Lorik Cana

Ëndrra e plotësuar dhe lotët, rrëfimi emocionues i Lorik Canës
Lorik Cana është një personalitet dhe simbol i futbollit shqiptar. Ish-kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi po shijon gjithçka pas tërheqjes nga futbolli. Gjakovari ka hapur fondacionin e tij, diçka që e kishte menduar prej kohësh dhe që i dhuron emocione të bukura. Investimi te fëmijët dhe brezat e ri është qëllimi kryesor, ndërsa në të ardhmen mund të nisë karrierën e drejtorit sportiv.

Roli i trajnerit nuk i intereson, as ai i presidentit të FSHF-së. Për momentin ka prioritete të tjera. Loriku është një tip, i cili studion dhe mëson gjëra të reja. Ai i rikthehet edhe momenteve më të bukura në karrierë. Fitorja me Greqinë në shtatorin e vitit 2004 mbetet madhështore, por nuk ka si kualifikimi në Europian. Tjetër nivel, të tjera emocione dhe krenari.

Më pas Marseja e tij e dashur. 35-vjeçari ka lindur në Lozanë dhe pasioni për Olimpikun e Marsejës lindi që fëmijë. Francezët kishin krijuar një ekip të fortë. Në fillimin e viteve 90- luajtën dy herë në finalen e Ligës së Kampioneve, madje duke mposhtur edhe Milanin e madh. Vite më vonë, Loriku luajti me ekipin e zemrës, madje u bë kapiten.

Në fund Shqipëria dhe Kosova. Përfaqësuese mund të ketë disa, por kombëtare vetëm një. Është ajo kuqezi, me simbolin kombëtar, ajo e të gjithë shqiptarevë, kombëtarja e Lorik Canës…

PLANET PAS FUTBOLLIT – “Karriera mbyllet herët dhe kur vjen ai moment mendon çfarë do bësh. Unë e ndjej veten me fat, pasi kam bërë gjithçka mundem që të merrem me projekte që më pëlqejnë dhe më tërheqin. Flas për fondacionin dhe kompaninë. Dua të jap kontribut për komunitetin. Ka edhe nga që më thonë merru me punët e tua. E shoh të rëndësishme për veten dhe e di që jam i aftë të tregoj shembullin e duhur. Fondacionin e kisha menduar pa e mbyllur karrierën. Përmes kontributit që japim për shoqërinë tonë, pa bërë dallim ku jetojnë shqiptarët, kam mbetur te sporti përmes fondacionit. Po merremi me fëmijët dhe është përgjegjësi e madhe të investojmë te brezat e rinj. Ishte me rëndësi të bëja diçka sa isha i freskët. Kam qenë gjithmonë i hapur të mësoj gjëra të reja, të mësoj fusha të reja. Kam bërë investime të ndryshme. Dua të bëhem drejtor sportiv”.

MOMENTI MË I VEÇANTË – “Kam disa momente të bukura në karrierë, sigurisht mbetet kualifikimi në Europian. Ishte realizimi i një ëndrre dhe sakrifice i një punë 13-vjeçare. Imagjinoni kur nisni diçka që është shumë larg dhe të duket ëndërr, ndërsa në fund e realizon. Ishte një moment i bukur, ashtu sikurse dita e parë në kombëtare, ashtu si herën e parë kur vesha fanellën kuqezi. Arritja ka qenë shumë e madhe, pasi e dija sa njerëz na ndjekin dhe presin prej nesh.

Dy-tre ditë para ndeshjes me Armeninë humbëm dhe jemi sharë. Gjithsesi nuk ishte shumë e rëndësishme, e rëndësishme ishte t’ia realizonim shqiptarëve atë dëshirë. Ka qenë momenti më krenar për mua si sportist. Edhe ndeshja me Greqinë ka qenë interesante, por jo në krahasim me kualifikimin. Ishte fillimi, ata ishin kampionë Europe. Kualifikimi ishte tjetër arritje”.

TIFOZ – “Është shumë e thjeshtë. Si fëmijë jam rritur në Lozanë të Zvicrës. Asokohe Olimpiku i Marsejës ishte ekipi më i mirë. Më kujtohet që në vitin 1991 humbi në finale të Champions League me Zvezdën. Aty unë kam qarë. Pastaj në vitin 1993 u bë kampionë e Europës. Ato vitet ishin vitet e para, që e ndjek shumë futbollin, dhe unë u bëra tifoz i Marsejës. Paramendo kur bëhesh tifoz dhe më pas luan për ekip?! Sigurisht që Marseja është shumë e veçantë për mua”.

“Në vend të dytë është Parisi, pavarësisht që shumë nuk e kanë kuptuar lëvizjen time, për shkak se ka një lloj rivaliteti mes dy klubeve. Por vendi i parë ku bëhesh profesionist është i veçantë, Parisi. Pastaj kam luajtur në vende të tjera në Angli, te Lacio e Gallatasaraj. Me ta kam qenë tifoz dhe kur më pyesnin njerëzit pse, u thosha që jam bërë se themelues është një shqiptar. Marseja është larg nga ekipet e tjera. Ëndrrën e kam plotësuar, luajta me Marsejën. Ajo ishte ëndrra ime”.

E ARDHMJA – “Nuk më tërheq të bëhem menaxher, dua të përfshihem si drejtues në të ardhmen. Mendoja moshën 36 vjeç për ta nisur. U tërhoqa nga futbolli për shkak të një problemi shëndetësor. Kur isha 32 vjeç e mësova se mund të luaja edhe një vit, jo më shumë. Kjo më bëri të mendoj se çfarë do të bëja më tej. Të përfshihem në futboll duhet kohë dhe licenca. Duhen shumë gjëra për të cilat duhet të përgatitesh. Jam i bindur se është zgjedhja ime. Nuk e shoh veten trajner, e keni parë që ka shumë stres. Me investime jam marrë edhe gjatë futbollit. Disa kanë qenë të suksesshme, disa jo. Tani kam menduar të investoj te fusha e teknologjisë dhe është eksperienca e parë në këtë fushë”.

“Shqiptarët kanë një kombëtare, por kanë edhe një përfaqësuese tjetër tani. Mos t’i ngatërrojmë emrat, duket një detaj por është shumë e rëndësishme. Kombëtarja është një dhe nuk ka tjetër. Është ajo që është e kuqe, ajo është me simbolin kombëtar dhe nuk ka të tjera. Krejt të tjerat janë përfaqësuese. Kosova ka momentin e vet dhe duhet të jetë për të mirën e të gjithëve sa më e suksesshme. Këtu flasim për ajkën, ata që e përfaqësojnë sportin. Diferencën e bën ai që investon në vendin e tij, jo ai që merr nga jashtë më të mirët. Nuk kam pretendime të jem trajner i Shqipërisë apo i Kosovës. Në botën drejtuese i kam pretendimet e mia, por i kam për jashtë. Nuk e kam synimin të bëhem president federate, të paktën jo tani. Interesante është të bëjmë një turne të përbashkët futbolli. Për momentin nuk kam asnjë plan të përfshihem në ndonjë detyrë zyrtare”.

Cana: Mosha nuk është problem, rreth Rejës ka vetëm një pikëpyetje!
Edi Reja u përzgjodh për të zëvendësuar Kristian Panuccin në krye të kombëtares. Trajneri italian ka punuar në të shkuarën edhe me Lorik Canën, ish-kapitenin e kombëtares tonë. Ish-tekniku i Lacios, tashmë 73 vjeç, ka një eksperiencë të madhe dhe Cana nuk ka ngurruar të flasë për të.

“Është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin. Ne kemi pasur edhe Bariç, por ky vjen me moshë më të madhe”, është shprehur Cana në emisionin “Studio Champions League” në Tring.

https://www.facebook.com/TringDigital/videos/2278004225807924/

Më tej ai ka shtuar: “Kur një trajner ka një moshë 73-vjeçare dhe me përvojë, qëllimi është i qartë, të stabilizohet ekipi dhe të merret më e mira deri në nëntor, së paku. Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Por është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip.

Cana: Ronaldo s’është dështim, Juventusi do t’ia dalë një ditë
Lorik Cana ka komentuar eliminimin e Juventusit nga Ajaksi në televizionin “Vizion Plus”, ku punon prej disa muajsh në rolin e analistit.

Sipas ish-kapitenit të kombëtares shqiptare transferimi i Ronaldos te Juventusi nuk mund të quhet dështim, pasi portugezi ka shënuar shumë në Itali dhe ka treguar se di të bëjë diferencën në momente të rëndësishme siç ishte ndeshja ndaj Atletikos.

“Nuk mund ta quajmë dështim transferimin e Ronaldos te Juventusi. Ka shënuar shumë gola në Itali, ndërsa ka qenë vendimtar në ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Atletikos dhe ndeshja e parë me Ajaksin në Amsterdam. Ajo që duhet të merremi është gjendja e Juventusit në këto gjysmëfinale. Ana psikologjike e ekipit nuk ishte e duhura”.

“Mandzhukiç ishte një mungesë shumë e rëndësishme, Kielini gjithashtu. Nuk po them se Kielini do të ndryshonte lojën, por do t’i jepte një zë në mbrojtje që do të dinte si t’i mblidhte lojtarët. Gjithsesi, mendoj se Juventusi në një ditë të mirë do të luante shumë ndryshe nga sot”.

“Unë në Serie A kam mbërritur në vitin 2012. Pak vite më parë Juventusi ishte një klub që mezi kapte Champions-in. Në tetë vite janë kthyer në super klub kjo është merita e presidentit Anjelit dhe sot ai mban përgjegjësitë. Morën Ronaldon për të shkuar në katërshen e klubeve botërore. Në futboll ka dhe hapa fals, por jam i bindur se një ditë do t’ia dalin”.

Bashkëpunim mes FSHF-së dhe fondacionit Lorik Cana, jepen frytet e para
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Fondacioni “Lorik Cana 5” kanë bashkëpunuar për të nisur ndërtimin e disa fushave të futbollit. FSHF ka njoftuar se është ndërtuar fusha e parë, në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i FSHF-së

FSHF në bashkëpunim me Fondacionin “Lorik Cana 5” kanë nisur ndërtimin e fushave të futbollit në disa kopshte të Shqipërisë. Fusha e parë është ndërtuar në Kopshtin 9 në qytetin e Elbasanit. Kjo fushë futbolli do t’i shërbejë 150 fëmijëve të cilët do të luajnë çdo ditë në të. Investimi është i standardeve më të larta të BE, me një jetëgjatësi 15-vjeçare.

Akademia në Gjakovë dhe e ardhmja në klub europian, rrëfehet Lorik Cana
Lorik Cana ka dhënë një intervistë për “RTV Dukagjini”, ku ka folur mbi projektin e Vëllaznimit, skuadër kjo që administrohet nga babai i tij Agim Cana. Ndër të tjera, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka folur mbi gjendjen e sportit në Kosovë dhe shanset e përfaqësuesve të “dardanëve” për kualifikim në Euro 2020.

KOSOVA NË “EURO 2020” – “Të tregohem i sinqertë, Kosova ka një mundësi në “Nations League”, që nuk e ka asnjë lloj përfaqësuese e niveleve të grupeve C dhe D. Kosova me plotë meritat e saj e ka udhëhequr grupin e saj. Nuk është e lehtë të luash ndaj Azerbajxhanit, Maltës e Ishujve Faroe, por ta mbyllësh në vendin e parë me atë lloj dhe atë numër golash, kjo gjë tregon se Kosovës ka një nivel tjetër dhe është një mundësi i artë, që nuk do ta kemi në 15 ose 20 vite. Në kualifikueset e Europianit shkalla e vështirësisë është shumë më e madhe, qoftë dhe për të marrë vendin e dytë. Në kualifikuese, Kosova do të mbledhë pikë, por nuk kemi akoma nivelin për dy vendet e parë. Ndërsa, “Nations League” është një mundësi që duhet shfrytëzuar, pasi kemi kundërshtarë të kalueshëm”.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA  – “Është shumë e vështirë që të mbahen nivele të larta. Sigurisht, që kombëtarja shqiptare e ka një farë detyrimi që ta mbajë lojën në nivele të lartë. Në anën tjetër, është krijuar dhe përfaqësuesja e Kosovës me djem që vijnë nga treva e Kosovës, të cilët në  mënyrë të natyrshme përfaqësojnë Kosovën. Në mënyrë automatike kjo i heq shumë lojtarë kombëtares së Shqipërisë. Besoj se kombëtarja shqiptare ka qenë kyçe për të treguar se çfarë lloj ideali kanë shqiptarët dhe ku e shohim ne të ardhmen tonë si komb. Është një moment i veçantë i historisë, ku Kosova duhet forcuar si komb për të vendosur vetë të ardhmen e saj”.

KRITIKAT MBI PANUÇIN – “Trajneri e ka marrë këtë detyrë në një moment shumë të vështirë. Ai e mori kombëtaren pas një suksesi historik dhe nuk është e lehtë të mbash të njëjtin nivel. Por, është një trajneri i mirë, ka një dëshirë të madhe që të bëjë gjëra të mira, sigurisht që jo çdo gjë i ka shkuar mbarë”.

E ARDHME NË FUTBOLL SI TRAJNER– “E kam thënë dhe më parë: karriera imë në futboll do të jetë në role drejtuese dhe jo atë të trajnerit. Planet e mija janë të orientuara drejt perëndimit, ku dua të provoj një eksperiencë të parë si një drejtues në një klub evropian”, ka deklaruar Cana, i cili sikurse SportEkspres.com ka raportuar në fund të dhjetorit, mund të marrë rolin e drejtorit sportiv te Grasshopers.

PROJEKTI I VËLLAZNIMIT – “Sa herë kam mundësi, i kam qëndruar afër skuadrës. Edhe vitin e kaluar kam parë disa ndeshje të kampionatit të kaluar. Meqë kam babanë tim në kryesinë e atij klubi, po mundohem ta ndihmoj me ç’mundem. Babai im ka një projekt afatgjatë për klubin. Ai e mori Vëllaznimin, kur ishte në prag të falimentimit. Ai fillimisht e pranoi këtë sfidë, fillimisht vetëm për të shmangur shpërbërjen. Fatkeqësisht nuk arritëm t’i shpëtonim rënies nga kategoria. Ai ka dëshirë shumë të madhe të kontribuojë për qytetin e Gjakovës. A do ja arrijë, këtë nuk e di. Shpresojmë që së pakti ta fusim Vëllaznimin në binarët e një klubi modern”.

GJENDJA E SPORTIT NË KOSOVË – “Sporti te ne është në gjendje mbijetese. Ne merremi me suksese dhe objektivat që kemi në planin sportiv, pa parë se çfarë gjendje ka çdo klub në Kosovë. Vetëm këtë vit ka filluar një projekt që çdo klub të ketë të paktën një fushë sportive për t’u stërvitur. A do arrijë apo s’do arrijë Vëllaznimin Superligën, nuk është gjëja më e rëndësishme. Sfida e Vëllaznimit dhe e kryetarit të klubit është që të krijojë akademinë e tij. S’duhet të harrojmë se Vëllaznimi është klubi i dytë në Kosovë për nga sukseset, mbas Prishtinës. Ky klub ka nxjerrë dhjetëra lojtarë. Duam që të kemi sërish një akademi me të 150-200 lojtarë, në ndryshim nga tani që akademia është shpërbërë pas vitesh keqmenaxhim”.

“Kemi shumë talente dhe dëshirë nga rinia, qoftë djemtë, qoftë vajzave. Është në dorë të atyre që drejtojnë vendin dhe sportet, për t’u dhënë kushtet këtyre fëmijëve që kanë pasion sportin. Duhen investime të mëdha dhe programe të mira, që afrojmë njerëzit më aftë. Jemi shumë të kushtëzuar nga kushtet në të cilat luajmë. Nëse i japim brezave të rinj, kushtet e duhura dhe njerëzit e duhur, do të arrijmë suksese të mëdha”.

Ekskluzive: Lorik Cana në Zvicër, ja klubi i famshëm që do të drejtojë
Lorik Cana e ka të vështirë t’i ndahet futbollit. Ky sport i ka dhënë shumë atij, sigurisht falë angazhimit dhe asaj që ka dhënë në fushën e blertë. Shumëkush pret ta shohë trajner ish-kapitenin e kombëtares, pasi licencat për këtë i ka marrë. Gjithashtu është licencuar edhe si drejtor sportiv, çka tregon që gjakovari diçka po “gatuan” gjatë kësaj periudhe.

Dhe nga ajo çka “SportEkspres.com” mëson, kemi të bëjmë me diçka të madhe që Lorik Cana po planifikon për të ardhmen e tij. Plani i tij është që të jetë bashkëpronar i një klubi të Superligës së Zvicrës dhe konkretisht Grasshopers Zyrih. Në fushë shqiptarët që mbrojnë ngjyrat e këtij klubi janë të shumtë , ndërkohë që tanimë mund të ketë president Canën.

Sigurisht asgjë nuk është e kryer për momentin dhe po negociohet për diçka të tillë. Veçse bashkëpronar, Cana po mendon të bëjë edhe drejtorin sportiv te Grasshopers. Pas Igli Tares që po tregohet i suksesshëm te Lacio në Itali, ish-kapiteni i kombëtares kërkon të ndjekë të njëjtën rrugë.

Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses, Grasshopers në Zvicër sigurisht që do të kthehej edhe në një trampolinë për lojtarët e talentuar shqiptarë, qoftë ata të lindur e formuar nëpër Europë, qoftë për ata që janë produkt i klubeve këtu në Shqipëri, Kosova apo edhe në Maqedoni e Mal të Zi.

Të çmendur pas Sanderlendit, Lorik Cana “thumbon” klubet e mëdha!
Sanderlendi është një nga stacionet e karrierës së Lorik Canës, madje ish-futbollisti nga Gjakova ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në skuadrën angleze. Kujtimet atje i ka të bukura, ndërkohë që një ditë më parë ka bërë edhe një postim në “Instagram”.

“Impresive, fansa të mrekullueshëm”, shkruan Loriku, që i referohet faktit që në stadiumin e Sanderlendit ishin të pranishëm 46039 tifozë. Më shumë kishte vetëm në mbështetje të Mançesterit dhe Liverpulit, që garojnë në Premier League. Ish-skuadra e Canës është në League One (e tretë për nga rëndësia) dhe u ndjek nga më shumë tifozë se Totenhemi i vendit të dytë.

PËRSHKIMI I CANËS PËR TIFOZËT – Për Lorikun tifozët e Sanderlendit kishin bërë edhe një këngë, ndërkohë që ka treguar edhe se si e kanë pritur. “Më kujtohet që nisën ta këndonin pas ndeshjes së dytë apo të tretë. Po tregoj diçka që nuk e kam treguar kurrë: mbërrita në korrik në Sandërlend dhe po luanim një miqësore në Skoci, fituam 2-1 ndaj Seltikut. Unë e nisa nga stoli dhe luajta 10-15 minutat e fundit. Shkova të bëj nxehjen pranë tifozerisë së Sandërlendit dhe ishte një pritje e jashtëzakonshme, tifozët vlonin, me kore dhe duartrokitje.

Ndihmëstrajner ishte Erik Blek dhe fliste frëngjisht. Më tha ‘alamet pritje!’, ndërsa iu përgjigja ‘Mos u shqetëso mik, sepse do t’u jap tifozëve 100% më shumë nga sa presin prej meje’. Ishte një ndër pritjet më të bukura në karrierën time dhe e kuptova që do kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët”, shprehej Cana në një intervistë të dhënë në muajin nëntor për “ROKER RAPPORT”.

Cana nis kursin për drejtor sportiv: Po pres projektin e duhur
Lorik Cana ka nisur kursin për drejtor sportiv dhe shumë shpejt do të jetë i pajisur dhe me licencë për këtë pozicion. Ish-kapiteni legjendar ka folur në lidhje me këtë eksperiencë, teksa në postimin e FSHF-së, ai tregon se si po shkon ky kurs, por dhe për të ardhmen e tij.

“Kursi po shkon shumë mirë. Është diçka që do të doja t realizoja sigurisht dhe për informacione personale. Shumë gjëra kanë shkuar përpara, duke nisur që nga programi për formimin e trajnerëve, deri te programet e ndryshme qoftë të mjekësisë sportive, të përgatitjes fizike, të trajnerëve të portierëve. Edhe pjesa e drejtorit sportiv është diçka jashtëzakonisht shumë e rëndësishme, mund të them një nga më të rëndësishmet sepse janë ato persona që janë në krye të projektit teknik dhe që do të administrojnë klubet në të ardhmen. Do të jetë diçka më e rëndësishme në vendin tonë, përderisa jemi një vend një vend në zhvillim, në ngritje, në strukturim të çdo elementi që ka brenda futbolli. Personat që e drejtojnë kanë rëndësi më të madhe dhe besoj se është diçka shumë e mirë që tani dhe ky program përmes Federatës ka nisur për të përgatitur njerëzit që drejtojnë klubet tona dhe do të kenë mundësi për të punuar sa më mirë”.

“Planet e mia lidhen me sportin dhe me futbollin. Kur vjen nga bota e futbollit profesionist, dëshira është për të qëndruar aty afër. Do të jem i angazhuar në futboll dhe pjesa e drejtuesit është diçka që më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Pres që të kem një eksperiencë dhe një përvojë, por duhet të presim momentin e duhur dhe projektin e duhur. Avantazhin që kemi është që edhe në vendin tonë, si nga pikëpamja e licensimit, apo me programet në pjesën drejtuese, të cilat merren në Itali, ekziston mundësia për të pasur akses dhe për të marrë informacione të mira. Për kohën që po kaloj këtu, normalisht që jemi në dijeni si ish-sportistë, por na ndihmojnë që të krijojmë një ide shumë të qartë dhe një panoramë shumë e gjerë se si të drejtohet një klub sportiv.

Cana dhe bota e tij larg futbollit, legjenda e kombëtares zbulon planet
Lorik Cana 5 Foundation është prezantuar sot, ndërkohë që ish-kapiteni i kombëtares ka pasur shumë për të thënë. Mbështetjen për projektin e tij e ka pasur të madhe, ndaj edhe falënderimet janë të shumta. Politikanë, artistë e njerëz të sportit e kanë mbështetur, ndërkohë që tani ka edhe një film autobiografik për të. Cana, me letër në dorë, ka pasur shumë për të thënë.

FALENDERIMET – “Zakonisht jam shumë spontan dhe nuk përgatis fjalim. Por sot kam përgatitur një kartë të vizituar nga gruaja ime. Dua të filloj me falënderime për mirëseardhje për presidentin Ilir Meta. E vlerësoj prezencën tuaj. Gjithashtu falënderoj kryeministrin e Kosovës, Haradinaj bashkë me zonjën. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë faleminderit që jeni këtu. Dhe kryeministrin Rama. Ka qenë gjithmonë i gatshëm për të na ndihmuar. Falënderoj të gjithë miqtë, bizneset si dhe partnerët”.

FILMI –“Do flas shkurtimisht për projektin e filmit. Nuk ka qenë absolutisht në planet e mia. Andi Deçka më tha që kishte dëshirë. Më ka thënë nuk jam regjisori më i mirë. Ka qenë njeriu i duhur për të treguar gjërat brenda këtij rrugëtimi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Jam shumë i kënaqur. Faleminderit Andi”.

PLANET – “Nuk është e lehtë t’iu kem të gjithë bashkë këtu. Zyrtarisht dua të flas për pjesën që vjen pas këtij rrugëtimi. Kam planet e mija për të vazhduar në botën e sportit. Para se ta përfundoja karrierën po mendoj për mënyrat që unë të vazhdoj dhe të jap një lloj kontributi, përveç mirëqenies së familjes. Kontribut për shoqërinë dhe vendin tim. Flas për vendet shqipfolës. Kosovën, Shqipërinë etj. Ka qenë një fillim i biseduar dhe për arsyet që mua më detyruan të shkëpus karrierën. Fondacioni është mënyra e duhur për të përdorur si dritë mediatike. Ishte diçka e rëndësishme për mua që të filloja me fondacionin. Për mua është e rëndësishme të bëhet prezantimi zyrtar. Ka filluar para 1 viti e gjysmë. Është i drejtuar në 2 degë, sportin dhe kulturën.

Kultura është një nga pasionet e mija dhe do e bëjë me më shumë dëshirë se sporti. Impakti tonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Të fillojmë dhe implementime programin dhe virtytet e fondacionit. Programin e parë nuk e kemi shpikur ne. E kemi gjetur në një vend të bashkimit Europian. E kemi gjetur në Hungari. Ishte një program që prek një shtresë të shoqërisë sonë. Është shtresa e parashkollores. Funksionoi për gjati 5 vjet në Hungari, prek 30 mijë fëmijë. Do filloj me Tiranën. Programi prek fëmijët 3-7 vjeç.

Programi fillon me kopshtet publike. Principi i programit të parë është të ndërtojmë fusha sportive. Të ndërtojmë një infrastrukturë moderne. Mësueset e kopshtit duhet të kenë ndikim te fëmijët, çdo ditë që ata janë në kopsht. Do ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në 100 fëmijë. Nuk ka të bëjë me akademi. Jemi në rrugën e duhur. Kemi një përgjegjës të programit. FSHF më ka mundësuar 2 fusha që do të ndërtohen në Shkodër dhe Elbasan. I kemi të siguruar edhe 5 të tjera për vitin tjetër. Është një kënaqësi shumë e veçantë për mua që kjo të realizohet edhe në Prishtinë. Fondacioni ka gjetur mbështetje te komuniteti shqiptar në Amerikë. Kemi kërkesa për të pasur dhe për të sjellë fondacionin në Mal të Zi, në Ulqin dhe Tuz.

Kemi një projekt për fshatin SOS, me ndihmën e presidentit Ilir Meta, që është një vlerë e madhe për ne. Kemi dëshirë që shumë shpejt të jemi dhe në Maqedoni. Kemi disa miq tanë nga komuna e Prizrenit. Do ndërtohen kopshte e para publike në Prizren. Pak a shumë këto janë qëllimet dhe dëshirat.

Pjesën e sportit mundohem që ta përmbledh pak a shumë. Në kujdesin tonë kanë qenë vetëm në Tiranë 250 fëmijë. Vitin tjetër ky numër edhe mund të dyfishohet. Është një sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme. Gjithçka bëhet edhe më e lehtë kur kemi njerëz të thjeshtë. Më shkroi njëri në letër nga Polonia dhe brenda letrës gjeta 15 euro. Më shkroi që këto 15 euro janë për fondacionin. Duke parë që trashëgimia kulturore është shumë e gjërë, jemi munduar të bëjmë një promovim. Kemi filluar me skulptorin Asim Vokaj. Veprën e tij mund ta keni parë të gjithë. Ka bërë shumë vepra, nga Naim Frashri te Nënë Tereza.

FJALA MBYLLËSE – “Ju falënderoj për praninë, duke filluar nga miqtë dhe familja. Gjyshja më ka rritur. Më pas me personin më të afërt timin që u bë gruaja ime. Patjetër jo të gjithë e kishin mësuar pjesën e aktivitetit të fondacionit. Besoj që siç po ua prezantoj edhe juve, po ja u prezantoj edhe atyre. Faleminderit komunitetit shqiptar në Amerikë. Gjeta një gatishmëri të jashtëzakonshme për të mbështetur vendin tonë. Faleminderit edhe Digitalb-it që më ka mbështetur, ju që jeni të pranishëm. Nuk do ju kem shumë shpesh të gjithë bashkë. Faleminderit”.

Batuta dhe lot, Rama: Cana frymëzim për më të vegjlit!
Filmi biografik i Lorik Canës është prezantuar sot dhe në eventin e organizuar në kryeqytet kishte personalitete të shumta jo vetëm të botës së futbollit, por edhe të politikës. Nuk mungonte presidenti Ilir Meta, si dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Meta e Ramush Haradinaj.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ishte i pranishëm gjithashtu, ndërkohë që fjalën në prezantimin e filmit e mori edhe kryeministri Rama, i cili arriti të emociononte të ëmën e Lorikut me fjalimin e tij.

“Jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit, për të qenë krenar për atë se kush janë dhe nga vijnë. Fondacioni do ta mëshirojë më së miri qasjen e Lorikut ndaj vetes, njerëzve dhe vendit”, tha fillimisht kryeministri Rama.

Më tej ai shtoi: “Loriku ka patur mundësi të luajë me kombëtaren e Francës, me të Zvicrës, mund të zgjidhte dhe një kombëtare nga Lindja e Mesme. Por ai e kishte ëndërr të zgjidhte Shqipërinë. Kjo është më shumë se nga ana sportive. Jo rastësisht lidhet fanella kuqezi me interesin për historinë e shqiptarëve. Loriku i ka qejf librat, jo si Murati. Fondacioni do të jetë pikë bashkimi për të gjithë ata që kanë një ëndërr. Loriku do jetë një nga shembujt në sport që provojnë që një ëndërr që e shikon me sy hapur njeriu mund ta arrij. Loriku ka qenë i gatshëm të paguaj ‘çmimin’. Nuk e ka lënë baba që të tërhiqet. Unë duhet ta mbyll duke i thënë babait të Lorikut, që po mos ishte nëna nuk do ta kishe bërë dot Lorikun futbollist”.

VIDEO | Filmi “Lorik”, sot premiera për biografinë e ish-kapitenit legjendar
Lorik Cana është një nga figurat më të mëdha të vendit tonë, pasi vit pas viti është kthyer në një ambasador të vlerave të Shqipërisë. Një idhull për shumë tifozë, të cilët janë rritur me grintën e mbrojtësit nga Gjakova, i cili për shumë vite dha kontributin e tij për fanellën kuqezi, duke qenë një lider i padiskutueshëm dhe personalitet i madh si brenda dhe jashtë fushe.

Tani, që e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe nuk mund të flasë më në fushë, radha u takon atyre që e kanë ndjekur për vite me radhë. Andi Deçka, gazetari sportiv i “Supersport” ka qenë një prej atyre që e njeh mjaft mirë rrugëtimin e Canës dhe prej kohësh ka punuar një film ku të tregohej jeta e ish-kapitenit.

Një rrëfim i vetë Canës dhe njerëzve pranë tij. Momentet e veçanta në klubet ku ai ka luajtur dhe sigurisht emocionet me fanellën kuqezi. Nga hapat e para në Prishtinë dhe deri te Euro 2016, një histori e gjitha për tu ndjekur dhe shijuar.

Filmi do të shfaqet sot për herë të parë, por në ditët në vijim do të jepet dhe në kinematë e vendit, ku do të kenë mundësinë të gjithë që të njihen me ish-kapitenin legjendar.

https://www.instagram.com/p/Bq__HL8AdX6/?utm_source=ig_web_copy_link

Surpriza, një letër nga Polonia që emocionon Lorik Canën
Lorik Cana e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe momentalisht është i angazhuar me “Fondacionin Lorik Cana 5”. Së fundmi nga Polonia i ka mbërritur një donacion dhe një letër e veçantë me një kërkesë për ish-kapitenin e kombëtares shqiptare.

“Do të doja ta ndaja me ju këtë letër që ka ardhur nga një fans polak i apasionuar pas futbollit dhe ta falënderoja atë për fjalët dhe donacionin. Ti thua ‘e vogël’ në letër, por për mua nënkupton botën. Faleminderit Tomasz”, shkruan Cana në postimin e tij, teksa e shoqëron edhe me letrën e tifozit polak.

“I dashur z. Lorik Cana, do të doja t’iu jepja gjithë vlerësimin tim dhe t’iu përgëzoja për suksesin në futboll. Unë jam fansi juaj më i madh prej shumë vitesh tashmë, që nga koha kur luanit për Olimpikun e Marsejës. Më vonë ndoqa me shumë pasion dhe entuziazëm hapat e karrierës tuaj, duke parë të gjitha ndeshjet ku ju luanit për klubet e huaja dhe për kombëtaren tuaj.

Ju ishit futbollisti im i preferuar, inspirimi dhe heroi im i fëmijërisë. Prandaj do të doja që t’iu kërkoja me mirësjellje që të më dërgonit një fotografi tuajën së bashku me një autograf. Për mua ka shumë vlerë. Do t’iu isha shumë mirënjohës dhe i lumtur. Do të plotësonit ëndrrën time. Shumë faleminderit për mirësjelljen dhe gjithë emocionet që më keni dhuruar nëpërmjet futbollit. Në këtë letër do të gjeni gjithashtu një donacion të vogël për fondacionin Lorik Cana. Ju lutem pranojeni. Dhe në fund, ju uroj gjithë të mirat në futboll dhe në jetën private”, shkruhet në letrën që vetë Cana e ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/BqpojXCA7Nw/?utm_source=ig_web_copy_link

Sekretet e “Maces së zezë” Cana: Kujtimet, pengu, betejat dhe kundërshtari më i vështirë në Angli
Lorik Cana ka provuar të luajë në Francë, Itali, Turqi dhe Angli. Padyshim Premier Liga ka qenë kampionati më i fortë ku është aktivizuar “luftëtari”, i cili tashmë e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Ai mbrojti ngjyrat e Sanderlendit dhe rikthen në memorie shumë gjëra në intervistën e dhënë për “ROKER RAPPORT”.

Cana tregon sekretin e forcës së tij, ndeshjen më të mirë dhe kundërshtarin më të fortë. Mes  të tjerash ai zbulon edhe një episod në dhomat e zhveshjes. Nuk mund të mos flitet për vitet e luftës në Kosovë dhe si ndikoi ajo periudhë në karrierën e tij.

PËRGATITI: FLORIAN ALLA

Lorik, faleminderit që gjetët kohë për të diskutuar me ne për eksperiencën tuaj me Sanderlendin. Ta fillojmë me një pyetje të lezetshme dhe të lehtë. A është e vërtetë që ti mund ta bësh të pamundurën të mundur?

-(Qesh). Përgjigja është gjithnjë e njëjtë: gjithmonë përpiqesh të mos kesh limite. Forca më e madhe e dikujt qëndron gjithmonë tek ajo që mendoni se mund të arrini. Edhe nëse mendoni se është e vështirë, varet nga mënyra se sa shumë përpiqesh.

Nuk është gjithçka rreth forcës fizike, ka të bëjë me atë që keni në mendje dhe zemrën tuaj. Duhet të provoni të mos keni limite. Jini realistë, tregohuni të zgjuar dhe kur përpiqeni të arrini synimet tuaja atëherë në performancën tuaj mendja dhe zemra do të bëjnë diferencën.

Kurë u bëra pjesë e kampionatit anglez dhe veçanërisht e Sanderlendit, arrita të ndjej se përse ishte ajo lidhje aq e fortë midis njerëzve. Mentaliteti i skuadrës përputhej me mentalitetin e popullatës në verilindje të Anglisë.

Të flasim për gjëra më serioze. Na flit pak për fëmijërinë tënde. Me sa di, ju keni ikur nga Kosova në një moshë shumë të vogël për shkak të luftës. Më pas u vendosët në Zvicër. Si ishte jeta tuaj atje dhe si ndikuan ato që përjetuat në fëmijëri në formimin tuaj si futbollist?

-Shumë. Mendoj se kam folurpaksa për të shkuarën time kur isha pjesë e Sanderlendit. Unë nuk isha i vetmi që u rrita në atë lloj mënyre. Edhe sot shikojmë që ka shumë konflikte nëpër botë. Atëherë po ndodhnin në Ballkan dhe shumë shqiptarë u detyruan të lënë vendin e tyre. Nuk e dëshironim largimin, por nuk mund të qëndronim ashtu si po shkonin gjërat . Donim një të ardhme më të mirë dhe një situatë më të mirë. Nuk e zgjodha vetë të bëhesha futbollist. Babai im ka qenë një futbollist dhe ai dëshironte që dhe unë të luaja. E kisha pasion futbollin dhe kisha pak cilësi. U mundova të ndiqja hapat e tij dhe mendoj se kam bërë mirë.

Të jem i sinqertë, nuk e di nëse do kisha një karrierë të ngjashme po të qëndroja në Kosovë, pasi shumë shqiptarë të tjerë ishin po aq të mirë sa unë, disa ndoshta më mirë, por nuk kishin mundësitë që m’u dhanë mua në Zvicër. Kushte të mira stërvitore dhe trajnerë të kualifikuar.

Në fillim të viteve ‘90 nuk po mendonim shumë për futbollin. Të gjithë e kishim mendje te familjarët tanë, situata ishte shumë e rrezikshme. Por në një aspekt tjetër ato kohëra na bënë më të fortë. Ndjen një përgjegjësi, diçka që të bën të japësh ndihmën tënde. Kur luan, nuk mendon vetëm për veten, por edhe për të bërë familjen krenar për ty. Ato kohëra kanë ndikuar shumë tek unë, jo vetëm si lojtar, por edhe si person do thosha.

Ju ishit blerja e parë e Stiv Brus (trajneri) te Sandërlendi. Ardhja e një lojtari me statusin tuaj gëzoi shumë tifozë. Por, çfarë ju bindi që të vazhdonit karrierën tuaj atje?

-Në verën e 2009-ës unë e dija se nuk do vijoja më te Marseja, pasi në atë periudhë u largua presidenti me trajnerin dhe unë e kisha vendosur se do ikja po të largoheshin ata të dy. Pata shumë oferta nga Gjermania. Arsen Venger tregoi interes për mua, Evertoni gjithashtu.

Më pas ishte dhe Sandërlendi, klub që e njihja, për identitetin dhe historinë që ka. Fola me trajnerin e atëhershëm, Stiv Brus, dhe ai më shpjegoi sa i madh ishte ky klub dhe rolin që do kisha unë te projekti e tij. Premier Liga është kampionati më i mirë në botë, Sandërlendi nuk ishte në nivelet e Arsenalit, por ishte klubi ideal për mua. Kjo pasi mund të luaja çdo javë dhe të kisha mbështetjen e një tifozerie të një klubi me vlera dhe identitet, qe unë e vlerësoja së tepërmi.

Me Katermol formonim një dyshe mjaft të fortë fizikisht në mesin e fushës dhe trajneri Brus na përgatiste shumë mirë, duke luajtur futboll me intensitet të lartë, kompakt, me presion mbi kundërshtarin. Kishim lojtarë të shkëlqyer dhe kur ishim të gjithë në fushë, ishim skuadër për 7-8 vendet e para. Problemi është se nuk kishim stol shumë cilësor dhe dobësoheshim shumë nëse mungonin emra si Bent, Katermol, Riçardson apo Henderson.

Le të flasim për ndeshjen ndaj Liverpulit (Sanderlend fitoi 1-0 ). Ç’kujtoni nga ai takim dhe si vlerësoni paraqitjen tuaj në atë 90-minutësh?

-Ka disa ditë që ndihesh në gjendje të përkryer përsa i përket aspektit fizik, ndërkohë edhe skuadra luan mirë. Atë ndeshje e fillova në mesfushë. Po luaja mirë, por nuk është se dalloja nga të tjerët. Humbëm një qendërmbrojtës dhe u detyrova ta zëvendësoj. Liverpuli na vuri në presion duke futur shumë topa në zonën tonë dhe unë ndjeva një përgjegjësi për të udhëhequr skuadrën në ato momente. Mund të kishte qenë një fitore shumë më e lehtë për ne, pasi Bent dhe Kenuajn Xhons goditën shtyllën. Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe një ndër ndeshjet më të mira të karrierës sime. Ndjeva një lidhje shumë të fortë me tifozët gjatë asaj ndeshjeje, ishte magjike.

Ç’mendim ke për këngën që këndonin tifozët për ty?

– Më kujtohet që nisën ta këndonin pas ndeshjes së dytë apo të tretë. Po të tregoj diçka që nuk e kam treguar kurrë: mbërrita në korrik në Sandërlend dhe po luanim një miqësore në Skoci, fituam 2-1 ndaj Seltikut. Unë e nisa nga stoli dhe luajta 10-15 minutat e fundit. Shkova të bëj nxehjen pranë tifozerisë së Sandërlendit dhe ishte një pritje e jashtëzakonshme, tifozët vlonin, me kore dhe duartrokitje.

Ndihmëstrajner ishte Erik Blek dhe fliste frëngjisht. Më tha “alamet pritje!”, ndërsa iu përgjigja “Mos u shqetëso, mik, sepse do t’u jap tifozëve 100% më shumë nga sa presin prej meje”. Ishte një ndër pritjet më të bukura në karrierën time dhe e kuptova që do kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët.

Kam dëgjuar se në përfundimin të ndeshjes ku u vlerësove me çmimin “Njeriu i ndeshjes”, mbajte një fjalim që gati e përloti presidentin e klubit Najëll Kuin. A është e vërtetë kjo?

-E mbaj mend fjalimin që dhashë pasi m’u dha çmimi. Presidenti Najëll Kuin ka qenë gjithmonë një person që u qëndronte pranë lojtarëve, tifozëve dhe klubit. Ai dinte shumë mirë se çfarë dashurie kishin njerëzit për klubin. Kur po flisja, atë e kisha mbrapa, por nëse ka pasur emocione, besoj se ato do i ketë pasur për shkak se bëmë krenarë tifozët, jo prej paraqitjes sime ose prej çfarë u thashë lojtarëve.

Kundërshtari më i fortë që hasët gjatë sezonit tuaj të vetëm në Angli?

-Të tregohem i sinqertë, kur isha në formë, në aspektin fizik nuk kisha kundërshtarë superiorë. Më pas pata një problem në gju dhe skuadra vuajti  gjatë janarit. U vura përballë disa lojtarëve të mëdhenj, si Frenk Lampard dhe Stivën Xherard, por të jem i sinqertë kundërshtari më i fortë me të cilin kam hequr keq, madje dhe në aspektin fizik, ka qenë Emil Heski. Ai ishte jashtëzakonisht i fortë, i tmerrshëm. Mora karton të kuq atë natë, për dy kartonë të verdhë, u mundova ta shtyja Heskin dhe e pata të pamundur – ishte shumë i fuqishëm!

Kalimi te Gallatasaraj, vërtet ishte vetëm për arsye familjare, apo sepse klubi nuk kishte ambicie përveç mbijetesës?

– Unë them gjithnjë atë që mendoj, ndershmëria është kryesorja, edhe nëse e ke gabim. Në atë kohë isha i ri, isha kapiten i klubit dhe isha krenar për këtë gjë, por po të isha i martuar dhe të kisha njerëz rreth meje, nuk do isha larguar.

Shijoja çdo moment në fushë, por në aspektin privat ishte mjaft e vështirë për mua. Më dukej se më mungonte diçka në jetën private, po të kisha pasur grua e fëmijë dhe ta kisha familjen në Sandërlend do ishte shumë e lehtë. Nuk mendoja se do të largohesha, po përgatitesha për sezonin tim të dytë, por kur u ktheva nga pushimet gjeta në tryezë ofertën e Gallatasarajit. Gjithnjë do kisha dashur të luaja atje, por nuk e prisja të shkoja aq i ri. Oferta ishte e mirë, do luaja futboll ndërkombëtar dhe familja ishte më pranë, ndaj pranova, por nuk ishte e lehtë.

Kujtimi më i mirë nga koha me Sandërlendin?

– Janë shumë, të them të drejtën. Pritja e tifozëve në Celtic Park, e pabesueshme si më pritën, edhe pse nuk më kishin parë ende me fanellën e klubit.

Ndeshja e parë në Bolton, 5000 tifozë kishin udhëtuar me ne. Po ashtu, njerëzit ishin gjithnjë të sjellshëm e të këndshëm kur zbrisja në fushë në stadiumin tonë, apo edhe kur dilja nëpër qytet. Pikërisht eksperienca me njerëzit në Sandërlend e bënë atë eksperiencë fantastike.

Ndonjë peng?

– Nuk e di a është peng, por do doja të kisha luajtur më shumë ndeshje ne futbollin anglez, sidomos në Stadium of Light.

Edhe tani, pas një dekade, tifozët të kujtojnë me respekt.

– Ndoshta për shkak të shpirtit tim luftarak, të luajturit me zemër. Në Angli, por sidomos në verilindje, njerëzit e vlerësojnë shumë shpirtin luftarak, kjo ndoshta na ka lidhur më shumë.

Si do ta përshkruanit kohën tuaj me Sanderlendin me tri fjalë ?

– Pasion, identitet dhe dashuri. Është e vërtetë që kjo gjë mund të thuhet për shumë klube, por për Sanderlendin këto fjalë mund t’i thuash lehtësisht, nëse më kuptoni se ç’dua të them.

“Albanian Sports Ambasador”, Lorik Cana lë pas Taren e Muratin
“Albanian Sports Ambasador”, eventi më i ri që vlerëson sportistët shqiptarë dhe që ka qëllime mjaft pozitive, pasi të ardhurat nga çmimet shkojnë për projekte mjaft domethënë. Mbrëmjen e djeshme ishte Lorik Cana ai që mori çmimin kryesor, ndërkohë që u nderuan edhe Luan Krasniqi dhe Igli Tare.

Çmimi “Albanian Sports Ambasador” – Lorik Cana

Çmimi i publikut – Luan Krasniqi

Çmimi i karrierës – Igli Tare

I pranishëm ishte edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili u shpreh: Një event që evidenton kontributet e dhëna në fushën e sportit. Ishim realisht në vështirësi konkrete për të zgjedhur fituesin, pasi gjithsecili ka peshën dhe potencialin e tij. Sidoqoftë një mbrëmje e tillë sjell vlerat më të mira të sportit, dhe një nismë e tillë duhet përshëndetur dhe vlerësuar”.

Duka i dorëzoi çmimin kryesor “Albanian Sports Ambasador”, ish-kapitenit të ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana. Igli Tare dhe Edvin Murati ishin gjithashtu të dominuar. Drejtori i Lacios fitoi çmimin e karrierës, ndërkohë që boksieri Luan Krasniqi atë të publikut. Por, ai e ndau çmimin me Haki Dokun, që ishte i dominuar.

Çmime kishte është për Tomas Strakoshën, Izmir Smajlajn, Erblina Bicin dhe Elizabeta Karabollin. Gjithashtu një nderim edhe për Fadil Vokrrin. Çmimi special iu dorëzua djalit të tij.

Vlera monetare e çmimeve nuk do t’i shkojë fituesve, por do të shërbejë për për mbështetjen e tre projekteve të miratuara nga Presidenca e “Albanian Sports Ambasador”: Projektin për Shahun në Shkolla dhe krijimin e Akademisë së Shahut, Projektin e Fondacionit 5 për futbollin e fëmijëve, si dhe projektin “Jo për gjakmarrjen, po për jetën”.