Maqedoni

E kryer | Cake lë Superioren, firmos në Maqedoninë e Veriut
Klisman Cake i dha fund bashkëpunimit 3-vjeçar me klubin e Tiranës. Qendërmbrojtësi është gati të nisë një aventurë të re jashtë kampionatit shqiptar.  E ardhmja e futbollistit pogradecar do të jetë në Maqedoninë e Veriut.

“sporteskpres.com” mëson se 20-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Struga Trim-Lum. Skuadra nga qyteti i Strugës u shpall fitues i grupit perëndimor të Ligës së Dytë çka u siguroi kalimin në elitën e futbollit maqedonas për të parën herë në historinë e klubit.

Cake ka qenë një ndër lojtarët më premtues të dalë nga akademia e Tiranës gjatë viteve të fundit. Megjithatë, pas një sezoni me aktivizime të shumta në Kategorinë e Parë, 20-vjeçari s’mundi të mbante të njëjtat pozita me rikthimin e klubit në Superiore ku u aktivizua në vetëm 4 takime.

Kundërshtar special për Shkëndijën, shans për të shlyer gabimin
Shkëndija e Tetovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm nëse kalon në raundin e tretë eliminator të Europa League. Skuadra e Qatim Osmanit duhet që fillimisht të eliminojë luksemburgasit e Dudenlanzh dhe më pas do të ndeshjet me skuadrën e eliminuar nga përballja mes Selltik dhe Nome Kalju.

Kampionët e Skocisë jaën tmerrësisht të avantazhuar dhe do ishte një mrekulli nëse ekipi estonez do eliminonte “gjigantin” nga Gllazgou. Kalju është pikërisht ekipi që eliminoi Shkëndijën në raundin e parë të Champions League.

Skuadra nga Tetova bëri një lojë më të mirë në të dyja takimet, por një gol i pësuar në minutat e fundit të Shkup eliminoi kampionët e Maqedonisë së Veriut, të cilët tani kanë shansin për t’u hakmarrë.

Renova mbulohet me para, klubi francez blen bomberin maqedonas
Renova ia ka dalë të arkëtojë një shumë rekord për kartonin e sulmuesit Vlatko Stojanovski. Sulmuesi maqedonas është shitur për 300 mijë euro te francezët e Nimes, shumë kjo e konsiderueshme e për një ekip me financat e Renovës.

Stojanovski ishte kryegolashënuesi i kampionatit të Maqedonisë së Veriut në sezonin që lamë pas me 18 gola në 32 aktivizime. 22-vjeçari është lojtari i dytë më i shtrenjtë i shitur nga klubi nga Xhepçishti, me rekordin që mbahet nga Besart Ibraimit që nëntë vite më parë u shit për 450 mijë euro te Shalke 04.

Et si vous avez des problèmes de vue, on vous annonce l'arrivée de Vlatko Stojanovski pour les 3 prochaines saison.

Il portera le numéro 17.

Bienvenue Vlatko! pic.twitter.com/5VaITkBiz1

— ? Nîmes Olympique (@nimesolympique) July 3, 2019

Mici kërkon largimin, dy oferta nga “atdheu i dytë” e tundojnë
Gledi Mici mund të largohet nga Shkëndija në javët në vazhdim. Sipas “infOSport.mk”, mbrojtësi i kampionëve të Maqedonisë ka kërkuar largimin për shkak se në drejtim të tij kanë ardhur dy oferta nga skuadra amerikane.

Mici, i cili krahas shtetësisë shqiptare ka dhe atë amerikane kërkohet nga Orlando City dhe Phoenix Rising. Orlando City është klubi më prestigjioz. Ky ekip militon prej katër vitesh në elitën e futbollit amerikan, “MLS”, dhe ka në përbërje disa lojtarë me emër ku më së shumti bie në sy futbollisti portugez Nani.

Klubi tjetër, Phoenix Rising, është pjesë e divizionit të dytë për nga rëndësia: “USL”. Në vitet e fundit Phoenix Rising ka qenë ndër klubet më të suksesshme në këtë divizion. Aksioneri maxhoritar në këtë projekt është ish-futbollisti i njohur Didier Drogba.

Sukses edhe për femrat kuqezi, mposhtin Maqedoninë në miqësore
Sot është luajtur një miqësore mes Shqipërisë Femra dhe Maqedonisë, ndeshje që është mbyllur me triumfin e femrave kuqezi me rezultatin 3-1. Edhe pse e panë veten në disavantazh që në minutën e 12-të, futbollistet e Shqipërisë nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysnin takimin.

Fillimisht, barazuan në minutën e 32’ me anë të Gjinit, për ta mbyllur pjesën e parë në baraspeshë. Në pjesën e dytë, kombëtarja jonë dominoi, duke shënuar dhe dy herë të tjera dhe duke mos pësuar. Në minutën e 75’, do të gjenim avantazhin, falë golit të Doçit , ndërsa vetëm tre minuta më vonë, shënuam dhe golin e tretë, duke vendosur rezultatin final të sfidës, 3-1.

Miqësore, femra

Shqipëri – Maqedoni  3-1

Gjini ’36, Doçi ’75, Bajraktari ’78/ Maksuti ’12

Shqiptarët specialistë asistesh në Maqedoni, Mici dhe dyshja e Renovës në “podium”
Kampionatit të Maqedonisë së Veriut i ka mbetur vetëm një raund për të ulur perden për këtë sezon.  Në javën e fundit do të luhet vetëm për të respektuar garën, pasi titulli kampion, vendet e europës dhe llogaritë e mbijetesës janë mbyllur.

Në skuadrën kampione të Shkëndijës ndodhet një emër i njohur për të gjithë ndjekësit e Kategorisë Superiore.  Bëhet fjalë për Gledi Micin, i cili ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer,diçka kjo që mbështetet dhe nga statistikat.

Platforma e të dhënave “WYscout”, e vendos mëngjarashin në krye të listës së asisteve në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me gjashtë të tillë në 33 ndeshje. Mici ndan “podiumin” e asisteve me dy shqiptarë të tjerë, Argjent  Gafurin dhe Bashkim Veliun, të dy lojtarët e Renovës kanë regjistruar gjithashtu 6 asistime.

Duro: Presidentët në Shqipëri rrahin trajnerët, në Maqedoni nuk ua di kush emrat
Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku diskutoi në lidhje me ngjarjet më të fundit të futbollit shqiptar. Në një moment ku po diskutohej mbi fenomenet e dhunës në stadiume, trajneri kryeqytetas dha një mendimin e tij mbi çfarë nuk shkon në Shqipëri. Ndër të tjera Duro foli dhe mbi eksperiencën në Kosovë si trajneri i Dritës së Gjilanit.

“Mendoj në Shqipëri problem për disa situata të tensionuara janë presidentët. Ka shumë presidentë që flasin më shumë se ç’duhet dhe kanë sjellje të pahijshme. Ju jap shembullin e Maqedonisë, atje si njeh askush presidentët. Nazim Destani (presidenti i Shkëndijës) është zotni burrë, vetëm tre herë në vit vjen në Tetovë  për të parë ndeshjen”.

“Në Shqipëri ka pasur raste që presidenti ka rrahur trajnerin. Nuk dua të përmend emra pasi i dimë të gjithë. Sigurisht, jo të gjithë. Çdo president ka stilin e tij, Edmond Hasanbelliu ka 20 vite dhe s’ia dëgjon njëherë zërin, e njëjta gjë dhe me presidentin e Partizanit”.

EKSPERIENCA NË KOSOVË DHE E ARDHMJA – “Te Drita kisha objektiv Kupën dhe pas eliminimit duhej të largohesha. Ishte një gabim që shkova te Drita, pasi skuadra nga kampione kishte përfunduar në vend të fundit dhe çfarë mund të bënte një trajneri në atë lloj situate, por ndonjëherë detyrohesh të marrësh disa vendime dhe për shkak të situatës ekonomike. Dua që në skuadrën e radhës të kem një projekt serioz, ku mund të punoj qetë. Ka disa trajnerë në Shqipëri që ndërrojnë 3-4 skuadra në vit, unë nuk e kuptoj këtë”.

Shkëndija zyrtarisht kampione, Renova “masakron” Pobedën me 9 gola
Shkëndija është zyrtarisht ekipi kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.  Tetovarët mundën në transfertë 1-0 Rabotniçkin falë golit të shënuar nga mesfushori Enur Totre në minutën e fundit të takimit.

Rol në shpalljen kampion të Shkëndijës luajtën dhe skuadra e Shkupit që ndali Vardarin me një barazim me shifrat 2-2.  Ky është titulli i tretë kampion i Shkëndijës dhe i dyti radhazi.

Renova ka regjistruar një fitore me rezultat të pabesueshëm ndaj Pobedës, duke shënuar plot 9 gola ndaj skuadrës së vendit të fundit të kampionatit.

MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 32

E shtunë, më 4 maj 2019, ora 16:00

Belasica-Makedonija GP 3-1

Rabotniçki-Shkëndija Tetovë 0-1

Shënues: Totre 90’

Renova-Pobeda 9-1

Shënues: Miovski 9’, Stojanovksi 22’, 35’, 64’, 90’, Ramadani 38’, 51’, Mustafov 45’, Useini 84’ / Ristevski 24’

Shkupi-Vardar 2-2

Shënues: Serzhinjo 32’, Bajrami 85’ / Zhuninjo 43’, Micevski 88’

Sileks-Akademija Pandev 3-0

Standings provided by Sofascore LiveScore

Triumf me goleadë për Shkëndijën, Shkupi mposhtet ne transfertë
Janë luajtur pesë sfida të vlefshme për javën e 25-të të kampionatit maqedonas të futbollit, ku bie në sy fitorja me goleadë e Shkëndijës dhe disfata e Shkupit. Shkëndija shkatërroi Pobedën me rezultatin e thellë 5-2. Golat për kuqezinjtë nga Tetova u shënuan nga Alimi, Totre, Bejtulai, Radeski dhe Zhunior.

Shkupi është mposhtur 2-0 në transfertë kundër Belasicës. Golat nga Gorgiev dhe Saviç me penallti vendosën sfidën. Akademija Pandev triumfoi në fund të takimit 2-1 kundër Renovës, ku iu deshën dy penallti për të marrë pikët e plota. Makedonia dhe Rabotnicki u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Vardari mposhti 1-0 Sileksin, falë golit të Cvetanovskit në minutën e 55’.

MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 25

E diel,  më 25 prill 2019, ora 15:30

Akademija Pandev-Renova 2-1

Shënues: Doriev 40’ (pen.), Stoilov 89’ (pen.) / Mustafov 83’

Belasica-Shkupi 2-0

Shënues: Gorgiev 9’, Saviç 75’ (pen.)

Makedonija GP-Rabotnicki 1-1

Shënues: Kirovski 63’ / Sharkoski 68’

Shkëndija Tetovë-Pobeda 5-2

Shënues: Alimi 6’, Totre 14’, Bejtulai 27’, Radeski 85’, Zhunior 86’ / Makota 76’

Vardar-Sileks 1-0

Shënues: Cvetanoski 55’

VIDEO | Bardhi nderon Maqedoninë e Veriut, Belgjika njeh vetëm fitore
Belgjika e ka pasur të lehtë të marrë tri pikët në transfertën qipriote. Eden Hazard dhe Miçi Batshuaji shënuan secili nga një gol gjatë pjesës së parë. Skuadra e Roberto Martinez dominoi përgjatë të gjithë pjesës së mbetur të takimit, por nuk mundi të thellonte avantazhin.

Polonia mban kreun e Grupit G me pikë të plota pas dy ndeshjes. Skuadra polake mundi modestët e Letonisë me rezultatin 2 – 0.  Autorët e golave për vendasit ishin dy lojtarë me eksperiencë si Robert Levandovski dhe Kamil Glik.

Nuk pati fitues në takimin tjetër të Grupit G midis Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut. Zajc shënoi i pari për vendasit, ndërsa baraspeshën u vendosi nga goli i futbollistit shqiptar Enis Bardhi.

Qipro 0 – 2 Belgjikë

Shënues: E.Hazard 10’, Batshuaji 18’

Poloni 2 – 0 Letoni

Shënues: Levandovski 76’, Glik 84’

Slloveni 1 – 1 Maqedonia e Veriut

Shënues: Zajc 34’ / Bardhi 47’

Irlandë e Veriut 2 – 1 Bjellorusi

Shënues: Evans 30’, Magenis 87’ / Staseviç 33’

Shqipëria U-19 ndalet në barazim, nuk ka diferenca me Maqedoninë
Shqipëria U-19 ka zhvilluar një ndeshje miqësore përballë moshatarëve të Maqedonisë, sfidë që është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Ndryshe nga dy kombëtaret tjera kuqezi, ajo A dhe e U-21, 19-vjeçarët nuk janë mposhtur, pasi Broja ka shënuar gjatë pjesës së dytë për të rikthyer baraspeshën pas golit të Todorovskit që në minutën e 12-të të takimit.

Djemtë e drejtuar nga Nevil Dede bënë një ndeshje relativisht të mirë, por ishin në disavantazh për shumicën e takimit. Kuqezinjtë tanë U-19 mbyllin me sukses një tjetër miqësore dhe tekniku Dede gjithmonë e më shumë po ndërton një formacion bazë për ekipin e tij, pasi ka testuar shumë lojtarë në këto sfida jo zyrtare.

Miqësore

Shqipëri U19 – Maqedoni U19  1-1

Broja / Todorovski 12’

“Viktima” e preferuar dhe sezoni i Shkëndijës, rrëfehet Emini
Ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini po bën një sezon të shkëlqyer me Shkëndijën e Tetovës dhe është golashënues i skuadrës kuqezi. Bomberi ka folur sot për faqen zyrtare të klubit, ku më shumë është ndaluar te sezoni që Shkëndija ka bërë deri më tani, si dhe ka treguar se cila skuadër është “viktima” e tij e preferuar dhe që i shënon gjithmonë.

SEZONI I SHKËNDIJËS – “Ne jemi të gatshëm për ndeshjet e radhës dhe duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet një e nga një. Duhet seriozitet maksimal dhe të thellojmë diferencën me vendin e dytë. Jemi kampionët në fuqi dhe në çdo ndeshje, kemi ambicien për të fituar dhe të mbrojmë titullin kampion.

VIKTIMA E PREFERUAR – “Është e vërtetë se i kam bërë 5 gola Bellasicës dhe ndaj tyre realizoj rregullisht. Ne sulmuesëve na ndodh që brenda një sezoni të kemi një kundërshtar që na përshtatet dhe t’u bëjmë rregullisht gola, siç që është rasti im me Bellasicën në këtë edicion. Por më shumë se statistika personale, për mua rëndësi ka fakti që ato gola kanë ndihmuar skuadrën të marrë 9 pikë nga këto 3 sfida”,- u shpreh ish-sulmuesi i Kukësit.

Prishi kontratën me Flamurtarin, mesfushori nënshkruan në Maqedoni
Situata te klubi i Flamurtarit me vonesën e pagave ka bërë që disa lojtarë të largohen nga klubi vlonjate, me Muhamed Useinin largimin më të fundit. Mesfushori i kishte vënë afat klubit për ta shlyer financiarisht, por kërkesa e tij nuk u plotësua dhe si pasojë, u largua nga kuqezinjtë.

Useini ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me skuadrën e Renovës në Maqedoni dhe do të vazhdojë karrierën e tij në elitën maqedonase. Kjo është hera e tretë që Useini nënshkruan me skuadrën e Renovës, pasi më përpara është aktivizuar dhe në dy periudha të tjera.

Pas largimeve të Bushiç dhe Siljanovskit, Useini është emri i tretë që largohet nga drejtimi i Ilir Dajës, që për pjesën e mbetur të sezonit, duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit 30–vjeçar.

Zyrtarizim nga Turqia, Siljanovksi prezantohet tek ekipi ri
Mbrojtësi maqedonas, Goran Siljanovksi, është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Rabotniçkit. Futbollisti maqedonas u largua ditën e djeshme nga Flamurtari, pas një viti e gjysmë me skuadrën vlonjate.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën nga kryeqyteti i Maqedonisë. Siljanovksi e njeh mirë ambientin te Rabotniçki, pasi në të shkuarën ka qenë pjesë e tyre për katër sezone.

28-vjeçari i është bashkuar skuadrës në Antalia të Turqisë, ku maqedonasit po zhvillojnë fazën përgatitore. Siljanovksi është përforcimi i dytë i Rabotniçkit nga Kategoria Superiore, pasi më parë atyre iu bashkua dhe ish-sulmuesi i Tiranës, Dejan Blazhevski.

Shkëndija kap majat, transferon futbollistin me vlerë 1 milionë euro
Shkëndija e Tetovës nuk di të ndalet këtë merkato dhe vazhdon të afrojë në skuadër lojtarë shumë cilësorë. Pas ardhjes së sulmuesit Ibraimi, Shkëndija ka bërë një tjetër goditje “big”.

Bëhet fjalë për mesfushorin me nënshtetësi kroate, Zeni Husmani. 28-vjeçari është një lojtar shumë cilësor dhe sipas “Transfermarkt”, vlera e tij më e madhe ka kapur 1 milionë euro në vitin 2011.

Mesfushori difensiv është një vlerë e shtuar e kuqezinjve nga Tetova, që duket se titullin kampion të Maqedonisë e kanë siguruar, por synojnë të ecin sa më shumë edhe në arenën evropiane. Vetë Husmani pranoi se ka ardhur te Shkëndija për të luajtur në Evropë dhe se është i bindur që skuadra do të bëjë shumë mirë në vitet pasardhëse.

Sot, Shkëndija ka luajtur edhe një miqësore përballë Makedonija, skuadër të cilën e ka mposhtur 2-1. Golin e parë për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi i Shpresave, Shefiti, i cili duket se ka një të ardhme të ndritur.

Lëvizje te Shkëndija, largimi i mbrojtësit shqiptar i paevitueshëm
Shkëndija e Tetovës duket se edhe këtë vit do të shpallet kampione në Maqedoni dhe kuqezinjtë e drejtuar nga Qatip Osmani pritet të kenë një merkato të ngarkuar në janar.

Qendërmbrojtësi i skuadrës, Visar Musliu është në pritje të një ofertë nga ndonjë klub i njohur, pasi e ka thënë publikisht se në Maqedoni ka arritur çdo gjë dhe kërkon një eksperiencë të re.

Musliu aktivizohet edhe me kombëtaren e Maqedonisë dhe ofertat për të, nuk priten të mungojnë. Edhe pse me mbrojtësin thuajse të larguar, te Shkëndija nuk ka panik, pasi pritet të ketë edhe disa përforcime. Gjithsesi, ende nuk ka një emër konkret për skuadrën tetovare.

Ofertat, Shkëndija dhe Ukraina, Besir Demiri i prek të gjitha
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Besir Demiri, ka qenë i ftuar në emisionin “Sportmania” në “TV Shenja”. Lojtari, i cili luan në kampionatin ukrainas me skuadrën e Mariopol, foli për diferencat mes futbollit në maqedonas dhe atij ukrainas si dhe për të ardhmen e tij.

EKSPERIENCA NË UKRAINË – “Infrastruktura në Ukrainë është shumë e mirë se në Maqedoni. Një futbollist i ka të gjitha të dhe kjo të ndihmon shumë. Te Mariupol synojmë renditjen në gjashtë vendet e para, pasi në Ukrainë kampionati ndahet me zona për fazën play-off. Më pas shpresojmë që të arrijmë të kualifikohemi për kupat europiane”.

E ARDHMJA – “Kontrata ime është deri në qershor. Agjentët e mi po shqyrtojnë ofertat e disa klubeve, këto do të bisedohen dhe me klubin e në ditët në vijim do të shikojmë se çfarë vendimi do të merret”.

POZICIONI – “E kam filluar karrierën si mesfushori, po tani po luaj vetëm si mbrojtës i majtë. Por, sado herë që të më kërkohet, jam i gatshëm të luaj në mesfushë ose dhe si sulmues krahu nëse trajnerët ma kërkojnë këtë gjë”

KAMPIONATI I MAQEDONISË – “Shkëndija është me meritë në vend të parë, duke parë organizimit dhe fondet që kanë. Mendoj se ata do të dominojnë për vite më radhë. Vardarin në vend të dytë po e mban vetëm tradita, duke parë grupin e lojtarëve që kanë dhe problemet e tyre. Shkupi mund dhe duhet të renditet shumë më lartë në tabelë. Akademinë Pandev mund ta cilësoj si surprizën e kampionatit, askush nuk e priste që ata të ndodheshin në këto pozita. Ekipet e tjera përveç Rabotniçkit i shikoj të barabarta. Do të ketë një luftë të ashpër për mbijetesë”, përfundoi mëngjarashi i kombëtares shqiptare”.

Shkëndija dhe Struga për t’u marrë shembull, me “mision” të veçantë për festa
Shkëndija dhe Struga janë dy skuadra shqiptare në Maqedoni, që luajnë në liga të ndryshme, por ata janë kampione sa i përket asaj që kanë bërë në dy ditët e fundit.

Kuqezinjtë nga Tetova në ditën e djeshme dhe skuadra e Strugës sot kanë menduar që të çojnë pak buzëqeshje në dy qendra, që kujdesen për personat me aftësi të kufizuar.

Lojtarët e të dyja skuadrave jo vetëm që kanë kaluar disa orë me personat me aftësi të veçanta, por kishin menduar për të çuar disa dhurata për ta. Një gjest për t’u vlerësuar dhe shumë i bukur nga ana e tyre, pasi mjafton fare pak për të lumturuar dhe ngrohur zemrat e njerëzve në këtë periudhë festash.

Luftëtari “market”, Shkëndija synon mesfushorin
Shkëndija e Tetovës është në kërkim të një organizatori dhe kuqezinjtë nga Tetova kanë hedhur sytë nga Superiorja shqiptare. Kampionët në fuqi janë të interesuar për Eduart Rrocën. 25-vjeçari është një nga pikat më të forta të Luftëtarit. Ai kaloi një dëmtim të rëndë, ndërsa është rikthyer në formë të mirë.

Siç citon “infosport.mk”, Shkëndija po punon për të ofruar Rrocën në ekip gjatë merkatos së janarit. Lojtari i bluzinjve ishte një objektiv i ekipit shqiptar që në verë, por Luftëtari refuzoi ofertat.

Eduart Rroca

Mesfushorit i mbaron kontrata me ekipin gjirokastrit në verën e ardhshme dhe Luftëtari nuk mund ta humbasë me parametra zero, kështu që do të tentojë të përfitojë shumë nga heqja dorë prej tij. Rroca ka të njëjtin menaxher si Gledi Mici, lojtari i Shkëndijës, dhe një gjë e tillë mund të lehtësojë transferimin e tij te kampionët nga Tetova.

Shkëndija kryeson kampionatin maqedonas me 40 pikë, pesë më shumë se Vardari dhe objektivi kryesor i klubit tetovar është sërish fitimi i titullit kampion.

Shkëndija ndalet në Strumicë, Shkupi prek fundin
Shkëndija e Tetovës është ndalur në një barazim pa gola në transfertën e vështira ndaj Akademisë Pandev. Marrja e një pikë në Strumicë është një rezultati i pranueshëm, pasi kampionët në fuqi të kampionatit maqedonas pësuan një humbje shokuese në shtëpi ndaj Pobedës. Barazimi i dy skuadrave pretendente është shfrytëzuar më së mirë nga Vardari, që me fitoren e sotme thellon diferencën me Shkëndijën e vendit të tretë me pesë pikë.

Rëndohet situata te Shkupi. Ekipi kryeqytetas ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe në transfertën ndaj Renovës, ku skuadra tetovare triumfoi me rezultatin 2-0. Me vetëm pesë pikë pas tetë javësh kampionat, Shkupi e gjen veten në fund tabelës, një situatë kjo krejtësisht e kundërt nga ç’kishin imagjinuar drejtuesit e klubit që në fillim të kampionatit kryen disa afrime cilësore .

MAQEDONI LIGA 1 – JAVA 8

Akademija Pandev – Shkëndija Tetovë 0-0

Renova – Shkupi 2-0

Shënues: Jusufi 17’, Stojanovski 56’ (pen.)

Hap fals i Shkëndijës, Vardari përfiton dhe merr kreun e renditjes
Java e shtatë në kampionatin maqedonas ka pasur plot surpriza. Kampionët në fuqi të Shkëndijës kanë humbur në shtëpi ndaj Pobedës me rezultatin 0-2. Fatin e Shkëndijës ka pasur dhe skuadra e Akademisë Pandev, që është mundur 0-2 nga Renova dhe ka humbur kreun e tabelës.

Kryesuesi i ri i kampionatit, Vardari, ka parakaluar Shkëndijën dhe Akademinë Pandev,  falë fitores 1-0 ndaj Sileksit, ku golin e vetëm të takimit e shënoi ish-mesfushori i Flamurtarit, Viktor Xhufo. Në pjesën e poshtme të tabelës bie në sy forma e keqe e Shkupit, që u mund në transfertë ndaj Belasicës dhe për momentin ndodhet në vendit e parafundit me pesë pikë. Një fillim ky katastrofik për një ekip që pretendonte renditjen në vendet që të çojnë në Kupat e Europës.

Maqedoni Liga e Parë, Java VII

Akademia Pandev – Renova 0 – 2

Shënues: Stojanovski 14’ 70′

Belasica –  Shkupi  1 -0

Shënues:  Baldovaliev 7’

Makedonija GP – Rabotniçki 3 – 0

Shënues: Stojcevski 6’, Kirovski 26’, Bozinovski 58’

Shkëndija – Pobeda 0 – 2

Shënues: Nuabueze 61’, Tanushev 87’

Vardar – Sileks 1 – 0

Shënues: Xhuvo 71’

UEFA e zyrtarizon, kundër Maqedonisë luajmë në Strumica!
Për herë të parë në histori, Maqedonia do ta luajë një ndeshje kualifikuese jashtë Shkupit. Si rastësisht, na ka rastisur ne që të provojmë të parët politikën e trumbetuar nga Maqedonia se gjoja ka ndërmend “të përhapë futbollin edhe në qytete të tjera të Maqedonisë”.

Idiotësia dhe mashtrimi me këtë slogan duket qartë edhe në një fakt fare të thjeshtë: përveç stadiumit “Filipi II” në Shkup, asnjë stadium në Maqedoni nuk përmbush kriteret e UEFA-s dhe i vetmi që është miratuar me “mik” është ai i Strumicës. Jo më kot, edhe Vardari i Shkupit nuk u lejua ta luajë aty ndeshjen e turit të tretë kualifikues në Champions League, kundër FC Kopenhagenit, duke u spostuar në Shkup.

Në stadiumin kombëtar do të luhet Superkupa e Europës pas pak ditësh, çka do të thotë se stadium do të jetë në formë perfekte, por çuditërisht i vetmi stadium i saktë dhe me kapacitet do të jetë i mbyllur për Shqipërinë.

Në Strumica do të jenë 5000-6000 tifozë, të gjithë maqedonas ndoshta, sepse edhe prania e tifozëve shqiptarë në stadium do të jetë një hall më vete dhe ndoshta Maqedonia do të na pengojë në çdo mënyrë, nga frika e përleshjeve.