Legjionarët

Guri fantastik, gjen golin me Ostenden dhe ka një dedikim të veçantë
Sidrit Guri e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë për ekipin e Ostendes në takimin kundër Cercle Bryzh, takim i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit belg.

Në javën e parë, Guri mungoi për shkak dëmtimi, por sot e nisi si titullar takimin dhe iu deshën vetëm 32 minuta për të shënuar. Pasi gjeti rrjetën me një gjuajtje me kokë, Guri i dedikoi golin bashkëshortes së tij, që pret të vijë në jetë fëmija i tyre.

Oferta pafund për Balliun, ekipet e La Ligas dhe një angleze pas tij
Ivan Balliu pas katër vitesh shumë të mira me francezët e Metz, ka vendosur të ndërpresë kontratën. Spanjollja “AS” raporton se për 27-vjeçarin interesohen një sërë klubesh nga La Liga, duke mos munguar edhe propozimet nga Anglia.

Espanjoli sapo largoi Mario Hermoson drejt Atletikos dhe ka nisur bisedimet me agjentin e Balliut si zëvendëues i mundshëm për spanjollin. Klubi katalanas nuk ka në plan të harxhojë shumë këtë merkato dhe Balliu do të ishte një afrim me kosto minimale.

Megjithatë, nuk përfundojnë këtu ofertat për yllin e kombëtares sonë. Leganes dhe Real Vajadolid gjithashtu do të bëjnë maksimumin për të sjellë Ivanin në gjirin e tyre. Kalojmë në Angli, ku Uest Brom ka treguar interes konkret, duke takuar agjentin e lojtarit.

Anglezët janë përballur me largime në mbrojtje dhe Balliu do të ishte një vlerë e shtuar, duke parë që mbulon të dy krahët. Për momentin ofertat nga La Liga janë më tunduese, me Uest Brom që aktivizohet në Championship.

Memushaj me ekip të ri? E ardhmja e lojtarit kuqezi ende e paqartë
E ardhmja e Ledian Memushaj është një dilemë. Edhe pse mesfushori shqiptar është grumbulluar me Peskarën në fazë përgatitore, mësohet se klubi italian dëshiron ta shesë këtë verë, në mënyrë që të përfitojë nga një transferim i mundshëm i tij. Te klubi bardhekaltër, Memushaj përfiton 500 mijë euro në sezon dhe Peskara, skuadër e cila nuk arriti të ngjitet në Serie A, preferon ta largojë mesfushorin shqiptar.

Mësohet se vetëm një skuadër është interesuar për Memushaj. Salernitana, që po ashtu militon në Serie B, është interesuar për shërbimet e Memushajt, por nuk preferon t’i paguajë asnjë qindarkë Peskaras, pasi kërkon ta transferojë futbollistin kuqezi si agjenti lirë. Memushaj ka dhe një vit kontratë me Peskarën dhe në rast se klubi dhe futbollisti shqiptar shkëpusin kontratën me konsensus, atëherë do të transferohej te Salernitana.

Megjithatë, ka edhe një problem tjetër. Memushaj kërkon pagë të njejtë edhe te ekipi i ri, gjë që nuk i është premtuar duke marrë parasysh moshën që ka mesfushori. Në të tilla kushte, Memushaj e vlerëson si një alternativë më e mirë qëndrimin te Peskara, edhe pse me shumë gjasa nuk do të ketë minutat e sezonit të shkuar.

Rrahmani: Hap i madh në karrierë, ja pse zgjodha Veronën
Armir Rrahmani u transferua te skuadra e Hellas Verona dhe do të jetë një shqiptar tjetër që do të luajë në Serie A këtë sezon. Mbrojtësi dardan ka thënë sot fjalët e parë si lojtar i Veronës, si dhe ka zgjedhur numrin që do të mbajë në fanellë, numrin 13.

“Zgjodha Veronën sepse është një klub me traditë në futbollin italian. Padiskutim që ky është një hap i madh në karrierën time. Jam i lumtur që jam këtu dhe që trajneri më ka besuar. Njoh shumë mirë Pazinin dhe Marronen, pasi kanë vite që luajnë në Serie A”.

“Zgjodha numrin 13 pasi e kam mbajtur gjithmonë. Shumë mund të mendojnë se është numër i pafat, por mua më ka sjellë gjithmonë fat dhe vendosa të zgjedh këtë numër. Nuk më pëlqen të flas për veten, por arma ime e fortë është dueli një kundër një. Preferoj më shumë një mbrojtje me 4, pasi kam luajtur gjithmonë me këtë skemë, por dhe mbrojtja me 3 nuk është një gjë e re për mua”, u shpreh Rrahmani.

Grezda “out”, sulmuesi kuqezi nuk grumbullohet me Rejnxhërsin
E ardhmja e Eros Grezdës duket gjithmonë e më larg Rejnxhërsit. Sulmuesi kuqezi u transferua te gjiganti skocez në fillim të sezonit të shkuar dhe i kushtoi bluve plot 2.5 milionë euro, para që u transferuan në arkat e Osijek.

Por që nga kalimi i tij nga kampionati kroat në atë skocez, Grezda nuk arriti të lërë gjurmë dhe shumicën e takimeve i ka ndjekur nga stoli. Për më tepër, sulmuesi ka vuajtur dhe nga dëmtimet e shumta, që i kanë limituar minutat në fushë.

Siç raportojnë mediat skoceze, Stiven Xherrard e ka humbur besimin te anësori i Shqipërisë dhe ka vendosur të mos e grumbullojë me skuadrën në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Portugali, duke lënë të kuptohet se Grezda nuk është në planet e tij dhe se me shumë gjasa do të largohet.

Xhaka dhe Rashica përkujtojnë Vokrrin: Kosova ka humbur një legjendë!
Granit Xhaka dhe Milot Rashica janë në Prishtinë, ku zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre. Dy futbollistët e njohur shqiptarë ishin edhe tek varri i ish-presidentit të ndjerë të Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri. Si Xhaka, ashtu dhe Rashica, kanë folur për Vokrrin dhe e kanë vlerësuar maksimalisht:

“Po, është kënaqësi të jem këtu me Milotin për legjendën e Kosovës, Fadil Vokrrin. Krenar që e kemi pasur një legjendë si ai”, nisi fjalën e tij Granit Xhaka. “Kosova ka humbur një imazh shumë të lartë e të rëndësishëm. Edhe kur flas me trajnerin e kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ai e njeh shumë mirë Vokrrin. Ndihemi krenar ku një person si Petkoviç e njeh një legjendë tonën”, u shpreh Xhaka.

Ndërsa Rashica tha: “Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm ka qenë Fadili për ne. Jo vetëm për ne, për Federatën dhe për njerëzit në Kosovë, po në veçanti për ne si futbollistë, e kemi pasur një shembull të cilin jemi munduar ta ndjekim. Na ka përkrahur jashtëzakonisht shumë dhe normalisht që për të gjithë ne ka qenë një humbje shumë e madhe. Këto sukseset që i kemi arritur me Kosovën deri më tani, i dedikohen atij.”

“Shokët tallen me emrin tim, ëndërroj kombëtaren”, Papa rrëfen ditët rumune
Enriko Papa po shkëlqen në Rumani me skuadrën e Botoshanit dhe është një nga lojtarët më të dashur. Edhe pse pati disa vështirësi në fillim të sezonit, Papa ia doli të ishte i sukseshëm, duke luajtur shumë ndeshje dhe duke qenë i rëndësishëm. Mesfushori 26-vjeçar dha një intervistë për “ProSport”, ku iu përgjigj disa pyetjeve shumë interesante.

SUPERIORJA – “Liga I ka një nivel të mirë dhe lojtarë cilësorë, si rumunët ashtu edhe të huajt. Edhe në Shqipëri ka lojtarë të mirë, por niveli nuk është si këtu. Gjithashtu edhe kushtet e stërvitjes nuk janë më të mirat atje. Megjithatë Shqipëria ka pasur ekipe si Skënderbeu, Kukësi e Tirana që kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Nga viti në vit futbolli në Shqipëri po rritet”.

PROBLEMET – “Pata probleme në janar. Para se të ndryshohej trajneri, kisha arritur të shënoja ndaj FCSB. Kur ndryshoi trajneri donin të më dërgonin te Petrolul në ligën e dytë. Nuk pranova, doja të qëndroja dhe të luftoja për një vend titullari. Tani gjithçka është në rregull. Kam luajtur dhe kemi marrë rezultate. Si ia dola? Jap gjithçka për vendin tim të punës, në stërvitje dhe në ndeshje. Kur t’i bën gjithçka, Zoti të ndihmon. Nuk donin të më merrnin në fazë, por fola me presidentin dhe i kërkova që vetëm të stërvitesha. Nuk pranoja të huazohesha. Gjithçka ndryshoi pas një miqësoreje me Ludogorets, ku ne bëmë një ndeshje të mirë. Që atëherë gjërat ndryshuan”.

QAKA DHE LLULLAKU – “Nuk i kam takuar personalisht para se të vija këtu. Thjesht i kisha dëgjuar emrat e tyre, pasi kanë luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë. Më pas i takova këtu si rivalë, shumë lojtarë cilësorë”.

KAMPIONATI DHE LOJTARI I PREFERUAR – “Premier Liga, padiskutim. Atje luhet një futboll shumë i bukur. Edhe lojtari im i preferuar, luan në Premier Ligë. Ai është Ngolo Kante, një futbollist që marr shembull. Nuk besoj se ka futbollist që nuk e pëlqen Kanten”.

MESI APO KRISTIANO – “Mesi, sepse ai është nga një planet tjetër. Ai është Zoti i futbollit. Ronaldo është një lojtar i mirë, punon shumë, por Mesi është unikal. Idhulli im është Ronaldo, por jo Kristiano, fenomeni. Më kujtohet kur e pashë në Kupën e Botës në vitin 2002, isha fëmijë”.

OBJEKTIVI PERSONAL – “Shpresoj që paraqitjet e mia me këtë skuadër të më çojnë te Kombëtarja e Shqipërisë. Po pres me padurim që të luaj për Shqipërinë. Kjo është gjëja e vetme që kam për momentin në mendje dhe nuk do të ndalem”.

PSEUDONIMI -“Shokët e skuadrës bëjnë shaka në dhomat e zhveshjes me emrin tim. Më kanë vënë një pseudonim. Soiledis, Pataçe dhe Rodrigez më thërrasin Papu. Në greqisht do të thotë gjysh. Doktori i ekipit më thërret Papa nga Vatikani”.

TAKIMI ME PAPËN – “Nuk jam takuar me Papa Françeskun. Çfarë do i kërkoja? Mendimi i parë që do t’i thoja është që të ndihmojnë popullin në Siri dhe në Afrikë. Ka fëmijë që nuk kanë as për të ngrënë. E di që Kisha ka para dhe nëse është e mundur do doja t’i ndihmonte, pasi jemi të gjithë njerëz. Kjo pavarësisht besimit fetar”.

VIDEO: Seferi magjik, gol dhe asist në fitoren e Vinterturit
Taulant Seferi e ka fituar takimin kundër Kiazos praktikisht i vetëm, pasi në fitoren 2-0 të Vinterturit, shënoi golin e parë dhe asistoi në golin e dytë. Sulmuesi kuqezi është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës zvicerane dhe është pikë referimi në majën e sulmit.

22-vjeçarit iu deshën vetëm 13 minuta për të gjetur rrjetën, ku pasi merr një pasim të bukur dhe i vjedh kohën mbrojtësit kundërshtar, arrin të mposhtë dhe portierin me një diagonale me të djathtën. Ky gol ishte i nënti në kampionat për sulmuesin kuqezi. Ndeshja pozitive nuk do të mbaronte këtu për Seferin, pasi në minutën e 25’, do të asistonte dhe golin e Dumbia, që vendosi dhe fatet e takimit.

VIDEO: Aliti i jashtëzakonshëm, shënon supergol në Suedi
Kalmari luajti në shtëpi përballë Ostersunds dhe skuadra e Fidan Alitit nuk arriti të marrë më shumë se një pikë. Kalmari pësoi shumë shpejt, ku Islamoviç i ndëshkoi që në minutën e 2’ të takimit. Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e pjesës së parë, por në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, shndërrohet në hero.

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut shënon një supergol me të majtën nga jashtë zone (46’), duke mrekulluar të gjithë dhe duke i dhënë një pikë ekipit të tij, që nuk po arrinte të shënonte. Një ndeshje thuajse perfekte për ish-lojtarin e “Ujqërve të Dëborës”.

Ndërsa në Greqi, është luajtur një derbi shqiptarësh mes Ergys Kaçes dhe Enea Mihajt. Dy futbollistët e kombëtares kuqezi u aktivizuan si titullarë në këtë sfidë, që u mbyll me fitoren e Panathinaikosit 4-0. Kamer Qaka luajti 90 minuta me Poli Iashin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 44’.

E premte e ftohtë për shqiptarët, nga Kroacia në Danimarkë
Edhe pse jo fundjavë, ndeshjet kanë qenë të shumta në disa kampionatë në Europë, ku dhe futbollistët shqiptarë nuk kanë munguar. Në Ligën e dytë franceze, Balliu vazhdon të jetë titullar për ekipin e Metz.

Jo vetëm kaq, por mbrojtësi kuqezi luajti 90 minuta dhe bëri një ndeshje shumë pozitive, duke ndihmuar skuadrën e tij në triumfin 2-1 përballë Shotero. Në Danimarkë, Velje ka triumfuar 3-0 kundër Horsens. Në radhët e ekipit danez aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Ramadani dhe Muçolli. Për këtë të fundit, nuk kishte asnjë minutë, ndërsa Ramadanit iu besuan vetëm 10 minutat e fundit.

Kristal Abazaj qëndroi 90 minuta në stol dhe nuk u preferua nga trajneri i Osijekut në Kroaci, ndërsa në Kategorinë e Dytë zvicerane, sulmuesi Seferi luajti 90 minuta për skuadrën e Uinterthurit.

Statistika e veçantë e Strakoshës, vetëm dëmtimi ndal gardianin kuqezi
Thomas Strakosha ka qenë një nga pikat më të forta të Lacios në sezonet e fundit dhe gardiani kuqezi konsiderohet si një nga portierët më të mirë në Serie A. 23-vjeçari, përveç paraqitjeve shumë të mira, ka dhe disa statistika shumë të kënaqshme.

Sezonin e shkuar, Strakosha nuk mungoi asnjë minutë në Serie A, duke luajtur titullar në të gjitha ndeshjet (38 ndeshje, 3420 minuta). Përveç se shihet si portieri titullar në kampionat, Strakoshës i janë besuar dhe ndeshjet e rëndësishme të Kupës së Italisë dhe “Europa League”.

Inzagi e konsideron të paprekshëm portierin shqiptar, por dëmtimi i tij e ka bërë me dhimbje koke. Tashmë, trajneri italian do t’i duhet t’i besojë veterenati Proto. 35-vjeçari ka luajtur vetëm 4 ndeshje në plot 7 muaj, dhe ato kundër rivalëve shumë më të lehtë në letër. Ndeshja kundër Fiorentinës është shumë e rëndësishme për sezonin e Lacios dhe pa Strakoshën në fushë, Inzagi ka filluar të shqetësohet.

VIDEO | Ajeti dhe Sadiku spikatin me gol e asist, shkëlqen edhe Memushaj
Fundjava ka qenë në nota pozitive për legjionarët, të cilët janë paraqitur mirë me ekipet e tyre. Për t’u veçuar asisti i Memushajt me Peskarën, si dhe asisti i Armando Sadikut me Luganon në triumfin 0-1 ndaj Zyrihut.

Ledjan Memushaj vijon të jetë protagonist te Peskara, teksa vlonjati dhuroi asisit në një nga golat e fitores 2-0. Tashmë, mesfushori shkon në 8 asist këtë sezon të Serie B, me ekipin e tij që tashmë renditet i treti.

Hajduku i Splitit ka vijuar me formën e mirë, teksa ka triumfuar në transfertë ndaj Inter Zapresiç me shifrat 1-3. Ardian Ismajli mungonte për shkak kartonësh, ndërsa nga stoli pas minutës së 70-të erdhën Emir Sahiti dhe Françesko Tahiraj, me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të verdhë.

Në Greqi, Fiorin Durmishaj ishte titullar për 90 minuta, por nuk arriti të ndihmonte Panionisin e tij, i cili u mposht 3-0 nga Atromitos. Florin Andoni gjithashtu ishte titullar për 90 minuta në barazim që AEL Larisa mori në fushën e OFI-t të Kretës.

Armando Sadiku ka fituar derbin me Kolollin e Kryeziun, duke triumfuar në transfertë 0-1, ku sulmuesi ynë u bë protagonist me asistin e tij në golin e shënuar. Më pas, në minutën e 46-të u detyrua të zëvendësohej, pasi ekipi i tij mbeti me dhjetë lojtarë.

30' | TOR! der FC Lugano geht mit 1:0 in Führung! #FCZLUG  #SFL #RSL pic.twitter.com/6NSEVeQPbB

— Swiss Football League (@News_SFL) March 3, 2019

Albian Ajeti gjithashtu vijon me formën e mirë, ku shënoi gol përsëri me Bazelin, me këta të fundit që fituan 3-1 ndaj Thunit. Besir Demiri luajti për 90 minuta me Mariupolin e tij në barazimin 1-1 ndaj Oleksandrias.

Wir reichen euch das 2:0 vom FC Basel 1893 durch Ajeti aus der 32. Minute nach! #BASTHU #SFL #RSL pic.twitter.com/OTQV0oLAPB

— Swiss Football League (@News_SFL) March 3, 2019

Ndërkohë, në Danimarkë, Muçolli dhe Ramadani ishin titullar për 90 minuta në mesfushën e Vejles, me ekipin e tyre që u mposht nga Kopenhageni i vendit të parë 2-0.

Legjionarët: Durmishaj mposht Kaçen, Uzuni dhe Aliji titullarë
Në kampionatin grek të futbollit, u luaj një derbi mes shqiptarëve, me Panioniosin që priti Panathinaikosin. Durmishaj për vendasit dhe Kaçe për miqtë luajtën titullarë, por në fund ishte Durmishaj ai që festoi, pasi Panioniosi i tij mposhti pastër 2-0 Panathinaikosin.

Në Kroaci, Uzuni dhe Kastrati ishin titullarë për skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit, por nuk arritën të marrin më shumë se një pikë në transfertën kundër Istra.

Naser Aliji ka qenë një tjetër titullarë këtë fundjavë nga legjionarët tanë, pasi ka plotësuar 90 minuta për skuadrën e Dinamo Bukureshtit. Mëngjarashi bëri një ndeshje të mirë në fashon e majtë të fushës, por as Dinamo nuk mori dot më shumë se një pikë në transfertë përballë Kalarasit.

VIDEO | Bashën e tradhtojnë nervat, “skuqet” vetëm pas 11 minutash lojë
Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Migjen Basha është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën mes Arisit dhe Panionios. Edhe pse me shumë eksperiencë, Basha nuk ka arritur të jetë i kujdesshëm gjatë një ndërhyrje dhe ka lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak vetëm pas 11 minutash lojë.

On n'est pas loin de la tentative de meurtre là. pic.twitter.com/5He31Da7Uo

— Football Grec France (@footgrec) February 17, 2019

Aris ndodhet në pozita të qeta në renditje, pasi ruan vendin e pestë në kuotën e 33 pikëve. Megjithatë, kjo ndeshje shihej si një mundësi e mirë për të marrë një tjetër fitore, por largimi i Bashës me të kuq ka ndryshuar rrjedhën e sfidës.

Nga krahu tjetër, Durmishaj e ka nisur sfidën sërish titullar dhe me formën që sulmuesi shqiptar po kalon, pritet të jetë një rrezik konstant për mbrojtjen e Aris, që tashmë duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Bashës.

Vlerësimet në mediat italiane, fundjavë pozitive për legjionarët
Fundjava shkoi në përgjithësi mirë për legjionarët në Itali. Në Serie A, Etrit Berisha mori një fitore mjaft të rëndësishme për luftën e Championsit, me Atalantën e tij. Nga “Gazzeta dello Sport”, gardiani i kombëtares sonë është vlerësuar me notën 6, teksa ka marrë kritika të lehta për faktin se nuk guxon shumë për të dalë nga porta. Nga ana tjetër, Veseli u vlerësua me 5.5, ku mbrojtja e Empolit çaloi disi ndaj Lacios së Strakoshës, i cili u vlerësua me 6.5

Berisha 6 – “Bën një super pritje në fillim të ndeshjes. Pak i guximshëm  në daljet nga porta.”

Veseli 5.5

Strakosha 6.5

Ndërkohë, në Serie B, Ledjan Memushaj me Peskarën e tij, barazoi 1-1 me Foxhian, teksa mesfushori ynë u vlerësua shumë për performancën e tij. Vlonjati, u cilësua nga mediat si një urë lidhëse për mbrojtjen me sulmin e Peskarës, duke marrë notën 6. Ndërkohë, Dermaku, u vlerësua pozitivisht, pavarësisht humbjes së Kozencës, ku dhe ai mori notën 6.

Memushaj 6 – “Lidh mbrojtjen me sulmin, duke e ndihmuar ekipin shumë, sidomos në fazën përpara.”

Dermaku 6

Situata me lojtarët kuqezi dhe prurjet e reja, Panuçi i prek të gjitha
Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi ishte i pranishëm sot në stadiumin “Selman Stermasi” për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit dhe Kastriotit. Me shumë gjasa, do të ketë futbollistë edhe nga Superiorja në grumbullimet e ardhshme të Shqipërisë. Vetë Panuçi e pranoi diçka të tillë, si dhe shtoi se po ndjek me interes edhe disa futbollistë të tjerë që luajnë jashtë, ku emri më i përfolur është ai i sulmuesit Durmishaj. Në një intervistë për “TopChannel”, Panuçi preku shumë gjëra, ku mes të tjerash tha:

HYSAJ – “Sigurisht, të mos aktivizohesh është gjithmonë një problem. Elsi është një lojtar që punon shumë, futbollist ekspert me shumë eksperiencë dhe një djalë pozitiv, dhe uroj që të luaj ndonjë ndeshje deri në fund të sezonit, që të paktën të jetë në gjendje për të luajtur në grumbullimin e ardhshëm. Sigurisht të luash dy ndeshje në tre ditë është edhe ai i rëndësishëm për ne. Unë në fakt gjithmonë jam munduar t’i ndihmoj të gjithë. Unë kam folur me të dhe është i kënaqur tek Napoli, por një futbollist ndihet mirë kur luan. Napoli do të ketë shumë ndeshje për të luajtur, megjithatë të ardhmen e tij e di vetëm ai dhe menaxheri i tij”.

GJIMSHITI – “Gjimshiti është një lojtar i mirë dhe tani po aktivizohet dhe po bën paraqitje të mira tek Atalanta duke u përmirësuar shumë. Kjo disi si të them më vë në dyshim nëse do të më duhet të luaj me 3 apo me 4 mbrojtës. Ne si skuadër kemi karkteristikat për të luajtur edhe me tre mbrojtës, por do të thotë që të heqim një nga sulmi. Gjithsesi, më vjen mirë që ai po luan pasi në këto momente kemi edhe Mavrajn të skualifikuar dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

MAVRAJ – “Zgjedhjet e Mavrajt janë ato që ai bën vetë, unë gjithmonë kam bërë zgjedhje pa parë moshën, ku luan apo kush je dhe si e ke emrin. Unë besoj se e kam ndihmuar shumë, pasi ishte një vit pa luajtur fare dhe unë e grumbullova. Vendosi të kthehet në Gjermani dhe unë e shoh që aktivizohet, por për të nuk duhet të mendojmë tani është i skualifikuar për 3 ndeshje. I uroj që të jetë mirë dhe të mbaj formën, për të ardhmen të shohim”.

NDRYSHIMET – “Një muaj e gjysmë gati më parë pata thënë që do të bëjmë disa eksperimente dhe do të provojmë gjëra të reja. Mund të përmendim që kanë debutuar 22-23 lojtarë të rinj, por në kombëtare mbetet shumë pak kohë për të punuar. Është e nevojshme që të marrim maksimumin dhe sigurisht unë diçka duhet të ndryshoj. Është faji im, se u mundova që t’i jap një ide kësaj skuadre, por me sa duket nuk ka kohë për t’i dhënë një ide, kemi kohë vetëm për të bërë gjërat mirë. Besoj se do të ndryshojmë diçka duke filluar që nga mënyra e stërvitjes”.

PANKINA E SHQIPËRISË – “Unë jam shumë i kënaqur që jam trajner i Shqipërisë. Sigurisht nuk jam i kënaqur për rezultatet e vitit 2018, por jam krenar që jam trajner i këtij vendi. Një gjë është e sigurt, që kur zgjodha pankinën e Shqipërisë ishte një nga pankinat më të vështira në Europë që mund të zgjidhje. Kjo për faktin që më parë ishte kualifikuar në Kampionatin Europian, në këto kushte e merr ose një i çmendur ose një që beson. Dhe unë jam ende i bindur që kjo skuadër mund të bëjë ende shumë mirë”.

LOJTARË TË RINJ – “Po shohim disa emra të rinj, por jo shumë, pasi grupi bazë është. Kam ardhur këtu të shoh ndeshje të kampionatit shqiptar dhe javën tjetër do të udhëtoj nëpër Europë. Në të vërtetë grumbullimet nuk i bëj unë, por i bëjnë vetë lojtarët. Cikalleshi po bën gola, Durmishaj gjithashtu, Abrashi po rikthehet nga dëmtimi, po i ndjekim”.

OBJEKTIVI – “Synimi është që të bëjmë diçka speciale. Ne jemi grupi i katërt, kemi përpara Turqinë, por edhe Islandën, për të shkuar më tej duhet të bëjmë diçka speciale dhe unë jam i bindur që kemi mundësi. Ndeshja e parë me Turqinë është shumë e rëndësishme pasi ajo mund të na japë një tjetër ekuilibër në grup. Nga Liga e Kombeve, sado negative mund ta quaj, pati edhe një aspekt pozitiv që më shërbeu mua për t’u njohur e për të mësuar më shumë. Preferoj të shoh aspektin pozitiv të gjërave, e shkuara nuk kthehet më”.

Gjëja speciale dhe objektivi është që të renditemi mes dy të parave në këtë grup për t’u kualifikuar, por nuk duhet të harrojmë realitetin dhe të kuptojmë që Shqipëria është në vend të katërt në këtë grup. Nëse do t’ia dalim dhe unë jam i bindur që munde t’ia dalim, atëherë të gjithë jemi të kënaqur, nëse nuk ia dalim dhe Presidenti nuk është i kënaqur Panuci ikën në shtëpi. Por, kjo është gjëja e fundit që mendoj. E rëndësishme është që të bëjmë maksimumin”.

E ARDHMJA – “Nuk më ka telefonuar asnjëherë askush. Nëse nesër do të më telefonojnë Real Madrid, PSG, Partizani apo Kukësi, një sekondë më pas unë do të telefonoj direkt presidentin sepse me të kam një raport shumë korrekt. Por, nuk më ka telefonuar askush. Unë jam shumë i kënaqur që ne vazhduam bashkë përpara, besoj edhe Presidenti që gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka mbrojtur. Duhet të them që unë nuk kam as median pas vetes, por jam një njeri serioz dhe Presidenti e di këtë. Sigurisht unë gabova, por nuk besoj që ka njeri që nuk gabon”.

DUKA – Zgjedhja e fundit e Presidentit të federatës në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe për Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo tregon se sa po rritet Shqipëria. Ai është një njeri që e do shumë federatën dhe është një njeri shumë ambicioz. Brenda kësaj periudhe fushate më tepër ka udhëtuar ai se sa një agjenci udhëtimesh. E dëshironte shumë këtë post dhe e arriti, për këtë duhet të jemi të gjithë krenarë për Presidentin tonë. Në rastin tim jam krenar për një mik sepse Duka është edhe një mik dhe unë jam shumë i kënaqur për të”,- u shpreh Panuçi.

Sfidë shqiptarësh në Rumani, Aliji triumfon përballë Qakës
Ndeshja mes Dinamo Bukureshtit dhe Poli Iashit pa dy futbollistë shqiptarë të vihen kundër njëri-tjetrit, Naser Alijin dhe Kamer Qakën. Të dy futbollistët kuqezi luajtën 90 minuta në këtë sfidë, që u fitua nga ekipi i Alijit.

Dinamo e Bukureshtit triumfoi pastër 3-0 dhe Aliji bëri një ndeshje të mirë si mbrojtës i majtë. Numri 7 ishte aktiv dhe ndihmoi shumë skuadrën në fazën e sulmit, si dhe ishte solid në prapavijë, duke kontribuar në rrjetën e paprekur për skuadrën e tij.

Edhe Qaka bëri një ndeshje relativisht të mirë, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën që të shmangë humbjen e thellë. Madje, mesfushori u ndëshkua dhe me karton të verdhë në minutën e 82’. Me këtë fitore, Dinamo Bukureshti ngushton distancën me Poli Iashin në vetëm tri pikë, por asnjëra nga skuadrat nuk po bën një edicion të mirë deri më tani.

VIDEO | Andoni konfirmohet thelbësor, gol dhe fitore në kupë me Larisën
AEL Larisa ka luajtur ditën e sotme kundër Asteras Tripolis ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të kupës së Greqisë. Fatjon Andoni ka luajtur si titullar për 90 minuta, ku dhe ka gjetur rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, në një ndeshje, që përfundoi me shifrat 3-2 në favor të vendasve.

Fillimisht, Larisa kaloi në avantazh pas 6 mintuash, me anë të Deletiç, ndërsa në minutën e 22-të dyfishoi gjithçka me anë të Ziziç. Ekipi i Asteras shkurtoi diferencën në minutën e 43-të, ku Tsilianidis shënoi për miqtë. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ishte pikërisht shqiptari Andoni, i cili shënoi nga pika e bardhë për të çuar shifrat në 3-1.

Në pjesën e dytë miqtë shënuan dhe sfida përfundoi 3-2. Ky ishte goli i dytë sezonal për Fatjon Andonin, i cili është një lojtar kyç në mesfushën e Larisës. Aktualisht, 27-vjeçari luan sezonin e tretë të tij në ekipin e AEL Larisës.

https://www.youtube.com/watch?v=RAmEm5ixR4k

VIDEO | Muriqi “hero” në Turqi, Llullaku pikë mes ngricës
Vedat Muriqi ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin e sotëm midis Rizesporit dhe Alaniasporit , ndeshja që përfundoi në barazim 1 – 1. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, shënoi golin që barazoi shifrat për vendasit për skuadrën vendase në minutën e 56-të.

Ky ishte goli i pestë për Muriqin në këtë edicion të Superligës turke. Edhe pse ka ngelur pa luajtur më shumë gjysma e kampionatit, Muriqi ka arritur të përmirësojë ecurinë e tij të mëparshme në këtë kompeticion, ku më parë ka luajtur për skuadrën e Gençlerbirlit për dy sezone ku shënoi 3 dhe 2 gola.

Zhvendosemi në Rumani, ku Azdren Llullaku luajti për 90 minuta në barazimin 1 – 1 ndaj Voluntarit të vendit të fundit. Ndeshja u luajt në temperatura të ulëta dhe e gjitha fusha ishte e rrethuar me pirgje të mëdha bore.

Punëtorët e fushës duke pastruar borën përpara ndeshjes Astra – Voluntari

VIDEO | Kasami dhuron “show” në Zvicër, Kaja dhe Latifi “spektatorë”
Sioni i Lenjanit, Bastien Tomës dhe Pajtim Kasamit ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Lucernës, ku aktivizohen Idriz Voca dhe Demhasaj. Një triumf i pastër, me shifrat 2-0, ku tashmë Sioni është vetëm një pikë larg zonës evropiane.

Një ndeshje që u zgjidh nga Pajtim Kasami, i cili dhuroi spektakël në golin e parë dhe asistoi në golin e dytë. Në minutën e 79-të Bastien Toma, 19-vjeçari shqiptar asistoi për Kasamin, i cili shënoi një perlë të vërtetë, duke zhbllokuar shifrat.

Më pas, në minutën e 96-të lojtari nga Struga, asistoi për golin e dytë të ekipit të tij dhe të gjithë takimit. Ermir Lenjani nga ana tjetër, ende nuk e ka lënë pas dëmtimin, pasi nuk ishte i grumbulluar në këtë ndeshje. Ndërkohë, në kategorinë e dytë zvicerane, sulmuesi ynë Taulant Seferi ishte titullar për 90 minuta në fitoren, që Uinterthur arriti në transfertën e Kriensit.

Largohemi nga Zvicra për në Hungari, ku Liridon Latifi nuk luajti për asnjë minutë në humbjen në transfertë të Akademisë Puskas, të njëjtin fat pati dhe Egli Kaja në Skoci, i cili nuk u aktivizua në fitoren e sotme të Livingston.