Locatelli

Milani shet edhe talentin e mesfushës, por me një “kleçkë”
Milani vijon të shesë lojtarë dhe më në fund Leonardo po bën realitet një kërkesë të vjetër të trajnerëve të Milanit: duhen larguar të paktën 7-8 lojtarë, pasi me 30 lojtarë e lart nuk punohet qetësisht.

Drejtori sportiv i Milanit ka mbyllur praktikisht marrëveshjen për kalimin e sulmuesit Andre Silva në huazim me të drejtë blerjeje te Sevilja, ndërsa sot është mbyllur marrëveshja e radhës.

Mesfushori Manuel Lokateli të hënën do të transferohet te Sasuolo, që e kërkon me ngulm prej qershorit.

20-vjeçari, i rritur te Milani, e ka kërkuar vetë largimin, sepse ndryshe nga dy sezone më parë, sezonin e shkuar nuk luajti shumë. Duke qenë në një moment të re të karrierës, ku i duhet të luajë, mesfushori qendror shkon te Sasuolo për 12 milionë euro, plus 2 milionë në bonuse.

Tifozët e Milanit e pëlqejnë shumë talentin e mesfushës, por në këtë pikë Leonardo është treguar shumë i shkathët, sepse ka bindur Sasuolon që të përfshije një klauzolë që e lejon Milanin ta riblejë Lokatelin, nëse ecuria e tij do të jetë e kënaqshme. Në këtë mënyrë, Milani nuk e humbet perfundimisht talentin e vet, por edhe Sasuolo ka interes ta aktivizojë sa më shumë, për t’ia rritur vlerën në treg.

Hakmarrja, Juve i kërkon Lokatelin Milanit
Leonardo Bonuçi nga Juventusi te Milani, lëvizja më e papritur dhe e bujshme e verës, që ka tronditur tifozët e Juventusit dhe ka entuziazmuar kuqezinjtë.

Tani Juve bëhet gati për përforcime të tjera dhe një ide ka nisur të qarkullojë në mediat italiane: bardhezinjtë duan Manuel Lokatelin nga Milani, përveç Matia De Shilios.

Mesfushori i talentuar 19-vjeçar konsiderohet një futbollist me të ardhme të madhe dhe vetëm i duhet kohë që të rritet, ndaj Juventusi e sheh si lojtarin perfekt për ta rritur në një mesfushë klasi.

Milani ka refuzuar prerë çdo mundësi shitjeje, duke e deklaruar të pashitshëm, por kjo thjesht tregon që lëvizje ka në këtë drejtim dhe duket se Juve kërkon hakmarrje, sepse ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit.

Ndërkaq, vazhdon presioni i Juves për të marrë Matia De Shilion, që Alegri e do me çdo kusht dhe Milani e vlerëson 12 milionë euro, 4 më shumë nga sa ofron Juventusi, që kërkon urgjentisht pasardhësin e Dani Alveshit.