Luk Shou

Psikologu Murinjo: Trajnoj djem të llastuar dhe të papjekur, sot njerëzit piqen ngadalë!
Zhoze Murinjo është një trajner që nuk përton kurrë të thotë mendimin e tij. Origjinal, inteligjent, i drejtpërdrejtë dhe pa “mëshirë”. Trajnerit i pëlqen të bëjë lojëra psikologjike, është një nga pikat më të forta të tij dhe portugezi i stolit të Junajtid ka thumbuar katër lojtarë të skuadrës së tij.

Në një prononcim për “The Mirror”, Murinjo shigjeton lojtarët për mungesë pjekurie dhe personaliteti. Kohët kanë ndryshuar dhe sot ka më shumë djem të llastuar e më pak burra.

“Kanë mungesë pjekurie dhe më lejoni të jem i qartë kur them pjekuri, e kam për pjekurinë në aspektin personal. Më parë ishim më burra, më të pjekur, më të përgatitur për jetën, ishim më pak të mbrojtur. Tani janë fëmijë të llastuar, djemtë e sotëm kanë një jetë ndryshe, një ambient më të qetë dhe flas për njerëzit që jetojnë afër futbollistëve. Këto tipa u japin atyre shumë dashuri dhe shumë justifikime. Njerëzit piqen shumë më ngadalë sot.”

Trajneri i “Djajve të Kuq” tregohet më i qartë, duke zbuluar se për kë e ka fjalën. Shou, Marsial, Lingard dhe Rashford. Të gjithë të rinj dhe të talentuar, por më defekte në aspektin njerëzor.

“Luk Shou ka një potencial të madh, por nuk di të sillet. Potencial i madh, po, për momentin vetëm potencial i madh. Po flas për Luk Shou, Marsial, Lingard dhe Rashford. Të gjithë të rinj, me një potencial të madh, por në fund të ditës të gjithë e gjitha përkthehet në një fjalë, që nuk dua ta them, por që e përdorim shumë këtu… Le të themi se kanë mungesë karakteri dhe personaliteti. Po, atyre iu mungon“, përfundon Zhoze Murinjo.

VIDEO | Gjesti i Shou lumturon tifozen e vogël të Junajtid
Mançester Junajtid u mposht në transfertë përballë Uest Hemit me rezultatin 3-1 dhe ekipi i Murinjos ndodhet në një krizë të plotë: rezultatesh, loje dhe atmosfere në ekip.

Megjithatë, mbrojtësi Luk Shou ka kryer një gjest të bukur në fundin e ndeshjes. 23-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë, ka vrapuar drejt sektorit ku ishin vendosur tifozët e “Djajve të Kuq”, duke iu kërkuar falje për paraqitjen e dobët dhe humbjen.

Shou ishte ndër të paktët lojtarë të Murinjos, i cili falënderoi tifozët për mbështetjen, ndërsa përfitoi të bënte të lumtur një nga tifozët e pranishme. Vajza e vogël, e shoqëruar nga e ëma, kishte në duar një parullë ku i kërkonte bluzën lojtarit. Ky i fundit vendosi të lumturonte vogëlushen, duke i dhuruar bluzën e ndeshjes, një gjest për t’u vlerësuar.

Absolutely class @LukeShaw23, one of the few who went over to the away fans today, and made this kids day ?? pic.twitter.com/6VGkslNHnT

— Ebrahim (@EGinwalla20) September 29, 2018