Mici

Mici i bindur: Shkëndija kualifikohet, e përmbysim humbjen
Mbrojtësi Gledi Mici është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Shkëndija e Tetovës. Mëngjarashi, i cili ka pasur shumë eksperienca edhe në Superiore, ka qenë pjesë e skuadrës që ka udhëtuar në Luksemburg, ku do të luhet ndeshja e kthimit kundër Dudelanzh. Gjithashtu, Mici ka folur edhe për këtë sfidë kthimi, ku tha:

“Jemi këtu në Luksemburg për të synuar të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë dhe të kualifikohemi në turin e tretë të Europa League. Kemi dy ditë kohë për akomodim, besojmë se jemi të aftë të përmbysim rezultatin”.

“Jam i sigurt se secili lojtar që do të jetë në fushë, do të japë më të mirën nga vetja për të realizuar atë që kërkon nga ne stafi teknik dhe trajneri”, u shpreh mes të tjerash ish-mbrojtësi i Kukësit e Skënderbeut.

Mici kërkon largimin, dy oferta nga “atdheu i dytë” e tundojnë
Gledi Mici mund të largohet nga Shkëndija në javët në vazhdim. Sipas “infOSport.mk”, mbrojtësi i kampionëve të Maqedonisë ka kërkuar largimin për shkak se në drejtim të tij kanë ardhur dy oferta nga skuadra amerikane.

Mici, i cili krahas shtetësisë shqiptare ka dhe atë amerikane kërkohet nga Orlando City dhe Phoenix Rising. Orlando City është klubi më prestigjioz. Ky ekip militon prej katër vitesh në elitën e futbollit amerikan, “MLS”, dhe ka në përbërje disa lojtarë me emër ku më së shumti bie në sy futbollisti portugez Nani.

Klubi tjetër, Phoenix Rising, është pjesë e divizionit të dytë për nga rëndësia: “USL”. Në vitet e fundit Phoenix Rising ka qenë ndër klubet më të suksesshme në këtë divizion. Aksioneri maxhoritar në këtë projekt është ish-futbollisti i njohur Didier Drogba.

Elbasani feston me “tris”, arrihet mbijetesa në të Parën
Elbasani ka marrë një fitore bindëse 3-0 përballë Luzi 2008, duke siguruar kështu qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe në sezonin e ardhshëm. Dopieta e Micit dhe goli i Ferhatit kanë mjaftuar që Elbasani të triumfojë, duke shmangur kështu ndonjë surprizë të pakëndshme.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe ndërhyrjet ishin të shumta. Gjyqtari kryesor i takimit pati shumë punë, pasi në këto 90 minuta, e tregoi kartonin e verdhë plot 7 herë. Pjesa e parë dukej se do të mbyllej pa gola, por në çastet e fundit, gjyqatri akordon një 11-metërsh për Elbasanin, që ekzekutohet me sukses nga  Mici.

Pjesa e dytë, nisi sërish me shumë faulle të ndëshkueshme, ndërsa në minutën e 65’, Mici shënon golin e dytë në këtë takim dhe më pas Ferhati shënon golin e nokautit në minutat e fundit të kohës shtesë duke i  siguruar fitoren Elbasanit, që merr një triumf tepër të rëndësishëm në këtë ndeshje finale.

Kategoria e Parë, Play-Off

Elbasani – Luzi 2008  3-0

Shënues: Mici 45’ (pen) 65’, Ferhati 90+1

Shqiptarët specialistë asistesh në Maqedoni, Mici dhe dyshja e Renovës në “podium”
Kampionatit të Maqedonisë së Veriut i ka mbetur vetëm një raund për të ulur perden për këtë sezon.  Në javën e fundit do të luhet vetëm për të respektuar garën, pasi titulli kampion, vendet e europës dhe llogaritë e mbijetesës janë mbyllur.

Në skuadrën kampione të Shkëndijës ndodhet një emër i njohur për të gjithë ndjekësit e Kategorisë Superiore.  Bëhet fjalë për Gledi Micin, i cili ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer,diçka kjo që mbështetet dhe nga statistikat.

Platforma e të dhënave “WYscout”, e vendos mëngjarashin në krye të listës së asisteve në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me gjashtë të tillë në 33 ndeshje. Mici ndan “podiumin” e asisteve me dy shqiptarë të tjerë, Argjent  Gafurin dhe Bashkim Veliun, të dy lojtarët e Renovës kanë regjistruar gjithashtu 6 asistime.

Mici: Shkëndija gati për “Europa League”, ja këshilla ime për Panuçin
Futbollisti i Shkëndijës, Gledi Mici, ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Mbrojtësi i majtë u pyet në lidhje me vendimin e trajnerit Kristian Panuçi për të lënë jashtë portierin Thomas Strakosha dhe për objektivat me skuadrën e Shkëndijës.

LËNIA JASHTË E STRAKOSHËS – “Unë jam futbollist dhe nuk më lejohet të gjykoj një trajner kombëtareje. Në lidhje me vendimin e Strakoshës, unë e pranoj se disiplina është shumë e rëndësishme, por trajneri duhet të ishte treguar më fleksibël, duke pasur parasysh rëndësinë e dy ndeshjeve të kombëtares”.

SHKËNDIJA – “Këtë vit kampion do dalim patjetër, por shpresoj gjatë verës këtë vit që të mbërrijmë në fazën e grupeve të Europa League, ashtu siç bëri Skënderbeu. Shkëndija ka katër vite që i afrohet shumë këtij objektivi, por këtë sezon jemi më të kompletuar. Kontrata? Kam dhe një vit kontratë me Shkëndijën”, përfundoi Mici.

Pasuesi i Agollit, gjashtë kandidatë për Panuçin
Kristian Panuçi u kritikua jo pak për lënien jashtë të kapitenit të kombëtares Ansi Agolli. Tekniku italian i shtyrë nga 36 vitet që mëngjarashi ka mbi shpinë dhe nga fakti që nuk po luante më rregullisht në Azerbaixhan vendosi t’i mbyllë njëherë e mirë derën e kombëtares kryeqytetasit.

Duket qartë që Panuçi është ende në kërkim të një mbrojtësi stabël për krahun e majtë të kombëtares kuqezi. Alternativat nuk janë të pakta. Për momentin mund të thuhet se Egzon Binaku është favoriti në këtë rol.

Mbrojtësi i Malmos ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit zyrtare të kombëtares dhe me siguri do të vazhdoj të ketë besimin e trajnerit të kombëtares. I dyti në radhë është Ermir Lenjani, i cili ka lënë pas dëmtimet dhe është rikthyer titullar te Sioni në Zvicër. Një tjetër plus për këta lojtarë është dhe fakti që kanë luajtur shpesh në formacion me pesë mbrojtës, një modul loje ky që Panuçi e pranoi se po e shqyrton si një opsion në një intervistë të dhënë pak ditë më parë.

I treti në hierarki është Besir Demiri. Mbrojtësi nga Shkupi aktivizohet prej një viti e gjysmë në Ukrainë te Mariupol, ku e ka blinduar vendin e titullarit. Megjithatë, 24-vjeçari pret ende të debutojë me kombëtaren shqiptare ku ishte grumbulluar gjatë muajit të shtatorit.

Tre opsionet e fundit janë Naser Aliji, Lorenc Trashi dhe Gledi Mici. Aliji i dha fund një periudhe 6-mujore ku qëndroi pa ekip dhe është rikthyer titullar te Dinamo e Bukureshtit në Rumani. Trashi dhe Mici luajnë në kampionate më inferiore se katër lojtarët e lartpërmendur, por të dy kanë spikatur me skuadrat e tyre që tani janë kryesuese të kampioneve përkatëse.

Mici në 360 gradë: Shkëndija, kampionati shqiptar, e ardhmja dhe Kombëtarja
Gledi Mici prej pak muajsh po provon një eksperiencë të tre jashtë Shqipërisë, por në një skuadre shqiptare si Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi kuqezi ka krijuar një eksperiencë të madhe në vendin tonë, ku ka fituar titullin me Skënderbeun, por ka bërë mirë edhe me Flmaurtarin e Kukësin.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Mici flet për aventurën në Maqedoni, duke mos nguruar që të bëjë një krahasim mes dy kampionateve, por po ashtu flet edhe për Kombëtaren, duke e thënë hapur se e pret një ftesë nga trajneri i Shqipërisë.

Si ishte për ju kalimi në një kampionat tjetër?

mendoj se kalimi në një kampionat tjetër erdhi në kohën e duhur. Kisha shumë oferta nga skuadrat shqiptare, por në momentin që mora ofertën nga Shkëndija e Tetovës nuk hezitova, duke firmosur menjëherë dhe besoj se ka dalë zgjedhja e duhur.

A duhet të quhet kampionat i huaj?

Nuk mendoj se duhet të quhej kampionat i huaj, pasi Maqedonia dhe Shqipëria ndodhen afër njëra-tjetrës, por gjithsesi është diçka ndryshe nga Shqipëria.

Mund të na thoni ndonjë ndryshim që ka mes kampionatit tonë dhe atij maqedonas?

Kampionati atje është i ngjashëm me kampionatin shqiptar, thjeshtë kampionati shqiptar është më shumë fizik ekipet synojnë që të mbajnë portën e paprekur. Në kampionatin maqedonas, të gjitha ekipet duan që të sulmojnë dhe të shënojnë. Ndryshimi është te skuadra ku unë ndodhem, pasi Shkëndija është një ekip me nivel dhe parametra europian.

Është e vështirë për ty të zësh vendin e titullarit te Shkëndija?

Normalisht, në çdo skuadër është e vështir të marrësh vendin e titullarit, pasi ka konkurrencë dhe konkurrenca nuk është e lehtë, por i bën mirë ekipit. Kur shkova u ambientova shumë shpejt dhe i kam luajtur të gjitha ndeshjet titullar. Uroj që të vijoj kështu.

Sa i përket stilit të lojës dhe modulit, sa ndryshon nga periudha kur luanit në Shqipëri?

Moduli i lojës ndryshon, pasi Shkëndija është një ekip që vetëm sulmon dhe kjo ma ka bërë më të lehtë që ta ndihmoj edhe unë ekipin, duke shënuar apo duke dhënë asiste. Kampionati shqiptar është i fortë fizikisht dhe ekipet mendojnë më shumë për mbrojtjen. Nëse i hedhim një sy ndeshjeve këtu prodhohen shumë pak gola. Ndeshjet në Maqedoni kanë shumë gola, pjesa më e madhe e tyre, pasi të gjitha ekipet sulmojnë dhe duan rezultat.

A ka racizëm dhe diskriminim atje?

E kam dëgjuar shpesh këtë pyetje, por unë mendoj se është fryrë nga mediat, sesa ekziston diçka e tillë. Për sa kohë jam unë aty, nuk kam parë racizëm. Ndoshta edhe nga fakti se nuk e kuptoj gjuhën, apo se fokusohem te stërvitja, por ndihem mjaft mirë aty ku ndodhem mbështetja ndaj shqiptarëve nuk mungon. Nuk besoj se ka racizëm. Gjërat politike nuk më përkasin mua.

A keni menduar të bëni ndonjë lëvizje tani shpejt, të ndryshoni ambient?

Unë ndodhem te Shkëndija prej 5 muajsh dhe jam shumë i fokusuar për të dhënë më të mirën time. Nëse vjen ndonjë ofertë nga jashtë, jam i bindur se presidenca do ta shqyrtojë dhe nëse do të jetë në të mirën e të gjitha palëve, pse të mos ndodhë ndonjë lëvizje. Nëse nuk është kështu, unë jam shumë i kënaqur këtu ku ndodhem.

Pas largimit të Ansi Agollit, besoni se mund të jeni ju zëvendësuesi ideal?

Të zëvendësosh Agollin është mjaft e vështirë, pasi dihen vlerat e tij dhe kontributi që ka dhënë për Kombëtaren. Unë e kam shprehur gjithnjë dëshirën për të qenë pjesë e Kombëtares. Është një dëshirë shumë e madhe e imja, gjithashtu mendoj se e meritoj një ftesë nga Panuçi, për ta provuar dhe veten. Jam në pritje. Nëse vjen do të jem shumë i lumtur.

Ka ndonjë të përbashkët mes Skënderbeut dhe Shkëndijës së Tetovës?

Janë dy klube që kanë shumë të përbashkëta në organizim. Jo më kot kanë marrë rezultate në arenën ndërkombëtare. Ndaj jam ambientuar mirë, pasi mu duk sikur kalova nga Skënderbeu te Skënderbeu. Kushtet janë thuajse të njëjta.

Si të duket kampionati shqiptar tani që e sheh nga larg?

Shumicën e ndeshjeve i kam ndjekur. Them se kampionati ka pësuar rënie në cilësi dhe skuadrat janë thuajse të barabarta. Të them të drejtën më ka surprizuar Teuta, pasi po bën një edicion mjaft të mirë, me djem të rinj dhe me 2-3 sportistë me eksperiencë. Dihen  vlerat e trajnerit Shkëmbi. Ka një miks mes lojtarëve me eksperiencë dhe atyre të rinj. Dihet që dua ta shoh Skënderbeun më lart, edhe pse për momentin kanë disa probleme. Duke ditur vlerat e atij klubi dhe qetësinë që e karakterizon, jam i sigurt se do të ngrihet shumë shpejt.

FOTO | Mbrojtësi i Shkëndijës flet si “amerikan”: Gati për skuadrën përfaqësuese!
Nga Apolonia, te Kamza, Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu e në fund te Shkëndija, Gledi Mici ka pasur një karrierë në rritje, ndërsa këtë edicion ka zgjedhur që të përfaqësojë kuqezinjtë e Tetovës. Mbrojtësi është përfolur shpesh dhe si një alternativë për mbrojtjen e Kombëtares, megjithatë ftesa ka munguar.

Vetë 27-vjeçari sot ka ndarë një foto me ndjekësit e tij e tij në Instagram, ku ka treguar pasaportën e tij amerikane, por duke e shoqëruar dhe me një shkrim mjaft interesant. “Skuadra Kombëtare e USA jam gati”, shkruan Mici në foton e tij në “Insta Story”.

Mici: Nuk e diskutoj titullin, situata jonë si e Barcelonës dhe Realit
Gledi Mici u transferua në verë nga Skënderbeu tek Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi i majtë ka nisur një eksperiencë të re në kampionatin maqedonas, por rezultatet e fundit nuk kanë qenë ato të pritura për skuadrën kuqezi.

Në një intervistë për sajtin e klubit, Mici flet për aventurën e tij tek Shkëndija, por dhe për momentin ku ndodhet skuadra, duke veçuar se diçka e tillë u ndodh dhe skuadrave më të mëdha si Barcelona apo dhe reali.

Sa i përket titullit, Mici nuk e vë aspak në diskutim dhe beson se tetovarët do të çojnë sërish në shtëpi trofeun më të rëndësishëm në Maqedoni.

Mici, duket se jemi në një moment të vështirë…

Për mendimin tim nuk do të thosha fjalën krizë, pasi kemi një humbje dhe një barazim. Besoj se u ndodh gjitha skuadrave si që kemi pa këto kohë edhe Barcelona dhe Reali, skuadra të mëdha që kanë pasur ndeshje që nuk kanë fituar. Mendoj se është thjeshtë çështje lodhje dhe pasi janë ndeshjet e ngjeshura dhe ekipi vjen pas një periudhe të ngarkuar edhe në Champions League dhe Europa League. Për mendimin tim është thjesht krejt normale që do ketë një far lodhje, por besoj se ka ardhur momenti i duhur që ne të rikthehemi me një fitore bindëse në kampionat.

Tashmë mund të themi je akomoduar te Shkëndija, por për herë të parë do të luash me Renovën. Çka mund të presim nga kjo përballje?

Po është e vërtetë që ndjehem mjaft mirë te ky ekip dhe te ky qytet. Jam përshtatur mjaft mirë falë presidentit, falë trajnerit, falë stafit dhe më së shumti shokëve të skuadrës. Është e vërtetë që ky është derbi i parë për mua por besoj se do të jetë ndeshje si gjithë tjerat të cilën ne do ta vlerësojmë në maksimum dhe të marrim tre pikët e radhës.

Ke parë ndonjë takim të Renovës? Një mendim apo vlerësim për Renovën!

Kam parë pak a shumë gjitha skuadrat në Maqedoni dhe mendoj se çdo skuadër në qoftë së nuk vlerësohet atëherë do të bëhet shumë e vështirë siç na u bë Pobeda në shtëpi që humbëm ndeshjen. Kështu që vlerësim maksimal për çdo skuadër në mënyrë që të marrim tre pikët, ndryshe do jetë shumë e vështirë.

Deri sa ju jepni maksimumin në terren, ndjehet mbështetja e publikut apo keni ndonjë apel, keni nevojë që të rikthehen të mbushet stadiumi si në të kaluarën?

Kam dëshirë që stadiumi të jetë me sa mbaj mend ndeshjen me Vardarin, ka qenë stadiumi plot. Kam dëshirë që çdo ndeshje të jetë ashtu, gjithë tifozët të jenë të gatshëm dhe të na mbështesin qoftë edhe kur s’kemi pasur rezultate këto ndeshje apo kur fitojmë pasi futbolli për ata luhet, nuk luhet për njëri-tjetrin. Shpresoj që të jenë sa më të shumtë në stadium, sepse edhe ne do ta kemi më të lehtë të motivohemi dhe ta fitojmë ndeshjen, ta mbyllim sa më shpejtë.

Shkëndija të duket e gatshme për titull pavarësisht lodhjen që përmendët?

Nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shkëndija është për titull. Thjesht si që e thash këto dy ndeshje ka ndikuar paksa lodhja, por Shkëndija ka objektiv të vetëm titullin dhe ne do ta realizojmë atë.

Më herët përmendët që jeni adaptuar mirë te Shkëndija. Je angazhuar si mbrojtës i majtë që ka detyrë parësore të mbrojë, por vijnë edhe golat. Do bësh ende gola deri në fund të sezonit?

Është e vërtetë pasi më pëlqen ky ekip pasi mentaliteti gjithmonë është që të sulmojmë dhe jo të mbrohemi dhe normal mënyra e lojës se si lozin çunat ma bën më të lehtë edhe mua që të dal përpara dhe të gjendem pse jo edhe para portës. Detyra ime primare është të mbroj, në qoftë se do kem mundësi të jap asist dhe gola, pse jo.

Sa është e rëndësishme këto dy javë në pauzë ekipi të shkojë me fitore?

Është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi kështu do të jemi më të qetë të shijojmë pak ditë pushim dhe të mbledhim energji për pjesën e mbetur të kampionatit.

Gledi Mici, lamtumirë me mesazh dashurie
Shkëndija nuk e ka zyrtarizuar ende, por Gledi Mici praktikisht ka mbyllur gjithçka në Tetovë dhe mund të quhet pjesë e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Skënderbeut tashmë është një “ish” dhe mesazhi i tij në rrjetet sociale është mjaft i qartë.

27-vjeçari ka postuar disa nga momentet më të veçanta në Korçë, duke i përshëndetur të gjithë nëpërmjet fotove, nga presidenti Takaj e deri te disa nga shokët e ekipit.

“Largohem me zemrën plot. Faleminderit Skënderbe”, shkruan Mici, i cili nuk ka preferuar të bëjë “roman”, pasi mjafton pak për të treguar si ndihet.

Anësori i majtë ka luajtur dy sezonet e fundit në Korçë, duke fituar kampionat, kupë e Superkupë aty, duke qenë gjithnjë një pikë referimi. Këtë verë kishte bisedime edhe me Flamurtarin, ku e kërkonte Ilir Daja, por Mici e kishte ndarë mendjen, dëshironte të provohej jashtë Shqipërisë, në ndonjë ekip më cilësor. Kampionati maqedonas nuk është më i fortë se i yni, por Shkëndija është një klub shumë më i pasur dhe goxha i organizuar, që synon të shkojë të paktën në grupet e Europa League këtë sezon.

Leaving with my heart full ?? Faleminderit Skenderbe ???

A post shared by  Mici Gledi 3 ????? (@gledi_mici) on <time style=" font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px; line-height:17px;" datetime="2018-07-20T19:33:49+00:00">Jul 20, 2018 at 12:33pm PDT</time>

Mici e Lilaj, “gjah” për Shkëndijën
Skënderbeu është në ankth për vendimin e CAS-it, që pritet në ditët në vazhdim: nëse korçarët do të marrin dritën jeshile për të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League këtë verë, projekti vazhdon normalisht dhe askush nuk do të largohet, përveç rasteve kur ka oferta joshëse nga jashtë, si në rastin Abazaj. Nëse CAS vendos që Skënderbeu është jashtë Europe, gjithçka ndryshon, sepse vihet në dyshim gjithçka dhe është e sigurt që lojtarët më të rëndësishëm do të largohen, si për shkak të pagave të larta, ashtu edhe për mungesën në Champions. Këtë situatë po e monitorojnë me kujdes disa klube brenda e jashtë Shqipërisë, por pakkush e ka fuqinë financiare dhe aftësinë joshëse të Shkëndijës, nga klubet shqiptare. Kuqezinjtë nga Tetova janë kthyer në padronët e kampionatit maqedonas, kanë një skuadër shumë cilësore, që premton shumë dhe që synon të kapë grupet të paktën në Europa League. Për t’ia dalë mbanë, nuk do të shitet askush dhe ‘Sport Ekspres’ mëson se Shkëndija kërkon edhe përforcime serioze, duke nisur nga dy emra të Skënderbeut, Gledi Mici dhe Sabien Lilaj.

MICI – Mbrojtës i majtë, 27 vjeç, eksperiencë pa fund në Superiore, tashmë edhe kampion Shqipërie, trofeu që i mungonte. Para pak muajsh vetë Mici deklaronte se nuk largohej nga Skënderbeu pa fituar titullin, objektiv që e ka përmbushur, ndërsa tashmë është gati për një hap përpara, duke u transferuar jashtë vendit. Mosha është perfekte, momenti është i duhuri, por natyrisht largimi nga Skënderbeu nuk do të bëhet me sherr. Së pari duhet pritur çfarë do të ndodhë me klubin korçar, sepse nëse Skënderbeu do të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League këtë verë, Mici do të jetë një ndër lojtarët që do të kontaktohet për rinovim, duke qenë se kontrata i ka përfunduar. Këtu shpreson të futet në lojë Shkëndija, që natyrisht financiarisht nuk është inferiore ndaj Skënderbeut dhe ka ambicie po aq të mëdha sa kampionët e Shqipërisë. Mbrojtja dhe mesfusha janë repartet ku Shkëndija do të punojë më shumë këtë verë dhe një emër si Mici do të ishte një goditje e rëndësishme.

LILAJ – Nëse Mici nuk është shpërblyer ende me grumbullim në kombëtare për sezonet e tij të mira, Lilaj është rasti i kundërt, sepse ka vite që është pjesë e kuqezinjve, edhe pse asnjëherë titullar fiks. Mesfushori 29-vjeçar është pjesë e kombëtares në këtë moment, por natyrisht që mendon edhe për të ardhmen dhe pas 6 titujsh kampionë në Shqipëri, është gati të provojë sërish aventurën jashtë Shqipërie. Mosha e tij nuk e lejon që të synojë kampionate shumë cilësore, por ka shumë klube që mund t’i ofrojnë shifra të jashtëzakonshme, nga Shkëndija deri në klube kazake e ruse. Për afërsinë me Shqipërinë, Shkëndija do të ishte e preferuara dhe Lilaj natyrisht nuk do ta refuzonte një ofertë serioze nga Tetova, por ashtu si Mici, edhe Sabieni pret me qetësi fatin e Skënderbeut. Me Europë, zor se Lilaj do të lejohet të largohet dhe Takaj do t’i bënte një tjetër ofertë të parezistueshme. Gjithsesi, gjithçka është ende pezull dhe kjo është arsyeja pse Shkëndija nuk ka dalë hapur, duke pasur vetëm interesim dhe ngacmim në distancë, në pritje të së ardhmes së Skënderbeut.

Mici: Tani po, jemi pranë titullit
Ashtu si pjesa më e madhe e futbollistëve të Skënderbeut edhe mbrojtësi Gledi Mici, mendon se kjo fitore e mbrëmjes së djeshme ndaj Flamurtarit ishte një fitore me “aromë” titulli. Ja çfarë tha Mici dje për gazetën: “Jam shumë i lumtur që arritëm të merrnim edhe këtë fitore kaq të rëndësishme. Ishte një fitore më shumë se e merituar, sepse e kërkuam golin që nga fillimi deri në fund, pavarësisht se erdhi në momentet e fundit.

“Flamurtari ishte një skuadër e fortë dhe jo më kot renditet në vendin e dytë, por ne treguam që jemi Skënderbeu dhe tani pas këtij trepikëshi shkëputemi edhe më shumë me ndjekësit tanë. Jemi pranë titullit, por nuk mund të themi që e kemi siguruar atë, pasi rruga është akoma e gjatë deri në fund. Gjithsesi, fitore të tilla me rivalë direkt vlejnë dyfish. Tani jemi edhe më të qetë, pasi kemi bërë këtë shkëputje të madhe dhe na duhet t’i vlerësojmë maksimalisht të gjithë kundërshtarët, për të vazhduar në rrugën tonë që kemi nisur.”

Mici: Nuk i druhemi Mladës, jemi grup fantastik
Mbrojtësi rrëfen emocionet e fitores kundër Kairatit dhe flet në prag të sfidës së turit të tretë, kundër rivalit çek…

Skënderbeu arriti një fitore fantastike kundër Kairat Almatit, duke treguar se di edhe të vuajë, pa rënë pre e panikut dhe pa u frikësuar nga presioni i kundërshtarit. Një pjesë e parë në pritje dhe një pjesë e dytë shpërthyese, me gola e lojë të bukur. Një ndër më të mirët në fushë ishte Gledi Mici, mbrojtësi anësor i cili është bërë si i shtëpisë në Korçë, edhe pse shkoi aty vetëm verën e shkuar. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Mici tregon ndeshjen kundër Kairatit dhe flet edhe për Mladën, që në fakt nuk është se e ka fort në mendje për momentin.

– Një fitore fantastike, kundër një rivali që dukej shumë i frikshëm kur u hodh shorti, por pritej edhe sot me pak frikë, të paktën nga tifozët.

– Jo, në fakt ne lojtarët nuk kishim frikë. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në Almati dhe e kuptuam që nuk kishim nivel më të ulët se kundërshtari. Sot zbatuam deri në fund detyrat që kishim dhe ia dolëm, një fitore mëse e merituar, që me të drejtë u festua gjatë nga tifozët.

– Reparti yt ishte perfekt, sepse Kairati thuajse asnjëherë nuk depërtoi dot në zonë.

– Nuk duhet kufizuar te një repart, sepse zakonisht po çaluan një oe më shumë reparte, është e kotë. Kundër Kairatit funksionoi e gjithë skuadra, jemi një grup i shkëlqyer, e them realisht, sepse si titullarët, dhe ata që e nisin nga stoli, janë të barabartë dhe kanë një bashkëpunim të mrekullueshëm.

– A u frikësuat kur Lilaj doli me karton të kuq? Ishin minuta kur pritej furi sulmesh nga Kairati…

– Frikë nuk patëm, sepse po luanim mjaft mirë dhe kohë nuk është se kishte mbetur shumë. Skuadra po funksiononte mjaft mirë dhe pastaj goli i dytë na qetësoi përfundimisht.

– Mos ndoshta pati një meritë edhe tifozeria?

– Absolutisht po. Si mund të mos japësh më shumë se 100%, kur stadiumi është i mbushur dhe të mbështet gjithë ndeshjen? Është normale që shtysa e marrë të jetë e jashtëzakonshme, në një stadium thuajse bosh do të kishim vuajtur shumë më tepër. Meqë përmendim tifozët, dua t’i falënderoj, sepse kur e mbushin kështu stadiumin janë vërtet lojtari i 12-të.

– Prej kohësh po flitet për menaxherë që vëzhgojnë lojtarë, me Latifin në fokus, por duke parë dy ndeshjet e fundit, me siguri edhe lojtarë të tjerë kanë rënë në sy, përfshirë ty. Mos ndoshta suksesi ka edhe pasoja, sepse disa lojtarë mund të largohen dhe skuadra mund të dobësohet?

– Në fakt, kjo çështje nuk na takon ne, duhet pyetur klubi. Drejtuesit e dinë mirë ç’bëjnë, e sigurt është që askush nuk mbetet pa u zëvendësuar. Grupi aktual do të jetë deri në mbyllje të aventurës në kupat e Europës, kjo është e sigurt. Nëse pastaj kapim grupet, le të largohet ndonjëri për ndonjë ofertë të mirë, gjendet mënyra për ta zëvendësuar. Klubi menaxhon mjaft mirë skuadrën dhe kjo bën që largimet të mos ndihen.

– Tani e ka radhën Mlada, rival nga Republika Çeke, kampion superior ndaj nesh.

– Të them të drejtën, nuk është se e kemi menduar shumë kë kemi përpara në turin tjetër, sepse kemi qenë të përqendruar vetëm te Kairati dhe gjithë energjitë i ruajtëm për atë sfidë. Tani ndeshemi me Mladën, por i takon trajnerit ta studiojë dhe t’i gjejë pikat e forta e të dobëta, para se të marrim ne udhëzimet. Frikë nuk kemi, këtë e them me bindje, sepse kaluam Kairatin duke luajtur shumë mirë dhe ishte një rival mjaft cilësor, me emra të rëndësishëm në përbërje.

Erblira Bici: S’është hera e parë që vë rekorde, skuadra u bë njësh me mua
“Në kombëtare është rekord, por një shifër të tillë e kam pasur dhe në Itali. Më ka ndihmuar shumë aktivizimi në atë kampionat dhe trajneri”

Gjergj Vyshka

Erblira Bici është shquar se fenomen në kampionat. Por tashmë është e tillë dhe në kombëtare, ndërsa dje me lojën e saj të shkëlqyer në të gjitha drejtimet, i ka lënë të gjitha me gojë hapur. Jo vetëm shënonte, por në kthimin e topit nga kundërshtaret në shërbim u krijonte mundësinë që të shënonin të tjerat. Një proges që ka ardhur nga ndeshja në ndeshje në Ligën e Evropës. 12 pikë ndaj Finlandës me sulm, 21 pikë ndaj Austrisë dhe dje 32 pikë ndaj Bjellorusisë. E Erblira Bici është totalisht kombëtarja e Shqipërisë. Eksperienca tek Mondovi në Itali e ka ndihmuar shumë të rritet 20-vjeçaren, që po bëhet gradualisht një Ela Tase e dytë. Ja dhe intervista e saj për “Sport Ekspres”…

32 pikë të shënuara në total, 29 me sulm, dy me shërbim dhe një me bllok. Si mund të shpjegohet?

Si mund të shpjegohet? Për mua nuk është hera e parë që realizoj kaq shumë pikë, sepse e kam bërë dhe në kampionatin italian ku dhe aktivizohem prej një viti. Është një punë e madhe që ka bërë trajneri me mua dhe sigurisht që në kombëtare ky është një rekord. E rëndësishme është se sot e gjithë skuadra luajti me mua, u bë bashkë me mua, nuk pati xhelozira pse u dha topi atje e pse nuk u dha këtu. Dhe kjo është meritë e padiskutueshme e ekipit dhe i falënderoj, po pse jo dhe e dy trajnerëve Martiri e Tare që na kanë bërë grup ku nuk mund të çajë askush.

Sa ju ka ndihmuar përvoja italiane?

Shumë. Mos harroni që luaj në një kampionat të fortë dhe ke se çfarë mëson. Ua thashë dhe më sipër, me mua ka punuar shumë trajneri i ekipit. Ndaj jam në këtë pikë.

Ndërkohë sot jemi në vendin e dytë në Ligën e Evropës. A mundet të shpresojmë për më shumë?

Mundësitë janë. Vërtetë na mundi Finlanda, por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta mundim ne në Bjellorusi. Ashtu sikurse do të pretendojmë ta mundim përsëri Bjellorusinë dhe Austrinë dhe mundësitë janë. Tashmë me këto dy fitore, që ia dedikojmë tifozëve tanë, kjo kombëtare mund të bëjë shumë mirë dhe në ndeshjet e tjera.

E pas Ligës së Evropës do të kemi ndonjë stacion të ri të Bicit?

Unë mendoj se do të jem përsëri në Itali me të njëjtën skuadër. Pastaj të shohim. E rëndësishme është se jam duke ecur mirë dhe kjo u shpreh dhe në fushë.

Së fundi, një dedikim?

Familjes sime, por dhe të gjithë skuadrës, e cila më mbështeti fort. Dhe gjithë bashkë ia arritëm që të dilnim fitues ndaj Bjellorusisë.