Martini

Martini: Vllaznia s’është vonë, debatet të mënjanohen
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë komenton gjendjen te skuadra kuqeblu dhe bën apel që të gjithë drejtuesit të gjejnë emëruesin e përbashkët

Gaspër Marku

Si një pjesëtar aktiv i komunitetit sportiv të qytetit verior, një person që ka luajtur futboll me Vllazninë, madje duke qenë ndër më të spikaturit në fitimin e disa trofeve, Edi Martini vazhdon të jetë shumë aktiv edhe sot sa i përket jetës futbollistike në kampin kuqeblu. Ai drejton një akademi sportive private, me disa ekipe zinxhir, por muajt e fundit Federata Shqiptare e Futbollit i ka besuar edhe postin e trajnerit të kombëtares rajonale U-17, skuadër që po paraqitet mjaft mirë në aktivitetin e organizuar kohët e fundit nga institucioni i futbollit shqiptar. Martini shquhet edhe si një analist i mirëfilltë i futbollit dhe gjithmonë tregohet i gatshëm të flasë për fatet e futbollit në Shkodër, aq më tepër kur situata e fundit nuk është komode. Kështu ka bërë edhe dje, kur për “Sport Ekspres” komenton situatën që po kalojnë kuqeblutë, pas kampionatit të fundit, që ishte dramatik, tesak qëndrimi u realizuar pas barazimit me Tiranën. Kërkohet ringritja e Vllaznisë në baza të shëndosha, por një gjë e tillë po vonon disi dhe tifozët janë shqetësuar.

Kohë ka, kohë s’ka

“Nuk është vonë, por realisht ka pak kohë”. Kjo është esenca e asaj që Edi Martini përmbledh në lidhje me situatën momentale të Vllaznisë. “Normalisht, ekipet janë pushim, por ata që janë në Kupat e Europës kanë përparuar shumë, duke realizuar shumë blerje. Është shfrytëzuar Tirana dhe Teuta, që kanë shumë lojtarë. Janë disa ekipe që kanë shumë lojtarë dhe fatkeqësisht Vllaznia nuk ka përfituar nga prishja e Tiranes e Teutës. Ka pasur disa lojtarë cilësorë që, nëse do të kishim qenë pak më të gatshëm ose të kishim filluar punën, do të kishim mundësinë t’i kishim marrë te Vllaznia”, – thotë Martini. Gjithsesi, për të nuk është se ka ndonjë vonesë të madhe në këtë drejtim, por gjërat duhet të lëvizin më shpejt: “Nuk është se jemi vonë, por edhe në kohë nuk jemi. Duhet që drejtuesit e Vllaznisë, trajnerët, drejtorët, por edhe kryetarja e bashkisë, bashkë me stafin e saj, të gjejnë emëruesin e përbashkët dhe sa më shpejt të bëhet merkato, sepse është një periudhë, që duket se ka shumë kohë, por faktikisht ka pak”, shton ai.

Të mënjanohen debatet

Martini komenton një përplasje mediatike të ditëve të fundit mes drejtorit sportiv Eugent Zeka dhe trajnerit Armando Cungu. “Kur debatet dalin në media mendoj se punët duket se janë pak të acaruara. Debati sjell progres, por nuk është mirë, që këto gjëra të dalin për publikun e gjerë, qoftë nga trajneri, qoftë edhe nga drejtori sportiv. Prandaj them se duhet të ulen sa më shpejt në tryezë, të gjejnë emëruesin e përbashkët për të bërë një Vllazni më të mirë”, – pohon Martini.

Hebaj në Slloveni, Martini ironik: Vllaznia nuk kishte nevojë për të
Lajmi i publikuar në “Sport Ekspres” për transferimin zyrtar të talentit shkodran Rubin Hebaj nga Vllaznia te Domzhale në Slloveni ka ndarë opinionin sportiv në Shkodër.

Shumë tifozë janë të kënaqur për hapin e madh të sulmuesit të talentuar, të tjerë akuzojnë klubin se po prish skuadrën dhe ka edhe nga ata e shohin me dyshim këtë lëvizje, duke pasur frikën se Hebaj nuk do t’ia dalë të përballojë presionin, duke qenë ende shumë i vogël.

Në faqen e rrjetit social Facebook të uebsitit “Shkodrasport.com” ka komentuar edhe “arkitekti” i kësaj lëvizjeje, Edi Martini, i cili është në rolin e agjentit të Hebajt.

I ngacmuar nga një tifoz, ish-futbollisti i famshëm shkodran ka lëshuar një batutë të hidhur kundrejt Vllaznisë, që sezonin e fundit e aktivizoi shumë rrallë në formacionin titullar Hebajn: “Ju 8 ndeshje e keni futur, nuk keni pasur nevojë për të”.