Laurent Koshielni

Nuk paraqitet në stërvitje, zbulohet destinacioni i Kosielni
Laurent Koshielni ka kaluar nëntë vite me Arsenal dhe mendon se kaq mjafton. Mbrojtësi, i cili është edhe kapiteni i ekipit të Unai Emeri, nuk ka pranuar të paraqitet në stërvitje në shenjë proteste ndaj klubit. Këto të fundit nuk e lejojnë largimin e tij pa asnjë para në këmbim.

Kontrata e 33-vjeçarit skadon verën e ardhshme. “L’Eqiup” raporton se francezi dëshiron me patjetër të transferohet në atdheun e tij te klubi i Bordo. Arsenal e ka refuzuar këtë kërkesë të mbrojtësit dhe situata është ndërlikuar mjaft, me lojtarin, që e pret një gjobë e majme.

Përveç gjobës, francezi nuk do të lejohet të trajnohet me ekipin e parë, por do e bëjë këtë me të rinjtë. Shiriti i kapitenit as nuk mund të mendohet më. Granit Xhaka është kandidati kryesor për ta marrë atë. Tashmë Koshielni po kërkon në çdo mënyrë largimin, me Bordonë që është e hapur nëse lojtari zgjidh gjithçka me Arsenalin.

I duhet eksperiencë, Dortmundi tenton mbrojtësin francez
Skuadra e Borusia Dortmund këtë merkato kërkon një mbrojtës qendre me eksperiencë. Dialo, Akanzhi apo Zagadu kanë një moshë shumë të re. Qendra e repartit difensiv është një repart delikat, ku duhet me patjetër një lojtar i pjekur dhe i aftë në momente të vështira.

Laurent Koshielni i përmbush të gjitha kriteret që kërkon klubi gjerman. Francezit i skadon kontrata verën e ardhshme. 33-vjeçari ka shpenzuar nëntë vite në Londër dhe ky mund të jetë i fundit në “Emirates Stadium”. Arsenal nuk dëshiron ta largojë me kosto zero dhe do të shqyrtojë ofertat që do të vijnë.

Ky sezon ka qenë i vështirë për të, ku është shoqëruar nga një dëmtim i rëndë në tendinën e Akilit. Ky shqetësim fizik e la atë jashtë fushave deri në muajin dhjetor. Ju desh kohë për të arritur kondicionin optimal fizik dhe gjysma e dytë e sezonit shërbeu për këtë.

Deshamp “fal” Koshielnin: Ka qenë i dërrmuar psikologjikisht
Laurent Koshielni pësoi një dëmtim të rëndë në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar në Europa Ligë kundër Atletiko Madrid. Mbrojtësi i Arsenalit u detyrua të humbiste pjesëmarrjen në Botërin e Rusisë dhe një gjë e tillë e ka “shkatërruar” psikologjikisht.

Gjatë ditës së djeshme, 33-vjeçari u shpreh se fitimi i Kupës së Botës nga Franca e tij, i ka shkaktuar më shumë probleme psikologjike se dëmtimi i tij. Koshielni arrin deri aty sa pohon se, në disa raste, ka shpresuar që Franca të humbiste dhe të eliminohej.

Didier Deshamp ka folur për një gjë të tillë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Gjermanisë, duke treguar të vërtetën e mbrojtësit të tij. Trajneri i kombëtares franceze ka mbetur i habitur nga deklaratat e lojtarit, por dëshiron të ulë gjakrat. Deshamp thekson se e kupton gjendjen shpirtërore të Koshielnit, për të cilin ka konsideratë si lojtar, por edhe njeri.

“Mbeta i befasuar, sepse të gjithë anëtarët e stafit të kombëtares i kanë dërguar mesazhe mbështetje lojtarit. E kam telefonuar pas dëmtimit të tij, diskutova me të zgjedhjen e kirurgut dhe e ftova të vinte me ne në fazën e përgatitjeve përpara Botërorit. Po flasim për një lojtar, i cili është i “plagosur” nga fakti që nuk mori pjesë në Kupën e Botës, kështu që e kuptoj zhgënjimin e tij. Nga shtatori nuk kam folur me të, por ka kaluar vetëm një muaj. Nuk e ndryshoj mendimin tim për Lolon (pseudonimi i Koshielnit) si futbollist, por dhe si njeri. Disa i lejojnë vetës ta gjykojnë pa e ditur situatën. Kur nuk e di, preferoj të qëndroj në heshtje“, përfundon trajneri i “Gjelave”.