Maurizio Pocchetino

Poçetino: Dhimbje e përjetshme, humbja e finales nuk harrohet
Mauricio Poçetino dhe Totenhemi i tij zhvilluan një sezon fantastik. Ata arritën për herë të parë në historinë e klubit anglez në finalen e Champions Ligës, por pa arritur te trofeu prestigjioz.

Liverpuli i Klopit shënoi dy herë dhe dërgoi kupën me veshë për herë të gjashtë në Anfield. Një humbje të cilën trajneri argjentinas nuk do e harrojë kurrë. Poçetino tregohet i sinqertë në prononcimin e dhënë për “Sky Sports News”.

“Mendoj se është normale të jesh i zhgënjyer kur nuk arrin të fitosh, gjithsesi mendoj se zhvilluam një sezon të jashtëzakonshëm. E uroj Liverpulin për fitimin e Champions Ligës, por do të mbetem gjithmonë i zhgënjyer. Duhet të mësosh nga dhimbja kur nuk je në gjendje për të fituar.

Liverpuli dhe Mançester Siti kanë sfidë për të qëndruar në nivele të larta, ndërsa ne duhet të zvogëlojmë diferencat me ta. Nuk do e kemi aspak të thjeshtë, janë skuadra të forta dhe me kualitet. Premier Liga është një kampionat shumë kompetitiv”, thekson mes të tjerash Mauricio Poçetino.

Poçetino shpërthen kundër ekipit: Lojtarë arrogantë dhe pa mentalitet!
Totenhemi ia doli të eliminonte një ekip të fortë si Borusia e Dortmundit në Champions Ligë, duke u kualifkuar në çerekfinale, por në kampionat gjërat po shkojnë keq.

Djemtë e Poçetinos kanë grumbulluar vetëm 4 pikë në pesë ndeshjet e fundit. Junajtid, Arsenal dhe Çelsi janë afruar dhe vendi i tretë është në rrezik. Ditën e djeshme erdhi humbja përballë Sauthemptonit në transfertë.

Herri Kejn kaloi Totenhemin në avantazh në pjesën e parë, por vendasit shënuan dy herë brenda 5 minutash në të dytën, duke siguruar një trepikësh të artë për garën e mbijetesës. Mauricio Poçetino ka mbetur i shokuar nga pjesa e dytë e ekipit të tij. Ai nuk gjen shpjegim tjetër dhe akuzon lojtarët për arrogancë dhe vetëkënaqësi.

“Nuk mund të luajmë vetëm 45 minuta. Kjo është një çeshtje mentaliteti, por nuk arrij ta kuptoj ndryshimin e madh midis pjesës së parë dhe të dytës. Nuk jemi aq të uritur sa për t’i ‘vrarë’ ndeshjet. Jam i shqetësuar për mënyrën se si u kthyem në fushë në pjesën e dytë. Mendoj se shpjegimi i vetëm ka të bëjë me arrogancën dhe vetëkënaqësinë”, përfundon trajneri argjentinas i “Spurs”.

Perez nuk duron më dhe vendos ultimatum, garë treshe për stolin e Realit
Reali i Madridit po zhvillon një sezon me plot ulje-ngritje. Humbja e fundit në kampionat kundër Barcelonës, e dyta rresht në “Santiago” Bernabeu” Brenda pak ditësh nga i njëjti kundërshtar, ka sjellë irritimin e tifozëve, por jo vetëm. Florentino Perez është lodhur nga kjo situatë dhe i ka vendosur ultimatum trajnerit Solari. Ky i fundit duhet të fitojë Champions Ligën, përndryshe do të shkarkohet.

“Los Blancos” do të zhvillojnë nesër në mbrëmje sfidën e kthimit kundër Ajaksit. Ndeshja e parë e zhvilluar në Holandë është fituar me rezultatin 2-1 dhe djemtë e Solarit janë me një këmbë në çerekfinalet e Champions Ligës. Sipas raportimeve të spanjolles “AS”, tre janë kandidaturat kryesore për t’u ulur në stolin e Realit të Madridit: italiani Alegri, gjermani Lëv dhe argjentinasi Poçetino.

Trajneri i Juventusit mund të vendosë të provojë një aventurë jashtë Italisë në fund të sezonit dhe ku ka më bukur se të transferohesh në Madrid. Perez e vlerëson shumë si trajner dhe e cilëson si fitues, por i preferuari i tij mbetet trajneri i kombëtares gjermane.

Hoakim Lëv ka fituar kupën e Botës në vitin 2014 dhe është tipi i trajnerit që preferon presidenti i Realit. Elegant, i sukseshëm dhe i sofistikuar në medotën e punës dhe stilin e tij.

Nuk mbetet pas as Mauricio Poçetino, por problemi i tij i madh është fakti që Totenhemi nuk preferon të heqë dorë nga ai dhe kërkon shumë miliona për ta lënë të lirë .

Vuajtjet e Poçetinos: Më tmerronte gjuha angleze, ia dola falë… Adele!
Mauricio Poçetino po zhvillon sezonin e pestë në krye të stolit të Totenhemit. Trajneri argjentinas la Espanjolin në verën e vitit 2013 për të marrë drejtimin e Sauthemptonit. Ai qëndroi një sezon në krye të “Shenjtorëve”, për t’u transferuar më pas te ”Spurs”, ekip të cilin vazhdon ta drejtojë ende. Fillimi është gjithmonë i vështirë, Poçetino nuk dinte asnjë fjalë anglisht dhe kjo gjë po i kthehej në makth.

47-vjeçari ka dhënë një prononcim për “Joe.uk”, aty ku tregon vuajtjet e fillimit, episodin e ndodhur natën e parë që mbërriti te Sauthemptoni, mësuesin privat dhe këngëtaren… Adele, e cila është një tifoze e zjarrtë e Totenhemit! Sot ndihet për mrekulli dhe i vjen të buzëqeshë, sa herë i kujtohen vështirësitë e hasura me gjuhën angleze dhe këngëtarja e famshme.

VËSHTIRËSITË E FILLIMIT – “Transferimi nga Spanja në Angli në vitin 2013 ishte periudha më e vështirë e jetës time. Jo aq shumë për vendimin e marrë, sesa për përshtatjen. Nuk më zinte gjumi natën, si në rastin e natës së parë në një hotel në Sauthempton. Nuk isha i qetë dhe nuk arrija të mbyllja sytë për të fjetur. Mora telefonin dhe rreth orës 4 të mëngjesit i dërgova një mesazh Zhezus Perezit. E pyeta nëse ishte zgjuar. E ftova të vinte në dhomën time për të biseduar dhe i thashë që nuk dija se çdo të bëja të nesërmen. Do më duhej të dilja përpara 50 personave, përfshirë dhe presidentin, dhe nuk dija asnjë fjalë anglisht. Isha i lëkundur dhe i frikësuar.”

ADELE – “Gruaja ime më gjeti një mësues anglishteje, por seanca e parë, që zgjati dy orë, ishte e mërzitshme. Mendoja se nuk do të arrija kurrë të mësoja gjuhën. Mësuesi vuri këngën ‘Skyfall’ të Adelës, që është shumë e vështirë për ta kuptuar, nëse nuk e di gjuhën. Sot, sa herë që e dëgjoj atë këngë, më kujtohet ai episod dhe më vjen të buzëqesh.”

Poçetino “sulmon” ekipin: Më duhen 10 vite për t’ua ndryshuar mentalitetin!
Totenhemi humbi një shans të artë për t’u ofruar me kreun në fundjavën e kaluar. “Spurs” u mposhtën në transfertë përballë Bërnlejt me rezultatin 2-1 dhe diferenca me Liverpulin kryesues ka shkuar 6 pikë.

Mauricio Poçetino ka “shpërthyer” kundër ekipit të tij në një prononcim për “The Sun”. Trajneri argjentinas kapet me mentalitetin dhe motivimin e ekipit. Përballë ekipeve të forta nuk është e vështirë të motivohesh, por kampionati fitohet duke mos bërë gabimeve kundër ekipeve të vogla.

“Ajo që ka ndodhur më ka shqetësuar shumë. Nevojiten pesë ose dhjetë vjet për të ndryshuar mentalitetin e këtij ekipi. Kur po lufton për objektiva madhorë, duhet të tregosh mentalitetin e duhur. Kundër Bërnlejt nuk treguam shumë vendosmëri dhe nuk ishim aspak ambiciozë. Një gjë e tillë më shqetëson.”

“Është e lehtë të motivohesh kur luan kundër Arsenalit, Çelsit, apo Borusias së Dortmundit, por një skuadër ekip fitues duhet të motivohet dhe në ndeshje të tjera. Kemi treguar që kemi kualitet dhe jemi një skuadër e mirë, por nuk mjafton për të fituar titullin kampion.”

Krahasimi i çuditshëm i Poçetinos: Eriksenit i besoj sa… qenit tim!
Totenhemi do të presë Mançester Junajtid nesër në orën 17:30 në një ndeshje të fortë dhe shumë të bukur. Mauricio Poçetino ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te mesfushori Kristian Eriksen.

Danezi, në këmbët e të cilit kalon gjithë organizimi i lojës së Totenhemit, po kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit, ndërsa kontrata me “Spurs” përfundon në verën e vitit 2020. Klubi po punon për t’i ofruar një marrëveshje të re, por Eriksen nuk ka rinovuar ende. Pavarësisht kësaj, trajneri i tij lëshon fjalë të mira për të, nëpërmjet një batute interesante.

“Eriksen është një lojtar fantastik dhe është shumë i lidhur me klubin tonë. Shpresoj që të firmosë një kontratë të gjatë me ne, por di dhe që, në futboll, negociatat të tilla janë të zakonshme. I besoj shumë atij, ashtu siç bëj me qenin tim kur dal për të bërë ndonjë shëtitje në park”, përfundon trajneri argjentinas i Totenhemit.