Lukas Moura

“Dukeshim si shtëpi të çmendurish te goli i tretë, ja ç’më tha Lukasi para ndeshjes”
Lukas Moura zhvilloi ndeshjen më të mirë në karrierën e tij kundër Ajaksit. Braziliani shënoi një trigolësh shumë të bukur dhe ju dhuroi një kualifikim ëndrrash tifozëve të Totenhemit. Hera e parë në histori që Spurs do të luajnë një finale Champions Lige, ndërsa emri i sulmuesit tashmë është pjesë e historisë.

Krenari dhe emocione të papërshkrueshëm kanë përjetuar edhe familjarët e futbollistit. Babai i tij ka folur për “Radio Marte”. Ai tregon festën e çmendur dhe zbulon fjalët që Lukas i kishte thënë para ndeshjes.

“Ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Të gjithë ramë për të fjetur rreth orës 4 të mëngjesit, nuk bëhej më fjalë për gjumë. Akoma nuk po e besonim se çfarë kishte ndodhur. Ishim plot adrenalinë dhe te goli i tretë e kthyem shtëpinë përmbys. Dikush qante, një tjetër falënderonte Zotin, e të tjerë qeshnin dhe ulërinin nga gëzimi. Dukej si një shtëpi të çmendurish. Lukas besonte shumë përpara ndeshjes. ‘Baba, do e shikosh që do bëj një ndeshje të madhe’, më tha.

Finalja? Nuk e di nëse do të luajë si titullar apo do ta nisë nga stoli. Di të them që do të jetë gati dhe deçiziv. Jemi shumë besimtarë dhe të shohim se çfarë na ka rezervuar Zoti për ndeshjen e Madridit”, përfundon i ati i heroit të Totenhemit.

VIDEO | “Gjeni brazilianin?”, Zhezuz dhe Moura kapen “mat”
Nofkat janë pjesë e pandarë e kulturës së futbollit brazilian. Pjesa më e madhe e legjendave të pesë herë kampionëve të botës nuk kanë përdorur emrin ose një ndër mbiemrat e tyre, por në fanellë ka qenë e shkruar nofka e tyre.

Me siguri fansat më të flaktë të Milanit e njohin Rikardo Izekson dos Dos Santos Leiten (po është një person i vetëm ), bëhet fjalë për Kakanë.

Të tjerë mbështetës së kombëtares së “Seleçaos” mund të njohin se kush është Ronaldo Nazario Lima ose Ronaldo de Asis Moreira, dy yje që kanë fituar “Topin e Artë” gjatë dekadës së shkuar: Ronaldo dhe Ronaldinjo. Ndërsa s’mund të lëmë pa përmendur lojtarin më të veçantë të këtij kombi që i ka dhënë shumë futbollit: Edson Arantes do Nasimento i njohur nga të gjithë si “Pele”, madje ka dhe një nofkë të dytë:“O Rei” (Mbreti).

Kanali zyrtari i UEFA-s mendoi të krijonte një video interesante me rastin e përballjes së çerekfinales së Champions-it midis Mançester Sitit dhe Totenhemit. Gabriel Zhezuz i Sitit dhe Lukas Moura i Totenhemit u vunë përballë njeri-tjetrit në një ‘quiz’, ku u duhet të gjenin nofkat e lojtarëve të shquar brazilianë vetëm duke parë emrin e tyre. Interesant është fakti se të dy këta lojtarë në ndryshim nga shumica e bashkëkombësve luajnë me emrat e tyre të vërtetë.

Dy vite mungesë te “Seleçao”, sulmuesi i Totenhemit merr ftesën e shumëpritur
Kombëtarja e Brazilit do të luajë në gjatë kësaj jave dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite dhe Argjentinës. Një dëmtim në grumbullim i sulmuesit anësor të Gremios, Everton, ka bërë që trajneri i pesë herë kampionëve të botës, Tite,  të rikthejë një emër që mungonte prej kohësh në listat e grumbullimit të kombëtares braziliane.

Bëhet fjalë për Lukas Mourën, i cili ka lënë pas sezonin katastrofik që kaloi te PSG-ja (vetëm 72 minuta gjatë të gjithë vitit) dhe po shkëlqen në Angli, ku aktivizohet rregullisht si titullar te skuadra e  Totenhemin.

Paraqitja e fundit e 26-vjeçarit me Brazilin daton në qershorin e 2016-ës. Pas momentit të keq që Moura kaloi te PSG-ja, shumë vetë menduan se ai e kishte mbyllur njëherë e përgjithmonë “kapitullin” e tij me  kombëtaren braziliane, por në fund Moura ja doli të tregojë se mbetet një lojtar tepër cilësor.