Leli

Stadium i ri në Vlorë, premtimi i Ramës
Në Vlorë do të ndërtohet një stadium i ri brenda 4 viteve të ardhshme. Ky është premtimi që kryeministri Edi Rama ka dhënë në Vlorë, ku ishte sot për një takim pune, ku pa nga afër edhe infrastrukturën sportive.

Rama shkoi në stadiumin Flamurtari, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Aty, Rama premtoi ndërtimin e stadiumit të ri të Vlorës mbi atë ekzistues, ndërkohë që të paktën ia ka dalë mbanë të bashkojë Lelin me Idrizin. Ky i fundit gjithnjë ka akuzuar bashkinë për mungesë interesi dhe korrektësie në marrëveshjen me investitorët turq të Flamurtarit.

Privatizimi i Flamurtarit, debat mes Lelit dhe Haxhiut
Elton Nika

Nuk ka pasur asnjë diskutim për privativizimin e Flamurtarit në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak Të Vlorës, edhe pse kishte një kërkesë urgjente nga administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi. Në rendin e ditës së mbledhjes së djeshme mungonte pika e nisjes së procedurave të privatizimit të Flamurtarit.

DEBATI – Ish-anëtari i bordit drejtues të Flamurtarit, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak, Saimir Haxhiu, në mbledhje e ka ngritur këtë shqetësim, duke kërkuar të dijë pse nuk është përshirë në rend dite kjo çështje, por aty ka ndërhyrë kryebashkiaku Dritan Leli dhe mes tyre ka pasur një debat. “Dua ta ngre këtë shqetësim, ndoshta për shkak të së kaluarës sime si futbollist apo anëtar i bordit drejtues të klubit. Dua të di në çfarë pike janë procedurat e privatizimit të Flamurtarit. Kam kërkuar një ditë më parë në komisionet përkatëse, që në rendin e ditës të ishte edhe diskutimi rreth situatës së Flamurtarit dhe  privatizimit, i kërkuar me ngulm nga administratori Sinan Idrizi. I gjithë opinion publik kërkon të dijë diçka më shumë rreth kësaj situate, pasi kemi të bëjmë me diçka të rëndësishme. Po shoh që kjo pikë mungon në rendin e ditës. Të gjithë kemi përgjegjësinë për Flamurtarin dhe për vazhdimësinë e tij, pra dhe për privatizimin. Duhet të kemi një informacion më të detajuar rreth këtij procesi”, – është shprehur Haxhiu. Më pas ka ndërhyrë kryebashkiaku Dritan Leli: “Kjo gjë nuk mund të bëhet sot për nesër dhe ta fusim në rend dite tani, pas kërkesës së një dite më parë. Por shumë shpejt të gjithë këshilltarëve do t’u vihet përpara një informacion i detajuar rreth këtij procesi për të  pasur më shumë detaje. Dua t’i kujtoj z.Haxhiu se, nëse i dhimbsej Flamurtari, nuk do të ishte larguar nga bordi drejtues i klubit’, – ka theksuar kryebashkiaku i Vlorës. Kjo fjali e fundit ka sjellë reagimin e Haxhiut, i cili ka sqaruar: “Largimi im ka ardhur me nder dhe në kohën e duhur nga bordi drejtues. Kam dhënë gjithmonë më të mirën për Flamurtarin, duke synuar që gjithçka të bëhej në të mirë të futbollit vlonjat. Për këtë jam krenar dhe nuk mund të bëhem asnjëherë një person, i cili nuk do t’ia dijë për futbollin vlonjat”.

INFORMACIONI – Nga sa kë thënë edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, pritet që anëtarët e Këshillit Bashkiak të kenë një informacion më të detajuar në lidhje me procesin e privatizimit të Flamurtarit. Ata do të informohen për hapat, që janë ndjekur deri tani dhe duket se mbledhja e ardhshme do të ketë në rend dite edhe privatizimin e Flamurtarit, por kjo mbetet për t’u parë.