Lushnje

Lushnja në festë, hapet stadiumi
Më në fund një lajm i bukur në Lushnje: sfida kundër Kukësit do të luhet në “Roza Haxhiu”.

Pas dy muajsh punime, stadiumi i klubit lagunar është gati dhe nesër në orën 14.00 pritet një numër i madh shikuesish, për sfidën kundër Kukësit kampion në fuqi.

Inspektimet e fundit të Federatës kanë evidentuar kryerjen e gjithë detyrave, ndërsa problem ishin vetëm vendet ku duhej të vendoseshin kamerat e transmetimit televiziv, por duket se është zgjidhur gjithçka.

Ende pa fitore në sezonin e ri, Lushnja gjithsesi ka marrë një pikë të artë në aspektin moral ndaj Partizanit në ndeshjen e fundit, ndaj nesër zbret në fushë me shpresa të mëdha.

Gentian Çela paralajmëron: Mos na nënvlerësoni!
Gentian Çela nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe synon ta shijojë deri në fund rikthimin në Superiore. Në një intervistë në Supersport, veterani lushnjar flet për sezonin e ri: “Jam lojtar dhe tifoz i këtij ekipi dhe do të jem gjithmonë serioz dhe i fokusuar në maksimum për të dhënë më të mirën. Prej dy vitesh e provonim të riktheheshim në Superiore, aty ku na takon si qytet, si fanellë dhe si emër ekipi. Për sa i përket pjesës time do të jam gjithmonë maksimumin kur të më kërkohet. Shpresoj të kem shumë minuta në dispozicion”.

Sezoni i ri nuk e sheh Lushnjen në listën e klubeve të pasur, aq sa është ekipi i vetëm pa të huaj në përbërje, por Çela nuk ka frikë dhe paralajmëron rivalët: “Vështirësinë e Superiores e njohim, grupi i lojtarëve e ka eksperiencën e duhur për këtë kategori. Iu siguroj të gjithëve që do ta vuajnë shumë Lushnjën, edhe ekipet që pretendojnë edhe ekipet që e mendojnë veten të fortë se ne.”

Çela sheh te tifozët armën e madhe për përfaqëdim dinjitoz në Superiore: “Pa ata na vështirësohet puna e mbijetesës. Për sa kohë ata do jenë pranë ekipit dhe të shumtë në numër, edhe ndeshjet që mund të mendohen se nuk fitohen, me mbështetjen e tifozëve e kemi treguar dhe mund të arrijmë të fitojmë.”

Lushnja 100 milionë nga bashkia, pas një jave miqësore në Leçe
Një lajm i mirë vjen për Lushnjën: Më mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, të zhvilluar dje në mesditë, është miratuar një shtesë fondi vjetore prej 100 milionë lekësh të vjetra vetëm për ekipin e futbollit, që do të jetë pjesë e elitës sezonin e ri. Bashkia Lushnjë kishte miratuar një buxhet vjetor prej 300 milionë lekësh të vjetra vetëm për klubin e futbollit. Këtij fondi i bashkëngjiteshin edhe një vlerë prej 87 milionë lekësh të vjetra, të “thithura” nga akademia e grupmoshave të Lushnjës. Të dyja këto shifra, bashkë me shtesën e lekëve të miratuara në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, në total për një vit kalendarik kapin shumën e 487 milionë lekëve të vjetra. Një shifër relativisht e kënaqshme kjo për një klub futbolli, kur flitet vetëm për financa bashkie. Duhet theksuar se drejtuesit e klubit myzeqar, deri tani, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për ndonjë donator për ekipin e futbollit.

Miqësore luksi me Leçen më 3 gusht

Lushnja do të luajë një miqësore luksi me skuadrën e njohur italiane të Leçes, më 3 gusht në orën 20:30, në stadiumin “Via De Mare” të Leçes. Lajmin e konfirmon zyrtarisht edhe faqja zyrtare e klubit të njohur italian. Në fakt edhe në qytetin myzeqar, ka ditë që qarkullojnë zëra për një test me skuadrën e Leçes, e cila pritet që të ndiqet edhe nga shumë fansa lushnjarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj matanë Adriatikut.

Ndryshime te Lushnja, stadium, kontrata dhe sekretar i ri
Lajme të mira për ekipin e ri dhe infrastrukturën. Detyrën e sekretarit e merr Irakli Zaka, pas dorëheqjes së Stambolliut

Arjan Likja

Ka nisur puna për rikonstruksionin e stadiumit të Lushnjës, siç pritej të ndodhte. Firma që ka fituar tenderin ka nisur punën për plotësimin e kritereve që duhen për ndeshjet në Superiore, në mënyrë që FSHF-ja ta licencojë edhe “Roza Haxhiun”. Puna filloi me nivelimin e fushave prapa portave. Tapeti i vjetër, që do të hiqet, nuk do të vihet në njërin nga anekset e stadiumit, por do të shtrohet në ambientet e fushës ndërmjetëse pas portave. Pra, rikonstruksioni nuk parashikon punën në anekse. Ka shpjeguar gjithçka për procesin e punimeve nënkryetari i bashkisë,

Gentian Nushi, i cili ka folur gjithashtu edhe për çështjen e kontratave të futbollistëve: “Jemi brenda të gjitha afateve kohore për kryerjen e punimeve në stadiumin “Roza Haxhiu”. Sot filluam punimet në fushën e stadiumit, për ndërrimin e tapetit. Filluam me fushën, pasi vendosja e tapetit kërkon kohë dhe nuk mund ta ndryshojmë dot. Njëkohësisht, brenda kësaj jave do të nisë puna për rikonstruksionin e ambienteve të brendshme dhe të tribunës, ku përfshihet rregullimi i dhomave të zhveshjes, tualetet, dhoma e gjyqtarëve, shkallët e stadiumit dhe rrethimi i jashtëm. Njëkohësisht, sot (dje) do të fillojmë firmosjen e kontratave me futbollistët, të cilët do të jenë pjesë e Lushnjës sezonin e ri. Kjo procedurë do të vazhdojë gradualisht gjatë ditëve të kësaj jave, pasi kërkon pak kohë. Fllimi i javës tjetër do ta gjejë gati ekipin tonë”, – tha dje për “Sport Ekspres” Gentian Nushi, nënkryetari i bashkisë, përgjegjës i sektorit të sporteve në këtë institucion.

STAMBOLLIU – Para disa ditësh ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit të klubit Olsi Stambolliu, i cili sqaron: “Për arsye personale kam dhënë dorëheqjen. Në 5 vjet si drejtues i klubit kam përjetuar momente të ndryshme, problematika, ankth dhe  gëzim, që ka kulmuar me ngjitjen e Lushnjës dy herë në Superiore. I uroj suksese në detyrën e re pasardhësit Irakli Zaka. Gjithashtu, ju uroj suksesee trajnerëve dhe futbollistëve në elitë. I falënderoj për frymën bashkëpunuese”.

IRAKLI ZAKA – Irakli Zaka vjen në postin e sekretarit të klubit verdhjeshil, duke lënë detyrën e mësuesit të edukimit fizik. Pas prezantimit dje pasdite, Zaka është shprehur kështu për “Sport Ekspres”: “Futbolli është sporti im i preferuar, madje një ëndërr e dikurshme e lënë përgjysmë. Emërimin si sekretar i klubit të Lushnjës e kam pritur me dëshirë dhe optimizim. Përfitoj nga rasti të falënderoj kryebashkiakun Tushe, i cili pranoi emërimin tim. E konsideroj si një post me mjaft përgjegjësi, që shtohen pas ngjitjes së Lushnjës në elitë. Do përpiqem me mish e me shpirt ta kryej me përkushtim këtë detyrë brenda kornizave ligjore”.

Në Lushnje ndihen gati: Ndërtojmë skuadër e stadium
Lushnja është kthyer më në fund në Superiore dhe tashmë shpreson të qëndrojë sa më gjatë aty, edhe pse nuk do jetë e lehtë. I pranishëm në Tiranë për shortin e kampionatit, nënkryetari i Bashkisë së qytetit, Gentian Nushi ka folur për mediat, duke premtuar jo vetëm një skuadër dinjitoze, por edhe një stadium në parametrat e duhur para startit të sezonit.

“Pas riorganizimit për rialokimin e fondeve, sepse SH.A. e Lushnjes është 100 për qind në funksion të Bashkisë, jemi të gatshëm që të nisim punimet në stadium. Do të fillojmë me fushën, për të vijuar me punimet që stadiumi të përmbushë parametrat për të luajtur në Superiore. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që ndeshja e parë të luhet në shtëpi. Besoj që do t’ia arrijmë.”

Natyrisht, në Lushnje presin skuadër serioze: “Lushnja do të tregojë vlerat që ka treguar gjithmonë. Ne vijmë me ambiciet tona, të cilat janë të qëndrojmë sa më gjatë në Superligë, aty ku Lushnja vërtetë e meriton. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet si nga ana e infrastrukturës, ashtu edhe nga ana e investimeve të Bashkisë, që ky ekip të jetë ai që tifozët lushnjarë, por edhe që futbolli shqiptar e meriton.”

Në fakt, deri tani Lushnja nuk ka lëvizur shumë në treg, por Nushi premton: “Bazën e ekipit e kemi, me djemtë lushnjarë që kanë luajtur për vite me radhë, duke e njohur mjaft mirë njëri-tjetrin dhe janë mjaft të talentuar. Por, ekipi ka nevojë për mbështetje tjetër, për afrimin e elementëve të tjerë, qofshin këta të rinj apo edhe lojtarë me eksperiencë. Jemi në merkato dhe besoj që do të jemi një skuadër simpatike në këtë Superiore. Emra konkretë? Le ti lëmë surprizë…”