Laurato Martinez

Babai i Martinez “thumbon” Spaletin: Zemërohem kur Laurato nuk luan, skema problem!
Laurato Martinez është një nga blerjet më të bujshme të Interit, por Luçiano Spaleti nuk po nxitohet me sulmuesin argjentinas. 21-vjeçari shënoi golin e parë në Serie A në fitoren përballë Kaljarit, ndërsa gjeti dhe golin e parë me Argjentinën në miqësoren kundë Irakut.

Mario Martinez, babai i lojtarit të Interit, ka folur për situatën e Lauratos në një prononcim për radion “AM770”. Ai nuk e fsheh pakënaqësinë e tij për faktin që Martinez nuk po merr minuta, por këto janë zgjedhjet e trajnerit dhe duhen pranuar. Skema e Spaletit me një sulmues është problemi kryesor, ndërsa ai mendon se Laurato do të formonte një dyshe të bukur me kapitenin Ikardi në sulmin e zikaltërve.

“Pasi pashë miqësoret e verës, mendova se do të niste çdo ndeshje si titullar. Ndonjëherë është e bezdisshme të mos luash. Përshtatja në Itali po shkon shumë mirë, kjo dhe për meritë të Ikardit, i cili i ka dhënë një dorë të madhe. Për momentin skema që po përdor trajneri nuk lejon mundësinë e aktivizimit të dy sulmuesve. Ky është shkaku që Laurato e ka të vështirë të luajë me Ikardin, por janë dy lojtarë që plotësojnë njëri-tjetrin, të cilët bashkohen dhe nga një miqësi e bukur. Ka pak zemërim dhe padurim për mos aktivizimin e Lauratos, por ky është futbolli dhe duhen respektuar rregullat. Ai ka qenë gjithmonë në lartësinë e situatës. I është dashur të përshtatet në rikuperimin fizik të shpejtë, sepse ndeshjet po zhvillohen çdo tre ditë”, përfundon babai i sulmuesit të Interit.

Lideri Martinez: Mund të isha i Atletikos, tek Interi i lumtur
Lautaro Martinez do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit këtë sezon. Argjentinasi, të cilit i është besuar numri 10, shënoi golin e fitores në miqësoren kundër Atletikos së Madridit, ndërkohë që mënyra e realizimit është një temë më vete.

Pas ndeshjes, për “RMC Sport” argjentinasi ka folur për mundësinë e kalimit te Atletiko, që e pranon: “Mund të ishit pjesë e Atletikos? U interesuan shumë klube për mua kur luaja për Rasing, Atletiko ishte një prej tyre. Por unë jam shumë i lumtur që jam këtu tek Interi”.

Nëse bën mirë tek Interi, me siguri Martinez do të ftohet edhe nga Argjentina. “Sigurisht që shpresoj, po punoj shumë për ta arritur. Është një objektiv që unë e kam thënë gjithmonë. Po përshtatem në mënyrë që të bëj gjithçka. Shpresoj të bëj mirë, fillimisht në fushë, por edhe jashtë saj”, ka deklaruar argjentinasi i Interit.

https://www.instagram.com/p/BmWrlrkgo56/?taken-by=sportekspres

Zbuloi Higuainin, Pasarela “tërbon” gjithë juventinët me krahasimin
Gonzalo Higuain është pothuajse një lojtar i Milanit. Transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventus befasoi gjithë botën futbollistike dhe tashmë askush nuk habitet më. Merkato është e çmendur dhe shprehjet e famshme “Ndihem i lumtur dhe do e mbyll karrierën këtu ku jam”, përveçse i dëgjojmë përditë e më pak, askush nuk u beson më deklaratave të tilla.

Daniel Pasarela është trajneri i cili i dha shansin Higuainit të debutojë me ekipin e River Plejt, në moshë fare të re. Dy herë kampioni i botës me Argjentinën, ishte ai që e modifikoi pak rolin e Gonzalos. Ky i fundit ishte më shumë një numër 10 sesa një sulmues, por intuita e Pasarelës e ktheu në një numër 9 klasik. Bomber dhe gola. Në një intervistë për “TuttoMercatoWeb”, Pasarela flet për Higuain dhe ai beson që Gonzalo te Milan do të shënojë më shumë sesa Ronaldo te Juventus.

“Milan do bënte një blerje të shkëlqyer nëse merr Higuain. Gonzalo ka një mentalitet fituesi, është një goleador i madh dhe jam i bindur se do të fitojë dhe me bluzën kuqezi. Kur dolën fjalët për kalimin e tij te Milan, u habitëm të gjithë në Argjentinë, duke llogaritur vështirësitë dhe koston e lartë me të cilat Juvja e mori nga Napoli. Po flasim për një nga bomberat më efikas në botë.”

“Kur mora drejtimin e Riverit në vitin 2006, vendosa të provoj të rinjtë premtues të klubit. Gonzalo luante pak më mbrapa dhe ishte një lloj numri 10, por bashkë me ndihmësin tim, Alehandro Sabela, e kuptuam shumë shpejt që djaloshi kishte instiktin e një numri 9. Kisha luajtur futboll me babanë e Gonzalos dhe isha kurioz se çfarë do të jepte në pozicionin si qendër sulmues. Ai ishte rreth 18 vjeç, shënoi golin e parë, pastaj të dytin dhe nuk u ndal më…Më pas Pipita kaloi në Spanjë dhe te Reali u rrit shumë. Mbasi u ambientua, ai fitoi besim dhe vazhdoi të bëntë atë çfarë dinte: shënimin e golave.”

“Nëse Milan e zyrtarizon do shohim një sfidë të bukur mes tij dhe Ronaldos. Unë besoj që Gonzalo do të shënojë më shumë sesa portugezi te bardhezinjtë.”

Në fund Pasarela e mbyll me blerjen e Interit, Laurato Martinez. “Laurato më çmend fare. Është i ri, ka kualitet dhe eksperienca e marrë me Racing do e ndihmojë. E shoh mirë në krah të Ikardit dhe kjo dyshe argjentinase do i dhurojë kënaqësi pafund tifozëve zikaltër.”