Mala

Mala: Ky sezon një ëndërr e bukur, Partizani ka meritë të madhe
Mesfushori i Partizanit, Esat Mala, ka folur për RTSH Sport, ku ka prekur sezonin me “Demat”, ftesën te kombëtarja A dhe bisedat me trajnerin e ri të kombëtares, Edi Reja. Në fjalën e tij, Mala tha:

“Kjo ftesë te Kombëtarja A ka qenë një surprizë shumë e bukur. Është një eksperiencë e paharrueshme, po mësoj çdo ditë gjëra të reja. Reja? Nuk mund të themi që kemi pasur ndonjë bashkëbisedim të zgjatur, por thjesht për një njohje më shumë, një prezantim profesional, çfarë roli dua të luaj dhe gjëra të tjera.

“Një sezon mjaft i gjatë, por me fryte shumë të mëdha. Kampion me Partizanin dhe ftesë nga Kombëtarja A. Është një ëndërr deri më tani, që po e shijoj çdo ditë. Partizani ka meritë të madhe, pasi është ekipi kampion dhe sytë janë të gjithë te kampionët. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë të Partizani, lojtarët, stafi, presidenti. Edhe me meritën time, besoj e kam merituar këtë ftesë”, tha Mala.

Bushi paralajmëron Malën: Nuk bëhet shaka me kombëtaren
Trajner i kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, foli para gazetarëve në daljen për shtyp të organizuar ditën e sotme në ambientet e selisë së FSHF-së. Trajneri i shpresave foli mbi barazimin në Andorra dhe çështje të tjera të kombëtares.

ANDORRA – “U bë një futbollit i pisët, një futboll jo Fair-Play nga lojtarët e Andorrës, gjithsesi kjo ishte strategjia e tyre. Në pjesën e parë pati një nënvlerësim nga ana e lojtarëve, për këtë u indinjova pak, pasi nuk e prisja që të mos jepnin maksimumin, ndërsa në të dytën morën në kontroll lojën, por pati një gabim individual”.

PËRGJEGJËSI – “Do të ndjeja përgjegjësi personale nëse ekipi nuk do të luante në futboll, ata shkuan vetëm dy herë në portë dhe shënuan dy gola, ne ishim gjatë gjithë kohës në portës së tyre dhe shënuam vetëm dy gola. Shpërdoruam shumë, gjithsesi barazimi me Andorrën është i pafalshëm”.

REZULTATE APO EVIDENTIMI I LOJTARËVE – “Unë kam evidentuar shumë lojtarë. Si rasti i Bajramit që luan te Birmingami. Objektivi jonë është që të çojmë lojtarë në ekipin e parë A. Besoj se 3 ose 4 lojtarë që luajnë me shpresat tani do të jenë së shpejti pjesë e ekipit të parë A. Sigurisht dhe rezultatet janë të rëndësishme”.

SHQIPTARËT E MAQEDONISË – “Personalisht unë kam marrë 4 lojtarë nga Maqedonia, ashtu si dhe U19. Do të punojmë akoma me skautët e federatës në Maqedoni, por është një proces që do pak kohë. Unë mendoj që Shqipëria ka lojtarë, por problem është eksperienca e vogël. Kemi probleme në repartin e mbrojtjes, të gjithë shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët mesfushorë ose sulmues”.

AKUZAT PËR QOKA –“Janë mendime individësh dhe mua nuk më interesojnë. Nuk e imagjinoj dot si mund të bësh një qokë në kombëtaren shqiptare. Ne mundohemi gjithmonë të marrim më të mirët, patjetër që mund të gabojmë kur na duhet të zgjedhim mes dy lojtarëve shumë të mirë”.

OBJEKTIVAT – “Objektivat e mi i vendosin disa njerëz të tjerë, nuk i vendosin as specialistët e as gazetarët. Nëse kemi bërë mirë ose kemi bërë keq, janë ata që e vlerësojnë punën tonë. Pavarësisht barazimin me Andorrën që është i papranueshëm, në ndeshje ndaj Turqisë luajtëm shumë mirë”.

DËMTIMI I MALËS – “Mala ka qenë të dëmtuar në gju. Unë do ndjek atë dhe dy tre lojtarë të tjerë këtë javë nëse do të luajnë, pasi me ekipin kombëtar A ose U21 nuk mund të bësh shaka, kur vjen aty duhet të japësh maksimumin. Nëse një lojtarë është i dëmtuar me ekipin kombëtar gjatë ditës së martë e të mërkurë, ndërsa ditën e premte je 100% e tij, atëherë është shumë e vështirë që të jetë përsëri pjesë e kombëtares. Stafi mjekësor më tha se ka një tërheqje në ligament. Doktori më tha se do ishte e pamundur që të luaj për të paktën një javë. S’dua të përmend emra, por dy ose tre trajnerë marrin lojtarët e tyre marrin lojtarët  e tyre duke i thënë mundohuni të luani 30 minuta në Andorra ose fare pasi kemi ndeshje në kampionat. Çdo lojtarë duhet ta dijë se fanella e kombëtares është e shtrenjtë, gjithsesi në grumbullimin e ardhshëm mund të kemi 2 ose 3 mungesa nga këto lojtarë që thashë”.

Shpërndarja interesante e golave, Partizani i paparashikueshëm
Partizani po udhëheq kampionatin shqiptar prej shumë javësh tashmë dhe nuk ka lëvizur për asnjë moment nga kreu i tabelës. Duket se ky do të jetë viti i të kuqve dhe shihen si pretendentë absolutë për të fituar titullin kampion këtë sezon. Ecuria e “Demave” ka qenë fantastike, duke marrë fitore pas fitoreje dhe duke bërë ndeshje shumë të mira.

Me një përzierje të talenteve me eksperiencën, Gega ka ndërtuar një ekip solid dhe shumë të fortë. Asani dhe Telushi kanë qenë dy lojtarët më të rëndësishëm për Partizanin, por pa harruar dhe portierin Hoxha, i cili ka bërë pritje shumë të rëndësishme.

Deri në këtë javë të 21-të të kampionatit, të besuarit e Gegës kanë shënuar 23 gola, duke grumbulluar plot 46 pikë, 8 më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Fakt interesant është se këto 23 gola janë shënuar thuajse në mënyrë të barabartë në dy pjesët e lojës.

11 gola janë shënuar në pjesën e parë të takimeve, ndërsa 12 në fraksionin e dytë të lojës. Duket qartë se skuadra e Partizanit mund ta gjejë golin në çdo minutë të sfidës dhe nuk kanë një “minutazh të preferuar”.

Kjo lojë shumë e qëndrueshme ka bërë që “Demat” të marrin shumë pikë dhe të jenë të paparashikueshëm. Golat variojnë që nga minutat e para deri në ato të fundit, çka tregon se Partizani mund të godasë në çdo sekondë. Goli më i shpejtë është ai i Esat Malës përballë Skënderbeut në javën e 19-të, me mesfushorin që shënoi në minutën e 3-të të takimit.

Ndërsa goli më i vonë i shënuar nga të kuqtë kryesues, mban firmën e mesfushorit Bruno Telushi, i cili ndëshkoi ish-ekipin e tij, Flamurtarin, në minutën e 90′ të sfidës, e vlefshme për javën e pestë të kampionatit.

“Mala’s Day” në ditën e shënuar, rrugëtimi i djaloshit që lindi me fanellën e kuqe
Data 4 shkurt është një datë historike për klubin e Partizanit, pasi është përvjetori i klubit. Sot në klubin e kuq u festua 73 vjetori. Ndërkohë ka qenë festë edhe për mesfushorin e talentuar, Esat Mala. Si sot një vit më parë, 20-vjeçari debutoi me fanellën e “Demave”, në atë sfidë të fituar 2-1 përballë Kamzës.

Mala u aktivizua në vend të Telushit në minutën e 46-të dhe që nga ajo ndeshje ka qenë një ndër lojtarët më të aktivizuar te skuadra kryeqytetase. Dëmtimi i vlonjatit hapi rrugën që tifozët e Partizanit dhe ndjekësit e kampionatit shqiptar të njiheshin me atë që më pas do të kthehej në beniaminin e popullit të kuq. Mala sot shihet me sy tjetër, por mbetet sërish ai djali i ndrojtur dhe që në fushë jep gjithçka ka.

ELOZHET – Elozhet për Malën kanë qenë të shumta gjatë këtij viti, me emrin e mesfushorit që ka bërë jehonë deri në Itali. 20-vjeçari është krahasuar me ish-lojtarin e Sampdorias dhe tashmë i Arsenalit, Lukas Torreira, më këtë të fundit që u shpall mesfushori më i mirë në Serie A sezonin e shkuar.

“Një talent në rritje, Esat Mala: Torreira i Kosovës!”, kështu shkruante “TuttoMercatoweb” muaj më parë, ndërkohë që për të riun kishte kërkuar informacion edhe Shtutgarti. Për sajtin italian fjalë të mira thoshte edhe ish-drejtori sportiv, Antonelo Preiti.

Shkrimi i postuar në TuttoMercatoWeb.com

“Kemi shumë, për momentin talenti më i madh është Esat Mala, në muajt e fundit është rritur shumë dhe është i pazëvendësueshëm në mesfushë. Mund të luajë në një mesfushë me tre, ose me 2 para mbrojtjes. Ka cilësi e sasi, i pëlqen të depërtojë pa top. Prej pak kohësh është në xhiron e U-21 të Kosovës”, shprehej Preiti, ndërkohë që më pas Mala pranoi ftesën e Shqipërisë U21. Kombëtarja e madhe është ëndrra.

Në Shkodër kur “mallkojnë” dikë i thonë: “Të hyftë vetja në qejf”. Mala mbetet me këmbë në tokë dhe fjalët e mira veçse e motivojnë. Është në rrugë të mbarë dhe me këto ritme shumë shpejt do të transferohet jashtë vendit.

VRASËSI I TË MËDHAVE – Që nga debutimi i tij, kundër Kamzës sezonin e shkuar, Mala ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Partizanit dhe të Superiores. Madje mund ta quajmë edhe “vrasësi i të mëdhave”. Mesfushori i ka shënuar Tiranës në derbi, verilindorëve të Kukësit, si dhe Skënderbeut. Plot nëntë pikë kanë vlejtur këto gola, ndërkohë Mala i ka shënuar edhe Luftëtarit në Gjirokastër.

Goli i Esat Malës që i dha fitoren Partizanit përballë Kukësit

ZBULIMI – Autori i katër golave këtë sezon është një produkt i Shkëndijës së Tiranës dhe pikërisht në një sfidë kundër Partizanit, ka rënë në sy të agjentit të tij, Denis Cani. Ky i fundit ka folur disa kohë më parë për “sportekspres.com”, ku tregoi sesi e kishte zbuluar mesfushorin, marrëdhëniet që ka me të dhe nuk ngurroi të thotë fjalët më të mira për 20-vjeçarin.

“Të them të drejtën e kam parë për herë të parë të Shkëndija me moshat. Ishte një ndeshje kundër Partizanit U19. Esati ra në sy, pasi ishte një nga më të mirët e ndeshjes”, thoshte Cani, i cili ka një raport të veçantë me shtatshkurtrin e mesfushës së Partizanit.

“Cilësi ka shumë, por mbi të tjerat janë qetësia dhe karakteri i tij.  Esati është nga ata që nuk dorëzohet, por ka edhe cilësi tekniko-taktike. Edhe si djalë është i mrekullueshëm. Kur dalim nuk flasim vetëm për sportin, por për gjithçka. Jemi shumë të lidhur dhe kam raportin im me të është si ta kem vëlla të vogël”, tregonte Cani.

Menaxheri Denis Cani dhe mesfushori Esat Mala

VERONIK ISTREFAJ

Mala: E donim këtë fitore dhe luftuam, ja kush janë rivalët e Partizanit
Mesfushori dhe autori i golit për Partizanin, Esat Mala po bën një sezon shumë të mirë deri më tani. Rrjeta e tij përballë Skënderbeut sot ishte goli i katërt për 20-vjeçarin, i cili dhe njëherë tjetër ishte vendimtar në ndeshje të mëdha. Pas kësaj sfide, Mala foli për “Supersport”, ku u shpreh:

Ndeshja – “Kjo ishte një fitore e dëshiruar shumë nga ana jonë. Terreni ishte shumë i vështirë dhe na pengoi, por ia dolëm që të marrim rezultatin që kërkonim. Unë jap gjithmonë maksimumin për ekipi dhe luaj aty ku më kërkohet. Sot kombinuam mirë dhe fituam të gjithë së bashku si skuadër”.

E ardhmja – “Punoj çdo ditë për tu përmirësuar dhe për të ndihmuar Partizanin. Si çdokush tjetër, edhe unë dua të avancoj në karrierë dhe pse jo, një ditë dua të luaj edhe jashtë Shqipërisë”.

Rivalët për titull – “Teuta dhe Kukësit janë rivalët tanë për titullin kampion. Këtë gjë e tregon dhe renditja, por dhe kualitet që kanë si skuadra. Janë të dyja ekipe shumë të forta dhe do të jenë rivale të denja për Partizanin”,- përfundoi autori i golit.

VIDEO | Partizanin nuk e ndalin as topat e borës, Skënderbeu mbetet në labirint
Skënderbeu ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Partizani. “Ujqërit” nuk arritën t’i përgjigjeshin golit të Malës që në minutën e katërt të takimit, madje mund të ishin mposhtur edhe më thellë, nëse Telushi do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë.

Të dy trajnerët aktivizuan formacionet e tyre më të mira dhe synonin që ta nisnin kampionatin në mënyrën e duhur, por në fund do të triumfonin djemtë e Skënder Gegës, një fitore mëse e merituar.

Tifozët e Skënderbeut ishin shumë të irrituar përgjatë gjithë takimit, duke hedhur shpesh drejt lojtarëve të Partizanit topa dëbore. Gjithsesi, brenda fushës së lojës ishte gjithçka korrekt dhe “FairPlay”, me të dyja ekipet që dhanë maksimumin në fushën e lojës.

Në minutat e fundit, Lorenc Trashi u ndëshkua dhe me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër në mesfushë. Me këtë triumf, Partizani vazhdon të ruajë kreun e renditjes dhe tregon dhe njëherë tjetër se janë ata favoritët kryesorë për të vënë duart te titulli kampion.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19

E premte, më 25 janar, ora 17:00

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu-Partizani 0-1

Shënues: Mala 4′

EPISODET

90+’ Mbyllet gjithçka, Partizani triumfon në Korçë

90+5′ Karton i kuq për Trashin, e pranon dhe mbrojtësi

90′ Dalje e paqartë e Hoxhës, shpëton paq porta e Partizanit

85′ Minuta paniku te Partizani, Skënderbeu nuk dorëzohet

81’ Del Telushi, Gega aktivizon sulmuesin Hebaj

75′ Raste të mira për Partizanin, por mungon finalizimi

67′ Edhe Shehi me ndryshime. Del Oto Xhon, në fushë Krasniqi

64’ Panik te Partizani, dëmtohet mesfushori Hila dhe largohet me ambulancë. Në vend të tij Mensah

62’ Taipi i shkëlqyer, duhen dy lojtarë për ta ndalur me faull në mesfushë

57’ Vazhdojnë ndërhyrjet e ashpra, nuk mungon tensioni mes Hilës dhe Muzakës

52′ Telushi humbet penallti! Teqja kupton krahun dhe mban në lojë Skënderbeun

50’ Asani pengohet në limitet e zonës, penallti për gjyqtarin. Shans ideal për “Demat” për të dyfishuar

49’ Skënderbeu më kërkues në minutat e para, gjuajtja e Abazit shkon jashtë

46’ Starton pjesa e dytë, debuton Taipi me fanellën e Skënderbeut. Edhe Hila aktivizohet në vend të Kardozos për Partizanin.

45′ Mbyllet pjesa e parë në Korçë, në fuqi goli i Malës në minutën e 4′

42’ Oto Xhon provon të djathtën, por goditja e tij shkon jashtë

34’ Të gjithë kundër Asanit, Gripshi e përplas në tokë sulmuesin e Partizanit

32’ Goditje e Muzakës, pa probleme për Hoxhën

27’ Karton i verdhë për Gexh, tifozët e Skënderbeut e kanë me Asanin dhe Telushin

23’ Atanda nuk i ndahet Muzakës, ulet ritmi i lojës

19’ Krosim i rrezikshëm i Radash, Muzaka nuk reagon në kohë. Probleme fizike edhe për Belicën

16’ Rifillon takimi pas ndërprerjes, probleme fizike për Telushin

13’ Ndërpritet momentalisht sfida, tifozët e Skënderbeut gjuajnë me topa bore

10’ Goditje e fortë e Telushit, por vetëm këndore! E para e sfidës

8’ Duele të forta në mesfushë, Skënderbeu kërkon të reagojë

4′ Gooooool Partizani! Shënon Mala!

Pasim i shkëlqyer i Asanit nga krahu i majtë dhe Mala i vetëm përballë Teqjas, nuk gabon, duke i dhënë avantazhin “Demave”. Ky është goli i katërt këtë sezon për mesfushorin e talentuar.

2′ Vangjeli bën gjithçka mirë, por gjuajtja e tij pritet nga Hoxha

1′ Starton sfida, topin e parë e shkelmon Partizani

Formacionet e skuadrave

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Abazi, Dita, Muzaka, Guexh (Taipi 46′), Gripshi , Hoxhaj, Oto Xhon (Krasniqi 67′). (Në dispozicion: Dajsinani, Taipi, Pëllumbi, Mara, Ajzeraj, Gavazaj, Krasniqi). Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi (Hebaj 81′), Asani, Kardozo (Hila 46′ – Mensah 65′), Mala, Bardhi. (Në dispozicion: Xhika, Çinari, Kalari, Mensah, Kote, Hila, Hebaj). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj; Gjyqtarë linje: Klajdi Kola, Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Gexh 26′, Dita 52′, Radash 52′ / Telushi 45′

Karton i kuq: Trashi 90+5′

Delegat: Besnik Çela

Mala: S’duhet të alarmohemi, s’kemi pasur fat
Mesfushori i Partizanit, Esat Mala, foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supërsport”, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes ndaj Partizanit, që u mbyll në barazim 1 – 1. I riu nga Kosova, u shpreh se skuadrës i ka munguar fati.

“Realisht kjo pjesë e parë e sezonit ka qenë e mirë. Në ndeshjet e fundit donim të merrnim më shumë. jam i kënqur me aspektin personal. Do kisha dashur të ishte gol trepikshës. Shpresojmë të bëjmë më mirë në vazhdim”.

“Ndoshta në ndonjë ndeshje nuk kemi pasur fat, herë të tjera na ka vënë në vështirësi. Këto tre barazime nuk duhet të konsiderohen alarm. Tani duhet të mbushemi me energji gjatë pushimeve”.

“Dëshira jonë është ta fitojmë titullin. Do përpiqemi ta arrijmë këtë”.

“Mesfushorët golashënues? Mendoj që grupi ëshët ai që i fiton ndeshjet. Nuk veçoj individë, golashënues. Çdokush që shënon ka meritën e tij”, përfundoi Mala.

FOTO | Alban Hoxha bashkohet me skuadrën, Mala vijon i diferencuar
Alban Hoxha deri ditën e djeshme ka qenë në ambientet paraburgimit, për shkak se ishte ndalur nga policia, sepse ishte ndaluar duke ngarë makinën nën efektin e alkoolit. Portieri është njohur dje me masën që ka dhënë gjykata, e cila ka vendosur vetëm “detyrim paraqitje” për portierin e “demave”.

Sot, numri një i portës së skuadrës së kuqe është bashkuar me skuadrën. 31-vjeçari është ishte i qeshur në seancën e sotme, ku ka vijuar normalisht përgatitjet. Skuadra është e plotë për ndeshjen me Tiranën, tani që është bashkuar dhe kapiteni i ekipit.

I vetmi lojtar që shqetëson është Esat Mala. Autori i golit në derbin e fazës së parë, ka vijuar edhe ditën e sotme përgatitjet në mënyrë të diferencuar. Drejtuesit kanë besim se mesfushori do të jetë i gatshëm për takimin  kësaj të premte, por fakti që edhe ditën e sotme nuk është me grupin vë në dyshim aktivizimin  tij që nga minuta e parë.

Partizani do udhëtojë sot drejt Elbasan, ku do të grumbullohet për përballjen me bardheblutë. Në konferencën për shtyp, trajneri Skënder Gega tregoi se Hoxha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. Gjithsesi, me garanci të plotë askush nuk mund të thotë se Hoxha do e ndjekë nga tribuna derbin.

Mala: Fitorja për Leon, goli për familjen
Esat Mala ishte njeriu i ndeshjes, pasi shënoi një gol që kishte vlerën e tre pikëve. Pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli”, protagonisti i takimit foli për emocionet e derbit.

“Bëmë ndeshje të mirë dhe është i veçantë goli i parë në derbin e parë, jam shumë i kënaqur. Fitorja i shkon Leos i cili u nda nga jeta dje. Golin ja dedikoj familjes, shoqërisë dhe atyre që më kanë mbështetur”.

“Unë po prisja krosin dhe të bëjë lëvizjen. Vendosa të sulmo topin kur pas që Asani kaloi mbrojtësin dhe pasi godita fatmirësisht topi shkoi në rrjetë”.

“Çdo pasim të Asanit e presim. Jep pak pasa por i jem me kualitet. Duhet të përmirësohemi akoma dhe më shumë”.

“Titulli? Ja lëmë vazhdimësie. Jemi Partizani, dihet çfarë stofi ka Partizanin”.

“Kombëtarja e madhe është ajka, dhe shpresojmë që të vijë në të ardhmen”.

Mala nuk e bën dramë: Për Shqipërinë i gatshëm në çdo moment
Esat Mala u intervistua në emisionin “Gol pas Goli” pas përfundimit të ndeshjes midis Partizanit dhe Kastriotit. Talenti i “Demave të Kuq” foli për pozicionin e ri që provoi gjatë takimit, ku luajti i alternuar midis mesfushës dhe krahëve të sulmit, si dhe për lënien jashtë listës së kombëtares së shpresave.

Mala, si e komentoni fitoren e sotme me Kastriotin?

Ishte një fitore mjaft e vështirë, por shumë e vlefshme për vazhdimësinë tonë. Jemi shumë të lumtur për këto tre pikë.

Si e vlerësoni paraqitjen tuaj?

Jam i lumtur për paraqitjen time dhe të ekipit, por duhet thënë që ka vend për përmirësim. Ndihem mirë për formën fizike dhe jap aq sa mundem.

Ju pamë në një pozicion të ri…

Është e vërtetë që kam provuar çdo pozicion dhe nuk janë diçka e re për mua, pasi jam aktivizuar dhe te moshat e Kombëtares në rolin që më pat sot. Unë mund të luaj në çdo pozicion që do më thotë trajneri me shumë dëshirë dhe pa problem.

Ju vjen keq që nuk u ftuat nga trajneri i Kombëtares së Shpresave?

Është normale që për Kombëtaren është gjithnjë kënaqësi të luash. Unë jam pjesë e Kombëtares vetëm pres thirrjen. Jam i gatshëm çdo herë që të ketë nevojë për mua.

Si janë pritshmëritë e Partizanit?

Jemi optimist. Ekipi po vjen në rritje. Shpresojmë që të bëjmë mirë në çdo ndeshje.  Jemi një ekip i re, kemi një filozofi të re. Jemi vetëm në tre ndeshjet e para. kemi një frymë të mirë në ekip dhe besoj se do të vazhdojmë kështu.

Ishit protagonist me një asist, por dhe mund të kishit shënuar…

Po mundohem që ta ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë, duke pasur për gol apo dhe duke shënuar. E nisa për të pasur, por nuk doli siç doja. U mërzita pak që nuk doli siç e prisja, por të tjera raste na presin në të ardhmen dhe do mundohem që çdo aksion ta vlerësoj maksimalisht.

Mos ndiheni më mirë në qendër se në krah?

Nuk e kam problem që të luaj dhe në krah edhe pse edicionin e shkuar jam aktivizuar në qendër. Po e marr veten edhe këtu.

Esat Mala zgjedh Shqipërinë, së shpejti me U-21
Është vetëm 19 vjeç, deri në janar nuk e njihnim fare dhe që atëherë është kthyer në një nga zbulimet e Superiores: Esat Mala ka qenë një nga risitë e këtij sezoni dhe ndër të paktat gjëra të bukura që mund të përmenden në lidhje me Partizanin.

Mesfushori nga Prizreni ka luajtur 17 ndeshje, është kthyer në një titullar te të kuqtë dhe ka gjetur hapësirë edhe kur janë ndërruar trajnerët, duke u kthyer pak nga pak në një xhevahir për Partizanin, edhe në aspektin e merkatos.

Natyrisht, në raste të tilla lind menjëherë pyetja se cilën kombëtare do të përfaqësojë një lojtar kq i ri dhe me të ardhme.

“Sport Ekspres” mëson se Mala ka zgjedhur Shqipërinë dhe ndoshta që javën e ardhshme do të vihet nën urdhrat e Alban Bushit, për të luajtur me Shpresat. Për momentin mesfushori po plotëson procedurat burokratike për pasaportë shqiptare, para se të debutojë me fanellën kuqezi. Një lajm i mirë për kombëtaren kuqezi, sepse në hapësirën e 2-3 viteve Malën mund ta shohim në kampionate shumë më cilësorë.