Luca Modric

Objektivi i Milanit, mjafton pak për t’i bërë tifozët të ëndërrojnë
Jemi në periudhë merkato dhe çdokush mund të ëndërrojë për të parë lojtarët më të mirë në ekipin e zemrës. Ndonjëherë mjafton edhe një veprim pa ndonjë rëndësi të madhe për të çuar peshë zemrat e tifozëve.

Luka Modriç mbetet objektivi dhe ëndrra e madhe e Milanit. Paolo Maldini mohoi para disa ditësh tratativat me kroatin, por kuqezinjtë janë takuar disa herë me agjentin e “Topit të Artë” dhe tifozët besojnë se Boban do arrijë ta bindë patriotin e tij për t’u veshur kuqezi.

Vetë Luka i ka dhënë “like” faqes së Milanit në instagram, duke rritur shpresat e mbështetësve të “djallit”. Diçka të tillë e ka bërë edhe më parë në një postim të klubit për ultrasit e “Curva Sud”.

Shuker, Boban, Modriç

Sigurisht që një pëlqim ose klikim në rrjetet sociale nuk tregon shumë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Interin verën e kaluar, por tifozët e Milanit shpresojnë që kësaj radhe të jetë ndryshe.

Kuqezinjtë janë gati t’i dorëzojnë repartin e mesit të fushës yllit kroat, ndërsa tifozët kanë vite që nuk shohin të zbarkojë një emër i madh në Milanelo.

Bejl “fut në sherr” Zidan me Modriç, tjetër dëmtim te Reali
Çështja e Garet Bejl shqetëson Realin e Madridit dhe po jep pasoja negative në ekip. Zinedin Zidan nuk e sheh pjesë të planeve për sezonin e ardhshëm dhe kërkon largimin e tij, por uellsiani as që ka ndërmend të lëvizë.

Ai ka edhe tre vite kontratë me “Los Blancos” dhe dëshiron të respektojë kontratën deri në fund. Gjatë këtyre ditëve u përfol për një ndarje në dy kampe te Reali: grupi i Sergio Ramos që janë kundër Bejl dhe grupi i Luka Modriç që janë pro tij dhe kërkojnë më shumë respekt për të.

Dëmtimi i Marko Asensios, i cili theu ligamentin e gjurit dhe humbi sezonin, e ka bërë të domosdoshme qëndrimin e Bejl në ekip. Zidan nuk heq dorë nga kokëfortësia e tij dhe ka patur një debat të zjarrtë më Luka Modriç.

Don Balon raporton se trajneri francez dhe fituesi i “Topit të Artë” nuk janë kursyer përballë njëri-tjetrit, madje ka patur edhe ngritje tonesh. Tema ka qenë sulmuesi 30-vjeçar: Zidan insiston në largimin e tij nga ekipi, ndërsa mesfushori kroat mendon ndryshe, sidomos tani pas dëmtimit të Asensios.

Dëmtim ka pësuar edhe Ferland Mendi. Mbrojtësi francez erdhi këtë verë nga Lioni, por do duhet të presë për debutimin zyrtar me “merengues”. 24-vjeçari ka patur probleme në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë pushim të paktën një muaj.

E tenton edhe Milani, projektohet goditja e madhe
Milani po bën një merkato të kujdesshme dhe ekonomike. Firmosja me lojtarë të rinj dhe të talentuar është baza e punës së Maldinit, por tifozët dhe ekipi kanë nevojë për një emër të madh.

I tillë si opsioni i fundit që po qarkullon në Milanelo. Drejtuesit e kuqezinjve kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me Vlado Lemiç, agjentin e Luka Modriç. Fituesi i “Topit të Artë” ka qenë tema kryesore e bisedimeve.

Milani ka dashur të kuptojë nëse ekzistojnë mundësitë e një operacioni të tillë. Problem mbetet rroga prej 12.5 milionë eurosh e mesfushorit, por italianët besojnë fort tek efekti Boban.

Shkuer, Boban, Modriç

“Zorro” është i lidhur shumë me lojtarin e Real Madrid. Blerja e mundshme e Pol Pogba do vinte në dyshim postin e titullarit për kroatin, i cili mund të transferohet në Serie A, tashmë në Milanon kuqezi.

Interi e tentoi gjatë gjithë verës së kaluar, por nuk ia doli. Tani po e provon Milani. Për momentin gjithçka ndodhet në fazën e një ideje, por Maldini dhe Boban do të bëjnë të pamundurën për të arritur një akord me “Los Blancos” dhe 33-vjeçarin.

Ka një çështje te Reali, Modriç përçan drejtuesit me Zidanin
Jo gjithmonë mendimet e trajnerëve me ato të drejtuesve të klubit janë në unison. Kështu po ndodh edhe me Realin e Madridit, sipas asaj që raporton iberikja “AS”.

Zinedin Zidan nuk është i kënaqur me rendimentin e Luka Modriç dhe po mendon shitjen e tij në merkaton e verës. Sipas trajnerit francez, 33-vjeçari ka arritur maksimumin dhe forma e tij do të jetë në zbritje nga tani e prapa.

Ndryshe mendon klubi. Reali beson shumë te fituesi i “Topit të Artë” dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kroati. Interi vazhdon dhe ëndërron që Modriç të zbarkojë në “San Siro” dhe shpreson që krisja me trajnerin Zidan të thellohet akoma edhe më shumë.

Modriç komenton zërat e largimit: Kam vetëm një dëshirë për të ardhmen
Reali i Madridit siguroi një trepikësh të rëndësishëm përballë Seviljes, ndërsa siguroi fitoren e dytë rresht në kampionat. Golat e Kasemiros dhe Luka Modriç ngjitën ekipin e Solarit në vendin e tretë, duke rikthyer qetësinë në kampin e “Los Blancos”.

Luka Modriç zhvilloi një ndeshje të madhe dhe mbylli sfidën me golin e shënuar në minutat shtesë të takimit. Fantastike mënyra se si fituesi i “Topit të Artë” bëri presing në fund, duke rrëmbyer një top për të marshuar drejt portës dhe për të shënuar golin e sigurisë.

Kroati është shfaqur i lumtur pas ndeshjes dhe ka folur për të ardhmen e tij në një prononcim për “AS”. 33-vjeçari largon zërat e largimit, me Interin që nuk heq dorë nga ëndrra për ta ofruar në “San Siro”, dhe tregon dëshirën e tij për të qëndruar gjatë në Madrid.

“Kam dhe një vit e gjysmë kontratë me Realin dhe ndihem i qetë, pasi ka akoma kohë. Jam i lumtur, ashtu siç isha ditën e parë këtu. Kam vetëm një dëshirë dhe dua të qëndroj gjatë këtu ku jam”, thekson shkurt dhe qartë Luka Modriç.