Luis Campos

Jo vetëm Gatuzo, ja kush rrezikon shumë te Milani
Situata te Milani nuk është aspak e mirë dhe e qetë. Kuqezinjtë po zhvillonin një kampionat pozitiv, madje arritën të renditeshin edhe në vendin e tretë.

Humbja në derbi përballë Interit nuk u përballua mirë psikologjikisht dhe pas asaj nisi rënia e lirë e “Djallit”. Gara për vendin e katërt vazhdon dhe i vetmi avantazh i ekipit të Gatuzos është kalendari më i lehtë.

Milani pret Bolonjën në shtëpi të hënën në mbrëmje dhe alternativa e vetme është fitorja. Nëse nuk arrihet objektivi Champions të gjithë rrezikojnë shumë. E ardhmja e Xhenaro Gatuzos është vendosur.

Trajneri do të tentojë rikthimin e kuqezinjve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube dhe do të largohet në fund të sezonit. Në rrezik është edhe e ardhmja e Leonardos! Fondi Eliot mund të vendosë të bëjë ndryshime edhe te drejtuesit.

Braziliani është në test dhe rrezikon postin e drejtorit sportiv, ndërsa amerikanët kanë gati edhe zëvendësuesin. I preferuari i tyre është Luis Kampos, drejtori sportiv i Lilës. Portugezi ka bërë një punë fantastike, ndërsa ekipi i tij renditet i dyti në kampionat pas PSG-së.

Kampos u përfol edhe për një afrim te Roma, por ai rinovoi kontratën me klubin francez. Megjithatë, fondi Eliot ka marrëdhënie të mira me Lilën dhe drejtori mund të zbarkojë në Milanelo, gjithmonë nëse kuqezinjtë dështojnë të realizojnë objektivin madhor dhe bie besimi te Leonardo.

Profecia për Mbape: Do ia kalojë dhe Ronaldos, shpejt do e shohim në… Madrid!
Kilian Mbape është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit. Sulmuesi i PSG festoi para pak ditësh 20-vjetorin e lindjes, ndërsa ka fituar, mbi të gjitha, një Botëror si protagonist me Francën e tij në verën që lamë pas.

Potencë, shpejtësi e frikshme, teknikë, sens goli dhe altruizëm. Francezi zotëron gjithçka për të dominuar panoramën futbollistike, ndërsa drejtori sportiv i Lilës shkon përtej kësaj. Luis Kampos e njeh mirë talentin e madh, pasi më parë ka qenë drejtor sportiv i Monakos, ekipit ku Mbape shpërtheu dhe u bë i famshëm.

Luis Kampos

Kampos ka folur për “Telefoot”, duke bërë një parashikim për karrierën e lojtarit. Ai po tregohet më vendimtar se kolegu Nejmar tek ekipi i PSG, ndërsa në të ardhmen do të kalojë dhe një “mostër” si Kristiano Ronaldo. Zyrtari parashikon dhe ekipin e ardhshëm të Mbape, që do të jetë Reali i Madridit.

“Aktualisht Mbape është më deçiziv se Nejmari dhe, duke marrë parasysh moshën e tij, një ditë do të bëhet më i fortë se Kristiano Ronaldo, pasi do të fitojë më shumë ‘Topa të Artë’. Mbape është futbolli shampanjë që na pëlqen të shohim dhe jam i bindur që një ditë do të veshë bluzën e Realit, sepse është klubi ku të gjithë duan të luajnë. E imagjinoj vetën shumë shpejt duke u argëtuar me spektaklin që Mbape mund të dhurojë në një ndeshje në ‘Santiago Bernabeu’”, përfundon drejtori sportiv i Lilës.