Maurizio Sarri

Zhorzhinjo: Aspak trishtim, vetëm mirënjohje për Sarrin
Një trajner i do të gjithë lojtarët, por me ndonjërin krijon një lidhje ndryshe nga të tjerat. I tillë është edhe rasti midis Mauricio Sarrit dhe Zhorzhinjos. Të dy punuan bashkë te Napoli dhe italo-braziliani ishte një pikë kyçe e skemave të 60-vjeçarit.

Verën e kaluar erdhi transferimi i të dyve te Çelsi, aty ku fituan Ligën e Europës. Sarri vendosi të rikthehet në Itali, kësaj radhe për të marrë drejtimin e Juventusit. Organizatori mbeti te Çelsi dhe, në një prononcim për Sky Sport, flet për Mauricio Sarrin, ndaj të cilit nuk i kursen fjalët e mira dhe sinqeritetin.

“Jo, nuk mund të them që u trishtova kur Mauricio u largua nga Çelsi. Ka qenë trajneri im dhe kemi punuar së bashku prej vitesh, por kishte ardhur koha që të ndaheshim. Unë i jam shumë mirënjohës që më dha mundësinë të rritem dhe të mësoj shumë nga ai”, përfundon Zhorzhinjo.

Sarri: Dueli me Interin mbetet special, ja çfarë mendoj për Dibala
Juventusi dhe Interi do të forcat mes tyre në ndeshjen e ditës së nesërme, që zhvillohet në orën 13:30. Mauricio Sarri e vlerëson miqësoren kundër ekipit zikaltër. Ekipi ka kryer pak stërvitje dhe lojtarët nuk janë në maksimumin e tyre.

Trajneri i Juventusit kërkon të shohë të njëjtin ekip që zbriti në pjesën e dytë kundër Totenhemit. Për Ronaldon e ka ndarë mendjen se në cilin pozicion do ta vendosë dhe pret shumë nga ai.

Nuk mungon as një koment për Paulo Dibala. E ardhmja e argjentinasit me Juven është në dyshim, por Sarri tregon planin e tij në lidhje me 25-vjeçarin.

MIQËSORJA – “Juventus-Inter nuk është një ndeshje si të tjerat. Përballë do të vihen dy ekipe jo në kushtet e duhura për të shprehur më të mirën për shkak të kondicionit fizik. Do të përpiqemi t’i japim vazhdimësi asaj çfarë bëmë në fillimin e pjesës së dytë kundër Totenhemit.”

CR7 – “Në futboll nuk mund të privilegjohet vetëm njëra fazë, kështu që do i japim prioritet edhe mbrojtjes. Ronaldon do e përdor fillimisht si sulmues i majtë. Ai duhet të bëjë diferencën.

Lojtarëve ju kërkoj shumë në stërvitje. Më pëlqen të shoh një skuadër që riprodhon ritmet e ndeshjes edhe në stërvitje. Ky grup mund ta bëjë me lehtësi diçka të tillë. Fundi i korrikut deri me 10 gusht do të jetë faza deçizive e përgatitjeve.”

DIBALA – “Dibala mund të bëjë pa probleme ‘nëntëshin fals’, por mund të gjejmë edhe zgjidhje të tjera. Mund të luajë edhe si numër dhjetësh pas dy sulmuesve. Premier Liga? Diferenca me kampionatin anglez dhe të tjerët ka të bëjë vetëm me aspektin ekonomik.”

Sarri: Ju zbuloj Juventusin tim, më pëlqen shumë… Pogba
Mauricio Sarri i ka idetë e qarta për mënyrën se si do ta rreshtojë në fushë Juventusin e tij. Fitimi i trofeve mbetet gjithmonë objektivi i madh i bardhezinjve, por kjo gjë duhet shoqëruar me një futboll të bukur dhe zbavitës.

Juventusi njihet për cinizmin e tij ekstrem dhe Sarri është gati ta ndryshojë këtë mentalitet. Trajneri ndalet edhe te Pol Pogba, një prej dëshirave të mëdha të merkatos.

STILI – “Duhet të punojmë fort për të gjetur një identitet loje. Më pas duam të mbërrijmë të fitimi i trofeve me anë të identitetit tonë. Në Itali jemi favoritë, ndërsa në Europë ka edhe skuadra të tjera në nivelin tonë.

Unë dua që të argëtohemi në fushë, sepse mendoj se duke u zbavitur një lojtar jep më shumë. Në 70 metra pretendoj të shoh lëvizjet që kërkoj, në 30 metrat e fundit dua të shoh interpretimin e futbollistëve.

CR7-POGBA – “CR7 ka fituar gjithçka në aspektin personal dhe ekipor, duke u nisur nga e majta. Do tentoj ta bëj sërish, por kualiteti që ka i lejon që të luajë edhe 10 metra më përpara. Pogba? Pol më pëlqen shumë, por është një lojtar i Junajtid. Nuk jam drejtori teknik, kështu që nuk e di fare situatën në lidhje me francezin”.

“Mister, me çfarë skeme do luajmë?”, zbulohet telefonata sekrete e De Ligt
Që personaliteti nuk i mungon pavarësisht moshës së re, kjo gjë është kuptuar me kohë. Mënyra se si e mbron portën e ekipit të tij dhe deklaratat që jep i kanë bindur të gjithë për cilësitë pafund të tij.

Përndryshe nuk mund të jesh dot kapiten i Ajaksit në moshën 19-vjeçare. Flasim për Matijs De Ligt, mbrojtësin holandez që po mban në ankth miliona tifozë. Juventusi, PSG dhe Barcelona po garojnë prej kohësh për shërbimet e tij, por e ardhmja është përcaktuar.

De Ligt do të luajë sezonin e ardhshëm në Torino. Bardhezinjtë kanë arritur prej kohësh akordin me lojtarin dhe janë pranë marrëveshjes finale me Ajaksin. “Sportmediaset” raporton një detaj të veçantë, që konfirmon “martesën” Juventus-De Ligt.

Zakonisht janë trajnerët ata të cilët telefonojnë lojtarët gjatë një tratative. Për t’i bindur në vlerat e tyre dhe për të pranuar ofertën. Kësaj radhe ka ndodhur e kundërta, sepse De Ligt është ndryshe nga të tjerët.

I riu i talentuar ka telefonuar Mauricio Sarrin, trajnerin e tij të ardhshëm. “Mister, si do të luajmë, me çfarë skeme?” ka qenë pyetja e lojtarit “tulipan”. Mentalitet i duhur dhe dëshirë për të qenë i përgatitur, të paktën psikologjikisht, kur të zbarkojë si përforcimi i Juventusit, që “blindon” repartin defensiv për shumë vite me realizimin e këtij transferimi.

“Të zbavitemi ne dhe tifozët, ja çfarë më bindi për të zgjedhur Juven”
Mauricio Sarri është tepër entuziast për aventurën e re në stolin e Juventusit. Bardhezinjtë kanë qenë historikisht një skuadër e fortë, por gjithmonë cinike dhe pak spektakolare. Trajneri i ri premton lojë të bukur dhe zbavitëse për tifozët.

Sarri ka folur për kanalin e klubit, duke shpjeguar filozofinë e tij. Ai vlerëson punën e madhe dhe sukseset e arritura nga paraardhësi i tij dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë gjërat e bukur që Alegri i ka dhënë kësaj skuadre.

“Kam ardhur në një klub të rëndësishëm. Ishte momenti për t’u rikthyer në shtëpi dhe Juventusi ishte klubi që më kërkoi me vendosmëri. Drejtuesit ishin në një mendje për kandidaturën time, kjo gjë më befasoi dhe nuk u zgjata shumë për të vendosur.

Do të jetë e vështirë për të përsëritur atë që është arritur pesë vitet e fundit. Duhet të ‘harrojmë’ gjithë këtë përgjegjësi dhe duhet të argëtohemi e t’i argëtojmë tifozët, duke kombinuar lojën e bukur me rezultate dhe trofe. Ky është objektivi ynë.

Dua që skuadra të ketë disa karakteristika të skuadrës së Alegrit. Ndonjëherë të jepte përshtypjen se mund t’ia dilje përballë tyre, por ata riktheheshin befasisht në lojë, duke treguar krejtësisht të kundërtën.

Dua që Juventusi im t’i rezistojë vështirësive dhe të shkatërrojë kundërshtarin për 10 minuta, kur janë në lojë pikë të rëndësishme për t’u mbledhur. Filozofia e lojës mund të jetë e ndryshme, por nuk duhet humbur ai 99% pozitiv i ekipit të mëparshëm.

Ronaldo? Ka më shumë rëndësi futbollisti për mua, sesa unë për futbollistin.”

Sarri takohet me Ronaldon, ja çfarë u diskutua në bordin e jahtit
Kristiano Ronaldo ka patur një të ftuar special në bordin e jahtit të tij, aty ku po kalon pushimet verore me familjen e tij. Mauricio Sarri ka nxituar për t’u njohur nga afër me portugezin dhe për t’i shpjeguar filozofinë dhe idetë e tij.

Trajneri i ri kërkon ta vendosë Ronaldon në majën e sulmit dhe ta përdorë si një pykë me liri lëvizje dhe pa shumë detyra mbrojtëse. Sarri kërkon të shpallë 34-vjeçarin golashënues dhe beson se më këtë vendosje ai do të arrijë shifrën e 40 golave.

Ronaldos i pëlqen kjo ide dhe ka pranuar parimisht. Skema që do të përdoret nga Sarri është ajo 4-3-3 dhe detyrën më të madhe do e kenë Bernardeski, Dagllas Kosta dhe Dibala, të cilët do të furnizojnë lojtarin luzitan me topa dhe asiste.

“Sarri ka nevojë për lojtarin tim”, tani të gjithë duan Juventusin
Mauricio Sarri dhe Zhorzhinjo nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin. Italo-braziliani është mesfushori i preferuar i trajnerit të Juventusit.

Rreth këtij raporti ka folur agjenti i lojtarit të Çelsit, i cili i “shkel syrin” bardhezinjve italianë. Zhoao Santos ka folur për “Radio Kiss Kiss”, duke theksuar rëndësinë e Zhorzhinjos për skemat dhe futbollin e Sarrit, trajner me të cilin ka punuar te Napoli dhe te “blutë e Londrës”.

“Nuk ka kontakte për momentin, por Sarri ka nevojë për një lojtar si Zhorzhinjo. Nuk e di strategjinë e merkatos së Juventusit. Sarri sapo ka ardhur dhe do vendosin bashkë me Paratiçin. Nëse na vjen një ftesë e tyre? Më parë duhet të bisedojnë me Çelsin”, përfundon agjenti i mesfushorit 27-vjeçar.

Merkato e Juventusit nis nga CR7, Sarri drejt Greqisë
Mauricio Sarri do të niset këto ditë drejt Greqisë bashke më Fabio Paratiçin, drejtorin sportiv. Kristiano Ronaldo po pushon në ishujt grekë dhe palët do të takohen midis tyre për t’u njohur nga afër dhe për të diskutuar mbi merkaton dhe lëvizjet që priten të bëhen.

“Kristiano Ronaldo mban pothuajse të gjitha rekordet botërore, unë dua t’i shtoj ndonjë tjetër. Kam patur një futbollist, i cili shënoi më shumë se të gjithë në një sezon në Serie A. Dua të kem një tjetër të tillë”, u shpreh Sarri gjatë prezantimit të tij, duke bërë të qartë që portugezin do e vendosë në majë të sulmit.

Dagllas Kosta pritet të ketë edhe një shans, ndërsa e ardhmja e Kuadrados me Juven është në dyshim. Dibala mund të përshtatet në krah ose mund të kthehet në një “nëntësh fallco” si rasti Mertens.

Objektivi i madh quhet Federiko Kieza, por mos të harrojmë Mauro Ikardin. Nëse argjentinasi vishet bardhezi, atëherë skema e Sarrit mund të jetë ajo 4-3-3 me Ronaldon në krah dhe isjh-kapitenin e Interit në majën e sulmit.

“Juventusi na pëlqen”, gati dhurata e madhe për Mauricio Sarrin
Mauricio Sarri u prezantua gjatë ditës së sotme si trajneri i ri i Juventusit. Kurioziteti për të parë bardhezinjtë e sezonit të ri, duke luajtur një futboll ndryshe nga ai që kanë bërë gjithmonë, është i madh.

Pas prezantimit do të nisin edhe goditjet në merkato. Largimet nuk do të mungojnë, ndërsa listës së lojtarëve që pritet të transferohen në Torino i është shtuar një tjetër emër.

Flasim për Zhorzhinjon, mesfushorin 27-vjeçar të Çelsit, Italo-braziliani e ka Sarrin si një baba dhe mund të bashkohet përsëri me të, për të tretën herë pas aventurave me Napolin dhe Çelsin.

Vetë agjenti i Zhorzhinjos, Zhoao Santos, ka folur në lidhje me zërat e merkatos, duke i “shkelur syrin” Juventusit.

“Kemi edhe katër vite kontratë me Çelsin. Do presim edhe pak ditë për të parë nëse interesimi i Juventusit është i vërtetë. E kaluara me Napolin nuk është aspak problem, pasi Zhorzhinjo është profesionist. Ai është i lumtur te Çelsi për momentin, por gjithçka mund të ndodhë në merkato. Të presim e të shohim”, përfundon agjenti i mesfushorit të preferuar të Mauricio Sarrit.

“Të drejtosh Ronaldon është diçka ndryshe, me mua të tjera rekorde!”
Në prezantimin e tij si trajneri i ri i Juventusit, Mauricio Sarri dha një koment edhe për Kristiano Ronaldon. Tekniku italian u shpreh se të trajnosh një lojtar si Ronaldo është diçka ndryshe dhe një hap përpara.

“Te Çelsi kam drejtuar shumë lojtarë të mirë, por të drejtosh Kristiano Ronaldon është diçka tjetër dhe një hap përpara. Do të kisha dëshirë ta ndihmoja të thyente edhe disa rekorde të tjera. Kur ke në ekip lojtarë si Kristiano Ronaldo dhe Paolo Dibala, ata mund të luajnë në çdo rol.

Ajo që mund të ndryshojë është vetëm mënyra e interpretimit. Filozofia e lojës do të mbetet e njëjtë, vetëm se duhet ta përshtasim me karakteristikat e lojtarëve. Gjithçka mund të nisë me lojtarë si Ronaldo, Dibala, Dagllas Kosta dhe të ndërtojmë rreth tyre.”

Sarri: Do të jetë sezon emocionues, ju tregoj çfarë më bindi!
Mauricio Sarri po kryen prezantimin e tij si trajner i Juventusit, teksa po flet për herë të parë si timonier i bardhezinjve. Italiani ka zbuluar se çfarë e bindi për të ardhur në Torino dhe deklaroi se sezoni i ardhshëm duket shumë emocionues.

“Nuk kam parë kurrë kaq seriozitet dhe përkushtim në punësimin e një trajneri. Juventusi kishte një sjellje dhe qëndrim fantastik, gjë që më bindi menjëherë. Do të jetë një sezon emocionues në Serie A, sidomos për trajnerët.

Është një rrugë e gjatë, por të shpresojmë që Serie A do të nisë të mbyllë hendekun e diferencave që ka me Premier League. Pres që të zgjohem çdo mëngjes dhe të mendoj se si të fitoj. Juventusi e ka detyrim fitoren dhe është një ekip i madh me mentalitet fitues.”

Sarri: Kurorëzim i një karriere të gjatë, jap gjithçka për Juven!
Mauricio Sarri po prezantohet si trajner i Juventusit, me italianin që është në konferencë së bashku me drejtorin Fabio Paratiçi. Në fjalët e tij të para, tekniku shprehet i lumtur dhe deklaron se do të japë gjithçka për Juventusin, që sipas tij është klubi më i rëndësishëm në Itali.

“Te Napoli dhashë gjithçka, më pas vendosa të kaloja në Premier League, ku pata një eksperiencë fantastike. Juventusi është ekipi më i mirë në Itali për momentin dhe më ofruan rikthimin në Itali. Është kurorëzimi i një karriere të gjatë.

Ka qenë një udhëtim i gjatë me hapa të vegjël për mua. Tani jam te klubi më i rëndësishëm në Itali dhe ky është një tjetër hap para për mua pas eksperiencës me Çelsin. Për tri vite zgjohesha nga gjumi dhe mendoja si të triumfoja ndaj Juventusit, sepse ata ishin ekipi fitues. Dhashë 110% dhe përsëri nuk ia dola. Tani do jap gjithçka për këtë klub.”

Mori Sarrin nga Çelsi, nuk do ta besoni sa ka paguar Juventusi!
Juventusi zyrtarizoi ditën e djeshme trajnerin e ri Mauricio Sarri, të cilin e mori nga Çelsi. Me londinezët, italiani kishte edhe dy vite të tjera kontratë dhe klauzola e lirimit ishte gjashtë milionë euro.

Gjithsesi, siç raportohet nga mediat italiane, drejtuesit e bardhezinjve kanë paguar vetëm 1 milion euro për të liruar Sarrin nga Çelsi.

Me të vërtetë një shifër qesharake, kur bëhet fjalë për një trajner si Mauricio Sarri. Rol të rëndësishëm mendohet të ketë luajtur dëshira e trajnerit italian, i cili mund të ketë bindur anglezët për ta lënë të lirë.

Mbyllet vorbulla e trajnerëve në Serinë A, Juve emëron Sarrin
Më në fund është zyrtare. Mauricio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Kampionët e Italisë e kanë bërë publik zyrtarizimin e trajnerit me anë të një lajmërimi në Twitter.

Vetëm një vit zgjati aventura angleze e 60-vjeçarit, i cili riktheu Çelsin në Champions Ligë, i dhuroi trofeun e Ligës së Europës dhe arriti finalen e EFL Cup.

UFFICIALE | Maurizio Sarri è il nuovo allenatore della Juventus ?? https://t.co/UlTdg53to3#WelcomeSarri pic.twitter.com/pCn6boemVu

— JuventusFC (@juventusfc) June 16, 2019

Ish-trajneri i Napolit do të rikthehet në Serie A për të nisur aventurën më të rëndësishme të karrierës. Sarri ka firmosur një kontratë tre-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Synimi i madh është fitimi i Champions Ligës, ndërsa Juventusi guxon për t’i besuar një trajneri, i cili preferon lojën e bukur dhe një futboll më ofensiv.

Marina Granovskaia, e cila mban postin e drejtores sportive të Çelsit, ka zbuluar kërkesën e trajnerit për t’u rikthyer në Itali dhe shkaqet që e shtynë të merrte këtë vendim.

“Gjatë bisedimeve që kemi pasur pas finales së Europa League, Mauricio na e bëri të qartë se sa shumë donte të kthehej në vendlindje, duke na shpjeguar se arsyet se donte të kthehej të punonte në Itali ishin shumë të rëndësishme. Ai gjithashtu mendonte se ishte e rëndësishme të ishte pranë familjes. Gjithashtu ai e ka ndjerë se është e nevojshme të jetë pranë prindërve të tij të moshuar në këtë moshë që ata kanë“, përfundon Marina Granovskaia.

Maurizio Sarri is leaving Chelsea Football Club to return to Italy and become manger of Juventus. https://t.co/gIeiIp1ZEo

— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 16, 2019

Fiksimi i vjetër nuk harrohet, zbulohet kushti kryesor i Sarrit
Zbulohet kushti kryesor i Mauricio Sarrit për Juventusin. Fiksimet e vjetra nuk harrohen lehtë. Trajneri pritet të zyrtarizojë largimin nga Çelsit për t’u rikthyer në Itali tashmë si trajner i bardhezinjve torinezë.

“Komandanti” ka një dëshirë të madhe për repartin ofensiv. Flasim për Mauro Ikardin, i cili pritet të largohet nga Interi. Në verën e vitit 2016, Napoli shiti Higuain te Juventusi dhe Sarri kërkoi Ikardin.

Zikaltrit e cilësonin të pashitshëm atë kohë dhe De Laurentis solli Milik. Sarri e cilëson argjentinasin si sulmuesin ideal për skemat e tij. Trajneri mendon se 26-vjeçari është ndër sulmuesit më të mirë në botë brenda zonës dhe siguron rreth 30-40 gola në sezon.

Paratiçi fluturon drejt Londrës, jo vetëm Sarri në fokus
Fabio Paratiçi ka fluturuar drejt Londrës për të realizuar misionin Sarri. Juventusit i duhet të zgjidhë çështjen e trajnerit dhe drejtori sportiv ndodhet në ishull. Çelsi kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë 60-vjeçarin.

Sarri ne nje konference per shtyp

Bardhezinjtë nuk e kanë problem një shumë të tillë dhe janë gati për të paguar, në mënyrë që të zyrtarizojnë trajnerin e ri. Paratiçi do të marrë informacione edhe për Emerson Palmierin e Çelsit e Kieran Tripier të Totenhemit. I pari synohet për krahun e majtë dhe mund të vijë bashkë me trajnerin, ndërsa anglezi i Spurs pëlqehet për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Emerson Palmieri

Rikthehemi te Sarri. Mediat italiane janë të bindura që Abramoviç do e lirojë ish-trajnerin e Napolit që të rikthehet në Serie A. Manjati rus ka zgjedhur Frenki Lampard si trajnerin e ri dhe negociatat me ish-mesfushorin e madh kanë nisur.

Po nëse nuk arrihet akord me Sarrin? Juventusi do të kalojë te plani B. Ai quhet Zhoze Murinjo. Një opsion që kundërshtohet me forcë nga shumica e tifozërisë. Ata shpresojnë që Paratiçi të mos dalë “blof” dhe të rikthehet në Itali bashkë me Mauricio Sarrin, i cili pritet të jetë trajneri i ri i kampionëve të Italisë.

Sarri nuk do armiq: Futbolli është si martesa, nëse divorcohesh gjen dikë tjetër
Mauricio Sarri është kandidati kryesor për stolin e Juventusit. Trajneri italian provoi për herë të parë gjatë këtij sezoni emocionet e Premier Ligës, aty ku riktheu Çelsin në Champions dhe fitoi Ligën e Europës.

Ish-trajneri i Napolit ka dhënë një prononcim tepër interesant për “Vanity Fair”. Italia i mungon dhe rikthimi e tundon. Tani po ndjen realisht mungesën e miqve dhe largësinë me prindërit e plakur.

Tifozët e Napolit i mban në zemër, do vazhdojë t’i mbajë aty, ndërsa kalimi i tij i mundshëm te bardhezinjtë e Juves nuk duhet t’i trishtojë. Besnikë nuk ka më në futboll, i fundit ishte Françesko Toti.

Sarri shpjegon teorinë e tij të futbollit, sqaron ndryshimin midis një lojtari të mirë e një kampioni dhe e mbyll me gjërat për të cilat është supersticioz.

RIKTHIMI – “Thirrja e shtëpisë është e fortë. E ndjej që më mungon diçka. Kalova një vit të vështirë dhe kam filluar të ndjej faktin që miqtë i kam shumë larg dhe prindërit e moshuar i shoh rrallë. Gjithsesi, në moshën time bëj vetëm zgjedhje profesionale, pasi nuk mund të stërvis edhe për 20 vite. Ulja në pankinë është profesion i vështirë. Kur kthehem në shtëpinë time në Toskana ndihem si i huaj. Vitet e fundit kam fjetur vetëm 30 net.”

NAPOLI – “Napolitanët e dinë dashurinë që kam në zemër për ta. Zgjodha të largohem jashtë për të mos u ulur në pankinën e një tjetër skuadre italiane. Profesioni mund të çojë në rrugë të ndryshme, por raporti mbetet. Besnikëri do të thotë të japësh 110% në momentin që je pjesë e diçkaje. Çfarë do të thotë të jesh besnik? Po nëse një ditë klubi të largon? Çfarë do të bësh, do i qëndrosh besnik një gruaje nga e cila jeni divorcuar? Simboli i fundit ka qenë Françesko Toti, në të ardhmen do të kemi zero të tillë.”

SARRIZMI – “Është thjeshtë një mënyrë loje futbolli dhe kaq, që ka lindur nga shpullat e marra. Evolucioni është vajza e humbjeve, jo vetëm në futboll. Unë nuk di të festoj pas një fitoreje. Kush fiton, mbetet i vendosur pas bindjeve të tij. Humbja të qëndron më shumë brenda, të bën kritik, më bën të hedh një hap përpara. Nipi im më lexon faqen në facebook ‘Sarrizmi dhe Revolucioni’. Njerëzit zbaviten, por unë jam anti-social. Nuk kam as whatsapp.”

INDIVIDI – “Ekzistojnë skuadra të mesme me lojtarë të mëdhenj ose skuadra të mëdha me lojtarë mesatarë. Këtu bazohet puna ime. I jashtëzakonshëm është ai që vihet në shërbim të skuadrës, përndryshe është vetëm një futbollist i mirë. Jemi mbushur plot me fenomenale në mbajtjen e topit. Edhe në semaforë gjen pafund të tillë. Zbavitja duhet të jetë kolektive, përndryshe mërzitesh brenda 5 minutash.”

SUPERSTICIOZ? – “Nëse klubi do të më detyronte të vishesha në një mënyrë tjetër, do e bëja. Mua më sjellin trishtim kolegët e rinj, të cilët vishen me kollare në ndeshjet e moshave. Kam hequr dorë nga veshja e ngjyrave të zeza. Më ka mbetur zakoni i mos prekjes së fushës, derisa të mbarojë ndeshja. Herët a vonë do të heq dorë edhe nga kjo.”

“Sarri te Juventusi? Tradhëti e pastër ndaj popullit napolitan”
Mauricio Sarri është shumë pranë transferimit te Juventusi. Emri i trajnerit të Çelsit kryeson listën e drejtuesve bardhezinj dhe palët janë shumë afër marrëveshjes.

Përpara se të merrte drejtimin e “Bluve të Londrës”, 60-vjeçari drejtoi tre sezone Napolin. Futbolli fantastik i tij i zbaviti tifozët napolitanë, pavarësisht se trofetë munguan.

Qyteti jugor u lidh shpirtërisht me Sarrin, i cili cilësohej nga të gjithë si komandanti. Largimi i tij nga Italia dhembi shumë, por ulja e një emri të madh si Karlo Ançeloti qetësoi shpirtrat e napolitanëve.

Megjithatë, ata janë afër provimit të një tjetër dhimbje. Urrejtja ndaj Juventusit është e madhe në qytetin e Maradonës dhe ulja e Sarrit në stolin bardhezi do t’i trishtonte të gjithë.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar Zhorzhinjo. Mesfushori ka një lidhje të veçantë me Sarrin. Ai la Napolin për të vazhduar karrierën te Çelsi bashkë me trajnerin, të cilin e ka si baba.

Megjithatë, Zhorzhinjo nuk fshihet dhe zgjedh këto fjalë për të përshkruar mundësinë e transferimit të Sarrit te “Zonja e Vjetër”.

“Populli napolitan e ka Sarrin në zemër. Do të ishte një tradhëti e hapur ndaj tyre kalimi i tij te Juventusi. Kështu janë njerëzit në Napoli, kështu janë gatuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundon 27-vjeçari.

Entuziazmi i Sakit: Sarri unik, kalimi te Juventusi revolucion!
Mauricio Sarri fitoi trofeun e parë në karrierë mbrëmjen e kaluar. Çelsi i tij shpartalloi 4-1 Arsenalin në finalen e Ligës së Europës. Italiani pritet ta mbyllë me një kujtim të bukur aventurën aspak të thjeshtë në Premier Ligë.

Ai do të rikthehet në Itali dhe destinacioni i radhës quhet Juventus. Akoma nuk është zyrtare, por diçka e tillë e emocionon Arrigo Sakin, nga i cili frymëzohet Sarri.

Ish-trajneri legjendar i Milanit flet për fitoren e Çelsit në finalen londineze dhe analizon Sarrin si trajner. Si ai ka pak në Itali, pasi shumica mjaftohen me shumë taktikë dhe pak futboll. Saki shpreson që ta shohë te Juventusi, pasi diçka të tillë e cilëson një revolucion.

“Fitorja e Çelsit të Sarrit më gëzoi shumë, pasi do të fillonin përsëri me fjalët që është trajneri i aftë, por jo fitues. Ai e fitoi me meritë Ligën e Europës. Triumfoi në një ndeshje aspak të lehtë. Sarri ka në ekip futbollistë të shkëlqyer, por ata luajnë pak për skuadrën në përgjithësi. Gjithmonë kam menduar se një trajner duhet të jetë në të njëjtën kohë, edhe skenarist edhe regjisor. Të tjerë e interpretojnë ndryshe këtë rol. Kam një dobësi për trajnerët që i japin një stil skuadrës.

Sarri Saki Guardiola

Në Itali janë 4-5 të tillë, të cilët janë strategë të mirë dhe lënë gjurmë tek ekipi që drejtojnë. Të gjithë të tjerët janë vetëm takticienë. Ançeloti është i pari i strategëve, aty ku bën pjesë edhe Gasperini. Dje bisedova me Karlon dhe më tha: ‘Duhet të jemi më kurajozë, duhet të rrezikojmë më shumë’. Sarri e ka treguar se është në gjendje t’i japë një stil skuadrës, një identitet të qartë. Nëse shkon te Juventusi do të jetë një revolucion i rëndësishëm“, përfundon Saki për “Radio Capital”.

Qartësohet gjithçka: Juventusi zgjedh trajnerin, Anjeli takohet me të!
Juventusi nuk po nxitohet në gjetjen e trajnerit të ri, por Andrea Anjeli ka vendosur ta zgjidhë vetë këtë çështje. Mauricio Sarri është kandidati kryesor për stolin bardhezi dhe presidenti ka fluturuar drejt Azerbajxhanit.

Kreu i klubit juventin ka patur disa punë me UEFA-n, ndërsa në Baku gjendet edhe ekipi i Çelsit. Djemtë e Sarrit luajnë sonte finalen e Ligës së Europës përballë Arsenalit. Anjeli ka qëndruar në të njëjtin hotel ku janë akomoduar “Blutë e Londrës”.

Ai ka përfituar për të përshëndetur trajnerin italian, por jo kaq. Të dy janë parë bashkë siç dallohet në foto, indice që tregon qartë se Sarri është i zgjedhuri për vendin e lënë bosh nga Maks Alegri.

Gjithçka do të qartësohet më shumë pas finales londineze, ndërsa Anjeli ka nxituar për t’u rikthyer përsëri në Itali.

View this post on Instagram

+++Esclusivo: #Juve, #Agnelli a #Baku da #Sarri! Il presidente del club campione d’Italia è al Four Season, lo stesso hotel dove alloggia il #Chelsea. Stamattina i due si sono salutati: dopo il match sarà bianconero #tuttosport #juventus #calcio | Tutte le foto su tuttosport.com

A post shared by  Tuttosport (@tuttosport) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2019-05-29T09:14:32+00:00">May 29, 2019 at 2:14am PDT</time>

Sarri te Juventus? Zbulohen tre dëshirat e mëdha, mes tyre edhe një shqiptar
Mauricio Sarri është favoriti për stolin e Juventusit. Për momentin, pasi bardhezinjtë kanë treguar se dinë të surprizojnë në momentet e fundit. Me uljen e trajnerit të Çelsit në stol, nuk do të mungonin largimet nga ekipi. Pjaniç, Rugani, Dibala dhe Higuain do nisnin punën për gjetjen e një ekipi të ri.

Në dyshim është e ardhmja bardhezi e Dagllas Kostës dhe Kedirës, ndërsa ka dilema edhe për Mario Manxhukiç, sipas raportimeve të mediave italiane.

Më pas dhe emrat e preferuar. Corriere dello Sport zgjedh tre prej tyre, ndërsa nuk mungon edhe një shqiptar. Ata janë Federiko Kieza i Fiorentinës, Sergej Milinkoviç-Saviç dhe Elseid Hysaj.

Shkodrani mbetet një nga të preferuarit e Sarrit dhe ky i fundit do ishte gati t’i kërkonte drejtuesve që të siguronin transferimin e mbrojtësit të djathtë në Torinon bardhezi.

Trajneri po kthehet në telenovelë, Juventusi tundohet nga kjo ide
Zgjedhja e trajnerit të ri të Juventusit po merr formën e një telenovele. Bardhezinjtë i kanë idetë e qarta, por nuk duan të nxitohen. Kampionët e Italisë po i mbajnë të gjithë në tension, ndërsa mediet e vendit fqinj zbulojnë favoritin… e momentit.

Ai është Mauricio Sarri. Trajneri i Çelsit mund të bëjë një rikthim surprizues në Serie A, por tashmë në kampin bardhezi. Për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie duhet të presim 8 ditë.

“Blutë e Londrës” luajnë finalen e Ligës së Europës kundër Arsenalit me datë 29 maj. Sarri ka përjetuar një sezon plot kritika, por arriti të kualifikonte Çelsin në Champions për sezonin e ardhshëm. Nëse fiton edhe trofeun europian, atëherë sezoni i tij mund të quhet shumë i mirë.

Kontrata me Çelsin? 60-vjeçari ka edhe dy vite, por ndarja mund të vijë me konsensus. Marrëdhëniet e tij me klubin janë pozitive, ashtu siç janë mes Juventusit dhe Çelsit. Abramoviç mund të lejojë trajnerin të largohet, ndërsa kandidat për të zënë vendin e tij është Frenki Lampard.

Zëvendësuesi i Alegrit, në krye të listës një “ish-rival”
Divorci mes Juventusit dhe Maks Alegrit pritet të sjellë një “çoroditje” të pankinave të gjigantëve evropianë. Siç tregon “Sport Italia”, Mauricio Sarri është dëshira më e madhe e ”Zonjës”, i cili në të kaluarën ka drejtuar dhe Napolin duke rivalizuar pikërisht bardhezinjtë për Serie A.

Italiani, që aktualisht drejton Çelsin, shihet si ndër të vetmit që arrin ta shfrytëzojë talentin ofensiv të bardhezinjve. Me një ekip me sulmues të klasit botëror, 60-vjeçari është në gjendjë të krijojë një ekip me lojë tërheqëse.

Megjithatë Sarri nuk është alternativa e vetme, pasi emra si Antonio Konte, Didier Deshamp apo Zhoze Murinjo janë në balotazh për të marrë timonin e një superfuqie si Juventus. Konte pëlqehët më shumë prej tyre. Nedved dhe Paratiçi me interesin e tyre kanë ndaluar negocimet mes Interit dhe ish-trajnerit të kombëtares italiane. Gjithsesi alternativa Konte qëndron pas Sarrit deri në këto momente.

Hazard: E kam marrë vendimin tim, klubi e ka të qartë!
Eden Hazard mbylli sezonin e shtatë me Çelsin dhe e ardhmja e tij është La Liga. Belgu do të transferohet te Reali i Madridit në verë. “Los Blancos” duhet të gjejnë akordin financiar me klubin anglez, ndërsa 28-vjeçari do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në Santiago Bernabeu.

“E kam marrë vendimin tim, që nuk ka lidhje vetëm me mua. Ia kam bërë të qartë klubit përpara disa javësh. Dëshiroja që kjo gjë të sqarohej më herët, por nuk ndodhi. Po pres, ashtu siç po presin edhe tifozët.

Merkato nuk më ka shpërqendruar kurrë. Kemi finalen e Europa League për të luajtur. Kur je në fushë mendon vetëm për topin dhe për të dhënë më të mirën. Unë përpiqem të fitoj ndeshjet dhe nuk e lodh trurin me gjëra të tjera”, komentoi Hazard pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Leister Sitit.

Rreth kësaj çështje ka folur edhe Mauricio Sarri. Italiani dhe Çelsi e mbyllën kampionatin në vend të tretë dhe do të luajnë finalen e Ligës së Europës kundër Arsenalit me datë 29 maj.

“Eden ka dhënë më të mirën këto shtate vite me Çelsin. Ai është bërë një nga tre futbollistët më të mirë në botë dhe unë mendoj se duhet ta respektojmë atë e vendimin e tij. Sigurisht që shpresoj, si çdo tifoz i joni, që Hazard të qëndrojë, por nuk di gjë për momentin”, thekson trajneri italian.

Sarri: Futbolli anglez special, ja çfarë më zbavit më shumë
Kritikat për të si trajner dhe futbollin e tij janë të shumta, por Mauricio Sarri nuk ka ndërmend të ndryshojë. Trajneri italian arriti të dërgojë Çelsin në finalen e Ligës së Europës, aty ku do të ketë përballë Arsenalin e Unai Emeri, mjeshtrin të këtij kompeticioni.

Finale e gjitha angleze, ashtu si edhe në Champions midis Liverpulit dhe Totenhemit, duke konfirmuar faktin që Premier Liga është prej kohësh kampionati numër një në planet. Sarri ndihet i lumtur për këtë gjë dhe tregon ndryshimet midis Anglisë dhe vendlindjes së tij. Ushqim dhe kulturë tjetër dhe mbi të gjitha shumë ndeshje plot ritëm ishulli.

“Futbolli anglez është në rritje, edhe pse zhvillohen shumë ndeshje në kampionat. Kultura futbollistike këtu është e veçantë. Kam gjetur një vend që ndryshon shumë nga Italia në aspektin e ushqimit dhe kulturës. Të gjithë trajnerët në Premier janë europianë dhe luhet një futboll me taktikë të avancuar, por pa humbur ritmin klasik anglez. Zbavitëm me kaq shumë ndeshje, por nuk kam mundur të merrem shumë me fazën defensive. Rikthimi në Itali? Jo, nuk bëhet fjalë për momentin”, përfundon Mauricio Sarri.

Milan tenton “dy zogj me nje gurë”, blen yllin e Napolit dhe afron ish-trajnerin
Milani është në një krizë të thellë këtë sezon. Kuqezinjtë do të duhet të ndërhyjnë me patjetër në merkato për të bërë lëvizjet e duhura. Gatuzo është gati e sigurt se po jeton muajt e fundit si trajner i kuqezinjve. Mauricio Sarri dhe Lorenzo Insinje janë dy synimet e para në projektin për ta ngjitur Milanin. Lojtari nuk ndihet mirë në Napoli dhe me shumë mundësi do të largohet për të provuar një tjetër eksperiencë. Me një ofertë të lartë financiare, lojtari dhe Napoli do te bindeshin për ta përmbyllur transferimin.

Ndërkohë vendi i Mauricio Sarrit është duke u lëkundur. Trajneri dështoi ta çojë Çelsin tek titulli, madje është në dyshim të madh edhe prezenca në Champions për sezonin e ardhshëm. Kështu është shumë i mundur një largim i tij nga “Stamford Bridge”. Me ardhjen e Insinjes, drejtuesit kuqezinj do ta kishin të lehtë ta sillnin Sarrin në “San Siro”, pasi trajneri aty do të gjente lojtarin e tij të preferuar, tek i cili mund të mbështesë projektin e tij për Milanin e madh.

“Kështu ndodhi edhe me Suarez, Higuain do shpërthejë me gola vitin tjetër!”
Gonzalo Higuain po kalon ndoshta sezonin më të vështirë në karrierën e tij. Thatësirë golash dhe shumë kritika. Gjysma e parë me Milanin dhe pjesa e dytë e sezonit me Çelsin.

Argjentinasi ka shënuar vetëm 4 gola më “Blutë e Londrës”, një shifër e ulët për kualitetin e tij, por dikush i del në mbrojtje dhe beson akoma tek ai.

Mauricio Sarri është shumë i lidhur me Pipitën që nga koha kur ishin pjesë e Napolit. Trajneri e lidh formën e dobët me vështirësinë për t’u përshtatur me futbollin anglez dhe merr shembull Luis Suarezin kur u transferua nga Ajaksi te Liverpuli.

“Një sulmues e ka të vështirë të përshtatet në futbollin anglez dhe Premier Ligën. Kjo nuk vlen vetëm për Higuain. Mbaj mend që Suarez shënoi vetëm 3 gola sezonin e parë me Liverpulin. Më pas shënoi 16 dhe pastaj 24. E përsëris, është e vështirë për t’u përshtatur. Jam i sigurt që Higuain do të shënojë shumë gola sezonin e ardhshëm. Do e blejmë atë? Nuk e di, nuk merrem me merkaton, por besoj se po”, përfundon trajneri italian i Çelsit.

Revolucion në stol, Milani dëshiron një futboll më të bukur
Xhenaro Gatuzo dhe djemtë e tij duhet të rikthejnë Milanin në Champions. Pozicionimi në një nga katër vendet e para të renditjes është objektiv dhe detyrim. Nëse kuqezinjtë nuk ia dalin, sezoni mund të quhet totalisht i dështuar.

Trajneri kalabrez ka besimin e drejtuesve, por ai e di mirë që e ardhmja varet nga rezultatet. Në verë priten shumë lëvizje trajnerësh dhe po qarkullon një skenar në lidhje me Milanin.

Sipas mediave italiane, klubi i “Djallit” po mendon për Mauricio Sarrin. Ish-trajneri i Napolit mund ta mbyllë me Çelsin në fund të sezonit. Ai është gati për t’u rikthyer në Serie A dhe Milani do të ishte një mundësi shumë e mirë. Nëse kualifikohen në Champions kthehet në një mundësi perfekte. Opsion shumë i mirë edhe për kuqezinjtë, të cilët do riktheheshin te futbolli i bukur me Sarrin në krye.

Po Gatuzo? Rino mund të marrë drejtimin e Romës. Emri i tij lidhet prej kohësh me stolin verdhekuq. Toti është tifozi i tij i parë dhe presidenti Palota mund t’i dhurojë besimin e duhur. Megjithatë, në fillim duhet të presim fundin e sezonit për t’u qartësuar më shumë në lidhje me mundësinë e kësaj lëvizje të dyfishtë.

“Vafsh në ferr, ia ke idenë çfarë thua?!”, Sarri tërbon tifozët
Tifozët e Çelsit e kanë humbur durimin me Mauricio Sarrin. Sa herë që trajneri italian bën ndonjë koment, ata i vërsulen me ofendime nga më të ndryshmet. Stili i lojës së Sarrit nuk po ngjit në ishull. Disa tifozë shkojnë aq larg sa nuk e kanë problem më humbjen e ekipit vetëm që të shkarkohet trajneri.

Ky i fundit ka folur për N’Golo Kante dhe ka… “gabuar”. Francezi është idhull absolut në “Stamford Bridge” dhe jo vetëm. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë, sidomos në aspektin difensiv dhe rikuperimin e topave.

“Sipas mendimit tim, Kante mund të luajë në qendër të mesfushës me një lojtar tjetër ose si ‘mezzala’ në mesfushën time me tre lojtarë. Ai ndodhet më mirë në krahun e majtë ose të djathtë, sepse në qendër unë preferoj një lojtar më teknik. Kundër Brajtonit, Zhorzhinjo preku 161 topa. Mesfushori qendror duhet të jetë teknik, i shpejtë dhe i aftë të luajë me një takim, sa i përket futbollit tim. Kante është i mrekullueshëm për gjëra të tjera, por jo për të luajtur me një takim”, përfundon Mauricio Sarri.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga tifozët e “Bluve të Londrës”. “Vafsh në ferr Sarri. Kante është i mirë në çdo pozicion. Ia ke idenë se çfarë po flet?”, shkruan një tifoz.

Një tjetër vazhdon edhe më tej, duke mos kursyer ironinë e hollë. “Sarri, më lejo të të ndihmoj. Kur të pyesë dikush herën tjetër për Kante, përgjigju thjeshtë: ‘Është mesfushori më i mirë në botë’. Kjo është përgjigja e duhur dhe ajo që duhet të thuash.”

“Nuk do të luajë kurrë me mua!”, Sarri kategorik me mesfushorin
Deni Drinkuoter po kalon një moment të vështirë. Situata e keqe në fushën e blertë zgjat prej fillimit të sezonit, pasi mesfushori nuk ka zhvilluar asnjë minutë në kampionat me Çelsin këtë sezon. Situatë e vështirë edhe jashtë fushave, me lojtarin që përfundoi i arrestuar nga policia angleze, pasi u kap i dehur në timon.

Mauricio Sarri zbulon një sekret për të. Trajneri italian tregon për “Daily Mail” se ia ka bërë të qartë Drinkuoterin mendimin e tij përpara se të fillonte sezoni. Përveç kësaj, lojtarit do i duhet t’i japë shpjegime trajnerit të tij për ngjarjen e fundit: arrestimin e tij në gjendje të dehur.

“Kur erdha te Çelsi bisedova me Denin dhe ia bëra të qartë se me mua nuk do të luante kurrë. Karakteristikat e tij nuk bëjnë për sistemin tim të lojës. Ai vendosi të qëndronte. Ndoshta shpresonte se do të ndryshoja modul. Ngjarja e fundit? Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. Kemi ndeshjen e Ligës së Europës për të luajtur më pas do të ulem të bisedoj me të. Mendoj se të premten do i duhet të më japë disa shpjegime”, përfundon trajneri italian i “Bluve të Londrës”.

“Ja pse Sarri u ‘dorëzua’ për të rinjtë, e detyroi… Abramoviç!”
Mauricio Sarri është një trajner që nuk ndryshon shumë. Për stilin e tij të lojës as që bëhet fjalë, por italiani nuk preferon të ndryshojë as lojtarët e formacionit. Nëse Ançeloti është pak a shumë simboli i trajnerëve që adhurojnë rrotacionin, Sarri bën pjesë te familja e atyre që nuk kanë ndjesi për të.

Trajneri i Çelsit ka një kontingjent të pasur lojtarësh dhe shumë talente. Dy prej tyre janë Kalum Hudson-Odoi dhe Ruben Loftus Çik. Tifozët dhe mediat insistojnë prej kohësh në aktivizimin më të madh të tyre. Sarri është “dorëzuar” më në fund, më saktë është detyruar t’i aktivizojë këta lojtarë.

Kreig Bërli është i bindur për diçka të tillë. Ish-mesfushori i Çelsit, tani në rolin e opinionistit për “ESPN”, bën të qartë se ka qenë Roman Abramoviç, ai që ka detyruar Sarrin të bëjë ndryshime dhe të fillojë t’i besojë më shumë dy lojtarëve të rinj.

“I është dashur t’i bëjë ato ndryshime. Është detyruar. Nuk ka rëndësi presioni që vinte nga tifozët dhe media. Sigurisht që ishte në një situatë dëshpëruese. Çelsi dhe Abramoviç kanë limite sa i përket qetësisë dhe durimit…”, thekson Bërli.

“Ç’është kjo ndeshje të hënën?!”, habia e Sarrit dhe gatishmëria për të “ndihmuar”
Çelsi pret sonte në mbrëmje Uest Hemin në “Stamford Bridge”, ndërsa pas tre ditësh udhëton drejt Pragës për t’u ndeshur me Sllavian vendase për çerekfinalet e Ligës së Europës. Mauricio Sarri është befasuar nga kalendari dhe fakti që organizatorët e Premier Ligës kanë vendosur që ekipi i tij të luajë të hënën.

Trajneri italian i “Bluve të Londrës” është gati të kryejë një gjest të veçantë që gjërat të ndryshojnë në këtë pikë, ndërsa tregon dhe ndryshimin me Serie A. Në kampionatin italian kujdesen më shumë për skuadrat që garojnë në kompeticionet europiane dhe ai e shpjegon qartë diçka të tillë.

Në një prononcim për “Four Four Two”, Sarri zbulon se është gati të ulë rrogën e tij në mënyrë që Premier Liga të ndihmojë ekipet që garojnë në Kupat e Europës.

“Rroga nuk ka rëndësi të madhe për mua. Më intereson që të zbavitem dhe të punoj pa punuar, sepse këtë profesion nuk e cilësoj punë. Nuk jam në gjendje ta kuptoj vendimin e organizatorëve të kampionatit. Të enjten luajmë në Pragë dhe nuk e kuptoj se pse duhet të luajmë të hënën në kampionat. Shumë e çuditshme…

Mendoj se mund të kishin bërë më shumë për të mirën e ekipeve angleze. Skuadrat që marrin pjesë në Europë luajnë të premten në Itali. Ata që luajnë në transfertë kërkojnë që ndeshjen e radhës në kampionat ta zhvillojnë të hënën. Megjithatë, duhet të përshtatemi.”

Sarri: Tifozët duan Hudson-Odoin? Nuk jam trajneri i tyre!
Mauricio Sarri ka treguar se kush komandon tek ekipi i Çelsit. Tifozët janë të dashuruar pas Kallum Hudson-Odoi dhe i kërkojnë italianit të aktivizojë më shumë. 18-vjeçari ka luajtur vetëm 413 minuta në kampionat, aty ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar dy asiste.

Sarri analizon idenë e tij, i premton lojtarit disa ndeshje në formacion dhe tregon mënyrën e duhur se si Hudson-Odoi mund të bëhet një prej lojtarëve më të mirë në Europë.

“Unë nuk jam trajneri i tifozëve. Tani do të na duhet të luajmë tetë ndeshje në 28 ditë dhe Hudson-Odoi do të luajë në një, dy apo tre prej këtyre ndeshjeve. Kam shumë besim tek ai dhe kompeticioni nuk përbën ndonjë ndryshim për mua. Është rastësi që nuk i ka nisur si titullar shumë ndeshje të kampionatit, pasi për mua është gati si lojtar.

Ne kemi Hazard, Uillian dhe Pedro, të cilët luajnë për dy pozicione. Hudson-Odoi mund të arrijë të luajë 75-80% të ndeshjeve në të ardhmen. Ai po punon mirë, por mund të bëjë edhe më mirë. Ka një potencial shumë të madh, shpresoj të rritet dhe mund të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në Europë”, përfundon trajneri i “Bluve të Londrës”.

Ideja e fundit e Abramoviç, Sarri rrezikon shumë
Zakonisht periudhat e pushimit janë fat për ekipet që nuk ndodhen në një moment të mirë. Të dëmtuarit rikthehen, koha për të punuar me qetësi dhe me skema të reja është më e madhe dhe ka mundësi për të rikuperuar gabimet.

Megjithatë, Çelsi mendon të kundërtën dhe është gati të veprojë. Sipas raportimeve të mediave angleze, Roman Abramoviç po mendon të shkarkojë Mauricio Sarrin këto ditë. Humbja e fundit kundër Evertonit ishte e papritur, por presidenti rus dëshiron që t’i dhurojë kohë trajnerit të ri.

Stili i veçantë i lojës së trajnerit italian nuk po jep frytet e pritura në kryeqytetin anglez dhe Sarri tashmë ka kundër dhe një pjesë të madhe të tifozëve, të cilët duan shkarkimin e tij.

“Blutë e Londrës” po luftojnë fort për një vend në katërshen e parë. Ata janë aty, por gara me ekipe si Mançester Juanajtid, Totenhem dhe Arsenal nuk jap asnjë garanci. Nga ana tjetër është edhe Liga e Europës. Ekipi i Sarrit është kualifikuar në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Sllavian e Pragës.

Sarri: Shkëlqyem në pjesën e parë, ju tregoj lojtarin që po më befason
Çelsi u tregua i papërmbajtshëm në ndeshjen e kthimit kundër Dinamos së Kievit. “Blutë e Londrës” fituan në Ukrainë me rezultatin 5-0, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Europës me rezultatin e përgjithshëm 8-0!

Oliver Zhiru ishte autori i një trigolëshi, ndërsa nuk munguan rrjetat e Alonsos dhe Hudson Odoit. Mauricio Sarri ka mbetur i kënaqur me të gjithë. Trajneri vlerëson pjesën e parë të ekipit, ndërsa nuk i kursen elozhet dhe për mesfushorin Loftus Çik.

“E nisëm mirë ndeshjen dhe goli i shpejtë na dha siguri. Luajtëm në mënyrë të mrekullueshme në pjesën e parë dhe ishte shumë e vështirë për Dinamon. Në pjesën e dytë menaxhuam rezultatin. Liga e Europës është një komepticion i vështirë. Kam fituar 16 nga 20 ndeshjet e mia në ktë komepticion, por nuk ia kam dalë të fitoj trofe. Loftus Çik? Jam i lumtur për të. Ai po përmirësohet dhe mund të bëhet një nga më të mirët në Europë në rolin e tij”, përfundon trajneri italian i Çelsit.

Sarri: Vendimi për Kepën ishte i thjeshtë, jemi një ekip!
Çelsi mori një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e kaluar, teksa triumfoi në derbi ndaj Totenhemit pastër 2-0. Një 3-pikësh që i jep frymëmarrje dhe Mauricio Sarrit, i cili është një ndër më të kritikuarit për formën që po kalon ekipi i tij.

Pas ndeshjes me “gjelat”, trajneri italian ka folur për mediat, ku është pyetur mbi çështjen e nxehtë të portierit Kepa, i cili në sfidën e luajtur mbrëmë u ul në stol. Lidhur me këtë temë, Sarri ka pranuar se portieri spanjoll bëri një gabim të madh dhe sqaroi se Çelsi është një ekip i bashkuar dhe jo i mbushur me individualistë.

“Ishte diçka e thjeshtë. Kepa bëri një gabim të madh dhe duhet ta shlyente për klubin dhe skuadrën. Gjithashtu, ishte një mesazh për të gjithë. Ne jemi një ekip dhe nuk jemi 25 individualistë. Nga tani e tutje, Kepa do të jetë me ne si gjithmonë.”

Mënyra e lojës, italiani i Çelsit: Nuk e di kuptimin e “Sarriball”!
Mauricio Sarri është një ndër emrat më të kritikuar në Angli për momentin, teksa Çelsi i tij ka zbritur në vendin e gjashtë në Premier Ligë, si dhe u eliminua nga “FA Cup” një javë më parë. Trajneri italian shihet si fajtori kryesor i ecurisë së bluve të Londrës, teksa loja që zgjedh të luajë Sarri është kritikuar shpesh.

Në konferencën e fundit përpara mediave, nga gazetarët është prekur tema e mënyrës së lojës së Sarrit, që shpesh në Angli është etiketuar me termin “Sarriball”. Tekniku 60-vjeçar, duket se nuk ka duruar dhe ka shpërthyer duke thënë se nuk e di kuptimin e “Sarriball” që i përmendin në Angli. Gjithashtu, Sarri shtoi se në Itali, ky term nuk është përdorur kurrë.

“Nuk e di kuptimin e ‘Sarriball’. Siç e kam thënë dhe herën e parë kur erdha në Angli, nuk e di kuptimin e ‘Sariball’. Në Itali, kurrë nuk kam dëgjuar për këtë gjë. Nuk e di”, përfundoi numri një i pankinës së Çelsit.

Reagimi i Sarrit: Jam takuar me Baldinin? Idiotësi, ai është në Afrikë!
Çelsi fitoi pastër 3-0 kundër Malmos në ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës dhe u kualifikua në raundin e 1/8 të këtij kompeticioni. Në mediat italiane qarkulloi lajmi se Mauricio Sarrit i është ofruar pankina e Romës për në sezonin e ri dhe se Franko Baldini, këshilltari i presidenti Palota, ishte takuar në Londër me trajnerin e Çelsit.

Sarri ka folur rreth kësaj teme pas fitores kundër Malmos, duke mohuar këtë lajm. Ai nuk është takuar me Baldinin, i cili ndodhet në Afrikën e Jugut. Trajneri italian është nën kontratë me “Blutë e Londrës”, kështu që nuk mund të bisedojë me askënd tjetër për të ardhmen e tij. Synimi i tij i vetëm është fitorja e finales së kupës Carabao kundër Mançester Sitit, që do të zhvillohet ditën e diele, në orën 17:30.

“Është e pamundur, unë kam një kontratë me Çelsin dhe për sezonin tjetër dhe nuk mund të takohem me askënd. Baldini ka qenë në Afrikën e Jugut herën e fundit kur kemi folur bashkë dhe mendoj se është akoma atje, kështu që është e pamundur që të jem takuar me të. I gjithë lajmi i dalë është një idiotësi. Finalja me Sitin? Po mendojmë prej dy javësh për atë ndeshje”, përfundon Mauricio Sarri.

Sarri një hap larg shkarkimit, në Itali zbulojnë të ardhmen e tij
E ardhmja e Mauricio Sarrit është larg Londrës dhe Çelsit të tij. Elozhet e fillimi sezonit për lojën e bukur i kanë lënë vend kritikave të shumta. Mungesa e rezultateve dhe fiksimi i trajnerit italian për t’i qëndruar besnik skemave të tij taktike kanë trazuar ambientin në skuadër dhe jashtë saj.

“Blutë e Londrës” luajnë sot ndeshjen e kthimit kundër Malmos në Ligën e Europës, ndërsa finalja e së dielës kundër Mançester Sitit do të përcaktojë dhe të ardhmen e Sarrit. Nëse Abramoviç vendos ta shkarkojë, trajneri mund të rikthehet në Serie A.

Siç raporton “La Reppublica”, ai është zgjedhja e parë e Romës. Di Françesko dhe drejtori sportiv, Monçi, priten të largohen në fund të sezonit. Verdhekuqtë kanë nisur kontaktet me 60-vjeçarin dhe Franko Baldini, këshilltari i presidentit Palota, ka darkuar me ish-trajnerin e Napolit në Londër, aty ku i ka parashtruar interesimin e Romës.

Gjithçka bëhet në funksion të sezonit të ardhshëm, ndërsa pritet me interes se sa do të zgjasë aventura ishullore për Mauricio Sarrin.

Rudiger e thotë troç: Faji i skemave të Sarrit, jemi njësoj si në shkollë!
Skemat e Mauricio Sarrit kanë filluar të vyshken dhe nuk po japin më rezultat. Italiani rrezikon seriozisht shkarkimin nga posti i trajnerit të Çelsit. Ekipi i tij luan sot kundër Malmos sfidën e kthimit për Ligën e Europës (të parën e fituan në Suedi me rezultatin 1-2), aty ku nuk mendohet të hasin probleme për t’u kualifikuar më tej.

Finalja e “Carabao Cup” përballë Mançester Sitit që zhvillohet të dielën do të jetë një provë zjarri për të gjithë, sidomos për Sarrin, por Çelsi duhet ta fitojë këtë trofe. Situata në ekip është e keqe dhe rreth saj ka folur dhe Antonio Rudiger.

Në një prononcim për “Daily Mail”, qendërmbrojtësi nuk fshihet dhe vë gishtin te taktika e Sarrit dhe problemet që po hasin shumica e lojtarëve për të kuptuar atë që kërkon trajneri italian.

25-vjeçari gjerman bën një krahasim për gjendjen në të cilën ndodhet Çelsi dhe finalen kundër ekipit të Guardiolës e sheh si një provë të rëndësishme për gjendjen, forcën, mundësitë dhe të ardhmen e ekipit londinez.

“Situata jonë nuk ka të bëjë me lodhjen dhe gjendjen fizike. Fajin e ka taktika që preferon trajneri ynë. Në mënyrën e tij, Sarri po ecën përpara. Skemat e tij janë të reja për shumicën e lojtarëve, por duhet të përshtatemi. Është njësoj si të ulesh në bankat e shkollës duke dëgjuar dikë. Natyrisht, ndonjëherë, je i lodhur mendërisht, por në fund të ditës duhet të kesh bërë detyrën tënde. Për momentin skuadra nuk ndihet shumë e sigurt, na mungon besimi dhe po luajmë nën mundësitë tona.

Ndeshja kundër Mançester Sitit do të tregojë të vërtetën dhe atë që do të jetë rruga jonë në këtë sezon. Në ditët e ardhshme do të zbulojmë nëse jemi në gjendje të mbajmë ritmin e Sitit, por dhe të Liverpulit e Totenhemit. Unë nuk jam trajneri, jam thjeshtë një futbollist. Skemën taktike e zgjedh trajneri, ndërsa ne duhet ta ndjekim atë”.