Legia

Spektakël në tribuna dhe zhgënjim në fushë, tifozët e Legias janë unikë
Legia e Varshavës nuk po kalon një ndër momentet më të mira të gjatë kohëve të fundit. Pavarësisht se është klubi me buxhetin më të madh në Poloni, skuadra nuk ka mundur të respektojë pritshmëritë e tifozëve.

Ditën e djeshme Legia priste Krakovian në një ndeshje ku fitorja duhej medoemos për të mbajtur në vetëm një pikë distancën me kryesuesit e Gdansk. Për habinë e të gjithëve skuadra vizitore doli nga fusha me tri pikët duke mundur me rezultatin 2 -0 Legian.

Legia Warszawa fans today during their game against Cracovia ?????? #LEGCRA pic.twitter.com/D0OOTO25BG

— Matt White (@Matt_CAFC) February 17, 2019

Megjithatë, klubi ka me së të krenohet në këtë takim, pasi spektakli nuk mungoi në tribuna. Tifozët kishin përgatitur një koreografi gjigante të shoqëruar me piroteknikë dhe fishekzjarre që sollën një atmosferë jashtëzakonisht të veçantë në stadium.

E ardhmja e Ajetit në ajër, shqiptari në mes të një udhëkryqi të rrezikshëm
E ardhmja e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti, është e lidhur me ekipin e Legias së Varshavës. Nuk ka diçka konkrete, pasi për të mbërritur deri te polakët duhet të zgjidhet një ekuacion me shumë ndryshore.

Fillimisht duhet të largohet mbrojtësi aktual i polakëve, Mikel Pazdan, ky i fundit kërkohet nga Kaljeri në Seria A. 30-vjeçari dëshiron të largohet, por ende nuk ka diçka konkrete.

Në rast se futbollisti aktual i Legias mund të largohet, atëherë në listën e zëvendësuesve është shqiptari Arlind Ajeti së bashku me Milosh Kosanoviçin. Lojtari i kombëtares shqiptare duhet të fitojë dhe konkurrencën me serbin, me pak fjalë, shumë e vështirë dhe shqiptari mund të digjet.

Duel për Ivan Balliun, Malaga ka një rival
Ivan Balliu, edhe pse është në kontratë edhe për një vit me Metz, nuk do të vijojë të qëndrojë në Francë. Palët e kanë bërë të qartë qëndrimin dhe mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë ka dy oferta. Në Spanjë ai i është propozuar skuadrës së Malaga, që garon në Segunda Divizion.

Sipas gazetës “Sport” në Spanjë, për shërbimet e Balliu është futur në garë edhe Legia e Varshavës. Në fakt nuk është një emër i ri, pasi emri i mbrojtësit është lakuar te polakët që në fillim të merkatos së verës.

Balliu nuk është se ka shumë kohë dhe i duhet të vendosë sa më shpejt për ekipin e ri, në mënyrë që të nisë përgatitjet dhe të jetë sa më shpejt gati për lojë. Mbrojtësi pas tre sezonesh pritet që të largohet nga Franca.

Sadiku drejt ëndrrës, ofertë nga kampionati spanjoll!
Aventura e Armando Sadikut në Poloni mund të marrë fund që tani, pasi klubi polak po bisedon me Levanten, klubin e La Liga në Spanjë.

Sulmuesi kuqezi, i cili shkëlqeu në Kampionatin Europian dhe gjithashtu te Lugano sezonin e shkuar, nuk e ka pasur të lehtë në Poloni, në një ambient me presion të jashtëzakonshëm dhe një skuadër jo aq të fortë sa të pretendohej suksesi edhe në Europë. Pikërisht nga Sadiku priteshin gola pa fund, por sulmuesi ynë, edhe pse ka dhënë gjithçka, shpesh nuk është ndjerë rehat me skemat e përdorura te Legia dhe në disa ndeshje e ka nisur nga stoli (vetëm 2 gola në 17 ndeshje kampionati, por 8 prej tyre titullar).

Gjithsesi, tashmë në skenë ka dalë Levante, klubi ku luan edhe Enis Bardhi. Në orët e fundit Levante po mbyll bisedimet për veteranin Xhampaolo Pacini nga Verona dhe tashmë po bisedon me Legian. Mungon vetëm marrëveshja mes dy klubeve, sepse për Sadikun kalimi në Spanjë do të ishte ëndërr.

Sadiku ka një pagë shumë të lartë në Poloni dhe sipas sport.onet.pl, kostoja mujore e sulmuesit në total shkon rreth 120.000 euro, ndaj Legia kërkon ta shesë sa më shpejt, ndoshta pa përfituar asgjë më shumë në krahasim me rreth 500.000 eurot që shpenzoi në verë.

Me shpërthimin e talentit polak Jarosllav Niezgoda, si dhe afrimin e brazilianit Eduardo da Silva, Legia është gati ta shesë Sadikun, i cili në verë premtoi 20 gola në kampionat, por nëse largohet tani, shpëton veten dhe lumturon Legian.

Sadiku drejt largimit nga Legia, ofertë nga Turqia
Verën e shkuar Armando Sadiku u transferua në Poloni, duke lënë Zvicrën dhe duke firmosur me Legian, për 500.000 euro në sezon. E pritën shumë mirë, por nga ana tjetër ishte një një transferimet më të rëndësishme të klubit të famshëm polak, ndaj presioni mbi Sadiku ishte i madh.

Pak muaj më vonë dashuria e polakëve për Sadiku është shuar. Legia dështoi në Champions League dhe u humbën miliona euro, ndërkohë që Sadiku ka shënuar shumë pak në krahasim me çfarë pritej prej tij. Dy gola në 17 ndeshje kampionati, 7 gola e 4 asiste në total, në 25 ndeshje, por edhe një mënyrë loje që nuk u ka pëlqyer polakëve, që prisnin një lojtar më tipare të tjera, lider në fushë dhe të aftë të tërheqë skuadrën. Sadiku nuk është i tillë, është një sulmues që shënon kur i jepet rasti, por jo një lojtar i aftë të nxjerrë skuadrën përpara i vetëm, i duhen pasime dhe në zonë nuk fal. E keqja është se Legia e këtij sezoni është mediokre dhe pasimet për Sadikun kanë qenë më pikatore.

Presioni i tifozëve dhe medias duket se ka bindur Legian ta shesë sulmuesin e kombëtares sonë, i cili në fakt ka ende shumë adhurues.

Kështu, mediat polake raportojnë se Bashkashehiri turk është i gatshëm ta marrë. Kryesuesit e Superligës turke, që deri pak kohë më parë kishin edhe Sokol Cikalleshin, tashmë duan një përforcim në sulm, edhe pse aty ka yje si Adebajor e Erdinç dhe Sadiku nuk do të luajë rregullisht.

Problemi është se Bashakshehiri e do Sadikun në huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa Legia dëshiron ta shesë për të rikuperuar paratë që shpenzoi në verë. Me siguri në janar do të gjendet në zgjidhje, pasi golat e Sadikut në Turqi-Shqipëri kanë mahnitur turqit.

Sadiku bën altruistin, asist për fitoren e thellë të Legias
Armando Sadiku nuk arriti të shënonte, por la gjurmë sot në fitoren e thellë që Legia e Varshavës arriti ndaj Piast Glivices. Ishte ndeshja e pestë në kampionat për Legian, që duhej të fitonte dhe të luante mirë, pasi presioni i javëve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm, për shkak të eliminimit nga Liga e Kampioneve në turin e tretë kualifikues, ndaj Astanës. Pas humbjes ndaj Termalicës javën e shkuar, sot Legia bëri autokritikë, duke marrë një fitore bindëse, që e ngjit përkohësisht në vendin e gjashtë, me 7 pikë në 5 ndeshje, ende shumë larg pritshmërive. Armando Sadiku e nisi nga stoli, por u aktivizua në minutën e 58-të.

Në minutën e 78-të Legia shënoi golin e dytë dhe një minutë më pas Sadiku u bë vendimtar për golin e tretë, sepse vodhi një top në afërsi të zonës kundërshtare dhe pastaj me një lëvizje të bukur nxorri të vetëm përballë portierit mesfushorin brazilian Gijerme, i cili nuk fali.

Në fundin e takimit Piasti shënoi golin e nderit, që gjithsesi nuk e zbehu fitoren e Legias, që gjen pak qetësi, por tashmë është sfida e së enjtes së ardhshme, kundër Sherif Tiraspolit, në turin play-off të Europa League. Kualifikimi në grupet e Europa League është detyrim, për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga eliminimi në Champions.

Legia në krizë, vuan edhe Sadiku
Eliminimi nga Liga e Kampioneve ka tronditur rëndë Legian, që këtë të shtunë ka pësuar një tjetër disfatë të rëndë.

Termalica, ose Bruk-Bet Termalica, e ka mundur 1-0, duke ia ndërlikuar startin e sezonit, pasi Legia ka vetëm 4 pikë në 4 ndeshje kampionati.

Armando Sadiku ishte titullar, por vuajti shumë ndaj mbrojtjes së ngjeshur vendase, si dhe mungesën e pasimeve.

Në minutën e 72-të në vend të Sadikut u fut italiani Paskuato, por asnjë ndryshim.

Legia fiton me vuajtje, Sadiku ndër të paktët që u shpëton kritikave
Legia e Varshavës duket shumë larg formës së mirë të sezonit të shkuar, sepse e ka nisur keq sezonin e ri dhe rrezikon eliminimin nga Liga e Kampioneve.

Sot kampionët e Polonisë mundën 2-0 Sandecjan në Varshavë, por luajtën shumë dobët dhe përfituan nga fakti se Sandecja luajti me 10 lojtarë për më shumë se një orë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 71-të dhe i dyti në shtesë, me Legian që vuajti pa fund, ndaj një rivali që nuk u duk inferior as me 10 lojtarë.

Mediat polake kanë qenë të pamëshirshme me Legian, duke versuar me nota shumë më të ulëta lojtarët e saj, sesa ata të Sandecjas.

Ndër të paktën që u shpëtoi kritikave të gazetave dhe siteve polake ishte Armando Sadiku, për të cilin ndër të tjera shkruhet: “Deri tani blerja më e mirë është ajo e Sadikut. Shqiptari ka shënuar 2 gola në sezonin e ri, edhe pse sot nuk shënoi. Ai është një futbollist që jeton falë ndihmës së kolegëve, i cili jep maksimumin në skuadra e ndihmon, përndryshe nuk i krijon dot i vetëm rastet për shënim. Kundër Sandecjas skuadra nuk e ndihmoi thuajse fare, ndaj edhe Sadiku nuk e gjeti golin”. Ndërkaq, në pjesën e dytë u fut edhe sulmuesi italian Paskuato, rival i Sadikut në sulm, por për të mediat polake janë treguar pesimiste, duke veçuar: “Paskuato luajti më shumë se 30 minuta. E vetmja gjë e mirë që mund të thuhet për të është se një herë e një kohë ka zëvendësuar në një ndeshje Alesandro Del Pieron te Juventusi”.

#gameday ????

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2017-07-29T08:29:30+00:00">Jul 29, 2017 at 1:29am PDT</time>

Debutim perfekt për Sadikun, edhe pse goli i tij nuk mjafton
Armando Sadiku është i pabesueshëm: Para pak ditësh firmosi, kreu ndonjë seancë stërvitore në varshavë dhe menjëherë në fushë. Dje nisi kampionati polak për Legian, që u mund 3-1 në fushën e Gornik Zabërzes.

Një ndeshje që nuk ishte prioritet për Legian, e impenjuar tërësisht në Champions League, ku kërkon me çdo kusht grupet. Sadiku e nisi nga stoli, por Gorniku shkoi në pushim në avantazh të dy golave. Në pushim u aktivizua sulmuesi kuqezi, i cili nuk mundi të sillte kthesën e madhe, por 10 minuta para fundit gjeti golin, duke shkurtuar shifrat në 3-1.

Një gol i bukur, siç shihet në video, që mund t’i shërbejë shumë sulmuesit tonë, për të fituar zemrat e tifozëve, që presin shumë prej tij, duke parë shpenzimin e madh të klubit. Pas ndeshjes së luajtur sot në mbrëmje mediat dhe sidomos sitet pranë Legias e kanë vlerësuar shumë paraqitjen e Sadikut, i cili i shkoi shpesh pranë golit dhe ishte ndër të paktët që spikati nga Legia në fushë.

Blick: Sadiku kushtoi 1.5 milionë, Panathinaikosi hoqi dorë nga videoja
Armando Sadiku është transferuar për 1,5 milionë euro te Legia, sipas së përditshmes zvicerane Blick, ndërsa Zyrihu ka mbajtur një përqindje të vogël në rast rishitjeje të sulmuesit tonë. Versioni nuk konfirmohet nga Zyrihu, por gjithsesi Blick zakonisht është shumë e informuar për këto çështje.

Ndërkaq, duke folur për gazetën zvicerane, presidenti i Zyrihut Ançilo Kanepa zbulon një prapaskenë të bujshme. Sadiku i shte i Panathinaikosit para Legias, por grekët ndërruan mendim në momentin e fundit: “E saktë, ne kishim një akord me Panathinakosin. Pse nuk u krye si marrëveshje? Si justifikim, grekët deklaruan se në një video, Sadiku fyer besimin fetar të tyre, në një video. Grekët u ndjenë të fyer dhe refuzuan që të përfshiheshin në marrëveshje. Brenda 24 orësh erdhi oferta nga Legia dhe ramë dakord menjëherë”.

Pas Europianit Zyrihu flitej se kërkonte 9 milionë euro, por Kanepa pret shkurt: “Nuk dua të komentoj shifrat. Sa për 9 milionët e përfolur në mediat shqiptare,k nuk kemi kërkuar asgjë për Armandon. Deri para pak ditësh nuk kishim asnjë ofertë zyrtare për të, ndaj nuk kishim si të deklaronim ndonjë shifër. Ne kishim marrëdhënie të shkëlqyer, miqësore me Sadikun, thjesht nuk mund të vazhdonim së bashku në aspektin sportiv”.

Sadiku: Oferta e Legias ishte super, do t’i fitoj edhe tifozët
Armando Sadiku, me një vendim surprizë, ka zgjedhur të transferohet në Poloni, te Legia e Varshavës, kampione e Polonisë dhe dominuese e këtij vendi, por që tashmë kërkon të shkojë larg edhe në Champions League, ndaj ka investuar jo pak te bomberi shqiptar, i cili do të marrë një pagë të jashtëzakonshme, rreth 600 mijë euro në sezon, për 3 vjet.

Duke folur për ekskluzivisht për “Super Sport”, Sadiku zbulon pse zgjodhi Legian: “Të gjithë, por edhe unë vetë, prisja ndonjë skuadër në ndonjë kampionat të madh në Europë si Gjermania apo Italia. Ditën e hënë kisha përpara meje katër oferta dhe Legia ishte skuadra që më ofroi gjithçka më të mirë se të tjerat. Nuk u mendova dy herë, por e firmosa menjëherë kontratën. Pasi kalova vizitat mjekësore e firmosa kontratën dhe do të nis menjëherë stërvitjen. Do të jem gati prej fundjavës që të luaj në kampionat me Legian.

“Legia më ka dashur që para një viti kur përfunduam Europianin dhe trajner ishte Besnik Hasi. Kalimi nuk u konkretizua sepse unë po prisja diçka edhe më të mirë. E desh fati që tani të më kërkonin prapë dhe firmosa këtu. Jam shumë i kënaqur sepse i shoh të gjithë njerëzit këtu që më kanë pritur me shumë entuziazëm. Tifozeria, stadiumi dhe kushtet janë perfekt për tu zhvilluar akoma më shumë në karrierën time si futbollist.”

Sadiku premton gola, sidomos në Champions, ku Legia ka vërtet nevojë: “Shpresoj që të shënoj sa më tepër gola dhe të ndihmoj ekipin. Te Legia kanë ambicie dhe duan të shkojnë sa më lart në Champions, sepse nuk u mungon asgjë. Që kur firmosa ditën e parë, drejtori sportiv më tha: Ne të duam për ndeshjet e rëndësishme, sepse aty kemi mungesa, pasi në kampionat dhe në Kupën e Polonisë jemi dominues. Por, në Champions mungojnë golat që të përmbushin objektivat që klubi ka, të paktën për të kaluar fazën e grupeve.”

Tifozët e Legias kanë mbetur paksa të befasuar nga lëvizja e fundit e klubit dhe janë kuriozë ta shohin në fushë sulmuesin tonë, i cili u nis një mesazh: “Jam gati dhe po pres me padurim që të luaj ndeshjen e parë me Legian. Do të jetë shumë emocionuese. Shpresoj që t’ia fitoj zemrën tifozerisë prej ndeshjes së parë në shtëpinë tonë. Besoj që çdo gjë do të shkojë mirë. Unë nuk ndihem në presion, pasi jam i sigurt në veten time. Do të jap 100% në çdo ndeshje. Kudo ku kam shkuar ua kam fituar zemrën tifozëve dhe besoj se kjo gjë do të ndodhë edhe këtu te Legia.”

ZYRTARE/ Sadiku firmos për Legian!
Armando Sadiku transferohet zyrtarisht te Legia e Varshavës. Sulmuesi i kombëtares sonë ka mbyllur gjithçka pasditen e sotme, ndërsa paradite ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore.

Sadiku e mbylli sezonin në mënyrë fenonenale, por pas kthimit te Zyrihu ka vendosur të ndryshojë klub dhe tani largohet përfundimisht nga Zvicra, aty ku u bë i famshëm.

Për sulmuesin e kombëtares sonë bëhet fjalë për aventurën e parë jashtë Shqipërisë dhe Zvicrës, ndërsa në Poloni bëhet shqiptari i parë këtë sezon, sepse vjet e nisi te Legia Besnik Hasi në stol, por u pushua nga puna pas pak muajsh në drejtim.

Ndërkaq, para pak vitesh në Poloni luante Edgar Çani dhe pas tij luajti edhe Sebino Plaku, por të dy vuajtën shumë problemet financiare.

Megjithatë, nuk kanë luajtur te Legia…

Sadiku kalon kontrollet mjekësore, gati firma me Legian
Armando Sadiku është praktikisht i Legias së Varshavës.

Sulmuesi i kombëtares sonë praktikisht ka mbyllur gjithçka, sepse nga Polonia vijnë lajme se sot paradite ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore.

Kjo do të thotë se pasditen e sotme do të mbyllen detajet e fundit në kontratë, para firmës dhe prezantimit.

Sadiku e mbylli sezonin në mënyrë fenonenale, por pas kthimit te Zyrihu ka vendosur të ndryshojë klub dhe tani largohet përfundimisht nga Zvicra, aty ku u bë i famshëm.

Befason Sadiku, sot e presin në Poloni!
Armando Sadiku ka javë që pret të mësojë destinacionin e ri, sepse pas huazimit te Lugano, është kthyer te Zyrihu, ku nuk do të qëndrojë, sepse klubi zviceran dëshiron ta shesë urgjentisht, për të arkëtuar sa më shumë, duke parë sezonin fenomenal dhe ofertat e shumta për sulmuesin e Shqipërisë.

Dje gazzetta.gr shkruante se Panathinaikosi ka shprehur interesim të fortë për Sadikun, por realisht çmimi i kartonit të tij mbetet problem.

Sot zvicerania Blick, zakonisht shumë e informuar në lidhje me lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër, publikon lajmin e bujshëm: Sadiku është shumë pranë transferimit te Legia e Varshavës, që nesër do të luajë në Champions League.

Sulmuesin e presin për vizitat mjekësore, çka tregon se gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit, nëse nuk ndodh ndonjë kthesë e bujshme.