Mauricio Pochetino

Poçetino: Kënaqemi kur mundim Juventusin, Ndombele një lojtar special
Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, foli para gazetarëve në fund të miqësores kundër Juventusit, ku skuadra e tij mundi kampionët e Italisë me rezultatin 3 –  2 Argjentinasi foli edhe për debutimin me fanellën e “gjelave” të blerjes rekord të klubit, Tangi Ndombele.

“Sigurisht që kur mund një skuadër si Juventusi ekipin ka një atmosferë ku mbizotëron kënaqësia. Gjithsesi në këto miqësore nuk më intereson rezultati. Jam i fokusuar te cilësia e lojës dhe niveli i fitnesit që shfaqin lojtarët”.

DEBUTUESI NDOMBELE – “Ka vetëm një javë që na është bashkuar, por luajti shumë mirë. Procesi i përshtatjes do të jetë i gjatë. Do përballet me një kulturë të re, me një kampionat me një marsh tjetër loje, por kualiteti nuk i mungon, dallohet që në mënyrën se si e ndalon topin dhe ecën me të. Është një lojtar special”.

Thirrja e Poçetinos: Djem, argëtohuni! Të shkruajmë historinë!
Mauricio Poçetino ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen finale të Ligës së kampioneve me Liverpulin. Fillimisht ai është ngacmuar në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushën e blertë. “Lojtarët nuk dinë asgjë akoma. Kemi akoma edhe një seancë stërvitore dhe më pas do të vendos. Është e dhimbshme të jesh i detyruar të aktivizosh vetëm 11 lojtarë nga minuta e parë në ndeshje të tilla. Nuk e kam të lehtë të marr vendime për ndeshjen e nesër. Gjithsesi, jam i bindur se do të bëjmë zgjedhjet e duhura. I kam kërkuar UEFA-s të kem mundësinë të marr të gjithë organikën në fushë nesër para ndeshjes, në mënyrë që ta bëjmë të gjithë bashkë fotografinë tradicionale”.

LIVERPULI –  “Bashkë me Mançester Sitin janë skuadra më e mirë në Premier League. Kanë bërë një sezon të madh dhe meritojnë elozhe. Liverpuli ka një histori të madhe, por duhet të kërkojmë të argëtohemi dhe të fitojmë. Duam të shkruajmë historinë”.

GJENDJA E SKUADRËS – “Udhëtimi drejt finales ka qenë i pabesueshëm dhe mund të përsëris se është një kënaqësi të menaxhosh këta lojtarë. Jam krenar për ata, janë të hapur për gjithçka dhe ndjekin në perfeksion këshillat e mia dhe të stafit tim. Skuadra do të jetë gati të vrapojë dhe të argëtohet”.

PËRGATITJA – “Natyrisht, një ndeshje e tillë nuk mund të përgatitet si miqësore. Gjëja e rëndësishme është të jemi gati edhe nën presion, veçanërisht në raste të tilla, kur ke 1 miliard njerëz që të shohin. Çelësi është të mos mendosh shumë dhe loja e skuadrës”.

KLOP – “Jurgen është një trajner shumë i suksesshëm. Është fantastik dhe e vlerësoj shumë. Është gjithmonë i lumtur, gjithmonë optimist, një shembull shumë i mirë për të tjerët me spontanitetin e tij. Në finalet që ka humbur ka qenë i pafat. Ndonjëherë ka disa gjëra që nuk mund t’i kontrollosh”.

Pasuesi i Alegrit te Juventusi: Tani ka një favorit, por…
Juventusi është ende në kërkim të pasuesit të Maks Alegrit. Bardhezinjtë duan një trajner që të bëjë histori në Europë dhe emrat e lakuar gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumtë. Jo vetëm kaq, por u arrit deri në atë pikë sa u konsiderua e mbyllur marrëveshja me Pep Guardiolën dhe u zbuluan edhe detajet e kontratës faraonike. Vetëm fjalë, spanjolli është nën kontratë dhe te Mançester Siti as që kanë ndërmend ta lënë të lirë.

Mauricio Poçetino prej kohësh mbetet në listën e favoritëve, por situata e tij te Totenhemi nuk dihet. Ka arritur deri në finalen e Champions League që pritet ta luajë kundër Liverpulit dhe në klubin londinez zor që të mendojnë për një emër të ri për pankinën. Juventusi, për ta marrë Poçetinon duhet të paguajë. Klauzolën e di.

Gjithsesi Juventusi duket se po bind një tjetër Mauricio, po në Londër. Sarri është ai që ka fituar goxha pikë së fundmi dhe mund të jetë trajneri i ri i Juventusit. Situata e tij te Çelsi nuk është më e mira, edhe pse ka shkuar në finalen e Europë League. Gjatë gjithë sezonit e ardhmja e trajnerit italian në krye të “Bluve të Londrës” është vënë në dyshim.

Sikurse raporton “Gazzetta Dello Sport”, Sarri pëlqehet nga drejtuesit e Juventusit dhe kjo për shkak të stilit të lojës që ekipet e tij aplikojnë. Me Napolin kishte momente që i vuri në vështirësi bardhezinjtë dhe njohja e kampionatit italian është gjithashtu një element shtesë. Në Torino janë pragmatistë dhe normalisht bëjnë llogari edhe me situatën e Sarrit te Çelsi, që mund t’i ndihmojë ata për ta bindur italianin të drejtojë Juventusin. Poçetino gjithsesi mbetet dëshirë…

Poçetino: Tërhiqem nga futbolli nëse Totenhemi fiton Champions-in!
Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, ka folur para ndeshjes gjysmëfinale kundër Ajaksit, ku djemtë e tij duhet të përmbysin humbjen 0-1 që pësuan në Londër. Në Holandë, i pret një ndeshje e vështirë, por tekniku argjentinas ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për të motivuar të tijtë, duke thënë se nëse e fitojnë Champions-in, do të ishte një mrekulli që vështirë do të përsëritej, si dhe do të tërhiqej nga futbolli:

“Të fitosh Champions League me Totenhemin, duke marrë parasysh dhe situatën ku ndodhet klubi me stadiumin e ri dhe me financat e munguara, besoj se do të ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe në rast se ia dalim, atëherë mund të tërhiqem nga futbolli.

Do të ishte një mrekulli, një mrekulli që vështirë se mund të përsëritet nga dikush tjetër, prandaj do të shkoja në shtëpi i lumtur.

Dëmtimi i Vertongen? Vuajti, por si përfundim ia hodhi paq, me vetëm një çarje në hundë. Nuk ishte ndonjë problem i madh. Kemi një ndeshje emocionuese përpara dhe të gjithë lojtarët duan të jenë në fushë”, u shpreh strategu argjentinas.

Poçetino bën autokritikë: Gabova unë!
Mauricio Poçetino ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen 1-0 të Totenhemit kundër Ajaksithas taken, duke pranuar se hodhi në fushë formacionin e gabuar në gjysmëfinalen e vajtjes në Champions League.

Poçetino vendosi të luajë me mbrojtje me 3 lojtarë dhe Ajaksi pati hapësira pa fund, duke shënuar me Van de Beek golin që e afron me finalen e madhe.

I pyetur nëse kishte ndonjë peng që hodhi në fushë Davinson Sançez, Tobi Aldervireld dhe Jan Vertongen në mbrojtjen më 3 lojtarë, Poçetino tha për BT Sport: “Duke parë pas, natyrisht e pranoj që ishte gabim ai lloj formacioni, por nuk kishim shumë opsione. Nuk jam i lumtur, pr gjithsesi nuk e di asnjëherë çfarë do ndodhte nëse luanim ndryshe”.

“Golin e pësuam për shkak se nuk kishim intensitet dhe agresivitet, jo se luanim me 3 mbrojtës. Ajaksi tani është favorit, por është ende gjithçka e hapur”.

Vetëm një herë në 17 raste ka ndodhur që ekipi humbës si pritës në vajtje të kualifikohet në kthim dhe e ka bërë Ajaksi në 1995/96.

“Jemi fizikisht të lodhur, kjo e bëri diferencën. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe ndeshja ishte e ekuilibruar, mendoj se kemi shanse në kthim”, tha Poçetino.

VIDEO | Poçetino show, festimi është si i Simeones!
U kthye në modë ajo lloj feste. Fillimisht e bëri Diego Simeone, ndërsa më pas u hakmor Kristiano Ronaldo. Tanimë është momenti që të tregojë gjenitalet një tjetër trajner: Maurico Poçetino i Totenhemit. Trajneri anglez gjithsesi e ka përsëritur atë mënyrë festimi në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Sitin.

Së fundmi janë publikuar edhe video, ku shfaqen lojtarët duke festuar dhe së bashku me ta bashkohet edhe trajneri. Sigurisht pas një kualifikimi në gjysmëfinalet e Champions League, për herë të parë në histori, lejohet gjithçka.

Look at the passion from #Pochettino incredible scenes in the dressing room by team #Spurs  pic.twitter.com/AtYDIWZC5l

— Mick Livesey (@MickLivesey) April 18, 2019

Poçetino: Titulli shumë i vështirë, ata kanë 5-fishin e buxhetit tonë
Totenhemi renditet i dyti në Premier League pas 19 javësh kampionat. Shumë vetë besojnë se ky është viti i “gjelave” dhe disa i kanë krahasuar ata me Atletikon e vitit 2014-të, që mundi në garën për titull Barcelonën dhe Realin, ndërsa këtë vit ndodhen vetëm tre pikë larg kryesuesve katalanas.

Por, trajneri të Totenhemit, Mauricio Poçetino nuk i pëlqejnë këto krahasime dhe në konferencën që i parapriu takimit të nesërm ndaj Uolverhemptonin, u tregoi gazetarëve se skuadra e tij e ka shumë herë më të vështirë se ekipi i Simeones.

“Simeone është trajneri më i paguar në Spanjë, ai merr më shumë se trajnerët e Real Madridit, Barcelonës, Sevijës dhe valencias. Investimet e Atletikos janë shumë të mëdha. Barcelona dhe Reali shpenzojnë më shumë, por diferenca nuk është e madhe. Kanë arritur të mbajnë lojtarë si Antuan Grizman dhe kanë firmosur me Diego Kostën”.

“Mund të them se Atletiko është ndoshta klubi më i fuqishëm se sa çdo skuadër në Angli, ata mund të kenë 5-fishin e buxhetit tonë, pra nuk mund të krahasohen me ne, por me ekipe si Liverpuli dhe Mançester Siti”.

VIDEO | Përvjetor martese dhe fitore tenistike, romantiku Poçetino tregon dhuratën e veçantë
Maurisjo Poçetino regjistroi dje një ndër fitoret më thella të karrierës së tij si trajner, teksa mundi në transfertë Evertonin me rezultatin tenistik 2 – 6. Fati e solli që pikërisht ditën e djeshme të ishte dhe përvjetori i 26-të i martesës së argjentinasit.

Në intervistën mbas përfundimit të takimit, Poçetino lëshoi disa batuta në lidhje me fitoren e djeshme. “Nuk besoj se ishte thjesht një rastësi. Po mendoja çfarë dhurate t’i bëja gruas dhe ja fitore me rezultat 2 – 6 për 26 vjetorin tonë të martesës”, tha argjentinasi.

Pochettino is a true romantic. ? pic.twitter.com/iRAkTdpu2S

— BBC Sport (@BBCSport) December 23, 2018

Mesfushorit të Totenhemit i plas apendesiti, çfarë makthi për Poçetinon
Dëmtimet në repartin e mesfushës po kthehen në një makth për trajnerin e Totenhemit Maurisjo Poçetino.  Mbas Musa Sisokos dhe Viktor Uanijama, të cilët janë të dëmtuar prej muajsh, listës së të dëmtuarve i është shtuar dhe anglezi Erik Dajër.

Mesfushori shtatlartë alarmoi stadin mjekësor, teksa filloi të ndjente dhimbje të fuqishme në bark, pak orë para fillimit të ndeshjes tjetër të Bajernit. Me anë të një komunikate, klubi londinez ka njoftuar se 24-vjeçari do të rikthehet në stërvitje në muajin janar, pasi i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apendesitit.

Erik Dajër

Në mungesë të lojtarëve të lartpërmendur, trajnerit të “gjelave” i duhet të lutet që dyshja e mesfushës Herri Uinks dhe Musa Sisoko të mos pësojë gjë gjatë katër ndeshjeve të ardhshme, përndryshe, argjentinasi nuk ka rrugë tjetër përveç se të hedhë sytë nga lojtarët e akademisë.

E ardhmja e Poçetinos, “sirena” spanjolle dhe angleze për të
Maurisio Poçetino është një nga trajnerët më të mirë në Premier Ligë. Timonieri i Totenhemit  arriti të kualifikohej në ligën e kampionëve, në një grup mjaft të vështirë, i cili përbëhej nga emra gjigand si Inter, Barça dhe PSV. Ekipi londinez në kampionat gjendet në vendit e 3-të, me 36 pikë.

Rezultatet e mira  të trajnerit Argjentinas, sigurisht  që janë një reklamë e mirë për të. Këto rezultate janë vënë re edhe  nga drejtues të skuadrave të mëdha si Real dhe Mançester United. Situata nuk është e mirë, si te klubi madrilen, ashtu edhe tek “djajtë e kuq”. Murinjo dhe Solari nuk po bindin më tek ekipet respektive dhe drejtuesit nuk mund të rrinë duarkryq. “Fakti që e kërkon Reali dhe Mançester Junajtid nuk më duket rastësi” u shpreh, para pak ditësh, lojtari i totenhem Deni Roz.

Se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e trajnerit, mbetet të shihet. Një e ardhme në Madrid ose Mançester ? nuk i dihet …

Mançesteri mendon zëvendësuesin e Murinjos, pistë e pamundur
Nisja e këtij sezoni për Mançester Junajtid dhe Zhose Murinjon ka qenë ndër më të këqijat. Konkretisht është nisja më e keqe e Mançesterit në 29 vite. Pozitat e trajnerit portugez janë shumë në pikëpyetje pas rezultateve të dobëta.

Siç raporton tabloidi anglez “The Sun”, për Murinjon do të ketë dhe një mundësi të fundit këtë fundjavë, teksa “djajtë e kuq” do të presin në “Old Traford”, Njukasëllin. Në rast të një zhgënjimi tjetër Murinjo do të shkarkohet. Për zëvendësimin e trajnerit portugez duket se numri një i Mançester Junajtid, Ed Uduord ka preferencë kryesore Mauricio Poçetinon.

Poçetino momentalisht drejton Totenhemin dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që trajneri argjentinas të largohet nga “gjelat” e Londrës. Totenhem dhe Poçetino gjithashtu rinovuan kontratën e tyre këtë verë dhe me një përmirësim page për trajnerin.

Poçetino: Kejn duhet falënderuar, nuk jemi favoritë ndaj Interit
Totenhemi përballet nesër në transfertë me Interin në Champions, ndërkohë që sot ka dalë para mediave trajneri Mauricio Poçetino. Të gjithë shohin anglezët si favoritë, por nuk është i këtij mendimi tekniku i “Spurs”-ave.

“Nuk mendoj se jemi ne favoritë. Ekipi është një klub me plot histori, një klub që po bën mirë. kanë lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të rëndësishëm. Do të jetë një grup shumë konkurrues dhe shpresojmë që nesër të marrim një rezultat pozitiv. Jemi të dy ekipet në të njëjtin pozicion, vijmë nga një moment i ngjashëm në këtë ndeshje. Do luftojmë të dy ekipet për të fituar. Ndodh në një periudhë si kjo që humb disa ndeshje, ndaj nesër do të jetë e vështirë”, tha mes të tjerash Poçetino.

MUNGESAT – Do të jenë disa lojtarë që do të mungojnë te Totenhemi. “Loris, Dele Ali dhe Sisioko janë të dëmtuar. Ata kanë qëndruar në Londër. Aldervield dhe Tripier kanë qëndruar gjithashtu atje dhe është zgjedhje taktike. Nuk mund të marrim me vete 25 lojtarë”, shtoi trajneri i skuadrës angleze, i cili më tej theksoi se nuk ka asnjë dënim për ndeshjen e fundit.

“Nuk e kam bërë kurrë në karrierë. Nuk ka asgjë pas zgjedhje të bëra. Kam zgjedhur thjesht të luaj me lojtarë të tjerë nesër mbrëma”, tha Poçetino.

LODHJA – Kejn është shprehur se ndihen të lodhur, ndërkohë që Poçetino në lidhje me këtë aspekt është shprehur: “Nuk është ky problemi. Rezultatet së fundmi nuk kanë qenë më të mirat. Nuk po flas vetëm për ndeshjen me Liverpulin, që vitin e shkuar luajti në finalen dhe ka bërë merkato me emra të rëndësishëm. Nuk jam i zhgënjyer nga ndeshja e fundit dhe askush nuk ka ardhur të më thotë se jam i lodhur, apo që nuk është gati”.

“Duhet të përmirësohemi, por është e lehtë të ‘godasësh’ kur nuk fiton. Mund të thuhen shumë gjëra. Te ne ka ekuilibër, punojmë gjithmonë shumë dhe unë kërkoj gjithmonë më të mirën. Të gjithë tifozët tanë duhet të falënderojnë skuadrën dhe Herri Kejn. Kontributi i tij vështirë se mund të kontestohet”.