Leo Messi

VIDEO | Panik për Mesin në Ibiza, sulmohet gjatë koncertit
Lionel Mesi dhe partnerja e tij Antonela kanë përjetuar disa momente ankthi gjatë një koncerti në Ibiza. Një person i paidentifikuar tentoi të sulmonte yllin argjentinas, por forcat e shumta të sigurisë neutralizuan rrezikun.

https://twitter.com/barcacentre/status/1155604879458615296?s=20

Në video të shpërndara në rrjetet sociale shikohen momentet e panikut që përfshinë futbollistin e famshëm. Menjëherë pas incidentit Mesi o shoqërua jashtë ambienteve të koncertit,

https://twitter.com/barcacentre/status/1155606804811976706?s=20

Skualifikim dhe gjobë, merret vendimi për Leo Mesin
Më në fund është marrë vendimi në lidhje me deklaratat e forta të Leo Mesit në Kupën e Amerikës. Ylli argjentinas nuk e përmbajti veten pas humbjes kundër Brazilit në gjysmëfinale dhe ndëshkimit me të kuqe në finalen për vendin e tretë kundër Kilit.

Kapiteni hodhi akuza kundrejt CONMEBOL (qeveria e futbollit të Amerikës së Jugut) për korrupsion dhe favorizim të pastër të kombëtares braziliane.

First Post raporton se Mesi ja ka hedhur paq. Ai është dënuar me 1 ndeshje pezullim si pasojë e kartonit të kuq të marrë kundër Kilit dhe 1500 dollarë gjobë për deklaratat e papranueshme.

Mesi do të mungojë në ndeshjen e parë për eliminatoret e Botërorit 2022. Flitet se ylli i futbollit botëror ka kërkuar falje në mënyrë private përpara drejtuesve të CONMEBOL, duke pretenduar se deklaratat e tij kishin lidhje me arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjeve dhe jo organizatorët.

Surpriza e Barcelonës, Grizman vlen më shumë se Leo Mesi!
Antuan Grizman është gati të nisë një etapë të re në karrierën e tij. Sulmuesi francez la Atletikon e Madridit për t’u transferuar te Barcelona, aty ku shpreson e beson se do të fitojë trofe.

120 milionë euro pagoi klubi katalanas te “colchoneros” për kartonin e 28-vjeçarit. Kampioni i botës firmosi një kontratë 5-vjeçare, ndërsa si klauzolë e largimit të tij u vendos shifra 800 milionë euro!

Diçka e tillë e bën Grizman lojtarin më të shtrenjtë të Barcelonës, duke ia kaluar edhe Leo Mesit. Kapiteni dhe ylli i ekipit ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh, ndërsa në vend të tretë renditen Zherard Pike, Zhordi Alba, Samuel Umtiti, Sergio Buskets dhe Serxhi Roberto me një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.

Thumbimi i radhës: Pse ka heshtur Mesi te Barça?!
Polemikat Brazil-Argjentinë nuk kanë fund. Ekipi i Tites fitoi Kupën e Amerikës për herë të nëntë në histori dhe tifozët kanë festuar gjatë.

Megjithatë, deklaratat e Leo Mesit kanë trazuar ambientin e Brazilit. Kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës “shpërtheu” kundër gjykimit dhe theksoi ndihmën e madhe që po i jepej Brazilit në këtë kompeticion.

Pas Tites dhe Tiago Silvës, ka qenë radha e Markinjos për t’i kthyer përgjigje “pleshtit”. Mbrojtësi i PSG-së ka folur qartë dhe pastër, duke i bërë thirrje Mesit të pranojë verdiktin e fushës.

“Është acaruese që një lojtar si Mesi ankohet për padrejtësi. Barcelona dhe Argjentina kanë patur shpesh episode në favor të tyre, por Leo nuk ka folur kurrë për korrupsion. Ai humbi dhe duhet ta pranojë, ashtu siç bëmë ne kur na mposhti Belgjika në Botëror. Ta bën humbja këtë gjë, i vihet faji arbitrit për të hequr përgjegjësitë”, përfundon Markinjos.

E bujshme, ftesa e çuditshme befason Argjentinën!
Leo Mesi rrezikon një dënim shembullor nga CONMEBOL, institucioni që qeveris futbollin amerikano-jugor. Plot dy vite përjashtim rrezikon 32-vjeçari, çka do të sillte fundin e aventurës me kombëtaren e tij.

Një lajm i bujshëm është përhapur në lidhje me kapitenin dhe Argjentinën. “Fox Sports” raporton se në drejtim të Federatës Argjentinase të Futbollit ka ardhur një ftesë krejtësisht e veçantë.

UEFA ka ftuar dy herë fituesit e Botërorit për të marrë pjesë në Ligën e ardhshme të Kombeve. Diçka e tillë do të bënte të mundur luajtjen e kombëtares latine në Europë dhe zgjatjen e karrierës së Mesit me ekipin “albiceleste”.

Pavarësisht skualifikimit, “pleshti” do të zbriste në fushë lirisht në duelet e Ligës së Kombeve, ndërsa kombëtarja argjentinase do të pësonte një farë evropianizimi.

“Mesi na trishtoi, e harroi fitoren 6-1? Brazili s’i ka rastësisht 5 yje”
Deklaratat e Leo Mesit për korrupsion dhe favorizim të Brazilit nga arbitrat nuk ju kanë pëlqyer kampionëve të Amerikës.

Pas trajnerit Tite ka qenë radha e Tiago Silvës për t’iu përgjigjur kapitenit argjentinas. Mbrojtësi i PSG-së i kujton Mesit humbjen 6-1 të ekipit të tij në Barcelonë, çka solli eliminimin e turpshëm të kampionëve të Francës nga Champions Liga.

Arbitri lehtësoi përmbysjen e çmendur të Mesit me shokë, por Tiago Silva thekson se kurrë nuk u deklarua për favorizim të ekipit katalanas.

“Ndonjëherë në humbje, përpiqemi të merremi me të tjerët. Nuk mendoj se Mesi foli në atë mënyrë nga padija, por ne jemi të trishtuar nga ajo çfarë dëgjuam. Në ndeshjen që PSG humbi 6-1 me Barcelonën, Mesi bëri edhe rolin e arbitrit dhe ishte diçka qesharake.

Ne nuk deklaruam se arbitri ishte me Barcelonën. Mendoj se çdokush duhet të tregojë respekt. Brazili nuk i ka rastësisht 5 Botërorë, asnjë prej tyre nuk është vjedhur. Gjithçka është fituar në fushën e blertë“, përfundon mbrojtësi 34-vjeçar.

VIDEO | Karton pas 14 vitesh, Mesi dhe Medel ndëshkohen me të kuqe
Argjentina po udhëheq 2-0 kundër Kilit, në ndeshjen finale për vendin e tretë në Kupën e Amerikës. Sergio Aguero dhe Paulo Dibala janë autorët e golave, ndërsa pjesa e parë nuk është mbyllur pa polemika.

Të dy ekipet kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me nga një lojtar më pak. Arbitri kryesor ka ndëshkuar me të kuqe Leo Mesin dhe Geri Medel. Ish-interisti e ka ngacmuar gjatë gjithë lojës dhe shtyrjet kundrejt kapitenit lojtarit të Barçës nuk kishin ndalim.

Në minutën e 37-të, arbitri paraguaian De Vivar i ka befasuar të gjithë. Ndërkohë që Medel shtyn Mesin, ky i fundit nuk bën asnjë reagim. Rezultati? Karton i kuq për të dhe të dy ekipet humbasin kapitenët e tyre.

Ky është kartoni i dytë i kuq në karrierë për yllin argjentinas. Mesi kishte provuar për herë të parë shijen e daljes me të kuqe në një miqësore kundër Hungarisë, e zhvilluar në vitin 2005.

“E kuptoj Mesin, arbitri ishte më nervoz se ne”, Alvesh i habit të gjithë
Një ndeshje Brazil-Argjentinë mbetet unike dhe përballje e zjarrtë pavarësisht kompeticionit ku luhet apo formës së skuadrave. Gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës u fitua nga kombëtarja e “sambës”, ndërsa të gjithë argjentinasit ndihen të pikëlluar.

Mbi të gjitha për arbitrin e ndeshjes. Vetë Leo Mesi, një personazh i cili nuk merret pothuajse kurrë me gjykimin, shpërtheu në akuza të rënda kundrejt arbitrit kryesor, i cili i mohoi dy penallti të pastra kombëtares “albiceleste”.

Në mbrojtje të ish-shokut të skuadrës te Barcelona ka dalë Dani Alvesh. Kapiteni i Brazilit pranoi në një farë mënyre gabimet e trupës së arbitrave.

“Arbitri ishte më i nervozuar se ne, unë e kuptoj Leon. Kur Brazili humbet, humbasim të gjithë bashkë. Ndryshon puna me Argjentinën. Kur ata humbasin, duket sikur humbet vetëm Mesi. Ata kishin shanset e tyre për të shënuar, por fati ishte me ne. Tani na mbetet edhe një betejë për të fituar trofeun”, përfundon Dani Alvesh, i cili ka luajtur dhe fituat shumë me Leo Mesin tek ekipi i Barcelonës.

“Leo Mesi njësoj si Matrix, ja gabimi që bëjnë të gjithë!”
Roberto Moreno ka marrë drejtimin e kombëtares spanjolle dhe është gati për nisjen e kësaj aventure të bukur. 41-vjeçari zëvendësoi Luis Enriken, me të cilin ka punuar më parë si ndihmës te Barcelona. Moreno nuk ka një të shkuar si futbollist, por karrierën si trajner e ka filluar në moshë të re. Ai ishte 25-vjeç kur drejtoi ekipin e tij të parë në ligat amatore.

Pas disa vitesh eksperiencë në futbollin gjysmëprofesionist, Moreno bëri hapin e madh në karrierë duke u bërë asistent i Luis Enrikes në vitin 2010, kur ky i fundit drejtonte Barcelonën B. Bashkëpunimi midis tij dhe Enrikes qëndroi i pandërprerë. Në një prononcim për “Sport”, trajneri i Spanjës është ndalur te Leo Mesi. Argjentinasin e njeh mirë dhe e cilëson më të mirin në histori, duke shpjeguar me detaje mendimin e tij.

Robert Moreno (majtas)

“Leo është më i miri në histori. Nuk i kam parë nga afër Pelenë dhe Maradonën, por Mesi të mrekullon ta shohësh edhe vetëm në stërvitje. Një profesionist për notën dhjetë. Njerëzit mendojnë se është një dhuratë e Zotit, por është ndër të parët që stërviten, nga ata që kujdesen për ushqimin.

Sa i përket interpretimit të lojës, me Luis Enriken kemi bërë një krahasim me Matrix. Gjithçka ndalon, ai ecën ngadalë dhe plumbat i kalojnë përreth. Kështu e shoh Leon brenda dhe jashtë fushe. Analizon dhe parashikon se çfarë do të ndodhë. Gjen hapësirat dhe nis inkursionin e tij me top. Çdo vit përmirësohet sepse di ta interpretojë këtë lojë si askush tjetër.

Van Gal e ka kritikuar për mungesë loje kolektive? Jam në dilemë, pasi e admiroj Van Galin për atë që ka arritur, por admiroj më shumë Mesin. Është e gabuar të tentosh përshtatjen me forcë. Çdo trajner duhet të niset nga karakteristikat e lojtarëve të tij për të bërë një qasje kolektive. Ne dhe Luis mendojmë se lojtarët e tjerë duhet të përshtaten me atë që prodhon Leo.

Ai mund të futet në zonë, ndërsa pjesa tjetër duhet të jenë gati për të mbrojtur, në rast të humbjes së topit. Është e lehtë të koordinohesh me një lojtar, por jo me pesë. Këtu e ka patur fjalën Van Gal“, ka deklaruar Moreno mes të tjerash.

VIDEO | E pamundura ndodhi, e majta e Mesit është katastrofë
E kemi parë me qindra herë momentin kur Lionel Mesi i vetëm përballë portierëve nuk tregon mëshirë me të majtën e tij. Asnjë lojtar nuk të jep aq siguri para porte sesa “pleshti” kur bëhet gati të gjuajë me këmbën e tij të preferuar…

Megjithatë, pas kaq e kaq shumë kohësh, ka zhgënjyer dhe vetë ai. Në takimin e “Copa America” ndaj Katarit, argjentinasit iu dha një shans i shkëlqyer për të çuar shifrat në 2 – 0, por si rrallëherë e majta e “pleshtit” e fluturoi topin mbi traversë. Fundja, askush nuk është perfekt.

https://twitter.com/AyodejiX2/status/1142901006952517633

Mesi: Djali im feston golat e Realit, më ka mbetur vetëm një ëndërr për të realizuar
Kupa e Amerikës nis me datë 14 qershor dhe Leo Mesi është i karikuar në maksimum. Ylli i Barcelonës nuk e sheh kombëtaren e tij mes favoritëve, por me një si ai në ekip triumfi mund të arrihet.

Mesi ka dhënë një prononcim interesant për “Tyc Sports”, aty ku tregon disa detaje nga fëmijët e tij dhe e kaluara. Si nisi të bëhej mjeshtër i goditjeve të dënimit, nga kush u frymëzua dhe numri 10 në kombëtare.

Për të luajtur me Argjentinën nuk e pati të thjeshtë. Herën e parë si kapiten nuk e harron, edhe pse nuk foli shumë. Por ky është stili i tij dhe mënyra se si e përdor lidershipin.

Në vitin 2008 fitoi lojërat olimpike me Argjentinën, duke provuar emocione të paharrueshme. Dërgimi i kupës së botës për herë të tretë në Buenos Aires është ëndrra e madhe, ndërsa për momentin ai dhe shokët e tij janë të fokusuar te Kupa e Amerikës.

DJEMTË – “Tiago nuk humbet as një ndeshje, por edhe Mateo e dashuron futbollin. Vesh bluza të skuadrave të ndryshme. Qëllon që të festojë edhe për golat e Realit. Tiago zemërohet, ndërsa Mateo vazhdon të festojë vetëm për ta acaruar të vëllain. Një ditë po luanim në shtëpi dhe Mateo më tha: Ti je Barcelona, ndërsa unë jam Liverpuli, sepse do të mposht.”

SEZONI I FUNDIT – “Kam përfunduar sezonin më të lodhshëm dhe acarues, më shumë në aspektin psikologjik sesa fizik. Dy javët e fundit ishin shumë të rënda, sidomos eliminimi nga Champions Liga.”

GODITJET E DËNIMIT – “El Koko Bazile ishte ndër të parët që më dha këshillat e duhura. Më thoshte që duhet ta lija këmbën e lirë dhe të shihja e mësoja nga Rikelme.”

NUMRI 10 – “Ai është një numër special. Ky numër u bë i rëndësishëm në kombëtare nga Maradona, por unë mund të mbaj edhe një numër tjetër. Kur e vesha për herë të parë, Diego më tha që dëshironte të më jepte të njëjtën bluzë që kishte veshur edhe ai. Më thoshte që isha gati dhe kishte ardhur momenti.”

OLIMPIADA 2008 – “Askush nuk donte që të shkoja në Olimpiadë, ndërsa lejen ma dha Guardiola. Në fshatin olimpik pamë nga afër të gjithë atletët më të mirë të botës. Ishte impresionuese të takoje Kobi Brajant dhe Rafael Nadal, me të cilët bëmë edhe foto. Ditën e parë ikëm dhe u ushqyem të gjithë me McDonalds.”

ËNDRRA – “Gjithmonë kanë ëndërruar të luaj me kombëtaren dhe debutimin e kisha ëndërruar prej kohësh. Në atë kohë luaja me Barcelonën. Nuk ishte e lehtë të bije në sy si sot, ishte një kohë tjetër. Bëra gjithçka për t’ia dalë mbanë. Ju dërgoja videot e mia që të më njihnin dhe të më jepnin një shans. Të fitoj një kupë bote me Argjentinën do të ishte maksimumi. Është ëndrra më e madhe që më ka mbetur për të realizuar.”

KUPA E AMERIKËS – ”Herën e parë që u bëra kapiten më kërkuan të flisja në dhomat e zhveshjes. Nuk e kisha të thjeshtë, pasi jam një person që nuk flet shumë. Unë jam kapiten në mënyrën time. Në këtë Kupë Amerike do të luajmë me të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë për të fituar, edhe pse Argjentina po kalon një periudhë ndryshimi. Për shumë lojtarë do të jetë kompeticioni i parë i rëndësishëm. Mendoj se nuk jemi favorit për të triumfuar, por është e sigurt që do ta tentojmë.“

Goli më i bukur në Champions, tifozët zgjedhin
Sezoni që sapo u mbyll i Champions Ligës ishte ndër më emocionuesit e viteve të fundit. Finalja ishte e vakët dhe shumë taktike, por ndeshjet paraardhëse dhuruan gola të bukur dhe përmbysje të çmendura.

Tifozët kanë votuar golin më të bukur të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në këtë sezon dhe zgjedhja nuk ka qenë aspak rastësi. Leo Mesi është shpallur fitues me perlën kundër Liverpulit në gjysmëfinalen e parë.

Ylli i Barcelonës ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e 1 majit. Magjitë e argjentinasit nuk kishin fund, ndërkohë që shënoi edhe dy gola. I dyti personal ishte një kryevepër. Mesi pikturoi një të majtë nga goditja e dënimit, që përfundoi në trekëndëshin e brazilianit Alison.

Barça fitoi 3-0, por Liverpuli i Klopit ka shtatë shpirtra. The Reds përmbysën gjithçka në ndeshjen e kthimit, duke fituar 4-0. Anglezët avancuan në finalen e madhe, aty ku triumfuan 2-0 kundër Totenhemit të Poçetinos dhe dërguan kupën me veshë të mëdhenj për herë të gjashtë në histori në Anfield.

OFFICIAL: Lionel Messi’s free-kick against Liverpool has been voted as the 2018/19 Champions League Goal of the Season. pic.twitter.com/1lAiI6ndNV

— Squawka News (@SquawkaNews) June 4, 2019

Tjetër çmim për Ronaldon, vjen vlerësimi nga UEFA
Kristiano Ronaldo nuk ia doli të triumfonte në Champions për të katërtin vit rresht. Portugezi dhe Juventusi i tij u befasuan nga Ajaksi, surpriza më e bukur e këtij sezoni, në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Gjithsesi, CR7 nuk është ndarë pa çmim. UEFA ka zgjedhur 10 golat më të bukur të shënuar gjatë këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

33-vjeçari është renditur i pari me golin e shënuar kundër Mançester Junajtid në Torino. Ishte 7 nëntori i vitit të kaluar. Djemtë e Murinjos triumfonin në fund, ndërsa Ronaldo kalonte bardhezinjtë në avantazh me anë të një perle që i mahniti të gjithë, madje edhe portierin De Gea.

Pas tij renditet Leo Mesi me golin e shënuar në gjysmëfinalen e parë kundër Liverpulit. Argjentinasi u tregua i saktë nga goditja e dënimit dhe lëshoi një predhë të pakapshme nga braziliani Alison.

Podi kompletohet nga Sadio Mane me golin e shënuar kundër Bajernit të Mynihut në Gjermani. Senegalezi mposhti Nojer me një gol shumë të bukur, duke i hapur rrugë kualikimit për më tej të The Reds.

“Nuk largohem pa festuar me Argjentinën! CR7? Te Reali u zemëruan kur fola”
Leo Mesi nuk ka fituar kurrë me Argjentinën e tij, asnjë trofe. Ylli i futbollit botëror është tepër i karikuar për këtë turne dhe dëshiron të festojë me popullin e tij. E ku ka më bukur se ta bëjë diçka të tillë në tokën e “armiqve” të përjetshëm?

31-vjeçari ka fituar gjithçka në rang klubi me Barcelonën dhe në aspektin personal. Një triumf me Argjentinën është pengu i vetëm dhe nuk dëshiron të mbyllë karrierën pa e bërë diçka të tillë.

Në një prononcim për “Fox Sports” nga grumbullimi me kombëtaren, Mesi ka folur për Kupën e Amerikës dhe tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur. Nuk mungon as komenti dhe as elozhet për Kristiano Ronaldon, i cili vendosi të linte Realin për t‘u transferuar te Juventusi verën e kaluar.

“Dua të tërhiqem kur të kem fituar diçka me kombëtaren.. Do vazhdoj të luftoj për të dorëzuar këtë ëndërr. Ronaldo? Kur u largua thashë që do të dëmtohej Reali dhe në Madrid u zemëruan. Do i ndodhte çdo skuadre diçka e tillë. Një lojtar si ai, i cili shënon 50 gola në sezon, i mungon La Ligës. Lojtarët e mëdhenj e kthejnë një kampionat në më të mirin. Tentonim çdo vit të triumfonim dhe kjo gja na ka përmirësuar shumë”, përfundon Leo Mesi.

Këshilla e Obamës: Një gjeni nuk ia del vetëm, shihni Mesin dhe Argjentinën!
Leo Mesi është një futbollist unikal. Një mrekulli për sytë të shohësh “pleshtin” me top në këmbë, por asgjë nuk arrihet vetëm. Fakti që ai dhe Argjentina e tij nuk ia kanë dalë të triumfojnë në Botëror flet qartë për nevojën e një skuadre dhe grupi të fortë në futboll.

Rreth kësaj teme ka folur Barak Obama, ish-president i SHBA gjatë periudhës 2009-2017. Në një prononcim nga Bogota e Kolumbisë, presidenti i parë me ngjyrë i shtetit më të fortë në botë është ndalur te ylli argjentinas i Barcelonës.

Talenti është dhuratë e Zotit, por për të fituar vlen puna e madhe dhe shokë cilësorë. Nëse të gjithë këto komponentë nuk bëhen bashkë, bëhet shumë e vështirë për të fituar trofe ose për të patur sukses në çdo fushë tjetër të jetës.

“Edhe njerëzit të cilët i cilësojmë si gjeni punojnë me të tjerët për të zhvilluar dhe përmirësuar stilin e tyre. Tek Argjentina, edhe pse Mesi është i mrekullueshëm, po hasin probleme për të fituar Kupën e Botës. Të rinjtë duhet të jenë të qartë që ne njohim shumë pak persona, të cilët kanë arritur të bëjnë gjëra të mëdha vetëm“, thekson Barak Obama.

Mesi dhe… autogola, Barcelona e varur nga argjentinasi!
Leo Mesi dhe kaq. Kjo ka qenë Barcelona e dy viteve të fundit që nga ikja e Nejmar dhe “shpërbërja” e një prej tresheve më të frikshme të historisë me brazilianin, argjentinasin dhe Suarez. Një Barcelonë, e cila nën drejtimin e Valverdes ka hequar dorë nga leksionet e Johan Krujf dhe i është nënshtruar një futbolli pragmatist.

Një mënyrë alternative të luajturi që në fakt për Barcelonën është një dështim, por i falet magjive të Leo Mesit. Në Champions League që nga sezoni 2016-2017, Leo Mesi është i vetmi që arrin të shënojë me dy shifra. Argjentinasi gjatë kësaj kohe ka arritur të shënojë 29 gola.

Pjesa më ironike është se autogolat janë golashënuesi i dytë më i mirë në kupën me veshë të gjata me 7 të tillë. Shifra e yjeve të tjerë në këtë kompeticion janë nën 5 gola. Shifra qesharake për lojtarë si Suarez, Kutinjo apo Dembele.

Gola në Champions League që nga sezoni 2016-2017

Leo Mesi-29

Autogola-7

Luis Suarez-5

Nejmar-4

Arda Turan-4

Dembele-4

Pike-4

Kutinjo-3

Rakitiç-2

Dinje, Pako, Alba, Malkom, Rafinja, Iniesta, Roberto-1

VIDEO | I pikëlluar dhe pa fjalë, ja si largohet Mesi nga “Anfield”
Champions-i po kthehet në një makth për Barcelonën. Për të dytin vit radhazi skuadra katalanase është eliminuar në një mënyrë mizore duke shpërdoruar avantazhin te tri golave, këtë kishin dhe një gjysmë goli më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Champions-i i pestë mbetet ende në sirtar për Leo Mesin, i cili duket qartazi i rrënuar teksa po dilte nga ambientet e stadiumit “Anfield” .

Leo Messi, el último en abandonar Anfield pic.twitter.com/tj5K0IUdAA

— Edu Polo (@EduPolo) May 7, 2019

Më shumë se një futbollist, gjesti i Mesit do t’u habisë
Nëse jeni ndër ata pak njerëz që për çfarëdolloj arsyeje nuk keni një mendim pozitiv për Leo Mesin, me shumë gjasa kjo histori do t’ua ndryshojë mendjen.

Një intervistë e ish-futbollistit kolumbian Fabian Vargas ka nxjerrë në dritë një veprim të admirueshëm të bërë nga pleshti.

Duhet të kthehemi pas në kohë, në vitin 2010. Vargas luante me Almerian dhe Kolumbia po merrte veten nga një fatkeqësi natyror. Një sezon shirash i pazakontë rezultoi fatal për jetën e 300 kolumbianë. Përmbytjet që gllabëruan gjithë vendin lanë 1.5 milionë vetë të pastrehë dhe sollën një dëm kolosal prej 6 miliardë dollarësh.

Vargas mendoi një ide gjeniale për të mbledhur fonde në ndihmë të bashkatdhetarëve të tij. Në një intervistë për “El Pais”, ish-futbollisti tregoi bisedën që ai dhe “pleshti” patën në tunelet e “Camp Nou” para zhvillimit të një ndeshje.

“Po përgatisja një fushatë për mbledhje fondesh për të prekurit nga përmbytjet në Kolumbi. Përfitova nga fakti që luanim kundër Barcelonës dhe i shkova t’i flisja Mesit para ndeshjes. I kërkova nëse mund të më jepte fanellën e tij, por edhe atë të Ksavit dhe Iniestës, i shpjegova që të tre bluzat do vendoseshin në ankand dhe të ardhurat do shkonin për të prekurit nga tragjedia. Ai më tha: Po patjetër, do të jap dhe të tjera”.

“Megjithatë, u futëm në lojë dhe u turpëruam. Barcelona na mundi  8 – 0. Isha aq i nevrikos pas ndeshjes saqë harrova bisedën për fanellat. Shkova më pas në dhomat e zhveshjes kur pak minuta më vonë, përgjegjësi  i bazës materiale, më thotë me një zë të hutuar: Hej Mesi është jashtë derës dhe të kërkon ty.

“Dola jashtë dhe ai kishte kishte një çantë me vete. Më tha: Kaq mund të të sjell. Brenda secilës ishte fanella e tij sëbashku me atë të Ksavit, Iniestës, Dani Alvesh, Pike dhe Pyjol. S’do ja harroj kurrë këtë veprim. Prandaj shpresoj që të vazhdojë të thyejë çdo rekord të mundshëm”, përfundoi kolumbiani.

Kasano: CR7 nuk ka lidhje me Mesin, fat i madh që po shijojmë numrin 10
Antonio Kasano e vlerëson shumë Kristiano Ronaldon, por ai mbetet një fans i zjarrtë i Leo Mesit. Në ndër të argjentinasit i ka vendosur edhe djalit të dytë emrin Lionel.

Barezi i famshëm ka folur në programin “Tiki Taka” për duelin e madh që ekziston mes fenomenit të Barcelonës dhe yllit të Juventusit. Më pas një koment për Interin dhe hera e parë që bie dakord me Uanda Narën, gruan dhe agjenten e Mauro Ikardit.

Fotot e çiftit sollën kritika të shumta, por një tipi si Kasano as që ia ndjen për jetën private të të tjerëve. Rëndësi ka që Ikardi të shënojë gola, ndërsa jashtë fushave mund të bëjë ç’të dojë.

“Mesi dhe Ronaldo janë dy gjëra të ndryshme. Çdokush është me fat që po shijon numrin 10 të Barcelonës. Interi? Zikaltrit nuk janë Barça. Nuk kanë lojtarë që mbajnë topin dhe nuk mund të luajnë me dy lojtarë që nuk mbrojnë. Spaleti ka luajtur gjithmonë me një pykë. Po të isha unë, do i aktivizoja bashkë Ikardin me Martinez.

Fotot e Ikardit? Për herë të parë jam dakord me Uandën. Një person mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij, mjafton që të luajë mirë dhe të shënojë gola në fushën e blertë.”

“Mesi do të luajë deri 45 vjeç, do i ndërtojmë 10 statuja! Të gjithë më bëjnë këtë pyetje”
Leo Mesi mbush 32 vjeç me datë 24 qershor, por kjo gjë nuk po e pengon aspak yllin argjentinas që të vazhdojë të dominojë dhe dhurojë magji e emocione në fushat e blerta. Josip Bartomeu ka folur për kapitenin e tij në një prononcim për mediat angleze. Presidenti i Barcelonës nuk i kursen elozhet për numrin 10.

“Do të luajë Mesi sot?”. Homologët kundërshtarë bëjnë gjithmonë të njëjtën pyetje kur përballen me ekipin katalanas në “Camp Nou”. Bartomeu ka një dëshirë dhe shpreson që stadiumi i ri (punimet nisin në vitin 2020 dhe mbarojnë në vitin 2023) ta shohë përsëri kapitenin në fushë.

“Leo është vetëm 31 vjeç. Shikoni me çfarë force e ka goditur topin në golin e tretë kundër Liverpulit. Është shumë larg portës dhe ai top fluturon me të vërtetë. Leo është më i fortë se kurrë. Tërheqja? Vazhdoj të mendoj se është shumë larg. Do të ishte fantastike ta kishim në skuadër kur të inaugurojmë stadiumin e ri. Mesi do të jetë 35 vjeç kur stadiumi të jetë gati? Shpresoj që të vazhdojë të luajë deri në moshën 45-vjeçare.

Një statujë për të? Jo një, do të ketë 10 të tilla! Kemi një të Kubala dhe po përgatisim një për Johan Krujf. Ditën që Mesi do të tërhiqet nga futbolli… Unë nuk do të jem president, kjo është e sigurt. Presidentët e skuadrave të tjera më pyesin gjithmonë për të kur vijnë në ‘Camp Nou’. Interesohen nëse Leo do të luajë. Bëjnë tifozllëk për skuadrat e tyre, por e dashurojnë futbollin dhe duan ta shohin Mesin në fushë. Nuk kemi patur vështirësi për ta mbajtur në ekip. Kemi arritur të kemi trajnerë dhe futbollistë me të njëjtën filozofi. Kemi zhvilluar gjithmonë stili tonë të futbollit dhe Mesi është ndjerë për mrekulli. Përse duhet të ndërrojë klub?”, përfundon kreu i klubit të Barcelonës

Dilema Mesi-Ronaldo, Kielini i quan jashtëtokësorë dhe i krahason me… tenistë!
Krahasimet mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos nuk do të kenë fund as për dekadat e ardhshme. Megjithatë, opinioni sportiv botëror kohët e fundit duket të ketë rënë në një “marrëveshje” se të dy janë të jashtëzakonshëm në momentet e tyre.

Të dy super yjet arritën numrin e 600 golave në karrierë për klube. Portugezi e çoi në 601 gola mbrëmë me atë kërcim prej basketbollisti në golin e barazimit 1-1 të derbit ndaj Torinos. Mesi nuk do ta ketë mundësinë ta rrisë numrin e golave këtë javë, pasi do të jetë pushim në pritje të aktit dytë te Champions ndaj Liverpulit.

Xhorxho Kielini, kapiteni i Juventusit ka komentuar dy “kanibalët” e futbollit të këtyre 15 viteve të fundit dhe jo vetëm. Mbrojtësi i cilëson të dy si jashtëtokësorë.

Ai i krahason me dyshen legjendare të tenisit, Roxher Federer-Rafael Nadal, të cilët po e dominojnë sportin e tyre, duke ndarë me njëri-tjetrin shumicën dërrmuese të trofeve “Grand Slam”, që organizohen në vende të ndryshme të botës.  Zvicerani Federer është tenisti me më shumë tituj të fituar në histori.

“Jemi me fat që kemi afërsisht të njëjtën moshë me Leon apo Kristianon dhe na është dhënë mundësia të luajmë me to. Mund t’i krahasosh ata me dyshen Ferderer-Nadal në tenis. Një ditë Kristiano është më i mirë dhe një ditë tjetër është Mesi. E vërteta është se ata janë dy jashtëtokësorë”, tha Kielini për “Sky Sport Italia”.

Mesin e thërrasin të votojë, në… Itali!
Lionel Mesi është një burim krenarie për miliona argjentinas në mbarë botën. Megjithatë, me “pleshtin” mund të krenohet dhe një komunë e vogël pranë qytetit të Ankonës.

Bëhet fjalë për komunën e Rekanatit, vendi ku më shumë se më shumë se 155 vite më parë lindi stër-stërgjyshi i Leos, Anxhelo Mesi, i cili më pas mori rrugën e emigrimit për në Amerikën e Jugut si shumë italianë të tjerë të asaj kohe.

Drejtuesit e Komunës, ndoshta të shtyrë nga paraqitje fenomenale e 31-vjeçarit kundër Liverpulit menduan për një dhuratë të veçantë: Një certifikatë votimi!

Në postën e argjentinasit ka mbërritur ky dokument i nënshkruar nga komuna, që i lejon atij të votojë në zgjedhjet komunale të këtij vite, por edhe në zgjedhjet e vlefshme për parlamentin evropian.

Merret vendimi për Mbape, Leo Mesi nuk kapet më
Kilian Mbape u ndëshkua me karton të kuq në finalen e Kupës së Francës. PSG dështoi nga pika e penalltisë dhe trofeu përfundoi në duart e Renë. Ylli francez kreu një ndërhyrje horror dy minuta përpara mbylljes së shtesave dhe arbitri e dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes.

Sot është marrë edhe vendimi për të. Komisionet e Disiplinës të futbollit francez kanë dënuar me tre ndeshje pezullim sulmuesin 20-vjeçar.

E para është shlyer kundër Montpeljesë, ndërsa Mbape do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kundër Dijon dhe Reims. Ky vendim i ul shanset për të fituar këpucën e artë për këtë sezon.

Francezi ndodhet në kuotën e 30 golave dhe po garon me Leo Mesin. Kapiteni i Barcelonës numëron 34 gola të shënuar në kampionat dhe ka mundësi ta rrisë edhe më shumë diferencën me Kilian Mbape.

Nga ana tjetër, dënimi për Nejmar do të jepet më vonë. Braziliani goditi një tifoz gjatë marrjes së medaljeve të argjendit dhe rrezikon nga 3-8 javë pezullim.

Vidal: Mesi ka edhe një cilësi të veçantë, ja kë ekip prisja në finale
Arturo Vidal zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Liverpulit. “Luftëtari” kilian ndihet i lumtur për rezultatin e arritur, por më shumë me faktin që ka në ekip një lojtar si Leo Mesi.

Përveç talentit unik dhe faktit që askush nuk e luan futbollin si ai, 31-vjeçari vlerëson edhe një cilësi tjetër të kapitenit. Më pas zhgënjimi që mban emrin Juventus. Vidal ka luajtur për 4 sezone me bardhezinjtë dhe sivjet i kishte menduar në finale.

Nuk ndodhi kështu, Ajaksi i la në shtëpi dhe diçka e tillë e ka befasuar jo pak lojtarin e Barcelonës.

“Leo është një futbollist i jashtëzakonshëm. Jo vetëm shënon dhe dhuron asiste, por na ndihmon shumë edhe në fazën defensive me presingun e tij. Fakti që luaj përkrah tij më bën të lumtur. Juventusi? Jam befasuar nga eliminimi i tyre. Isha i sigurt që Juvja do të mbërrinte në finale, por qëlloi një zhgënjim i madh”, përfundon Arturo Vidal.

Mesi e Mbape s’kanë konkurrencë, 5 ndeshje vendosin fatin e “Këpucës së Artë”
Lionel Mesi dhe Kilian Mbape janë dy lojtarët me numrin më të madh të golave gjatë këtij sezoni. Siç është bërë traditë prej vitesh, lojtari që ka shënuar më shumë gola në kampionatet elitare europiane shpallet fituesi i “Topit të Artë”.

Për momentin Mesi është në krye me 33 gola, ndërsa 20-vjeçari i PSG-së ka shënuar 30 gola. Të dy lojtarët kanë edhe pesë ndeshje në kampionatet përkatëse. Në rast se “pleshti” do mbetet në krye kjo do të jetë këpuca e tij e gjashtë, ndërsa Kristiano Ronaldo e ka fituar katër herë këtë trofe.

Interesante është dhe diferenca e madhe e Mesit dhe Mbapesë me pjesën tjetër të sulmueseve të Europës. Sulmuesi i tretë për nga numri i golave është 36-vjeçari Fabio Kualjarela, i cili ka shënuar tetë gola më pak se Mbape.

VIDEO: Magjitë e Mesit dhe gafa e De Geas, merr fund dueli në Barcelonë
Lionel Mesi rikthehet të shënojë në çerekfinalet  e Champions-it pas më shumë se 12 ndeshjesh, madje realizon dy të tillë në harkun e katër minutave.

Në të 16-ën një gabim i Eshli Jang u shfrytëzua mjaft mirë nga “pleshti”, i cili pasi driblon Fred nuk i lë asnjë shans me anë të një goditje perfekte me të majtën. Katër minuta më vonë argjentinasi tenton sërish, kësaj here me këmbën e djathtë. Goditjes i mungon forca dhe saktësia, por portieri De Gea bën një gafë dhe i jep fund par kohe diskutimeve për skuadrën që do të presë biletën për në çerekfinale.

Bartomeu: Mesit i vendos klauzolë 1 euro! Dembele e ka kaluar Nejmarin
Kontrata e Lionel Mesit me Barcelonën zgjat edhe për dy sezone. Megjithatë, mediet katalanase kanë filluar të raportojnë se palët s’po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e radhës.

Në një intervistë për “TVE”, presidenti i Barcelonës, Zhozep Maria Bartomeu, ka shpjeguar se si qëndron e vërteta e këtij e bisedimeve të rinovimit. Në intervistë numri një i Barcelonës ka folur dhe mbi statusin e lojtarëve si Kutinjo dhe Dembele.

MESI – “Mesi nuk do të largohej edhe sikur ta kishte klauzolën e largimit 1 euro. Ai është Barcelona. Rinovimi i Mesit do të ndodhë që në ditën e parë që ne do të ulemi në tryezën e bisedimeve. Ai ka jetuar në Barcelonë për pjesën më të madhe të jetës së tij. Gjithmonë do të jetë i lidhur me Barcelonën”.

NEJMAR, KUTINJO DHE DEMBELE – “Me paratë që morëm nga shitja e Nejmarit filluam një projekt të ri me Kutinjon dhe Dembelenë. Ky i fundit tani po tregon një nivel më të lartë se Nejmar, ndërsa Kutinjo po përshtatet. S’duhet të harrojmë që nuk është e lehtë të luash për Barcelonën”, tha Bartomeu.

Smolling: U përballëm me Ronaldon e Mbapenë, ma sillni Mesin!
Mesi do të përballet sonte me Kris Smolling për çerekfinalet e Champions League dhe mbrojtësi është gati, gjë që e ka shprehur edhe për mediat. Ai mendon se do e shijojë përballjen kundër tij dhe u shpreh tekstualisht: “Ma sillni atë”. Kjo deklaratë është bërë virale në rrjetet sociale, me komentuesit që e shohin të pamundur që Smolling të ndalojë Mesin dhe nuk i kursejnë shakatë kundrejt mbrojtësit.

“Mendoj se përballja me argjentinasin është diçka për t’u shijuar. Këtë sezon kemi pasur fatin të përballemi me Mbapenë dhe Kristiano Ronaldon. Ndeshjet kundër lojtarëve të tillë janë për t’u shijuar në maksimum. Kështu që unë them ma sillni Mesin”, u shpreh ai .

Leo Mesi po bën një sezon të shkëlqyer deri tani, ku në 40 ndeshje e ka dërguar 43 herë topin në rrjetë. Një deklaratë e guximshme kjo e Smolling, i cili duket se i ka hapur punë vetes. Shpresojmë që fjalët e tij të mos shkojnë në veshin e argjentinasit.

Edhe dy “tabu” për Mesin, argjentinasi me mision
Leo Mesi është “vrasësi” i skuadrave angleze. Argjentinasi, në 30 ndeshje që regjistron kundër skuadrave angleze në Champions, ka arritur të shënojë plot 22 gola. Arsenali është preja e preferuar për “pleshtin”, teksa në gjashtë ndeshje ndaj tyre e ka dërguar nëntë herë topin në rrjetë.

Në këtë aspekt Mesi kalon edhe Ronaldon, i cili ka shënuar 12 gola në 17 përballje më klubet e Premier Ligës në Champions League. Preja e fundit nga ishulli për Mesin ishte Totenhemi. Ai i shënoi dy gola në fazën e grupeve të këtij sezoni në kompeticionin më të madh për klube në Europë.

Megjithatë ai ka akoma “tabu” për të thyer. Argjentinasi nuk ka shënuar akoma asnjë gol në “Old Trafford”, ku ka luajtur vetëm një herë në fazën e eliminimeve direkt. Sonte do të jetë një sfidë e veçantë për të nëse shënon, pasi do të linte shenjën e tij edhe në këtë stadium mitik, siç ka bërë në shumë të tjerë.

31-vjeçari nuk ka shënuar as në “Anfield” kundër Liverpulit, stadium ku mund të zbresë në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions. Sigurisht nëse kalohet Junajtid. Ndërkohë, “The Reds” e kanë bërë gjysmën e punës, duke mposhtur Porton 2-0 mbrëmë. Mesi është përballur me gjashtë skuadra angleze dhe i ka shënuar të gjithave, me përjashtim të Liverpulit.

Rekordi fantastik: Atalanta “mbretëresha”, sipër Zapatës vetëm Mesi!
Xhan Piero Gasperini ka formuar një ekip fantastik tek Atalanta. Dy sezonet e fundit u mbyllën me kualifikimin në Ligën e Europës, ndërsa sivjet ëndërrohet Champions Liga. Fitorja e fundit ka dërguar skuadrën ku aktivizohen Etrit Berisha me Berat Gjimshitin në vendin e gjashtë me 48 pikë, tre më pak se Milani i vendit të katërt dhe pesë më pak se Interi i vendit të tretë.

Fitorja e djeshme në transfertë përballë Parmës me rezultatin 1-3 ka thyer një rekord. Goli i Pashaliç dhe dygolëshi i Zapatës kanë ngjitur Atalantën në kuotën e 60 golave të shënuar në kampionat, duke ndarë vendin e parë me kryesuesit e Juves.

Por jo vetëm, Atalanta ka sulmin më të mirë në ndeshjet jashtë fushe në Serie A dhe në 5 kampionatet kryesore të Europës. Papu Gomez me shokë kanë festuar 35 herë jashtë Bergamos dhe pas tyre renditen bardhezinjtë e Alegrit me 27 gola të shënuar.

Gjimshiti, Zapata, Pashaliç

Ekipi i Gasperinit kryeson edhe në Europë. Me 35 gola të shënuar në 15 ndeshje, Atalanta lë mbrapa Bajernin e Mynihut, PSG, Totenhemin, Liverpulin, dy ekipet e Mançesterit, Barcelonën dhe Realin.

Aktori kryesor i kësaj ecurie është Duvan Zapata. Djali nga Kali po zhvillon sezonin më të mirë personal dhe kundër Parmës shënoi dy herë, duke u ngjitur në kuotën e 24 golave në 38 ndeshje sezonale. Nga muaji dhjetor e deri tani, Zapata ka shënuar 21 gola. Më mirë se ai gjatë kësaj periudhe ka bërë vetëm i madhi Leo Mesi me 24 gola (41 në total në 38 ndeshje gjatë këtij sezoni).

28-vjeçari i Atalantës feston sot ditën e lindjes dhe është në garë për të fituar edhe titullin e golashënuesit në Serie A. Në krye qëndron Fabio Kualjarela me 21 gola, i ndjekur nga Zapata, Kristof Piatek dhe Kristiano Ronaldo me nga 19 gola.

Renditja e ekipeve me numrin më të madh të golave të shënuar në transfertë

Atalanta – 35 gola në 15 ndeshje

Bajerni i Mynihut – 34 gola në 14 ndeshje

PSG – 34 gola në 14 ndeshje

Barcelona – 31 gola në 14 ndeshje

Totenhemi – 33 gola në 17 ndeshje

Mançester Siti – 28 gola në 15 ndeshje

Mançester Junajtid – 30 gola në 16 ndeshje

Liverpuli – 26 gola në 16 ndeshje

Reali i Madridit – 28 gola në 14 ndeshje

Juventusi – 27 gola në 14 ndeshje

500 mijë euro “gjobë” për Argjentinën, i gjithë faji është i Mesit
Argjentina do të ndeshet ditën e martë me Marokun në kuadër të një ndeshje miqësorë. Federata e vendit nga Afrika e Veriut i kishte bërë një ofertë të parefuzueshme palës amerinikan-jugore.

Një milion euro për një miqësore të zhvilluar në kryeqytetin e Rabatit. Mirëpo marrëveshja kishte një kleçkë në kontratën e firmosur mes dy palëve, ekzistonte një klauzolë specifike për Leo Mesin.

Në rast se “pleshti” nuk do të grumbullohej për atë takim, shuma do të përgjysmohej. Për fatin e keq të drejtuesve të federatës argjentinase, Mesi pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Venezuelës, çka ia bën të pamundur prezencën në Marok.

Kthim, zhgënjim dhe dëmtim për Lionel Mesin
Argentina rigjeti Lionel Mesin para miqësores kundër Venezuelës, por ylli i Barcelonës nuk është vetvetja kur luan me kombëtaren. Edhe pse luajti mirë dhe u mundua shumë, sulmuesi nuk mundi të shmangte humbjen e hidhur 3-1.

Sikur të mos mjaftonte humbja, Pleshti ka pësuar edhe një dëmtim. Një problem në kockat e legenit detyron Mesin të mungojë në miqësoren Marok-Argjentinë, të martën.

Kjo ka bërë që Mesi të kthehet në Barcelonë, ku shpresojnë ta kenë gati për kampionatin, por ndërkohë mungesa e tij në Marok ishte e llogaritur dhe dëmtimi duket një justifikim pak i besueshëm.

VIDEO | Grafiku i pabesueshëm, Mesi e Ronaldo në çmendurinë e shifrave!
Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë dy ndër futbollistët më të mirë të historisë së lojës më të bukur me top. Argjentinasi i Barcelonës dhe portugezi i Juventusit vazhdojnë të luajnë në nivele të larta, të shënojnë, thyejnë rekorde dhe të fitojnë.

Një grafik interesant i krijuar nga FDOR jep një pasqyrë gjithëpërfshirëse të dyshes së famshme. Gjithçka nis nga sezoni 2009/2010, viti kur CR7 la Mançester Junajtid për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll.

Aty përfshihen golat, asistet, titujt kampion të fituar dhe Champions Ligat. Shifra të frikshme për fituesit e 10 “Topave të Artë” së bashku (nga pesë secili). Ronaldo qëndroi nëntë sezone te Reali, aty ku shënoi 450 gola në 438 ndeshje! Nga ana tjetër është kapiteni i Barcelonës me 472 gola në 476 ndeshje! Shifra “kanibalësh” dhe pothuajse të pabesueshme…

Mesi kryeson edhe për asistet e dhëna. “Pleshti” numëron 177 ndërsa CR7 ka dhuruar 131 të tillë. Vazhdon dominimi i Mesit me katër tituj kampionë Spanje kundrejt 1 të Ronaldos. Portugezi dominon në Europë. Nga sezoni 2009/2010, ai ka fituar 4 herë “kupën me veshë të mëdhenj”, ndërsa Mesi vetëm një.

Nëse vazhdojnë të bëjnë mirë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ata mund të përballen në finalen e madhe të Madridit. Barcelona-Juventus mund të takohen vetëm në finale dhe kjo do të ishte maksimumi.

Dy fenomenet janë ndeshur vetëm një herë të vetme në finalen e Champions Ligës. Ishte 27 maji i vitit 2009. Barcelona e Guardiolës fitonte përballë Mançester Junajtid të Fergusonit me rezultatin 2-0. Ronaldo ishte pjesë e ekipit anglez, Samuel Eto kalonte katalanasit në avantazh, ndërsa Mesi shënonte golin e sigurisë me kokë.

?????https://t.co/iyrtRm260P

— JohnSmith1988 (@Smith1988John) March 18, 2019

VIDEO | Barazim rekordi dhe gol spektakolar, shijoni “perlën” e Leo Mesit
Lionel Mesi debutoi në tetor të vitit 2004 me fanellën e Barcelonës. Në 15 vite “pleshti” është shndërruar në lojtarin më të madh të historisë së klubit katalanas. Nga Barcelona e atij viti të largët nuk mbetur më asnjë lojtar përveç atij.

Sfida e sotme ndaj Betis sjell një rekord shumë të veçantë për Mesin, i cili barazoi rekordin e Iniestës prej 674 ndeshjesh me Barcelonën. “Pleshti” tani mban vendin e dytë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Ksavi Hernandez, i cili ka grumbulluar 767 ndeshe me katalanasit. Gjithsesi Mesit mund t’i mjaftojnë dy vite për ta kapur ish-mesfushorin.

Graphic: Lionel Messi equals Andrés Iniesta tonight with the second most official appearances in the club's history. pic.twitter.com/lwvI1sKLK4

— barcacentre (@barcacentre) March 17, 2019

Nuk kishte si të mungonte një gol i veçantë për një ndeshje të veçantë,. “Pleshti”, mendoi të shënonte një gol fantastik nga një goditje standarde, ndërsa pjesën e parë e mbylli me një dopietë.

Skenari i pabesueshëm, në horizont finalja mitike midis Mesit e Ronaldos
Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës, pati një risi nga vitet e shkuara. Pasi nuk përcaktoi vetëm përballjet e çerekfinaleve të Champions-it, por edhe kombinimet për gjysmëfinalet.

Fituesi i çiftit Totenhemi – Mançester Siti do të ndeshjet në finale me fituesin e çiftit Ajaks – Juventus, ndërsa e anasjellta për përballjet midis Mançester Junajtid e Barcelonës dhe Liverpulit e Portos.

Kështu i hapet rrugë një skenari që të gjithë do të donim ta shihnim. Përballja në finale e Ronaldos dhe Mesit. Do të ishte e dyta herë pas finales së 2009-ës, kur “pleshti” ngriti trofeun me Barcelonën para syve të portugezit.

Gjithsesi për të shkuar deri në atë përballje “mitike”, skuadrat e të dy legjendave të këtij sporti dihet të kalojnë kundërshtarët e radhës në çerekfinale e më pas gjysmëfinale.

https://www.youtube.com/watch?v=PxluA6yNkwY

Mesi i befasuar: Ronaldo magjik, nuk e prisja
Lionel Mesi vazhdon të dhurojë spektakël në mbrëmjet e Champions League ashtu siç ka bërë për më shumë se një dekadë radhazi. Në përfundim të ndeshjes ndaj Lionit, “pleshti” foli para gazetarëve, të cilët e pyetën dhe mbi paraqitjen e rivalit të tij Kristiano Ronaldo.

“Kristiano ishte mbresëlënës ditën e djeshme. U surprizova shumë pasi mendova se Atletiko do të kishte më shumë fuqi se aq, Juve i mori para dhe Kristiano pati një natë magjike me tre gola”.

“Siti dhe Juve janë kundërshtarë shumë të mirë,  Ajaksi ka shumë lojtarë të mirë, çdo skuadër mund të t’i bëjë gjërat e ndërlikuara. Neve na mbetet të përgatitemi siç duhet për ata që na pret në fazën tjetër”.

“Vuajtëm pak kur rezultati shkoi 2 – 1, por me golin e tretë gjithçka u bë më e thjeshtë. Kur kishim topin ishim në formën tonë më të mirë”, përfundoi Mesi.

Aguero jashtë, shpërthen Maradona: Mos Skaloni nuk ka televizor?!
Lionel Skaloni shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret e marsit kundër Venezuelës dhe Marokut. Ajo që bie në sy është rikthimi në kombëtare i Leo Mesit, ndërsa trajneri ka befasuar me mos grumbullimin e Serxho Agueros.

Sulmuesi i Sitit, i cili është dhe ish-dhëndrri i Diegos, ndodhet në një formë fantastike, është golashënuesi më i mirë i ekipit të Guardiolës dhe së fundmi u shpall futbollisti më i mirë i muajit shkurt në Premier Ligë.

Lista e Argjentinës për dy miqësoret

Diego Maradona flet gjithmonë sa herë që nuk i pëlqen diçka. Legjenda e futbollit botëror ka mbetur i zhgënjyer nga trajneri Skaloni. Trajneri i Dorados Sinaloa në Meksikë mendon se të mos grumbullosh Agueron është një mungesë e madhe respekti për futbollin.

“Skaloni është mbyllur në një manastir dhe nuk ka televizor? Çfarë duhet të provojë fakti që Aguero nuk është grumbulluar? Kun është golashënuesi më i mirë i Mançester Sitit dhe një futbollist madhështor. Mos grumbullimi i Agueros në kombëtare është një mungesë respekti ndaj botës së futbollit. Mesi? Më ngushëllon rikthimi i Leos. Tani do të fillojmë të shohim një futboll të bukur…”, përfundon Diego Armando Maradona.

Sekreti dhe sinqeriteti i Luis Enrikes: Pata probleme me Mesin, ja pse u largova nga Barça
Luis Enrike mori drejtimin e Barcelonës në maj të vitit 2014 dhe qëndroi tre sezone në atë post. Spanjolli fitoi 2 tituj kampionë, 1 Champions Ligë, 3 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Spanje, 1 Superkupë Europe dhe Botërorin për klube.

Trajneri ka folur për “Radio Catalunya”, duke zbuluar një detaj në lidhje me Leo Mesin. Në një moment të caktuar situata u tensionua, por gjithçka u zgjidh. Luis Enrike flet dhe për shkakun e vërtetë të largimit pas sezonit të tretë. Ai kishte fituar gjithçka, e kishte të thjeshtë të rinovonte, por vendosi të vepronte ndryshe për të mirën e të… gjithëve!

“Vitin e parë pata disa probleme të vogla me Mesin dhe më duhej ta menaxhoja në një moment tensioni, por tani mund të flas vetëm fjalë të mrekullueshme për të. Në fillim të sezonit të tretë kisha informuar klubin që të gjente zëvendësuesin tim, sepse nuk mund t’i jepja më Barcelonës dhe më kishin shteruar energjitë. E kisha të thjeshtë që të firmosja një kontratë të re plot miliona, të qëndroja në shtëpi dhe të vazhdoja të isha trajneri i lojtarëve më të mirë në botë, por preferova të ndryshoj ambient. Isha i sfilitur dhe kisha nevojë për ndryshim. Për tu treguar i sinqertë, mendoj se lojtarët kanë nevojë ndonjëherë për një fytyrë të re, i cili u tregon dhe mëson gjëra të ndryshme”, përfundon Luis Enrike.

Morati: Ja si tentuam Mesin e Iniestën, por Barça më mahniti! Ibra? S’e harroj bisedën me të
Masimo Morati mbetet një ndër presidentët më të famshëm. Ish-kreu i Interit shpenzoi pafund për ekipin e tij të zemrës. Shumë sezone të vështira për shumë shkaqe, por mirësia dhe bujaria e Moratit ishte unike.

Presidenti ka dhënë një prononcim interesant për mediat italiane, aty ku i rikthehet kujtimeve të shumta. Ai ishte pranë blerjes së Leo Mesit. Argjentinasi nuk ishte bërë i famshëm dhe Morati zbulon prapaskenat e kësaj lëvizje.

Më pas Andres Iniesta, një ikonë e ekipit katalanas. Morati e dëshironte tek Interi, por përballë tij ishte dikush, i cili nuk do e shiste kurrë mesfushorin. Më pas Andrea Pirlo dhe Zllatan Ibrahimoviç.

Të dy ishin pranë rikthimit në kampin zikaltër. Suedezi bëri edhe më shumë, telefonoi presidentin për ta bindur, por në fund nuk ndodhi asgjë: mesfushori u transferua te Juventusi, ndërsa sulmuesi te kuqezinjtë e Milanit.

MESI – “Ne filluam ta ndiqnim Mesin në Kupën e Botës U18. Misioni ynë nisi, por skautët e mi u kthyen nga Spanja dhe më treguan për problemet shëndetësore të Leos. Ata më folën dhe për dedikimin e madh të Barcelonës për t’i zgjidhur problemet e lojtarit. Ju thashë që ta linin si çështje. Ju betohem se te Barcelona po kujdeseshin për Leon njësoj si për djalin e tyre.”

INIESTA – “Një ditë u takova me një drejtues të Barçës. Kishim mundësinë ekonomike për të blerë çdo lojtar. Diskutuam për shumë prej tyre, ndërsa më pas unë përmenda emrin e Andres. Qëndrimi i drejtuesit spanjoll ndryshoi totalisht. Mund t’i kisha bërë çdo lloj oferte, por do të ishte diçka pa vlerë. Ata nuk do e shisnin kurrë Iniestën.”

PIRLO-IBRA – “Mund të rikthenim Pirlon pas largimit nga Milani. Ishte viti 2011 dhe Andrea u transferua te Juventusi. Ekzistonte mundësia ta merrnim ne, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Ibra? Kur la Barcelonën për të kaluar te Milani, Zllatani më telefonoi. Ai bëri një gjest, që e vlerësova shumë. Më tregoi se nëse do të bëja ndonjë kundërofertë, ai do zgjidhte Interin. Megjithatë, gjërat kishin marrë tjetër drejtim dhe nuk kishte sens që të bëja këtë lëvizje.”

“Mos ki frikë nga askush”, Nejmar rikthehet në kohë dhe përlotet
Nejmar u transferua te Barcelona në verën e vitit 2013. Braziliani kaloi katër sezone fantastike në Katalunjë për t’u larguar më pas drejt PSG. Sulmuesi ka mbetur i lidhur me ish-ekipin e tij, ndërsa ka një miqësi të fortë me Leo Mesin, kapitenin dhe yllin e Barçës.

Në një prononcim për mediat braziliane, Nejmar tregon një detaj të veçantë në lidhje me Mesin. Argjentinasi e mirëpriti dhe i siguroi që do e ndihmonte për çdo gjë dhe i dha këshillat e duhura.

“Kam diçka për t’ua treguar të gjithëve. Kur kisha nevojë për ndihmë, më i miri në botë, Leo Mesi, më shfaqi gjithë dashurinë e tij. ‘Jam këtu për të të ndihmuar’, më tha Leo, i cili më këshilloi që të mos kisha turp dhe të mos kishte frikë nga askush”, zbulon i emocionuar Nejmar.