionë Euro, një shumë kjo që do të vendoste një rekord të ri përsa i përket mbrojtësave, duke thyer rekordin aktual që mbahet nga Liverpuli që shpenzoi 86 milionë Euro për të blerë kartonin e Virxhin Van Dajk nga Sauthemptoni  në janarin e këtij viti.

Marota drejt zyrtarizimit, Shkriniar “tremb” Interin
Interi kërkon të përforcohet në çdo sektor dhe i shënjestruari për në janar është Xhuzepe Marota. I larguar nga Juventusi, ish-menaxheri i përgjithshëm ka një ofertë nga zikaltrit. “Suning” besojnë se me të në “bord” Interi do bënte lëvizje të mira në merkato.

Gjërat janë serioze dhe në Itali raportohet se ka edhe një akord mes palëve për të nisur bashkëpunimin. Pritet që Marota të nisë nga puna që në janar, kur Interi edhe do të futet në merkato për të bërë ndonjë lëvizje “big”.

SHKRINIAR – Mbrojtësi sllovak është një nga ma të mirët e Interit, ndaj edhe ofertat për të nga klubet më të mëdha në Europë janë të pashmangshme. Futbollisti 23-vjeçar është një nga objektivat e Mançester Junajtid.

Murinjo e deshi mbrojtësin edhe në verë, por Interi nuk heq dorë fort kollaj. I blerë për 27 milionë euro nga Sampdoria, sot Milan Shkriniar vlen trefish më shumë. Veç Junajtid, për të interesohet edhe Mançester Siti.

Interi po mundohet ta bindë mbrojtësin për të nënshkruar kontratë të re, por deri më tani nuk ka një marrëveshje. Kontrata e Shkriniar është e vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Barcelona në nevojë për mbrojtës, zbulohen dy objektivat kryesorë
Barcelona kërkon një mbrojtës të majtë dhe një qendërmbrojtës për përforcimin e skuadrës dhe dy janë lojtarët, të cilët preferohen nga drejtuesit e klubit siç citon “El Mundo”.

I pari është Matijs de Ligt, i cili luan me Ajaksin. 19-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2021 me ekipin holandez dhe Barcelona po e monitoron, por negociatat nuk kanë nisur akoma.

Objektivi tjetër është mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar, me të cilin do të përballen në Champions. Barcelona kontaktoi Interin në fundin e sezonit të kaluar dhe mori informacion për qendërmbrojtësin.

23-vjeçari është në bisedime me zikaltrit për rinovimin e kontratës, por akoma nuk ka akord. Lojtari ka oferta të shumta, me një rrogë më të madhe se sa ajo që përfiton tek Inter dhe pret një rritje të konsiderueshme rrogë në kontratën e re.

Barcelona është gati të përfitojë nga situata e bllokuar mes sllovakut dhe Interit dhe do të nisë sulmin për të siguruar shërbimet e Shkriniar.

Inter me mision rinovimi, ja situata e dyshes Ikardi-Shkriniar
Me mbylljen e merkatos Inter po punon për rinovimin e kontratave të lojtarëvë më të mirë të skuadrës. Drejtuesit e klubit zikaltër po përqendrohen te dyshja: Mauro Ikardi dhe Milan Shkriniar, situata e të cilëve është e ndryshme.

E nisim me sulmuesin argjentinas. Ikardi përfiton një rrogë fikse prej 4.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa në fundin e sezonit të kaluar rroga e tij shkoi në 5.3 milionë euro, për shkak të 29 golave të shënuar dhe kualifikimit në Champions.

Interi e vlerëson shumë sulmuesin dhe është gati t’i ofrojë një rinovim kontrate deri në vitin 2023 me një rrogë prej 5-6 milionë eurosh në sezon. Mbetet për t’u diskutuar çështja e shpërblimeve, por nuk ekzistojnë pengesa sa i përket kësaj çështje. Palët janë afër akordit dhe mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit të rinovimit.

Ndryshon situata sa i përket mbrojtësit sllovak. Shkriniar përfiton 1.7 milionë euro në sezon, ndërsa Inter i afron një rritje rroge duke filluar nga sezoni tjetër dhe deri në vitin 2022 dhe rinovim me një vit tjetër. Drejtuesit e klubit i premtuan mbrojtësit një rritje me 50% të shumës aktuale dhe rroga e tij do të shkojë në 2.5 milionë euro në sezon dhe rinovim më një vit, pra deri në vitin 2023.

Megjithatë, 23-vjeçari kërkon një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon. Bisedimet vazhdojnë dhe drejtori sportiv, Piero Auzilio po punon për të arritur marrëveshjet dhe rinovuar sa më shpejt kontratat e dy lojtarëve të rëndësishëm të Spaletit.

Shkriniar i paduruar, sfidon Mesin e Ronaldon
Milan Shkriniar është i grumbulluar me kombëtaren e Sllovakisë, por mbrojtësi i Interit flet për klubin e tij, objektivat e këtij viti dhe grupin e Champions, ku do të përballet me Mesin dhe Barcelonën, por dhe një ekip të fortë si Totenhemi. 23-vjeçari ka kaluar dëmtimin e pësuar në fillim të sezonit dhe gjatë përballjes me Bolonjën, ai nuk ndjeu dhimbje dhe zhvilloi një ndeshje pozitive.

Fitorja – “Ndihem mirë dhe e kam hedhur pas krahëve dëmtimin. Kundër Bolonjës na shkoi çdo gjë mirë dhe mund ta vlerësoj si ndeshje pozitive. Dëshironim fitoren për të kaluar zhgënjimin e dy ndeshjeve të para dhe ia arritëm. Tani duhet të rikuperojmë pikët e humbura dhe të kthehemi të fortë.”

Objektivi – “Vitin e kaluar kishim objektivin për t’u rikthyer në Champions dhe ia dolëm. Duam të jemi përsëri në këtë kompeticion, por të shohim se çdo të ndodhë. Objektivi në Champions është kalimi i grupit.”

Sllovakët në Seria A – “Hanko (Fiorentina) dhe Mraz (Empoli) arritën të vijnë këtu dhe kjo është një gjë e bukur. Pres që lojtarë të tjerë sllovakë të vijnë në Serinë A.”

Ronaldo-Mesi – “Ronaldo ka ndihmuar gjithë futbollin italian dhe kampionati do të shihet nga më shumë njerëz. Me Mesin jam përballur në një miqësore, kur isha pjesë e Sampdorias, por në Champions do të jetë diçka tjetër. Mezi po pres të përballem me Mesin dhe Ronaldon dhe shpresoj që të jem në formë të mirë.”

Grupi i Champions – “Është një grup interesant, por ka një grup që është akoma dhe më i bukur, grupi i Hamshik. Ishim në vazon e katërt dhe nuk mund t’i zgjidhnim kundërshtarët. Do të luajmë ndeshje të bukura dhe mezi po e pres diçka të tillë. E dimë të gjithë që Barcelona është favoritja kryesore, por dhe Totenhemi është një ekip i fortë. Marrin pjesë në Champions prej tre vitesh dhe janë po i njëjti grup lojtarësh. Të luajmë përballë tyre ndeshjen e parë në shtëpi është një dizavantazh për ne. Nëse bëjmë mirë në stadiumin tonë, mund të jetë një trampolinë e mirë për ndeshjet e radhës.”