Massimo Moratti

Një rikthim lumturon Moratin: Më pëlqen Konte, jam kurioz për diçka
Masimo Morati mbetet tifozi numër një i Interit. S’ka si të jetë ndryshe për një person i cili nuk ka kursyer asgjë për ekipin e zemrës. Ish-presidenti legjendar i zikaltërve flet në lidhje me rikthimin e Lele Orialit dhe zgjedhjen e Kontes për stolin.

Drejtuesin e njeh mirë dhe ia di cilësitë, ndërsa për të dytin ka kuriozitet të madh ta shohë live. Rikthimi i Orialit e ka gëzuar Moratin, ndërsa Antonio Konte e intrigon. Është dakord, i pëlqen vendimi i drejtuesve dhe po pret me padurim të nisin ndeshjet e vërteta.

“Rikthimet janë të mirëpritura, sidomos kur bëhet fjalë për persona të lidhur me historinë, traditat dhe karakterin e Interit. Oriali do t’i japë kuptim klubit. Konte? Mirë, zgjedhje e mirë. Tani të presim e ta shohim në aksion.  Jam shumë kurioz për të parë ekipin e tij”, përfundon Masimo Morati.

Morati: Ja si tentuam Mesin e Iniestën, por Barça më mahniti! Ibra? S’e harroj bisedën me të
Masimo Morati mbetet një ndër presidentët më të famshëm. Ish-kreu i Interit shpenzoi pafund për ekipin e tij të zemrës. Shumë sezone të vështira për shumë shkaqe, por mirësia dhe bujaria e Moratit ishte unike.

Presidenti ka dhënë një prononcim interesant për mediat italiane, aty ku i rikthehet kujtimeve të shumta. Ai ishte pranë blerjes së Leo Mesit. Argjentinasi nuk ishte bërë i famshëm dhe Morati zbulon prapaskenat e kësaj lëvizje.

Më pas Andres Iniesta, një ikonë e ekipit katalanas. Morati e dëshironte tek Interi, por përballë tij ishte dikush, i cili nuk do e shiste kurrë mesfushorin. Më pas Andrea Pirlo dhe Zllatan Ibrahimoviç.

Të dy ishin pranë rikthimit në kampin zikaltër. Suedezi bëri edhe më shumë, telefonoi presidentin për ta bindur, por në fund nuk ndodhi asgjë: mesfushori u transferua te Juventusi, ndërsa sulmuesi te kuqezinjtë e Milanit.

MESI – “Ne filluam ta ndiqnim Mesin në Kupën e Botës U18. Misioni ynë nisi, por skautët e mi u kthyen nga Spanja dhe më treguan për problemet shëndetësore të Leos. Ata më folën dhe për dedikimin e madh të Barcelonës për t’i zgjidhur problemet e lojtarit. Ju thashë që ta linin si çështje. Ju betohem se te Barcelona po kujdeseshin për Leon njësoj si për djalin e tyre.”

INIESTA – “Një ditë u takova me një drejtues të Barçës. Kishim mundësinë ekonomike për të blerë çdo lojtar. Diskutuam për shumë prej tyre, ndërsa më pas unë përmenda emrin e Andres. Qëndrimi i drejtuesit spanjoll ndryshoi totalisht. Mund t’i kisha bërë çdo lloj oferte, por do të ishte diçka pa vlerë. Ata nuk do e shisnin kurrë Iniestën.”

PIRLO-IBRA – “Mund të rikthenim Pirlon pas largimit nga Milani. Ishte viti 2011 dhe Andrea u transferua te Juventusi. Ekzistonte mundësia ta merrnim ne, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Ibra? Kur la Barcelonën për të kaluar te Milani, Zllatani më telefonoi. Ai bëri një gjest, që e vlerësova shumë. Më tregoi se nëse do të bëja ndonjë kundërofertë, ai do zgjidhte Interin. Megjithatë, gjërat kishin marrë tjetër drejtim dhe nuk kishte sens që të bëja këtë lëvizje.”

Morati: Ikardi kapiten i madh, nuk e kuptoj lojën e Interit!
Çështja e rinovimit të Mauro Ikardit mban prej kohësh në ankth Interin dhe tifozërinë zikaltër, por veprimi i fundit i klubit për t’i hequr shiritin e kapitenit sulmuesit i ka befasuar të gjithë.

Palët janë të ndarë, ka nga ata që vlerësojnë mesazhin e klubit nëpërmjet këtij veprimi, ndërsa të tjerë janë përkrah argjentinasit.

Rreth kësaj çështje ka folur dhe Masimo Morati, ish-presidenti i famshëm i zikaltërve. Në një prononcim për ”Sportmediaset”, Morati vlerëson shumë Ikardin dhe thumbon klubin. Gjithçka është bërë publike dhe ky është një veprim i mirë dhe aspak i dobishëm për një klub të nivelit të lartë si Interi.

“Ikardi ishte një kapiten i madh dhe ka luajtur gjithmonë me entuziazëm, seriozitet dhe profesionalizëm për Interin, kështu që nuk kam asgjë për të thënë. Është faji im, është faji i asaj, është faji yt… Gjithçka është bërë publike dhe nxjerrë në shesh, diçka aspak e bukur. Duket si një gjë e padobishme, në mes të sezonit dhe pa mundësinë e shitjes së lojtarit. Duke llogaritur që Interi ka objektiva për të arritur, nuk e kuptoj se çfarë avantazhesh mund të sjellë kjo situatë e krijuar”, përfundon Masimo Morati.

Morati krah kapitenit: Ikardi ka të drejtë, Interi ka një strategji
Interi nuk po arrin të gjejë një akord me Mauro Ikardin për rinovimin e kontratës. Aktualja përfundon në verën e vitit 2021, ndërsa sulmuesi përfiton një rrogë prej 5.5 milionë eurosh në sezon. Ikardi kërkon të paktën 8 milionë euro në sezon, ndërsa Interi e mendon si të lartë këtë shifër. Në këtë pikë kanë ngecur negociatat, ndërsa në ditët e ardhshme pritet një takim midis Bepe Marotës dhe Uanda Narës.

Rreth kësaj çështje ka folur dhe Masimo Morati. Ish-kreu i zikaltërve ka folur për “Sportmediaset”, duke i dhënë të drejtë kapitenit për kërkesat e tij, i cili ka oferta të shumta për t’u larguar. Nga ana tjetër, Morati beson se klubi e ka një plan dhe do të bëjë të pamundurën për të mbajtur lojtarin në ekip dhe për të siguruar marrëveshjen e re.

“Çdo vit përsëritet kjo çështja e rinovimit të Ikardit. Besoj se lojtari e ka të drejtën për të menduar për një rrogë më të madhe, por nga ana tjetër mendoj se klubi ka studiuar një strategji për të mbajtur kapitenin në ekip. Unë do i jepja 8-9 milionë euro në sezon? Nuk mund t’i lidh dot shifrat që ekzistojnë sot me ato të së shkuarës”, driblon ish-presidenti i famshëm i Interit.

Interi, Murinjo,Mançini dhe Anjeli: Rrëfimi ndryshe i Masimo Moratit
Masimo Morati është një njeri mjaft i njohur në botën e futbollit italian, teksa kujtojmë është ish-president i Interit qëndroi si numri një i zikaltërve për më shumë se 20 vite. Pak kohë më parë italiani u propozua si kandidaturë për presidencën e federatës italiane të futbollit. 73-vjeçari ka folur për mediat italiane në lidhje me disa çështje, që nga mbështetja e Andrea Anjelit ndaj tij, deri tek ecuria e Serisë A.

MBËSHTETJA E ANJELIT – “Ishte diçka e bukur dhe shumë e guximshme nga ana e Andreas. Deklarata e tij ishte diçka që mund të çonte dhe në një mosmarrëveshje me tifozët e Juventus, por besoj një pjesë e zemërimit të Anjelit lidhet dhe me “Calciopolin”. Dhimbja mund të kalojë, por historia mbetet. Marrëdhënia me Anjelin ka qenë gjithmonë civile dhe miqësore. Unë e njoh atë që në kohën që ai ishte djalosh i ri. Nuk kishte më kuptim të vazhdonim me polemika”.

INTERI – “Pas ndeshjeve të para, sigurisht kishte frikë se kampionati i Interit nuk mund të arrinte te pritshmëritë e drejtuesve apo tifozëve. Më pas erdhi ndeshja në Champions, që i dha përsëri besim të gjithëve dhe tashmë çdo gjë është në rrugën e duhur. Interi është një ekip me karakter dhe lojtarët po bëjnë mirë. Me Juventusin kaq të fortë është e vështirë të synojë kampionatin, por ata duhet të besojnë dhe të japin më të mirën.

JUVENTUSI KRAHASUR ME INTERIN E TRIPLETËS – “Unë shoh vendosmëri dhe një ekip kompakt që mund të bëjë gjëra të mëdha. Tripleta është e vështirë të arrihet, por duhet ta provojnë dhe besoj do të arrijnë të bëjnë gjëra të mira këtë sezon. Juventusi është shumë i fortë”.

MAROTA TEK INTER – “Kam respekt dhe e vlerësoj shumë Marotën. Ai është një person i ekuilibruar, i cili di se si ta kryejë mirë punën e tij. Do ta vlerësoja shumë një kalim të tijin tek Interi.”

RONALDO NË SERINË A – “Sigurisht që është një lëvizje që mund të rrisë kureshtjen për kampionatit italian, madje unë shoh ndeshjet e Juventusit nga kurioziteti për të parë Ronaldon. Mund të jetë një magnet për të tërhequr kampionë të tjerë në Serinë A.”

IKARDI – “Ikardi është një kapiten, i cili ka mësuar shumë dhe është përmirësuar shumë. Ai i jep besim lojtarëve, është mbrojtës ndaj shokëve të tij dhe shënon shumë gola. Po bën mirë.”

MANÇINI – “E mori kombëtaren në një moment të vështirë për të ecur përpara, pasi është edhe një njeri i guximshëm. Është një trajner me cilësi të mëdha dhe duhet durim. Mançini është një trajner shumë serioz dhe rezultatet do të vijnë, jam i sigurt.”

MURINJO – “Gjithmonë ai ka cilësitë e tij dhe ka një karakter shumë të fortë. Zhose vazhdon të ruajë cilësitë e tij. E pashë ndeshjen kundër Njukasëllit, ishte një test i karakterit ajo përmbysje, që tani mund të ringrejë Mançester Junajtid”, ka përfunduar Masimo Morati.