Marquinhos

Thumbimi i radhës: Pse ka heshtur Mesi te Barça?!
Polemikat Brazil-Argjentinë nuk kanë fund. Ekipi i Tites fitoi Kupën e Amerikës për herë të nëntë në histori dhe tifozët kanë festuar gjatë.

Megjithatë, deklaratat e Leo Mesit kanë trazuar ambientin e Brazilit. Kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës “shpërtheu” kundër gjykimit dhe theksoi ndihmën e madhe që po i jepej Brazilit në këtë kompeticion.

Pas Tites dhe Tiago Silvës, ka qenë radha e Markinjos për t’i kthyer përgjigje “pleshtit”. Mbrojtësi i PSG-së ka folur qartë dhe pastër, duke i bërë thirrje Mesit të pranojë verdiktin e fushës.

“Është acaruese që një lojtar si Mesi ankohet për padrejtësi. Barcelona dhe Argjentina kanë patur shpesh episode në favor të tyre, por Leo nuk ka folur kurrë për korrupsion. Ai humbi dhe duhet ta pranojë, ashtu siç bëmë ne kur na mposhti Belgjika në Botëror. Ta bën humbja këtë gjë, i vihet faji arbitrit për të hequr përgjegjësitë”, përfundon Markinjos.

I pëlqen shumë Sarrit, Juventusi synon një brazilian
Matijs De Ligt vazhdon të mbetet një ëndërr. Kapiteni i Ajaksit pritet të përfundojë në njërin ekip midis Barcelonës dhe PSG-së, kështu që bardhezinjtë po mendojnë alternativa të tjera për repartin e mbrojtjes.

Një emër që ju pëlqen të gjithëve është Markinjos. Braziliani luan prej vitit 2013 me PSG-në dhe është një nga pikat më të forta të repartit defensiv të kampionëve të Francës. Cilësitë e tij pëlqehen shumë nga Paratiçi dhe Mauricio Sarri.

Drejtori sportiv ka nisur kontaktet me Leonardon. PSG nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e Markinjos. Vetëm 25-vjeç, por me një eksperiencë të madhe mbi supe. Braziliani shihet si përforcimi i duhur për italianët.

Lojtari përfiton një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon dhe ka edhe tre vite kontratë me klubin francez. Nëse PSG blen De Ligt, lehtësohet kalimi i Markinjos në Torino.

“Zonja e Vjetër” ka edhe një kartë të fundit. Drejtuesit e Juves janë gati të ofrojnë kartonin e Dagllas Kostës për të mbërritur te mbrojtësi. Bisedimet kanë nisur dhe në fillim duhet të mësojmë të ardhmen e 19-vjeçarit holandez.

Opsion mbetet edhe Kulibali i Napolit, por presidenti De Laurentis nuk e ka ndërmend t’ia dhurojë mbrojtësin Juventusit dhe Sarrit.

“Juventus? Jo faleminderit, nuk dua të lëviz!”
Juventusi po punon për gjetjen e trajnerit të ri. Klubi ka objektiva të mëdha në merkato dhe mbrojtja është një ndër repartet ku do të ndërhyhet.

Emri i brazilianit Markinjos është përfolur si një nga dëshirat e mëdha të Juventusit për repartin e mbrojtjes. 25-vjeçari është shprehur në lidhje me mundësinë e largimit nga PSG.

Kontrata me kampionët e Francës i përfundon në vitin 2022 dhe qendërmbrojtësi as që ka ndërmend të lëvizë. Ai ka folur shkurt dhe qartë, duke folur për të ardhmen.

“Ju gazetarët dini më shumë gjëra se unë (qesh). Nuk e di se nga kanë dalë këto zëra për kalimin tim te Juventusi. Vitin tjetër do të luaj përsëri me PSG. Do të jem këtu, do të qëndroj dhe kjo është 100% e sigurt”, thekson Markinjos.

Juventusi “peshkon” te PSG, Lacio pengesë për Milinkoviç-Saviç
Juventusi ka arritur akordin me Sergej Milinkoviç-Saviç, por problem mbetet marrëveshja me Lotiton. Presidenti i Lacios kërkon 90 milionë euro për kartonin e mesfushorit dhe fjala skonto nuk bën pjesë në fjalorin e tij.

Shumë cilësohet e lartë nga bardhezinjtë, të cilët shpresojnë të ulin sa më shumë çmimin e lojtarit. Drejtuesit e “zonjës së vjetër” po punojnë dhe në përforcimin e mbrojtjes. Barzalji dhe Kaseres do të largohen, ndërsa Kielini mbush 35 vjeç në gusht.

Ideja e fundit quhet Markinjos. Negociatat me brazilianin e PSG-së kanë filluar. 25-vjeçari pëlqehet shumë nga Paratiçi, ndërsa emri i tij qarkulloi dhe si zëvendësues i Bonuçit, në momentin kur ky i fundit u largua drejt Milanit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Markinjos është parimisht dakord për t’u transferuar në Torino, por ka një problem. Çmimi i tij sillet rreth shifrës 60 milionë euro, ndërsa PSG  e cilëson të pashitshëm. Katër lojtarë janë të paprekshëm sipas kampionëve të Francës: Mbape, Nejmar, Verrati dhe Markinjos.

Al-Khelaifi vendos për Tuhel, Markinjos: Të hamë ku kemi dh****!
PSG përjetoi një mbrëmje plot ankth dhe dëshpërim. Kampionët e Francës u nxorrën jashtë Champions Ligës nga një Mançester Junajtid gjysmak si pasojë e mungesave të mëdha dhe heroic sa i përket dëshirës së madhe.

Anglezët fituan 3-1 në Francë, duke përmbysur humbjen 0-2 të ndeshjes së parë. Markus Rashford u tregua gjakftohtë në penalltinë e minutave shtesë dhe dërgoi “Djajtë e Kuq” të Solskjaerit në çerekfinale.

Mbrojtësi Markinjos nuk kërkon të fshihet dhe fton ekipin që të tregohen burra. Braziliani nuk përdori alibi në prononcimin pas humbjes së dhimbshme dhe sipas tij është momenti për të ulur kokën dhe për të heshtur.

“Luajtëm një ndeshje të pafalshme. Ne duhet të analizojmë, mendojmë dhe të tregohemi burra. Është një moment shumë i vështirë. Duhet të jepnim gjithçka në fushën e blertë. Tani mori fund dhe nuk mund të themi që ‘ti duhet të bëjë këtë, ti tjetri duhet të bëjë atë’. Mendoj se është momenti më i mirë për të mos folur shumë. Siç themi në Brazil, është koha për të ngrënë aty ku kemi dhj…. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, komenton mbrojtësi 24-vjeçar.

Një koment për eliminimin ka bërë dhe Naser Al-Khelaifi. Presidenti i PSG konfirmon trajnerin Tuhel, por dëshiron të mësojë dhe dëshirën e tij. Kreu i klubit nuk kërkon të nxitohet, pasi të gjithë janë të ngarkuar emocionalisht. Të marrësh vendime në një situatë të tillë nuk është diçka pozitive, ndërsa vë theksin te goli i parë i pësuar nga Junajtid, pas vetëm dy minutash lojë.

“Unë vazhdoj të kem besim te trajneri. Nuk duhet të veprojmë tani që humbëm një ndeshje. Më duhet të shoh vendimin e tij, nëse ai dëshiron të ndryshojë apo jo. Duhet të marrim vendime në momente të qeta dhe ky nuk është momenti. Duhet të përpiqemi që të qetësohemi. Duhet të kuptojmë dhe dëshirën e trajnerit. Është shumë e rëndësishme. Junajtid shënoi shumë shpejt dhe e ndjeja se lojtarët u mbushën plot dyshime. Megjithatë, janë shumë gjëra për t’u analizuar”, theksoi presidenti i PSG për “L’Equipe”.