Marotta

Marota mbyll transferimin e parë, 10 milionë euro për ekspertin e sulmit
E ardhmja e Edin Xhekos po duket gjithmonë e më larg Romës. Sulmuesi ka vetëm një vit kontratë dhe oferta që po vijnë në zyrat e drejtuesve verdhezinj nuk janë të pakta. PSG, Inter dhe disa klube po përfliten për momentin.

Sipas revistës “France Football”, zikaltrit janë ekip favorit për të transferuar boshnjakun. Palët po negociojnë në nivel klubesh. Roma kërkon të paktën 10 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin shtatlartë.

Drejtori sportiv Marota ka arritur akordin financiar me sulmuesin, i cili në rast se do arrihet marrëveshje me klubin e Romës do të firmosë një kontratë 3-vjeçare.

Arrihet akordi: Interi gjen trajnerin e ri!
Edhe pse deklarata zyrtare nuk ka dhe drejtuesit presin fundin e sezonit, tashmë është gjithnjë e më e qartë se trajneri Luçiano Spaleti do të largohet nga Interi.

Është Antonio Konte emri i përzgjedhur për stolin dhe ish-trajneri i kombëtares italiane ka arritur marrëveshjen me drejtuesit zikaltër, raporton gazetari i Sky Sport, Xhanluka Di Marcio.

Mungon firma, sepse nuk lejohet ende, por marrëveshja është arritur dhe do të zyrtarizohet sapo të përfundojë kampionati.

Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare, ndërsa vendimtar ka qenë Bepe Marota, i cili e ka bindur ish-trajnerin e Juventusit që të bëhet pjesë e një projekti ambicioz për të rrëzuar Juven nga froni.

Natyrisht, është një ndryshim me pasoja, sepse largimi i Spaletit dhe stafit të tij kushton rreth 30 milionë euro, ashtu si do të kushtojë edhe Konte.

Arrihet akordi me futbollistin e Sitit, Marota në tryezë me Guardiolën
Kanë marrë fund negociatat midis Interit dhe mbrojtësit brazilian Danilo. Futbollisti i Mançester Sitit ka pranuar kushtet e ofruara nga ekipi zikaltër dhe për të mbyllur transferimin duhet leje  e klubit anglez.

Sipas “Sky Sports”, mbrojtësi i krahut të djathtë ka rënë dakord për një kontratë me kohëzgjatje për 4 vite, ku do të paguhet 3.5 milionë euro në sezon.

Danilo

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Bepe Marota, ka ofruar 15 milionë euro për kartonin e lojtarit si dhe pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara nga paraqitjet e lojtarit me klubin zikaltër. Aktualisht drejtuesit e Sitit kanë kërkuar disa javë kohë për të shqyrtuar ofertën nga pala italiane.

Ikardi në San Siro, Marota: Avokati i tij nuk mund të kërkojë “qiqra në hell”
Edhe pse mungonte Lautaro Martinez, Mauro Ikardi nuk u grumbullua për Inter-Lacio dhe ndoshta në fund trajneri Luçiano Spaleti është penduar, duke parë se humbi 1-0.

Ikardi ishte në tribunë, duke u kthyer në San Siro pas disa javësh ku nuk paraqitej fare, ndërkohë që në krah të tij nuk mungonte bashkëshortja-agjente Uanda Nara.

Para ndeshjes për çështjen Ikardi foli sërish administratori i deleguar Bepe Marota, i cili i ktheu përgjigje edhe avokatit të Ikardit Paolo Nikoleti, i cili dje tha se Interi nuk e kishte njoftuar që argjentinasi nuk do grumbullohej.

“Spaleti merr vendime në mënyrë të pavarur, nuk mund t’i thueht asgjë, sepse ka vepruar për të mirën e ekipit. Kthimi i Ikardit do të bëhet gradualisht, ka nisur tashmë, për të tjerat vendos Spaleti“, tha Marota, i cili i drejtoi një mesazh avokatit të sulmuesit: “E vlerësoj si profesionist, por nuk mund ta dijë ai listën e të grumbulluarve para të tjerëve, nuk jemi në fantafutboll këtu. Ka rregulla, nuk mund të bëjë kërkesa të tilla, pa asnjë logjikë“.

Derbi në merkato, Milani dhe Interi përplasen për holandezin
Stiven Bergvajn është një ndër emrat më të kërkuar në merkato, me holandezin që ka bërë mjaft mirë me fanellën e PSV-së vitet e fundit, por jo vetëm, pasi sulmuesi anësor luan edhe në kombëataren e tulipanëve.

Klubet që interesohen për të janë të shumtë, por Milani dhe Interi kanë qenë më këmbëngulës kohët e fundit dhe sipas gjasave do të kemi një derbi në merkato. Kuqezinjtë kanë nevojë për një anësor në krahun e majtë, pasi Çalhanoglu nuk e ka si pozicion natyral sulmuesin e krahut.

Nga ana tjetër, Interi po përgatitet që sezonin e ardhshëm të jetë pa Ivan Perishiç në ekip dhe Bergvajn shihet si zëvendësuesi ideal, pasi holandezi përveç krahut të majtë, mund të luajë dhe si sulmues i djathtë. PSV ka deklaruar se kërkon të paktën 40 milionë euro dhe tashmë mbetet për t’u parë se kush do ta fitojë derbin e merkatos.

Ikardi flet me letër të hapur: A keni respekt për Interin dhe mua?
Maurdi Ikardi ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë në lidhje me krizën që ekziston midis tij dhe klubit të Interit. Sulmuesi argjentinas ka shpërndarë një letër në rrjetet sociale, ku ka shkruar se përherë ka sakrifikuar për Interin dhe se nuk po trajtohet me të njëjtën dashuri e respekt që ai ka treguar për ngjyrat zikaltër.

Mesa duket “lufta” midis klubit dhe lojtarit do të vazhdojë, pasi asnjëra palë nuk po pranon “të hapë rrugë”. Në letrën e tij Ikardi bën apel që të merret një vendim për ta zgjidhur këtë situatë për të mirën e Interit.

LETRA E IKARDIT

“Është në kohët më të vështira ku dashuria e vërtetë tregohet. Në ato momente vendosa që të qëndroj tek Interi me Interin. Kur mendova se me objektivat e mi mund ta forcoja Interin. “

“Pavarësisht të gjithë vështirësve vendosa të qëndroj. Për dashurinë që kam për këto ngjyra kam refuzuar oferta që lojtarë të tjetë do ta kishin shumë të vështirë t’i thoshin jo”.

“Kam luajtur me dhimbje që më kanë bërë të lotoj në fund të ndeshjes dhe për ditë me radhë më pas, por përherë jam përpjekur të harroj çdo dhimbje për objektivin e vetëm për të dhënë gjithçka për këto ngjyra, për dashurinë që kam për ngjyrën zikaltër, pasi për mua ekziston vetëm Interi”.

“U kam mësuar fëmijëve të mi se gjithmonë duhet të shpresojnë. U kam mësuar se është e vështirë të fitosh, por ta bësh këtë me Interin ka një kuptim të veçantë, që vetëm një interist i vërtetë mund ta kuptojë dhe ndjejë. Sytë e fëmijëve të mi nuk gënjejnë”.

“Realizova ëndrrën time, realizova ëndrrën e  të gjithë ne interistëve, rikthimin në Champions League duke qenë kapiten i skuadrës. Gjithmonë kam qenë kundër atyre që kanë tentuar të ikin nga skuadra në rastin e parë që iu është dhënë. Kam respektuar tifozët, shokët e skuadrës, klubin dhe të gjithë trajnerët që kanë ardhur e ikur gjatë kohës sime këtu”.

“Kam bashkëpunuar me klubin, brenda dhe jashtë fushës. Kurdoherë që ka ardhur një lojtar i ri, u kam treguar se vetëm me pasion mund të arrijmë objektivat tanë”.

“Çdo sakrificë që kam bërë ka qenë për shkak të dashurisë për këto ngjyra dhe gjatë të gjithë kohës kam treguar respekt. Nuk e di, nëse kësaj radhe ka dashuri dhe respekt ndaj Interit dhe meje nga ana e atyre që marrin vendimet. Nuk e di a ka dëshirë nga dikush që të veprojë dhe t’i rregullojë gjërat vetëm e vetëm për hir të Interit”.

“Shumë gjëra mund të ndodhin në një familje, qofshin të këqija ose të mira. Në emër të dashurisë njeriut i duhet të bëjë shumë gjëra, por respekti s’duhet të mungojë. Këto janë vlerat e mira për të cilat kam luftuar gjithmonë gjatë historisë sime tek Interi”.

Marota me dorë të hekurt, largon Perishiç dhe sfidon Milanin
Interi ka nisur të lëvizë me ritme të shpejta këto ditë të fundit të merkatos. Dyshja Marota-Auzilio po punojnë në të dyja krahët, teksa synojnë të jenë aktivë si në hyrje si në dalje të lojtarëve. Ivan Perishiç është një ndër më të vlerësuarit në kampin zikaltër, por paraqitjet e tij kanë lënë shumë për të dëshiruar.

Kroati ka qenë tërësisht jashtë forme në këtë pjesë të parë të sezonit dhe shitja e tij është më shumë se një opsion. Sipas mediave italiane, mesfushori i avancuar mund të largohet nga Milano, ku një ofertë 35-40 milionë euro nuk do të refuzohej.

Shitja e Perishiç do të sigurojë buxhet të mjaftueshëm për objektivin e ri të dyshes Marota-Auzilio. Janik Ferreira Karrasko, është emri më i fundit që ka dalë në skenë. Belgu përflitet prej kohësh se mund të transferohet te Milani, por duket se do të përplasin brirët me kushërinjtë zikaltër.

Galjardini out, Interi gjen regjisorin e mesfushës
Merkato e janarit po vjen drejt fundit dhe ekipët kanë nisur të lëvizin akoma më shumë. Tek Interi, Bepe Marota dhe Auzilio, duket se kanë nisur të luajnë kartat e tyre dhe janë pranë transferimit të Adrien Silvës, mesfushorit të Leister Sitit.

Portugezi, kaloi nga Sportingu i Lisbonës drejt Leisterit, për plot 24.5 milionë euro, por këtë sezon ka vetëm dy paraqitje në Premier Ligë, në total 88 minuta. Largimi duket i pashmangshëm për 29-vjeçarin dhe Interi duket në “pole” për ta marrë në radhët e tyre.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Marota dhe Auzilio kanë hyrë në bisedime me drejtuesit anglez për kalimin e Adrien Silvës në “San Siro”. Ndërkohë, Roberto Galjardini duket se do të jetë i sakrifikuari, i cili me shumë mundësi pritet të kalojë te Fiorentina në huazim, pasi mund të ketë më shumë hapësira me ekipin vjollcë.

Marota “ngel në klasë” mbrojtësin, fillon sulmi për lojtarin e kombëtares shqiptare
Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë te Napoli. Pas dy sezoneve si titullar i padiskutueshëm, mbrojtësi shqiptar ka humbur vendin në formacioni e skuadrës së Karlo Ançelotit. Situata mes klubit dhe lojtarit nuk është më e mira e mundshme,dhe për këtë mjafton të lexosh një ndër qindra deklaratat agjentit të tij Mario Xhufredi, i cili s’është kursyer me kritikat ndaj klubit napolitan.

Për muaj të tërë në shtypin italian dhe anglez u fol për një kalim të shkodranit te Çelsi, ku do të ribashkohej sërish me Mauricio Sarrin, por zërat që flasin për këtë skenar janë bërë gjithnjë e më të pakët. Megjithatë, për një lojtari të kalibrit të Hysajt nuk mund të mungojë interesi i klubeve “BIG”.

Botimi  i sotëm i gazetës së njohur “Tuttosport”, vjen një lajm shumë i bujshëm. Sipas medies italiane Hysaj ka tërhequr vëmendjen e administratorit të deleguar të Interit, Bepe Marota, i cili dëshiron ta veshë zikaltër shqiptarin. Një arsye që ka shtyrë drejtuesit e klubit nga Milano, që të hedhin sytë nga mbrojtësi shqiptar është forma e dobët e kroatit Shime Vërsajlko.

Futbollisti i marrë në huazim nga Atletiko Madrid, nuk ka bindur me paraqitjet e tij, ndoshta dhe prej faktit që ka pasur dëmtime të njëpasnjëshme në gju dhe muskujt. Për momentin Spaleti ia ka besuar vendin e titulluarit D’Ambrozios dhe me shumë gjasa, opsioni për të blerë kartonin e Vërsajlkos nuk do të aktivizohet dhe 27-vjeçari do të rikthehet në Spanjë.  Gjithsesi për të sjellë Interin në Milano, nuk do të jetë e thjeshtë, pasi presidenti i De Laurentis nuk ka ndërmend ta lëshojë shqiptarin pa të paktën 20 milionë euro.

Marota prezantohet dhe vendos për Spaletin
Ditën e sotme Bepe Marota u prezantua si administratori i ri i deleguar i klubit të Interit. Ish-drejteusi i Juventus, me të cilin bardhezinjtë arritën shumë suksese, në fjalët e tij të para si zikaltër foli më së shumti për çështjen Spaleti.

Tekniku i Interit, është kryefjala e ditëve të fundit në ambientin e klubit nga Milano, teksa eleminimi nga Champions nuk është pritur fare mirë nga presidenti Zhang dhe sidomos nga tifozët. Marota shprehu hapur besimin e tij për Spaletin dhe theksoi që italiani është një trajner i shkëlqyer.

“Spaleti është një trajner ekselent. Ai ka nevojë të punojë i qetë dhe është detyra jonë ta mbështesim gjithë kohën. Nuk është e thjeshtë të arrish rezultatet që Interi kërkon të arrijë, por është detyr e jona që të synojmë objektiva madhorë. Ai duhet të punojë i qetë, sepse klubi është në dispozicion të tij”, përfundoi fjalët e tij Marota.

“Trekuartisti” Marota dhe personaliteti i Ikardit, Spaleti s’i kursen elozhet
Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, foli para gazetarëve në daljen për shtyp në prag të takimit ndaj skuadrës modeste të Frozinones. Tekniku toskan paralajmëroi të tijtë për të mos nënvlerësuar kundërshtarin, si dhe foli për Xhusepen Marotën, i cili është gjithnjë e më pranë zyrtarizimit si drejtor i ekipit zikaltër.

KUNDËRSHTARI –  “Ndeshja e nesërme s’do të jetë më e lehtë se ndeshjet e tjera. Kemi përpara disa takime shumë të vështira në një kohë shumë të shkurtër dhe është e rëndësishme që ta fillojmë mirë. Kundër një ekipi si Interi, skuadrat kundërshtare motivohen akoma më shumë”.

MAROTA – “ Ai është një ‘trekuartist’. Ai di si të lëvizë midis linjave, di kë duhet e të lidhë dhe më rëndësishmja ai di si të ndërtojë skuadra. Puna që ka bërë te Juventusi s’ka nevojë për koment ”.

DËMTIMET – “Ekipet e mëdha luajnë një numër të madh ndeshjesh e kësisoj dëmtimet janë të pashmangshme. Por jemi të përgatitur për këtë gjë, nuk po përjetojmë asgjë jashtë normales. Kam një skuadër që mund ta përballojë këtë problematikë”.

IKARDI – “Ai është një specialist goli. Gjithmonë ia ka dalë të shpikë diçka nga hiçi dhe këtë e ka bërë në momente vendimtare. E gjitha kjo ndodh falë trimërisë, karakterit dhe personalitet që ai ka. Potenciali i tij është i pafundmë”, përfundoi trajneri i Interit.

Marota befason Juventusin: Rrugët tona ndahen këtu
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Marota, deklaroi pas përfundimit të ndeshjes ndaj Napolit se ai nuk do jetë më drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë. Italiani lë këtë pozicion pas shtatë vitesh të suksesshme dhe më drejtë mund të cilësohet si “arkitekti” i ringritjes së Juventusit në dekadën e fundit.

“Mandati im si drejtori i përgjithshëm i klubit do të mbarojë më datë 25 tetor. Në klub do të ketë ndryshime në administratë. Por, nuk është një lamtumirë, do të vazhdoj të kem një rol si menaxher në sektorin e sportit”, tha Marota para mikrofonit të “Sky Sports”.

I pyetur nëse prapa këtij vendimi fshihet një kandidaturë e mundshme për postin e presidentit të federatës italiane, Marota u përgjigj: E mohoj në mënyrë kategorike këtë gjë, për momentin kjo lëvizje nuk është në planet e mia.

Marota e pranon: Milani, rivali direkt i Juves për titullin!
Administratori i deleguar i bardhezinjve, pa “doreza”: Ne nuk do të bëjmë merkaton që të tjerët duan, e rëndësishme është që në mars të jemi brenda të gjitha objektivave

Flitet edhe për merkato në Vilar Peroza. Në takimin tradicional të familjes së Juventusit, Bepe Marota analizon situatën: “Ka ende edhe 15 ditë merkato, pra mund të ndodhë gjithçka, edhe pse asgjë bombastike. Ne jemi të qetë, jemi në vend me skuadrën tonë kompetitive. Është një grup që vështirë se mund të përmirësohet. Ajo që na mungoi ishte “qershia” me trofeun Champions, por jemi fituar në Itali, pra do të thotë se grupi është shumë i fortë”.

MODELI FITUES –  “Kemi treguar se jemi një model fitues, duam të vazhdojmë të jemi të tillë. Ne nuk blejmë lojtarë që opinioni apo piaca na kërkon që të blejmë, ecim përpara me organikën tonë që është shumë e vlefshme. Bentankur është nënvlerësuar duke parë se është i ri, por po tregon se është një talent”, ka shtuar drejtori i përgjithshëm bardhezi për Juventus tv”.

PROPOZIMI PËR MERKATON –  Stop merkatos, “kur të nisë kampionati i njërës prej pesë ligave më të rëndësishme në Evropë”, ka qenë propozimi i Marotës. “Duhet të gjejmë një pikë të përbashkët, në nivelin evropian, për një akord të këtij lloji. Merkato është bërë shumë e gjatë, duhet shkurtuar. Nuk mund të transformohet futbolli në një shou që ka shumë pak lidhje me vlerën e lojës dhe me lojtarë që që në përjashtimin e parë nga grumbullimi nuk stërviten dhe dezertojnë stërvitjet sepse duan të ndryshojnë fanellë”.

OBJEKTIVI I TITULLIT – Në lidhje me skuadrat që do të luftojnë bardhezinjtë për trofeun këtë vit, Marota duket se nuk ka asnjë dyshim. “Juventusi është favoritja kryesore për fitoren e titullit, por edhe Milani për vetë merkaton që ka bërë është rivalja jonë kryesore. Ndërmjet favoritëve të tjerë janë edhe Interi që ka gjetur stabilitet, por edhe Napoli për vazhdimësinë e rezultateve”.

MATUIDI – Ndërkohë dje Matuidi nuk ka qenë i pranishëm në Vilar Peroza, teksa kjo mungesë e ka patur një justifikim. “Kemi një akord verbal me PSG-në, teksa sigurisht që përpara se të hidhte firmën dhe të kalonte testet mjekësore ai lojtar nuk mund të ishte këtu”.

SANDRO –  Drejtori i përgjithshëm, në fund, ka folur edhe për Aleks Sandron: “Ai do të qëndrojë këtu, ne kemi refuzuar shumë kërkesa. Nuk mbajmë lojtarë me zor, këtë e përsëris, por ka ende edhe 15 ditë merkato dhe do të mundohemi të menaxhojmë kërkesat e klubit”.