Lionel Skaloni

S’kanë fund hallet për Ikardin, Argjentina i “mbyll dyert”
Telashet që Mauro Ikardi po kalon tek Interi duket se po i hapin probleme edhe me kombëtaren e Argjentinës.  Sipas “TyC Sports”, trajneri i përfaqësues amerikano-jugore, Lionel Skaloni, ka vendosur të mos e ftojë Ikardin në grumbullimin e muajit mars, kur Argjentina do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Venezuelës dhe Marokut.

Sulmuesi zikaltër nuk luan me Interin që prej datës 9 shkurt dhe pritet që mungesa e tij të vazhdojë edhe për disa javë. Gjithsesi Argjentina e ka luksin ta lërë jashtë Ikardin, pasi sulmuesit cilësorë janë me bollëk për kombëtaren amerikano-latine.

Në mars mund të kthehet edhe Linoel Mesi, ndaj mungesa e Ikardit as që të ndihet. Gjithsesi për sulmuesin me rëndësi është të mësohet realisht shkalla e dëmtimit, pasi mediat italiane kanë raportuar edhe për nevojën e një ndërhyrjeje në gju, që do e linte jashtë fushave të blerta për rreth dy muaj.

Maradona: Skaloni dëshiron të shkojë në Botëror? Në atë të motoçiklizmit, po!
Lionel Skaloni e nisi punën si trajner i përkohshëm i Argjentinës, por mesa duket do të vazhdojë në stolin e kombëtares. Lajmi i vazhdimit të marrëdhënies së tij me Argjentinën ka “tërbuar” legjendën, Diego Maradona.

Pasi e sulmoi Skalonin para disa ditësh se “nuk bën as për të drejtuar trafikun”, trajneri i Dorados Sinaloa në Meksikë, ka lëshuar një tjetër “thumbim” për trajnerin e kombëtares.

Maradona do të kishte preferuar të shihte Tata Martinon në krye të stolit, por ai është pranë marrëveshjes me Meksikën. Një gjë e tillë e acaron dhe zemëron dhe kur kjo gjë ndodh, Diego nuk përmbahet.

Lionel Skaloni

“Martinon e kam mik dhe është një njeri i madh. Po flasim për Tatën, por ne kemi atë djaloshin këtu, Skalonin, i cili përsërit gjithmonë që nuk është faji i tij që ndodhet aty dhe se e kanë shtyrë për një gjë të tillë. Problemi është që ai beson se është trajner dhe thotë: ‘Dua të shkoj në Botëror.’ Sigurisht, ai mund të shkojë në Botëror, por në atë të motoçiklizmit. Më bën të zemërohem fakti që lejojmë të na largohet një trajner si Martino dhe varemi nga një trajner pa eksperiencë. Në Argjentinë i bëjmë gjërat kaq keq dhe nuk arrijmë të ndryshojmë situatën. Kemi emra si Menoti, Martino, Gareka, Alfaro, Gajardo dhe përfundojmë te Skaloni. Nuk mund të bëjmë asgjë, ne argjentinasit jetojmë në një botë përmbys, mbrapsht “, përfundon Diego Maradona.

Vëllai i Dibala “thumbon” trajnerin e Argjentinës, Skaloni sqaron çështjen
Fillimi i sezonit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Paulo Dibala, i cili në tre ndeshjet e para me Juventusin ka luajtur vetëm 100 minuta. Në ndeshjen me Lacion ai qëndroi në pankinë, ndërsa ka menduar që kombëtarja mund t’i jepte pak gëzim.

Argjentina luajti përballë Kolumbisë, por 24-vjeçari nuk ishte pjesë e formacionit. Trajneri Lionel Skaloni preferoi Mezën si titullar, ndërsa Dibalasë i dhuroi 35 minuta në pjesën e dytë.

I vëllai i lojtarit të Juventusit, Gustavo Dibala, ka reaguar në rrjetet sociale, kur ka parë formacionin titullar të Argjentinës dhe faktin që Paulo ishte në stol. “Meqenëse nuk mund të fitojnë para nga ti, nuk luan”, ka ironizuar Gustavo.

Në fund të ndeshjes Skaloni dhe Dibala u shfaqën së bashku dhe trajneri foli për situatën në fjalë: “Vërtetë mendoni që unë kam një problem me Dibala? Paulo është një fenomen. Ai është një futbollist i madh, mos të krijojmë një rast budallallëku, të vazhdojmë përpara dhe jo mbrapa. Duhet të rreshtohemi të gjithë në të njëjtin drejtim”.

Nuk ka munguar as komenti i 24-vjeçarit, i cili ka tentuat të shuajë polemikat e krijuara nga i vëllai. “Familjarët dëshirojnë të të shohin gjithmonë duke luajtur, por unë kam një raport të mirë me trajnerin. Nuk është e nevojshme të merremi me këto gjëra. Skaloni është trajneri dhe duhet të respektojmë skuadrën që zgjedh të luajë.

Grupi është i mirë, plot me djem që duan të japin gjithçka në fushë dhe është momenti, si gjithmonë, për të t’u rreshtuar të gjithë në të njëjtin drejtim”, përfundon Paulo Dibala.