Limaj

Limaj dhe Hallaçi nuk dorëzohen: Futbollit nuk i dihet
Mesfushori i Kukësit, Vesel Limaj, beson ende te titulli kampion. Futbollisti i verilindorëve dha një intervistë për “Supersport”, ku foli për garën me Partizanin dhe të ardhmen.

“Është një diferencë shumë e madhe, 9 pikë me 10 ndeshje të mbetura, por në futboll nuk i dihet asnjëherë. Është shumë e vështirë, por do japim maksimumin ndeshje pas ndeshje. Besoj se Partizani do të lërë pikë”.

“Kampionati është shumë mirë me kualitet, ka lojtarë cilësor. Ndihem mirë këtu. Normalisht që do të vazhdoj këtu edhe sezonin tjetër sipas kontratës”, tha Limaj. Të njëjtin mendim me Limajn ndan dhe ish-futbollisti i Kukësit, Rrahman Hallaçi, i cili punon prej dy vitesh në rolin e ndihmës-trajnerit.

“Shpresë kemi pasi e lejon matematika. Nuk ka mbaruar asgjë ende dhe ka shumë ndeshje për t’u luajtur. Edhe ne po të ishim të shkëputur nuk do ishim të qetë. Kuptohet është e vështirë, por nuk jemi dorëzuar akoma”, tha Hallaçi .

Limaj: Tani jemi të qetë, na mungon shumë një futbollist
Vesel Limaj shënoi një gol të shkëlqyer dhe me rëndësi të madhe, sepse ishte i pari i ndeshjes kundër Luftëtarit, ndërkohë që përveç golit, luajti mjaft mirë dhe u zgjodh Lojtari i Ndeshjes në “Gol pas goli” në Supersport, ku ai foli pas ndeshjes.

“Ndryshimi në lojë? Tani jemi më të qetë, kemi rigjetur harmoni e qetësi pas fitores së javës së shkuar dhe gjithçka ka qenë më e lehtë.

“Mungesat në mesfushë? Rivaliteti na bën mirë, shpresoj të kthehen të gjkithë sa më shpejt. Musolli na ndihmon shumë, si lojtar dhe si karakter, na duhet shumë.

“Titulli? Ne shohim ndeshjen e radhës në Korçë, nuk e kemi mendjen te Partizani, është tepër herët për të parë renditjen dhe rivalin direkt.

“Partneri në mesfushë? Ndihem mirë me çdo lojtar, si me Musollin, ashtu edhe me Dzarian apo të tjerët.

“E ardhmja? Unë kam kontratë me Kukësin, nuk mendoj për largim.

“Loja e mirë në Elbasan Arena? Është fusha e mirë, ndoshta ndikon kjo”.

Pjesa e parë | Goli dhe strategjitë, flasin Hidi dhe Limaj
Kukësi e mbylli në avantazh pjesën e parë përballë Teutës, falë një goli të Rexhinaldos në minutën e 37’. Pas mbylljes së fraksionit të parë, për mikrofonin e “Supersport” folën portieri i Teutës, Isli Hidi dhe mesfushori i Kukësit, Vesel Limaj. Dy futbollistët thanë:

HIDI – “Besoj se jemi mirë, thjesht duhet të jemi më agresivë para portës së kundërshtarëve. U ndëshkuam nga një gabim i joni, por janë dhe 45 minuta dhe shpresoj që të përmbysim rezultatin”,- u shpreh Hidi.

LIMAJ – “Kemi pak vështirësi, sepse nuk jemi shumë kompakt përpara dhe me këtë gol që shënuam, do të rikthehemi më të qetë. Në pjesën e dytë mund të luajmë me të njëjtën strategji, por nuk duhet të bëjmë kaq shumë gabime në pasime.”

Limaj: Uroj të vazhdojmë kështu, pozitive që afrohemi me Partizanin
Vesel Limaj gjeti golin e tij të parë me skuadrën e Kukësit, duke realizuar me një goditje mjaft të bukur ndaj Kastriotit, pa u mbushur 90 sekonda lojë. Mesfushori i afruar te Kukësi në verë foli për “Sport Ekspres” pas ndeshjes, ku tregoi se është mjaft i lumtur që mundi të shënonte, por veçon se mbi të gjitha e rëndësishme është që skuadra të marrë 3 pikët.

“Jam shumë i lumtur që e gjeta golin tim të parë me skuadrën e Kukësit. Ishte diçka e bukur për mua që ta mbyll vitin me një gol, por mbi të gjitha gëzohem që skuadra mori 3 pikë shumë të rëndësishme, pasi jemi afruar akoma dhe më shumë me vendin e parë”.

“Për çdo lojtar është diçka e mirë nëse arrin të shënojë, por më shumë vlerë ka që skuadra të ketë sukses. Uroj që të jem zhbllokuar dhe të vijoj ta ndihmoj ekipin duke shënuar pse jo dhe gola të tjerë. Fakti që shënova aq shpejt ishte diçka mjaft e mirë për ne”.

“Diçka pozitive është që e ngushtojmë diferencën me Partizanin. E dimë se kampionati është shumë i gjatë dhe kemi arritur deri në gjysmë. Duhet të fokusohemi shumë që në pjesën e dytë të kampionatit të gabojmë sa më pak e të arrijmë objektivat që ka klubi”.

VIDEO | Kukësi likuidon Kastriotin dhe “mbërthen” Partizanin
Kukësi nuk hasi shumë vështirësi ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Skuadra verilindore fitoi me rezultatin 2 – 0, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë. Vesel Limaj dhe sulmuesi mozambikas Rexhinaldo ishin ata që vunë emrin në listën e shënuesve.

Pjesa e dytë e takimit nuk pati shumë volum me Kukësin që mbajti kontrollin e topit dhe krutanët, që u treguan të pafuqishëm për të rrezikuar portën e Frashërit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E diel, më 23 dhjetor 2018, ora 13:30

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Kukësi-Kastrioti 2-0

Shënues: LImaj 2′, Rexhinaldo 35′

Kukësi: Frashëri, Maliki (Rrumbullaku 57′), Qaqi, Shameti, Krasniqi, Uilliam, Limaj, Shkodra, Ethemi (Kalaja 61′), Çyrbja, Rexhinaldo (Shpehar 63′). Trajner: Armando Cungu

Kastrioti: Puja, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Ymeraj (Vatnikaj 73′), Shehu (Caca 56′), Okebugu, Bardhi, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica

Vëzhgues: Kridens Meta, Melis Dervishi, Rejdi Zajimi, Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Maliki 32′ / Çela 34′

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Mikel Shestani

35′ Gol – Rexhinaldo është rikthyer te goli, teksa ka realizuar golin e dytë në portën e Kastriotit. Sulmuesi shënoi me një goditje me kokë dhe ia dedikon golin të birit

2′ GOL – Vesel Limaj me një goditje nga jashtë zone arriti të mposhtë portierin Puja dhe të kalojë në avantazh Kukësin

Kukësi mund të ndryshojë modul, Shkodra i prish planet Cungut
Kukësi do të ndeshet të martën me Tiranën, sfidë kjo e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Të dyja ekipet kanë nevojë urgjente për pikë, Kukësi për të mos iu larguar më shumë kreut, ndërsa Tirana për të dola nga kriza e thellë ku ndodhet. Në “Selman Stërmasi” pritet një betejë e vërtetë, por në të dyja kampet dëmtimet janë problemi më i madh.

Te Kukësi, Donjet Shkodra ka shfaqur probleme fizike, si pasojë e goditjeve të marra në ndeshjen me Flamurtarin. Mesfushori është në diskutim për ndeshjen e nesërme, por duket shumë e vështirë që të jetë në fushë. Do të ishte një hall shumë i madh për Cungun, nëse nuk do e kishte të gatshëm për këtë sfidë. Arsyeja është e thjeshtë, në stol nuk është askush i gatshëm për ta zëvendësuar 29-vjeçarin.

Edhe pse rikthehet Irakli Dzaria, problem mbete numri i të huajve në fushë dhe aktualisht nuk është asnjë mesfushor qendre me pasaportë shqiptare i gatshëm për teknikun Shkodra. Në të tilla kushte mundësitë janë vetëm dy.

Kukësi ose do të ndryshojë modul loje, duke aplikuar një skemë tjetër ku Cungu të ketë mundësinë që të aktivizojë vetëm 4 lojtarë të huaj, ose do të improvizohet një futbollit krahu që të luajë si mesfushor qendre. Mundësia e tretë është që të aktivizohet ndonjë futbollist nga të rinjtë, por kjo duket një mundësi gati e pamundur, duke ditur rëndësinë e kësja sfide.

Situata te verilindorët është jo e mirë, pasi Musolli, Rrumbullaku dhe tani Shkodra janë të dëmtuar. Po ashtu edhe Çyrbja është dërguar te ekipi B. Cungu duhet të gjejë një zgjidhje, por nuk e ka aspak të lehtë, pasi duhet rikujtuar që Limaj, ndonëse është shqiptar, posedon vetëm pasaportë gjermane, çka e privon nga mundësia për t’u pajisur me pasaportë tjetër.

Limaj: E zëvendësoj unë Musollin, ja ku ndryshon futbolli shqiptar me atë gjerman
Vesel Limaj ka folur para gazetarëve në konferencën që i paraprin takimi ndaj Luftëtarit. Mesfushori i Kukësit foli për mungesën e Musollit dhe për diferencat e futbollit shqiptar me atë gjerman, ku Limaj ka luajtur më parë.

Vesel, si e prisni ndeshjen e nesërme?

Jemi përgatitur mirë këtë javë , kërkojmë të marrim tre pikët në këtë ndeshje.

Jeni gati që të zëvendësoni Musollin gjatë kësaj periudhe që do të mungojë?

Na mungon Musolli, i cili është me shumë kualitet. Na mungon cilësia e tij në mesin e fushës, por kemi dhe të tjerë lojtarë me kualitet. Unë jam gati për të marrë përgjegjësi.

Çfarë diference ka mes kampionatit shqiptar dhe atij Gjerman, ku ju jeni aktivizuar në të shkuarën?

Këtu luhet futbolli disi më fizik, ndërsa në Gjermani është më teknik. Këtu ka kualitet.