Mat Humels

Boateng-Humels dhe transferimi i Odoit, të fundit nga kampi i Bajernit
Bajerni i Mynihut do të diskutojë gjysmëfinalet e kupës së Gjermanisë me Verder Bremenin e Rashicës. Në ndeshjen e fundit çerekfinale në këtë kompeticion ndaj Heidenheimit, Niklas Shyle “u skuq” për herë të parë në karrierë. 23-vjeçari u ndëshkua që në minutën e 13-të me karton të kuq nga gjyqtari.

Ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme gjysmëfinale ndaj Verderit. Kështu në qendër të mbrojtjes pritet të jetë dyshja Boateng-Humels. Dy mbrojtësit i kemi parë pak të luajnë bashkë në këtë sezon, pasi Kovaç ka preferuar Shyle dhe njërin prej tyre.

Sipas “AZ” kjo do të jetë ndeshja e fundit që do t’i shohim bashkë dy shtyllat e mbrojtjes. Njëri prej tyre është gati e sigurt që do të largohet në fund të sezonit. Kovaç pëlqen forcën dhe rininë e Shyles dhe asnjëri nga Humels apo Boateng nuk dëshiron të ngrohë stolin.

ÇËSHTJA HADSON-ODOI – Kallum Hadson-Odoi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të Çelsit, e cila përfundoi në barazim 2-2 ndaj Bërnlej. Anglezi doli nga fusha e lojës pa u mbyllur pjesa e parë. Ekzaminimet treguan se 18-vjeçari ka këputur tendinën e Akilit.

DëmtimI do i kushtojë 18-vjeçarit të paktën 7 muaj kohë për t’u rikthyer në fushën e gjelbërt. Sipas mediave angleze, ky dëmtim ka frenuar Bajernin e Mynihut, që po e kërkonte me ngulm lojtarin. Gjermanët ishin gati të ofronin deri në 50 milionë euro për të.

Humels në shitje, ultimatum dhe çmim nga Bajerni
Mats Humels është në shitje dhe Bajerni i Mynihur i ka vënë edhe shifrën qendërmbrojtësit të kombëtares, që bavarezët e patën blerë nga Borusia e Dortmundit. Me Niko Kovaç në stol, lojtari po gjen pak hapësira. Ndërkohë Çelsi kërkon eksperiencë për prapavijën dhe Humels shihet si një alternativë e vlefshme.

Bajerni ndërkohë i ka lënë afat Çelsit: “Nëse e doni Humels, paguani 30 milionë sterlina deri më 14 janar”. Vetë lojtari dëshiron të largohet dhe të provojë një eksperiencë të re, mbi të gjitha në një klub ku ai të ketë një rol kryesor në fushën e blertë.

Gjermanët presin një përgjigje të shpejtë nga londinezët, pasi nëse Humels shitet do të duhet që të afrojnë një tjetër futbollist për qendrën e mbrojtjes, sikurse shkuan “The Sun”. Sarri po pret dhuratën nga drejtuesit.

Hoakim Lëv: Ja çfarë nuk ia fal dot Ozilit!
Fakti që Mesut Ozil nuk e lajmëroi Hoakim Lëv për vendimin e marrë për t’u tërhequr nga kombëtarja gjermane, i ka lënë një shije të hidhur trajnerit të Gjermanisë.

29-vjeçari i Arsenalit vendosi të tërhiqej nga kombëtarja, duke akuzuar për racizëm dhe mos respektim të tij, për shkak të origjinës turke. Trajneri është zhgënjyer në planin human dhe nuk ia fal lojtarit diçka të tillë.

“Prisja të më telefononte personalisht dhe të ma tregonte vendimin që kishte marrë. Për këtë shkak jam i zhgënjyer me Ozil në aspektin human, sepse kemi qenë bashkë prej shumë vitesh”, u shpreh Lëv për “ZDF”, mbas ndeshjes miqësore me Francën. Megjithatë, trajneri nuk dëshiron t’ia mbyllë derën përfundimisht mesfushorit.

“Do të marr përsëri iniciativën për ta telefonuar”, shprehet Hoakim Lëv. Çështjes në fjalë i është rikthyer dhe mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Mats Humels, i cili nuk e besoi se foto e bërë nga Ozil dhe Gundogan me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të krijonte aq shumë polemika.

“E diskutuam brenda ekipit, por nuk ma mori mendja që do të kishte ndikim aq të madh në performancat tona, sa ndikoi në të vërtetë. Mendoj që kjo ishte gjëja e gabuar”, përfundon Mats Humels.