Louis Van Gaal

Van Gal nuk i kursen kritikat: Humbje e panevojshme, ja ku gaboi Ajaksi
Humbja e papritur e Ajaksit dhe eliminimi në sekondat e fundit i ka trishtuar të gjithë, madje edhe ata që nuk janë tifozëve të “Harkëtarëve”. Dëshira për të parë djemtë e talentuar holandezë në finale ishte e madhe, por fati përqafoi anglezët e Totenhemit.

Luis Van Gal ka mbetur i befasuar nga ky rezultat. Ish-trajneri i njohur është personi që ka sjellë Champions Ligën për herë të fundit në Amsterdam. 67-vjeçari kritikon ekipin e Ten Hag dhe zbulon gabimin e bërë në pjesën e dytë.

“Ishte i admirueshëm fakti që Spurs patën guximin për të mos u dorëzuar, por ishte krejtësisht e panevojshme që Ajaksi ta lejonte t’i ikte ndeshja nga dora. Kjo humbje ishte e panevojshme pas rezultatit 2-0 në pjesën e parë. Totenhemi rrezikoi në pjesën e dytë dhe futi më shumë sulmues në fushë. Ajaksi bëri zgjedhje të gabuar me qarkullimin e topit në ato momente”, thekson Luis Van Gal.

Këshilla e Van Gal: De Ligt duhet të zgjedhë një nga këto 3 ekipe, ju tregoj pse
Matijs De Ligt nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij. Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Ajaksit është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. 19-vjeçari do të ndërrojë ekip në fund të sezonit dhe për shërbimet e tij ka një rivalitet të fortë.

Luis Van Gal ka një këshillë për të. Trajneri i njohur sheh tre ekipe ku De Ligt do të ndihej shkëlqyeshëm. Në një prononcim për “Ziggo Sport”, Van Gal analizon mendimin e tij dhe tregon opsionet më të mira për bashkëkombasin.

Luis Van Gal

“Juventusi mund të jetë një opsion shumë i mirë. Bardhezinjtë janë maestrot e mbrojtjes në Itali. Po të isha në vend të De Ligt, do të shkoja te Barcelona ose Mançester Siti. Këto dy ekipe nuk kanë qendërmbrojtës aq të aftë sa Matijs dhe ai do luante si titullar”, thekson Luis Van Gal.

Van Gal “lumë”: nga titulli në Premier League, te Barcelona inferiore në Champions
Luis Van Gal është i drejtpërdrejtë. Trajneri holandez, i cili u pasua nga Zhoze Murinjo te Mançester Junajtid, ka dhënë një intervistë të gjatë për BBC, ndërkohë që komenton loja që bëjnë aktualisht “Djajtë e kuq”. Ish-trajneri thekson se anglezët edhe mund ta fitojnë Ligën e Kampioneve, por nuk beson se ky futboll që bën skuadra tani është emocionues.

LOJA E JUNAJTID – “Ndryshimi kryesor mes Murinjos dhe Solskjaer është se ky i fundit po fiton. Është gjithashtu e vërtetë që i ka ndryshuar pozicionin francezit Pol Pogba, duke e futur në një zonë ku ai është më i rëndësishëm për ekipin. Gjithsesi, mënyra se si Junajtid po luan nuk është sikurse mënyra e lojës së Ferguson. Është futboll mbrojtës, futboll me kundërsulme. Nëse ju pëlqen, ju pëlqen.

Nëse mendoni se është më emocionuese se sulmi im i mërzitshëm, OK.  Ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve, sepse luajnë me një sistem mbrojtës dhe është e vështirë t’i mundësh. Por kjo gjë, ju pëlqen apo jo, është rezultat i punës së bërë nga Murinjo”, thotë Van Gal.

PROBLEMI I KLUBIT – Van Gaal mendon se Junajtid ka ende probleme themelore në kupolën drejtuese të klubit dhe beson se zëvendëspresidenti Ed Uduord duhet të punësojë një drejtor teknik me eksperiencë në futboll. “Në këtë moment ekziston një strukturë me një divizion për zbulimin e talenteve dhe në krye të saj është krahu i djathtë i Uduord. Struktura nuk është shumë e keqe, por krahu i djathtë duhet të jetë një drejtor teknik me pikëpamje futbolli, jo një bankier. Për fat të keq, kemi të bëjmë me një klub komercial, jo klub futbolli. Kam folur me Ferguson për këtë dhe në vitet e fundit të tij tek Junajtid edhe ai e kishte kundërshtuar diçka të tillë”, deklaron tekniku holandez.

TË RINJTË – Van Gal, gjatë intervistës tregon se shumë prej lojtarëve të rinj bënë debutimin e tyre me Mançesterin gjatë kohës që ai ishte në krye të ekipit: “Shumë trajnerë, si Murinjo, kurrë nuk u japin një shans të rinjve. Pesë minuta, 10 minuta nuk janë një shans. Një shans është një ndeshje deri në fund. Nëse nuk jeni i gatshëm të besoni te lojtarët e rinj, ju nuk jeni i përshtatshëm të jeni trajner i një klubi që u kushton rëndësi të rinjve.  Përvoja e madhe nuk është e mirë. Atëherë ju keni një pilot automatik nën urdhra. Ju gjithmonë keni nevojë për imagjinatë dhe nuk duhet harruar sa frymëzues mund të jenë lojtarët e rinj”.

ARGJENTINASI – Holandezi është shigjetuar nga sulmuesi anësor i PSG-së, ndërkohë që Van Gal sqaron gjithçka: “DI Maria thotë që isha problemi i tij, por e aktivizova atë në çdo pozicion të sulmit. Mund ta kontrolloni këtë. Ai kurrë nuk më bindi në asnjë nga ato pozicione ku e vendosa. Ai nuk mund të përballojë dot presionin e vazhdueshëm te topi në Premier League, ky ishte problemi i tij”.

EKIPI MË I MIRË – Barcelona ka Lionel Mesin dhe shumë lojtarë të mëdhenj, ndërkohë që pas fitoreve me Realin e Madridit shumëkush mendon se janë ekipi më i fortë. Van Gal ka opinion tjetër. “Njerëzit mendojnë se Barcelona është ekipi më i mirë, por jo. Mançester Siti dhe Liverpuli  janë më shumë ekip se Barcelona. Liverpuli madje është më shumë ekip se Siti”, shtoi holandezi.

ÇËSHTJA E TITULLIT – Tekniku ka bërë një koment edhe në lidhje me skuadrën pretendente për të fituar titullin kampion në Angli: “Në filozofinë time, ekipi më i mirë do ta fitojë titullin kampion. Shpresoj ta fitojë Siti, sepse ata luajnë futbollin më të mirë në Premier League”.

Van Gal e mbyll me futbollin: Ju tregoj shkakun e tërheqjes
Luis Van Gal është një nga trajnerët më të famshëm të botës së futbollit. Holandezi befasoi me Ajaksin e mesit të viteve 90-të, duke dërguar “Harkëtarët” dy herë në finale e Ligës së Kampioneve. Njërën e fitoi përballë Milanit, ndërsa tjetrën e humbi me penallti kundër Juventusit.

Van Gal ka drejtuar dhe fituar trofe edhe me Barcelonën, Bajernin e Mynihut, Mançester Junajtid dhe AZ Alkmarin. Ai është nga ata personazhë, të cilët i dashuron ose i urren.

Profesioni i tranerit të privon nga shumë gjëra, sidomos jeta private. Van Gal ka marrë vendimin për t’i thënë mjaft pasionit të tij. Shkaku është gruaja e tij. Trus ka sakrifikuar shumë për të dhe Luis dëshiron që të kalojë më shumë kohë të lirë me gruan e tij të dashur.

“Do të largohem nga futbolli. Gruaja ime e la punën e saj përpara 22 vitesh për të më qëndruar mua afër dhe për të më shoqëruar në punën jashtë vendit. I kisha premtuar se do të tërhiqesha në moshën 55-vjeçare. Tani, në të vërtetë, unë jam 67 vjeç dhe nuk mund të vazhdoj më. Ashtu si lojtarët, edhe gruaja ime ka të drejtën për të jetuar me Luis Van Gal. Dhe mund të them që ajo është shumë e lumtur”, përfundon trajneri i famshëm holandez për spanjollen “AS”.