Masimo Morati

Morati mesazh Murinjos: Aty jo, nuk të shoh dot!
Masimo Morati u detyrua të tërhiqej nga Interi, edhe pse mbetet një tifoz special i zikaltërve. Në vitin 2010 ai arriti të fitonte gjithçka dhe ai sezon do të mbahet mend gjatë nga tifozët e klubit milanez. “Interi i tripletës është kujtimi më i këndshëm, por ka edhe vite të tjera të mrekullueshme që janë pjesë e një aventure të bukur në krye të Interit”, thotë ish-presidenti, i cili është rikthyer të flasë dhe e ngacmojnë edhe për Antonio Konten, kandidatin kryesor për të pasuar Luçiano Spaletin në stolin e Interit.

“Nuk mund të gjykoj, por mund të jetë një zgjedhje e mirë”, thotë Morati sa për të kaluar radhën. Më tej ai është pyetur edhe për grupin Suning që drejton Interin. “Njerëz të mirë dhe të sjellshëm me mua. Kemi shkëmbyer informacion dhe asgjë më shumë. Presidenti Zhang po bën një sforcim të madh për ta çuar përpara këtë projekt që ka nisur”, është shprehur italiani për Radio Sportiva.

Bepe Marota po punon për të përforcuar Interin dhe dihen aftësitë e tij. Në lidhje me të Morati shton: “Shpresoj që me durimin dhe kapacitetin që ka ta çojë Interin në një nivel më të lartë se ky i tanishmi, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”.

Sigurisht Morati është ngacmuar edhe për Ikardin dhe mendimi i tij është i qartë: “Duhet të prisnin fundin e sezonit për të bërë gjithë atë rrëmujë”. Në fund ish-presidentin e Interit e prekin në zemër. Murinjo, është një nga pikët e dobëta dhe emri i portugezit po lakohet si opsion për Juventusin.

Morati sigurisht nuk do e priste mirë nëse  ish-trajneri i Interit do e pranonte ofertën e bardhezinjve. E thotë hapur diçka të tillë: “Jeta mund të të detyrojë të bësh edhe gjëra ndryshe nga ato që mendoje, por në këtë rast do nuk do e prisja mirë”.

Gazetari zbulon prapaskenën me Alegrin, Interi kërkon kolegun e Kaçes!
Merkato është gjithmonë e paparashikueshme. Mjafton të ndryshojë diçka, një raport i thyer, një mërzitje e momentit që të kthehet në fiksim, ndonjë ofertë më e mirë dhe… valixhet gati për t’u larguar.

Marko Çivoli, gazetar i “Rai Due”, ka zbuluar një “flirt” midis Interit dhe Maks Alegrit, trajnerit të Juventusit. Çivoli ka rrëfyer një bisedë të bërë para disa kohësh me Masimo Moratin, ish-presidentin e famshëm të klubit zikaltër.

Marko Çivoli

“Ekziston hipoteza që Alegri të bëhet trajner i Interit. Morati, i cili mbetet presidenti i Interit, pavarësisht se nuk e mban më si post, më tregonte kohë më parë se e vlerësonte shumë Alegrin që nga koha kur ishte trajner i Milanit. Nuk do të befasohesha nëse pas një farë kohe, Interi të bënte ndonjë vlerësim për Spaletin.”

Nga ana tjetër, Interi vazhdon të “gërmojë” në merkato për të përforcuar kontingjentin e Spaletit. Klubi italian ka hedhur sytë drejt kampionatit grek, konkretisht tek ekipi i Panathinaikosit, ku luan dhe Ergys Kaçe.

Janis Buzukis

Drejtuesit e klubit po ndjekin Janis Buzukis, mesfushorin e talentuar 20-vjeçar, i cili ka lindur në Prevezë. Buzukis ka rënë në sytë e drejtuesve të Interit në ndeshjen e përfaqësuesve U21, Greqi-Hungari. Ai ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon me Panathinaikos, duke numëruar dy asiste dhe dy gola të shënuar.

Siç citon “To10.gr”, Buzukis është vënë në shënjestrën e Interit. Ai konsiderohet si Luka Modriç i ardhshëm, ndërsa ka zhvilluar tre ndeshje dhe shënuar një gol me ekipin U21 të Greqisë.

Figo: Mançini më ka turpëruar, egoja e Ibrës më e madhe se… Kulla Eifel!
Luis Figo u aktivizua për katër sezone me Interin, që ishte klubi i fundit në karrierën e portugezit fantastik. Ndeshjen e fundit me Interin e luajti me datë 31 maj të vitit 2009. Luhej Inter-Atalanta, përfundonte me rezultatin 4-3 dhe kjo ishte ndeshja e fundit në karrierë për Figon, por dhe e fundit me ngjyrat zikaltër për Zllatan Ibrahimoviç, i cili largohej në verë drejt Barcelonës.

46-vjeçari e nis prononcimin e tij për “DAZN”, pikërisht nga gjiganti suedez. “Zllatan është një kampion, edhe pse ka një karakter të vështirë. Egoja e tij është më e madhe se Kulla Eifel. Ai është i mirë, një djalë me zemër të mirë, ka cilësi të mëdha dhe është fitues. Pa dyshim që është një mik shumë i mirë.”

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2000 komenton dhe për Roberto Mançinin, të cilin e kishte trajner te Interi. Trajneri momental i kombëtares italiane e ka turpëruar disa herë, por portugezi nuk mban mëri dhe i uron më të mirën. “Ai është një nga njerëzit që më ka turpëruar më shumë në karrierën time. Por, i dërgoj urimet më të mira, në këtë moment mban një pozicion të rëndësishëm në futbollin italian dhe shpresoj që kombëtarja të fitojë vendin që i takon.”

Në fund Masimo Morati dhe Havier Zaneti. Respekt dhe dashuri për të dy. “Morati ka qenë një nga personat më të rëndësishëm të botës së futbollit në karrierën time, në aspektin sportiv, por dhe atë personal. Unë e quaj baba dhe ka qenë shumë i rëndësishëm në katër vitet e mia me Interin. Zaneti? Një mik, një kapiten dhe profesionist i madh. Ka qenë e mrekullueshme të luaja me të”, përfundon një nga anësorët më të mirë të krahut të dekadës së kaluar në futbollin botëror.

Morati: Ky Inter, si i tripletës. Ikardi? Mos e krahasoni me Fenomenin
Të fitosh një derbi në minutat shtesë është një emocion i papërshkrueshëm dhe një dhimbje e madhe për kundërshtarin. Goli i Ikardit ka çuar në ekstazë tifozët interistë dhe një gjë të tillë e ka shijuar dhe Masimo Morati. Ish-presidenti dhe tifozi numër një i zikaltërve ka folur “Radio Anch’Io lo Sport”, ku komenton ekipin aktual të Spaletit. Ndeshja e mbrëmshme i ka kujtuar ekipin e Murinjos, që shkroi historinë në vitin 2010 duke fituar tripletën e famshme.

Morati sheh ngjashmëri mes dy ekipeve, por këtij Interi i mungon një lojtar si… Esteban Kambiaso. Ikardi është njeriu i momentit, Morati e adhuron, por bën thirrje të mos e krahasojnë me Ronaldo Fenomenin. Ikardi është një “përbindësh” në zonë, por braziliani ishte diçka tjetër, që vështirë të shihet dhe për shumë vite në futboll.

DERBI – “Është mënyra më e mirë për të fituar, sidomos në një derbi, edhe pse është e vërtetë që të shënosh në fund do të thotë që nuk ke qenë në gjendje të shënosh më përpara… Një sukses i tillë do të kishte lumturuar dhe avokat Priskon (ish-tifoz i zjarrtë i Interit).”

TITULLI – “Është një objektiv shumë i vështirë, Juventus është më i fortë dhe ka detyrën të fitojë Champions-in, por ne kemi treguar se jemi aty. Shpresoj të shohim dhe në fazën e dytë të kampionatit të njëjtën vazhdimësi rezultatesh dhe të njëjtën performancë atletike që po demonstron ekipi.”

KRAHASIMI – “Duke parë derbin dhe duke parë tensionin që arrinte të mbante ekipi, mu kujtua Interi i tripletës. Është gjithmonë e vështirë të bësh krahasime, por besoj se me një Kambiaso në fushë, pa i hequr asnjë meritë Brozoviç dhe Vesinos, ky Inter do të kishte një ekuilibër perfekt.”

IKARDI – RONALDO – “E admiroj shumë Ikardin, por nuk do të guxoja ta krahasoja me Ronaldon. Fenomeni kishte një klas dhe elegancë të lindur, është një lojtar i përjetshëm, do të bënte diferencën dhe sot, ndërsa Mauro është një lojtar i stilit të vjetër, vdekjeprurës në zonë. Nuk dua të bëj trajnerin, por mendoj se do të bënte shumë mirë me Martinez në krah.”

CHAMPIONS – “Finalja e Champions-it luhet në Madrid, si në vitin 2010. Edhe atëherë luanim me Barcelonën në fazën e grupeve, diçka më kalon nëpër mendje, por është akoma herët… Mungesa e Naingolan është e rëndë, por ajo e Mesit për Barcelonën është edhe më shumë, një fat për ne. Marota tek Inter? Kurrë nuk është e gabuar të marrësh drejtues me eksperiencë, por nuk vendos unë.”

Anjeli e kandidoi për FIGC, Morati sqaron zërat
Masimo Morati është përfolur si një nga kandidaturat për kreun e FIGC (Federata Italiane e Futbollit). Emri i ish-presidentit të famshëm të Interit ka dalë nga një takim midis Andrea Anjelit, presidentit të Juventus dhe Gaetano Miçike, kreu i Ligës italiane.

73-vjeçari ka dhënë një koment të shkurtër për mundësinë e kësaj kandidature, por në fillim dëshiron të takohet me Anjelin për të kuptuar më mirë se pse kreu i Juventusit po mendon për të si një nga kandidatët e kësaj gare.

“Për momentin nuk mund të komentoj asgjë, sepse nuk jemi takuar akoma. Sigurisht, i kam dëgjuar zërat për qëllimin e dikujt për të më kandiduar për postin e kreut të FIGC. Të presim e të shohim. A jam i surprizuar? Dua të bisedoj me Anjelin për këtë gjë dhe të kuptoj se pse më ka në mendje si një kandidaturë”, sqaron për “Il Giorno”, ish-kreu i zikaltërve, me të cilët fitoi tripletën e famshme në vitin 2010.

Gara për kreun e FIGC, Anjeli mbështet kandidaturën e… Moratit
Një emër i rëndësishëm i futbollit italian ka dalë në skenë për garën e kreut të FIGC (Federata Italiane e Futbollit). Bëhet fjalë për Masimo Moratin, ish-presidentin e famshëm të Interit.

73-vjeçari plotëson kritiret e nevojshme për kreun e futbollit italian: kurrikulum, eksperiencë dhe autoritet. Mbi të gjitha, Morati është një person tepër pozitiv, i cili gëzon një respekt të madh. Kandidatura e tij mbështetet nga Andrea Anjeli, presidenti i Juventus dhe Gaetano Miçike, kreu i Ligës Italiane.

Përballë Moratit do të jetë Gabriele Gravina, kreu i Ligës Pro, i cili bëri publike kandidaturën e tij përpara dy ditësh. Morati akoma nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare, sepse kërkon të ketë një konsensus të gjerë për kandidaturën e tij, ndërkohë që të premten mund të vijë përgjigja përfundimtare.

Gravina ka mbështetjen e katër organeve zyrtare si: LND (Liga amatore kombëtare), Lega Pro (Gravina është aktualisht presidenti), AIA (Shoqata e arbitrave italianë) dhe shoqata e trajnerëve. Morati mund të marrë mbështetjen e shoqatës së futbollistëve dhe mund të bindë ndonjë delegat nga ana e trajnerëve. Megjithatë, Gravina është favorit për momentin për t’u ulur në postin e presidentit të FIGC.

Rikthimi në futboll? Masimo Morati sqaron gjithçka
Silvio Berluskoni nuk ia doli të qëndronte larg futbollit dhe bleu klubin e Monzës, që militon në kategorinë e tretë të futbollit italian. Ish-presidenti i Milanit qëndroi vetëm dy vite larg futbollit dhe u rikthye me Monzën, ku do të punojë me Adriano Galianin, bashkëpunëtorin më të afërt të tij.

Masimo Morati, një tjetër emër, i cili ka qenë president i Interit nga viti 1995-2013, ka folur për “L’Unione Sarda”, mbi mundësinë e rikthimit në futboll.

“Nuk ekzistojnë kushtet për t’u rikthyer në futboll. Besoj se i kam dhënë shumë botës së futbollit dhe nëse do më duhej të bleja një klub të ri, do të impenjohesha maksimalisht. Por, nuk do të ndodhë, sepse nuk do të ishte e njëjta gjë krahasuar me Interin”, përfundon ish-presidenti i famshëm i zikaltërve, i cili nuk kurseu asgjë për klubin me të cilin ishte tifoz dhe kulmin e arriti në vitin 2010, kur Interi i tij fitoi Cjhampions Ligën e shumëdëshiruar dhe tripletën e famshme.

Morati zbulon ofertën: Isha pranë rikthimit në futboll, ja pse refuzova!
Silvio Berluskoni nuk ia doli të qëndronte larg futbollit dhe u rikthye duke blerë klubin e Monzës. Afër rikthimit ka qenë dhe ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, i cili është tunduar për një moment për t’u rikthyer në futboll, por në fund rezistoi dhe refuzoi ofertën e Barit.

“Disa kohë më parë më ofruan Barin, që tashmë është pronë e De Laurentis, i cili synon të ndërtojë polin e madh të jugut. E diskutova për disa ditë më djalin tim ofertën, por vendosëm të tërhiqeshim nga ky propozim. Jo vetëm për shkak të largësisë së madhe me Puljan, sepse nuk ishte ajo vështirësia më e madhe.

Hoqa dorë dhe refuzova ofertën, sepse e di mirë se cilët do të ishin hapat e parë pas marrjes së klubit. Për shembull: do të ishte e mundur të mos tundoheshe nga ideja e blerjes së një kampioni brazilian, ose uruguaian? Do të përfundonim duke shpenzuar më shumë para se sa buxheti i parashikuar i klubit”, zbulon Morati për “Il Giornale”.