Massimo Ferrero

“E trishtë mënyra si e larguan! De Rosi na mposhti me hile, por e dua në ekip”
Masimo Ferrero mban postin e presidentit të Sampdorias, por ai nuk e ka fshehur kurrë pasionin e madh për Romën. Nëse verdhekuqtë janë ekipi i zemrës, për një personazh si Daniele De Rosi ndjen vetëm dashuri dhe adhurim.

Kapiteni do të largohet në fund të sezonit pas një jete në kryeqytetin italian. E turpshme mungesa e rinovimit dhe mënyra e largimit të një prej simboleve të Romës. Ferrero shpjegon ndjesitë e provuara dhe ka një ftesë për 35-vjeçarin, i cili nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin e luajtur.

“Kam biseduar me Danielen disa javë më parë gjatë një udhëtimi me tren. Nëse dëshiron të vijë te Sampdoria, unë jam gati për ta bërë realitet një gjë të tillë. Lamtumira e tij nga Roma është një nga momentet më të trishta të futbollit italian. Një simbol si Toti u largua në një mënyrë të paimagjinueshme, ndërsa De Rosi u largua në një mënyrë të papritur.

E kam mik Danielen, vjen shpesh në kinemanë Adriano. Si president e ofendova pak javë më parë, sepse më bëri të humbas ndeshjen prej një faulli të paqenë. Atë ndeshje e fitoi De Rosi dhe jo Roma. U bëra keq edhe kur la futbollin Toti. E ftova të vinte te Sampdoria, por m’u përgjigj se nuk mundej. Tani do e provoj me Danielen. Do gjej direkt numrin e tij. Nëse dëshiron të shkojë në kinema falas, le të vijë të Sampdoria. Bëj shaka. Seriozisht dua që të vijë këtu, ai e di shumë mirë”, përfundon Masimo Ferrero.

Sampdoria së shpejti “amerikane”, zbulohet telefonata mes Vialit dhe Ferreros
Prej kohësh flitet për një interesim nga SHBA për Sampdorian. Një fond amerikan që bën pjesë në “York Capital” mund të blejë klubin italian. Ata dëshirojnë që president të jetë Xhanluka Viali, ish-sulmuesi që ka luajtur tetë sezone me ekipin dorian, duke fituar një kampionat, tre Kupa Italie, një Superkupë Italie dhe një Kupë UEFA.

Siç raporton “La Stampa”, Viali ka patur një kontakt telefonik me Masimo Ferreron, presidentin aktual. Ky i fundit pretendon se ka edhe oferta të tjera. Një lëvizje normale me qëllim rritjen e çmimit të shitjes së klubit.

Viali i ka kërkuar Ferreros përshpejtimin e tratativave të shitjes dhe njoftimin zyrtar brenda pesë ditëve të ardhshme. Në dyshim mbetet dhe e ardhmja e trajnerit. Marko Xhampaolo mund të largohet bashkë me Ferreron dhe e ardhmja e tij mund të jetë Roma.

“Vetëm unë besoja te Kualjarela, ai sapo ka nisur të luajë futboll!”
Fabio Kualjarela po përjeton një rini të dytë. 36-vjeçari i Sampdorias ka shënuar 16 gola në kampionat dhe sipër tij renditet vetëm një “mostër” si Kristiano Ronaldo me një gol më shumë.

Sulmuesi i klubit dorian gjeti golin në 11-të ndeshje rresht dhe barazoi rekordin e vendosur nga Gabriel Batistuta në sezonin 1994/1995. Roberto Mançini ka vendosur ta rikthejë sulmuesin në kombëtare, duke vlerësuar në maksimum paraqitjet, golat dhe formën e mrekullueshme.

Masimo Ferrero është i lumtur për një gjë të tillë, pavarësisht se tenton t’i japë merita dhe vetes. Presidenti karizmatik i Sampdorias i rikthehet episodit të ndodhur përpara 3 viteve, kur bleu sulmuesin nga Torino dhe batutat nuk mungojnë kurrë në deklaratat e tij.

“Marrëveshja me Torinon ishte e komplikuar dhe pak persona besonin te Kualjarela. Mbaj mend që ishte dita e fundit e merkatos. Po udhëtoja me tren për në Romë, tratativa me Kairon (presidenti i Torinos) përparoi dhe m’u desh të braktisja trenin. Në fund të fundit kjo ishte një dhuratë e imja për Fabion, duke parë që në moshën 36-vjeçare është kthyer në kombëtare. Ju e keni mbushur lojtarin me komplimente, por e vërteta është që Ferrero ka më shumë merita se ai. Ka ndodhur e njëjta gjë si në kinema: kush fiton çmimin ‘Oscar’, merr duartrokitjet, ndërsa producenti që shpenzon paratë, asgjë… Kualjarela është më shumë se një lojtar në fund të karrierës, ai sapo ka nisur të luajë futboll…”, përfundon Masimo Ferrero.

“Trajnerët si gratë, futbolli më ka dhënë shkelma b******! Zapata? Do e mbys trajnerin!”
Masimo Ferrero është një nga presidentët më të çuditshëm të botës së futbollit. Producent filmash, aktor, sipërmarrës dhe president! Kreu i Sampdorias është origjinal, i sinqertë dhe normale, pak i çmendur. Në një prononcim për “Telenord”, Ferrero i rikthehet fillimeve te Sampdoria, kur bleu klubin në vitin 2014. Ai nuk merrte vesh nga futbolli, por është i qartë se çfarë dëshiron.

Me trajnerin Xhampaolo është shumë i lidhur dhe është gati t’i dhurojë rinovimin, pavarësisht se nuk do ia falë kurrë shitjen e Duvan Zapatës tek Atalanta.  Trajneri nuk e pëlqente, ndërsa kolumbiani po “fluturon” me ekipin bergamask.

Rrëfimi i tij është interesant dhe batutat janë unike. Në fund ëndrra për të fituar një trofe dhe për t’iu dhuruar buzëqeshje e lumturi tifozëve të Sampdorias.

FERRERO – “Në fillim të gjithë më përqeshnin dhe askush nuk besonte tek unë. Unë lëkundem, por nuk dorëzohem. Sot ndodhem këtu falë fatit, këmbënguljes, punës së vështirë dhe dëshirës për t’iu dhuruar të rinjve dorianë një shtëpi. Pres shumë nga futbolli, por nga Sampdoria marr vetëm shkelma b…, që nuk i meritoj. Pjesa tjetër është e mbushur me kënaqësi, sot shkova te noteri dhe pagova zyrat e reja të klubit. Pres gjëra të bukura nga futbolli, sepse kush mbjell, korr. Unë kam mbjellë buzëqeshjen dhe lumturinë e njerëzve dhe shpresoj që ata të jenë të lumtur dhe të kenë respekt.”

TRAJNERI – “Trajnerët janë si gratë dhe ata mund t’i ndryshosh, pasi nuk janë prindërit e tu. Besoj shumë te puna e Xhampaolos, por nëse e thërret Reali dhe ai largohet, do të kem përsëri respekt për të. Ia thashë një gjë të tillë dhe Mihajloviçit, por… Ai ishte dashuria ime e parë. Kur erdha te Sampdoria nuk merrja vesh nga futbolli. Më dërguan në Londër dhe unë e hutova Etonë nëpërmjet një kameriere. Kam bërë shumë prapësi te Sampdoria. Me Sinishën kemi mbetur miq, por çdo trajner ka skemat e tij tekniko-taktike. Xhampaolo është një punonjës futbolli, një fundamentalist. Të gjithë e kritikojnë, por unë e dashuroj, sepse ai respekton stilin e vet. E cilësoj si një trajner shumë të mirë, atë duhet ta shijosh ashtu siç është. Ndoshta nuk të bën të fitosh asgjë, por mund të na dhurojë dhe titullin kampion. Unë nuk heq dorë nga ai dhe, nëse dëshiron të rinovojë, jam gati t’i ofroj një kontratë dy-vjeçare.”

MERKATO – “Merkato nuk mbaron kurrë dhe unë isha kundër shtyrjes së saj përtej 31 janarit. Merkato nuk ka nisur ende, sepse çdo gjë ndodh në javën e fundit. Bleva Gabiadinin, por do të kisha marrë dhe Murielin nëse do të kishim në ekip një vend të lirë për lojtarët ekstrakomunitarë. Të gjithë qahen për shitjen e Toreiras, por kemi marrë Ekdal dhe nuk jemi penduar. Po punoj për të gjetur zëvendësuesit e Andersen dhe Kolej për në verë, sepse ka boshllëk qendërmbrojtësish. Po provoj me të gjitha forcat e mia dhe dua të fitoj diçka.”

Zapata kur ishte pjesë e Sampdorias

PENGU – “Mendoj se një futbollist është si puna e bursës: shet, fiton dhe… pendohesh. Zapata nuk bënte pjesë në planet e Sampdorias. Xhampaolon do e mbys një ditë, sepse atij nuk i pëlqente kolumbiani. Nëse dëshiron Xhampaolon, ndodh dhe kjo, kështu që nuk është ndonjë befasi fakti që Zapata mund të largohej…”

Shpërthen Ferrero: VAR-i problem, po shohim nga dy ndeshje njëkohësisht!
Sampdoria zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Juventusit, por doli pa pikë nga fusha e blertë. Dygolëshi i Ronaldos i dhuroi tre pikët bardhezinjve, ndërsa goli i Kualjarelës nuk mjaftoi për miqtë. Sampdoria arriti të barazonte ndeshjen në minutat shtesë me një gol fantastik të Saponarës, por VAR-i anuloi golin dhe ndeshja u mbyll 2-1.

Masimo Ferrero është një nga presidentët më të veçantë të botës së futbollit. Kreu i Sampdorias i është rikthyer dhe njëherë akuzave për teknologjinë VAR. Teknologjia ka “krijuar” dy ndeshje: një në fushë dhe një në televizor, ndërkohë që duhet të ishte një ndihmesë për arbitrat.

“Pas ndeshjes u ngjita në autobusin e ekipit dhe përgëzova të gjithë lojtarët. U thashë që isha krenar për mënyrën sesi u përballën me Juventusin. VAR-i? Nuk mund të jetë më protagonisti i vetëm. Tani e dimë se kur shkojmë në stadium, ekziston mundësia për të parë dy ndeshje, një në fushë dhe një në televizor. Nuk vazhdohet kështu, duhet të kthehemi t’u japim besim arbitrave, të cilët janë të aftë dhe të përgatitur. Të gjithë e kemi kërkuar VAR-in dhe nuk kthehem mbrapa, por teknologjia duhet të ishte korrigjuese, një ndihmë shtesë për arbitrin. Tani na është kthyer në problem, nuk mund të ndërpritet ndeshja 6-7 herë, edhe për episode minimale”, përfundon Masimo Ferrero.

Premtimi i “legjendës”: Nëse mposhtim Juven, i bëj flokët si… Naingolan!
Masimo Ferrero është një nga presidentët më të “çmendur” dhe karizmatik të botës së futbollit. Kreu i Sampdorias ka folur për “Rai Radio1Sport”, duke insistuar në lidhjen e tij të fortë me klubin, ndërsa bën një premtim nëse Sampdoria ia del të fitojë nesër në orën 12:30 kundër Juventusit.

Presidenti e mbyll prononcimin e tij me çështjen e racizmit, por ai është kundër ndalimit të futbollit. Spektakli duhet të vazhdojë, ndërsa autorët përgjegjës duhen arrestuar.

“Unë jam një president serioz, por dhe shumë i çuditshëm. Sampdoria është jeta ime, po tentoj të ‘ringjall’ klubin dhe dua të falënderoj të gjithë tifozët që më ofendojnë çdo javë. Jam shumë i lidhur me lojtarët, ndërsa Kualjarela është një futbollist i ‘pavdekshëm’. Ndeshja kundër Juventusit? Unë jam një person që ka shumë flokë, gjithmonë i kam patur flokët e gjata, por nëse fitojmë me Juventusin do qethem dhe do bëj modelin e flokëve si Naingolan.”

“Racizmi? Nuk dua të keqkuptohem, por futbolli është spektakël dhe spektakli nuk duhet ndalur kurrë… Duhen krijuar qeli në stadium dhe nëse një ultras gabon, ai duhet mbyllur brenda dhe duhet hedhur çelësi i qelisë. Duhet të arrestohen personat racistë”, përfundon presidenti i Sampdorias.