Massimiliano allegri

“Erdha t’ju tregoj formacionin dhe t’ju përshëndes, koha për plazh dhe diell”
Maks Alegri do të ulet për herë të fundit në stolin e Juventusit nesër kundër Sampdorias. Ai është shfaqur me një pamje ndryshe në konferencën për shtyp.

Shkurt ka folur trajneri, i cili ka bërë të njohur formacionin dhe është ndarë me një mirupafshim dhe batuta me gazetarët e pranishëm në sallë.

“Me disa prej jush do shihemi nesër në ndeshje, ndërsa me të tjerët do shihemi në ekrane të tjera. Po ju tregoj formacionin dhe s’na mbetet veçse të përshëndetemi. Nesër do të luajnë Pinsoljo në portë, Kaseres, Rugani, Kielini, De Shiljo, Kuadrado, Emre Çan, Bentakur, Pereira, Dibala dhe Kin. Ronaldo nuk do të luajë, do të qëndrojë pushim për ndeshjet e kombëtares.

Le të zhvillojmë një ndeshje të bukur dhe ta mbyllim ashtu siç duhet kundër një ekipi, që ka zhvilluar një kampionat të bukur. Mos t’i heqim meritat Xhampaolos për punën e madhe që ka bërë. Më pas të turremi drejt plazhit dhe të marrim pak diell”, përfundoi Maks Alegri.

Berluskoni shton misterin: Alegri te Monza? Nuk përjashtoj asgjë!
Lajmet e merkatos janë të ndryshme dhe nga më të çuditshmet. Maks Alegri e mbylli me Juventusin pas 5 viteve në Torino, ndërsa e ardhmja e tij është enigmë. Një ditë flitet për interesimin e Mançester Junajtid e një tjetër për atë të Monzës.

Klubi i Serie C ka përfunduar në duart e Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit. Dyshja e famshme që dërgoi Milanin në majën e botës kanë një projekt shumë ambicioz me Monzën.

Rreth këtij lajmi ka folur vetë presidenti në një prononcim për Telelombardia, duke shtuar misterin rreth mundësisë së kësaj lëvizje befasuese.

“Nuk varet nga unë, por nuk përjashtoj asgjë. Me këtë rast i dërgoj urimet më të mira Alegrit për suksesin e jashtëzakonshëm që arriti me Juventusin”, komenton shkurt Silvio Berluskoni.

Oferta e parë, Alegri mbetet në Serie A?
Maks Alegri theksoi gjatë ditës së djeshme se mund të qëndrojë një vit pushim, por ofertat kanë nisur për trajnerin që do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Roma po kërkon prej kohësh një trajner të njohur. Verdhekuqtë kanë negociuar gjatë kësaj periudhe me trajnerë të ndryshëm. Xhan Piero Gasperini i Atalantës mbetet një kandidat potencial, por Xhejms Palota dëshiron të përfitojë nga situata.

Presidenti i Romës e pëlqen shumë Alegrin dhe ka shprehur interesimin e tij për të. Sipas mediave italiane, klubi kryeqytetas po tenton të kuptojë dëshirën e trajnerit. Nëse Alegri do të ishte i interesuar, Palota do të kishte gati një ofertë tunduese për të.

“Jo vetëm trajner, por edhe njeri i madh! Kënaqësi të punoja me ty”
Kristiano Ronaldo punoi vetëm një vit me të, por ishte mjaftueshëm për të krijuar një respekt për trajnerin Alegri dhe njeriun Masimiliano. Trajneri nuk i përmbajti lotët në ndarjen me Juventusin, ndërkohë që të gjithë u emocionuan.

Ylli portugez ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar disa fjalë për fundin e aventurës 5-vjeçare me bardhezinjtë të trajnerit livornez.

“Faleminderit mister! Kemi kaluar së bashku vetëm një vit, por ishte i jashtëzakonshëm. Përveçse një trajner i madh, je edhe një njeri i madh. Ishte kënaqësi të punoja me ty”, shkruan Kristiano Ronaldo në faqen e tij zyrtare.

Nuk kanë munguar as komentet e lojtarëve të tjerë. Dibala ishte i pari që reagoi në rrjetet sociale, ndërsa e ndoqën edhe Barzalji, Kanselo dhe Kuadrado.

Lot dhe një rrëfim, Alegri flet për ndarjen me Juventusin
Maks Alegri është shfaqur i emocionuar në konferencën për shtyp, madje nuk i ka përmbajtur lotët. Trajneri do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, ndërsa përballë tij ishte e gjithë skuadra. 5 vite të mbushura me trofe, por pa arritur të ëndrra e madhe: rikthimi i Champions Ligës në Torinon bardhezi.

Pavarësisht ndarjes, Alegri ndihet i qetë dhe vazhdon të gëzojë respekt për drejtuesit e klubit me të cilin është tifoz që fëmijë. Tani dëshiron vetëm të festojë titullin dhe të pushojë, ndërsa vera do të tregojë më shumë për të ardhmen e tij.

NDARJA – “Falënderoj presidentin dhe lojtarët për atë që më kanë dhënë në këto vite. Kemi marrë shumë kënaqësi dhe po lë një ekip të fortë, që ka mundësi të përsërisë veten në kampionat dhe të zhvillojë një sezon të madh në Champions. Këtë sezon nuk arritëm t’i shkonim deri në fund këtij kompeticioni. Diskutuam dhe shpreha mendimin tim për të mirën e Juventusit. Klubi bëri vlerësimet e veta dhe mori një vendim. Asgjë nuk ndryshon, raportet me drejtuesit mbeten shumë të mirë.

EMOCIONET– “E kam marrë shumë qetësisht vendimin e Juves. Në raporte profesionale mund të ketë edhe ndarje. Nuk kam kërkuar një kontratë afatgjatë, revolucion dhe lojtarë në merkato. Nuk arritëm te ajo pikë diskutimi. Tani duhet të festojmë titullin dhe Juventusi do të jetë akoma dhe më i fortë sezonin e ardhshëm.”

MUNGESA E LOJËS SË BUKUR – “Nuk besoj se ka ndikuar kjo gjë, pavarësisht se është një temë e debatueshme. Në fund të sezonit vlejnë objektivat e vendosura në fillim. Te Juventusi duhet të fitosh dhe ne ia dolëm edhe sivjet. Fakti i lojës së bukur varet nga shumë faktorë. Unë si trajner analizoj gjithmonë lojën e ekipit para rezultatit, i cili nuk vjen pa paraqitje të mirë. Futbolli është edhe strategji. Nuk mund të luash gjithmonë bukur dhe trofetë fitohen edhe me ndonjë ndeshje të shëmtuar. Dikush mund të kënaqet me faktin që ‘luajtëm bukur, por nuk fituam’. Kjo gjë nuk vlen për mua.

Në futboll vlen fitimi i ndeshjeve. Ndeshjet e mëdha fitohen me një mbrojtje të fortë. Reali mbrojti më mirë se ne në finalen e Kardifit. Jam 52 vjeç, por nuk e kam kuptuar akoma se çfarë do të thotë ‘të luash bukur futboll’. Në jetë ka disa kategori: kush fiton, kush humbet, kush rrëzohet dhe kush jo. Nëse dikush nuk fiton kurrë, një shkak e ka. Shikoni Çelinon. Zbriti në Serie B, mori Breshian dhe e riktheu në A. E dini pse? Sepse është më i aftë se të tjerët.”

VLERËSIMI – “Këto 5 vite jam përfshirë edhe në vendimet e klubit. Nuk kam qenë kurrë tipi që të përgjigjet gjithmonë pozitivisht. Të jesh pjesë e një klubi kaq të madh, trajneri duhet të ketë informacion mbi çdo problematikë. Që i vogël jam tifoz i Juventusit. Në shtëpi kisha posterin e Platinisë. Te Juventusi mëson disiplinën dhe kulturën e punës. Kam mësuar shumë dhe jam rritur në këto 5 vite të kaluara në Torino. Tifozët? Gjithmonë janë treguar të ngrohtë dhe e kanë shfaqur dashurinë e tyre për mua.”

E ARDHMJA – “Tani e kam mendjen te festa e titullit. Ndoshta do të më bënte mirë një pushim, por në mes të korrikut mund të kem dëshirë për të rinisur punën. Do të jem i qetë për të vlerësuar ofertën dhe do të marr vendimin e duhur.”

Tre kandidatë për stolin bardhezi, zbulohen kërkesat e Alegrit
Masimiljano Alegri nuk është më trajner i Juventusit, zyrtarisht. Tanimë në kampin bardhezi duhet të gjejnë pasuesin dhe emrat që qarkullojnë janë disa. Sky Sport liston si kandidatët kryesorë Didië Deshamp, Mauricio Poçetino dhe Simone Inzagi. Nuk përjashtohet as pista Antonio Konte, edhe pse ky i fundit është shumë pranë Interit.

LARGIMI – Trajneri donte të dinte planet e klubit dhe synonte të ishte i rëndësishëm. Kontrata e re për të nuk kishte shumë rëndësi në aspektin financiar. Ai kërkonte bashkëpunim të gjatë, të paktën deri në vitin 2022. Gjithashtu ish-trajneri kërkonte të paktën katër afrime cilësore. Shqetësimi kryesor i tij ishte reparti i mbrojtjes, teksa Aleks Sandro dhe Zhoao Kanselo nuk bënin pjesë më në planet e tij. E njëjtë situatë edhe për Paolo Dibala, që me Alegrin i kishte paketuar valixhet.

Tekniku italian, veç Ramsej kërkonte edhe një tjetër mesfushor. Alegri ka qenë i qartë ndaj presidenti Andrea Anjeli dhe drejtuesve të tjerë. Ai ka kërkuar që në skuadër të merrte Toni Kros nga Reali i Madridit, një preferencë e Kristiano Ronaldos. Tanimë në kampin bardhezi kanë llogari të tjera për të bërë, pasi Alegri është zyrtarisht i shkarkuar.

Zyrtare: Juve i jep fund, Alegri “fuori”
Më në fund është zyrtare. Maks Alegri nuk do të vijojë të jetë trajner i Juventusit. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi bardhezi në faqen e tij zyrtare.

“Masimiliano Alegri nuk do të ulet në stolin e Juventusit sezonin e ardhshëm. Trajneri dhe presidenti, Andrea Anjeli, do të dalin përpara mediave në konferencën për shtyp, që do të mbahet nesër me datë 18 maj, në orën 14:00 në stadiumin Alianz Arena”, shkruhet në komunikatën e kampionëve të Italisë.

Trajneri livornez fitoi 5 tituj kampionë në po kaq vite që drejtoi Juven dhe dërgoi ekipin dy herë në finalen e Champions Ligës. Dështimi për të rikthyer trofeun prestigjioz në Torino ndikoi në fundin e marrëdhënies me “Zonjën e Vjetër”. Më shumë do të mësohet nesër në konferencën e përbashkët midis tij dhe presidentit Anjeli.

TROFETË – Alegri bëri mirë në Itali, ku Juventusi ka dominuar ndër vite. Bardhezinjtë nuk kanë pasur rivalë, teksa ai ka fituar pesë tituj kampionë në po kaq sezone. Vetëm këtë sezon dështoi në Kupën e Italisë, pasi i eliminoi në  Atalanta. Këtë trofe Alegri me Juventusin e fitoi katër herë. Gjithashtu ai ka fituar edhe dy herë Superkupën e Italisë. Bie në sy fakti që nuk ka marrë dot asnjë trofe ndërkombëtar.

“Si mund të diskutohet Alegri?! Në Champions po vuajnë edhe Mesi me Guardiolën”
Maks Alegri ka fituar 5 tituj kampionë me Juventusin, por për drejtuesit e klubit dhe një pjesë të madhe të tifozëve kjo nuk mjafton. Kampionët e Italisë kërkojnë prej vitesh fitimin e Champions Ligës dhe trajneri livornez nuk po arrin të sjellë trofeun e madh në Torino.

E ardhmja e tij me Juven është në dyshim, ndërkohë që në mbrojtje i ka dalë fituesi i fundit italian i “Topit të Artë”. Fabio Kanavaro analizon situatën dhe shpjegon mendimin e tij.

Për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm për klube nuk është aspak e thjeshtë dhe nevojitet edhe pak fat. Ish-mbrojtësi i Juventusit, sot trajneri i Guanzhu Evergrande në Kinë, merr edhe shembullin e Mesit e Guardiolës për të justifikuar Alegrin.

“Juventusi është një hap para në krahasim me ekipet e tjera në Itali. E kanë ndërtuar këtë fuqi me kalimin e kohës. Bardhezinjtë i bëjnë gjërat në mënyrën e duhur dhe vetëm kur je pjesë e Juves e kupton diferencën midis lojës dhe fitores.

Alegri? Për mua duhet të qëndrojë dhe nuk e kuptoj si mund të vihet në diskutim. Alegri ka fituar 5 tituj kampion me bardhezinjtë. E kuptoj dhimbjen e Champions Ligës, por është një problem edhe për Mesin e Guardiolën.  Fitimi i këtij kompeticioni kërkon edhe pak fat”, përfundon Fabio Kanavaro.

“Bomba” e madhe, rriten shanset për Juventusin!
Juventusi i surprizoi të gjithë verën e kaluar me blerjen e Kristiano Ronaldos. Goditja e madhe u krye në fshehtësi të plotë dhe të gjithë u befasuan nga kjo lëvizje.

Bardhezintë duan të përsërisin të njëjtën gjë, por kësaj radhe për stolin. E ardhmja e Maks Alegrit në stolin e kampionëve të Italisë është në dyshim, ndërsa është rritur koeficienti i largimit të tij.

Ëndrra e madhe e Fabio Paratiçit quhet Pep Guardiola. Spanjolli shihet si emri i duhur për të rikthyer Juven te futbolli i bukur dhe triumfi në Europë. Sipas koeficienteve të “Sisal Matchpoint”, largimi i Alegrit ka shkuar nga 1.8 në 2, ndërsa ulja e trajnerit katalanas në stol ka zbritur nga 3 në 2.5 orët e fundit.

Rikthimi i Antonio Kontes nuk shihet më si opsion, me trajnerin leçez që duket pranë Interit, ndërsa qëndron sërish 6 koeficienti i Mauricio Poçetinos.

Nedved i akullt: Harrojeni revolucionin. Alegri? Kush do të jetojë, do e marrë vesh
Zërat e një ndërprerje të marrëdhënies midis Juvnetusit dhe Maks Alegrit po shtohen nga dita në ditë. Trajneri livornez do të takohet javën e ardhshme me presidentin Anjeli, aty ku do të merret vesh dhe e ardhmja.

Pavel Nedved, i cili mban rolin e zv presidentit, flet për takimin e shumëpritur dhe merkaton e bardhezinjve. Ndërhyrje do të ketë, por jo revolucion, ndërsa për të ardhmen e Alegrit duhet durim.

“Kemi një kontingjent me vlera për në Itali dhe Europë, kështu që nuk mendoj se kemi nevojë për një revolucion në merkato. Presidenti dhe trajneri janë takuar gjithmonë në qershor, ndërsa sivjet është lënë për javën tjetër. Kështu që le të presim.

Do të jetë Alegri edhe sezonin tjetër në pankinën e Juves? Kush do të jetojë, do e marrë vesh. Më pëlqen të përdor një shprehje të djalit tim: le të presim”, përfundon Pavel Nedved.

Tre alternativa për stolin e Juves, propozimi i fundit intrigon jo pak
Maks Alegri është drejt largimit dhe tre janë alternativat e Juventusit. Shanset e rikthimit të Antonio Kontes janë zvogëluar. Ai pëlqehet shumë nga Nedved dhe Paratiçi, por Andrea Anjeli mendon ndryshe. Presidenti nuk e ka harruar akoma ndarjen e keqe 5 vite më parë dhe ka vënë veton kundër këtij rikthimi.

Dy janë dëshirat e mëdha: Mauricio Poçetino dhe Didier Deshamp. Argjentinasi i Totenhemit pëlqehet shumë. Largimi i tij nga Spurs duket i sigurt pas fjalëve të vetë trajnerit pas kualifikimit në finalen e Champions Ligës.

“Dëshironi të dini nëse mendoj të largohem nga Totenhemi, nëse fitojmë Champions Ligën? Po, e konfirmoj se do të largohem. Mund të largohem edhe nëse e humbasim finalen”.

Kandidat i fortë është edhe trajneri francez. Deshamp e njeh mirë ambientin dhe mentalitetin bardhezi, pasi ka luajtur dhe drejtuar Juven më parë. Problem mbetet kontrata e tij me kombëtaren franceze dhe fakti që dëshiron të luajë Europianin 2020.

Emri i tretë quhet Zhoze Murinjo. Portugezi është propozuar nga Horge Mendes, agjenti i tij. “Special One” është një trajner fitues dhe intrigon jo pak, ndërsa problem mbetet fakti që është shumë më tepër interist se duhet dhe deklaratat thumbuese që ka bërë gjithmonë për bardhezinjtë.

Alternativa të tjera janë edhe Simone Inzagi me Sinisa Mihajloviç. Megjithatë, më parë duhet larguar Alegri dhe pastaj do të nisë ofensiva për të gjetur trajnerin e ri të Juventusit.

Tronditet Juventusi: Prapaskenat me Alegrin, pasuesi dhe “armiku”
Prej kohësh po flitet për një takim midis presidentit Anjeli dhe trajnerit Alegri. Tema e diskutimeve do të jetë e ardhmja e Juventusit dhe merkato që duhet bërë. Megjithatë, ky takim mesa duket nuk do të zhvillohet kurrë.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e “Zonjës” e kanë ndarë mendjen për të mbyllur ciklin me trajnerin livornez dhe gjithçka do të bëhet zyrtare gjatë ditës së sotme. Maks Alegri fitoi 5 tituj në po kaq sezone në Torino dhe arriti të dërgojë ekipin dy herë në finalen e Champions Ligës.

Diçka e tillë nuk mjafton dhe marrëveshja mes palëve nuk do të zgjasë. Emri që i ka detyruar drejtuesit bardhezi të marrin këtë vendim quhet Antonio Konte. Ish-mesfushori pritet të rikthehet në stol.

Konte e ka drejtuar Juventusin gjatë sezoneve 2011/2014, aty ku fitoi 3 tituj kampion dhe 2 Superkupa Italie. Pavel Nedved ka qenë zëri më i fortë pro-rikthimit të ish-trajnerit të Çelsit, ndërsa Alegri mund të marrë drejtimin e Interit ose të largohet nga Serie A.

E bujshme | Në Itali janë të sigurt, Alegri jep nesër dorëheqjen
Media e njohur italiane “Sport Mediaset” ka raportuar një lajmë të bujshëm në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Juventusit, Masimiliano Alegri.

Sipas kësaj medie, tekniku livornez do të deklarojë largimin e tij nga kampionët e Italisë ditën e nesërme me anë të një komunikate për shtyp.

Ky vendim supozohet të jetë marrë pas një takimi që trajneri i “Zonjës së Vjetër” pati me presidentin Andrea Anjeli. Në rast se ky lajme bëhet realitet, atëherë do t’i hapej rruga rikthimit të Antonio Kontes në stolin e Juventusit, pesë vite nga largimi i këtij të fundit.