Mergim Mavraj

Mavraj: Më kishte marrë malli të luaja me Currin
Mërgim Mavraj ishte një ndër personalitet që morën pjesë në “lojën e yjeve” në Prishtinë. Pak minuta para fillimit të ndeshjes kapiteni i kombëtares shqiptare u ndal të fliste për “ART SPORT”

“Është diçka e veçantë. Jam gëzuar shumë për ftesën. Është hera e parë që luaj në Kosovë. Do luaj me Currin në qendër të mbrojtjes. Më kishte marrë shumë malli të luaja me të”.

Kauza e bamirësisë –“Janë shumë shoqata dhe njerëz në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që po bashkohen bashkë për të ndihmuar njerëzit që janë në nevojë. Pavarësisht sa sukses kemi është mirë që po tentojmë t’i ndihmojmë këta njerëz”.

Si i keni parë ndeshjet e Kosovës në kohët e fundit ?

“Me lot gëzimi. Normalisht, jam kosovar, prindërit e mi janë lindur e rritur këtu. Më behet qejfi që çunat po i zbatojnë mirë urdhrat e trajnerit.

Ka ndopak lakmi në kuptimin pozitiv?

“Jo aspak. Jam mirënjohës për të gjitha të mirat që më ka dhënë Zoti. Më ka shpërblyer me shumë gjëra. Edhe me Shqipërinë kemi arritur shumë gjëra të mira, besoj se të gjithë këta që po gëzohen tani për Kosovën janë gëzuar disa vite më parë për kuqezinjtë. Normalisht si kosovar ke dëshirë dhe ti ta veshësh atë bluzën, por kjo është diçka normale”.

Ndryshim midis Panuçit dhe Rejës?

“Fitorja flet vetë. Në futboll është një sport ku flet rezultati. Me Panuçin kemi luajtur më shumë në mbrojtje, e kam të vështirë të flas tani. Kam shumë respekt për Panuçin dhe kam frikë mos keqkuptohem. Edhe ai ka kontribuar shumë për kombin tonë”.

“Qershori ka qenë katastrofë”, në kombëtare ka “debat”
Ermir Lenjani dhe Mërgim Mavraj dolën përpara mediave ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, në kuadër të sfidave që Kombëtarja jonë do të luajë ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Lojtarët u pyetën edhe për sa i përket periudhës që do të luhen ndeshjet, pasi shumica e kampionateve janë mbyllur dhe ndoshta kjo do të jetë problem. Lidhur me këtë çështje Lenjani e Mavraj ndanin mendime të kundërta, pasi fillimisht anësori i Sionit deklaroi:

“Normalisht që është fundi i sezonit dhe ndoshta nuk jemi të gjithë të freskët. Gjithsesi, nuk besoj se do të jetë problem i madh.”

Më pas fjalën e mori Mërgim Mavraj, i cili tha se mund të jetë problem, por në fund të dy lojtarët kuqezi deklaruan njëzëri se do të japin maksimumin dhe do të mundohem me shpirt të gëzojnë shqiptarët.

“Unë mendoj se ka dallim të madh. Jo vetëm nga aspekti që jemi të lodhur nga kampionatet, por në fund të kampionatit duket sikur dera mbyllet dhe është një luftë brenda vetes. Sidoqoftë, ne jemi profesionistë dhe jemi të lumtur që jemi të grumbulluar. Mbaj mend që shumica e ndeshjeve që kemi luajtur në qershor kanë qenë katastrofë. Ajo që duam të themi dhe premtojmë për tifozët është që do mundohemi me shpirt për t’i gëzuar shqiptarët dhe të japim maksimumin.”

Mavraj: Sa shumë ndryshime, në ekip jemi 11 liderë! Reja? Transmeton qetësi
Sot ka qenë radha e Mërgim Mavrajt për të dalë në konferencë për shtyp. Mbrojtësi i Ingolshtadit analizon situatën dhe tregon rrugën e duhur për t’u rikthyer kombëtarja e fortë që presim të gjithë.

Mavraj ndalet edhe te trajneri i ri. Edi Rejën po e zbulon, por ai i pëlqen. Transmeton qetësinë e një kryefamiljari dhe është simpatik. Eksperienca në Greqi me Arisin nuk është për t’u hedhur poshtë.

Ka njohur shumë shqiptarë me të cilët ka kaluar shumë mirë, ndërsa në fushë nuk ndodhi ajo përshtatja. Kundër Islandës nuk do të luajë si pasojë e pezullimit, por do të jetë tifozi numër një i shokëve të tij.

NDRYSHIMET -“Ka ndryshime shumë të rëndësishme. Mua më duhet edhe pak kohë t’i analizoj të gjitha këto ndryshime. Tani kam 20 orë këtu dhe nuk mund të jap një opinion, më duhet edhe pak kohë. Gjëja e parë që bëri përshtypje? Grupi i madh, që jemi shumë lojtarë. Vendin tim nuk e gjeta bosh (qesh).”

SITUATA – “Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë maksimalisht të fokusuar, tani kemi ardhur nga kampionatet dhe nuk e kemi përqendrimin për Islandën. Gjithsesi, me udhëtimin në Gjermani do ndryshojë edhe atmosfera dhe fokusimi për të qenë gati.”

REJA – “Kemi biseduar pak dje dhe më duket shumë i qetë dhe simpatik. Si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe shumë simpatik. Për pjesën taktike nuk mund të them ende asgjë.”

ARIS – “Ka kaluar shumë kohë dhe i kam lënë pas përshtypjet e Greqisë. Ka qenë shumë eksperiencë e bukur. Jashtë futbollit kam pasur kohë të mira, kam njohur shumë shqiptarë. Sa i përket futbollit ka pasur shumë dallim mes futbollit grek dhe atij gjerman. Nuk ishte identiteti im me mënyrën si luanin atje. Për mua nuk kishte zgjedhje tjetër veçse largimit.”

MAVRAJ – “Mërgimi do të jetë krejtësisht i motivuar dhe i fokusuar. Kjo është e rëndësishme. Edhe fatkeqësia që ndodhi para dy ditësh do mundohem ta kaloj dhe kam shumë besim.”

INGOLSHTADI – “Rezultati nuk ka qenë i mirë, duke pasur parasysh që erdha në janar për të shpëtuar ekipin. Gjashtë muajt e mi atje nuk kanë qenë të këqinj, pasi kanë qenë disa objektiva që i kemi arritur. Për mua nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur, ka rëndësi se si i bëra ballë kësaj situate.”

OBJEKTIVAT – “Liga e Kombeve na eci shumë keq, për çdo gjë, si në rezultate si në lojë. Nuk kemi qenë të kënaqur. Duhet të përmirësohemi. Nëse ndodh diçka e tillë do vijnë dhe rezultatet. Kemi pasur shumë ndryshime si skuadër dhe duhet të afrohemi të jemi një grup më i afërt dhe më i fortë. Rezultatet nuk i kemi pasur, pavarësisht se mundësitë dhe cilësitë i kemi. Është momenti të punojmë për të ardhmen. Kemi trajner të ri dhe staf të ri dhe nuk duhet të shohim në gabimet që kemi bërë më parë, por të shohim të bëjmë mirë për të ardhmen.”

LIDERI – “Gjithmonë e kam thënë që në kohën e Lorikut kemi qenë një ekip i fortë dhe me luftëtarë në fushë. Dallimin e bën grupi dhe jo Mërgimi apo Loriku. Unë si Mërgim nuk do jem në fushë ndeshjen e parë, por do mundohem t’i jap sa më shumë besim lojtarëve. Kjo gjë duhet të na shërbejë për grupin, sidomos në sfidën ndaj Islandës. Ne kemi 11 liderë në ekip.”

VIDEO | Dramë për Mavrajn në Gjermani, Ingolshtadi bie nga Bundesliga.2
Ingolshtadi nuk ia ka dalë të sigurojë mbijetesën në Bundesligën e dytë. Klubi ku luan kapiteni i kombëtares sonë, Mërgim Mavraj, u mund 3 – 2 nga Vehen Viesbaden në ndeshjen e kthimit të fazës play-out.

Fakti që Ingolshtadi fitoi takimin e parë në transfertë 1 – 2, bëri që shumë vetë ta konsideronin të mbaruar çështjen e mbijetesës, por ekipi mik tregoi se futbolli është i paparashikueshëm duke shokuar të gjithë të pranishmit në “Audi Sports Park”.

Rënia e Ingolshtadit në Bundesligën e tretë është një ndër dështimet më të mëdha të këtij sezoni, po të marrim parasysh faktin se ky klub është ndër më të pasurit në Bundesligën e dytë me një xhiro vjetore që i kalon 30 milionë eurot, buxhet ky më shumë se 3-fish më i madh se i kundërshtarëve të sotëm.

AUFSTIEG #fcisvww ( 90+5 2:3)

— SV Wehen Wiesbaden (@SVWW_official) May 28, 2019

VIDEO | Mavraj dhe Ingolshtadi në festë, fitore e artë për mbijetesën
Ingolshtadi është shumë pranë arritjes së objektivit mbijetesë falë fitores së sotme në takimin e parë të fazës “play-out”.  Skuadra ku luan mbrojtësi shqiptar mundi 2 – 1 në transfertë Vehen Viesbaden, skuadër kjo që u rendit në vendin e tretë në Bundesligën e tretë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare u aktivizua 90 minuta në këtë takim. Të martën, Ingolshtad luan ndeshjen e kthimit në stadiumin e tyre, ku edhe një humbje 1 – 0 do të mjaftonte për të siguruar qëndrimin në Bundesliga 2.

Disa muaj më parë Ingolshtad ndodhej në vendin  e fundit të tabelës së Bundesligës së dytë, diçka paradoksale po të marrim parasysh faktin se klubi bavarez është një ndër më të pasurit në këtë divizion.

VIDEO | Hakmarrja e madhe e Mavrajt, fundoset Hamburgu
Mërgim Mavraj dhe Ingolshtadi i tij kanë arritur një triumf jetik përballë Hamburgut në transfertë me shifrat 0-3, me mbrojtësin tonë që shijon hakmarrjen e madhe përballë ish-ekipit të tij.

Ingolshtadi e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen, teksa kaloi në avantazh pa u mbushur ende çerek ore lojë, me Dani Lezkanon që shënoi golin e parë.

Më pas, në pjesën e dytë, pas një kundërsulmi fantastik, në minutën e 68-të ishte Pledl, i cili çoi në festë ekipin e tij përsëri.

Katër minuta më vonë ishte momenti i Gaus, i cili fundosi akoma më shumë Hamburgun, që tashmë e sheh akoma më larg ngjitjen për në Bundesligë, ndërsa Ingolshtadi sheh dritë në fund të tunelit për të shpëtuar.

Mavraj e Balliu festojnë, Seferi e Uzuni “nuk shohin dritë”
Ingolshtadi po kalon një moment të mirë, teksa ka marrë 10 pikë në katër ndeshjet e fundit. Skuadra e Mërgim Mvarajt mori sot tre pikë të arta për mbijetesën, teksa mundi minimalisht me rezultatin 1-0 Dinamo Dresden. Kapiteni i kombëtares sonë u rikthye si titullar dhe luajti deri në fund.

Gjithsesi Ingolshtadi është ende i rrezikuar, pasi numëron 29 pikë, dy më shumë Madgeburgu që ka një ndeshje më pak. Sfida e javës së ardhshme është mjaft e vështirë, pasi përballen me Hamburgun që renditet i dyti dhe kërkon rikthimin e menjëhershëm në Bundesligë.

Sot, veç Mërgim Mavrajt, ka festuar edhe Ivan Balliu. Mbrojtësi i krahut të djathtë e nisi nga fillimi përballjen që Metz fitoi 1-2 në transfertë me Red Star të vendit të fundit. Skuadra e mbrojtësit shqiptar ka siguruar rikthimin në Ligue 1, pasi numëron 11 pikë më shumë se Trojes i renditur në vendin e tretë. Metz do kërkojë të mbetet i pari në tre javët e mbetura në kampionat.

UZUNI DHE SEFERI – Lokomotiva e Zagrebit, edhe pse shënoi e para ndaj Istrës së vendit të parafundit, nuk ia doli të merrte pikët e plota. Ekipi i Myrto Uzunit u ndal në një barazim 1-1 dhe beratasi e Lirim Kastrati nuk mundën ta ndihmojnë skuadrën e tyre të fitonte. Kështu Lokomotiva ka humbur terren në luftën për në Europë, me Hajdukun që ka mundësinë të shkëputet nëse fiton këtë fundjavë.

Vinterfurthi është mposhtur 4-1 nga Lozana dhe Taulant Seferi nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shmangur këtë disfatë. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka shënuar vetëm dy gola këtë vit (8 gola në total këtë sezon në kampionat). Gjërat u vështirësuan pas minutës së 52-të, kur Vinterfurthi meti me një lojtar më pak dhe vendasit arritën të shënojnë tre gola dhe të fitonin.

Mavraj hedh pas krahëve dëmtimin, tani titullar
Margim Mavraj u dëmtua dhe mungoi disa ndeshje për shkak të një dëmtimi që pësoi në sfidën kundër Sandhauzen. Problemet me shpinën e penalizuan qendërmbrojtësin, i cili një javë më parë nisi normalisht përgatitjet.

Gjithsesi në takimin kundër Arminia Bilefeld u la pushim. Ingolshtadi ia doli të merrte tre pikët dhe shpreson të mbijetojë në Bundesliga 2. Mavraj ndërkohë është plotësisht gati, pasi stafi teknik e ka përzgjedhur të luajë nga fillimi në ndeshjen kundër Dinamo Dresden. Skuadrat zbresin në fushë prej orës 18:30.

Ingolshtad ka gjetur ekuilibrin, trajneri Oral vendos për Mavrajn
Ingolshtadi ka marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe shpresohet shumë që të sigurohet mbijetesa në Bundesliga 2 edhe për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye klubi në janar arriti marrëveshjen për të afruar në ekip mbrojtësin Mërgim Mavraj.

Ky i fundit u dëmtua në ndeshjen kundër Sandhauzenit dhe problemet në shpinë e lanë jashtë në dy takimet e fundit. Duke pasur parasysh rezultatet e marra, trajneri Tomas Oral paralajmëron se nuk do të bëjë ndryshime në mbrojtje.

Sikurse kuptohet, Mavraj në ndeshjen kundër Arminia Bielefeld në transfertë. Oral u shpreh kështu për mediat: “Mërgimi do të jetë në gjendje të na ndihmojë me eksperiencën e tij. Gjithsesi nuk shoh ndonjë arsye për të ndryshuar ndonjë gjë në këtë moment”.

Dëmtimi konsiderohej serioz, Mavraj surprizon
Mërgim Mavraj  rikthehet në fushë pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër rivalëve të Sandhauzen. Një problem në shpinë e penalizoi qendërmbrojtësin, i cili mungoi në përballjet me Duisburgun dhe Holsten Kiel. Katër pikë të marra nga Ingolshtadi dhe ka ende shpresë për të qëndruar në Bundesliga 2.

Dëmtimi i pësuar u mendua se do ta mbante edhe më gjatë Mavrajn jashtë fushave të blerta, por duket se po e kalon. Gjithsesi duhet pritur se si do ta përballojë futbollisti i kombëtares përgatitjen me grupin.

Mavraj është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane. Deri më tani ai ka luajtur në tetë takime, të gjitha të plota dhe nga minuta  e parë. Mbrojtësi e nisi sezonin në Greqi me Arisin e Selanikut, për t’u larguar në janar dhe për t’u rikthyer sërish në Gjermani.

Gol fitoreje për Xhejmsin, vetëm barazim për Manajn e Mavrajn
Gabala siguroi një fitore në transfertë kundër vendit të fundit. Ekipi i Sabien Lilajt (nuk ishte në formacion) dhe Xhejms Adeni mposhtën Keshlen me rezultatin 1-2. Ishte nigeriani, ai që zhbllokoi ndeshjen dhe hapi serinë e golave në minutën e parë të pjesës së dytë.

Goli i nëntë në kampionatin azerbajxhanas për 26-vjeçarin, i cili ndodhet në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë. Kjo fitore e ngjit Gabalën në vendin e katërt me 33 pikë, dy më pak se Sabaili i vendit të tretë.

Albasete e Rei Manajt nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi kundër Elkes. Vendasit po udhëhiqnin deri shtatë minuta nga fundit, por Kastro barazoi rezultatin dhe ndeshja përfundoi 1-1. Sulmuesi lushnjar u hodh në fushë nga trajneri Ramis në minutën e 85’.

Mërgim Mavraj vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërsa Ingolshtadi u ndal në barazim në shtëpi. 1-1 përfundoi përballja kundër Holstein Kiel, që garon për një vend në elitë. Vendasit renditen në vendin e parafundit me 23 pikë, shtatë pikë larg zonës së qetë dhe katër larg zonës “play-out”.

Dëmtim serioz, Mavraj shqetëson Ingolshtadin dhe kombëtaren
Mërgim Mavraj ka probleme. Qendëmbrojtësi i kombëtares, i graduar edhe kapiten së fundmi, nuk ishte në fushë në takimin që Ingolshtadi fitoi me Duisburgun dhe do të vijojë të mungojë. Shkak është bërë një dëmtim i pësuar. Konkretisht ai ka thyer dy kocka pranë legenit dhe pret të rikthehet muajin e ardhshëm.

Një përplasje në ndeshjen me Sandhauzen ka sjellë këto pasoja te shtatlarti i mbrojtjes kuqezi. “Të them të drejtën, nuk e dimë saktë se kur mund të kthehem në fushë. Jam duke shtrënguar dhëmbët, shpresoj të kem përmirësim, sepse në këtë moment nuk luaj dot”, tregon Mavraj për Telesport.

Më tej ai shton: “Po bëj injeksione dhe jam duke u stërvitur, edhe pse me ngarkesë jo të plotë dhe duke bërë shumë kujdes. Mjekët më kanë thënë që dhimbjet do ikin me kalimin e kohës, por vështirë se mund të kthehem në fushë deri në fund të prillit. Për 2-3 javë ndoshta do të më duhet të qëndroj jashtë, pastaj do të bëj gjithçka për të luajtur”.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë me kombëtaren në ndeshjen e kombëtares kundër Moldavisë, në Shqipëri. Kundër Islandës mungesa e tij është e sigurt, pasi është i pezulluar për kartonin e kuq që mori kundër Skocisë në Nations League.

Humbja e fundit fatale, Mavraj mbetet pa trajner
Humbja e fundit në shtëpi ishte fatale për Ingolshtadin. Ekipi ku aktivizohet Mërgim Mavraj u mposht nga Sandhauzeni me rezultatin 1-2, në një ndeshje direkte për mbijetesën.

Ekipi gjerman renditet i fundit në Bundesliga 2 me 19 pikë dhe zona e shpëtimit është 7 pikë larg, ndërsa ajo e “play-out” është 5 pikë larg. Miqtë shënuan golin e fitores në minutat shtesë, duke sjellë trishtim dhe mërzitje tek ekipi i Mavrajt, i cili luajti takimin e plotë.

Kjo ishte humbja e pestë rresht për Ingolshtadin dhe ai që e ka pësuar është trajneri i ekipit. Drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin, Jens Keler dhe gjithë stafin e tij. 48-vjeçari ishte trajneri i tretë i Ingolshtadit për këtë sezon. Klubi nuk ka zgjedhur akoma trajnerin e ri, i cili do e nisë aventurën me ekipin e Mavrajt në transfertë përballë Duisburgut.

Dramë për Mërgim Mavrajn, Balliu e Gavazaj triumfojnë
Ingolshtadi ka pësuar një humbje  të rëndë me një rival direkt si Sandhazen. Mërgim Mavraj ishte në fushë për 90 minuta dhe pjesa e parë për skuadrën e mbrojtësit të kombëtares shkoi mirë. Polsen shënoi golin e avantazhit, por fraksioni i dytë ishte fatal.

Goli i barazimit u realizua në mes të qendrës së mbrojtjes, ndërkohë që Ingolshtadi pësoi edhe një gol tjetër që mund të ishte evidentuar. Një humbje që djeg shumë, pasi u pësua në shtëpi me një rival direkt, që tashmë shkëputet me shtatë pikë dhe mbijetesa në Bundesliga 2 bëhet një mision i pamundur për Ingolshtadin.

Ndryshe nga Mavraj, Ivan Balliu me Metzin e tij marshon drejt Ligue 1. Skuadra franceze ka mundur me rezultatin 2-1 Lorient dhe mbrojtësi i djathtë luajti gjatë gjithë takimit. Feston edhe Enis Gavazaj. Sulmuesi anësor është aktivizuar në minutën e 61-të në fitoren 1-0 që Dinamo Mins mori kundër Slavia Mozyr.

Herdi Prenga ka provuar shijen e humbjes në Letoni. Riga u thye në shtëpi nga Valmiera. Takimi përfundoi 0-1, ndërkohë që në fushë me skuadrën fituese ishte edhe braziliani Leo Lelis. Ky i fundit ka luajtur në Superiore me Kamzën një sezon më parë.

Mavraj titullar, por Ingolshtadi i tij zhytet akoma më shumë
Mërgim Mavraj dhe Ingolshtadi i tij, duket se nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, teksa pasditen e sotme kanë marrë një humbje ndaj Unionit të Berlinit në transfertë me shifrat 2-0. Humbje, që është mund të ndodhë pasi Unioni renditet në treshen e parë në klasifikim, por ajo që shqetëson është forma e ekipit.

Për Ingolshtadin kjo e sotmja ishte humbja e tretë radhazi dhe nga java në javë, mbijetesa po bëhet akoma dhe më e vështirë, pasi ekipi i Mavrajt renditet në vendin e parafundit me 19 pikë.

Mbrojtësi ynë i kombëtares luajti për 90 minuta në ndeshjen e sotme, ku vlen për t’u përmendur që ekipi mik e mbylli me 9 lojtarë takimin pas daljes me karton të kuq të mesfushorëve Kohen dhe Krause.

Mavraj “tërbohet” ndaj Këlnit, Lilajt i ikën fitorja nga duart
Mërgim Mavraj ka dalë kokulur në ndeshjen kundër ish-ekipit të tij. Ingolshtadi u mund nga Këlni në shtëpi me rezultatin 1-2, por pati polemika. Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë, kur Modeste me penallti e dërgoi topin drejt e në rrjetë.

Protesta të shumta të lojtarëve të Ingolshtadit, me Mavrajn që proteston dhe kapet me një nga kundërshtarët. Arbitri i ndeshjes nuk e kursen kapitenin e kombëtares sonë dhe i tregon kartonin e verë. Me nisjen e pjesës së dytë Këlni shënoi edhe golin e dytë, madje mjaft i bukur nga Dreksler pas një goditjeje këndi. Paulsen në shtesë realizoi një gol sa për statistika.

Ndërsa Mavraj u mposht, Sabien Lilaj në Azerbajxhan iu gëzua një pike me skuadrën e Gabala. Në transfertë kundër Zira korçari e pa veten në avantazh, por tre minuta nga fundi vendasit barazuan dhe i hoqën dy pikë.

Ingolshtadi gati, Mavraj rikthehet nga minuta e parë
Ingolshtadi zbret në fushën e blertë në orën 13:00, teksa do të mundohet të marrë pikë në transfertën e vështirë me St. Paul. Rikthehet titullar në këtë takim qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj, i cili së bashku me shokët e tjerë të repartit duhet të ndalin sulmet e skuadrës vendase.

Mavraj mungoi në ndeshjen e fundit kundër Bokumit, për shkak të disa problemeve shëndetësore.  Gjendja e tij u përmirësua gjatë javës dhe stafi teknik i ka besuar formacionin sërish. Qendërmbrojtësi është një nga lojtarët me më eksperiencë tek Ingolshtadi dhe pritet shumë prej tij.

Debutimi super i Mavrajt, çfarë vlerësimesh në Gjermani!
Vlerësime pozitive për Mergim Mavrajn, që debutimin e tij me Ingolshtad e ka bërë si një lider. Qendërmbrojtësi i kombëtares është vlerësuar si më i miri i ndeshjes, teksa nota për të ka qenë 2.5. Një notë mjaft e lartë, duke ditur mënyrën se si bëhen vlerësimet në Gjermani.

“Shqiptari debutoi me Ingolshtad dhe e bëri direkt në nivel të lartë. 32-vjeçari nuk bënte kompromise në duelet me kundërshtarët, bëri ndërhyrjet e duhura dhe mori rolin e liderit. Me fat, ai arriti madje të fitonte edhe penalltinë që i dha fitoren Igolshtadit”, shkruan “donaukurier.de”.

Mavraj konsiderohet më i miri në fushë edhe nga ëhoscored.com. Referuar paraqitjes së tij, ai ka marrë notën 8.6. Një nisje shumë e mirë për qendërmbrojtësin, madje ndaj ish-skuadrës së tij Greuther Further.

Rikthimi në Gjermani nis në mënyrë të hidhur për Mavrajn
Mërgim Mavraj u rikthye vetëm pak javë më parë në Gjermani, teksa la Arisin e Selanikut për të  firmosur me ekipin e Ingolshtadit. Gjithsesi, aventura e tij e re, duket se nuk ka nisur në mënyrën e duhur, pasi mbrojtësi i kombëtares sonë ka pësuar një dëmtim ditën e sotme.

Klubi gjerman ka njoftuar në “Twitter”, se Mavraj ka pësuar një frakturë në dorë, në stërvitjen e ditës së djeshme. Për këtë arsye, 32-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave për gati 10 ditë. Gjithsesi, mbrojtësi ynë, pritet të jetë gati për nisjen e Bundesligës së dytë, e cila e starton fazën e dytë në fund të muajit.

Unser Neuzugang Mergim #Mavraj hat sich im gestrigen Training leider einen Mittelhandbruch zugezogen. Der 32-jährige #Schanzer fehlt damit in den nächsten Einheiten. Wir wünschen gute Besserung! pic.twitter.com/BvAeix4TCa

— FC Ingolstadt 04 (@Schanzer) January 15, 2019

Mavraj mund Zenelin në ndeshjen e çuditshme, gëzon edhe Cikalleshi
Sokol Cikalleshi ka shënuar në miqësoren e sotme që Gëztepe ka zhvilluar ndaj Pendikspor, që militon në ligën e tretë në Turqi. Sulmuesi kavajas u tregua i saktë para portës në pjesën e dytë, duke realizuar golin e pestë për Gëztepe. Takimi përfundoi me rezultatin 6-3 në favor të skuadrës së Cikalleshit. Për t’u përmendur fakti që në këtë takim u akorduan tre penallti, që u kthyen në gola.

Ka debutuar me Ingolshtad qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj. Kapiteni i kombëtares pati një derbi me Arbër Zenelin, i cili është një nga liderët e holandezëve të Herenven. 90 minutat e kësaj miqësoreje u mbyllën në barazim 3-3.

Zeneli ishte protagonist, teksa shënoi me goditje dënimi golin që e çoi ndeshjen në 2-1. Jo vetëm kaq, pasi sulmuesi anësor i Kosovës asistoi edhe në golin e tretë të realizuar nga Vlap. Në shtesë Ingolshtad barazoi dhe loja vijoi edhe 45 minuta të tjera, pasi klubet kishin rënë dakord që të zhvillonin një takim me 3 pjesë. Ingolshtad arriti të shënojë edhe golin e katërt dhe fitoi me rezultatin 3-4.

“Fitues dhe luftëtar i jashtëzakonshëm”, Mavraj merr zemër: Do luftojmë!
Mërgim Mavraj u largua nga Aris Selanik pas vetëm pak muajsh. Qendërmbrojtësi nuk e ka fshehur zhgënjimin që përjetoi nga eksperienca në Greqi dhe tanimë do të jetë pjesë e skuadrës gjermane të Ingolstad. Për kapitenin e kombëtares misioni nuk është i lehtë, pasi ekipi i tij i ri renditet në vendin e fundit në Bundesliga 2.

Gjithsesi optimizmi nuk mungon, teksa pas prezantimit të Mavrajt, Haralad Gartner, një nga zyrtarët e klubit gjerman, është shprehur për sajtin zyrtar të klubit: “Mërgimi sjell me vete cilësitë që na duhen për të qëndruar në ligë dhe për të arritur qëllimin tonë sezonal. Ai është një fitues absolut, e njeh mirë futbollin gjerman dhe është një luftëtar i jashtëzakonshëm”.

Edhe vetë Mavraj ka thënë fjalët e tij: “Unë jam i bindur se ne do të luftojmë në mënyrën tonë dhe do të dalim nga situata aktuale. Në karrierën time kam përjetuar momente të ngjashme dhe tani dëshiroj të sjell këtu përvojën dhe mentalitetin tim”.

Mavraj e mbyll në Greqi, përshëndetet me Arisin
Mërgim Mavraj dhe Arisi i Selanikut kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre, gjë që është konfirmuar nga vetë qendërmbrojtësi i kombëtares. “Bye, Bye Aris”, shkruan mbrojtësi në llogarinë e tij “Instagram”.

Mavraj me fanellën e Arisit është aktivizuar vetëm në pesë ndeshje në kampionat, 4 prej tyre në formacion. Tashmë do të kthehet sërish në Gjermani, ku do të veshë fanellën e Ingolstadt në Bundesliga 2.

Mavraj zbrazet: Ju tregoj pse po iki nga Arisi!
Mërgim Mavraj e mbyll me Greqinë. Qendërmbrojtësi nënshkroi në verë me Aris Selanik, por ikën sepse ka ndjerë mungesë respekti ndaj tij. Kapiteni i kombëtares flet hapur dhe në njëfarë mënyre edhe akuzon.

“Anulova kontratën me Aris dhe do të firmos me skuadrën e Ingolstad, në Gjermani. Do të bashkohem me klubin në Spanjë më pas për fazën përgatitore. Arsyeja pse largohem është sepse e kam ndjerë veten shumë të mosrespektuar. U folën shumë gjëra, por asnjëherë për futboll dhe për mua si futbollist. U fol për gjëra që nuk kanë të bëjnë me futbollin dhe paraqitjet në fushë, por thashetheme”.

“Më rënduan si profesionist dhe si lojtar, pasi kur vendosa të transferohem në Greqi e bëra për të ndihmuar një klub që besoi te unë. Të gjitha më pas e vështirësuan situatën. U ballafaqova me gjëra jo serioze. Mungoi mirësjellja edhe kundrejt punës time. Këto janë shkaqet që nuk më lejuan të jap më të mirën”.

“Nuk mund të them se janë të pakënaqur për mua, pasi më kanë vlerësuar, por rryma të ndryshme kanë ndikuar. Këto gjëra, si futbollist, nuk i pranoj dot. Të prishet emri dhe vlerat e mia si lojtar. Nuk i shes dhe nuk i ndërroj vlerat për askënd. Nuk është komunikuar asnjëherë nga klubi që do të më largojnë. Kjo është një arsye e madhe që u mërzita, pasi gazetat e morën vesh përpara të gjithëve. Madje, në një bisedë që kam pasur me trajnerin më tha se më shpejt iki unë se sa ti si lojtar, por në anën tjetër luhej pas krahëve. U mërzita shumë që emri im u bë si një lodër edhe në media… Këtu lindi ideja për t’u larguar dhe erdhi oferta nga Gjermania”, tregon Mavraj për Telesport.

“Kisha oferta të ndryshme, edhe nga Emiratet, por profesionalizmi dhe serioziteti gjerman janë pikat e forta që më kanë bindur gjithmonë, ndaj edhe zgjodha Ingolstadin. Ndoshta duket si kthim mbrapa, por nuk është kështu. Më duket e njëjta histori me Hamburg, kur vështirësitë ishin të mëdha, por mundësitë ekonomike nuk mungonin. Kështu e shoh edhe Ingolstad, si një trampolinë që, pse jo, të ngjitem me ata drejt elitës në Bundesligë. Objektivi është që të jap më të mirën për të siguruar mbijetesën këtë sezon dhe besoj se mund t’ia dalim, pasi edhe te Hamburgu e arritëm atë gjë”, shton Mavraj.

“Nuk kam dëshirë të them asnjë fjalë të keqe për Arisin, tifozët dhe futbollin grek. Por, vlerat e mia personale dhe si lojtar nuk lejoj që të mi përbaltë askush në botë”, përfundoi Mavraj, i cili do të nënshkruajë për një vit e gjysmë më Ingolstad. Klubi gjerman do të paguajë klauzolën prej 300 mijë eurosh që Mavrajt ia lejon të largohet.

Mavraj drejt Gjermanisë, Arisi dhe një super klauzolë në mes
Mërgim Mavraj është drejt rikthimit në Gjermani. Kapiteni i kombëtares është pjesë e Aris Selanik në Greqi dhe largimi i tij është lakuar shumë në mediat greke. Gjithsesi qendërmbrojtësi është në kontratë dhe duhet gjetur një marrëveshje.

Telesport raporton se vetë Mavraj e ka ndarë mendjen për të ikur dhe ndërkohë bën me dije se ka gjetur një marrëveshje me klubin e Bundesliga 2, Ingolshtad. Qendërmbrojtësi kështu pritet të rikthehet në Gjermani pas vetëm gjashtë muajsh.

Tashmë mbetet të ndërpritet kontrata me Aris Selanik. Mbetet për t’u parë nëse klubi grek do të kërkojë të vërë në zbatim klauzolën e përshirë në kontratë për largimin.

Sportekspres.com ka raportuar që në momentin e hedhjes së firmës se Mavraj do të lihet i lirë nëse një klub në janar do të ofronte shumën e 300 mijë eurove. Tanimë mbetet të shihet se si do të gjehet gjuha e përbashkët mes palëve.

VIDEO | Hasani “çmend” Hungarinë, Manaj gjen golin në Spanjë
Florent Hasani dhe Rei Manaj kanë tërhequr vëmendjen ditën e sotme, pasi që të dy këta lojtarë kanë shënuar për skuadrat e tyre resepktive. Sulmuesi lushnjar i kombëtares realizoi golin e parë në fitoren 1-2 që Albasete mori në transfertë kundër Numansias.

Nga pika e bardhë e 11-metërshit Manaj nuk gaboi dhe në fund skuadra e tij iu gëzua tre pikëve. Sulmues u ndëshkua edhe me karton të verdhë në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 82-të u zëvendësua nga trajneri i tij.

Ndërkohë goli i Hasanit ishte një perlë, pasi mesfushori i hungarezëve të DVTK shënoi golin e triumfit ndaj Paks me një gjuajtje nga distanca. Sot ka festuar edhe Liridon Latifi, i cili zbriti në fushë për Pushkash Akademi në minutën e 57-të. Tre minuta më pas ekipi i sulmuesit anësor realizoi golin e parë dhe në fund iu gëzua fitores 2-0 ndaj Mezokovesd-Zsory.

Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha kanë përfunduar në stol tek Aris Selanik, që sot është mundur me rezultatin 1-2 nga Panetolikos. Mbrojtësi dhe mesfushori e kanë ndjekur gjithë takimin nga stoli, pa pasur mundësi të japin kontributin e tyre në fushën e blertë.

Mavraj: Ju tregoj kundërshtarin më të vështirë
Mërgim Mavraj, kapiteni i kombëtares, ka folur për grupin kualifikues të Shqipërisë në “EURO 2020”: “Është vështirë të flasësh për mundësi e shanse. Kënaqësi të luash kundër Francës. Kemi bërë mirë me ta dhe Turqinë. Islanda ka bërë mirë vitet e fundit, që nuk u dihen shumë cilësitë dhe kanë regjistruar suksese. Islanda dhe Turqia janë kundërshtarët tonë. Po ia dolëm në këto ndeshje, kemi shumë shanse”, u shpreh qendërmbojtësi në “Supersport”.

“Islanda është ekipi më i vështirë, ata nuk anashkalojnë kundërshtarin. Janë ekip që nuk tërhiqen dhe kanë fituar vetëbesim. Turqia është në ndërtim akoma, nuk është se kanë vite bashkë që luajnë. Islanda është më e fortë se Turqia, por të dyja janë ekipet tona rivale”.

“Kosova? Është vështirë të flasësh për ekipe që nuk i njoh. Ndeshjet me Anglinë dhe Malin e Zi do jenë shumë ndjekura. Ne i përkrahim maksimalisht ata.”

“Mavrajt t’i jepnim dorën pas Europianit, duhet trajner gjerman! Ja pse kam dyshime për Shqipëri-Skoci”
Shqipëria po përjeton një moment krize dhe faktorët janë të shumtë. Një analizë të asaj që po ndodh e ka bërë edhe Roland Luçi, ish-lojtar i kombëtares që jeton aktualisht në Austri. Ish-trajneri i Vllaznisë ka dhënë një intervistë për “gazetatema.net” dhe e shikon këtë periudhë si një moment ripërtëritjeje.

Largimi i Canës dhe Agollit ka lënë një “gropë” në kombëtare, ndërkohë që shkodrani thekson se edhe Mavraj duhet të zëvendësohej për shkak të asaj që po paraqet pas Europianit. “Pra, më qartë e kam fjalën për të disatën herë, që në ekipin Kombëtar nuk duhet të vegjetoj askush. Ekipi Kombëtar është selia e përkohshme e më të mirëve të momentit. Ne nuk kemi gjeni të atillë futbolli që t’i toleronim mosaktivizimin kronik në klubet përkatëse”, shprehet Luçi, i cili është kundër eksperimenteve pafund në kombëtare.

Më tej ai flet edhe për rritjen e pritshmërive ndaj kombëtares dhe në këtë pikë ai thekson se Shqipëria nuk shkoi në “Francë 2016” vetëm prej anës sportive.  “Kombëtarja jonë nuk mund të prenotojë çdo edicion një ‘ballist’, nuk mund të presë dhurata disafishe armene e nuk mund të shpresojë që ne të gjuajmë në portë njëherë e kundërshtari 15 here e përsëri të dalim me pikë nga stadiumi si në ndeshjet ndaj Danimarkës”, thotë Luçi.

Ai prek edhe temën tjetër, atë të Kosovës. Tanimë për Shqipërinë ka më pak lojtarë dhe për trajnerin i duhet dhënë rëndësi kampionatit shqiptar. “Në radhë të parë duhet minimizimi drastik i aktivizimit të të huajve dhe vënia në binarë të plotë legale e ligjore të funksionimit financiar të klubeve shqiptare”.

PANUÇI – “Kur erdhi shpresova në një çlirim të ekipit nga skemat e ngurta të paraardhësit, që orientoheshin ekskluzivisht në rezultat dhe duke lënë mbas dore spektaklin sportiv, por që për fat të keq nga ndeshja në ndeshja shumëçka u zbeh. Nuk duhet të harrojmë se edhe de Biazi u largua nga drejtimi i Kombëtares për mossukses, këtu nuk duhet të kemi asnjë iluzion. ky mossukses ju la si stafetë Panuçit dhe ngritja e stekës me pritshmëri suksesi ‘alla-France’ do të ishte jo fair kundrejt trajnerit. Mendoj se një përsëritje apatike, qoftë dhe e ngjashme ndaj Uellsit, do të jetë dita e fundit e Panuçit me shërbim në Shqiperi.  Nga ky fat nuk mund ta shpëtojë as dashamirësi më i afërt i tij”.

HUMBJA ME SKOCINË – “Sikur ndeshja të analizohej nga Komisioni i Etikës së UEFA, sigurisht që do të klasifikohej si ndeshje e manipuluar. Ngulmimi i Mavrajt që të ndëshkohej, vendosjet skandaloze të mbrojtësve tanë në golat e parë dhe të tretë, gabimi në mur që shkaktoi penalltinë  (jo një, por disa lojtarë me duar përpjetë?!) ngrenë dyshime serioze: në mos për gabime të ndergjegjshme, të paktën për një menefregizëm, mungesë përgjegjësie të patolerueshme e mosprofesionalizëm evident për lojtarët e ekipit kombëtar, disa prej të cilëve me sa duket kanë keqkuptuar rolin e tyre aty”.

AKUZA TJETËR – “Duhet të marrë fund absolutisht praktika e deritanishme e lutjes, deri lëpirjes jo dinjitoze, ndaj disa aktorëve tekanjoze në ofrimin e nënshtetësisë shqiptare në shkëmbim të kontributit për Kombëtaren. Ky lloj pazari duhet të marrë fund. Kush e ndjen se duhet të përfaqësojë Shqipërinë dhe ndihet krenar për këtë përfaqësim, duhet të jetë i mirëpritur dhe asnjë hap lypsari më tej”.

TRAJNERI I RI – “Mendoj se kampionati shqiptar e ka shumë të vështirë të prodhojë personalitete që të jenë në gjendje të drejtojnë dhe në fund të fundit t’u imponohen një grupi lojtaresh milionerë e shpesh herë tekanjozë aktivë në Europë. Kurse një trajner shqiptar aktiv jashtë shtetit, sigurisht që do të duhej të merrej në konsideratë.

Po të kisha të drejtë vendimi a këshillimi, për nga mentaliteti, disiplina, korrektësia, vëmendja duhet përqendruar te një trajner gjerman. E meqë jemi te trajnerët, përveçse më duket nivel ordiner etike, është dhe gjest provokativ ndaj bashkëkombësit të tij italian Panuçi, shfaqja e përhershme e De Biazit në tribunat e stadiumeve dhe të shtypit. Ky është ndryshimi, me dy trajnerë gjermanë nuk do e ‘shijonim’ një spektakël të tillë”.

INTERVISTA E PLOTË – (Linku: http://www.gazetatema.net/2018/11/20/ekskluzive-ish-sulmuesi-i-kombetares-luci-nese-shqiperi-skoci-shihet-nga-uefa-do-klasifikohet-si-e-manipuluar-ka-ardhur-koha-per-nje-trajner-gjerman/)

Mavraj: Nuk luajmë kundër trajnerit, Shqipëria tani është tjetër
“Nuk mund të përgjigjem unë se kush luan apo për lojtarë të veçantë. Kemi shumë lojtarë që tregojnë cilësitë e tyre në stërvitje. Djemtë që luajtën në mbrojte kanë kualitet dhe e ardhmja është e tyre. Nuk e di unë kur është momenti i tyre”. Kështu e nisi Mërgim Mavraj në konferenën e sotme për shtyp, ndërkohë që iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve para ndeshjes me Uellsin. Sigurisht fokusi ishte tek ajo që ka ndodhur me kombëtaren.

MUNGESA E LIDERIT – “Kemi folur shumë për gjërat që na mungojnë, duke filluar nga karakteri, lideri, cilësia, të cilat nuk po i tregojmë. Ka skuadra që nuk kanë lider, por luajnë futboll të mirë. Na mungon dhe vetëbesimi. Në ndeshjet e kaluara nuk është se nuk kemi pasur shanse, nuk është se nuk kemi treguar se skuadra nuk punon, por është mirë të kemi një lider që të largon nga situatat e vështira. Ne nuk e kemi pasur asnjëherë një lojtar që bën diferencën. Vetëm dy liderë janë në botë që e nxjerrin skuadra nga vështirësia”.

SITUATA NË SKUADËR – “Çdo gjë është në rregull. Nuk ka asnjë shenjë çregullimi. Nuk lejomë që faktorët e jashtëm të luajnë kundër nesh. Fundi i ciklit? Duhet të presim deri sa të ndërtohet një grup i ri? Jo, puna duhet të vazhdojë, kemi kaluar gjëra të mira dhe duhet pak kohë për t’u rinovuar. Gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat. Shqipëria nuk është ajo që ka qenë. Jo vetëm kundërshtarët e dinë, por të gjithë, pasi pritet më shumë nga ne. Duhet kohë”.

PROBLEMI I KOMBËTARES – “Nuk është një arsye. Rezultat te sjellin rënien në renditje. Është e vështirë për të përcaktuar diçka që mungon, pasi janë shumë gjëra që mungojnë. Është momenti i duhur për t’i analizuar. Kemi dhe një mundësi për kualifikim. Në kohët e vështira shqiptarët janë kthyer dhe më të fortë”.

“Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri. Futbolli është futboll. Ke apo jo sukses, luan apo nuk luan mirë, ka vend për përmirësim. Duhet të kemi përkrahje. Ne si skuadër nuk kemi asnjë problem me trajnerin apo situatën. Duhet të punojmë dhe duhet të luajmë nesër dhe për trajnerin tonë. Ne nuk luajmë kundër apo për inat të trajnerit. Janë gjëra që janë pjesë e futbollit. Nuk ka lidhje trajneri nëse erdhi, u largua apo çfarë ndodhi. Ne mundohemi, jo se nuk po mundohemi. Donim shumë të fitonim shumë. Kemi bërë gabime individuale”.

DY MBROJTËS TË NGATHËT NË QENDËR – “Duhet të kemi parasysh që  ka ndryshuar mënyra e lojës. Është ndryshim si nata me ditën. Nuk mund të them është më mirë apo më ke, e vlerësoni ju. E qarkullojmë topin dhe ka hapësira dhe për kundërshtarin. Kur bën presing krijohen hapësira për kundërshtarin”.

VIDEO | Shfryn Mavraj: Kampionati grek pengohet nga… gjërat anësore
Mërgim Mavraj është kthyer në një lojtar të rëndësishëm tek Arisi i Selanikut, që dje u mund në transfertë nga AEK-u me rezultatin 4-0. Qendërmbrojtësi i kombëtares është shfaqur i zhgënjyer pas ndeshjes, teksa thekson se ishin të pafat në golin e parë që pësuan.

“Në dy pjesë ndahet kjo ndeshje. Besoj se pjesa e parë, shumicën e rasteve, të kohës dhe të qarkullimit të topit e kemi pasur ne. E kemi pasur ndeshjen nën kontroll. Kemi pësuar një gol shumë të pafat, me një top të devijuar, kaloi topi të sulmuesi me një takim dhe aty ishim pak  naiv. Besoj që treguam karakter. Shoh që skuadrat e tjera të vogla kur e pësojnë një gol të tillë në minutat e para e humbin vetëbesimin, e humbin shpresën. Kurse ne u përgjigjëm shumë mirë në mënyrën e lojës dhe pastaj dolëm pas pushimit të pjesës së parë me shumë guxim dhe vetëbesim. Goli i dytë na dëshpëroi, por ishte shumë e padrejtë”, është shprehur Mavraj për “sportdog.gr”.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar nuk intereson shumë AEK-u, ndërkohë që flet për kampionatin grek dhe problemet e tij. “Kampionatin grek është më ndryshe. E pengojnë shumë gjëra jashtë futbollit, gjëra anësore, si këtë herë që vendosi arbitri, i cili e prishi ndeshjen fare. Janë disa gjëra që të pengojnë herë pas here. Është një kampionat ndryshe, një eksperiencë e re për mua dhe një sfidë shumë e madhe. Në ndeshjet që kam luajtur e kam treguar që e kam pranuar këtë kampionat dhe kam treguar veten dhe atë që di të luaj”, ka deklaruar Mavraj.

Ekskluzive: Një shirit bën çorbë kombëtaren, kush ishte kapiteni real?
Që prej ardhjes në Shqipëri, trajneri i ri i kombëtares sonë Kristian Panuçi ka bërë jo pak ndryshime, por për fat të keq tonin dhe të tij, shpesh ndryshimet nuk kanë prodhuar asgjë pozitive.

Në disa drejtime Panuçi është i justifikuar, sepse ta themi troç, ajo që bëmë me De Biazin ishte diçka unike, që nuk të përsëritet kaq lehtë, aq më shumë që cilësia e kombëtares ka pasur rënie të frikshme krahasuar me pak vite më parë.

Megjithatë, Panuçi mban përgjegjësi për shumë gjëra të tjera dhe një ndër to është çështja e shiritit të kapitenit. Nga jashtë duket një histori komike, sepse nuk mund të krijohen probleme për një shirit me vlerë simbolike, por nuk është kaq e thjeshtë.

Çdo ekip ka nevojë për një lider në fushë e jashtë saj dhe jo rastësisht në Angli zgjedhin kapiten në fushë, por edhe kapiten klubi, duke vlerësuar figurën më të rëndësishme në ekip, edhe nëse nuk luan kurrë.

Edhe De Biazi e kishte shumë të qartë rëndësinë e kapitenit dhe logjikshëm zgjodhi Lorik Canën si kapiten, gjatë fluturimit për në Europian.

Panuçi, ndoshta i vendosur në vështirësi nga fakti që Cana e mbylli me Europianin, zgjodhi rrugën e gabuar, duke ia besuar shiritin lojtarit me më shumë ndeshje në kombëtare, çka krijoi rrëmujë, sepse çdo ndeshje kishim një kapiten të ri dhe çdo grumbullim kishim paqartësi e pakënaqësi mes lojtarëve.

Në një grup pa lider të vërtetë dhe me disa “koka”, zgjedhja e Panuçit ishte bumerang i rrezikshëm dhe italiani krijoi një çështje tragjikomike, aq sa shpesh në media është folur me shumë për shiritin, sesa për aspekte teknike.

Duke e kuptuar gafën e tij, pas një viti në drejtim Panuçi ndryshoi kurs dhe para Jordanisë bëri të ditur se kapiteni do të zgjidhej me votim nga lojtarët. Më mirë vonë, se kurrë, por edhe këtu ka probleme, sepse ka ndodhur diçka e pabesueshme.

Nga burime brenda kombëtares, “Sport Ekspres” mëson se votimi i famshëm nuk prodhoi realisht Mërgim Mavrajn si kapiten. Kristian Panuçi nuk e bëri fare numërimin e votimit dhe shpalli kapiten Mavrajn, por lojtarë të ndryshëm betohen se me shumë vota kishte marrë Elseid Hysaj.

Shkodrani u zgjodh zëvendëskapiten, ndjekur nga Basha, por Panuçi tha para ekipit se zëvendëskapiten ishte Andi Lila.

Kaosi nuk mbaroi aty, sepse kur u zëvendësua Mavraj nuk ia dorëzoi shiritin Lilës, sipas orientimit të Panuçit. Qendërmbrojtësi, në mungesë të Hysajt dhe Bashës, shkoi dhe ia vendosi shiritin Etrit Berishës, edhe pse Lila ishte në fushë, sinjal i qartë i një rrëmuje totale që mbizotëron në kombëtare dhe ku duket se ka probleme edhe brenda grupit, përveçse me trajnerin.

Pas ndeshjes Mavraj e kaloi me “ato që themi mes nesh nuk dalin në media”, ndërsa Lila me humor kërkoi hapjen e kutive. Me sa duket, demokracia është bërë fjalë e frikshme edhe në kombëtare, një ndër gjërat e pakta që ka qenë një hap përpara dhe larg mentalitetit shqiptar.

Durmishaj fiton duelin me Mavrajn, feston Mihaj
Derbi shqiptarësh në Greqi dhe në fund fitorja ka shkuar për Fiorin Durmishajn, i cili kishte përballë Mërgim Mavrajn dhe Migjen Bashën. Sulmuesi nuk arriti të shënojë për skuadrën e tij, por ishte Dominguez që realizoi në fund të pjesës së parë.

Panionios triumfoi 1-0 kundër Arisit të Selanikut, që mesfushorit Basha i dha vetëm 45 minuta në fushën e blertë, pasi mbeti në dhomat e zhveshjes në pushim. Mavraj dhe Durmishaj luajtën deri në vërshëllimën e fundit.

Një tjetër lojtar i kombëtares luajti në elitën e futbollit grek sot. Bëhet fjalë për mbrojtësin Enea Mihaj, i cili ishte titullar në takimin që Panetolikos fitoi 2-1 kundër Levadiakos. Qendërmbrojtësi ndihmoi skuadrën e tij të fitonte dhe tanimë bëhet gati për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin me fanellën e kombëtares.

Probleme për Mavrajn, humbet ndeshjen e kampionatit
Mërgim Mavraj ka humbur ndeshjen e kampionatit që Arisi i Selanikut do të luajë në kampionat kundër Asteras Tripolis. Qendërmbrojtësi i kombëtares debutoi në mesjavë në Kupë dhe u paraqit mirë.

Të gjithë prisnin të ishte gati edhe për ndeshjen e kampionatit, por në momentet e fundit është lënë jashtë dhe jo për shkaqe sportive. Mavraj ka pasur probleme me stomakun dhe nuk është grumbulluar.

Mbrojtësi u transferua tek Arisi këtë verë pas një periudhe jo të mirë te Hamburgu, skuadër që ra për herë të parë nga Bundesliga. Gjithsesi Mavraj muajt e fundit u la jashtë nga stafi teknik dhe u stërvit me ekipin e dytë.

“Vlen zero si njeri”, reagon trajneri i Hamburgut: Epokë klikimesh!
Mërgim Mavraj kishte heshtur prej kohësh, por në fund i tha dy fjalë për ish-trajnerin Kristian Tic. “Si njeri vlen zero, është katastrofë”, deklaroi ditë më parë qendërmbrojtësi i kombëtares, i cili për disa muaj nuk u aktivizua me Hamburgun.

Sigurisht në Gjermani nuk mund të mos i kërkohej një reagimin teknikut të Hamburgut, i cili shprehet se nuk është preku nga ajo që ka thënë Mavraj. “Nuk më ka lënduar. E kuptoj që bëhet fjalë për një djalë të ri, i cili ndjen se i është cenuar nderi, sepse i shpjeguam në detaje që nuk kishim nevojë për shërbimet e tij sportive, për shkak të stilit të lojës që duam të zbatojmë”, ka deklaruar fillimisht Tic.

Trajneri e Hamburgut në fakt e shqetëson mënyra se si raportohen lajmet, duke theksuar se tanimë shumë gjëra bëhen për efekt klikimesh dhe dia artikuj duhen verifikuar më patë dhe pas të publikohen.

“Është normale që disa lojtarë të reagojnë kështu, ndoshta nuk do të thonë të njëjtën gjë në një periudhë të mëvonshme. Më shqetësues është roli i medias, sepse Mavraj thotë që nuk ka folur me askënd, ndërsa mediat më parë kane raportuar që drejtuesit dhe unë personalisht kemi folur me Mavrajn, por kjo gjë nuk është evidentuar tani. Jetojmë në epokën e klikimeve, por më bezdis fakti që publikohen artikuj pa verifikuar asgjë, pa kontaktuar mua, pa bërë kërkim të thelluar”.

Zyrtare: Mavraj tek Arisi, zbulohet klauzola e bujshme
Mërgim Mavraj do të provojë një eksperiencë të re në Greqi me Arisin e Selanikut. Lojtari ka nënshkruar me klubin grek, ndërkohë që marrëveshjen e kishte gjetur prej kohësh dhe mbetej vetëm një njoftim.

Qendërmbrojtësi ishte në grumbullim me kombëtaren për ndeshjen e Nations League kundër Izraelit dhe Skocisë dhe pas këtyre takimeve është larguar fillimisht drejt Gjermanisë për arsye personale.

Sot ai ka marrë avionin dhe ka mbërritur në Greqi, ku edhe ka veshur fanellën e ekipit të ri. Mavraj në kontratën e nënshkruar ka përfshirë edhe një klauzolë për largimin e tij.

“SportEkspres.com” mëson se mbrojtësi në janar mund të largohet, nëse një klub është i gatshëm të paguajë shifrën e 300 mijë eurove. Diçka e tillë edhe e përfshirë në kontratën e nënshkruar mes palëve.

E kryer, Mërgim Mavraj me ekip të ri
Mërgim Mavraj nuk ka humbur më shumë kohë dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Greqi me skuadrën e Arisit të Selanikut, ku gjen mesfushorin Migjen Basha. Qendërmbrojtësi ishte lojtar i lirë, pasi më parë kishte zgjidhur kontratën me Hamburgun.

Vetë presidenti i Arisit të Selanikut, Theodro Karipidis, ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” afrimin më të fundit dhe është pikërisht Mavraj. Bisedimet kishin nisur prej kohësh dhe diheshin, ndërkohë që tani ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Kontrata e Mavrajt do të jetë 2-vjeçare. Gjatë kësaj vere ofertat për nuk munguan, teksa oferta konkrete i bënë Breshia dhe Deportivo La Korunja. Gjithashtu kishte interesim edhe nga Turqia dhe Arabia.

Ofertë greke, Mavraj duhet të vendosë
Jo vetëm Olimpiakos dhe AEK pas Mërgim Mavrajt. Qendërmbrojtësi është edhe në “radarët” e Arisit të Selanikut. Lajmin vjen nga Greqia, teksa “gazetta.gr” raporton për interesimin e skuadrës së Migjen Bashës për lojtarin e Shqipërisë.

Mavraj është lojtar i lirë pas largimit prej Hamburgut, por periudha e fundit nuk ka qenë aspak e mirë për të, pasi nuk është aktivizuar në Gjermani. 32-vjeçari është stërvitur me ekipin e dytë dhe gjatë kësaj vere mbeti pa ekip.

Koha e pushimeve ka mbaruar dhe Mavraj duhet të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Në Gjermani për ta ka pasur diskutime për një kalim te Hanoveri, kurse në Itali dhe Spanjë e kanë kërkuar Breshia dhe Deportivo La Korunja.

Mavraj pa ekip, shënjestrohet nga gjiganti grek
Mërgim Mavraj është akoma lojtar i lirë. Qendërmbrojtësi i kombëtares, i cili u largua nga Hamburgu, ka pasur disa oferta konkrete gjatë kësaj periudhe, por deri më tani nuk ësht bindur të nënshkruajë. Në Gjermani është lakuar Hanoveri së fundmi, kurse më parë janë përmendur klube të tjera në Spanjë e Itali.

Breshia dhe Deportivo La Korunja janë interesuar për mbrojtësin e kombëtares, ndërkohë që tani në skenë ka dalë edhe klubi grek i Olimpiakosit. Edhe në të shkuarën ka pasur zëra për një interesim të grekëve për portierin.

Por edhe AEK ka tentuar ta afrojmë Mavrajn, por nuk ka gjetur dot akordin në aspektin financiar. Kërkesat e ish-lojtarit të Hamburgut janë të larta. Me merkaton që po shkon drejt fundit, Mavraj së shpejti pritet të vendosë për të ardhmen.

Jo vetëm Deportivo e Breshia për Mërgim Mavrajn!
Mërgim Mavraj është lojtar i lirë, pasi kontratën me Hamburgun e ka ndërprerë. Dy klubet më të interesuara deri më tani janë shfaqur Deportivo La Korunja dhe Breshia, që ia kanë bërë ofertën e tyre qendërmbrojtësit.

Gjithsesi Mavraj ende nuk ka vendosur. Tashmë në Gjermani ka dalë një tjetër lajm dhe mbrojtësi i Shqipërisë mund të mbetet në Bundesligë, pasi emri i tij lidhet me klubin e Hanoverit, ku më parë ka luajtur Altin Lala, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Skuadra gjermane ka nevojë për një qendërmbrojtës, pasi momentalisht ka vetëm tre të tillë në dispozicion. Hanover ka piketuar Ermin Bicakçiç të Hofenhajmit, por ai ka kontratë edhe për një vit. Sipas “kicker”, Maroh dhe Mavraj janë gjithashtu kandidatura për të nënshkruar me Hanoverin.

Spanjë apo Itali, dilema e madhe e Mërgim Mavrajt
Mërgim Mavraj është lojtar i lirë dhe dy janë ofertat konkrete deri më tani. “Bild” e ka bërë me dije me kohë se Deportivo La Korunja e kërkon qendërmbrojtësin, i cili do të ishte lideri i spanjollëve për prapavijën. Financiarisht oferta është e mirë, por lojtari i Shqipërisë nuk ka vendosur.

“Sport Ekspres” prej ditësh ka bërë me dije se edhe Breshia i ka bërë një ofertë. Madje mësohet se Mavraj është i kënaqur prej saj, por mbetet në dilemë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. I duhet të zgjedhë mes Spanjës dhe Italisë.

Mavraj vjen nga një periudhë jo e mirë te Hamburgu. Klubi gjerman e pat penalizuar mbrojtësin, i cili për disa muaj u stërvit me ekipin e dytë. Kontrata përfundonte verën e ardhshme, por palët u ulën dhe diskutuan për të zgjidhur kontratën. Sigurisht që ka pasur edhe dëmshpërblim për lojtarin, që përfitonte rreth 2 milionë euro në sezon te klubi i rënë nga Bundesliga.

Mavraj largohet me mesazhe të koduara, falenderim i hidhur ndaj Hamburgut!
Nëse dikush priste që mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, do të largohej me falenderime të pafundme për klubin dhe stafin teknik të Hamburgut, atëherë me shumë mundësi është i çmendur. Nuk kishte si të ndodhte, pasi ndaj 32-vjeçarit nisi një “gjueti shtrigash” në fundin e sezonit të shkuar kur e nxori tekniku Kristian Titz nga skuadra.

Shtatlarti prishi kontratën me klubin gjerman duke gjetur marrëveshjen, por nuk ishte prej atyre ndarjeve me mirupafshim, apo shtrëngim duarsh. Ishte një largim me natyrë gjermane, i akullt dhe i ftohtë. Shqiptari lëshoi dhe një dedikim për klubin gjerman pas largimit. Ai nuk kursen dhe “thumbat” për drejtuesit dhe trajnerin e tij në shkrimin e publikuar në Instagramin e tij personal.

“Një kontratë përfundon, por një lidhje emocionale kurrë. Jam i lumtur që kam qenë këtu dhe kam dhënë kontributin tim me shumë pasion. Askush nuk duhet të presë mirënjohje ose respekt, gjithçka vjen natyrshëm. Respekt për ata që e kanë bërë këtë klub të famshëm. Çfarë do të thotë krenari ne e provuam në maj 2017, në provuam ndjenjën e krenarisë së sinqertë”, – shkruajti Mavraj.