Mario Xhufredi

Dita e së vërtetës për Hysajn, mbrojtësi në ankth për të ardhmen
E ardhmja e Elseid Hysajt është një dilemë e madhe. Mbrojtësi shkodran e ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Napolit, ashtu si dhe negociatat për rinovim kanë ngrirë. Nga një lojtar i cili konsiderohej i paprekshëm, tashmë gjithnjë e më shumë flitet për një largim të tij.

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhufredi, ishte mjaft i qartë pak ditë më parë, kur u shpreh se e ardhmja e mbrojtësit kuqezi duhet të qartësohet sa më parë, për të kuptuar nëse skuadra napolitane dëshiron shërbimet e anësorit, apo Hysaj duhet që të shohë për një tjetër destinacion.

Sarri ka dashuri pa kushte për Hysajn dhe e kërkon prej kohësh ta marrë në Londër. Sot mund të mësohet diçka më shumë sa i përket të ardhmes së Hysajt, pasi siç shkruan sajti i Alfredo Pedullas, drejtuesit e klubit dhe përfaqësuesit e lojtarit do të takohen për të qartësuar se çdo të ndodhë me futbollistin e Kombëtares kuqezi.

Situata mbetet e paqartë, por duke parë sjelljen e klubit në ndeshjet e fundit gjasat janë që merkato e janarit të rezervojë një shtëpi të re për Hysajn.

Sinjalet e agjentit, Hysaj gjithnjë e më larg Napolit
Për shumicën e njerëzve është një periudhë festash, ndërsa drejtuesit e klubeve nuk njohin pushim pasi fillon merkato e janarit. Napoli po bën një kampionat shumë të mirë, pavarësisht se Juventusi kryeson me 8 pikë më shumë. Karlo Ançeloti po i kënaq të gjithë me rrotacionin e tij klasik, por dy lojtarë mund të largohen nga ekipi.

Flasim për Elseid Hysajn dhe Mario Rui. Shqiptari dhe portugezi kanë të njëjtin agjent, Mario Xhufredin, i cili ka folur për situatën e dy lojtarëve të tij, duke lëshuar një mesazh për drejtuesit e klubit, ndërsa nuk përjashtohet një largim i dy mbrojtësve në janar.

“Mario po luan rregullisht prej 1 viti e gjysmë, pa humbur asnjë ndeshje. Lodhja bën të vetën kur luan 50-60 ndeshje në sezon dhe ndonjë gabim mund të ndodhë, por mendoj se ai e ka treguar se është një lojtar i denjë për Napolin. Kritikat të shqetësojnë, sepse një javë më parë në Napoli të bëjnë si Maradona, ndërsa javën tjetër je një lojtar normal. Hysaj? Nëse duam të rrimë e të dëgjojmë specialistët e fushës, duhet ta lëmë në dorë të tyre. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë. Ançeloti? Mario dhe Elseid janë shumë të lumtur, sepse Karlo u lejon të bëjnë punën e tyre”, përfundon agjenti i dy lojtarëve të Napolit.

Menaxheri i Hysajt nuk përmbahet: Flisni vetëm kur bën gabime!
Mario Xhufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, është rikthyer të flasë për shkodranin dhe si zakonisht këtë e ka bërë në radio. Këtë herë ka folur për “Radio Marte” dhe ka vlerësuar paraqitjet e futbollistit të kombëtares.

Hysaj është pozicionuar në të majtë dhe Xhufredi fillimisht thotë: Ka luajtur në dy ndeshjet e fundit në të majtë dhe ka bërë mirë, por fatkeqësisht flitet vetëm kur një lojtar bën keq ose bën gabime. Ne e pranojmë edhe këtë, nuk është problem”.

Por menaxheri i Hysajt nuk ndalet me kaq, pasi më tej shton: “Është më e dobishme të jesh kthyer në mbrojtësin e 13-të në Europë referuar vlerës. Kritikat nuk na interesojnë”.

Flet menaxheri i Hysajt: Rinovimi në të mirë të klubit, Ançeloti ka sjellë… liri
Hysaj e ka nisur mbarë sezonin e ri dhe ardhja e Ançelotit në stol ka rritur entuziazmin në kampin napolitan. Fitore të rëndësishme me Lacion dhe Milanin me ekipin që përveç lojës së bukur, tregon shumë karakter dhe dëshirë duke rikthyer rezultatin në të dyja fitoret.

Hysaj ishte ndër lojtarët që u përfolën në merkato, por shkodrani vendosi të qëndrojë te Napoli. Agjenti i lojtarit është rikthyer të flasë dhe në një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, Mario Xhufredi, i cili zotëron dhe të drejtat ligjore të Mario Ruit, flet për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar dhe rinovimin e tij.

“Hysaj dhe Mario Rui janë të etur për të konkuruar dhe me një teknik si Ançeloti, i cili është i ndryshëm nga Sarri, me të cilin ishin mësuar të punonin. Me Sarrin ishin më të përpiktë dhe më të kujdesshëm mbrapa, ndërsa Ançeloti ka sjellë liri në fushë, por dhe në psikologjinë e lojtarëve.”

Menaxheri ndalet dhe te situata e mbrojtësit shkodran dhe rinovimi i tij me klubin. “Diskutuam për rinovimin e Hysajt në maj, por me largimin e Sarrit, ekzistonte mundësia e kalimit të Hysajt te Çelsi dhe ndalëm bisedimet. Pritëm deri në fundin e merkatos dhe kemi lënë një takim për në shtator. Elseidi është i gatshëm për të folur dhe ka besuar gjithmonë te Napoli.

Ai nuk mbeti i zhgënjyer dhe ka gjithmonë dëshirën për të dhënë më shumë për skuadrën. Rinovimi i intereson Napolit më shumë, sepse kontrata i skadon në vitin 2021 dhe në fund të sezonit do të mbeten dhe dy vite kontratë. Për një lojtar 24-vjeçar, ndër më të mirët në Europë në rolin e tij, nuk do të ishte pozitive për Napolin ta kishte në fundin e kontratës. Presidenti është i gatshëm të diskutojmë dhe për klauzolën dhe kemi biseduar për këtë fakt”, përfundon agjenti i mbrojtësit të kombëtares.