Luis Enrike

Luis Enrike hap polemika në Spanjë, shpërfill yjet e Atletikos
Trajneri i Spanjës Luis Enrike ka bërë publike listën me 23 lojtarët e grumbulluar për kualifikueset e “Euro 2020”. Zgjedhjet e Enrikes kanë sjellë jo pak reagime në Spanjë, pasi në të mungojnë emra të rëndësishëm.

Më konkretisht bëhet fjalë për dyshen e Atletiko Madrid, Koke dhe Saul, të dy nuk janë preferuar nga trajneri i përfaqësueses “La Roja”, të vetmit përfaqësues të skuadrës Simeone në kombëtare janë mesfushori Rodri dhe sulmuesi Morata.

Risi në këtë listë janë ftesat për sulmuesin Haime Mata dhe mesfushorin Serxho Kanales, të cilët kurrë nuk kanë pasur thërritur në kombëtaren spanjolle në të shkuarën.

Lista e Spanjës

Portierë: Kepa, De Gea, Pau Lopez

Mbrojtës: Gaja, Zhordi Alba, Bernat, Hermoso, Inigo Martinez, Ramos, Sergi Gomez, Sergi Roberto,

Mesfushorë: Hesus Navas, Buskets, Rodri, Sebajos, Fabian, Pareho, Kanales

Sulmues: Asensio, Rodrigo, Morata, Muniain, Haime Mata

Luis Enrike harron Ligën e Kombeve: Jam i kënaqur, përqendrohemi tek Europiani
Spanja arriti të fitonte miqësoren me Bosnjen me rezultatin 1-0, me golin e Brais Mendez, ndërsa Luis Enrike ka folur pas ndeshjes. Trajneri i Spanjës i rikthehet dhe njëherë grupit të Ligës së Kombeve.

Një grup shumë i vështirë, me Anglinë dhe Kroacinë. Iberikët e mbyllën në vendin e dytë, ndërsa tashmë janë të fokusuar tek eliminatoret e kampionatit europian.

“Kam një bilanc pozitiv duke parë grupin ku ishim një nga më të vështirët . Ishim në krye pas dy ndeshjeve të para, por ky është futbolli. I kam analizuar ndeshjet dhe mund të them që nuk e prisja ekipin të ishte në këtë nivel. Kam vënë re një qëndrim të mirë të ekipit dhe jam i lumtur. Kemi një ekip të bukur. Do të më pëlqente të kalonim në fazën finale të Ligës së Kombeve, por tani duhet të përqendrohemi të eliminatoret e Kampionatit Europian”, thekson Luis Enrike.

Enrike e Buskets në kor: Humbje e pamerituar!
Spanja u mund 3-2 nga Kroacia në fund dhe tashmë rrezikon vendin e parë në Grupin të Nations League. Por sërish ka shpresa dhe duhet pritur ndeshja e fundit në grup mes Anglisë dhe Kroacisë. Një barazim në këtë përballje bën që skuadra e Luis Enrike ta mbyllë e para.

Trajneri spanjoll, pas ndeshjes me Kroacinë, në lidhje me vendin e parë në grup ka deklaruar:  “Ishte një grup shumë i vështirë dhe gjithmonë do të kishte shanse deri në fund. Ne ende e kemi një shans”.

Më pas ai analizoi lojën dhe theksoi se Spanja nuk e meritoi të humbiste. “Ishte një pjesë e dytë e madhe nga të dyja ekipet. Ne ishim më mirë në pjesën e parë dhe merituam më shumë.  Në asnjë lloj rrethane nuk e meritonim të humbnim. Me të vërtetë më pëlqeu ekipi në pjesën e dytë, e kthyem ndeshjen dy herë. Ata ishin me fat në minutën e fundit, kur ata të dëshpëruar u hodhën në sulm për gjithçka. Ne bëmë mjaftueshëm në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen, por ta ana kapën ne në kundërsulm. Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar. Ka gjëra për t’u përmirësuar, por mendoj se nuk e meritonim të humbnim”, u shpreh Enrike.

Në linjë me trajnerin ishte edhe Sergio Buskets: “Kemi merituar më shumë, por për një arsye a një tjetër nuk morëm atë që dhamë. Ishte një grup shumë i vështirë, me ekipe që vinin nga Kupa e Botës në një formë mjaft të mirë, ekipe mjaft të forta. Por unë mendoj se ishim ekipi më i fortë në grup”.

Zbulimi i ish-it Vidal: Zhordi Alba dhe Luis Enrike kanë një raport të keq!
Aleksis Vidal u transferua nga Sevilja te Barcelona në vitin 2015, për shumën e 17 milionë eurove. Anësori i djathtë u mor si zëvendësues i Dani Alvesh, por Vidal nuk gjeti shumë hapësira në ekipin katalanas dhe sezonin e kaluar u rikthye përsëri në Andaluzi. Në një prononcim për “ElDesmarque”, 29-vjeçari tregon raportin me trajnerin Luis Enrike, i cili tashmë drejton kombëtaren e Spanjës.

“Ka patur një keqkuptim të vogël, por në fund të fundit ai është një person i sinqertë, i cili t’i thotë gjërat në fytyrë dhe unë ndihem mirë me këto lloj njerëzish. Nuk më aktivizoi për një kohë të gjatë, por kur më konsideronte në formë dhe gati më jepte mundësinë të isha titullar. Mendoj se Luis Enrike është zgjedhja ideale për kombëtaren.”

Aleksis Vidal me Leon Mesin

Vidal ndalet dhe te marrëdhënia e Luis Enrikes me Zhordi Albën. Palët kishin probleme që nga koha e Barcelonës. Trajneri nuk e ka grumbulluar lojtarin me Spanjën, ndërsa Vidal ndihet keq, sepse Zhordi Alba është më i miri në rolin e tij në Spanjë.

“E di që mes tyre ekziston një raport mjaft i komplikuar dhe është për të ardhur keq, sepse po flasim për anësorin e majtë më të mirë të futbollit spanjoll”, përfundon Aleksis Vidal.

VIDEO | Lista e Spanjës, unikale si e zbulon Luis Enrike
Spanja ka shpallur listën e lojtarëve të kombëtares për miqësoren kundër Uellsit (të enjten e ardhshme) dhe ndeshjen kundër Anglisë për Nations League (15 tetor) që do të zhvillohet në stadiumin e Seviljes.

Trajneri Luis Enrike ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, ku bie në sy rikthimi i Kokes së Atletikos së Madridit, Pablo Alkaser, Mark Bartra dhe debutimi i Xhoni Oto. 24-vjeçari aktivizohet me ekipin anglez të Uolves, ndërsa kartonin e tij e zotëron Atletiko Madrid. Jashte listës kanë mbetur emra si: Karvahal, Serxhi Roberto, Inigo Martinez dhe Isko (ka operuar apandesitin).

Zhordi Alba nuk është grumbulluar përsëri nga Luis Enrike, pavarësisht formës së mirë, por raporti i tyre është thyer dhe trajneri nuk lëkundet nga vendimi i tij. Në listë nuk bën pjesë as sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Kosta, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Klub Bryzhit në Champions.

Trajneri i Spanjës ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar. Luis Enrike është shfaqur i vetëm në dhomat e zhveshjes dhe ka prezantuar njëri pas tjetrit të gjithë lojtarët me radhë, siç shihet dhe në video.

PORTIERË: De Gea (Mançester Junajtid), Kepa Arrizabalaga (Çelsi), Pau Lopez (Betis).

MBROJTËS: Gaja (Valencia), Markos Alonso (Çelsi), Raul Albiol (Napoli), Naço (Real Madrid), Serxho Ramos (Real Madrid), Mark Bartra (Betis), Azpilikueta (Çelsi), Xhoni Oto (Uolves).

MESFUSHORË: Serxho Buskets (Barcelona), Rodri (Atletiko Madrid), Koke (Atletiko Madrid), Saul (Atletiko Madrid), Tiago Alkantara (Bajern Mynih), Sebajos (Real Madrid).

SULMUES: Marko Asensio (Real Madrid), Alvaro Morata (Çelsi), Suso (Milan), Rodrigo (Valencia), Iago Aspas (Selta Vigo), Pako Alkaser (Dortmund).

Çështja Zhordi Alba, ka risi në kampin spanjoll
Dyert e kombëtares spanjolle janë të hapura për Zhordi Albën. Sipas mediave spanjolle rikthimi i mbrojtësit të majtë në kombëtare është thjesht çështje kohe. Luis Enrike shpjegoi se për momentin nuk e shikonte plotësisht gati ish-lojtarin e tij për projektin e ri tek “La roja”,por për asnjë moment nuk ka vënë në dyshim aftësitë e tij.

Gjithashtu, tekniku spanjoll e konsideron largimin e përkohshëm të Albas nga kombëtarja si një rritje të urisë së tij për t’u rikthyer akoma dhe më i fortë në pozicionin e tij, ku ka jo pak konkurrencë me një Markos Alonso dhe Hose Gaja goxha në formë.

Gjithsesi, Enrike nuk ka dhënë një datë fikse për rikthimin e Albas, por nga mediat spanjolle rikthimi pritet që në ndeshjet e tetorit ndaj Uellsit dhe Anglisë, ose në nëntor kundër Kroacisë dhe Bosnjës. Pra,të gjitha gjasat janë që mungesa e Zhordi Alba nuk do të jetë afatgjatë.

Luis Enrike i befasuar me lojtarët, ka një premtim
Spanja do të luajë kundër Anglisë sonte në mitikun “Wembley”, ndërsa Luis Enrike kërkon ta nisë më fitore eksperiencën e tij në stolin e kombëtares spanjolle. Trajneri është i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve dhe zbulon mënyrën e lojës që do të zhvillojë Spanja në drejtimin e tij.

Rrugëtimi i Spanjës në Nations League nis sonte përballë Anglisë, ndërsa Kroacia është ekipi tjetër që plotëson grupin numër 4.

“Ka qenë një javë spektakolare dhe nuk shpresoja që mund të shkonte më mirë. Si trajner, nuk e mbaj mend një javë të tillë, ku lojtarët të jenë sjellë në këtë mënyrë. Do të luajmë në sulm, qarkullim topi, presing lart dhe do të tentojmë të krijojmë raste për gol”, tregon trajneri 48-vjeçari i Spanjës.

Video | “Sytë e tu nuk na shohin”, Pedro dhe Alba festojnë me ironi pas shpërfilljes nga kombëtarja
Lista e parë e Luis Enrikes si trajneri i përfaqësueses spanjolle shkaktoi jo pak surpriza. Tekniku asturian la jashtë përfaqësueses shumë lojtarë me emër të kombëtares “La Roja”, si Alba, Koke dhe Pedro. Përgjigja e lojtarëve ka ardhur, madje nga fusha e lojës.

Pedro dhe Alba gjetën të dy rrugën e rrjetës në takimet me skuadrat e tyre respektive dhe detaji më interesant i golave ishte festimi i tyre identik. Të dy spanjollët mbuluan sytë me duar, duke “thumbuar” kështu drejtpërdrejtë trajnerin e përfaqësueses spanjolle, që me ardhjen e tij në krye të bankinës spanjolle i cilëson lojtarët si pjesë e së shkuarës.

https://www.youtube.com/watch?v=AB42eKULGS0

https://www.youtube.com/watch?v=svWvKbONZzA