Luan Pinari

Pinari: Një derbi ndryshe, mesfusha e Partizanit bën diferenën
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja që i jep bukurinë e munguar futbollit shqiptar.Derbi luhet të premten dhe nuk mungojnë edhe deklaratat e “ish”-ëve. Një prej tyre është edhe Luan Pinari. Si një nga ish-futbollistët e të dyja ekipeve, ai ka folur për situatën e Tiranës dhe Partizanit në këtë fazë të kampionatit, si dhe për favoritin e ndeshjes.

“Janë dy ekipe që po kalojnë një formë mjaft të mirë sportive dhe shpresojmë që kjo të pasqyrohet edhe në fushë. Mendoj që do jetë një ndeshje ndryshe, ku skuadrat nuk luajnë me frikën për të mos humbur. Tirana vjen e qetë, pasi ka konsoliduar disi pozitat, ndërsa Partizani është ndjeshëm i shkëputur në krye dhe kjo i jep qetësi”, shprehet Pinari, i cili tregon kështu edhe pritshmëritë e tij për nivelin e ndeshjes.

Ai analizon Partizanin dhe mendon se mesfusha është pika më e fortë e të kuqve. “Pika më e fortë është grupi i kësaj skuadre, por Partizani ka një repart të fortë, që është mesfusha, me Telushin dhe Malën, Asanin e Bardhin, që i japin tjetër ritëm kësaj skuadre”.

Pinari flet edhe për mungesën e Trashit dhe problemet e mbrojtjes ku thotë: “Këtë ndeshje Partizani do të çalojë në dy krahët e mbrojtjes, pasi Trashi nuk do të luajë, ndërsa Ibrahimi nuk është në nivelin më të mirë të tij”.

Pinari mendon se këtë derbi e fiton Partizani, që ka më shumë “uri” për titullin: “Partizani do ta fitojë, sepse i duhet më tepër dhe sepse ka një qëllim më të madh se Tirana. Partizani pret prej vitesh titullin dhe ky duket sezoni i duhur. Për t’u shpallur kampion, duhet të fitosh edhe këtë derbi”.

Në fund, ish-qendërmbrojtësi, thekson se nuk do të ketë probleme nga tifozët: “Në derbi shumë rrallë ka pasur probleme mes tifozërive. Të dy klubet duhet të japin mesazhe, që loja do të jetë e gjitha në fushë dhe jo jashtë saj”.

“Besojuni të rinjve”, Pinari dhe Jupi me mesazh për Superioren
Fokusi janë të rinjtë dhe një analizë të asaj që ndodh në vendin tonë e kanë bërë së fundmi Redi Jupi dhe Luan Pinari. Eksperiencat e tyre me moshat nuk mungojnë, madje i pari ka edhe akademinë “Football Republic”. Ish-qendërmbrojtësi ndërkohë aktualisht është në krye të të rinjve të Shkëndijës së Tiranës.

Janë disa klubet që po u japin mbështetje elementëve të rinj dhe të dy personazhet e mësipërme e vlerësojnë diçka të tillë në intervistën që kanë dhënë për Supersport”. I pari e merr fjalën Pinari: Është diçka pozitive aktivizimi i djemve të rinj në Shqipëri, si për lojtarët edhe për klubet. Duhet të ndodhë në vazhdimësi”.

“Kriza “asist” për të rinjtë? Mendoj që janë të ndërlidhura, është edhe domosdoshmëri ndryshimi i brezave, por ndoshta dhe kriza financiare. Është e ndërthurur që këto elementë të rinj të luajnë në elitë. Mendoj që këta duhet ta shfrytëzojnë këtë moment”.

Më tej tekniku përçon një mesazh për drejtuesit e klubeve shqiptare: “Klubet duhet t’i hedhin sytë tek të gjitha ekipet e moshave në Shqipëri. Duhet të ketë seleksionues të mirë, që të mos gabojnë dhe të jenë të sigurt për të ardhmen. Duhet të ketë besim nga stafet drejtuese, pasi, nëse ata i japin besim stafit teknik, atëherë ata nuk do të ngurrojnë të hedhin të rinj në fushë”.

JUPI – “Ka dy vjet që klubet po hedhin sytë nga të rinjtë. Më përpara kanë qenë të paktë, Latifi dhe Shkalla, ndërkohë që ka aktivizim masiv. Ishte koha që duhet të vinte”, shprehet fillimisht Redi Jupi, i cili ë të shkuarën ka drejtuar Shqipërinë U21.

I pyetur nëse klubet po i aktivizojnë të rinjtë për shkak të financave të dobëta, ai shton: “Arsyet janë disa, problemet financiare kanë ndikuar. Ekzekutimi i kontratave detyron klubet që të tregohen të kujdesshëm. Kontratat sot ekzekutohen dhe nuk mund të bëhen kontrata të pavlefshme. Ky ishte hapi i parë dhe dalëngadalë do të fillojë formalizimi i të rinjve. Më vonë do të shohim se çfarë cilësie do të kenë këta futbollistë. Sot kemi të rinj, por nuk kanë cilësi, kanë sjellë freski fizike dhe entuziazëm. Tani fillon puna për të sjellë të rinj të talentuar në futboll. Lojtarët duhet të kenë orët e punës për t’u paraqitur denjësisht”.

Që numri i të rinjve që luajnë të rritet, duhet që edhe trajnerët të kenë mbështetjen e klubeve: “Trajnerët kanë filluar të kenë guxim, por duhet të kenë mbështetje nga klubet. Rezultatet janë objektivi kryesor, megjithatë, bllokimi i trukimeve ka bërë që të kthehen sytë nga të rinjtë. Duhet krijuar një tendencë, futboll atraktiv, që në Europë të tregosh vlerat dhe të mund të shesësh lojtarë. Për momentin, duket se aktivizimi i të rinjve vjen i imponuar më shumë nga kriza sesa nga dëshira për të luajtur”.