Marselo Bielsa

E ardhmja e “spiunit” Bielsa një mister, ja si përgjigjet argjentinasi
Marselo Bielsa është një nga trajnerët me personalitetin më të veçantë. 63-vjeçari njihet për karizmën e tij, por edhe për autoritetin e lartë që ushtron kundrejt lojtarëve. Argjentinasi në karrierën e tij ka drejtusr ekipe si Marseja, Bilbao, Lacio, por edhe kombëtaren e vendit të tij dhe ajo e Kilit. Aventurën më të suksesshme e ka kaluar me baskët e Bilbaos, ku ka arritur deri në finale të Europa League.

Aktualisht drejton Lids Junajtid. Latini mbrëmë humbi betejën me Frank Lampard. Lidsi u mund nga Derbi i drejtuar nga ish-mesfushori anglez dhe arriti të dalë në finale të “Play-off” për një vend në Premier Ligën e vitit të ardhshëm. Bielsa pas finales është pyetur rreth të ardhmes së tij. Është i gatshëm të vazhdojë pavarësisht dështimit.

“Siç mund ta imagjinoni, nuk është momenti për të folur për këtë. Gjithsesi ka një proçes bisedimesh dhe ju e dini këtë gjë. Për këtë po flas. Nëse klubi më ofron të vazhdoj unë do ta dëgjoj kërkesën e tyre”, deklaroi Bielsa.

VIDEO | Bielsa sqaron urdhrin: Nuk ishte dhuratë, ja pse vepruam në atë mënyrë
Marselo Bielsa u vu dhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes, teksa ekipi i tij Lids Junajtid u urdhërua nga trajneri që të hapte portën, pasi më parë kishte shënuar, ndërkohë që kundërshtarët kishin kërkuar ndaljen e lojës.

Leeds giving a goal to Villa…

Would you have made that decision?#bielsa #LEEAVL#leedsvilla#leeds pic.twitter.com/jafoJllukw

— PUSHED OUT BY BARTHEZ, WILTOOOORD (@BarnesIsDown) April 28, 2019

Lidhur me këtë çështje, ka folur vetë “El Loco”, i cili dukshëm i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes, është shprehur se futbolli anglez është i ndershëm dhe goli nuk u dhurua, por u kthye mbrapsht.

“Nuk ishte një gol i dhuruar, ishte një gol që e kthyem mbrapsht. Ajo që ndodhi ishte ajo që patë. Ne bëmë atë që bëmë. Futbolli anglez është i njohur për ndershmërinë që ka në lojë, kështu që nuk kam çfarë flas për këtë pjesë”, përfundoi trajneri Bielsa.

Mendi: Bielsa gjenial, nuk do ju besohet kjo që po ju them!
Marselo Bielsa është një nga trajnerët më të veçantë në qarkullim. Argjentinasi ka marrë përsipër detyrën për të rikthyer Lids Junajtid në Premier Ligë dhe deri tani po shkon gjithçka perfekt.

Ekipi i tij kryeson divizionin e dytë të futbollit anglez, ndërsa djemtë e tij siguruan dje një fitore të madhe kundër Aston Vilës në transfertë, duke rikthyer dizavantazhin e dy golave. Benxhamin Mendi luan sot me Mançester Sitin, ndërsa me Bielsën ka punuar tek Olimpiku i Marsejës.

Ai ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e famshëm, ndërsa tregon dhe disa detaje interesante për të. Bielsa është një “maniak” i detajeve dhe nuk fal askënd që gabon.

“Marselo na ka përmirësuar shumë te Marseja, por e rëndësishme është dhe mënyra se si ai punon me stafin e tij. Nëse të thotë të vendosësh një kon 10 metra larg dhe ti e vendos 11, ekziston rreziku që të mos grumbullohesh për ndeshjen e radhës. E kam fjalën dhe për stafin, pasi dhe ata duhet të punojnë mirë gjatë javës për… t’u grumbulluar për ndeshje! Njësoj si futbollistët.”

“Ndeshja e parë me Bielsën ishte një miqësore. U paraqitëm në ndeshje me vetëm një doktor, pa zëvendës trajnerin, pa përgatitës dhe pa asgjë. Në pankinë nuk kishte mbetur askush që fliste frëngjisht, sepse askush nuk kishte punuar mjaftueshëm përpara ndeshjes. Por, ai e respekton futbollin njësoj si Guardiola. Ka një mënyrë të shkëlqyer për ta kuptuar atë. Më ka përmirësuar shumë dhe këshillat e tij janë të dobishme dhe tani për mua”, përfundon mbrojtësi i shpallur kampion bote me Francën gjatë kësaj verë në Rusi.

VIDEO | Skemë dhe supergol, Marselo Bielsa nuk përmbahet
Marselo Bielsa është një trajner, i cili ka frymëzuar shumë kolege të vjetër e të rinj. Pep Guardiola e cilëson argjentinasin si “trajnerin më të mirë në botë”, ndërsa lojtarët e adhurojnë.

63-vjeçari mori këtë sezon drejtimin e Lids Junajtid dhe objektivi është rikthimi në Premier. Djemtë e Bielsës renditen në vendin e tretë në “Championship”, me 3 pikë më pak se kryesuesit e Noruiçit.

Gjatë stërvitjes, trajneri ka qenë duke provuar një nga skemat e tij. Pasim i gjatë në formë krosi dhe eurogol. Patrik Bamford, sulmuesi 25-vjeçar i Lidsit ka shënuar një gol shumë të bukur dhe Bielsa nuk është përmbajtur.

Vrapim me duart lart nga cepi tjetër i fushës dhe një përqafim i ngrohtë për lojtarin e tij. Goli të gëzon dhe në stërvitje, sidomos kur skema realizohet në perfeksion…

? @Patrick_Bamford pic.twitter.com/4b0VyCfXT6

— Leeds United (@LUFC) November 22, 2018

Një hotel për Newell Old Boys, dhurata e Bielsës për ekipin e zemrës
Marselo Bielsa vazhdon punën e tij me Lids Junajtid në divizionin e dytë të futbollit anglez. Objektivi është rikthimi i ekipit në Premier Ligë dhe djemtë e trajnerit argjentinas ndodhen në vendin e tretë në renditje, me dy pikë më pak se kryesuesit e Shefild Junajtid.

Trajneri i famshëm për konceptet për futbollin dhe stilin e lojës së skuadrave të tij ka bërë një gjest shumë të bukur në Argjentinë. Ai është një tifoz i zjarrtë i Newell Old Boys, ekip me të cilin ka fituar kampionatin në vitet 1991 dhe 1992, ndërsa dërgoi ekipin në finalen e Kupës Libertadores në vitin 1992, e humbur me penallti me brazilianët e Sao Paolos.

Drejtuesit e klubit argjentinas kanë vendosur t’i vënë stadiumit emrin e Marselo Bielsës, ndërsa ky i fundit ka menduar dhuratën e tij për përvjetorin.

Stadiumi “Marselo Bielsa” i Newell Old Boys

63-vjeçari, i cili konsiderohet nga Pep Guardiola si trajneri më i mirë në botë, i ka dhuruar klubit të Newell Old Boys” një hotel me vlerë 2.5 milionë dollarë. “El Loco” e ka kryer këtë gjest fantastik në nder të përvjetorit të themelimit të klubit. Newell Old Boys feston 115-vjetorin e krijimit me datë 3 nëntor dhe Bielsa ka menduar të bëjë diçka për klubin e tij të zemrës.

Një hotel prej rreth 2 mijë metrave katrorë do të shërbeje për qëndrimin e ekipit në ndeshjet shtëpiake dhe jo vetëm. Hoteli përmban gjithçka të nevojshme për një ekip futbolli dhe është projektuar nga studio arkitekturore e motrës së trajnerit, Maria Bielsa. Hoteli do të inaugurohet me datë 3 nëntor, në ditëlindjen e 115-të të klubit dhe do t’i dhurohet klubit të Newell Old Boys.