Matij de Ligt

Raiola: De Ligt te Juve për t’u bërë më i miri, ja pse më kujton Ibrahimoviç
Mino Raiola ka folur para medieve në lidhje me transferimin e Matijs de Ligt te Juventusi. Agjenti italo-holandez sqaroi se transferimi te kampionët e Italisë ishte klubi perfekt për zhvillimin e lojtarit të tij.

“Transferimi i De Ligt nuk ishte një çështje se cili e klub e dëshironte më shumë. Juve është thjesht klubi më i mirë për të. Është shumë e rëndësishme që një mbrojtës të provojë të luajë në kampionatin italian. Këtu mund të mësojë nga më të mirët në botë”.

“Ky hap ishte i nevojshëm për karrierën e tij. Padyshim ndër mbrojtësit e rinj në moshë është më i mirë në botë. Tani i duhet pak kohë për të treguar se mund quhet edhe më i miri në rang botëror. Përsa i përket disiplinës dhe mentalitetit, do thosha që ia kalon edhe lojtarëve si Pavel Nedved. Më kujton Ibrahimoviçin kur ishte i ri, për shkak se të dy janë njerëz ambicioz”.

Dueli për mbrojtësin, Juventusi “kërcënon” Barcelonën me… Raiolën
Juventusi dhe Barcelona po duelojnë për afrimin e dy lojtarëve. Adrien Rabiot, mesfushori i PSG-së, është objektiv i italiane dhe spanjollëve. Pas janarit lufta do të jetë e madhe për të nënshkruar një parakontratë me mesfushorin francez.

Tani dueli ka nisur për Matijs De Ligt, mbrojtësin 19-vjeçar të Ajaksit. Juventusi ka bërë një lëvizje së fundmi, teksa është futur në kontakte me Mino Raiolën. Menaxheri i famshëm ka bërë marrëveshje me përfitim të madh me Juventusin shpesh, ndaj edhe pritet të jetë vendimtar në këtë tratativë për qendërmbrojtësin.

Te Juventusi e pëlqejnë shumë, pasi bëhet fjalë për një lojtar që është vetëm 19 vjeç, luan me të dy këmbët dhe mund të rritet akoma më shumë si lojtar. Madje De Ligt para disa kohësh ka qenë në Torino dhe ka vizituar klubin bardhezi. Gjithsesi Barcelona, por edhe Çelsi janë gati ta blëjnë mbrojtësin.

Ajaksi nga ana tjetër pret ta kthejë në ankand transferimin e De Ligt. Juventusi mund të paguajë deri në 55 milionë euro për të riun. Por gara me Barcelonë do ta çonte çmimin e holandezit në rreth 70 milionë euro. katalanasit duan me çdo kusht një mbrojtës qendre dhe De Ligt është ai që i “josh” ata.

Paratë nuk mungojnë në të dy krahët, ndërkohë që bardhezinjtë duan të shfrytëzojnë avantazhin e Mino Raiolës. Gjithsesi as ai nuk ka se çfarë i bën çmimit të mbrojtësit, duke parë interesimin e madh për të.

De Ligt: Më kërkojnë Barcelona dhe Juve? Asgjë e veçantë!
Matij De Ligt është një nga objektivat e Barcelonës dhe Juventus në merkato, por mbrojtësit të Ajaksit nuk i bën përshtypje një gjë e tillë dhe mendon vetëm për skuadrën aktuale.

19-vjeçari po paraqitet mirë me klubin holandez, ndërsa ka zhvilluar dhe shtatë ndeshje me kombëtaren e Holandës. Në një prononcim për “Four Four Two”, lojtari i ri është i përqendruar tek e tashmja dhe nuk dëshiron të komentojë zërat e merkatos.

“Të jem i sinqertë, nuk është asgjë e veçantë për mua. Janë shkruar shumë gjëra dhe preferoj të mos mendoj fare për të ardhmen. Për momentin nuk kam informacione për interesimin e klubeve të tjera dhe preferoj të mendoj vetëm për Ajaksin. Është një gjë e bukur të jesh pranë klubeve të mëdha, por nuk di të them më shumë për momentin”, përfundon mbrojtësi i talentuar i Ajaksit.